Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Lightbulb Pse bojkot i produkteve të Serbisë?



    Albatrosi.de

    Shteti serb në luftën e fundit në Kosovë vrau rreth 14.000 njerëz. Afër 90% prej tyre civilë të paarmatosur. Të pambrojtur. Kryesisht fëmijë, gra dhe burra të moshuar. Rreth 3.000 persona të rrëmbyer janë ende të pagjetur. Pjesa dërrmuese e tyre gjenden në Serbi. Afër 20.000 femra të dhunuara. 740.000 persona të deportuar dhunshëm. 120.000 shtëpi të shkatërruara apo të dëmtuara nga ushtria serbe.Aspekt i veçantë i luftës ishte shkatërrimi i ekonomisë së Kosovës. Eksploatimi i egër dhe vjedhjet përgjatë viteve të 90-ta, kulmojnë me shkatërrimet e qëllimshme gjatë luftës. Kosova pas luftës kishte një ekonomi të rrënuar. E gjithë kjo me qëllim që gjatë luftës ta zvogëlojë aftësinë mbrojtëse si pasojë e drejtpërdrejtë, dhe me pasoja afatgjate të varfërisë dhe një ekonomie të pazhvilluar. Realitet ky që e jetojmë sot e gjashtë vjet.

    Megjithatë, prej vitit 1999 deri më 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej 856 milionë euro në mallra nga Serbia. Në vitin 2000 kishim importuar vetëm 15 milionë euro. Më 2001 vlera e importit arriti në 176 milionë, për t’u ngritur në 178 milionë në vitin 2002. Viti 2003 ka shënuar një rënie në importimin e mallrave nga Serbia – gjatë këtij viti kemi importuar 156 milionë, përderisa në vitin 2004 kjo shifër ishte 161 milionë. Vetëm në vitin 2005 Serbia ka sjell në Kosovë rreth 170 milionë euro mallra.

    Për më keq se kaq, shifrat e lartpërmendura nuk paraqesin as gjysmën e importit nga Serbia, duke qenë se 60% të mallrave që vijnë nga Serbia hyjnë në Kosovë ilegalisht pa u regjistruar.

    UNMIK-u që prej instalimit të tij e konsideron arrdhjen e mallrave të Serbisë si qarkullim i brendshëm i mallrave, e jo si import në Kosovë. Kjo në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Rrjedhimisht, mallrat e Serbisë janë favorizuar sistematikisht nga UNMIK-u në tregun kosovar. Fillimisht ai as nuk pranonte të ketë pika kontrolli në vijën administrative mes Kosovës dhe Serbisë (Kosova nuk ka kufi me Serbinë). Ato pika u vendosën vetëm atëherë kur u bë e qartë se Buxheti i Konsoliduar i Kosovës nuk mund të mblidhet nëse Kosova nuk ka territor të kufizuar nga të gjitha anët për qëllime tatimore. Tani prodhimet serbe paguajnë vetëm TVSH (dogana për to është zero) duke vazhduar të konsiderohen si prodhime vendore.

    Kjo nuk do të thotë se edhe konsumatori kosovar duhet t’i konsiderojë këto prodhime si të tilla.

    Serbia ende nuk ka dhënë llogari e as që është dënuar për krimet e kryera në vendin tonë, dhe për më shumë se kaq, në kohën kur ajo po i shpreh haptazi pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovës, thërrasim gjithë qytetarët në:

    BOJKOT TË PËRGJITHSHËM TË PRODUKTEVE TË SERBISË!

    Produktet e Serbisë janë lehtë të identifikueshme: tri shifrat e para të barkodit janë 860. Pra, bojkotoni këtë barkod.

    Bojkoti zgjat deri kur Serbia heq dorë nga Kosova, pranon krimet e kryera, paguan dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

    Qytetarët duhet të orientojnë konsumin në prodhimet vendore kosovare, ndërsa për produktet për të cilat nuk ka prodhime vendore ata do të duhej të blejnë produkte të cilitdo shtet tjetër vetëm jo të Serbisë.

    Efekt i drejtpërdrejtë i blerjes së prodhimeve vendore është krijimi i vendeve të reja të punës si dhe ruajtja e atyre ekzistuese. Punësimi pastaj krijon efekte të shumëfishta pozitive për ekonominë e Kosovës.

    Çdo herë kur blen një produkt i cili nuk është i Kosovës, kjo do të thotë një produkt më pak i shitur i Kosovës dhe një produkt më shumë i shitur i huaj. Pra, bilanci tregtar (edhe ashtu tejet negativ) me atë vend do të dëmtohet dyfish. Për prodhuesin vendor kosovar kjo do të thotë pamundësi për të shfrytëzuar kapacitetin e prodhimit ose për të rritur atë për investime të reja, pamundësi për të përmirësuar cilësinë dhe për të lansuar prodhime të reja, për të investuar në marketing, thjesht për të rritur aftësinë konkurruese të tij në treg. Të gjitha këto përfitime i shkojnë prodhuesit të huaj.

    BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISË.
    BOJKOTONI BARKODIN QË FILLON ME 860.
    DËMTOJE SERBINË, NDIHMOJE KOSOVËN.

  2. #2
    ...Iliri... Maska e IiLlIiRrIi
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Vendndodhja
    massachusetts, usa (dikur Fushë Kosova dhe Bregu I Diellit)
    Postime
    32
    qysh po vet pse?

    sepse na kan masakru e tash dojn me na shit mallra.


    pse mos me i ble prej shqipnie, maqedonie, malitzi, italis, etj etj. veq prej serbie jo niher. deri sa tna pranojn si shtet.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga IiLlIiRrIi
    qysh po vet pse?

    sepse na kan masakru e tash dojn me na shit mallra.


    pse mos me i ble prej shqipnie, maqedonie, malitzi, italis, etj etj. veq prej serbie jo niher. deri sa tna pranojn si shtet.
    Ilirli, hapesi i temes nuk ka pyet pse duhet te bojkotohen produktet e Serbise. Ai ka sjelle konkluzat qe i ka nxjerre Levizja e cila qendron pas kesaje iniciative.
    Identik me mendimin tend eshte edhe ky citat nga postimi i mesiperm qe ti nuk e ke lexu:
    "Serbia ende nuk ka dhënë llogari e as që është dënuar për krimet e kryera në vendin tonë, dhe për më shumë se kaq, në kohën kur ajo po i shpreh haptazi pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovës"

  4. #4
    Reagim kundër kërkesës së shkaut -Tadiqit

    Monday, 29 May 2006



    Kryetari i Shkinisë, Boris Tadiq, kërkoi nga shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen që të ndërmerr masa të rrepta kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shkak fushatës për bojkot të produkteve të Serbisë. Tadiq foli nga frika. Prej vitit 1999 Serbia ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 856 milionë eurosh, e këto paraqesin vetëm 40% e importit të përgjithshëm të mallrave serbe në Kosovë (meqenëse 60% nuk regjistrohen fare). Gjithsej importi prej kohës kur është instaluar UNMIK-u këtu llogaritet të jetë afër 2 miliardë euro. Bojkoti i këtyre produkteve ia shkurton këto të hyra Serbisë. Ky shkurtim natyrisht se e dëmton atë. Prandaj, Tadiqi ka filluar ta ndiejë frikën. Frikën se ekonomia e Serbisë do të dëmtohet.

