Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Vuajtjet e Jobit

    Libri i Jobit i Dhjates se Vjeter, per mendimin tim, eshte njeri nga librat me te mistershem te Bibles. Ai eshte nje liber qe i perkushtohet totalisht vuajtjeve te besimtareve.

    Besoj se te gjithe ata qe shkruajne ketu e kane lexuar kete liber.

    Do doja te dija mendimet, komentet tuaja, mbresat qe ju ka lene ky liber.

    Perse vuajti Jobi?
    Cfare mesimi mund te nxirret nga ky liber?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Nje nga gjerat qe mua me ka lene shume mbresa dhe me ka bere te vetedijshme eshte pikerisht fakti qe Perendia nuk jep llogari, e megjithate Atij nuk i mbetet qejfi kur dikush vihet ne pozita te tilla, perkunderazi, Ai eshte Ate i duruar, te merr per dore dhe te tregon se gjerat qe Ai ben nuk kane nevoje per shpjegim, por thjesht shijim, qofshin dhimbje pa kuptim, apo gezim qe te mbush jeten. Ashtu sic i tha Moisiut : "Une jam ky qe jam!" po keshtu dhe tregimi qe i beri Jobit ishte: "Keto jane gjerat qe jane!" Ashtu sic nuk kane shpjegim Ligjet e Universit, ashtu dhe vete Krijuesi i ketij universi nuk jep shpjegim. Bindja eshte e vetmja pergjigje.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ajo qe kam vene re, sidomos tek ky liber, eshte se kur kryqi, shkaterrimi, vuajtja, vijne ne jeten e nje besimtari, atehere mendja hesht.

    Kur gjerat shkojne mbare, mendja njerezore punon, si te thuash, ne kapacitet te plote. Ajo mundohet te jape shpjegime dhe per gjera per te cilat nuk eshte e sigurt. Kjo con ne teori, fantazi dhe supozime nga me abstraktet.

    Kryqi i jep fund ketyre teorive.
    Kur vjen kryqi, ngelen vetem pyetjet dhe cdo pergjigje zhduket.

    Fjalet qe i thone miqte Jobit jane pikerisht nje shembull qe tregon se sa shume mund te teorizoje dikush qe nuk e ka prekur Kryqin. Ndersa ne fjalet e Jobit, perkundrazi ka shume pyetje.

    Ne fund, shfaqja e Zotit, i jep fund pyetjeve te Jobit.

    Zoti nuk i jep shpjegim, por thjesht i tregon madheshtine dhe sovrantitetin e Tij.
    Pikerisht kjo madheshti e ben Jobin te heshte se pyeturi, dhe miqte e tij te heshtin se pergjigjuri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 08-06-2006 mė 07:18
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Mundet qė dikush nga ju tė analizojė jetėn e Jobit dhe tė thotė me vete: "O Zot, pėrse Jobi vuajti kaq shumė?!"

    Le ta dijė mirė se nuk ishte djalli ai qė torturonte Jobin. Perėndia ishte Ai qė e dorėzoi tek djalli pėr ta provuar. Meqėnėse djalli nuk mund ti bėnte Jobit ndonjė tė ligė, ai i kėrkoi leje Perėndisė. Vetėm kėshtu e luftoi Jobin. Ja pra dhe njė tjetėr provė pėr dobėsinė e armikut. Ai, pėrballė njė njeriu tė vetėm tė virtytshėm, nuk mundi tė vinte nė jetė planin e tij.

    Po ta kishte vetė nė dorė kėtė mundėsi, nuk do tė kėrkonte lejė.

    Kjo kėrkesė qė ai i bėri Zotit, jo njėherė por edhe pėr herė tė dytė, na tregon qartė dobėsinė dhe sėmundjen e tij.

    Por as kafshėt e Jobit nuk do tė pėsonin gjė pa lejen e Zotit. Pra ėshtė shumė i natyrshėm fakti se ai nuk mundej dot t'i bėnte gjė Jobit. Madje nuk pati pushtet as mbi tufėn e derrave, sepse ashtu si na thotė Ungjilli "Luti Zotin duke i thėnė: lejona tė futemi tek ajo tufė derrash".

    Por nėse demonėt nuk kanė fuqi as mbi derrat, nuk mund tė mendohet se kanė mbi njerėzit qė u krijuan "sipas ikonės sė Perėndisė".

    Pra ne duhet tė kemi frikė vetėm Perėndinė. Ndėrsa demonėt, mė mirė tė mos i llogarisim fare. Nuk duhet tė ndjejmė asnjė lloj frike prej tyre. Pėr sa kohė qė ata bėjnė punėrat e tyre, ne duhet tė fuqizojmė luftėn tonė kundėr tyre. Jeta e mirė dhe besimi nė Perėndinė jane armė shumė tė fuqishme kundėr demonėve.

    Demonėt kanė shumė frikė kreshmėn, agripininė e asketėve, lutjen, butėsinė, qetėsinė, varfėrinė, mungesėn e lavdidashjes, pėrulėsinė, lėmoshėn, mospatjen inat dhe mbi tė gjitha shpresėtarinė ndaj Zotit. Prandaj bėjnė ēdo gjė qė kanė nė dorė, qė tė mos ekzistojnė ata qė i mundin. E dinė fare mirė se sa shumė hir u dha Shpėtimtari besimtarėve "Ja ju dhashe pushtet tė shkelni pėrmbi gjarpėrinj, akrepa dhe mbi ēdo pushtet tė armikut" (Luk. 10,19)

    ....
    ....


    Shkėputur nga libri "Andoni i Madh" nga Shėn Athanasi i Madh. Kapitulli II, "Fjala e Kripur e shenjtorit", faqe 35-36.

    Pėrktheu nė shqip: Teodor Bendo
    Botoi: KOASH


    (sė shpjeti do ta lexoni tė plotė nė forum)

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Ungjilli i Prosperitetit dhe Ungjilli i Dhimbjes

    Kam dicka qe dua te shtoj.

    Neper rradhet e te krishtereve qarkullojne dy "lloj" ungjijsh,
    Njeri eshte ungjilli i prosperitetit dhe tjetri ungjilli i dhimbjes.

    Po i quaj ungjij simbolikisht, por ne fakt ate jane rrjedhime te Ungjillit te Krishtit. Te dyja e marrin shkasin nga Kryqi i Krishtit.
    Por, i pari thote: "Krishti u kryqezua qe ne te mos vuajme. Ai mori dhimbjen tone qe ne te ecim perpara (te kemi prosperitet)..." Keta predikojne shpeshhere lumturine jo vetem ne qiej, por dhe ne toke. Dhimbjen e quajne denim dhe prosperitetin e quajne bekim. Shpeshhere, ky lloj "ungjilli" perqafohet nga adoleshentet dhe te rinjte, ose ata qe jane shume te rinj ne besim. Njerez qe akoma nuk e kane njohur Kryqin. Pergjithesisht, ata qe besojne ne ky lloj "ungjilli" jane shume te ceket ne besim. Pergjithesisht eshte me shume ne mode ne vendet e zhvilluara ekonomikisht, si psh SHBA

    Ungjilli i Dhimbjes, eshte ai qe thote se Krishti u kryqezua dhe ne jemi pjesetare ne vuajtet dhe ne lavdine e Tij. Ky nuk i perjashton te krishteret nga bashke-vuajtja me Krishtin. Madje, sa me shume te besosh aq me shume do perjetosh Kryqin. Per kete ka shume shembuj si nga Shkrimi (psh shembulli tek Hebrenjte me "rene e deshmitareve", po keshtu dhe fjalet e Palit qe thote se une vuaj per te plotesuar vujatjet e Krishtit). Se fundmi u soll ne Forum dhe nje liber qe kishte lidhje me Dostojevskin. Ky i fundit, kishte perjetuar kete lloj Ungjilli.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 10-06-2006 mė 04:18
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Kjo qe thua nuk eshte shume e drejte, pasi nqs do te ishte keshtu gjithe jeta ne prosperitet e Jobit perpara dhimbjeve do te kishte qene e drejtuar nga nje besim i ceket. Nderkohe, ishte pikerisht besnikeria e Perendise qe Jobi kishte perjetuar gjate viteve ne prosperitet qe i qendroi si bateri kujtimi atij gjate periudhes se dhimbjeve. Prosperiteti dhe dhimbja shkojne perkrah. Here si bekim apo mallkim, dhe here si periudha pa shpjegim ne jetet e njerezve.
    Nuk shoh gabim ne prosperitet, ashtu sic nuk shoh gabim ne dhimbje. Nuk ka pse te shpjegohet prosperiteti me cektesi besimi, dhe as dhimbja me madheshti besimi. Thjesht, secili merr sipas barres qe mund te mbaje!

    Eshte e ceket te mendosh se qofte vuajtja apo prosperiteti kane te bejne me besimin, pasi qofte njera, qofte tjetra mund te cojne ne gjykime te panevojshme dhe te demshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 10-06-2006 mė 10:27
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Manulaki, e shoh qe nuk me ke kuptuar,

    Nuk kam thene se kur ke prosperitet, ke cektesi ne besim, por se: "Te besosh ne Ungjillin e Prosperitetit eshte cektesi ne besim"

    Besoj se jane dy gjera krejt te ndryshme.

    Te besosh tek ai ungjill nenkupton qe kur ti te kesh prosperitet ta konsiderosh nje bekim dhe kur te kalosh neper vuajtje, ta quash nje denim....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 12-06-2006 mė 04:45
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Faleminderit Matrix qe e solle kete shpjegim pasi shkrimi ishte disi i paqarte dhe vertet qe une e keqkuptova.

    Ashtu si Kisha katolike (apo dhe ortodokse ne periudha kohore te ndryshme) per ceshtje politike dhe nenshtrimi (si edhe ekonomike) u thoshte njerezve qe varferia dhe vuajtja jane bekim dhe te cojne ne qiell, po ashtu dhe te thuash qe kur je ne prosperitet je i/e bekuar nga Perendia eshte gabim. (Ka shume njerez "Prosperiteti" i te cileve ka lidhje thjesht me menyrat e tyre te jeteses, dhe jo besimin, po ashtu dhe njerez vuajtja e te cileve ka te beje me dembelizmin apo zgjedhjet e gabuara)
    Vuajtja/prosperiteti i Jobit nuk i perkistin asnjerit prej ketyre "ungjijve" perkunderazi ishin thjesht simbolike e kryqit te Krishtit dhe pranim i planit te Perendise ne jeten e besimtarit. Ajo qe Jobi perfitoi nga gjithe pervoja qe pershkruhet ne liber eshte pikerisht ajo qe permblidhet ne fjalet e Krishtit perpara kryqezimit: "O Zot largoje kete kupe prej meje, e megjithate u befte sipas vullnetit tend, jo timit!"
    Kryqi sjell vdekje dhe ringjallje. (Nese keto zevendesohen me vuajtje dhe prosperitet... eshte shume lehte te ngaterrohesh dhe te dalesh nga qellimi i vete Kryqit)
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  9. #9
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Mundet qė dikush nga ju tė analizojė jetėn e Jobit dhe tė thotė me vete: "O Zot, pėrse Jobi vuajti kaq shumė?!"
    Edhe un kam menduar njė kohė lidhur me kėtė pytje po kėshtu, edhe un njė kohė kam thėnė; Pėrse Jobi vuajti kaq shumė?! Mirpor sot mund tė them se Jobi vuajti pėr lavd tė Zotit dhe qė mė pas ju shperblye, pos tė gjitha atyre tė mirave qė Zoti ja kthej Jobit; ai Lavd i Perendisė ra mbi Jobin dhe do tė jetoj nė shekuj tė shekujve. Pėr mendimin tim Zoti me Jobin tregoj dashurinė e vet ndaj njeriut pėr t'na forcuar ne - mua personalisht, Jobi ėshtė ngushlluesi i im. Jo pse kam vuajtur sikurse ka vuajtur ai por qė nė vujatjet e mia mė ka ndihmuar dhe ngushlluar shumė her.

    Shumė e dua dhe mendoj se Jobi ėshtė spjegues i mirė nė raporte Zot dhe njeri, spjegues i mirė i dashurisė dhe qendresės nė ditėt e vėshtira e kėshtu me radhė. Nė njė punim timin qė jam duke e pergaditur kam marrur nga Libri i Jobit sepse Jobi jep kuptim vujtjes qė janė pjesė e kėsaj bote, Pushtetit dhe Shperblimit tė Zotit. Poashtu ajo qė lexova nga Albo po qe se nuk e kam menduar mė parė; varfėrisė nė pushtet dhe dobėsive tė djallit sepse vėrtetė kėrkon leje sepse nuk kishte pushtetin mbi Jobin.




    Citim Postuar mė parė nga Albo

    Le ta dijė mirė se nuk ishte djalli ai qė torturonte Jobin. Perėndia ishte Ai qė e dorėzoi tek djalli pėr ta provuar. Meqėnėse djalli nuk mund ti bėnte Jobit ndonjė tė ligė, ai i kėrkoi leje Perėndisė. Vetėm kėshtu e luftoi Jobin. Ja pra dhe njė tjetėr provė pėr dobėsinė e armikut. Ai, pėrballė njė njeriu tė vetėm tė virtytshėm, nuk mundi tė vinte nė jetė planin e tij.

    Po ta kishte vetė nė dorė kėtė mundėsi, nuk do tė kėrkonte lejė.
    Shumė e qelluar vėlla, i pa pushtetshmi kėrkon leje. Mė ndihmon shumė kjo shprehje.

    Pershėndetje dhe nderimet tona

    toni77
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Ashtu si Kisha katolike (apo dhe ortodokse ne periudha kohore te ndryshme) per ceshtje politike dhe nenshtrimi (si edhe ekonomike) u thoshte njerezve qe varferia dhe vuajtja jane bekim dhe te cojne ne qiell, po ashtu dhe te thuash qe kur je ne prosperitet je i/e bekuar nga Perendia eshte gabim. (Ka shume njerez "Prosperiteti" i te cileve ka lidhje thjesht me menyrat e tyre te jeteses, dhe jo besimin, po ashtu dhe njerez vuajtja e te cileve ka te beje me dembelizmin apo zgjedhjet e gabuara)
    Manulaki, eshte e vertete se mund te abuzohet me Ungjillin e Dhimbjes, por sidoqofte, kjo nuk e kthen ate ne nje genjeshter.

    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Vuajtja/prosperiteti i Jobit nuk i perkistin asnjerit prej ketyre "ungjijve" perkunderazi ishin thjesht simbolike e kryqit te Krishtit dhe pranim i planit te Perendise ne jeten e besimtarit. Ajo qe Jobi perfitoi nga gjithe pervoja qe pershkruhet ne liber eshte pikerisht ajo qe permblidhet ne fjalet e Krishtit perpara kryqezimit: "O Zot largoje kete kupe prej meje, e megjithate u befte sipas vullnetit tend, jo timit!"
    Megjithese vuajtjet e Jobit parafiguronin Kryqin e Krishtit, ato ishin reale dhe jane nje fakt ne jetet e cdo besimtari. Cdo besimtar merr pjese ne te njejtin Kryq ku u kryqezua Krishti.

    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Kryqi sjell vdekje dhe ringjallje. (Nese keto zevendesohen me vuajtje dhe prosperitet... eshte shume lehte te ngaterrohesh dhe te dalesh nga qellimi i vete Kryqit
    Shume e vertete!

    Sidoqofte, Kryqi eshte Humbje. Dhe humbja sjell Dhimbjen. Pra jane te lidhura ngushte. Jobi vuajti sepse humbi ato qe Zoti i kishte dhene fillimisht. Aq me teper qe kjo Dhimbje ju shumefishua nga akuzat qe i benin miqte per mekate!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  11. #11
    Matrix, mbivleresimi i vuajtjeve, eshte i njejte me mbivleresimin e veprave, mbivleresimin e prosperitetit... etj. Duhet te kemi kujdes te mos nenvleresojme faktin qe Kryqi eshte fitore dhe ringjalllje. Humbja dhe dhimbja jane lufta e Krishtit, Ringjallja eshte fitorja qe Ai na dhuroi ne. Nuk mund te kete Kryq pa Ringjallje. Eshte baza e besimit!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  12. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Manulaki,

    Une nuk po mbivleresoj vuajtjet.

    Nuk e di se ku e ke lexuar kete?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  13. #13
    Kam degjuar nga dikush qe po lexonte nje liber per simboliken e personit te Jobit. (Vete nuk e kam lexuar librin akoma) Ajo qe m'u duk shume interesante ishte krahasimi i figures se Jobit me kishen. Nuk e di nese ndonje ketu ka lexuar kete liber (qe s'me kujtohet titulli - mbase ju ndihmon ngjarja) dhe mund te sjelle me teper informacion.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  14. #14
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Eshte e ceket te mendosh se qofte vuajtja apo prosperiteti kane te bejne me besimin, pasi qofte njera, qofte tjetra mund te cojne ne gjykime te panevojshme dhe te demshme.
    Po sikur te jete besimi ai qe krijon vuajtjen?
    Summertime, and the livin' is easy...

  15. #15
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Po sikur te jete besimi ai qe krijon vuajtjen?
    Besimi ne vetvete nuk krijon vuajtje, perkunderazi eshte c'ka te ben te ecesh perpara, eshte arme per te luftuar (Lufta dhe perpjekjet qe stimulon besimi jane ato qe "pesojne vuajtjen"). Pengesat qe has besimi jane c'ka shkaktojne vuajtje, ato qe te dekurajojne, qe te rrezojne...etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 21-06-2006 mė 14:38
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Poezi
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 09:27
  3. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  4. Vuajtjet shpirterore dhe ato to trupore
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 06:56
  5. Vuajtjet
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 23-02-2005, 12:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •