Artikullin e N. Gage e kemi diskutuar me pare dhe nuk ju shkon shume sjellja e nje artikulli pro - Janullatosit per t'u ''mbrojtur'' nga ata qe duan shqipen sa me shume ne kishe ... E kemi diskutuar me pare ne nje teme te vecante te cilen nuk e gjej dot ne Forum pasi me siguri eshte hedhur ne kosh diku ...
Edhe ajo faqja ne internet e kishes sone i ngjan VETEM faqes se ortodokseve ne Itali, pra se do kete seksionin e shkruar ne greqisht a thua se nuk e dime ne se kush po na ndihmon te jemi te pavarur. Per me teper nuk besoj se ka nevoje vendosja e flamurit te Greqise per te na treguar gjuhen tjeter ne te cilen paraqitet faqja ashtu sic edhe vendosja e flamurit amerikan per te nenkuptuar shkrimin ne anglisht duket sikur i jep ngjyrim politik nje faqeje fetare e kombetare ...http://www.orthodoxalbania.org/
Per nja dy H nuk behet ndonje nam i madh por thjesht zbulohet ajo lufte e ''heshtur'', deshira per te mbetur me te vjetren, greken a sllaven apo perpjekja per ti dhene ngjyrime shqiptare e kombetare nje kishe qe se pari u perket besimtareve por edhe SHQIPERISE dhe si e tille duhet te tregoje pak respekt edhe per rregullat e drejtshkrimin e gjuhes ne te cilen shkruhet e luten fetaret. Ndoshta do ishte mire qe t'i tregoheshim besnike edhe gjuhes zyrtare sidomos ne tekstet e shkruara ...
Albo shih kur shkruan fjalet pasi duket se ia hoqe nje H fjales qe perdore - orthodoksise - apo e ngaterrove ?
E keqja vjen nga deshira per te mbetur sic jemi te ngulitur ne llogoret e luftes per ''mbrojtjen'' e ortodoksizmit shqiptar.
Disa nuk duan te ndryshojne gje pasi jane te kenaqur me menyren dhe formen qe u paraqitet pasi rendesi ka mesazhi dhe jo gjuha e sherbesave, pra ''vogelsira''. Ndoshta nje rishikim dhe shqiperim ( aty ku eshte e mundur dhe e zbatueshme) do i bente edhe brezat pasardhes besimtare te ndihen me te lidhur me nje fe qe tingellon e shkruhet me rregullat e shqipes.
Mos na coni shume ne lashtesi se edhe greqishtja e sotme ndryshon shume nga ajo e lashta ...
Gjuha eshte baza e nje kombi dhe per kete kjo teme u hap ne kete nenforum. Nqs nuk keni mundesi te ndihmoni per ecjen perpara nuk eshte mire qe te shkojme prapa apo justifikohemi me fakte qe kane si baze krahasimin me muslimanet e katoliket.
Perpjekjet per modernizimin/shqiperimin e materialeve ortodokse kane nisur nga vete pjestare te kishes tuaj dhe jo nga muslimane a katolike dhe si e tille ajo nuk duhet pare si ''percarje'' por pasurim dhe deshire per te bere dicka te mire per te ardhmen. Pastaj ketu jane sjelle fakte dhe jo ''armiq imagjinare'' pasi te tille te dyshimte jane shfaqur disa qarqe ortodokse greke...
Disa besimtare mendojne se duhet te zbatojne urdheresat e peshkopeve, metropoliteve a kryepeshkopeve dhe cdo gje qe ata perkrahin, shkruajne a miratojne duke pasur nje fare frike (ndoshta) se duke ''kundershtuar'' menyren se si shkruhet e thuhen sherbesat ata po ngrihen kunder Zotit... Ndoshta edhe Thoti fliste shqip ...
Krijoni Kontakt