    Për ta parandaluar këtë mundësi dëmtimi, Tadiqi e ka zgjedhur rrugën e trasuar mirë të ushtrimit të presionit në shoqërinë kosovare – përmes UNMIK-ut. Sa herë që Serbia ka ndonjë plan, strategji, apo dëshirë që dëshiron ta imponojë në Kosovë, këtë e bën përmes UNMIK-ut, institucionit që është i instaluar për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë mbi Kosovë. UNMIK-u pastaj e bartë këtë presion në IPVQ-të që i ka krijuar për ta zgjeruar më lehtë dhe në gjuhën shqipe pushtetin e vet antidemokratik. E detyrë e IPVQ-ve është tua imponojnë politikat e UNMIK-ut, pra Beogradit, qytetarëve të Kosovës. Kështu ka ndodhur me decentralizimin, zonat e veçanta për kishat dhe manastiret ortodokse, dhe planet serbe për rikolonozim të Kosovës. Tash Tadiqi kërkon që e njëjta të ndodh edhe me bojkotin e produkteve serbe. E, detyrë e UNMIK-ut dhe IPVQ-ve do të jetë ta implementojnë këtë dëshirë të Tadiqit – pra t'i detyrojnë qytetarët e Kosovës që me zor të blejnë produkte të Serbisë. Kjo në emër të demokracisë. Në emër të multietnicitetit. Në emër të civilizimit.

    Bojkotimi i produkteve të Serbisë, përveç dëmeve që i shkakton Serbisë, e që nënkuptohet të jenë dobi për Kosovën, e ka edhe efektin e drejtpërdrejtë në ekonominë kosovare. Bojkotimi i produkteve të Serbisë thërret për orientim të konsumit kah prodhimet vendore. Blerja e këtyre prodhimeve rrit ekonominë kosovare, duke i forcuar prodhuesit e vendit, dhe duke ua mundësuar atyre investime të mëtejshme në ndërmarrjet e tyre, që do të nënkuptonte cilësi më të mirë të mallit, hapje të vendeve të reja të punës, tatime më të mëdha për buxhetin e Kosovës. Tadiq kërkon që këto të ndalen. Për shkak se një vend me ekonomi të zhvilluar është i panënshtrueshëm. E Tadiq e don Kosovën të nënshtrueshme. Për shkak se shtetin që ai e udhëheq ka plane për gllabërimin e Kosovës. Ato mund t'i realizojë shumë më lehtë nëse Kosova mbetet e dobët ekonomikisht, dhe si rrjedhojë, e dobët politikisht. Se kështu populli i Kosovës do të mbetet i varfër, dhe si i tillë i manipulueshëm.

    Tadiq kërkoi nga UNMIK-u që fushata të ndalet.
    Lëvizja VETËVENDOSJE! thërret popullin e Kosovës ta ndal Tadiqin dhe UNMIK-un.
    Se kështu ndihmohet Kosova.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!


    Tel: +381 (0)38 222 704 Web: www.vetevendosje.org E-mail: kontakti@vetevendosje.org
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 04-06-2006 më 13:57

  5. #5
    INJORIMI I VIDEOSPOTIT TE LËVIZJES “VETËVENDOSJE - NGA 3 TV-te NACIONALE TE KOSOVES

    RTK REFUZON, KTV HESHT, RTV 21 E ANASHKALON

    Radiotelevizioni i Kosovës u ka kthyer përgjigje drejtuesve të kësaj lëvizjeje me arsyetimin se e refuzon emetimin e spotit, duke u mbështetur në standardet e etikës profesionale, të cilat janë në kundërshtim me porosinë e spotit. Ndërkohë që në KTV nuk është dhënë ndonjë përgjigje, ngase drejtori gjendet jashtë vendit. Drejtoresha e RTV 21 mohon që në adresë të këtij mediumi të ketë shkuar një kërkesë e tillë

    Shkruan: NEXHMIJE AHMETI

    Prishtinë, 2 qershor – Thirrjet e Lëvizjes “VETËVENDOSJE!”, për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë, qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi t‘i shohin vetëm nëpër mure dhe bilborda, sepse tri televizionet nacionale të Kosovës nuk kanë pranuar që ta emetojnë një videospot të përgatitur nga kjo lëvizje për këtë fushatë.

    Drejtues të lëvizjes kanë menduar se me emetimin e videospotit nëpërmjet TV-ve do ta vetëdijesojnë popullin e Kosovës që blerja e prodhimeve të Serbisë, faktikisht, e ndihmon shtetin serb dhe e forcon ushtrinë dhe policinë serbe, e cila është përgjegjëse për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë dhe përgjatë gjithë historisë së Kosovës.
    “Duke e ditur se këto tri televizione janë më të fuqishme dhe më të shikuarat në Kosovë, me emetimin e këtij spoti kemi menduar se fushata jonë do të ketë më shumë efekt te populli i Kosovës”, tha të mërkurën për “Lajm” Visar Ymeri, aktivist.

    Sipas tij, Lëvizja gjatë javës së kaluar u është drejtuar tri televizioneve nacionale dhe atyre lokale për emetim të videospotit, me një kërkesë që të kthejnë përgjigje, qoftë negative apo pozitive.
    Televizionet lokale e kanë pranuar këtë kërkesë të Lëvizjes..., ndërsa e kanë refuzuar televizionet nacionale. Përveç RTK-së, e cila ka kthyer përgjigje se refuzon emetimin e spotit, dy televizionet private, KohaVision dhe RTV 21, deri më tani kanë heshtur dhe nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje as gojore, e as zyrtare.

    Arsyeja e RTK-së, sipas Ymerit, është se përmbajtja e spotit është në kundërshtim me standardet e etikës profesionale që i zbaton RTK në punën e saj.
    “Por ende ne nuk e kemi të qartë se cilin standard të RTK-së e prek emetimi i spotit”.
    Sipas tij, këto televizione janë në shërbim të sistemit që ata e kontestojnë.
    “Zëri i qytetarit nuk dëgjohet në këto media, sepse këto media u janë imponuar atyre nga pushteti. Mjafton vetëm t’i shikosh lajmet e këtyre televizioneve, të cilat e paraqesin vetëm njërën anë, e ajo është ana e këtij pushteti”.

    Ai këmbëngul se kjo fushatë nuk është ndonjë propagandë për interesa të Lëvizjes..., por një fushatë shumë e rëndësishme për Kosovën.
    “Kështu që shumë sinqerisht kemi kërkuar nga ta që ta emetojnë spotin, në atë aspekt që nuk është propagandë e jona, por është kërkesë e qytetarëve të Kosovës t’i ndihmojnë vetvetes, në aspektin ekonomik”.
    Afërdita Kelmendi, drejtoreshë e RTV 21, tha se nuk është në dijeni nëse Lëvizja... ka dërguar ndonjë kërkesë për emetimin e ndonjë spoti.
    “Ju jeni duke biseduar me drejtorin gjeneral dhe unë nuk jam ai i cili e programoj spotin apo jo? Ajo punë shkon njëherë në sektorin e marketingut e pastaj shkon në instanca më të larta, nëse ka ndonjë problem me emetimin”.

    Por edhe pse është instanca më e lartë në televizion, Kelmendi insiston se nuk e ka parë ndonjë spot, as që ka dëgjuar për një gjë të tillë. Sipas saj, RTV 21 vazhdimisht i përcjell aktivitetet e Lëvizjes...
    Edhe pse kërkesa, sipas Ymerit, është dërguar edhe në RTV 21, në sektorin e marketingut të këtij televizioni mohojnë se tek ata ka mbërritur ajo.
    Për dallim nga RTV 21, në KTV pranojnë që u ka shkuar kërkesa për emetimin e spotit, por nuk e dinë arsyen pse nuk është emetuar.
    “I vetmi që e din këtë, është drejtori Lekë Zherka, por ai është në një udhëtim në Gjermani ”, tha asistentja e marketingut në KTV.

    Çka përmbante spoti?

    Sipas Visar Ymerit, spoti tregon se si dëmtohet Kosova me blerjen e këtyre prodhimeve serbe. Në spot është një person që blen produkte të Serbisë dhe tregohen edhe shifrat zyrtare të importit nga Serbia.
    Pas kësaj, personi që është duke blerë prodhime të Serbisë, kur i hapen dyert e supermarketit, del në Kosovën e vitit 1999, të shkatërruar nga ushtria dhe policia serbe. Në fund, është thirrja: “Bojkotoni prodhimet e Serbisë”.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Nuk duhet harruar edhe rolin e neve konsumatoreve ne bojkotin e mallerave ta Serbise,bile mendoj qe ky rol eshte edhe me i madhe se i atyre qe mirren me importin e ketije malli.Thjesht,nuk duhet blere mallerat e Serbise,ne te ngelin ne tezgat e shitoreve e te marketeve,e mandej ne te mendohen tregtaret se a do te mbajne mallera te tilla.Sidomos nese nuk shiten dhe iu kalon afati i perdorimit.Ne fund te fundit,konsumatori eshte ai i cili dikton se cili malle do te shitet e cili jo,dhe nuk ka asnje menyre qe te detyrohet konsumatori se cka do te konsumoj.
    Prandaj ,sa here qe bleni mallera te Serbise,e keni parasysh qe ne secilin artikull eshte djersa dhe gjaku shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga buki19 : 05-06-2006 më 07:06

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    NoName

    Flm per kete informacion te qelluar. Sa me pak t'i blejme shkaut, aq me mire per ekonomine dhe papunesin tone. Kemi shtetin Ame dhe fqinjet tjere.

  8. #8
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Nuk e kuptoj por Shqiptaret jane me te vertete budallenj.

    Kjo gje duhet te kishte ndodhur me kohe, per dy arsyje e para demton direkt Serbin dhe e dyta ndihmon buxhetin e vogel Kosovar, pasi keto mallra po te zvendesohen me produkte, italiane, Maqeqonase etj do te paguajne dhe taksen doganore.

    Me kujtohet veshtiresia e industrise franceze te pijeve kur pijet franceze u bojkotuan nga USA ne kohet e para te luftes ne Irak.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GeNi_25 : 06-06-2006 më 04:21
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Eshtë krejtësisht në rregull të bojkotohen mallërat serbe në tregun e Kosovës. Madje, ky bojkot nuk duhet të zgjatë derisa Serbia të heq dorë nga Kosova, derisa ajo t´i pranojë krimet dhe të kërkojë falje, apo dicka tjetër, por bojkoti duhet të zgjasë me dekada, madje edhe mbi një shekull! Ebrejt nuk blejnë kurrë mallëra "Made in Germany" edhe pse lufta e Dytë Botërore ka përfunduar që 60 vite! Por, ne nuk jemi ebrej, këtë rast fatkeqësisht. ne nuk e kemi "urrejtjen" e tyre, ndoshta më shumë arsyen e tyre se sa "urrejtjen" e tyre, nga mosbesimi ndaj edhe të mallërave të atij që bëri gjenocid! Por, ne, shqiptarët harrojmë shpejt, nuk kemi urrejtje dhe heshturazi falim edhe pse nuk jemi ne ata që duhet të falim.
    Megjithatë, mendoj se para se të bojkotohen mallërat serbe në tregun e Kosovës, duhet të bojkotohen tregtarët, të gjithë tregtarët, të cilët blejnë mallëra nga Serbia dhe bëjnë tregti me serbët si në kohët më të mira. Konsumatorë, pra, bojkotoni jo vetëm mallërat serbe por edhe ato firma tregtare që ofrojnë qoftë edhe një mall me origjinë serbe!

Tema të Ngjashme

  1. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  2. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  3. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 14:16
  4. "Shqipëria etnike është projekt antievropian dhe civilizues"
    Nga Irfan në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •