Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573

    Adobe nuk lejon Microsoft të ofrojë PDF falas

    Në prag të daljes së Windows Vista dhe Microsoft Office, Adobe i ka kërkuar Microsoft të mos përdorë formatin PDF për ruajtjen e dokumentave. Microsoft pritet t'i bindet kësaj kërkese sepse Adobe ruan të drejtat e formatit PDF dhe mund ta hedhë në gjyq Microsoft nëse e përdor PDF pa leje. Sipas Adobe, aftësia për të ruajtur një dokument në formatin PDF duhet të blihet me para si një program më vete, jo të jetë falas si aftësi standarde e Windows dhe Office.

    Kërkesa e Adobe ka habitur botën softuerike pasi Adobe gjithnjë e ka prezantuar PDF si një format të hapur që mund të përdorej nga çdo kompani. Tani duket se formati PDF është hapur për disa kompani, por jo për të gjitha.

    Ku qëndron interesi i Adobe?

    Deri tani, Adobe, si vetë krijuesja e PDF, ka patur edhe programet më të mirë për leximin, krijimin, dhe redaktimin e dokumentave PDF. Programi lexues quhet Adobe Reader dhe është falas, ndërsa programi i krijimit dhe redaktimit quhet Adobe Acrobat dhe shitet për $300-$450 dollarë.

    Në treg ka dhe softuere të tjera që lejojnë krijimin e dokumentave PDF, biles edhe falas, por janë të një shkalle më poshtë dhe të papërshtatshëm. Si rezultat, Adobe ka gëzuar një treg të gjerë për softueret e saj dhe kërkon të vazhdojë në të njëjtën mënyrë.

    Microsoft, duke menduar se PDF ishte format i hapur (sipas Adobe) dhe duke parë kërkesën e klientëve për ruajtjen e dokumentave në formatin PDF, vendosi të përfshijë formatin PDF në softueret e saj. Këtu lindi problemi me Adobe, pasi tashmë Adobe nuk konkurron më me kompani të vogla, por me një gjigand softueresh. Duke parashikuar rënjen e shitjeve të softuereve të saj, Adobe menjëherë iu ankua Microsoft që aftësia për ruajtjen e dokumentave PDF të ishte një program më vete dhe me pagesë, jo falas.

    Idealisht, Adobe do kërkonte që Microsoft të mos përzihej fare me PDF, por nuk e kërkon dot këtë sepse deri tani e ka reklamuar PDF si një format të hapur për çdo kompani. Atëherë, mënyra tjetër për të ndaluar Microsoft dhe për të ruajtur monopolin në tregun e PDF është t'i kërkojë Microsoft-it të krijojë një softuer më vete, në të cilën Microsoft nuk ka interes pasi Adobe zotëron të drejtat e formatit PDF dhe mund ta ndryshojë atë në çdo çast. Pra, Microsoft do binte në një kurth të Adobe duke u munduar të krijonte një softuer që nuk do arrinte kurrë të zëvendësonte Adobe Acrobat apo Adobe Reader.

    Cili është rezultati i këtyre mosmarrëveshjeve?

    Microsoft pritet të heqë formatin PDF nga Microsoft Office dhe Windows Vista; Klientët e Windows dhe Office, grup që përfshin gati të gjithë përdoruesit e kompjuterit, nuk do mund të krjijojnë dokumenta PDF falas; dhe Adobe do vazhdojë të jetë monopol i tregut PDF duke e mbajtur atë "të hapur", por jo për të gjithë.

    Qëndrimi i Adobe është vlerësuar si i padrejtë nga shumë ekspertë, por gjithësesi, është i ligjshëm, dhe do vazhdojë të shfrytëzohet për aq kohë sa Adobe nuk mund të konkurrojë ballë-përballë me Microsoft.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 05-06-2006 më 12:02
    Edi

  2. #2
    BASTARDODENTRO Maska e reni00
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Vendndodhja
    * jetoje jetën sic e di unë :-) *
    Postime
    805
    Citim Postuar më parë nga edspace
    Adobe, pasi tashmë Adobe nuk konkurron më me kompani të vogla, por me një gjigand softueresh. Duke parashikuar rënjen e shitjeve të softuereve të saj, Adobe menjëherë iu ankua Microsoft që aftësia për ruajtjen e dokumentave PDF të ishte një program më vete dhe me pagesë, jo falas.
    te kujtojm se adobe para ca kohesh ka blere Shoqerine Macromedia...
    dhe pak nga pak po rritet si Firme softuerike.
    Pasi dhe Microsoft eshte mesuar pak si keq kap e merr kap e merr...

    Citim Postuar më parë nga edspace
    Qëndrimi i Adobe është vlerësuar si i padrejtë nga shumë ekspertë, por gjithësesi, është i ligjshëm, dhe do vazhdojë të shfrytëzohet për aq kohë sa Adobe nuk mund të konkurrojë ballë-përballë me Microsoft.
    Me mire monopol i Adobe sesa i Microsoftit.

  3. #3
    Dani
    Anëtarësuar
    10-11-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    96
    prap se prap e pesojn perdoruesit apo shfrytzuesit sepse PDF edhe ni format shum i perdorur
    www.WeAreTheBest.¥€$

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Adobe duhet t'ja dije per nder mikrosoftit qe e beri te njohur Adobe-n me adobe pdf ne windows.Adobe duhet te paguaj mikrosoftin per nje lloj reklamimi te emrit te firmes se adobes.Windows Vista i bie te dale pa adobe pdf ne dhjetor,njelloj si me javen,duhet ta shkarkojme vet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Vista nuk do dali ne dhjetor dhe Microsoft asnjehere nuk e ka perkrahur ADOBE pasi asnjehere nuk ka dhene programe per te punuar me kete format.

    Nese doni te fillojme edhe njehere diskutimet mbi politikat e Microsoft por qe nuk shihen njesoj kur te njejtat politika aplikohen nga kompani te tjera, kur te doni filloni!

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Varja ska rendesi do dali ne dhjetor apo vitin tjeter.Nuk thashe qe mikrosofti perkrah adoben,pasi nuk jane ortake,secili ka biznesin e vet.Adobe i beri thjesht nje reklame vetes me ate lexusin falas.Mikrosofti duke e fut ne windows e perhapi ate ne cdo kompjuter duke e bere padashur nje reklame per adobenKjo coi ne perhapjen e emrit te kompanise dhe perdorimin e formatit pdf per transferime dokumentash midis bizneseve per cilesi,ruajtje formati dhe siguri.U njoh shume kompania,u pa faqja e saj me programet e tjera, u rriten shitjet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 08:39
  2. Google Talk, programi i Google për chat
    Nga qoska në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 12:42
  3. Microsoft hyn në fushën e sigurimeve
    Nga edspace në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2005, 19:28
  4. TCPA - kompjuterat e rinj
    Nga Elvis-BG në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-03-2004, 17:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •