Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 101
  1. #71
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Pėr: Ortodoks, Orthodoks apo Orthodhoks?

    Rastėsisht po lexoja njė shkrim tek blogu Vehbiut rreth terminologjisė orthodhoks dhe orthodhoksi tė cilin po e pėrcjell kėtu; shkrim qė mė ridrejtoi tek kjo temė me njė nyje, pas 11 vitesh nga hapja e saj.

    Drejtshkrimi i KOASH-it

    Ardian Vehbiu

    Duke lexuar sot njė letėr kolektive qė njė grup klerikėsh ortodoksė ia kishin dėrguar gazetės Dita, mė ra nė sy njė dukuri pėr tė cilėn kam dashur tė shkruaj prej kohėsh – dhe qė me siguri e kanė vėnė re dhe shumė tė tjerė krahas dhe para meje. E kam fjalėn pėr drejtshkrimin qė ndjek zyrtarisht KOASH-i, pėr fjalė si ortodoks dhe ortodoksi, tė cilat nuk i shkruan sikurse pėrcaktohet nė rregullat e drejtshkrimit tė shqipes, por duke ndjekur njė drejtshkrim tjetėr: orthodhoks, orthodhoksi.

    Ēėshtja mund tė duket e vogėl, kėshtu nė vėshtrim tė parė, por nuk ėshtė e tillė; sepse klerikėt e lartė ortodoksė nė Shqipėri dhe sekretaritė e tyre e njohin mirė drejtshkrimin e shqipes; dhe nėse vendosin tė devijojnė, e bėjnė kėtė sepse kanė arsye tė fortė pėr tė vepruar kėshtu.

    Tema ėshtė diskutuar, vite mė parė, nė Forumin Shqiptar; aty ėshtė sjellė, mes tė tjerash, edhe njė artikull i Kristina Jorgaqit (qė e rekomandoj pėr lexim krahas trajtimit tim kėtu), ku ajo shpjegon jo vetėm pse duhen ndjekur nė drejtshkrim trajtat ortodoks dhe ortodoksi, por edhe disa ēėshtje tė tjera tė lidhura me drejtshkrimin e huazimeve tė shqipes nga greqishtja sė voni.

    Nė fakt, sa kohė qė shqipja pranon si normative trajta tė tilla si ortoskop, ortoped, ortopedi, ortografi (dhe jo orthoskop, orthoped(h), orthoped(h)i, orthografi); dhe paradoks, paradoksal (jo paradhoks, paradhoksal), atėherė nuk ka ndonjė arsye brendagjuhėsore pėr t’i hapur (ose frikatizuar) bashkėtingėlloret e fjalėve ortodoks dhe ortodoksi dhe pėr t’u shmangur nga norma drejtshkrimore.

    Atėherė arsyet janė jashtė-gjuhėsore dhe, pas gjase, ideologjike.

    Shqiptimi dhe drejtshkrimi i fjalėve tė tilla si orthodhoks ndjekin greqishten e re; dhe ata qė i pėrdorin kėto forma nė regjistrin formal, me vetėdije refuzojnė normėn e shqipes pėr tė ndjekur njė normė tjetėr – tė greqishtes sė re, ose tė zhargonit tė tyre specifik. Por specifika e shqiptimit tė fjalėve nė greqishten e re, madje edhe sikur ato tė kenė hyrė nė shqipe nga ajo gjuhė, nuk ėshtė arsye e mjaftueshme pėr tė ndryshuar njė rregull drejtshkrimore jashtėzakonisht tė qartė.

    Nuk besojmė se pėrdoruesit e trajtave jo-standard, si orthodhoks dhe orthodhoksi, e kanė tė vėshtirė tė shkruajnė dhe tė shqiptojnė pėrgjegjėset e tyre normative nė gjuhėn shqipe standarde; dhe kėmbėngulja e tyre pėr t’iu shmangur normės, nė kėtė rast, lė shteg pėr t’u interpretuar si shprehje e vullnetit tė tyre pėr t’iu referuar greqishtes – si gjuhė burimore e kėtyre termave dhe kushedi, me metonimi, edhe si gjuhė e teksteve dhe modeleve burimore tė ortodoksisė shqiptare.

    Nuk mund tė futem nė ēėshtje doktrinare; por as qė ėshtė nevoja. Shqipja ka njė normė drejtshkrimore, e cila duhet ndjekur. Shmangiet nga norma ndodhin shpesh nga pakujdesia ose nga alfabetizimi i mangėt; por kur kėto janė sistematike dhe vijnė nga njerėz dhe institucione tė ditura, atėherė ato bėhen me qėllim.

    Po ē’interes do tė kishte KOASH-i tė minojė integritetin e drejtshkrimit tė shqipes, dhe aq mė tepėr vetėm nė disa fjalė qė shqipja i ka huazuar nga greqishtja mesjetare dhe ajo e reja?

    Pėr kėtė vetėm mund tė spekulohet.

    Ndėrkohė, nuk ka nevojė tė spekulohet pėr efektet e kėtij “atentati” drejtshkrimor, sepse i kemi pėrpara syve. Dhe pikėrisht, nėpėrmjet drejtshkrimit jo-standard tė disa termave kyē, krijohet njė bashkėsi specifike tekstesh pak a shumė zyrtare, ku ortodoksit i thonė orthodhoks dhe ortodoksisė orthodhoksi (pa ēka se kishės i thonė kishė dhe jo qishė); dhe pėrdoruesit sistematikė tė kėtyre teksteve duan tė dallohen, edhe nė shqipen qė pėrdorin, nga shqiptarėt e tjerė.

    Dhe kjo meriton vėmendje; veēanėrisht nė kontekstin e debateve, polemikave dhe protestave, rreth ndikimit tė kishės dhe tė kulturės greke nė ortodoksinė shqiptare moderne dhe, veēanėrisht, nė veprimtarinė dhe udhėheqėsinė e KOASH-it.

    Nga ana tjetėr, ēdo debat pėr drejtshkrimin e fjalėve tė tilla mund dhe duhet tė mbahet veē nga debati pėr motivet pse ky drejtshkrim ėshtė vendosur kėshtu dhe jo ashtu. Nėse ne sot ndjekim njė normė tė caktuar, e bėjmė kėtė jo duke zgjedhur midis alternativave sa herė qė e pėrdorim njė fjalė tė caktuar, por thjesht duke ndjekur trajtėn normative. Pėrdorimi nuk mund tė jetė njėkohėsisht edhe trualli ku tė debatohet pėr normėn – ėshtė fjala pėr instanca tė ndryshme, qė kėrkojnė tė trajtohen ndryshe.

    Edhe sikur tė ketė, pra, arsye tė forta filologjike a kulturore nė favor tė trajtave orthodhoks dhe orthodhoksi, kėto nuk ngrenė peshė dhe as mund tė sillen si fakte tė kryera, nė instancėn e pėrdorimit; por duhen shtjelluar dhe mbrojtur nė ato instanca tė tjera ku debatohet pėr ndryshimin ose rishikimin e rregullave tė drejtshkrimit tė shqipes standard – dhe kushedi atje mund tė arrijnė qė tė miratohen jo vetėm kėto dy forma, por edhe tė tjera tė ngjashme, si psikollog, idheollog dhe simpathi tė cilat i pėrkasin njė sistemi drejtshkrimor tė kapėrcyer.

    Nė faqen zyrtare tė KOASH-it, unė megjithatė ndesha nė trajta tė tilla si teolog (jo theollog), sinod (jo sinodh), arkimandrit (jo arqimandhrit) krahas kryepiskop (jo kryepeshkop).

    Gjėra tė vogla vėrtet, por siē e thotė edhe njė fjalė, shpesh djalli fshihet nė detajet. KOASH-i nuk mund tė ndryshojė sistematikisht drejtshkrimin e njė fjale kyē, pa marrė nė pyetje sistemin drejtshkrimor tė shqipes: autoqefalia nuk shtrihet deri nė drejtshkrim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 09-10-2014 mė 15:51
    relata refero

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Uriel pėr postimin:

    Ceni-1 (09-10-2014)

  3. #72
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Ortodoks, Orthodoks apo Orthodhoks?

    Ne Kishen tone Orthodhokse, mund te perdoren edhe shprehje helenike qofte gjate adhurimit dhe po ashtu edhe ne jeten e brendshme te Kishes, sepse greqishtja ka qene gjuha e pare mbi bazen e te cilet eshte shkruar Ungjilli dhe ka nje vlere te Hirit ne perdorimin e kesaj gjuhe, ne raste te shkeputura, ose si perdorimim i fjales "orthodhoks", ikonat me 2 gjuhe greqisht dhe shqip, etj.
    Per analogji merrni perdorimin e latinishtes tek katoliket, por qe e perdorin shume me dendur se ne greqishten, ose arabishten tek myslimanet, sic degjohen edhe nga kendimi i ezanit.

    tung
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #73
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Pėr: Ortodoks, Orthodoks apo Orthodhoks?

    ilia, nė lidhje me analogjinė; pėrdoret edhe nė jetėn e brėndshme tė kishave tė tjera simotra ortodokse serbe, bullgare, rumune, ruse gjuha greke?

    Nė kohėn e shkrimit tė Ungjillit, gjuha greke e latine dominonin si gjuhė nė formė tė shkruar, traditė qė u pasua deri nė mesjetė tė vonė jo veē nė liturgjinė kishtare, por nė njė pjesė tė madhe tė kancelarive tė principatave e mbretėrive mesjetare. Pra nė kontekst historik, pėrdorimi i njė gjuhė tė veēante tė shkruar nė njė periudhė tė caktuar nuk pėrbėn asgjė hyjnore pėrpos njė mjeti pėr elitėn e kohės.
    relata refero

  5. #74
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Ortodoks, Orthodoks apo Orthodhoks?

    Si rregull duhet te perdoret nga pak edhe greqishtja ne te gjitha Kishat Orthodhokse, sepse Kisha Orthodhokse eshte NJE

    tung
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Pėr: Ortodoks, Orthodoks apo Orthodhoks?

    te qaj apo te qesh ?

  7. #76
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Pėr: Ortodoks, Orthodoks apo Orthodhoks?

    nė shqip ėshtė thjesht ''ortodoks'' as orthodoks as orthodhoks qė tė dyja tė fundit janė greqisht,paēka se grekėt quhen si baballarėt e ortodoksisė kėtė e them pėr disa filogrekė qė duan ta deformojnė gjuhėn shqipe, sepse me tė njėjtėn llogjikė pėr katolikėt duhej tė themi katolica sepse ėshtė kishė italiane.

    Le tė firmosim dhe ta shpėrndajmė tė gjithė PETICIONIN KUNDRA DHUNĖS SĖRBE USHTRUAR KOMBĖTARES SONĖ , qė ta UEFA tė marrė njė Vendim tė SAKTĖ
    https://secure.avaaz.org/en/petition/UEFA_Investigate_Serbia_for_racism_and_violence_no t_for_field_disturbance/?dACAvib
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kermilli : 18-10-2014 mė 12:30

  8. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Doja te mesoja dicka nga anetaret e keteij nenforumi. Kur eshte zevendesuar fjala ORTODOKSE me ORTHODHOKSE .Dmth pak a shume kur eshte bere nga kush dhe ne e fundit pse? Jo se kam ndonje problem si me njeren ashtu edhe me tjetren fjale .Problemi eshte PSE u zevendesua ?

  9. #78

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    I nderuar, ke te drejte te besh nje pyetje si kjo, pasi eshte interesante per ke do ta thelloje njohurine...,
    por sa shoh ti nuk ke problem, si e pohon edhe vete, pra s'ke pse shqetesosh.
    Une personalisht nuk shoh asnje dallim, pasi mund te shihet nga prizmi i formes dialektare.
    Kur nje person i ketij Besimi, ndalon ne vogelsira te dores se dyte si puna e nje forme te shprehuri, humbet thelbin e vet perkatesise...
    Per veten time e shqiptoj si shumica dhe e shkruaj sikur jam mesuar ta shkruaj, pikerisht sikur ndodh shpesh ne drejtshkrim,
    pra flas ne menyren time ( ne dialekt dhe shprehi krahinore por shkruaj si ne menyren standarde ).
    Forma e kuptueshme per te gjithe, ben te jete standarte dhe jo bindjet ose kuriozitetet e tepruara.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    I nderuar, ke te drejte te besh nje pyetje si kjo, pasi eshte interesante per ke do ta thelloje njohurine...,
    por sa shoh ti nuk ke problem, si e pohon edhe vete, pra s'ke pse shqetesosh.
    Une personalisht nuk shoh asnje dallim, pasi mund te shihet nga prizmi i formes dialektare.
    Kur nje person i ketij Besimi, ndalon ne vogelsira te dores se dyte si puna e nje forme te shprehuri, humbet thelbin e vet perkatesise...
    Per veten time e shqiptoj si shumica dhe e shkruaj sikur jam mesuar ta shkruaj, pikerisht sikur ndodh shpesh ne drejtshkrim,
    pra flas ne menyren time ( ne dialekt dhe shprehi krahinore por shkruaj si ne menyren standarde ).
    Forma e kuptueshme per te gjithe, ben te jete standarte dhe jo bindjet ose kuriozitetet e tepruara.
    Pershendetje



    Atje e kam fjalen edhe une sepse nuk ka ndonje shprehje krahinore qe te shqiptoje me -dh- ne vend te d-se. Pse mos ta ndryshojme edhe fjalen drejt-shrim me dhrejt-shkrim apo drejtor me dhrejtor ose psh trekendesh kendrejte me kenddhrejt ! Nuk besoj se jane kuriozitete te teperuara por logjike e nje nxenesi te klases se dyte fillore. Dmth konkluzioni-nuk u pergjigje por ...rreshqite

  11. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Pėr: Pse orthodhoks dhe jo ortodoks?

    Edhe fjala katolik katholikos greke eshte por nuk shikoj ndonjeri ta ket kureshtje perse ne ose Italianet nuk e themi si Greket.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 07:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •