Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 142
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Ti thua qe jo-myslymanet do vene ne ferr, dakort me besimin tend, po ja qe ai i imi thote qe e para, duhet te besoj Zotin, dhe pastaj varet se cfare jete bej si besimtar/e, se nuk te garanton njeri parajsen aq kollaj.
    Vetem llafe jane keto, Lioness. Ti dhe te gjithe te krishteret e tjere e dini shume mire qe realiteti nuk eshte ashtu siē mundoheni ta paraqisni ju me fjale te bukura.

    Une vete nuk bie dakord me shume muslimane qe i meshojne antagonizmit midis feve, nderkohe qe fete monoteiste jane vazhdimesi e njera-tjeres dhe, pavaresisht nga ndryshimet qe mund t'u kene bere njerezit me kohen, kane nje burim, nje esence. Nuk bie dakord qe i meshohet atyre gjerave, nderkohe qe mund te vihen ne pah te perbashketat dhe ato qe afrojne. Ama nuk mund te jem dakord, gjithashtu, me menyren se si ju te krishteret gjithmone reagoni ndaj ndarjes musliman/ jo-musliman qe ben nje besimtar musliman, kur dihet qe nje ndarje te tille e beni edhe ju, madje edhe ne dhjetra e dhjetra sekte brenda vetes. Sa e sa kisha qe predikojne sisteme besimi "mutually exclusive" (se nuk po di si me ia than ne shqip)!

    Ka nje anekdote interesante qe te ben ta kuptosh shume mire ate qe dua te them, megjithese jam i sigurte se e ti di shume me mire nga une realitetitn. Kjo eshte zgjedhur si me e bukura anekdote (The best God joke ever) nga gazeta Britanike Guardian.


    The best God joke ever - and it's mine!

    Emo Philips
    Thursday September 29, 2005
    The Guardian

    This morning I received thrilling news: a joke I wrote more than 20 years ago has been voted the funniest religious joke of all time! In case you've missed it, here it is:

    Once I saw this guy on a bridge about to jump. I said, "Don't do it!" He said, "Nobody loves me." I said, "God loves you. Do you believe in God?"

    He said, "Yes." I said, "Are you a Christian or a Jew?" He said, "A Christian." I said, "Me, too! Protestant or Catholic?" He said, "Protestant." I said, "Me, too! What franchise?" He said, "Baptist." I said, "Me, too! Northern Baptist or Southern Baptist?" He said, "Northern Baptist." I said, "Me, too! Northern Conservative Baptist or Northern Liberal Baptist?"

    He said, "Northern Conservative Baptist." I said, "Me, too! Northern Conservative Baptist Great Lakes Region, or Northern Conservative Baptist Eastern Region?" He said, "Northern Conservative Baptist Great Lakes Region." I said, "Me, too!"

    Northern Conservative†Baptist Great Lakes Region Council of 1879, or Northern Conservative Baptist Great Lakes Region Council of 1912?" He said, "Northern Conservative Baptist Great Lakes Region Council of 1912." I said, "Die, heretic!" And I pushed him over.


    Eshte thjeshte nje barcalete por ka nje mesim per ty aty.
    (Do sjell edhe nje shkrim nga nje ortodoks, pak me vone.)


    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Tani, sa per parajsen, me cfare kam lexuar e degjuar nga vete myslymanet apo dhe teologe myslymane, vizioni i parajses perfshin lumenj me qumesht e vere (dhe mjalte me duket, po s'jam e sigurt per kete.) Shume bukur per juve, po ja qe te tjeret e pijne qumshin dhe veren edhe ne kete jete, keshtu qe s'eshte ndonje merak i madh per jeten tjeter.
    Me duket se gjithashtu garantohen skllever qe te sherbejne etj (tani me vizionin e mesjetes s'eshte ndonje problem i madh.) Por personalisht e urrej si institucion, keshtu qe nqs parajsa sipas fese time do ishte nje vend ku garantohet sherbimi me skllever, fondamentalisht do kisha probleme me dicka te tille.
    Ketu nuk e di se ēfare po mundohesh te thuash, po vetem nje pyetje do beja:

    A beson ti si e krishtere qe ka nje bote te pertjeme, nje ferr dhe nje parajse?
    Nese po, per cilen synon? Ē'te keqe ka te synosh parajsen, nese beson se ajo ekziston? Te fliste nje ateist edhe do e kuptoja, po nga kendveshtrimi i nje besimtari ato qe thua jane shume te paarsyeshme.

    Sa per skllever, ty po te degjoj per here te pare.

    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Eshte edhe ajo puna e virgjereshave. Nuk dua t'i futem rrenjesisht kesaj ceshtje delikate, por me aq sa kam lexuar, e para eshte per meshkujt, lol, se femrave nuk u hyjne ne pune, dhe e dyta, duhet te behesh martir ne kete bote, qe te te garantohen keto privilegje ne boten tjeter. Se si behesh martir, tjeter pune ajo, gjithkush e perkufizon ndryshe (perbrenda vete fese myslymane ka me duket disa polemika.) Por nje nga botekuptimet qe e shohim sot eshte ideja se duke shperthyer veten ne nje autobus me gra, femije dhe pleq, behesh martir. Veshtire per Zotin, se si mund t'i besh disa zgjedhje, po secili e di vete.
    Po ē'lidhje kane veprimet e disa personave me besimin Islam?

    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Nejse, asnje nuk po te thote te mos mbash besimin tend, ta ruash dhe ta respektosh, por edhe te tjeret kane te drejte te besojne cfare te duan. Nqs te lehtesohet besimi nen pikepamjen se do kesh eksluzivitet ne parajse me te gjitha te mirat, shume mire per ty, Zoti ta lehtesofte me shume. Vetem, lejo te tjeret te ecin si te duan ne rrugen e tyre drejt Zotit.
    Me fal, ku po te pengon ai miku ty? Ai thote ate ē'ka beson. Bravo i qofte se eshte i sinqerte, jo si disa, qe ndryshe besojne, ndryshe flasin. Po qe se ashtu e beson dhe e thote mendimin e tij, ai meriton respekt. Ketu eshte nje forum, shprehen mendime, s'besoj se te preu rrugen qe te shkosh ne Kishe te dielen qe e ben aq alarmante.

    U zgjat ēike, po ama edhe ti morre nje shprehje te tije (ndoshta per ty jo shume e pelqeyeshme, por ama e sinqerte) dhe kalove nga muhabeti ne muhabet, duke permendur gjera te panevojshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 28-06-2006 mė 14:22

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Lightbulb Edhe nje shkrim per Lioness

    Po te postoj shkrimin qe te thashe me lart. Lexoje me vemendje dhe me thuaj ē'mendon.


    A ka shpėtim pėr ata qė nuk pagėzohen?


    Kisha eshte vetem mbreteria e Perendise dhe Kisha eshte vetem nje, dhe ajo eshte Kisha Ortodokse, e vetmia e shenjte gjithanshme apostolike sepse ska tjeter. Masat e tjera qe mbajne emrin e Krishtit jane nestoriane, monofisite, papike, anglikane dhe protestante por jo Kisha. As pjese te Kishes, as te krishtere edhe pse quhen ashtu, dhe vetem per pjestaret e Kishes se vetme ka parashikuar Zoti shpetimin. 'Ai qe beson dhe pagezohet, shpetohet, ai qe nuk beson kritikohet' tha Zoti kur dergoi Apostujt neper kombe per misionin e tyre (Mr 16.16). Por nuk arrin vetem qe te besoi njeri por duhet edhe te pagezohet qe te shpetohet.

    Qe te mos kemi ama nje mendim 'magjik' per pagezimin por nje mendim qe ka te beje me motivet e njeriut duhet te vejme re dhe disa fragmente nga Dhiata e Re dhe fakte nga historia e Kishes. Le te marim me radhe te gjitha kategorite e njerezve qe shpetohen pa pagezuar, sipas Bibles.

    Te Drejtet para Krishtit, kaq te Izraelit aq edhe njerezimit tjeter, qe degjuan dhe besuan Fjalen e Zotit ne trediteshin qe zbriti si i vdekur ne boten tjeter (I Pet 3.19-20), ata u shpetuan pa pagezuar. Edhe si tek ne, ne boten tjeter Zoti e beri Fjalen e Tij objekt besimi dhe jo thjesht informimi. Edhe atje ishte skandali i te kryqezuarit (I Ko 1.23), mjeti qe dallon besimtaret nga mos besimtaret.

    Te dytet qe shpetuan neper shekuj dhe qe shpetohen pa pagezim jane ata qe jetuan kronikisht pas Krishtit, por qe ne te vertete jane sikur jetuan apo jetojne para Krishtit, sepse nuk degjuan kure per Krishtin, dhe per kete gje kemi pergjegjesi ne qe njohem fjalen e Tij, dhe jo ata qe nuk e njohen. Per ata njerez dhe per shpetimin e tyre na meson Apostulli Pavli kur shkruan 'Nė fakt kur ethniket (,pra ata qe nuk jane te krishtere, apo ata qe nuk jane te pagezuar apo nuk njohen besimin e krishtere) qė s`kanė ligjin, nga natyra bėjnė punėt e ligjit, ata, megjithėse s`kanė ligjin, janė ligj pėr vetveten kėta tregojnė veprėn e ligjit tė shkruar nė zemrat e tyre pėr dėshminė qė jep ndėrgjegja e tyre, dhe sepse mendimet e tyre shfajėsojnė ose edhe akuzojnė njėri-tjetrin, ditėn nė tė cilėn Perėndia do tė gjykojė tė fshehtat e njerėzve me anė tė Jezu Krishtit, sipas ungjillit tim'. Nje shpirt te tille nje i lashte, duke komentuar kete shkrim te Pavlit, e karakerizoi anima naturaliter christiana d.m.th. 'shpirt i krishtere nga natyra'. Nje foshnje nga India, femije pagane, apo nje plake nga Kina qe nuk di nese ka njerez te tjere ne bote pervec se kineze, nje bure i thjeshte i cilido kombit qe per ata nuk erdhi asnje lajm per krishterimin, kur natyra e tyre eshte si e krishterit te vertete, keta te papagezuar shpetohen sipas ungjillit te Pavlit qe i dorezoi Zoti Jezu Krishti.

    Kategori e trete qe shpetuan jane ata qe pane shkendine e besimit kristian per nje cast te vetem dhe u ben martire te bjejtin cast, por Kisha i ka per shenjtore dhe nuk ka dyshim per besimin e tyre. Ushtare qe u derguan apo moren urdhrin te masakrojne si xhelate Krishteret dhe kur pane nesimin e patundshem te martireve, dhe faljen qe u dhane xhelateve te tyre, dhe paqen qe ndriconte fytyren e tyre dhe lumturine qe ndieshin per nderin qe martirisnin per Krishtin, dhe qe do ta takonin ne qiell, besuan dhe ata dhe deshmuan nje besim qe nuk e njohnin mire mire por te kunderten kishin deghuar per ate mijera te keqia nga padronet e tyre. Keta qe kundershtuan te masakronin Kristianet dhe qe u bene martire per Krishtin, qe u vrane nga xhelate te tjere, u shpetuan. Si ai xhelati qe admiroi 39 nga 40 martiret dhe qe meshiroi te fundin dhe mori vendin e tij ne liqenin e ngricur. Edhe ne vitet e neomartireve kishte myslimane, Turke dhe Arabe, qe u ben martire ne te njejten menyre pa u pagezuar kure por qe shpetuan te krishtere.

    Kategori e katert qe u shpetuan pa pagezim jane te gjithe ata martire qe u vrane per besimin e tyre te krishtere, por ishin akoma nen katekizmin, si martiri Nestor. Per keta thuhe se moren 'baptizmin e gjakut' apo 'baptizmin e loteve'.

    Kategori e peste e njerezve qe shpetohen pa pagezim jane te gjithe ata qe thote Apostulli Pavli kur flet per martesat nderfetare me njerin te shoq te krishtere dhe tjetrin pagan (I Kor 7.12-16)Ne te tilla martesa kur i shoqi ndalon te shoqin krishter besimin atehere i krishteri duhet te ndahet. Ne qofte se i shoqi, qe nuk eshte i krishter, nuk ndalon besimin e te shoqit, atehere i krishteri duhet ta mbai martesen. Nga kjo martesa, duke respektuar besimin e te shoqit kristian, i shoqi qe nuk eshte i pagezuar, dhe femijet (se ne lashtesi femijet i perkisnin vetem babait ne qofte se kishte divorc ne familje) shpetoheshin per ndjenjat e mira kundrejt besimit te te shoqit kristian. keta ishin 'spektatoret' e besimit (I Pe 3.2). Duhet te themi se martesa midis nje te krishteri dhe nje te besimi tjeter ndalohet dhe ketu flasim per martesen qe ishte bere para besimit.

    Kategori e gjashte e atyre qe shpetohen pa pagezim, edhe pse njohin shume gjera per besimin e krishtere dhe disa here njohin shume mire Biblen dhe e lexojne nate e dite, jane te gjithe ata njerez me motive te mira qe kishin shortin te lindin dhe te rriten ne shoqeri heretike, dhe qe nuk kane pergjegjesi per gjendjen qe ndodhen por jane vetem tipikisht nestoriane, monofisite, papike, anglikane, protestante etj. Keto levizje heretike nuk jane Kisha ne asnje menyre pa le c'thuhet nga 'theologe' te ndryshem. Eshte e sigurt ama se midis tyre ishin dhe gjenden shpirtera te zgjedhura me besim te forte, ata qe bejne jete te drejte dhe duan Zotin por jane te pafajshem per vendin qe u zgjodhi Zoti te jetojne. Gutembergu, Paster, Mendel, Maria Xhons qe ishte nene e tete femijeve dhe qe krijoi Shoqerine Biblike pak a shume te gjithe dime jeten e tyre, dhe besimin e tyre. Keta jane njerezit qe nga dashuria dhe besimi kerkojne per jete Zotin (Psalm 9.11, 13.2, 21.27, 24.19, 33.5, 33.11, 52.3, 68.13, 76.3, 118.10 etj). Keta nuk jane Kristiane se jane te papagezuar por lexojne biblen dhe jane katekizuar dhe Zoti nuk u mohon shpetimin.

    Kategori e shtate dhe e fundit jane te gjitha foshnjat e pafajshme qe vdesin pa u pagezuar. Keshtu Joan Krisostomi qe u pagezua 25 vjec, Vasilios i Qesarise qe u pagezua 28, Grigor Nazianzinos qe u pagezua 30 vjec, keta ishin te katekizuar qe te vegjel. Ne qofte se vdisnin pa u pagezuar kur ishin te vegjel nuk do shkonin ne fer sic thone shume sot per foshnjat e pa-pagezuara. Femijet e vegjel nik dallohen nga pagezimi. C'e do pagezimin kur ata behen bura por nuk mbajne fjalen e Krishtit??

    Mund te kete edhe kategori te tjera njerezish qe shpetohen pa u pagezuar dhe qe une nuk i mendova. Ai ama qe i erdhi ora te pagezohet dhe e mohoi pagezimin sic thote Zoti (Mr 16.16), ai sigurisht u denua, dhe vajti ne fer sic thote ne vazhdim Zoti.


    Forumi Shqiptar > Bota Shpirtėrore > Komuniteti orthodhoks
    A ka shpėtim pėr ata qė nuk pagėzohen?

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=58246

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    P.s.

    Gjithashtu do te them edhe dy gjera te tjera:

    1- Ben mire qe gatishmerine ne kryerjen e detyres fisnike qe te ka caktu Albo ta tregosh edhe ne fshirjen e posteve jashte teme, ne menyre qe forumi te mos shnderrohet ne shesh ofendimesh nga njerez qe e kujtojne veten humorist, ose nga njerez qe sulen ne tastjere akoma pa fshi buzet me qumesht sapo shohin ne titullin e ndonje teme fjalen "islam".

    2- Nuk eshte llogjike mbyllja e temave si e asaj te NoName. Nje teme e tille, nese nuk eshte e pershtatshme per forumin fshihet. Nese eshte e pershtatshme, lihet per diskutim.

    Respekte!

  4. #134
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Xeni, me duket e ke keqkuptuar postimin tim. Une nuk thashe qe nuk besoj ne parajse, perkundrazi, por thjesht nuk besoj qe eshte me lumenj vere dhe qumshti, apo mish e oriz, dhe me skllever e femra te "pastra" sic ka pohuar me vone islamicname. Dhe bile i thashe nqs i lehteson besimin ne Zot ky imazh i parajses, shume mire per te, por jo te thoje, qe besoni ne Islam se shperblimet jane me te mira, dhe disa gjera te tjera ne vijim, qe s'ka nevoje te perseriten, se i kam thene me lart.

    Nqs kete vizion te parajses eshte hera e pare qe e degjon, po cuditem, sepse e kam hasur shume here. Bile para ca kohesh ne US ishte nje dokumentar nga Barbara Walters per parajsen dhe botekuptimin e feve te ndryshme ndaj kesaj ceshtje. U intervistuan shume personalitete, duke perfshire Dalai Lama, dhe teologe myslymane gjithashtu.

  5. #135
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Nuk po kuptoj pse kapeni per virgjereshat e parajses sa here qe hapet ndonje teme per islamin.Mos po mendoni se ky eshte qellimi final i muslimaneve?

    Hyrite jane krijesa te parajses qe nuk i ka pare kurr askush nga njerezit dhe xhinet dhe nuk i ka prekur.Dhe keto jane vetem nje prej te mirave qe Zoti u dhuron te duruarve.

    X-file

    Ato nuk kane nevoje per ferexhe fare sepse edhe ashtu nuk mund ti shoh askush tjeter perveq burrave te tyre.kete gje do te duhej ta kishe ditur pasi qe cdo here proklamon se e ke jetuar islamin.

    A jetojm me trup nga mishi edhe atje ? Ka te dhena te shumta se po.Edhe kete gje duhet ta kishe ditur.

    Poashtu ka te dhena nga hadithet se edhe seksi ekziston edhe atje,por jo per tu reprodukuar por vetem per kenaqesi.

    Nuk jane vetem shehidat qe do te kene gra nese te intereson,por seicili banues i xhenetit do te ket palen tjeter(ciftin).Vetem se disa do te jene me te privilegjuar mbi te tjeret.

    Askuj nuk i behet e pa drejte dicka dhe askujt nuk do ti fryhen syte sic mendon ti,sepse aty nuk egziston LAKMIJA e as XHELOZIJA e as URREJTJA e as PAKENAQESIJA me ato qe i dhuron Zoti. E edhe kjo hyn ne te mirat e Zotit dhuruar atyre qe ishin te durueshem ne permbushjen e obligimeve sa ishin ne toke.

    Edhe grate e kesaj bote qe ishin nga te durueshmet do ta kene palen (ciftin)tjeter ne ate bote.Nese kane qene besimtare te shpalljeve,burre e grua ne kete bote,edhe ne ate bote do te jene prane njeri tjetrit duke shijuar mrekullite dhe kenaqesite e xhenetit,pa i prekur as pikellimi e as brenga.

    Edhe nje here ,kjo eshte vetem nje prej miresive te shumta te pa imagjinueshme qe Zoti u dhuron besimtareve te vet,ndersa kulmi i tere kesaje eshte te shikuarit e fytyres se ZOTIT TE MADHERISHEM.

  6. #136
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar mė parė nga xfiles
    nje fe qe kerkon nenshtrim absolut ?
    aferim te qofte, ky pra eshte islami.
    Po ky Allahu juaj pse e ka kaq perzemer te nenshtroj njerezit?
    Allahu,
    kijani friken se do u djek e do u pjek ne ferr, se ashtu i do qejfi.
    Imagjino sikur te jetoje ne kohen e Jezusit.

    Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: "Mėsues i mirė, ēfarė tė mire duhet tė bėj qė tė kem jetė tė pėrjetshme?". Dhe ai tha: "Pse mė quan tė mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi, Zotit. Tani, nė qoftė se ti do tė hysh nė jetė, zbato urdhėrimet ( E Zotit)". Ai i tha: "Cilat?" Atėherė Jezusi i tha: "Mos vrit, mos shkel kurorėn, mos vidh, mos bėj dėshmi tė rreme, ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde dhe duaje tė afėrmin tėnd si veten tėnde". I riu i tha: "Tė gjitha kėto gjėra unė i kam zbatuar qė nė rini, ēfarė mė mungon tjetėr?". Jezusi i tha: "Nė qoftė se do tė jesh i pėrsosur, shko shit ē'tė kesh, jepua tė varfėrve dhe ti do tė kesh njė thesar nė qiell; pastaj eja dhe mė ndiq mua". Por i riu, kur i dėgjoi kėto fjalė, iku i trishtuar, sepse kishte pasuri tė madhe. Dishepujt u habitėn shumė nga kėto fjalė tė tij. Por Jezusi foli pėrsėri dhe u tha atyre: "O bij, sa e vėshtirė ėshtė qė tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė ata qė mbėshteten te pasuria. Dhe po jua pėrsėris: Ėshtė mė lehtė tė kalojė deveja nga vrima e gjilpėrės, se sa i pasuri tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė". (Mateu 19/16-24)


    Do ishe e afte ti beje kete gje.Te shisje Pasurine dhe te bashkoheshe me Profetin e Zotit Isain birin e Merjemes.Jezusi ka pasur metodologji besimi te anuar shume nga shpirterorja.Mirepo Zoti e dinte te ardhmen e njerzimit dhe zhvillimin material dhe solli nje proft tjeter te fundit deri ne diten e kijametit per te bere nje balanc midis materies dhe shpirterores.Ai zhduku rracizmin qe e perdoren te krishteret per mijera vjet.

    Hudhi nje sy historise dhe me thoni se kush Perandori e pati jetegjatesine e saj me te gjate.

  7. #137
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Gjithashtu do te them edhe dy gjera te tjera:

    1- Ben mire qe gatishmerine ne kryerjen e detyres fisnike qe te ka caktu Albo ta tregosh edhe ne fshirjen e posteve jashte teme, ne menyre qe forumi te mos shnderrohet ne shesh ofendimesh nga njerez qe e kujtojne veten humorist, ose nga njerez qe sulen ne tastjere akoma pa fshi buzet me qumesht sapo shohin ne titullin e ndonje teme fjalen "islam".

    2- Nuk eshte llogjike mbyllja e temave si e asaj te NoName. Nje teme e tille, nese nuk eshte e pershtatshme per forumin fshihet. Nese eshte e pershtatshme, lihet per diskutim.

    Respekte!
    Kesaj i thone "damned if you do and damned if you don't."

    Xeni, flm per keshillen, dhe per venien ne pah te fisnikerise se detyres time. Me vjen mire qe e shikon si te tille.

    Me fisnikeri, keto dy postime do te fshihen pasi jane jashte teme.

  8. #138
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Sic shkrova dhe tek nje teme tjeter, muslimanet mbartin mentalitetin ismaelit ne marredhenie me zotin. Ata nuk mund ta konceptojne te besosh tek Zoti dhe te mos kesh frike prej Tij. Te besosh pas pasur frike se po nuk besove do shkosh ne Ferr. Ashtu si skllavi sherben nga frika e ndeshkimit, ashtu dhe ata besojne nga frika e denimit.

    Por, ne jemi bijte e se lires (Galatasve 4:31), dhe si te tille e shijojme se cdo te thote te jesh bir dhe jo skllav.

    me kete nuk dua t'i ofendoj ata, por ky eshte realieti i atij besimi.
    Akoma me palin ti? Sikur e diskutuam se ai e shkatarroi mesimet e Jezusit per hire te Paulizmit hebre farise.

    Ke lexuar cfare thote bibla per firken ndaj Zotit.Ne nje pjese te Eksodit Moisiut i beri njerzit qe te shikonin madheshtine e Zotit ne nje veper te Tij qe njerzit ta kinin frike Zotin dhe mos e kundershtonin ate.Ky eshte parimi Islam frika eshte adhurim ndaj Zotit e cila te pengon nga e keqa sigurisht dhe e dashuria ndaj Tij te largon por ajo me shume eshte motivuese ndaj te mires.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga alko71

    Edhe nje here ,kjo eshte vetem nje prej miresive te shumta te pa imagjinueshme qe Zoti u dhuron besimtareve te vet,ndersa kulmi i tere kesaje eshte te shikuarit e fytyres se ZOTIT TE MADHERISHEM.

    Ah po ti mor djale po deshe te shofesh Zotin e Madherishem nuk ke pse pret deri sa te ikesh ne hale te gomereve..... dale te hap dy -tre minuta ato faqet porno e te me vije njecike ne qef ky Zoti im dhe hec e shife madheshtine.... te siguroj se fytytrn e ka shume here me te bukur se sa te atij Zotit "fantazi" qe pret te shofesh ti.
    hajde elham dulila
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #140
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ja si zihen njerezit e shkrete, jo po zoti im jo zoti jot, jo po feja ime eshte me e mire se feja jote. e kush e di kush eshte feja me e mire, te gjitha hamendje jane, njerezit behen absolutiste ne deklarime nga egoja e tyre e semure.

    lereni zotin dhe dokrrat e tilla, jetoheni jeten si tu vije, mos beni keq e zarar por beni dashuri dhe te mira. mund te jesh njeri i mire edhe pa zotin.

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krishterimi apo Islamizmi per ne shqiptaret..?
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 12:40
  2. Krishterimi dhe Islamizmi - pėrputhjet dhe shpėrputhjet!
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 11:38
  3. Deri ku shkon rracizmi dhe patriotizmi yne?
    Nga gabriel nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 07:32
  4. Rracizmi
    Nga Zani nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 15:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •