Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 101
  1. #31
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Artikullin e N. Gage e kemi diskutuar me pare dhe nuk ju shkon shume sjellja e nje artikulli pro - Janullatosit per t'u ''mbrojtur'' nga ata qe duan shqipen sa me shume ne kishe ... E kemi diskutuar me pare ne nje teme te vecante te cilen nuk e gjej dot ne Forum pasi me siguri eshte hedhur ne kosh diku ...
    Edhe ajo faqja ne internet e kishes sone i ngjan VETEM faqes se ortodokseve ne Itali, pra se do kete seksionin e shkruar ne greqisht a thua se nuk e dime ne se kush po na ndihmon te jemi te pavarur. Per me teper nuk besoj se ka nevoje vendosja e flamurit te Greqise per te na treguar gjuhen tjeter ne te cilen paraqitet faqja ashtu sic edhe vendosja e flamurit amerikan per te nenkuptuar shkrimin ne anglisht duket sikur i jep ngjyrim politik nje faqeje fetare e kombetare ...http://www.orthodoxalbania.org/

    Per nja dy H nuk behet ndonje nam i madh por thjesht zbulohet ajo lufte e ''heshtur'', deshira per te mbetur me te vjetren, greken a sllaven apo perpjekja per ti dhene ngjyrime shqiptare e kombetare nje kishe qe se pari u perket besimtareve por edhe SHQIPERISE dhe si e tille duhet te tregoje pak respekt edhe per rregullat e drejtshkrimin e gjuhes ne te cilen shkruhet e luten fetaret. Ndoshta do ishte mire qe t'i tregoheshim besnike edhe gjuhes zyrtare sidomos ne tekstet e shkruara ...

    Albo shih kur shkruan fjalet pasi duket se ia hoqe nje H fjales qe perdore - orthodoksise - apo e ngaterrove ?
    E keqja vjen nga deshira per te mbetur sic jemi te ngulitur ne llogoret e luftes per ''mbrojtjen'' e ortodoksizmit shqiptar.
    Disa nuk duan te ndryshojne gje pasi jane te kenaqur me menyren dhe formen qe u paraqitet pasi rendesi ka mesazhi dhe jo gjuha e sherbesave, pra ''vogelsira''. Ndoshta nje rishikim dhe shqiperim ( aty ku eshte e mundur dhe e zbatueshme) do i bente edhe brezat pasardhes besimtare te ndihen me te lidhur me nje fe qe tingellon e shkruhet me rregullat e shqipes.
    Mos na coni shume ne lashtesi se edhe greqishtja e sotme ndryshon shume nga ajo e lashta ...
    Gjuha eshte baza e nje kombi dhe per kete kjo teme u hap ne kete nenforum. Nqs nuk keni mundesi te ndihmoni per ecjen perpara nuk eshte mire qe te shkojme prapa apo justifikohemi me fakte qe kane si baze krahasimin me muslimanet e katoliket.

    Perpjekjet per modernizimin/shqiperimin e materialeve ortodokse kane nisur nga vete pjestare te kishes tuaj dhe jo nga muslimane a katolike dhe si e tille ajo nuk duhet pare si ''percarje'' por pasurim dhe deshire per te bere dicka te mire per te ardhmen. Pastaj ketu jane sjelle fakte dhe jo ''armiq imagjinare'' pasi te tille te dyshimte jane shfaqur disa qarqe ortodokse greke...

    Disa besimtare mendojne se duhet te zbatojne urdheresat e peshkopeve, metropoliteve a kryepeshkopeve dhe cdo gje qe ata perkrahin, shkruajne a miratojne duke pasur nje fare frike (ndoshta) se duke ''kundershtuar'' menyren se si shkruhet e thuhen sherbesat ata po ngrihen kunder Zotit... Ndoshta edhe Thoti fliste shqip ...

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24
    Nuk po flisja pėr artikullin e Gage, por po flisja pėr Gazetėn “Ngjallja”, qė ėshtė edhe organi zyrtar i Kishės Ortodokse Autoqefale te Shqipėrisė. Nuk e ke parė faqen me vėmendje. Nė pamje tė parė del ai artikull, por nė butonin e parė majtas do tė gjesh gazetėn nė shqip dhe do ta shikosh qė vetė Kisha ka zgjedhur qė tė pėrdorė termin orthodhoks dhe kaq. Provoje edhe njė herė, ja adresa http://ėėė.orthodoxalbania.org/Engl...tions/Neės1.htm ,

    Gjithashtu tė thashė se:
    Pashė sesi e pėrdorin ata kėtė term dhe ishte: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė”. Ky ishte i vetmi material nė shqip sepse nėn flamurin shqiptar shfaqej mesazhi se faqja ishte duke u pėrgatitur.
    Mendoj se ėshtė e drejta e tyre ta mbajnė si[ e duan megjithėse jam i bindur se si pas llogjikės sė kthimit tė fjalėve greke nė gjuhėt me alfabet latin termi me i pėrshtatshėm do tė ishte Ortodoks.
    Ndersa anglezet e kanė Orthodox, pra me th.
    Kjo ėshtė njė cėshtje e brendshme e Kishės dhe fakti qė ne shajmė njėrit-tjetrin, sikur kjo temė tė ishte nė duart tona pėr ta zgjidhur, ngjall keqardhje pėr mentaliltetin akoma mesjetar qė kemi nė kulturėn dhe etikėn e debatit.
    E njėjta gjė ndodh nė anglisht qė mesa duket janė mė konservatorė se ne me Kishėn Katolike The Catholic Church, qė sipas njė pėrkthimi besnik do t’i binte nė shqip Kisha Katholike. Por kjo s’ka shumė rėndėsi sepse kėto terma si me th, si me dh, apo duke ia hequr h-nė, pėrsėri e ruajnė kuptimin qė duan tė pėrcjellin.
    Jam i sigurt se pas kėtij mesazhi do futet Sfurku ose Sokrat Dhima duke thėnė frazėn e tyre tė njohur tashmė “qen i Janullatosit”.
    Kėtė formulė ata e pėrdorin edhe kundėr anėtarėve tė tjerė tė forumit qė shprehin ndonjė opinion qė s’iu shkon pėr shtat.
    Mė vjen keq qė Zoti nuk iu ka dhėnė mundėsinė tė jetonin nė epokėn feudaliste kur stile tė tilla ishin akoma nė modė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  3. #33
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Per mendimin tim duhet te jete Ortodoks, pasi th-ne qe e perdorin greket ne gjuhen letrare ne e bejme t. Si p.sh. ne gjuhen letrare ne themi teater e jo thiatro apo theater

    Pra ashtu sic ka edhe emra Ortodokse Teodor (shkurt Todi), qe eshte me bukur ne gjuhen letrare sesa Theodhor.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35

    AS ORTHODOKS AS ORTODOKS AS ORTHODHOKS

    Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare duhet tė quhej nė shqipe tė pastėr:

    KISHA ZAKONORE E PAVARUR SHQIPTARE

    As "orthodoks" e as "autoqefal" nuk janė fjalė shqipe. Futja e tyre nė gjuhėn shqipe ishte e panevojshme.
    Mos pyesni se ē'bėn vendi pėr ty, por se ē'mund tė bėsh ti pėr vendin tėnd.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35

    I dashur Albo

    Kujdes kur flisni pėr figura klerikėsh shqipėtar apo grek. Janullatos flet mirė shqip, edhe shėrbimet fetare nė Tiranė apo Durrės po nė shqip i bėn. Nė pyetje janė zonat qė Greqia i pretendon si Vorio Epir dhe tė banuar me minoritarė grek. Janullatosi nė viset shqiptare tė Gjirokastrės, Delvinės, Sarandės dhe Himarės ka urdhėruar, ose tė paktėn toleruar, pėrdorimin e gjuhės greke nė shėrbesat fetare. At Foti Cicin qė ju e ulni poshtė ėshtė njė atdhetar i pashoq ndėr klerikėt e sotėm shqiptar. Ishte ai qė u pėrzu me shkelma nga njė kishė nė Sarandė pse kėrkoi qė shėrbesat pėr patriotėt e tij shqiptar orrtodoks tė kryeshin nė shqip. Mė vjen mirė qė ti rigjetur frymėn e Krishtit nė shqip nė mes tė Tiranės. Sa pėr shqiptarėt ortodoks tė jugut as nuk ta ndjen fare! Rast kemi ngjarjet e fundit nė Himarė. Atje nė kisha shėrbehet nė greqisht. Ah, gjaku i deshmorėve tė kishės sonė iku kot! Nė Dhėrmi ėshtė prift njė pianec qė e ha sapunin pėr djath. Po edhe ashtu si pianec qė ėshtė, punėn e tij tė "bekuar" pėr helenizimin e shqiptarėve e kryen me devotshmėri. Shko nė viset e Himarės dhe plasi sytė e shiko se ē'priftėrinj shėrbjnė atje! Plasi sytė e shiko se nė ē'gjuhė janė tė shkruajtura emrat e kishave nė hyrjet e tyre! Hapini syte dhe shkoni prapaskenat! Mbas plakut tė urtė dhe kokėthinjur Janullatos, fshihet kali i Trojės.
    Mos pyesni se ē'bėn vendi pėr ty, por se ē'mund tė bėsh ti pėr vendin tėnd.

  6. #36
    ABC Maska e bicjani
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    Per mendimin tim duhet te jete ORTODOKSE.
    ne qoftese e keni fjalen per shqip.neqoftese e keni fjalen ne greqisht duhet te jete orthodokse.vendosni vete se cilen dhet te perdorim.................................
    ................................................
    .................................................
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    At Foti Cici

    I dashur Frasheri,

    Keni te drejte per At Foti CIcin. Une mora pjese ne meshen e Krishtlindjeve ne Toronto, ne daten 25 dhjetor ku ishte dhe televizioni Pasqyra dhe radio Iliria. Nuk kishte gje me te bukur te degjoje atje emrat e Petro Ninit e te Papa Kristo Negovanit. Te dielen, 28 dhjetor, At Foti do te jete ne Montreal e do te meshoje per shqiptaret e atjeshem. Perderisa ju jeni ne M0ntreal, a merrni pjese ju ne sherbesat shqip qe organizojne shqiptaret e Montrealit?

  8. #38

    Question Pse orthodhoks dhe jo ortodoks?

    Kam vene re se shume veta ne shkrimet e tyre perdoring fjalen orthodhoks dhe jo ortodoks. Ne shqip, nje konsultim i shpejte me fjalorin, fjala e duhur eshte ortodoks. Edhe autore te ndryshem, duke perfshire Fan Nolin, perdorin termin ortodoks.

    Firma ime poshte nuk ka asgje kunder feve, thjesht tregon se per mua atdheu eshte mbi te gjitha.

    Gjithe te mirat njerez,
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria -Pashko Vasa

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Mos u merzit kinez. Albo, pronari i forumit (Ilirian Papa), ka vendosur qe di me shume se gjuhetaret e Kongresit te Drejtshkrimit (1972), prandaj na e ka ndaluar te themi ortodoks, ndryshe na quan budallej.

    Pak a shume si ai kalamani i pasanikut te "Tinguj lufte" qe thoshte topi eshte i imi keshtu qe une e vendos rezultatin.
    Ignore List: Den Bossi

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kur nuk kuptoni, eshte mire qe pyesni, se duke pyetur meson.

    Kisha Orthodhokse nuk lindi me Kongresin e Drejtshkrimit te gjuhes shqipe, nuk lindi as ne shekullin e XXI, nuk lindi as ne mijevjecarin qe jetojme ne, lindi 2000 vjet me pare. Trojet shqiptare ne jug te vendit, jane "djepe te Krishterimit Apostolik", qe do te thote se kane levruar dhe mbajtur te gjalle deri me sot traditen e lashte apostolike te Kishes. Jo gjuhetaret e shekullit te XX, por as gjuhetaret me te mire te botes nuk mund ti japin leksione Kishes, ata vetem mund te mesojne prej tradites se lashte te saj.

    Emertimi "orthodhoks" eshte emertimi i sakte pasi vete fjala "orthodhoks" eshte fjale greke, qe do te thote besim/adhurim i drejte. Kur origjina e fjales eshte e huaj, do te thote se nuk ka se si te ekzistoje nje fjale e tille ne asnje prej gjuheve te tjera, dhe te gjithe popujt qe e perdorin fjalen "orthodhoks" e huazojne nga greqishtja.

    Kete emertim e hasim ne te gjithe historine e Kishes Orthodhokse, sidomos ne dialektin tosk, i cili ka qene edhe dialekti mbi te cilin KOASH ka bazuar gjithe literaturen e vete kishtare qe nga fillimet e shekullit te XX ku filloi levizja per autoqefaline e Kishes. Kleri orthodhoks dhe te gjithe theologet e Kishes kane qene me shume te shqetesuar gjate perkthimeve qe ti qendrojne sa me besnike origjinalit ne greqisht, pa dashur qe ti humbin vlerat doktrines se krishtere orthodhokse. Dhe kete shqetesim e kane patur dhe e kane te gjithe perkthyesit e literatures kishtare nga origjinali greqisht.

    Cili eshte ndryshimi midis atyre qe perdorin "ortodoks", "orthodoks" apo "orthodhoks"? Kuptimi i fjales percillet ne te treja rastet por ata qe perdorin "orthodhoks" deshmojne se ata vleresojne sic duhet trashegimine e Kishes dhe emertimin e saj. Keta jane ata qe nuk jane te interesuar te "korigjojne Kishen" por te mesojne prej saj. Kurse ata qe perdorin "ortodoks" apo "orthodoks", nuk eshte se bejne ndonje gabim te madh, thjeshte deshmojne se "drejtshkrimi i gjuhes shqipe" eshte me i rendesishem per ta besimi orthodhoks, besimi me traditen me te lashte ne token shqiptare.

    Kjo teme ka edhe nje aspekt qesharak. Qesharakja buron tek guximi i disave per te "shqiperua sic duhet" emerat e shqiptareve. Ky fenomen ne rradhet e shqiptareve eshte nje trashegimi komuniste, fale fushates se rregjimit te Enver Hoxhes per te zhveshur gjuhen shqipe nga te gjitha huazimet e huaja, qofshin ato turke, greke, rumune, italiane. Ne frymen e politikes veteizoluese te rregjimit dhe me moton e "forcave tona", as gjuha shqipe nuk i shpetoi censurimit dhe transformimit nga rregjimi. Ideja eshte qesharake pasi sot shume shqiptare mbrojne idene se drejtshkrimi i sakte i gjuhes shqipe eshte ai qe nuk tingellon si ndonje gjuhe tjeter. Harrojne qe gjuha ka nje evoluim natyral te saj me kohen qe shoqerohet me nje proces pasurimi me huazime nga gjuhet e tjera te cilat nuk e "pushtojne gjuhen shqipe", por e pasurojne dhe kompletojne ate.


    Lexoni me shume nese jeni vertet te interesuar te mesoni mbi KOASH dhe gjuhen shqipe ne Kishe:

    Historia e Kishes deri ne vitin 1944
    Kongresi i Korces
    Terminologjia kishtare dhe gjuha shqipe
    Gjuha shqipe ne Kishe
    Historia e KOASH

    Mos u merzit kinez. Albo, pronari i forumit (Ilirian Papa),
    Emri im eshte Ilirjan Papa, jo Ilirian Papa. Emrin nuk ma ka vene Kongresi i Drejtshkrimit te gjuhes shqipe, por ma ka vene familja ime dhe ti do ta shkruash ashtu sic e kam une, e jo ashtu sic te do qejfi ty. Eshte mungese kulture te "drejtshkruash" emerat e njerezve.

    Albo

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 07:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •