Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Teori te besimit per bektashijte

    4- Magjitė dhe shenjat (e fatit tė mirė apo tė keq)

    Hajmalitė
    Ligji pėr hajmalitė
    Nuskat me Kur’an
    Shenjat (e mbarėsisė ose fatkeqėsisė)
    Fal (shenja (e fatit tė) e mirė)
    Vendimi Islam pėr shenjat

    5- Tregimi i fatit

    Bota e xhinėve
    Ligji Islam pėr tregimin e fatit
    Shkuarja te fallxhorėt
    Besimi te fallxhorėt

    6- Kapitulli pėr astrologjinė

    Argumentet e astrologėve muslimanė
    Rregulli Islam pėr horoskopin

    7 - Kapitulli pėr magjinė

    Realiteti i magjisė
    Ligji Islam pėr magjitė

    8-Kapitulli mbi tejkalimet (Trashendenca)

    Rreziku i konceptit se Allahu ėshtė kudo
    Prova tė qarta

    9- Kapitulli mbi shikimin e Allahut prej njerėzve

    Imazhi i Allahut
    Profeti Musa kėrkon tė shohė Allahun
    A e pa resuli s.a.u.s. Allahun?
    Shejtani shtiret sikur ėshtė Allahu
    Kuptimi i sures en-Nexhm
    Shikimi prej njerėzve i Allahut nė jetėn tjetėr
    Shikimi i resulit s.a.u.s.

    10 - Adhurimi i “eulijave” (ose shenjtorėve)

    Favorizimet
    Tak’ua-ja
    Veliu
    Fanaa (bashkimi i njeriut me Zotin)
    Bashikimi i Zotit me njeriun
    Ruhullah: “Shpirti” i Allahut

    11- Adhurimi i varreve

    Lutja nė drejtim tė tė vdekurve
    Devijimi nga rruga hyjnore
    Fillimi i shirkut
    Lavdėrimi jashtė masė i tė drejtėve
    Kufizimet e varreve
    Bėrja e varreve si vende adhurimi
    Xhamitė me varre
    Varri i resulit s.a.u.s.
    Namazi nė xhaminė e resulit s.a.u.s.

    Pėrfundim





    1-Kategoritė e teuhidit


    Nga ana gjuhėsore fjala teuhid do tė thotė “njėsim”, “unifikim” dhe vjen nga fjala arabe وحد( uehade ) e cila do tė thotė tė njėsosh. Ndėrsa nė aspektin fetar teuhid do tė thotė kuptimi dhe pohimi i njėsimit tė Allahut nė tė gjitha veprimet e njeriut tė cilat direkt ose indirekt lidhen me Allahun.[1] Besimi se Allahu ėshtė Njė, pa partner nė dominimin e Tij dhe veprimet e Tij (Rububije); Njė, i pangjashėm me asgjė dhe Njė i pangjashėm nė cilėsitė e Tij (Esmaa ue Sifaat); Njė, pa rival nė Hyjninė e Tij dhe nė adhurim (Uluhije), janė tre aspektet qė formojnė bazat pėr kategoritė nė tė cilat teuhidi tradicionalisht ėshtė klasifikuar. Kėto tre aspekte janė tė pandashme nė mėnyrė tė tillė sa qė kushdo qė lė ndonjė prej tyre ka dėshtuar nė kompletimin e kėrkesave tė teuhidit dhe ka bėrė shirk (nga ana gjuhėsore d.m.th shoqėrim, ortakėsi), pra i ka bėrė shok Allahut dhe kjo nė Islam ėshtė idhujtari.

    Tre kategoritė e teuhidit quhen me emrat e mėposhtėėm :

    1-Teuhidi Rububije (qė pėrmban njėsimin e Allahut).

    2-Teuhidi Esmaa ue Sifaat (qė pėrmban njėsimin e Emrave dhe Cilėsive tė Allahut).

    3-Teuhidi Uluhije/el-Ibade (qė pėrmban njėsimin e Allahut nė adhurim).

    Ndarja e teuhidit nė kėto kategori nuk ėshtė bėrė as nga resuli s.a.u.s e as nga shokėt e tij, sepse atėherė nuk ishte e domosdoshme tė analizoheshin kėto koncepte kaq bazė nė fe nė mėnyrė tė tillė. Megjithatė tė gjitha bazat e kėtyre ndarjeve janė tė argumentuara nė ajetet e Kur’anit dhe thėniet e resulit s.a.u.s e tė shokėve tė tij , ashtu siē do tė bėhet mė e qartė pėr lexuesin kur ēdo kategori tė shpjegohet mė gjerėsisht nė kėtė kapitull.

    Nevoja pėr kategorizimin e teuhidit u shfaq pasi Islami u pėrhap nė Egjypt, Bizant, Persi e Indi dhe thithi kulturat e kėtyre rajoneve. Ėshtė e natyrshme tė presėsh se kur njerėzit e kėtyre vendeve hynė nė Islam ata do tė merrnin me vete mbeturina tė besimeve tė tyre tė mėparshme. Disa prej kėtyre tė kthyerve (nė Islam nga fetė e tjera) filluan tė shprehnin nė shkrimet dhe diskutimet e tyre koncepte tė ndryshme filozofike pėr Zotin gjė qė shkaktoi njė konfuzion nė tė cilin besimi i pastėr dhe thjesht njėsues i Islamit u kėrcėnua. Gjithashtu kishte disa njerėz qė nga jashtė kishin pranuar Islamin, por qė punonin nė fshehtėsi pėr tė shkatėrruar fenė nga brenda, sepse ishin tė paaftė t’a kundėrshtonin atė ushtarakisht. Ky grup filloi njė propagandė aktive pėr tė devijuar idetė rreth Allahut nė mėnyrė qė tė shkatėrronte shtyllėn e parė tė imanit dhe bashkė me tė vetė Islamin.

    Sipas historianėve muslimanė, muslimani i parė qė shprehu teorinė e vullnetit tė lirė tė njeriut dhe mungesėn e pėrcaktimit (Kaderit) ishte njė irakian, i kthyer nga kristianizmi nė Islam, me emrin Sausan. Ky mė vonė u rikthye nė kristianizėm, por pėrpara kėsaj ai infektoi studentin e tij Mabad ibn Halid Xhuhani nga Basra. Mabadi pėrhapi mėsimet e mėsuesit tė tij derisa ai u kap dhe ekzekutua nga halifi Emevi, Abdulmelik ibn Meruan (685-705 e.s.), nė vitin 700 e.s.[2] Sahabėt qė ishin gjallė nė kėtė periudhė si Abdulla ibn Umar (vdiq nė 694 e.s.) dhe Abdulla ibn Ebi Auf (vdiq nė 705 e.s.) e kėshilluan popullin tė mos pajtohej me ata qė mohonin Kaderin dhe as t’i falnin atyre xhenazen sepse ata (sahabėt) i konsideronin personat qė mohonin Kaderin kafira.[3] Megjithatė argumentet e teorisė kristiane tė vullnetit tė lirė vazhduan tė gjenin mbėshtetės tė rinj.

    Gailan ibn Muslim nga Damasku studioi nėn kujdesin e Mabadit dhe u bė flamurtar i teorisė sė vullnetit tė lirė derisa u ēua para halifit Umar ibn Abdulaziz (717-720 e.s.). Ai hoqi dorė nga besimi i tij publikisht, por me vdekjen e halifit ai rifilloi tė jepte mėsime pėr “vullnetin e lirė”. Halifi i mėvonshėm Hisham ibn Abdulmelik (724-743 e.s.) e arrestoi, gjykoi dhe ekzekutoi atė.[4] Njė tjetėr person nė kėtė polemikė ishte dhe Xhad ibn Dirhem, qė jo vetėm mbėshteti filozofinė e vullnetit tė lirė, por edhe u pėrpoq tė riinterpretonte ajetet e Kur’anit, qė pėrmbanin pėrshkrimin e cilėsive tė Allahut, nė pėrputhje me filozofinė neoplatonike. Xhadi ishte dhe kujdestari i princit emevi, Meruan ibn Muhammed qė mė vonė u bė halifi i 14-tė (744-750 e.s.). Gjatė leksioneve tė tij nė Damask, ai hapur mohoi disa prej cilėsive tė Allahut si shikimi, dėgjimi etj. derisa qeveritari emevi e dėboi atė.[5] Atėherė ai shkoi nė Kufa, ku vazhdoi tė propongandonte idetė e tij dhe tė mblidhte pasues derisa kufri i tij filloi tė publikoheshe gjerėsisht dhe qeveritari emevi Halid ibn Abdilah e ekzekutoi publikisht. Megjithatė, ithtari i tij kryesor, Xhehm ibn Safuan, vazhdoi tė mbronte doktrinėn e mėsuesit tė tij nė qarqet filozofike tė Tirmidhit dhe Balahės. Kur kufri i tij u pėrhap ai u ekzekutua nga Nasėr ibn Sejar (743 e.s.) i cili ishte qeveritar emevi. Halifėt e parė dhe ndihmėsat e tyre ishin mė afėr principeve tė Islamit dhe vetėdija e masave ishte mė e lartė pėr shkak tė prezencės sė sahabėve dhe studentėve tė tyre. Kėshtu qė eleminimi i kafirėve tė hapur bėhej menjėherė sipas rregullave. Nė tė kundėrt, halifėt e mėvonshėm emevi ishin mė shumė tė korruptuar dhe si tė tillė u kujdesėn pak pėr kėto probleme fetare. Njerėzit gjithashtu ishin mė tė dobėt nga vetėdija Islame kėshtu qė ishin mė tė prekshėm nga idetė devijuese. Pesha pėr tė kundėrshtuar kėtė rrymėė kufri ra mbi shpatullat e dijetarėve muslimanė tė kėsaj periudhe. Ata sistematikisht kundėrshtuan filozofitė dhe besimet e ndryshme tė huaja me anėn e argumenteve tė marra nga Kur’ani dhe sunneti. Ishte nė kuadrin e kėsaj mbrojtjeje qė shkenca e teuhidit doli me kategoritė dhe komponentėt e saj tė pėrcaktuar nė mėnyrė preēize. Proēesi i specializimit u shfaq menjėherė nė tė gjitha fushat e tjera tė dijės Islame ashtu siē ėshtė bėrė sot me shkencat e ndryshme moderne. Kategoritė e teuhidit pėr t’u studiuar nė thellėsi mund tė

    studiohen tė ndara, por asnjėherė nuk duhet harruar se ato janė tė gjitha pjesė e njė tėrėsie tė pandashme e cila vetė ėshtė baza e njė tėrėsie akoma mė tė madhe, Islamit.





    [1]Fjala teuhid nuk ėshtė pėrmendur as nė Kur’an, as nė hadithet e resulit s.a.u.s, megjithatė kur resuli s.a.u.s. dėrgoi Muadh ibn Xhebel nė Jemen, nė vitin 9h, ai i tha atij: “Ti do tė shkosh te kristianėt dhe ēifutėt (ehli kitabėt), gjėja e parė qė ti do t’i thėrresėsh ata ėshtė pohimi i njėsimit tė Allahut (Juuehidullahe).” Trasmetuar nga Ibn Abas dhe mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.9 f.348-9 n.469) dhe nga Muslimi (shiko S.Muslim eng-trans v.1 f.14-5 n.27). Nė kėtė hadith koha e tashmė e foljes nga e cila emri teuhid ka rrjedhur, ėshtė pėrdorur nga resuli s.a.u.s.
    [2] Ibn Haxhar, Tehdhiib et-Tehdhiib v.10 f.225.
    [3] Abdul Kahiir ibn Taahir el-Bagdati , El-Ferk bein el-Firak f.19-20.
    [4] Muhamed ibn Abdulkerim Sherestani , El-Milan uel-Nihal v.1 f.46
    [5] Ahmed ibn Habel, Er-Radd’alaa el-Xhehmijeh f.41-43
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #2
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Teuhidi Rububije (Njėsimi i qėnies sė Allahut)



    Kjo kategori ėshtė bazuar nė konceptin bazė se vetėm Allahu krijoi tė gjitha gjėrat kur nuk kishte asgjė; Ai (Allahu) mban krijimin pa ndonjė nevojė nga ai (krijimi) ose pėr tė (krijimin); Ai ėshtė i vetmi Zot i universit dhe i banorėve tė universit. Ai ėshtė pa rival nė sovranitetin e Tij. Nė arabisht fjala qė pėrdoret pėr tė treguar qė Allahu ėshtė Krijuesi, Zotėruesi, Mbajtėsi, Furnizuesi etj. ėshtė Rububije e cila ka rrjedhur nga rrėnja “Rab” (Zot). Sipas kėsaj kategorie Zoti ėshtė i vetmi nė ekzistencė qė ka fuqi reale, ėshtė Ai i cili i dha krijesave fuqinė pėr tė lėvizur dhe ndryshuar. Asgjė nuk ndodh nė krijim veē asaj qė Ai e lejon tė ndodhė. Resuli s.a.u.s. shpesh pėrsėriste shprehjen “La haule ue la kuuete il-la bil-lah” (S’ka ndryshim dhe fuqi pa ndihmėn e Allahut).

    Bazat pėr teuhidin Rububije mund ti gjejmė nė shumė ajete Kur’ani, p.sh. Allahu thotė :



    ] الله خالق كل شىء و هو على كل شىء وكيل [



    “Allahu ėshtė krijuesi i ēdo gjėje dhe Ai ėshtė mbikqyrės ndaj ēdo gjėje” (39:62)



    ] و الله خلقكم و ما تعملون [



    “E Allahu ju krijoi juve dhe atė qė e punoni” (37:96)



    ] … و ما رميت إذ رميت و لكن الله رمى … [



    “… dhe t’i nuk i gjuajte (nė tė vėrtetė ) kur i gjuajte ata, por Allahu ( tė ndihmoi ) i gjuajti …”[6]



    ] ما اصاب من مصيبة إلا بإذن الله … [



    “Ēfarėdo e keqe qė ndodh (godet), nuk mund tė ndodhė ndryshe, vetėm sipas caktimit tė Allahut …” (64:11)



    Resuli s.a.u.s ka thėnė: “Dije, se edhe n.q.s. i gjithė njerėzimi mblidhet sė bashku pėr tė bėrė diēka qė tė tė ndihmojė, ata do tė mund tė bėjnė pėr ty vetėm atė qė Allahu e kishte shkruar pėr ty. Gjithashtu, edhe n.q.s i gjithė njerėzimi mblidhet sė bashku pėr tė tė dėmtuar, ata do jenė nė gjendje tė bėjnė vetėm atė qė Allahu e kishte shkruar qė tė ndodhte ty.” [7]

    Pra, ato qė njerėzit i kuptojnė si mbarėsi apo fatkeqėsi janė thjesht gjėra tė paracaktuara nga Allahu si pjesė e sprovave tė kėsaj jetė. Nė Kur’an thuhet:



    ] يأيها الذين ءامنوا إن من أزواجكم و أولادكم عدوا لكم فاحذروهم … [



    “O ju qė besuat, vėrtetė disa nga bashkėshortet tuaja dhe nga fėmijėt tuaj janė armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre …” (64:14)



    Kjo sepse, brenda gjėrave tė mira tė kėsaj jetė ka sprova tė ndryshme pėr besimin e dikujt nė Zot, ashtu siē ka edhe sprova nė ngjarjet e tmerrshme qė kalon dikush.



    ] و لنبلونكم بشىء من الخوف و الجوع و نقص من الأموال و الأنفس و الثمرات و بشر الصابرين [



    “Ne do t’iu sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti, jepu pėrgėzim durimtarėve” (2:155)



    Nė disa raste gjėrat e mira apo tė kėqija pėr njeriun, janė tė dukshme, por nė disa raste tė tjera ato janė tė padukshme (njeriu nuk i kupton), si nė rastin kur gjėrat e mira (nė dukje) vijnė duke pėrdorur mjete tė kėqija apo kur gjėrat e kėqija (nė dukje) vijnė duke pėrdorur mjete (metoda) tė mira. Paaftėsia e njeriut pėr tė kuptuar tė gjitha tė mirat apo tė kėqijat vjen ngaqė dija e njeriut ėshtė e kufizuar. Allahu nė Kur’an thotė:



    ] و عسى أن تكرهوا شيئا و هو خير لكم و عسى أن تحبوا شيئا و هو شر لكم و الله يعلم و أنتم لا تعلمون [



    “… Por mund qė ju t’a urreni njė send, e ai ėshtė shumė i dobishėm pėr ju, dhe mund qė ju t’a doni njė send e ai ėshtė dėm pėr ju. Allahu, e di e ju nuk dini.” (2:216)



    Ndonjėherė, diēka nė dukje e keqe, qė ndodh nė jetėn e njerėzve, shndėrrohet nė tė mirė dhe anasjelltas ndonjė e mirė nė dukje, shndėrrohet nė tė keqe (nė diēka tė dėmshme). Kjo tregon se sfera e influencės sė njeriut nė drejtimin qė marrin ngjarjet e jetės sė tij, ėshtė e kufizuar brenda zgjedhjes sė varianteve qė i paraqiten atij pėr njė ngjarje tė caktuar. Ndėrsa pėrsa i pėrket rezultatit tė zgjedhjes ajo nuk varet nga ai. Me fjalė tė tjera njeriu vetėm mundohet apo pėrpiqet pėr diēka dhe ėshtė Allahu, Ai qė jep rezultatin. “Fati i mirė” (mbarėsia) dhe “fati i keq” (fatkeqėsia) janė tė dyja nga Allahu dhe nuk mund tė shkaktohen nga hajmalitė e mbarėsisė si p.sh. karficat me katėr gjethe, kėmbėt e lepujve, brirėt e dashit, numrat e fatit, shenjat zodiakale etj. apo nga shenjat e fatit tė keq si e premtja, numri 13, pasqyrat e thyera, macet e zeza etj. Nė fakt, besimi nė hajmali dhe nė shenjat e fatit tė mirė apo tė keq, paraqet njėrėn prej formave tė gjynafit tė rėndė tė shirkut nė kėtė kategori tė teuhidit.

    Utba, njėri prej shokėve tė resulit s.a.u.s , transmeton se njėherė njė grup burrash iu afruan resulit s.a.u.s pėr t’i dhėnė besėn e tyre, dhe ai (resuli s.a.u.s) ia pranoi betimet nėntė vetėve prej tyre, por refuzoi tė pranonte betimin e njėrit. Kur ata e pyetėn pse ia refuzoi betimin shokut tė tyre, ai u pėrgjigj: “Me tė vėrtetė ai ka vėnė hajmali.” Burri qė kishte vėnė hajmali vuri dorėn nė rrobėn e tij, shqiti hajmalinė, e theu, pastaj bėri betimin. Resuli s.a.u.s. atėherė tha: “Kushdo qė vė hajmali ka bėrė shirk.” (i mbledhur nga Ahmedi)

    Pėrsa i pėrket pėrdorjes sė nuskave me Kur’an, tė cilat njerėzit i vėnė nė trup ose i mbajnė nė qese pėr tė larguar tė keqen apo pėr tė afruar tė mirėn, kjo metodė (praktikė) ėshtė e ngjashme me metodat e paganėve. As resuli s.a.u.s., as shokėt e tij nuk e kanė pėrdorur Kur’anin nė kėtė mėnyrė. Resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kushdo qė shpik nė Islam diēka qė nuk i pėrket atij (Islamit) do t’i refuzohet.” [8]Ėshtė e vėrtetė se suret e Kur’anit, en-Nas dhe el-Felek, u shpallėn nė mėnyrė tė veēantė pėr t’u mbrojtur nga magjitė (syri i keq, cytjet e shejtanit etj. sh.p.), por resuli s.a.u.s. tregoi metodėn se si duhen pėrdorur ato. Nė njė rast kur atij iu bė magji, ai i tha Ali ibn Ebi Talibit tė kėndonte dy suret ajet pėr ajet dhe kur ai u sėmur ai i kėndoi vetė ato.[9] Resuli s.a.u.s. as nuk i shkruajti ato e t’i varte nė qafė apo t’i lidhte nė krah, e as nuk i tha tė tjerėve tė vepronin kėshtu.




    [6] Kjo i referohet njė mrekullie tė resulit s.a.u.s. i cili mori njė grusht dhč e ia hodhi armiqve (nė fillim tė luftės sė Bedrit). Allahu bėri qė dheu tė arrinte fytyrat e tyre (armiqve) megjithėse ata ishin shumė larg.
    [7] Transmetuar nga Ibn Abasi dhe mbledhur nga et-Tirmidhiu. Shiko 40 Hadidhet En-Nevevi (ang-trans f.68 n.19)
    [8] Transmetuar nga Aishja dhe mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.3 f.535 n.861), Muslimi (shiko S.Muslim eng-trans v.3 f.931 n.4266) dhe Ebu Dauud (shko Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1294).
    [9] Transmeton Aishja dhe mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.6 f.495 n.535) dhe nga Muslimi (shiko S.Muslim eng-trans v.3 f.1195 n.5439 dhe 5440).
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #3
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Teuhidi el-Esmaa ues-Sifaat (njėsimi i emrave dhe cilėsive tė Allahut)



    Kjo kategori teuhidi ndahet nė pesė aspekte kryesore:

    1- Aspekti i parė i teuhidit el-Esmaa ues-Sifaat ėshtė: Pėrshkrimi i Allahut me emrat dhe cilėsitė e Tij ashtu siē Allahu dhe resuli s.a.u.s. e ka pėrshkruar Atė pa i shpjeguar emrat dhe cilėsitė e Allahut dhe pa i dhėnė atyre kuptime tė tjera veē kuptimit tė tyre tė qartė (tė dukshėm). P.sh. Allahu nė Kur’an thotė se Ai zemėrohet me idhujtarėt dhe hipokritėt:



    “E nė anėn tjetėr, pėr t’i ndėshkuar hipokritėt dhe hipokritet, idhujtarėt dhe idhujtaret, mendimi i tė cilėve ndaj Allahut ishte i keq. Atyre u raftė e keqja! Allahu ėshtė zemėruar me t’a, i mallkoi dhe xhehennemin e pėrgatiti pėr ta, qė ėshtė vendbanim i keq.” (48:6)



    Zemerimi ėshtė njė nga cilėsitė e Allahut. Ėshtė krejtėsisht e gabuar tė thuash se zemėrimi i Tij duhet tė nėnkuptojė ndėshkimin e Tij, mbasi tek njeriu zemėrimi ėshtė njė shenjė e dobėsisė dhe si e tillė nuk i pėrshtatet Allahut. Ajo qė Allahu ka shpallur duhet pranuar duke theksuar se zemėrimi i Tij nuk ėshtė si zemėrimi i njerėzve, bazuar nė atė qė Allahu ka shpallur nė Kur’an :



    ] … ليس كمثله شىء … [



    “… Asgjė nuk ėshtė si Ai …” (42:11)



    Proēesi i quajtur interpretimi “racional” kur merret nė konkluzionet e tij llogjike tė ēon nė mohimin e ekzistencės sė Allahut. Allahu e ka pėrshkruar veten e Tij se jeton, edhe njeriu jeton, prandaj sipas argumenteve “racionaliste” Allahu as nuk jeton as nuk egziston. Fakti ėshtė se ngjashmėria midis cilėsive tė Allahut dhe atyre tė njerėzve ėshtė vetėm nė emėr dhe jo nė gradė. Kur cilėsitė pėrdoren pėr Allahun ato duhen marrė nė sensin absolut, larg prej tė metave njerėzore.

    2- Aspekti i dytė ka tė bėjė me atė qė ne duhet t’i drejtohemi Allahut ashtu si Ai i ėshtė drejtuar vetes sė Tij, pa i dhėnė Atij ndonjė emėr tė ri apo cilėsi tė re. P.sh. Allahut nuk duhet t’i jepet emri el-Gaadhib (i Zemėruari), megjithėse Ai ka thėnė se zemėrohet , ky emėr nuk duhet t’i jepet sepse as Allahu e as resuli s.a.u.s. nuk e kanė pėrdorur. Kjo mund tė duket si njė gjė shumė e vogėl, por duhet patur parasysh pėr tė parandaluar pėrshkrimin jo tė vėrtetė (falls) pėr Allahun. Njeriu ėshtė i kufizuar (nė dije, aftėsi etj.) dhe si i tillė nuk ėshtė nė gjendje tė pėrcaktojė Zotin pa tė meta tė krijimit.

    3- Ne nuk duhet t’i japim Allahut cilėsitė e krijesave tė Tij (kjo pėrbėn aspektin e tretė tė teuhidit el-Esmaa ues-Sifaat). P.sh. nė dhiatėn e re dhe tė vjetėr thuhet se Zoti krijoi universin pėr gjashtė ditė dhe nė tė shtatėn u ēlodh.[10] Pėr kėtė arsye ēifutėt dhe kristianėt marrin ose tė shtunėn ose tė dielėn si ditė pushimi, nė tė cilat punėn ata e shikojnė si mėkat. Njė thėnie e tillė i jep Zotit cilėsitė e krijesave tė Tij. Ėshtė njeriu qė lodhet pas punės sė rėndė dhe ka nevojė pėr ēlodhje.[11] Kudo nė dhiatėn e vjetėr dhe tė re pėrmendet se Zoti pendohet pėr mendimet e Tij tė kėqija nė tė njėjtėn mėnyrė si njerėzit kur kuptojnė gabimet e tyre.[12] Nė mėnyrė tė ngjashme thėnia se Zoti ėshtė njė shpirt rrėnon plotėsisht kėtė aspekt teuhidi. Allahu nuk e ka pėrmendur veten e Tij si njė shpirt nė asnjė vend nė Kur’an e as resuli s.a.u.s nuk e ka shprehur njė gjė tė tillė. Nė fakt Allahu e pėrmend shpirtin si pjesė e krijimit tė Tij. Parimi bazė qė duhet ndjekur kur punojmė me cilėsitė e Allahut ėshtė ajeti i Kur’anit :



    ] … ليس كمثله شىء و هو السميع البصير [



    “…Asgjė nuk ėshtė si Ai, Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi.” (42:11)



    Cilėsitė e dėgjimit dhe shikimit janė cilėsi qė i kanė edhe njerėzit, por kur kėto i atribuohen Allahut ato janė tė pa krahasueshme nė perfeksionin e tyre. Kur kėto cilėsi i referohen njeriut ato kanė nevojė pėr aparatet e dėgjimit dhe shikimit tė cilat nuk mund t’i atribuohen Allahut. Njeriu di pėr Krijuesin e tij aq sa Ai i ka shpallur atij nėpėrmjet tė dėrguarve tė Tij. Prandaj njeriu ėshtė i detyruar tė qėndrojė brenda kėtyre kufinjve. Kur njerėzit i lėnė dorė tė lirė intelektit, fantazisė sė tyre nė pėrshkrimin e Allahut ata patjetėr do bien nė gabimet e dhėnies sė cilėsive tė krijesave Allahut. Nga dėshira pėr pėrshkrime vizive kristianėt kanė pikturuar, gdhendur dhe modeluar njė numėr tė pafund pikturash, modelesh e statujash nė formėn e njeriut dhe i kanė quajtur ato imazhe tė Zotit. Kėto gjėra kanė pėrgatitur terrenin pėr pranimin e Jezusit si zot te njerėzit e thjeshtė. Nė fillim ata pranuan qė Krijuesi ėshtė si qenie njerėzore dhe pas kėsaj pranimi i Jezusit si zot nuk paraqiti asnjė lloj problemi.

    4- Aspekti i katėrt i teuhidit el-Esmaa ues-Sifaat ka tė bėjė me ndalimin e dhėnies sė cilėsive tė Allahut , njeriut. P.sh. nė dhiatėn e re, Pali merr figurėn e Mekiseldekut, mbretit tė Salemit, nga dhiata e vjetėr e i jep atij dhe Jezusit cilėsinė hyjnore tė mospasjes fillim dhe fund.

    “Sepse ky Mekiseldeku, mbreti i Salemit dhe prift i shumė tė lartit Pėrėndi, i doli pėrpara Abrahamit, kur po kthehej nga disfata e mbretėrve dhe e bekoi; dhe Abrahami i dha atij edhe tė dhjetėn e tė gjithave. Emri i tij do tė thotė sė pari “mbret i drejtėsisė” dhe pastaj “mbret i Salemit”, d.m.th. “mbret i paqes”. Ai ėshtė pa nėnė, pa gjenealogji, pa pasur as fillim ditėsh as fund jetė, por i pėrngjashėm me birin e Pėrėndisė., ai mbetet prift nė amshim.” (letėr hebrenjve 7:1-3) (Bibla ‘diodati i ri’ pėrkthimi 1991-94 [abs])

    “Kėshtu dhe Krishti nuk e pėrvetėsoi ai vetė lavdinė qė tė bėhet kryeprift, por ia dha Ai qė i tha: “Ti je im bir, sot ti mė linde”, dhe ashtu si thuhet gjetiu: “Ti je prift pėrjetė sipas rendit tė Mekiseldekut.” (letėr hebrenjve 5:5-6 bibla ‘diodati i ri’ pėrkthimi 1991-94 [abs])

    Shumica e sekteve shi’ite (me pėrjashtim tė Zeidijve tė Jemenit) i kanė dhėnė imamėve tė tyre cilėsitė hyjnore tė pagabueshmėrisė absolute[13], dijės sė tė shkuarės, tė ardhmes dhe tė padukshmes, aftėsinė pėr tė ndryshuar Kaderin[14] dhe kontrollin mbi ēdo pjesė tė krijimit.[15] Duke bėrė kėtė ata kanė vėnė rivalė qė ndajnė cilėsitė e Allahut dhe qė nė fakt bėhen zota tė tjerė pėrveē Allahut.

    5- Njėsimi i emrave tė Allahut gjithashtu nėnkupton se emrat e Allahut nė formėn e tyre tė shquar nuk mund t’i jepen krijesave tė Tij veēse duke vendosur pėrpara fjalėn abd (rob). Disa emra tė Allahut nė formėn e tyre tė pa shquar si p.sh. rauf (i dhembshėm) dhe rahim (i mėshirshėm) janė tė lejuar pėr njerėzit sepse Allahu i ka pėrdorur kėto pėr tė pėrshkruar cilėsitė e resulit s.a.u.s.



    ] لقد جاءكم رسول من أنفسكم عزيز عليه ما عنتم حريص عليكم بالمؤمنين رءوف رحيم [



    “Juve ju erdhi njė i dėrguari nga lloji juaj, atij i rėndojnė vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i dhembshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt. “ (9:128)



    Por Er-Rauf (i Dhėmshuri) dhe Er-Rahim (i Mėshirėshmi) mund tė pėrdoren pėr njerėzit vetėm n.q.s. paraprihen nga pjesa abd, p.sh. Abdur-Rahim apo Abdur-Rauf sepse kėto emra nė formėn e tyre tė shquar paraqesin njė nivel tė tillė pėrsosmėrie qė i pėrket vetėm Allahut. Gjithashtu emrat si p.sh. Abduresul (robi i resulit), Abdunebij (robi i nebiut), Abdulhusejn (robi i Husejnit) me tė cilėt njerėzit e emėrtojnė veten e tyre si rob tė dikujt tjetėr veē Allahut janė tė ndaluara. Bazuar nė kėtė gjė resuli s.a.u.s. i ndaloi muslimanėt qė t’i quanin apo t’i thėrrisnin ata qė ata kishin nėn pronėsi Abdij (robi im ) apo Ametij (robėresha ime).




    [10] “Ndėrkaq ditėn e shtatė Pėrėndia mbaroi veprėn qė kishte kryer dhe ditėn e shtatė u ēlodh nga gjithė veprat qė kishte kryer.” (Zanafilla 2:2)
    [11] Nė kontrast me kėtė Allahu nė Kur’an thotė:
    ] … لا تأخذه سنة و لا نوم … [
    “… Atė nuk e kap as lodhje (kotje) as gjumė …” (2:255)
    [12] “Kėshtu Zoti ndryshoi mendimin lidhur me tė keqen qė kishte thėnė se do ti bėnte popullit tė Tij” (Eksodi 32:14)
    [13] Muhamed Rida el-Muzafer thotė nė librin e tij “Faith of shiia Islam”—“Ne besojmė se, ashtu si profeti, njė imam duhet tė jetė i pagabueshėm , d.m.th. nuk bėn gabime tė dukshme apo tė padukshme (brenda vetes sė tij , apo gabime nė shpirt), tė vetėdijshme apo tė pavetėdijshme, qė nga lindja deri nė vdekje, sepse imamėt janė ruajtėsit e Islamit dhe ai ėshtė nėn mbrojtjen e tyre.” (f.32) shiko gjithashtu librin “Islami” nga Sejid Said Ahtar Rizvi f.35
    [14] El-Muzafer mė poshtė thotė: “Ne pohojmė se fuqia e imamėve nė drejtim (tė pranimit) tė inspirimit ka arritur me anėn e kėtij hyjnizimi – fuqi e thėnė menjėherė, pa pasur nevojė pėr arsyetimet metodologjike apo pėr udhėheqje nga ndonjė mėsues.”
    [15] El-Komeni thotė: “Natyrisht imami ka njė vend tė nderuar, njė rang tė lartėsuar, … , sovranitet dhe zotėrim mbi tė gjitha pjesėt e krijimit.” (Aajetullah Musaui el-Komeni, el-Hukumeh el-Islamije f.52).
    Sa budalla eshte "Odisea"

  4. #4
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Teuhidi el-Ibade (njėsimi i Allahut nė adhurim)



    Megjithė fushėn e gjerė tė dy kategorive tė para tė teuhidit besimi i fortė vetėm nė to nuk pėrmbush kėrkesat Islame tė teuhidit. Qė kėto kėrkesa tė plotėsohen duhet qė teuhidi Rububije dhe Esmaa ues-Sifaat tė shoqėrohen me plotėsuesin e tyre, teuhidin el-Ibade. Kjo gjė argumentohet nga fakti se idhujtarėt e kohės sė resulit s.a.u.s. pohonin shumė aspekte tė dy formave tė para tė teuhidit. Nė Kur’an Allahu e urdhėron resulin s.a.u.s t’i thotė idhujtarėve:



    ] قل من يرزقكم من السماء و الأرض أمن يملك السمع و الأبصار و من يخرج الحى من الميت و يخرج الميت من الحى و من يدبر الأمر فسيقولون الله … [



    “Thuaj:”Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka nė dorė tė dėgjuarit e tė parit (tuaj), kush e nxjerr tė gjallin nga i vdekuri dhe e nxjer tė vdekurin nga i gjalli, kush rregullon ēdo ēėshtje?“ Ata thonė:”Allahu … “ (10:31)



    “Po nėse ti i pyet: “Kush i krijoi ata, me siguri do tė thonė: “Allahu.” E si pra i kthejnė shpinėn.” (43:87)



    “Dhe nėse ti i pyet ata: “Kush e lėshon shiun nga qielli dhe me tė e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj?” Ata thonė: “Allahu.” …” (29:63)



    Tė gjithė idhujtarėt Mekas e dinin se Allahu ishte Krijuesi i tyre, Mbajtėsi i tyre, Zoti i tyre megjithatė kjo dije qė ata kishin nuk i bėri ata musliman. Nė fakt Allahu thotė:



    ] و ما يؤمن أكثرهم بالله إلا و هم مشركون [



    “Shumica nuk e beson ndryshe Allahun vetėm se duke i shoqėruar (zota tė tjerė).” (12:106)



    Komentimi i Muxhahidit[16] pėr kėtė ajet ėshtė si mėposhtė: Besimi i tyre nė Allah tregohet nga pohimet e tyre, ‘Allahu na krijoi, Ai na furnizon siguron dhe merr jetėn tonė’, megjithatė kjo nuk i ndaloi ata tė adhuronin zota tė tjerė bashkė me Allahun.[17] Nga ajetet e pėrmendura mė parė ėshtė e qartė se kufarėt (jobesimtarėt) e njihnin sovranitetin, dominimin dhe fuqinė e Allahut. Nė fakt ata i pėrmbushnin disa lloje adhurimesh nė drejtim tė Allahut si p.sh. haxhi, bamirėsia, kurbanėt, betimet, bile nė kohė fatkeqėsish ose ngjarjesh tė jashtėzakonshme ata i luteshin Allahut. Bile ata deklaronin se po ndiqnin fenė e Ibrahimit. Pėr kėtė shkak Allahu shpalli ajetin:



    ] ما كان إبرهيم يهوديا و لا نصرانيا و لكن كان حنيفا مسلما و ما كان من المشركين [



    “Ibrahimi nuk ka qenė as jehudi (ēifut) as i krishterė, por ai ishte larg besimeve tė kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarėve” (3:67)



    Kishte disa nga paganėt mekas qė besonin nė ringjallje dhe gjykim bile dhe nė kader. Prova tė bollshme pėr besimin e tyre mund tė gjejmė nė poezitė para Islame. P.sh. poeti Zuhejr ka thėnė: “Shtyhet (shpėrblimi i veprave)dhe vendoset nė njė libėr ku edhe ruhet pėr ditėn e gjykimit ose nxitohet drejt shpagimit.” Antarah citohet se ka thėnė: “O Abil, ku do tė shkosh (pėr tė shpėtuar) nga vdekja, n.q.s Zoti im nė qiell[18] e ka caktuar atė.”[19] Megjithėse mekasit pohonin njė pjesė tė teuhidit Allahu i klasifikon ata si kufarė dhe mushrikė (pagan) thjesht sepse ata adhuronin zota tė tjerė bashkė me adhurimin e tyre ndaj Allahut. Pra, teuhidi el-Ibade (njėsimi i Allahut nė adhurim) ėshtė shumė i rėndėsishėm. Tė gjitha format e adhurimit duhet t’i drejtohen vetėm Allahut sepse vetėm Ai e meriton adhurimin dhe ėshtė vetėm Ai qė mund t’a ndihmojė njeriun, si rezultat i adhurimit tė Tij (Allahut) nga ana e njeriut.- Nuk ka nevojė pėr ndonjė formė ndėrmjetėsimi apo ndėrmjetės midis njeriut dhe Allahut. Allahu e ka theksuar rėndėsinė e adhurimit direkt (tė drejpėrdrejtė) vetėm tė Tij duke na e bėrė tė qartė se ky ishte qėllimi kryesor i krijimit tė njeriut dhe esenca e mesazhit tė sjellė nga gjithė tė dėrguarit. Allahu thotė:



    ] و ما خلقت الجن و الإنس إلا ليعبدون [



    “Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr veē qė tė mė adhurojnė.” (51:56)



    ] و لقد بعثنا فى كل أمة رسولا أن اعبدوا الله و اجتنبوا الطاغوت … [



    “Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t’u thonė: “Adhuroni vetėm Allahun e largojuni djajve (adhurimit tė tyre).” ….” (16:36)



    Kuptimi plotėsisht i qėllimit tė krijimit ėshtė pėrtej aftėsive tė lindura tė njeriut. Njeriu ėshtė njė qenie e krijuar e kufizuar dhe si e tillė nuk mund tė shpresojė tė kuptojė veprimet e Allahut qė ėshtė i pa tė meta. (Kėshtu qė) Allahu bėri njė pjesė tė natyrės sė njeriut t’a adhuronte Atė, dhe Ai dėrgoi tė dėrguarit dhe librat e shpalljeve hyjnore pėr tė qartėsuar aspektet e krijimit qė ishin brenda aftėsive mendore tė njeriut pėr t’u kapur (kuptuar). Ashtu siē u pėrmend pak mė parė ky qėllim ėshtė: adhurimi vetėm i Allahut (teuhidi el-Ibade) ky ishte gjithashtu dhe mesazhi kryesor i tė dėrguarve. Si rrjedhim gjynafi mė i rėndė ėshtė shirku, adhurimi i tė tjerėve nė vend tė Allahut ose bashkė me Tė. Nė suren el-Fatiha ajeti 4 thotė: “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm te Ty kėrkojmė ndihmė.” Kjo ėshtė njė thėnie e qartė qė tregon se tė gjitha format e adhurimit duhet t’i drejtohen vetėm Atij qė mund t’i pėrgjigjet, Allahut. Resuli s.a.u.s ka thėnė: “Nėse kėrkon (diēka) nė lutje kėrkoje vetėm prej Allahut, dhe nėse kėrkon ndihmė kėrkoje atė vetėm prej Allahut.” [20] Allahu e ka theksuar nė shumė ajete se Ai ėshtė pranė njeriut dhe nuk ka nevojė pėr ndėrmjetėsues.



    ] و إذا سألك عبادى عنى فإنى قريب أجيب دعوة الداع إذا دعان فليستجيبوا لى و ليؤمنوا بى لعلهم يرشدون [



    “E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua , Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejtė tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua.” (2:186)



    ] و لقد خلقنا الإنسن و نعلم ما توسوس به نفسه و نحن أقرب إليه من حبل الوريد [



    “Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimė se ē’pėshpėrit ai nė vetvete dhe Ne jemi mė afėr tij se damari (qė i rreh) i qafės sė tij.” (50:16)



    Konfirmimi i teuhidit el-Ibade kėrkon domosdoshmėrisht mohimin e tė gjitha formave tė ndėrmjetėsimit ose shoqėrimit tė partnerėve me Allahun. N.q.s. dikush i lutet tė vdekurve duke kėrkuar ndikimin e tyre nė jetėn e kėsaj botė ose nė shpirtrat e atyre qė nuk janė nė kėtė botė, ata i kanė shoqėruar partner Allahut sepse e kanė ndarė adhurimin midis Allahut dhe krijesave tė Tij. Resuli a.s ka thėnė mjaft qartė: “Lutja (duaja) ėshtė adhurim.” [21] Nė Kur’an Allahu i lartėsuar ka thėnė:



    ]… أ فتعبدون من دون الله ما لا ينفعكم شيئا و لا يضركم [



    “… A po adhuroni pra nė vend tė Allahut asish qė nuk u sjellin kurfarė dobie as dėm?” (21:66)



    ] إن الذين تدعون من دون الله عباد أمثالكم … [



    “S’ka dyshim se ata qė po i adhuroni ju, veē Allahut, janė tė krijuar ashtu si ju …” (7:194)



    N.q.s. dikush i lutet resulit s.a.u.s., tė ėshtėėquajturve shenjtorė, xhinėve apo melekėve duke i kėrkuar atyre ndihmė ose duke iu lutur atyre qė t’i kėrkojnė Allahut ndihmė pėr tė, ai person ka bėrė shirk. Koncepti i “Gauth -i-Azam” (el-Gauth el-A'dhėm) njė titull i vėnė nga injorantėt Abdulkadir el-Xhilanit[22] ėshtė gjithashtu njė shprehje e shirkut nė kėtė kategori teuhidi. Titulli nga ana letrare do tė thotė ‘shpėtimtari mė i madh; mė i afti pėr tė shpėtuar dikė nga rreziku’ njė pėrshkrim i tillė i pėrket vetėm Allahut. Kur ndodh ndonjė fatkeqėsi disa njerėz e thėrrasin Abdulkadirin me kėtė titull duke kėrkuar ndihmėn dhe mbrojtjen e tij megjithėse Allahu ka thėnė nė Kur’an:



    ] و إن يمسسك الله بضر فلا كاشف له إلا هو … [



    “Nėse Allahu tė godet me ndonjė tė keqe, s’ka kush qė t’a largojė atė veē Tij, …” (6:17)



    Kur mekasit u pyetėn pėr adhurimin qė ata i drejtonin idhujve, ata u pėrgjigjėn:



    ] … ما نعبدهم إلا ليقربونا إلى الله زلفى … [



    “…Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr, vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr Allahut …” (39:3)



    Idhujt pėrdoreshin vetėm si ndėrmjetėsues, pėr kėtė Allahu i quajti ata (mekasit) idhujtarė. Ata njerėz midis muslimanėve qė kėmbėngulin nė lutjen e tė tjerėve veē Allahut apo bashkė me Tė do bėnin mirė tė reflektonin mbi kėtė fakt. Kristianėt e influencuar nga mėsimet e Saulit nga Tarsusi (mė vonė u quajt Pal) e bėnė Zot tė dėrguarin Isa (Jezusin) dhe filluan t’i drejtonin lutjet e tyre atij dhe nėnės sė tij. Katolikėt kanė shenjtorė pėr ēdo rast, nė drejtim tė tė cilėve ata drejtojnė lutjet e tyre duke besuar se kėta shenjtorė mund tė influencojnė direkt nė punėt e kėsaj botė. Gjithashtu katolikėt i pėrdorin priftėrinjtė e tyre si ndėrmjetėsues midis tyre dhe Zotit sepse ata besojnė (ky besim ėshtė krejtėsisht i gabuar) se priftėrinjtė janė mė afėr Zotit pėrshkak tė beqarisė dhe pėrkushtimit tė tyre, kėshtu qė Zoti i pėrgjigjet mė shumė atyre. Shumica e sekteve Shi’ite i kanė kushtuar orė tė caktuara, nė ditė tė caktuara tė javės pėr t’iu lutur Aliut, Fatimes[23] , Hasanit dhe Husenit kjo pėr shkak tė besimit tė tyre nė ndėrmjetėsim.

    Adhurimi nė pikpamjen Islame pėrfshin mė shumė se namazi, argjėrimi, dhėnia e zekatit, haxhi dhe kurbani. Ai pėrfshin emocionet si dashuria, besimi dhe frika tė cilat kanė grada tė caktuara nė tė cilat ato duhet t’i drejtohen vetėm Allahut. Allahu i ka pėrmendur kėto emocione nė Kur’an dhe ka tėrhequr vėmendjen qė tė mos teprohet nė to:



    ] و من الناس من يتخذ من دون الله أندادًا يحبونهم كحب الله و الذين ءامنوا أشد حبا لله … [



    “E nga njerėzit ka nga ata qė nė vend tė Allahut besojnė idhujt, qė i duan ata, sikur Allahun, po dashuria e atyre qė besuan Allahun ėshtė shumė mė e fortė ….” (2:165)



    ] ألا تقاتلون قوما نكثوا أيمانهم و هموا بإخراج الرسول و هم بدءوكم أول مرة أتخشونهم فالله أحق أن تخشوه إن كنتم مؤمنين[



    “Pėrse tė mos e luftoni njė popull qė thyen zotimet e veta dhe tentuan tė dėbojnė tė dėrguarin? Nė tė vėrtetė ata ua filluan tė parėt luftėn. A u frikėsoheni atyre? Mė e drejtė ėshtė t’i frikėsoheni Allahut, nėse jeni besimtarė.” (9:13)



    ] … و على الله فتو كلوا إن كنتم مؤمنين [



    “… Dhe vetėm Allahut mbėshtetjuni nėse jeni besimtarė tė sinqertė.” (5:23)



    Meqėnėse termi Ibadet do tė thotė bindje e plotė dhe Allahu ėshtė Ligjėvėnėsi, futja e sistemeve ligjore jo tė bazuara nė Sheriat ėshtė njė veprim mosbesimi nė ligjin e Allahut dhe besimi nė korrektėsinė e kėtyre sistemeve. Njė besim i tillė pėrbėn njė formė adhurimi tė tė tjerėve veē Allahut (d.m.th. personi qė e bėn kėtė ka bėrė shirk). Allahu thotė nė Kur’an:



    “… E kush nuk gjykon me atė qė e zbriti Allahu ata janė kafira (mohues).” (5:44)



    Nė njė rast shoku i resulit s.a.u.s. Adij ibn Hatim, qė ishte kthyer nga kristian nė musliman, dėgjoi resulin s.a.u.s. qė kėndoi ajetin e Kur’anit, “Ata i konsideruan ahbarėt (priftėrinjtė jehudi) e tyre , ruhbanėt (murgjit e krishterė) tė tyre … pėr zota veē Allahut …” (9:31), atėherė ky tha: “Vėrtetė ne nuk i adhuronim ata.” Resuli s.a.u.s u kthye nga ai dhe tha: “A nuk i bėnin ata tė ndaluara (harram) ato qė Allahu i kishte lejuar (hallall)[24], dhe ju tė gjithė i bėnit ato harram, dhe a nuk i bėnin ata hallall ato qė Allahu i kishte bėrė harram[25] dhe ju tė gjithė i bėnit ato hallall?” Ai u pėrgjigj: “Natyrisht ne i bėnim.” Atėherė resuli s.a.u.s. tha: “Pikėrish kjo ėshtė adhurimi i tyre.” (mbledhur nga et-Tirmidhi)

    Kėshtu qė njė pjesė e rėndėsishme e teuhidit el-Ibade pėrfshin futjen e sheriatit, veēanėrisht nė vendet ku muslimanėt pėrbėjnė shumicėn e popullsisė. Sheriati duhet tė rishfaqet nė shumė vende tė ashtuquajtura muslimane ku qeveritė qeverisin sipas interesave tė kapitalistėve tė mėdhenj ose sipas kushtetutave komuniste dhe ligji Islam ose ėshtė zhdukur plotėsisht ose ėshtė lėnė nė zona mė pak rėndėsi. Nė vendet muslimane ku ligji Islam ėshtė vetėm nė libra dhe nė fuqi janė ligje tė tjera duhet vendosur sheriati ashtu siē i pėrket atij, nė tė gjitha fushat e jetės. Pranimi i ligjeve jo Islame nė vend tė sheriatit nė vendet muslimane ėshtė shirk dhe njė vepėr kufri. Ata qė kanė mundėsi pėr t’a ndryshuar duhet t’a bėjnė atė, ndėrsa ata qė nuk kanė mundėsi pėr kėtė duhet tė propogandojnė kundėr ligjeve tė kufrit dhe tė thėrrasin pėr vendosjen e sheriatit. N.q.s. dhe kjo bėhet e pamundur qeveria jo Islame duhet urryerr dhe pėrbuzur sinqerisht pėr hirė tė kėnaqėsisė sė Allahut dhe mbrojtjes sė teuhidit.






    [16] Muxhahid ibn Xhubejr el-Meki (642-722) ishte nxėnėsi mė i shquar i Ibn Abasit. Tefsiri i tij u plotėsua nga Abdur-Rahman et-Tahir dhe u botua nė dy volume me titull tefsiri Muxhahid.
    [17] Mbledhur nga Ibn Xherir et-Tabari.
    [18] Nė fakt Allahu ėshtė mbi Arsh, mbi krijimin e Tij (shėnim i pėrkthyesit).
    [19] Pėrmendur nė Tejsiri El-azizi El-hamid e Sulejman ibn Abdullah Abdul-Uehabit f.34
    [20] Trasmetuar nga Ibn Abasi dhe mbledhur nga et-Tirmidhi.
    [21] Sunnan Ebu Dauud v.1 f.387 n.1474.
    [22] Abdulkadiri (1077-1166) ishte drejtor i njė shkolle Hambeli dhe Ribati (teqe) nė Bagdat. Leksionet e tij (tė mbledhura nė el-Fath er-Rabbane) ishin nė pėrputhje tė plotė me interpretimin mistik tė Kur’anit. Ibn Arabiu (lindur nė 1165) e ka quajtur atė kutb (poli i botės) tė kohės sė tij dhe ka thėnė se ai kishte njė rang qė e vinte atė mbi tė gjitha qeniet veē Zotit. Ali ibn Jusuf esh-Shetanaufi (vdiq nė 1134) shkruajti njė libėr me titull el-Esraar (1304) nė tė cilin ai i atribonte shumė mrekulli Abdulkadirit. Sekti Sufi Kadiri ėshtė quajtur sipas emrit tė tij dhe ndjek (deri diku) rregullat dhe ushtrimet shpirtėrore tė tij. (Enciklopedia e shkurtuar e Islamit f.5-7 dhe 202-205).
    [23] Fatimja ishte vajza mė e vogėl e resulit s.a.u.s e cila u martua me kushuririn e resulit s.a.u.s. Ali ibn Ebi Talib dhe Hasani dhe Huseni ishin bijtė e tyre.
    [24] Klerikėt kristianė e bėnė harram martesėn me mė shumė se njė grua dhe martesėn me kushėririn e parė. Katolikėt romakė i ndaluan priftėrinjtė qė tė martoheshin dhe ndaluan gjithashtu edhe divorcin nė pėrgjithėsi.
    [25] Kisha kristiane e bėri hallall konsumimin e mishit tė derrit , gjakut dhe alkoolit. Disa prej tyre e bėnė tė lejuar edhe vizatimin dhe bėrjen e statujave qė e pėrshkruanin Zotin si njeri.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  5. #5
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    2-Kategoritė e shirkut



    Studimi i teuhidit nuk konsiderohet i plotė pa njė analizė tė kujdesshme tė sė kundėrtės sė tij, shirkut. Nė kėtė kapitull shirku do tė trajtohet si pikė e veēantė, pėr vetė rėndėsinė e madhe tė tij qė dėshmohet edhe nga ajeti i Kur’anit,



    ] إن الله لا يغفر أن يشرك به و يغفر ما دون ذالك لمن يشاء … [



    “S’ka dyshim se Allahu nuk fal t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarin), e pėrveē kėsaj i fal kujt do …” (4:48)



    Pėr shkak se shirku mohon qėllimin e krijimit tė njeriut ai ėshtė gjynafi mė i rėndė dhe ėshtė i pafalshėm (nėse njeriu vdes me kėtė besim shėn .red.).

    Shirk nga ana gjuhėsore do tė thotė partnerizim, ortakėsi, shoqėrim ndėrsa nga ana fetare ai i referohet veprimit tė shoqėrimit tė partnerėve Allahut nė ēdo lloj formė qė paraqitet ky shoqėrim. Nė fillim do tė shikojmė rastet kryesore nė tė cilat shirku mund tė shfaqet nė teuhidin Rububije, pastaj nė teuhidin Esmaa us-Sifaat dhe nė fund nė teuhidin el-Ibade.



    Shirku nė Rububije


    Kjo kategori shirku ka tė bėjė me besimin se tė tjerė ndajnė Sundimin, Zotėrimin e Allahut mbi krijim, si tė barabartė me Tė ose afėrsisht tė barabartė, apo me besimin se nuk ka Zot. Shumica e sistemeve fetare bien nė aspektin e parė tė shirkut nė Rububije, ndėrsa pėrsa i pėrket filozofėve dhe filozofive tė tyre ato bien kryesisht nė aspektin e dytė (tė shirkut).

    (a) Shirku i shoqėrimit

    Besimet qė bien nė kėtė nėnkategori shirku janė ato besime nė tė cilat njihet njė Zot kryesor ose njė Qėnie Supreme megjithatė dominimi, sundimi i Tij ndahet me zota tė tjerė mė tė vegjėl (kėto mund tė jenė shpirtra, tė vdekshėm, trupa qiellorė ose objekte tokėsore). Sisteme tė tilla besimi quhen zakonisht nga teologėt dhe filozofėt si as monoteiste (qė besojnė nė njė Zot) as politeiste (qė besojnė nė shumė zota). Sipas Islamit tė gjitha kėto sisteme janė politeiste dhe shumė prej tyre paraqesin gradė tė ndryshme tė devijimit nga sistemet fetare hyjnore tė shpallura, tė cilat tė gjitha ishin tė bazuara nė teuhid.

    Nė hinduizėm Qenia Supreme, Brahma ėshtė kuptuar si qėnie qė jeton, e kudo ndodhur, e pandryshueshme dhe e pėrjetshme, … , nė tė cilėn tė gjitha gjėrat kanė origjinėn dhe fundin e tyre. Zoti Brahma ėshtė krijuesi i personifikuar i universit qė formon njė trinitet me zotin e ruajtjes Vishnu dhe zotin e shkatėrimit Shiva.[26] Kėshtu qė shirku nė Rububije shprehet nė hinduizėm nga dhėnia e fuqive ruajtėse dhe shkatėrruese tė Zotit, zotave tė tjerė.

    Besimi kristian pohon se njė Zot e paraqet veten e Tij nė tre persona, atin, birin (Jezusin) dhe shpirtin e shenjtė. Kėta tre persona prapė se prapė shikohen si njė njėsi qė ndan njė substancė.[27] I dėrguari Isa (Jezusi) ėshtė bėrė zot nga kristianėt dhe sipas tyre ulet nė krahun e djathtė tė Zotit dhe gjykon botėn. Shpirti i shenjtė, qė nė shkrimet hebreje ėshtė mjeti me anėn e tė cilit Zoti ushtron fuqinė e Tij krijuese, nė mendimin kristian bėhet pjesė e kryesisė sė Zotit. Pali e bėri shpirtin e shenjtė veten e dytė tė Krishtit, udhėheqjen dhe ndihmėn e kristianėve, qė e tregoi veten pėr herė tė parė nė ditėn e Pentakostės.[28] Si rrjedhim shirku nė Rububije ndodh nė besimin kristian se Jezusi dhe shpirti i shenjtė janė partnerė tė Zotit nė tė gjithė dominimin e Tij, gjithashtu shirku shfaqet nė besimin e tyre se vetėm Jezusi gjykon mbi botėn dhe nė besimin se kristianėt ndihmohen dhe udhėhiqen nga shpirti i shenjtė.

    Koncepti Zorastian pėr Zotin qė ata e quajnė Ahura Mazda ėshtė se Ai ėshtė krijuesi i gjithēkaje tė mirė dhe ėshtė i vetmi qė meriton adhurimin absolut. Zjarri ėshtė njė nga shtatė krijimet e Ahura Mazdės dhe konsiderohet si biri ose pėrfaqėsuesi i tij. Por ata gjithashtu bėjnė shirk sepse besojnė se e keqja, dhuna dhe vdekja janė krijesa tė njė zoti tjetėr tė quajtur Angara Mainju qė ata e paraqesin me simbolin errėsirė.[29] Pra, sovraniteti i Zotit mbi tė gjithė krijimin ndahet me njė shpirt tė keq i ngritur nė nivelin e njė zoti kundėrshtar pėrshkak tė dėshirės sė njerėzve pėr tė mos i atribuar tė kėqija Zotit.

    Nė fenė Joruba, e ndjekur nga 10 milion njerėz (kryesisht nė Nigeri), ėshtė njė Zot suprem, Olorius (Zoti i qiellit) ose Olodumare. Megjithatė feja moderne Joruba karakterizohet nga adhurimi i Orishės , kėshtu qė kjo fe shfaqet si politeizėm strikt. Si rrjedhim pasuesit e kėsaj feje bėjnė shirk nė Rububije nga dhėnia e funksioneve tė Zotit zotave mė tė vegjėl dhe shpirtrave.

    Zulut e Afrikės sė Jugut besojnė nė njė Zot, Unkulukulu, qė do tė thotė i lashti, i pari, mė i nderuari. Titujt kryesor tė tyre pėr Zotin janė; Nkosi Jafizulu (Zoti i qiellit) dhe Umvelinganki (qė u shfaq i pari). Zoti i tyre paraqitet si mashkull i cili me tokėn femėr nxori nė dritė botėn njerėzore. Bubullima dhe vetėtima janė nė fenė Zulu veprime tė Zotit, kurse sėmundjet apo vėshtirėsitė nė jetė shkaktohen nga stėrgjyshėt ‘Idlozi’ ose ‘Abafansi’(ata nėn tokė). Stėrgjyshėrit e tyre gjithashtu mbrojnė jetėn , kėrkojnė pėr ushqim, janė tė kėnaqur me rituale dhe sakrifica, ndėshkojnė neglizhimin dhe marrin pozicionin e falltorėve (in-junga).[30] Shirku nė Rububije nė fenė Zulu shfaqet jo vetėm nė konceptin e tyre tė krijimit tė botės njerėzore, por gjithashtu dhe nė dhėnien e tė mirave ose tė kėqijave nė jetėn e njeriut punės sė shpirtrave fisnor (stėrgjyshėve).

    Midis disa muslimanėve shirku nė Rububije shfaqet nė besimin e tyre se shpirtrat e njerėzve tė shenjtė ose tė drejtė mund tė ndihmojnė nė punėt e kėsaj botė bile dhe pas vdekjes sė tyre. Ata besojnė se kėto shpirtra mund tė plotėsojnė nevojėn e dikujt pėr tė larguar fatkeqėsitė dhe tė ndihmojnė kėdo qė i thėrret (i lutet) ata. Prandaj adhuruesit e varreve i japin shpirtrave tė njerėzve aftėsinė hyjnore tė shkaktimit tė ngjarjeve nė kėtė jetė, nė tė vėrtetė vetėm Allahu mund t’i shkaktojė ato. E pėrbashkėta midis shumė sufistėve ėshtė besimi nė ‘Rixhalul-gajbi’ (njerėzit e botės sė padukshme) drejtuesi i tė cilėve pushton vendin e quajtur ‘kutb’(poli i botės) nga ku drejton punėt e kėsaj botė.[31]

    (b) Shirku nga mohimi

    Nė kėtė nėnkategori futen filozofi dhe ideologji tė ndryshme tė cilat mohojnė ekzistencėn e Zotit direkt ose indirekt. Nė disa raste pohohet mos ekzistenca e Zotit (p.sh. ateizmi), ndėrsa nė disa tė tjera deklarohet ekzistenca e Zotit, por mėnyra nė tė cilėn Zoti kuptohet nė tė vėrtetė mohon ekzistencėn e Tij (p.sh. panteizmi).

    Ka pak “sisteme” tė vjetra fetare nė tė cilat Zoti nuk ekziston. Mė kryesori i tyre ėshtė ai qė i atribuohet Gotama Budės. Budizmi, njė lėvizje reformiste nė hinduizėm qė kundėrshtoi kastėn e sistemit, lindi rreth shekullit tė 6 p.e.s. nė tė njėjtėn periudhė me Xhainizmin. Gjatė shekullit tė 3 p.e.s. ajo u bė fe shtetėrore. Mė nė fund ajo u asimilua nga Hinduizmi, ndėrsa Buda vetė u bė njėri prej mėshirimeve tė Zotit. Budizmi hinajana, mė e hershmja dhe mė striktja prej dy interpretimeve tė budizmit, qė u shfaq pas vdekjes sė Budės shprehet qartė se nuk ka Zot; kėshtu qė barra e shpėtimit i pėrket vetėm individit.[32] Ky tipar i lashtė i budizmit mund tė klasifikohet si njė shembull i shirkut nė Rububije ku egzistenca e Zotit mohohet nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė. Njėsoj, nė mėsimet e xhainizmit vendosur nga Vardhamana, nuk ka Zot, por shpirtra tė lirė qė arrijnė diēka prej kėtij statusi duke qėnė tė pavdekshėm dhe duke ditur gjithēka; komuniteti fetar i tyre i trajton kėta shpirtra sikur ata janė zota, duke ndėrtuar tempuj pėr ta dhe duke adhuruar imazhet e tyre.[33]

    Njė tjetėr shembull ėshtė ai i faraonit tė kohės sė tė dėrguarit Musa a.s. Allahu pėrmend nė Kur’an se ai mohonte egzistencėn e Zotit duke i thėnė Musait dhe egjiptianėve se vetėm ai (faraoni) ishte i vetmi Zot i krijesave. Allahu e citon atė duke i thėnė Musait “… Nėse ti beson Zot tjetėr pėrveē meje do tė gjendesh nė mesin e tė burgosurve.” (26:29), dhe popullit “…Unė jam zoti juaj mė i lartė.” (79:24).

    Nė shekujt 19-20 disa filozofė evropianė pohuan mos ekzistencėn e Zotit nė atė qė njihet si “Vdekja e filozofisė sė Zotit”. Filozofi gjerman Filip Meinlendėr (1841-1876), nė shkrimin e tij kryesor, “Filozofia e shpėtimit” 1876, thotė se bota filloi me vdekjen e Zotit, mbasi Zoti ėshtė njė parim i njėsisė, i copėtuar nė shumėllojshmėrinė e kėsaj botė dhe njė princip i kėnaqėsisė i mohuar nė ligjin e vuajtjes qė dominon botėn.[34] Nė “Prussia Friedrich Nietzsche (1844-1900)” mbėshtetet idea e “vdekjes sė Zotit” duke hedhur tezėn se Zoti nuk ėshtė gjė tjetėr veēse projektim i ndėrgjegjes sė njeriut dhe se njeriu ishte ura pėr te supernjeriu.[35] Zhan Pol Sartri, njė filozof francez i shekullit tė njėzetė, gjithashtu i bėri jehonė mendimit tė “vdekjes sė Zotit”. Ai deklaroi se Zoti nuk mund tė ekzistojė sepse Ai ėshtė njė kontradiktė nė terma. Ideja e Zotit sipas tij ėshtė njė sajesė tė cilėn njeriu e bėri tė jetė ashtu siē ėshtė dhe vetė.[36]

    Propozimi i Darvinit (vdiq nė 1882) se njeriu ishte thjesht njė majmun i glorifikuar u adoptua gjerėsisht nė teoritė e shkencėtarėve dhe filozofėve socialė tė shekullit tė 19, si diēka qė provonte bazat “shkencore” pėr mos ekzistencėn e Zotit. Nė ditėt tona mbajtėsit e kėtij besimi janė pasuesit e Karl Marksit, komunistėt dhe shkencėtarėt socialistė, qė deklarojnė se origjina e ēdo gjėje nė egzistencė ėshtė ēėshtje rastėsie. Ata mė vonė deklaruan se Zoti ėshtė imagjinatė e njeriut e krijuar nga klasat sunduese pėr tė justifikuar ligjin e trashėguar tė tyre dhe pėr tė larguar vėmendjen e masave tė shtypura nga realiteti ku ato jetojnė.

    Njė formė e kėtij shirku midis muslimanėve ėshtė ai i sufistėve si Ibn Arabiu qė thotė se vetėm Allahu ekziston (gjithēka ėshtė Allahu dhe Allahu ėshtė gjithēka). Ata mohojnė ekzistencėn e ndarė tė Allahut (si qenie sh.p.) dhe me anė tė kėsaj ata mohojnė vetė ekzistencėn e Tij. Kjo ide gjithashtu u shpreh nė shekullin e XVII nga gjermano-ēifuti Baruch Spinoza (filozof) i cili deklaroi se Zoti ėshtė shuma e pėrgjithshme e tė gjitha pjesėve tė universit duke pėrfshirė dhe njeriun.



    Shirku nė Esmaa ues-Sifaat



    Shirku nė kėtė kategori pėrfshin edhe praktikėn e zakonshme pagane qė i jep Allahut cilėsitė e krijesave tė Tij edhe veprimet qė i japin gjėrave tė krijuara cilėsitė dhe emrat e Allahut.

    (a) Shirku nga humanizimi

    Nė kėtė aspekt shirku nė Esmaa ues-Sifaat ku Allahut i jepen format dhe cilėsit e njerėzve dhe kafshėve. Meqenėse njeriu ėshtė superior ndaj kafshėve zakonisht idhujtarėt pėrdorin formėn e tij pėr tė paraqitur Zotin. Kėshtu, “imazhi” i Krijuesit shpesh pikturohet, modulohet apo gdhendet nė formėn e njeriut duke pasur karakteristikat e adhuruesve (njerėzve). P.sh. hindusėt dhe budistėt adhurojnė idhuj tė panumėrt nė formėn e njerėzve aziatikė dhe i konsiderojnė ata manifestime tė Zotit nė krijesa. Besimi i sotėm modern kristian se i dėrguari Jezus ishte mėshirim i Zotit, pra Krijuesi u bė krijesa e Tij, ėshtė njė tjetėr shembull tipik i kėtij lloj shirku. Ka pasur shumė tė ashtuquajtur piktorė tė mėdhenj kristianė si Mikelanxhelo (vdiq nė 1565) qė e kanė pikturuar Zotin si njė evropian i vjetėr, i zhveshur me mjekėr dhe flokė tė bardhė, tė gjatė e tė derdhur nė tavanin e njė kishe nė Vatikan (kisha nė anglisht quhet Sistine Chapell). Kėto piktura mbahen nė majat e nderimit nga bota kristiane.



    (b)Shirku nga hyjnizimi

    Kjo formė shirku ka tė bėjė me rastet kur qėnieve ose gjėrave tė krijuara i jepen emrat ose cilėsitė e Allahut. P.sh. arabėt e lashtė adhuronin idhuj tė cilėt ata i thėrrisnin me emra qė rridhnin nga emrat e Allahut. Tre idhujt e tyre kryesorė ishin: el-Laat emėr i marrė nga emri i Allahut el-Ilaah, el-Uza i marrė nga el-Aziz, dhe el-Menat i marrė nga emri el-Menan. Gjatė kohės sė resulit s.a.u.s nė rajonet e arabisė doli njė profet i rremė i quajtur Jemaameh, i cili mori emrin er-Rrahman qė i takon vetėm Allahut. Midis sekteve shiite ėshtė sekti Nusejri i Sirisė qė beson se kushuriri dhe dhėndri i resulit s.a.u.s., Ali ibn Ebi Talibi, ėshtė manifestim i Zotit dhe i jep atij shumė prej cilėsive tė Allahut[37]. Gjithashtu dhe Ismailinjtė, tė njohur dhe me emrin Aga Kanis e konsiderojnė udhėheqėsin e tyre, Aga Kanin, si Zot. Nė kėtė kategori pėrfshihen edhe Druzėt e Libanit qė besojnė se halifi Fatimi, El-Hakim bin Emrilah ishte manifestimi i fundi i Allahut midis njerėzve. Deklaratat e sufistėve se el-Halaxhi ėshtė njė me Zotin dhe si i tillė ekziston si manifestim i Krijuesit brenda krijesave tė Tij futet nė kėtė kategori shirku nė Esmaa ues-Sifaat. Spiritualistėt e ditėve moderne (njerėz qė pretendojnė se janė rrugė komunikimi midis botės sė tė vdekurve dhe botės sė gjallė sh.p.) si Shirli Meklein, J.Z.Najt etj. shpesh deklarojnė pėr veten e tyre se janė hyjni. Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit (E=mc², energjia ėshtė e barabartė me masėn shumėzim me katrorin e shpejtėsisė sė dritės) qė mėsohet nė tė gjitha shkollat nė fakt ėshtė shprehje e shirkut nė Esmaa eus-Sifaat. Kjo teori thotė se energjia as nuk mund tė krijohet as nuk mund tė shkatėrrohet; ajo thjesht transformohet nė materie dhe anasjelltas. Megjithatė, tė dyja materia dhe energjia janė gjėra tė krijuara dhe tė dyja do tė shkatėrohen siē thotė Allahu nė Kur’an:



    ] الله خالق كل شىء و هو على كل شىء وكيل … [



    “Allahu ėshtė krijuesi i ēdo gjėje …” (39:62)



    ] … كل من عليها فان … [



    “Ēdo gjė nė tė (nė botė) do mbarojė (zhduket) …” (55:26)



    Gjithashtu kjo teori nėnkupton se masa dhe energjia janė tė pėrjetshme duke mos pasur fillim as mbarim sepse ato janė supozuar tė pa krijuara dhe qė transformohen nga njėra te tjetra. Vetėm Allahu ėshtė pa fillim dhe fund pra kėto cilėsi i takojnė vetėm Atij.

    Teoria Darviniste e evolucionit ėshtė gjithashtu njė pėrpjekje pėr tė shpjeguar evolucionin e jetės nga format e thjeshta tė saj pa ndėrhyrjen e Zotit. Njėri prej udhėheqėsve darvinistė tė kėtij shekulli, Aldous Huksli, e shpreh kėtė mendim si mė poshtė:

    “Darvinizmi hoqi tėrėsisht nga sfera e diskutimeve idenė se Zoti ėshtė Krijuesi i organizmave.”[38]



    Shirku nė el-Ibade



    Nė kėtė kategori shirku futen veprimet e adhurimit qė i drejtohen tė tjerėve veē Allahut dhe shpėrblimi i adhurimit kėrkohet nga krijesat nė vend qė t’i kėrkohet Krijuesit. Shirku nė el-Ibade ndahet nė dy aspekte kryesore:

    (a) Shirku i madh

    Kjo formė shirku ndodh kur veprimet e adhurimit i drejtohen tė tjerėve veē Allahut. Ky shirk paraqet formėn mė tė dukshme tė idhujtarisė pėr tė cilėn profetėt u dėrguan nga Allahu nė mėnyrė qė ata t’i thėrrisnin njerėzit pėt t’u larguar prej saj (idhujtaris). Kjo gjė mbėshtetet nga ajeti:



    ] و لقد بعثنا فى كل أمة رسولا أن اعبدوا الله و اجتنبوا الطاغوت … [



    “Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t’u thotė: “Adhuroni Allahun dhe largojuni tagutėve (adhurimit tė tyre).” …” (16:36)



    Tagut do tė thotė diēka qė adhurohet bashkė me Allahun ose nė vend tė Tij. P.sh. dashuria ėshtė njė formė adhurimi e cila nė perfeksionin e saj duhet t’i drejtohet vetėm Allahut. Nė Islam dashuria ndaj Allahut shprehet me anė tė bindjes sė plotė ndaj Tij. Kjo dashuri nuk ėshtė ajo lloj dashurie qė njeriu ndjen nė mėnyrė natyrale nė drejtim tė krijesave, nė drejtim tė prindėrve, fėmijėve etj. Tė duash Allahun njėsoj si krijesat do tė thotė t’a ulėsh Allahun nė nivelin e krijesave tė Tij dhe kjo gjė pėrbėn shirk nė Esmaa ues-Sifaat. Pra, dashuria ndaj Allahut duhet tė jetė dashuri mė e madhe dhe kjo, ėshtė nėnshtrimi i plotė ndaj Tij. Allahu i thotė resulit s.a.u.s. t’i thotė besimtarėve:



    ] قل إن كنتم تحبون الله فاتبعونى يحببكم الله … [



    “Thuaj: “Nėse e doni Allahun atėherė ejani pas meje qė Allahu t’iu dojė …” (3:32)



    Resuli s.a.u.s gjithashtu i ka thėnė shokėve tė tij: “Asnjėri prej jush nuk ėshtė besimtar i vėrtetė derisa unė tė bėhem pėr tė mė i dashur se fėmija e tij, babai i tij dhe i tėrė njerėzimi.”[39] Dashuria pėr resulin s.a.u.s. nuk bazohet nė humanizėm por bazohet nė origjinėn hyjnore tė shpalljes sė tij. Kėshtu qė dashuria ndaj Allahut shprehet me anėn e bindjes sė plotė ndaj urdhėrave tė Tij. Nė shpalljen e fundit, Kur’anin, thuhet:



    ] من يطع الرسول فقد أطاع الله … [



    “Kush i bindet resulit, ai i ėshtė bindur Allahut. …” (4:80)



    ] قل أطيعوا الله و الرسول … [



    “Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe tė dėrguarit …” (3:32)



    Nė qoftė se njeriu lejon qė dashuria pėr ndonjė gjė ose dikė tjetėr tė jetė midis tij dhe Allahut ai e ka adhuruar kėtė gjė. Nė kėtė mėnyrė paratė mund tė bėhen zot i dikujt bile nė disa raste dhe dėshirat e kėtij njeriu mund tė bėhen si zot. Resuli s.a.u.s thotė: “Adhuruesi i dirhemit (lloj paraje) do tė jetė gjithmonė i mjerė.” [40] Allahu nė Kur’an thotė:



    “A e ke parė ti atė, qė pėr zot merr dėshirėn e vet …” (25:43)



    Tė kėqiat e shirkut nė Ibade (adhurim) theksohen nė mėnyrė tė veēantė pėr shkak se ai kundėrshton qėllimin e krijimit tė cilin Allahu e ka shprehur qartė nė Kur’an.



    ] و ما خلقت الجن و الإنس إلا ليعبدون [



    “Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr veē qė tė mė adhurojnė.” (51:56)



    Shirku i madh paraqet veprimin mė tė rėndė tė kundėrshtimit ndaj Zotit tė universit, kėshtu qė ai ėshtė gjynafi ekstrem. Ai ėshtė njė gjynaf kaq i madh sa qė fshin tė gjitha veprat e mira qė mund tė bėjė njė person dhe i garanton atij qė e bėn atė qėndrimin e pėrhershėm nė xhehennem. Fetė e kota bazohen kryesisht nė kėtė lloj shirku. Tė gjitha sistemet e bėra nga njeriu nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr i ftojnė pasuesit e tyre tė adhurojnė krijesat. Kristianėt thėrrasin pėr tė adhuruar njė njeri, Jezusin, pėr tė cilin ata thonė se ėshtė Zot (mėshirimi i Zotit). Katolikėt nga ana e tyre i luten Maries si “nėna e zotit”, ėgjėjve si Mikailit i cili nderohet nė 8 Maj dhe 29 Shtator,[41] (dita e Mikaelmės dhe sh.Mikaeli) si dhe shenjtorėve tė tjerė tė vėrtetė apo jo qofshin kėta. Muslimanėt qė bien nė kėtė kategori shirku janė ata qė i luten tė dėrguarit Muhammed s.a.u.s. ose personave tė tjerė, qė zakonisht i pėrkasin hierarkisė sufiste, duke besuar se ata mund t’i pėrgjigjen lutjeve tė tyre megjithėse Allahu ka thėnė qartė nė Kur’an:



    ] قل أرءيتكم إن أتاكم عذاب الله أو أتتكم الساعة أغير الله تدعون إن كنتم صادقين [



    “Thuaju: “Nėse u vjen dėnimi nga Allahu ose u vjen kijameti mė tregoni, nėse jeni tė sinqertė, a do thirrni kė tjetėr veē Allahut (pėr ndihmė)?” (6:40)



    (b) Shirku i vogėl

    Mahmud ibn Lubejd transmeton: I dėrguari i Allahut s.a.u.s. tha: “Gjėja pėr tė cilėn kamė mė shumė frikė pėr ju ėshtė shirku i vogėl.” Shokėt e pyetėn: “O i dėrguari i Allahut ēfarė ėshtė shirku i vogėl?” Ai u pėrgjigj: “Rijaja (bėrja e diēkaje pėr t’u dukur), sepse me tė vėrtetė Allahu do tė thotė ditėn e gjykimit kur njerėzit do marrin shpėrblimin e tyre, “Shko te ata te tė cilėt ti doje tė dukeshe nė botėn materiale dhe shiko nėse mund tė gjesh ndonjė shpėrblim prej tyre.”[42]

    Mahmud lubejd gjithashtu thotė: “Resuli s.a.u.s erdhi dhe tha: “O njerėz, ruhuni nga shirku i fshehtė!” Njerėzit pyetėn, “O resulullah, ēfarė ėshtė shirku i fshehtė?” Ai u pėrgjigj: “Kur njė njeri ngrihet pėr t’u falur dhe pėrpiqet t’a zbukurojė faljen e tij pėr shkak se njerėzit janė duke e parė atė, ky ėshtė shirku i fshehtė.” [43]



    Rijaja (shtirja)

    Rijaja ėshtė kryerja e ndonjė formė adhurimi pėr t’u dukur ose pėr t’u lavdėruar nga njerėzit. Ajo shkatėrron tė gjithė shpėrblimin qė ka vepra e mirė nė tė cilėn futet rijaja dhe sjell pėr atė qė e kryen, ndėshkim. Rijaja ėshtė mjaft e rrezikshme sepse ėshtė nė natyrėn e njeriut dėshira pėr t’u lavdėruar nga njerėzit apo miqtė e tij, prandaj njeriu duhet tė tregojė kujdesin maksimal ndaj saj dhe tė bėjė gjithēka qė ka nė dorė pėr t’a larguar atė. Qėllimi i besimtarėve ėshtė qė tė gjitha veprimet e jetės sė tyre t’ia kushtojnė Allahut, pėr kėtė arsye rijaja paraqitet si diēka shumė e keqe. Nė fakt, mundėsia qė njė besimtar i vėrtetė, i ditur tė kryejė shirk tė madh ėshtė e vogėl, sepse ai ėshtė mjaft i qartė, por pėr tė, si dhe pėr ēdo besimtar, mundėsia pėr tė rėnė nė rija ėshtė e madhe sepse ajo ėshtė e fshehtė. Ajo thjesht nėnkupton veprimin e ndryshimit tė nijetit (qėllimit). Ibn Abasi e ka pėrmendur kėtė gjė duke thėnė: “Shirku ėshtė mė i fshehtė se njė milingonė e zezė e futur nėn njė gur tė zi nė mes tė njė nate pa hėnė.”[44] Pra njė kujdes i madh duhet tė tregohet qė nijeti tė fillojė i pastėr dhe tė mbesė i pastėr sa herė qė kryen vepra tė mira. Pėr kėtė arsye thėnia e emrit tė Allahut ėshtė urdhėruar nė Islam para gjithė veprave tė rėndėsishme. Shumė dua janė pėrshkruar (thėnė,urdhėruar) nga resuli s.a.u.s. para dhe pas, tė gjitha veprimeve natyrale tė njeriut si ngrėnia, pirja, fletja, mardhėniet seksuale bile deri te shkuarja nė banjo, nė mėnyrė qė t’i kthejė kėto veprime tė pėrditshme nė veprime adhurimi dhe tė zhvillojė tek muslimanėt devotshmėrinė ndaj Allahut. Kjo devotshmėri e quajtur, tak’ua, siguron qė nijeti tė mbetet i pastėr. Resuli s.a.u.s. na ka mėsuar dua tė veēanta pėr t’u mbrojtur nga veprat e shirkut. Ebu Musa thotė: “Njė ditė resuli s.a.u.s. mbajti njė predikim duke thėnė, “O njerėz, friksojuni shirkut sepse ai ėshtė mė i fshehtė se sa kacavjerrja (ecja, ngjitja pa zhurmė) e njė milingone.” Ata qė deshi Allahu pyetėn, “Dhe si ta mėnjanojmė ne atė kur ai ėshtė mė i fshehtė se sa ecja (ngjitja pa zhurmė) e njė milingone, o resulullah?” Ai u pėrgjigjė, “Thuaj:



    اللّهُمَّ إنَّا نَعوُذُبكَ أنْ نُشْركَ شَيئًا نَعْلمَهُ وَ نَسْتَغْفِرُكَ لِمَا لاَ نَعْلَمهُ



    “Allahumme innaa ne’udhu bike en nushrike shej-en ne’alemuhu ue nestagfiruke limaa laa ne’alemuhu.” (O Allah, tė lutemi tė na mbrosh qė tė mos bėjmė shirkun qė e dimė dhe kėrkojmė falje pėr atė qė nuk e dimė.)[45]

    Nė kapitujt e mėvonshėm do tė shohim nė mėnyrė mė tė detajuar zonat mė tė spikatura nė tė cilat shirku nė tė tre aspektet e tij shfaqet mė shumė.






    [26] Fjalori i filozofisė dhe fesė f.66-67
    [27] Fjalori i feve f.337
    [28] Fjalori i filozofisė dhe fesė f.231
    [29] Fjalori i feve f.358
    [30] Ibid f.363
    [31] Enciklopedia e shkurtėr e Islamit f.55
    [32] Fjalori i filozofisė dhe fesė f.72
    [33] Fjalori i filozofisė dhe fesė f.262-263
    [34] Fjalori i filozofisė dhe fesė f.327
    [35] Ibid f.391
    [36] Fjalori i filozofisė dhe fesė f.508-9
    [37] Njė dokrinė tė tillė e gjejmė edhe tek Bektashinjt e vendit tonė. Sh.red.
    [38] Cituar nga Francis Hitching’s, The neck of the girafe f.254 nga Tax dhe Callenger 1960 v.3 f.45.
    [39] Trasmetuar nga Enesi dhe mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.1 f.20 n.13) dhe Muslimi (shiko S.Muslim eng-trans v.1 f.31 n.71).
    [40] Mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.8 f.294 n.443).
    [41] Willam Hasley, Colliers Encyclopedia (u.s.a. Crowell-Collier Education Foundation. 1970. V.16 f.110)
    [42] Trasmetuar nga Ahmedi, Tabaraani dhe Bejhaki nė Zuhd: shiko Tejsir el-Aziz el-Hamiid f.118
    [43] Mbledhur nga Ibn Huzejmeh.
    [44] Transmetuar nga Ibn Ebi Hatim dhe cituar nė Tejsirin el-Aziz el-Hamid f.587
    [45] Mbledhur nga Ahmedi dhe Tabaraani
    Sa budalla eshte "Odisea"

  6. #6
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    3- Marrėveshja e Allahut me Ademin







    Barzaku

    Islami kundėrshton besimin e hindusėve nė rimishėrim, apo transferim tė shpirtit, sipas tė cilit shpirti futet (banon) nė trupa tė rinj pas vdekjes sė trupit.[46] Ata qė e pėrqafojnė kėtė doktrinė besojnė nė principin e quajtur Karma[47] qė do tė thotė se veprat tė cilat njė person i akumulon gjatė jetės sė tij do pėrcaktojnė pozicionin (gradėn) nė tė cilėn ai do rilindė. N.q.s. ai ka qenė i keq do rilindet nė mitrėn e njė gruaje nga niveli mė i ulėt i shoqėrisė dhe duhet tė bėjė vepra tė mira qė tė rilindet nė njė nivel mė tė lartė. Nga ana tjetėr n.q.s. ka qenė i mirė do rilindet nė mitrėn e njė gruaje nga kastat e larta, si njė njeri i devotshėm ose i shenjtė dhe vazhdon tė rilindet nė gra tė niveleve akoma mė tė larta derisa arrin perfeksionin si anėtar i kastės Brahmin. Kur ai bėhet perfekt cikli i rilindjeve mbaron dhe shpirti i tij tretet dhe bashkohet me botėn e shpirtit, Brahma, nė proēesin qė njihet me emrin “Nirvana”. Sipas Islamit dhe tė gjitha feve hyjnore, kur njė person vdes ai nuk ringjallet deri nė ditėn e Ringjalljes. Pas shkatėrrimit i gjithė njerėzimi do tė ringjallet pėr t’u gjykuar nga Allahu, i vetmi qė meriton adhurimin. Qė nga koha kur vdes derisa ringjallet njeriu qėndron nė varr, qėndrim qė njihet nė arabisht me emrin “Barzakh”.[48] Nuk duhet tė duket e ēuditshme qė njė njeri qė ka vdekur mijėra vjet mė parė pret pėr mijėra vjet derisa mė nė fund ringjallet, sepse resuli s.a.u.s. ka thėnė se vdekja e dikujt ėshtė fillimi i ringjalljes sė tij. Kur njeriu vdes, njėmijė vjet i duken sa hapja dhe mbyllja e syve. Allahu e ka ilustruar kėtė realitet nė njė histori (sure Bekare) e cila tregon pėr njė njeri i cili dyshonte se Allahu do tė ringjallte njė fshat tė tėrė pas vdekjes sė tij. Kėshtu, Allahu bėri qė ai tė vdiste pėr 100 vjet dhe kur e ringjalli e pyeti sa kishte “fjetur”. Ai u pėrgjigj: “Njė ditė ose njė pjesė tė ditės…” (2:259). Nė mėnyrė tė ngjashme njerėzit qė zgjohen nga njė kamė e gjatė shpesh mendojnė se ka kaluar fare pak kohė ose s’ka kaluar fare. Gjithashtu njeriu fle pėr disa orė dhe kur zgjohet ndihet sikur sapo i kishte mbyllur sytė. Pra nuk ka arsye qė tė pėrpiqemi tė imagjinojmė pritjen pėr shekuj me radhė nė gjendjen Barzak.



    Parakrijimi



    Megjithėse Islami mohon mendimin e rilindjes sė vazhdueshme tė shpirtit ai pranon se shpirti i ēdo fėmijė ka ardhur nė ekzistencė para lindjes sė tij nė tokė. Resuli s.a.u.s. tregon se kur Allahu krijoi Ademin mori prej tij njė premtim nė vendin e quajtur Na’maan nė ditėn e Arafatit (dita e 9 e muajit Dhul-hixhe). Pastaj Ai nxori prej tij (prej Ademit) tė gjithė pasardhėsit qė do lindnin deri nė fund tė botės, gjeneratė pas gjenerate, dhe i shpėrndau pėrballė Tij pėr t’i marrė dhe atyre njė premtim. Allahu i foli atyre ballė pėr ballė duke i thėnė: “A nuk jam Unė Zoti juaj?” dhe ata tė gjithė u pėrgjigjėn, “Po si jo , ne dėshmojmė pėr kėtė.” Allahu atėherė shpjegoi pse Ai kishte kėrkuar qė gjithė njerėzimi tė dėshmonte se Ai ishte krijuesi i tyre dhe i vetmi Zot i vėrtetė qė meriton tė adhurohet. Ai tha: “Kjo nė rast se ju (njerėzit) do tė thoni ditėn e Ringjalljes, “Me tė vėrtetė ishim tė pa ditur pėr tė gjithė kėtė “. Ne nuk e dinim se Ti, Allah, ishe Zoti ynė. Asnjė nuk na tha neve se ne vetėm mendonim se tė adhuronim Ty.” Gjithashtu njerėzit do thonė, “Ishin gjyshėrit tanė qė bėnė partner (me Allahun) dhe ne jemi vetėm pasardhėsit e tyre. (i drejtohen Allahut) A do na shkatėrrosh ne pėr atė qė ata gėnjeshtarė bėnė?”[49] (7:172-173) Ky ishte shpjegimi i resulit s.a.u.s. pėr ajetet e Kur’anit nė tė cilat Allahu thotė:



    ] و إذ أخذ ربك من بنى ءادم من ظهورهم ذريتهم و أشهدهم على أنفسهم ألست بربكم قالوا بلى شهدنا أن تقولوا يوم القيامة إنا كنا عن هذا غافلين [ ] أو تقولوا إنما أشرك ءاباؤنا من قبل و كنا ذرية من بعدهم أفتهلكنا بما فعل المبطلون [



    “Pėrkujto kur Zoti yt nxori nga shpina e bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri dėshmues tė vetes sė tyre (duke i thėnė): “A nuk jam Unė Zoti juaj?” Ata thanė: “Po si jo, ne dėshmuam!” Tė mos thoni ditėn e kijametit: “Ne nga ky (dėshmim) ishim tė pa njohur”. Ose tė mos thoni: “Prindėrit tanė mė parė ishin idhujtarė, e ne ishim pasardhėsit e tyre. A do tė na shkatėrrosh ne pėr atė qė bėnė ata asgjėsues tė sė vėrtetės?” (7:172-173)



    Ajetet e Kur’anit dhe shpjegimi i resulit s.a.u.s. vėrtetojnė faktin se ēdo njeri ėshtė pėrgjegjės pėr besimin nė Zot dhe nė ditėn e gjykimit, justifikimet nuk do pranohen. Ēdo njeri ka tė vulosur nė shpirtin e tij besimin nė Zot, pėrveē kėsaj Allahu i jep ēdo idhujtari gjatė jetės sė tij shenja qė tregojnė se idhulli i tij nuk ėshtė Zot. Kėshtu qė ēdo njeri me mendje tė shėndoshė i kėrkohet qė tė besojė nė Zot, i Cili nuk ėshtė as krijesa e Tij dhe as nuk paraqitet me anė tė krijesave tė Tij.

    Pastaj resuli s.a.u.s. vazhdoi tė thoshte: “Allahu pastaj vendosi midis dy syve tė ēdo njeriu njė vezullim drite qė tregonte imanin e tyre dhe ia tregoi tė gjithė kėta njerėz Ademit. Ademi u frikėsua nga pamja e gjithė kėtyre qenieve tė panumėrta me vezullim drite midis syve tė tyre kėshtu qė pyeti Allahun: “O Zot, kush janė ata?” Allahu i tregoi atij se ata ishin tė gjithė pasardhėsit e tij. Ademi atėherė filloi tė shikonte me vėmendje te njėri, drita e tė cilit e ēuditi atė, pastaj pyeti kush ėshtė ai, dhe Allahu tha: “Ky ėshtė njė njeri i quajtur Dauud nga popujt e fundit midis pasardhėsve tė tu.” Ademi pyeti sa vjeē ishte ai dhe kur Allahu i tha se ai ishte 60, ai tha : “O Zot, rritja moshėn atij duke i dhėnė 40 vjet prej moshės time.” Por kur jeta e Ademit arriti fundin e saj dhe meleku i vdekjes erdhi, ai tha: “A nuk kanė mbetur akoma dhe 40 vjet tė jetės time?” Meleku u pėrgjigj: “A nuk ja dhe ti ato pasardhėsit tėnd Dauudit?” Ademi mohoi se e kishte bėrė kėtė dhe pasardhėsit e tij mohuan premtimin e tyre qė i kishin dhėnė Allahut. Ademi mė vonė harroi marrėveshjen e tij me Allahun, po kėshtu bėnė dhe pasardhėsit e tij dhe ranė nė gabime.” [50] Ademi hėngri nga pema e ndaluar pėr shkak se ai harroi premtimin ndaj Allahut dhe ndoqi mashtrimin e shejtanit qė e nxiste. Gjithashtu shumica e njerėzimit ka injoruar pėrgjegjėsinė e tyre pėr tė besuar nė Zot dhe pėr tė adhuruar vetėm Atė, e kanė rėnė nė adhurimin e krijesave.



    Fitra



    Premtimi qė tė gjithė njerėzit bėnė para Allahut, se Ai ėshtė Zoti i tyre, ėshtė vulosur nė shpirtrat e njerėzve bile pėrpara se shpirti futet nė fetus nė muajin e pestė tė shtatzanisė. Kėshtu qė kur fėmija lind ai ka njė besim natyral nė Zot. Ky besim natyral quhet nė arabisht Fitrah.[52] N.q.s. fėmija lihet vetėm ai do rritet me dijen se ka vetėm njė Zot, por tė gjithė fėmijėt influencohen nga presioni i mjedisit, direkt apo indirekt. Resuli s.a.u.s. tregon se Allahu s.u.t. tha: “Unė i krijova robėrit e Mi nė fenė e drejtė, por shejtant i bėjnė ata qė tė humbasin rrugėn.”[53] Gjithashtu resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Ēdo fėmijė lind nė gjendjen e ‘Fitrės’ , por prindėrit e tij e bėjnė atė ēifut ose kristian. Ėshtė njėsoj si puna e kafshės qė lind njė pasardhės normal. A keni vėnė re ndonjė (kėlysh tė tillė normal) tė deformuar para se ju t’i deformoni (gjymtoni) ata?”[54] Ashtu siē trupi i fėmijės i nėnshtrohet ligjeve fizike qė i ka vendosur Allahu nė natyrė, ashtu edhe shpirti i tij i nėnshtrohet nė mėnyrė natyrale faktit se Allahu ėshtė Zoti dhe Krijuesi i tij. Por prindėrit e tij pėrpiqen t’a bėjnė atė qė tė pasojė rrugėn e tyre dhe fėmija nuk ėshtė i fortė aq sa duhet pėr tė rezistuar apo kundėrshtuar prindėrit. Feja qė fėmija pason nė kėtė moshė ėshtė ajo tė cilėn ja mėsojnė ose qė e urdhėrojnė t’a ndjekė. Allahu nuk e merr nė pėrgjegjėsi apo ta ndėshkojė atė pėr kėtė fe. Kur fėmija piqet dhe (tashmė ėshtė i rritur) i vijnė prova tė qarta pėr fallsitetin e fesė sė tij. Ai duhet tė ndjekė fenė e dijės dhe arsyes.[55] Pikėrisht nė kėtė periudhė shejtanėt pėrpiqen me gjithė forcat pėr t’a inkurajuar qė tė qėndrojė ashtu siē ishte ose tė futet akoma mė thellė nė humbjen e tij. Tė kėqijat i janė bėrė tė kėndėshme dhe ai tani duhet tė jetojė nė mes tė betejės midis Fitras sė tij dhe dėshirave (tė kėqija) tė tij. N.q.s. ai zgjedh Fitrėn, Allahu do ta ndihmojė atė t’i mposhtė dėshirat e tij (tė kėqija) edhe n.q.s. kjo i harxhon (i merr) personit tėrė jetėn. Pėr shkak tė gjithė kėtyre forcave tė fuqishme qė luftojnė kundėr Fitras Allahu zgjodhi njerėz tė drejtė dhe u shpalli atyre qartė rrugėn e drejtė nė jetė. Kėta njerėz qė ne i quajmė tė dėrguar janė dėrguar pėr tė ndihmuar Fitrėn tonė qė tė mundė armiqtė e saj.

    Tė gjitha praktikat e mira tė shoqėrive nė botė erdhėn nga mėsimet e tė dėrguarve dhe po tė mos ishin ato nuk do kishte paqe dhe siguri nė asnjė pjesė tė botės. P.sh. ligjet e vendeve perendimore janė tė bazuara nė “10 urdhėresat” e profetit Musa a.s. si “Ti nuk do vjedhėsh”, “Ti nuk do vrasėsh.” etj. megjithėse ato thonė se janė qeveri moderne tė pa influencuara nga feja. Kėshtu qė ėshtė detyra e njeriut tė ndjekė rrugėn e profetėve e cila ėshtė nė harmoni tė plotė me natyrėn e tij. Ai duhet tė jetė gjithashtu shumė i kujdesshėm qė tė mos i bėjė gjėrat thjesht prej prindėrve tė tij apo se prindėrit e kanė bėrė ashtu, veēanėrisht n.q.s. ai e di se kėto gjėra janė tė gabuara. N.q.s. ai nuk ndjek tė vėrtetėn ai do tė jetė si njerėzit e paudhėzuar pėr tė cilėt Allahu thotė nė Kur’an:



    ] وإذا قيل لهم اتبعوا ما أنزل الله قالوا بل نتبع ما ألفينا عليه ءاباءنا أولوكان ءاباؤهم لا يعقلون شيئا و لا يهتدون [



    “E kur u thuhet atyre (idhujtarėve): “Pranoni atė qė Allahu e shpalli!” Ata thonė: “Jo, ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit tanė!” Edhe sikur prindėrit e tyre tė mos kenė kuptuar asgjė dhe tė mos jenė udhėzuar nė rrugė tė drejtė (ata do t’i pasonin)?” (2:170)



    Allahu na ndalon ne ti bindemi prindėrve n.q.s. ajo qė ata na urdhėrojnė ėshtė nė kundėrshtim me rrugėn e tė dėrguarve. Ai (Allahu) thotė nė Kur’an:



    ] و وصينا الإنسان بوالديه حسنا و إن جاهداك لتشرك بى ما ليس لك به علم فلا تطعهما … [



    “Ne e kemi obliguar njeriun me punė tė mirė ndaj prindėrve tė vetė, e nėse ata tė dy pėrpiqen tė shpien ty qė tė mė pėrshkruash Mua shokė (zot tjetėr) pėr ēka ti nuk di asgjė, a.t.h. ti mos i respekto ata …” (29:8)



    Tė lindur musliman



    Ata qė kanė fatin tė lindin nė familje muslimane duhet tė dinė se vetėm emri musliman nuk u garanton atyre xhennetin. Resuli s.a.u.s. ka thėnė se njė pjesė e madhe e popullit musliman do tė ndjekė (pasojė) ēifutėt dhe kristianėt aq sa edhe n.q.s. ata futen nė njė vrimė hardhuce muslimanėt do futen nė tė pas tyre.[56] Nė njė hadith tjetėr tregohet se resuli s.a.u.s. ka thėnė se para ditės sė Fundit disa musliman do tė adhurojnė idhujt.[57] Tė gjithė kėta njerėz do kenė emra muslimanė dhe do e konsiderojnė veten muslimanė, por ata nuk do tė kenė dobi nga kjo ditėn e gjykimit. Sot nė tė gjithė botėn ka muslimanė qė i luten tė vdekurve, ndėrtojnė pėrmendore dhe xhami te varret e tyre, bile disa kryejnė edhe rite adhurimi rreth tyre. Ka disa qė deklarojnė se janė muslimanė dhe adhurojnė Aliun si (nė vend tė Allahut) Allahun.[58] Tė tjerė e kanė kthyer Kur’anin nė nuska dhe i varin nė qafė, (i varin) nė makina ose nė zinxhirin e ēelėsave. Prandaj ata qė lindin nė familje tė tilla muslimanėsh qė verbėrisht ndjekin atė qė prindėrit e tyre bėnė ose besuan, duhet tė ndalojnė dhe tė mendojnė a janė muslimanė thjesht rastėsisht apo janė muslimanė nga zgjedhja e tyre? A ėshtė Islame ajo qė prindėrit e tyre, fisi, vendi apo kombi bėnė ose bėjnė, a ėshtė ajo ēfarė na mėson Kur’ani dhe ēfarė resuli s.a.u.s. e shokėt e tij bėnė?



    Marrėveshja



    Marrėveshja qė ēdo njeri bėri nė drejtim tė Allahut gjatė parakrijimit ishte se ai do t’a njihte Allahun si Zotin e tij dhe nuk do t’i drejtonte ndonjė formė adhurimi tė tjerėve veē Tij. Kjo ėshtė esenca e kuptimit tė shehadetit tė cilėn, secili duhet ta shprehė qė tė bėhet musliman; laa ilahe il-lallah (s’ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut) e njohur gjithashtu dhe si “Fjala e Teuhidit”. Dėshmimi i shehadetit ėshtė vetėm njė konfirmim i deklaratės fillestare tė bėrė nė gjendjen shpirtėrore (Kur Allahu i pyeti njerėzit, “A nuk jam Unė Zoti juaj?” Ata u pėrgjigjėn: “Po, ne dėshmojmė pėr kėtė.” sh.p.). A.t.h. si plotėsohet marrėveshja?

    Marrėveshja plotėsohet me anė tė besimit tė sinqertė nė teuhid dhe me vendosjen e kėtij besimi nė praktikė, nė jetėn e pėrditshme. Teuhidi vendoset nė praktikė duke evituar shirkun dhe duke pasuar me pėrpikmėri tė dėrguarin e fundit tė cilin Allahu e dėrgoi si njė shembull tė gjallė tė jetės sė bazuar nė teuhid. Pėr shkak se njeriu ka deklaruar se Allahu ėshtė Zoti i tij ai duhet t’i konsiderojė vepra tė mira apo tė kėqia ato vepra tė cilat Allahu dhe i dėrguari i Tij i kanė cilėsuar si tė mira apo tė kėqija. Nė kėtė mėnyrė principet e teuhidit vendosen nė praktikė. Kjo metodė ėshtė shumė e rėndėsishme sepse njė vepėr mund tė duket e mirė por nė fakt ėshtė e keqe. P.sh. thuhet se kur njė njeri i varfėr do tė takojė njė mbret qė ai ta ndihmojė, ėshtė mė mirė pėr tė varfėrin qė tė gjejė dikė afėr mbretit qė tė ndėrmjetėsojė pėr tė. Bazuar nė kėtė disa thonė se n.q.s. dikush me tė vėrtetė do qė Allahu t’i pėrgjigjet lutjeve tė tij ai duhet t’i lutet njė profeti ose shenjtori qė t’i kėrkojė (lutet) Allahut pėr atė, sepse ai ėshtė i ndyrė me shumė gjynafe qė bėn ēdo ditė. Kjo mund tė duket llogjike, por edhe Allahu edhe i dėrguari Tij u kanė treguar shumė qartė njerėzve qė ata t’i luten drejtė pėrsėdrejti Allahut.[59] Nga ana tjetėr njė vepėr qė duket e keqe mund tė jetė e mirė. P.sh. disa mund tė thonė se prerja e dorės sė dikujt n.q.s. ai vjedh ėshtė barbare ose se fshikullimi i dikujt qė pi alkool ėshtė jo njerėzore dhe dikush mund tė ndjejė se ndėshkime tė tilla janė tepėr tė ashpra, por nė tė vėrtetė ato janė tė urdhėruara nga Allahu dhe janė mjaft tė dobishme pėr ne. Prandaj, marrėveshja me Allahun mund tė plotėsohet nga njė musliman vetėm n.q.s. ai e zgjedh atė, duke mos marrė parasysh se a ishin prindėrit e tij muslimanė apo jo dhe e aplikon atė duke futur principet e Islamit nė jetė. Fitra e njeriut ėshtė baza e Islamit, kėshtu qė kur Islami praktikohet plotėsisht, veprimet dhe veprat e jashme tė njeriut pėrputhen me natyrėn nė tė cilėn Allahu e krijoi qėnien e tij (e njeriut) tė brendėshme. Kur kjo ndodh njeriu bashkon qėnien e tij tė jashtme me atė tė brendėshme dhe kjo gjė ėshtė aspekti kyē i teuhidit. Si pasojė njeriu, pasardhės i Ademit nė drejtim tė tė cilit Allahu i urdhėroi melekėt tė pėrkulen dhe tė cilin Allahu e zgjodhi pėr tė qeverisur tokėn, bėhet i devotshėm. Vetėm njė njeri me teuhid mund tė gjykojė nė tokė me drejtėsi tė vėrtetė.








    [46] Ky besim ėshtė adoptuar nga disa sekte ismailite shiite si sekti Druzė i Libanit dhe Nusejrinjtė (Alevinjtė) e Sirisė. (shiko Enciklopedia e shkurtėr pėr Islamin f.94-5 , 454-4). Njė formė e kėtij besimi gjendet edhe tek Bektashnjtė.sh.red.
    [47] Karma nė kuptimin e parė do tė thotė veprim, punė ose vepėr. Nė kuptimin e dytė tregon “efektin” e njė veprimi ose shumėn e “efekteve” tė veprimeve tė shkuara. Kėshtu qė, thuhet nė Chandogya Upanishad (Veda) se atyre tė cilėve veprimet e shkuara kanė qenė tė mira pas vdekjes rilinden prej njė gruaje Brahma, kurse ata veprimet e tė cilėve kanė qenė tė kėqia do rilinden prej njė gruaje tė njė niveli tė ulėt. (Fjalori i feve f.180).
    [48] Nga ana gjuhėsore do tė thotė ndarje, perde. Allahu thotė: “Dhe kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: “O Zoti im, mė kthe, qė tė bėj vepra tė mira e tė kompesoj atė qė lėshova.” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike, “Barzaku”) deri nė ditėn kur ringjallen.” (23:99-100).
    [49] Sahih, i treguar nga Ibn Abasi dhe mbledhur nga Ahmedi, shiko Silsilah el-Ahaadiith es-Sahiihah, (Kuvajt: ed-Daar es-Selefiijeh and Amman: el-Mektebu el-Islamijeh, 2nd ed., 1983) v.4 f.158 n.1623.
    [50] Nga njė tregim i vėrtetė i Ebu Hurejres mbledhur nga Tirmidhi (Sahih, shiko shėnimin 221 f.24 tė Akides Tahauije, 8th ed, 1984, redaktuar nga Albani)

    [52] Akide Tahauije ( 8-tė 1984) f.245.
    [53] Mbledhur nga Muslimi (S.Muslim eng-trans v.4 f.1488 n.6853).
    [54] Mbledhur nga Muslimi (shiko S.Muslim eng-trans v.4 f.1398 n.6423) dhe Buhari (S.Buhari v.8 f.389-390 n.597).
    [55] Akide Tahauije 5th ed 1972 f.273.
    [56] Treguar nga Ebi Seid Hudri dhe mblehur nga Buhari dhe Muslimi (S.Buhari v.9 f.314-5 n.422; S.Muslim eng-trans v.4 f.1403 n 6448).
    [57] Treguar nga Ebu Hurejre dhe mbledhur nga Buhari dhe Muslimi (S.Buhari v.9 f.178 n.232 S.Muslim eng-trans v.4 f.1506 n.6944 & 6945).
    [58] Nusajrit e Siris dhe Druzėt e Palestinės e Libanit. Si dhe Bektashinjt e vendit tonė.
    [59] Allahu thotė nė Kur’an:
    ] و قال ربكم ادعونى أستجب لكم … [
    “Zoti juaj ka thėnė: “Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem …” (40:60)
    Resuli s.a.u.s. ka thėnė: “N.q.s. lutesh, lutju vetėm Allahut dhe n.q.s. kėrkon ndihmė, kėrko vetėm prej Allahut.” (Transmetuar nga Ibn Abas dhe mbledhur nga Tirmidhi. 40 Hadithet eng-trans f.68)
    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #7
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    4- Magjitė dhe shenjat (e fatit tė mirė apo tė keq)



    Nė kapitullin e parė mbi teuhidin ėshtė sqaruar se teuhidi Rububije do tė thotė kuptimi dhe pohimi se vetėm Allahu ėshtė Krijuesi, Sunduesi, Zotėruesi, Mbajtėsi etj. i universit. Krijimi, mbajtja dhe shkatėrimi i universit e i gjithėēkaje qė ėshtė nė tė bėhet vetėm nga Allahu. Gjithashtu dhe fati i mirė e fati i keq ndodh nė pėrputhje me dėshirėn e Allahut. Megjithatė njeriu gjatė gjithė kohrave ka bėrė pyetjen, “A ka ndonjė mėnyrė pėr tė marrė vesh se ēfarė kohėsh do vijnė, tė mira apo tė kėqia?” Sepse n.q.s. ka ndonjė mėnyrė pėr tė marrė vesh ēfarė do ndodhė, fatkeqėsitė mund tė mėnjanohen dhe suksesi do jetė i sigurtė. Qė nė kohėt e lashta disa individė kanė mashtruar duke thėnė se ata kanė hyrė nė kėtė dije tė fshehtė dhe masa tė tėra njerėzish injorantė janė mbledhur rreth tyre duke paguar shuma tė mėdha pėr tė marrė ndonjė informacion. Disa prej metodave tė shpikura pėr tė “mėnjanuar” fatkeqėsitė janė bėrė gjė e zakonshme, kėshtu njė bollėk hajmalish ose nuskash pėr mbarėsi si ato tė pėrmendura nė kėtė kapitull gjenden nė shumicėn e shoqėrive tė sotme. Gjithashtu mjaft tė pėrhapura nė tė gjithė civilizimet janė shenjat (e mbarėsisė apo fatkeqėsisė) dhe interpretimet e tyre. Pėr shkak tė pėrhapjes sė madhe tė kėtyre praktikave nė shoqėritė njerėzore ėshtė shumė e rėndėsishme njohja e konceptit tė qartė tė Islamit pėr to. Kjo pėr faktin e thjeshtė se n.q.s. ky koncept nuk kuptohet qartė njė musliman mund tė bjerė shumė kollaj nė shirk i cili ėshtė nė rrėnjė tė kėtyre praktikave. Nė kapitujt e mė poshtėėm do shikojmė nė detaje pozicionin e Islamit pėrkundrejt pohimeve tė cilat i kundėrvihen njėsimit tė cilėsive tė Allahut, dhe nxisin adhurimin e krijesave. Secili nga kėto pohime do tė analizohet duke u bazuar nė Kur’an dhe nė sunnetin e resulit s.a.u.s. gjithashtu do tė jepet ligji Islam pėr to, ligj qė ėshtė udhėrrėfyes pėr ata tė cilėt ndershmėrisht kėrkojnė realitetin e teuhidit.







    Hajmalitė



    Arabėt e kohės sė resulit s.a.u.s. praktikonin vėnien e byrzylykėve, rruazave, varseve, guackave etj. si hajmali pėr largimin e tė keqes dhe pėr tė sjellė mbarėsi. Talismanėt mund tė gjenden nė tė gjitha fetė nė forma nga mė tė ndryshmet. Ashtu siē u pėrmend nė kapitullin e mėsipėrm besimi nė hajmali dhe talisman i kundėrvihet besimit tė vėrtetė nė Rububije (Njėsimin e Allahut) duke i atribuar objekteve tė krijuara fuqinė pėr tė larguar tė keqen dhe pėr tė sjellė mbarėsi. Islami kundėrshtoi me forcė tė gjitha mėnyrat e paraqitjes tė besimeve tė tilla qė u shfaqėn nė arabi gjatė kohės sė profetit tė fundit s.a.u.s. nė mėnyrė qė tė vendoste njė parim mbi bazat e tė cilit besimet dhe praktikat e ngjashme me to tė dėnoheshin dhe ndaloheshin kudo dhe nė ēdo kohė qė ato mund tė shfaqeshin mė vonė. Besimi nė hajmali nė fakt siguron bazat ideologjike pėr adhurimin e idhujve nė shumicėn e shoqėrive pagane ndėrsa vetė hajmalitė paraqesin njė degė tė idhujtarisė. Kjo dukuri mund tė vėrehet lehtė te katolicizmi nė tė cilin profeti Jezus ėshtė hyjnizuar dhe nėna e tij, Maria, dhe shenjtorėt adhurohen. Gjithashtu pikturat, statujat dhe medalionet me pamjet e tyre mbahen nė trup pėr tė sjellė fat. Kur njerėzit e pranuan Islamin nė kohėn e resulit s.a.u.s. ata mbartnin me vete besimin nė hajmali qė njihet nė arabisht si Temaa’im (njėjėsi Tė’miimeh). Kėshtu ka shumė transmetime prej resulit s.a.u.s. nė tė cilat ai ndaloi rreptėsisht praktika tė tilla. Shembujt e mėposhtėėm janė vetėm disa prej tyre.

    Imran ibn Husejn transmeton se resuli s.a.u.s. pa njė byrzylyk bronxi nė pjesėn e sipėrme tė krahut tė njė burri, ai tha: “Mjerimi qoftė mbi ty! Ēfarė ėshtė kjo?” Burri u pėrgjigj se ajo ishte pėr t’a mbrojtur atė nga njė sėmundje e quajtur el-Uahineh.[60] Resuli s.a.u.s. tha: “Hidhe atė, sepse me tė vėrtetė ajo vetėm do ta shtojė sėmundjen tėnde. Dhe n.q.s. vdes me tė (nė krah) ti s’ke pėr tė parė hajėr kurrė.” [61]

    Pra, vėnia e byrzylykėve, varseve apo unazave prej hekuri, bakri ose bronxi duke besuar se ato do tė mėnjanojnė sėmundjet apo do i kurojnė ato ėshtė rreptėsisht e ndaluar. Kėto veprime gjithashtu futen nė kategorinė e veprimeve tė ndaluara pėr “kurimin” e sėmundjeve. Resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Trajtojini (kurojini, shėrojini) sėmundjet e njėri tjetrit, por mos i trajtoni (kuroni) sėmundjet me gjėra tė ndaluara.” [62]

    Ebu Uaakid Lejthi gjithashtu transmeton se kur resuli s.a.u.s. u nis pėr nė Hunejn[63] ata kaluan pranė njė pemė tė quajtur Dhatu Enuat.[64] Idhujtarėt e kishin zakon tė varnin armėt e tyre nė degėt e kėsaj pemė pėr tė pasur fat. Disa prej sahabėve qė ishin tė rinj nė Islam i kėrkuan resulit s.a.u.s. tė pėrcaktonte njė pemė tė ngjashme pėr ta. Resuli s.a.u.s. u pėrgjigj: “Subhanallah, kjo ėshtė tamam ashtu siē populli i Musait i tha atij; “Bėjė njė zot pėr ne ashtu si zotat e tyre.” (7:138) Pasha Atė nė dorė tė tė cilit ėshtė shpirti im, tė gjithė ju do ndiqni rrugėn e atyre para jush.” [65]

    Nė kėtė hadith resuli s.a.u.s. jo vetėm kundėrshton me forcė konceptin e gjėrave qė tė sjellin fat (hajmali apo sende tė tjera), por gjithashtu paralajmėron se muslimanėt do imitojnė veprimet e kristianėve dhe ēifutėve. Tespijet shumė tė pėrdorura midis muslimanėve imitojnė tespijet e katolikėve, mevludi imiton krishtlindjet, dhe besimi i disa muslimanėve nė shenjtorė dhe ndėrmjetėsimin e tyre nuk ka ndonjė ndryshim nė princip nga ato qė gjenden nė kristianizėm. Profecia tashmė ėshtė plotėsuar.

    Resuli s.a.u.s. gjithashtu ka theksuar dėmin e vėnies sė hajmalive tė cilat ngjallin mallkimin e Allahut mbi personat qė e bėjnė kėtė. Ukbah ibn Amir trasmeton se resuli s.a.u.s. njė herė tha: “ Allahu i shkaktoftė dėshtime dhe shqetėsime kujtdo qė vė talisman ose ja vendos atė tė tjerėve.” [66] Shokėt e resulit s.a.u.s. i ndoqėn me pėrpikmėri urdhėrat e tij nė lidhje me hajmalitė. Kėshtu qė, ka shumė ngjarje tė regjistruara nė tė cilat ata hapur kanė kundėrshtuar praktika tė tilla, nė familjet e tyre nė shoqėri dhe kudo qė ato shfaqeshin.

    Uruah trasmeton se kur sahabi Hudhejfe i bėri njė vizitė njė tė sėmuri dhe pa njė byrzylyk nė pjesėn e sipėrme tė krahut tė tij, ia hoqi atė dhe e theu. Pastaj Hudhejfe kėndoi ajetin, “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun vetėm se duke i shoqėruar (zota tė tjerė).” (12:106) [Mbledhur nga Ibn Ebi Hatim]. Nė njė rast tjetėr ai preku pjesėn e sipėrme tė krahut tė njė njeriu tė sėmurė dhe zbuloi njė Hajt (rryp i lidhur nė krah). Kur ai e pyeti se ēfarė ishte ajo, burri iu pėrgjigj: “Ėshtė diēka qė ka njė gjė tė kėnduar nė mėnyrė tė veēantė pėr mua.” Hudhejfa ia shqiti nga krahu dhe i tha: “N.q.s. ti do tė vdisje me tė (nė krah), unė nuk do t’a falja kurrė xhenazen.” [67] Gruaja e Abdullah ibn Mesudit, Zejnebja, transmeton se kur njė herė Ibn Mesudi pa njė varėse prej korde (rrip) nė qafėn e saj e pyeti atė se ēfarė ishte, ajo iu pėrgjigj: “Ėshtė njė kordė nė tė cilėn ėshtė vėnė njė hajmali (nė kėtė rast ėshtė fjala pėr diēka qė kėndohet apo thuhet njė formulė fjalėsh dhe pastaj pėrdoret si hajmali) pėr tė mė ndihmuar.” Ai ia mori e shkatėrroi atė dhe tha: “Familja e Abdullahit nuk ka nevojė pėr shirk! Unė kam dėgjuar tė dėrguarin e Allahut qė tha: “Me tė vėrtetė nuskat, talismanėt dhe hajmalit janė shirk.” Zejnebja u pėrgjigj: “Pse e thua kėtė? Syri im shumė herė dridheshe dhe kur unė shkova te filani, ēifut, ai vuri njė hajmali (nuskė) mbi tė dhe syri e ndaloi tė dridhurėn.” Ibn Mesudi u pėrgjigj: “Ajo ishte vetėm e nxitur, e shtytur prej shejtanit dhe kur ti u magjepse (tu vu hajmalia) ai e la atė.” Pėr ty do kishte qenė e mjaftueshme tė thoshe ashtu siē resuli s.a.u.s. thoshte:

    " اللهم إذهب البأس رب الناس و أشف أنت الشافى لا شفاء إلا شفاءك شفاءا لا يغادره سقما."

    “Idh-habil-ba’s Rabben-nas ueshfi entesh-shaafii laa shifaa’e il-laa shifaa’uke shifaa’en laa jugaadiruhu sakama”

    “O Zot i gjithė njerėzve, largoja dhembjen, shėroje, sepse Ti je shėrues dhe nuk ka shėrim veē asaj qė Ti shėron, shėrim qė sėmundja mė nuk i rikthehet.”[68]



    Ligji pėr hajmalitė



    Siē u pėrmend mė parė, ndalimi i hajmalive, talismanėve dhe nuskave nuk ėshtė i kufizuar vetėm nė formėn e tyre arabe, por ky ndalim ėshtė pėr ēdo objekt qė pėrdoret pėr tė njėjtin qėllim. Pėrdorimi i llojeve tė ndryshme tė hajmalive ėshtė mjaft i pėrhapur sot nė botėn pėrėndimore. Shumė talismanė janė bėrė kaq tė zakonshėm nė jetėn e pėrditshme sa qė shumė pak njerėz ndalojnė pėr tė menduar pėr to dhe kur ata e bėjnė kėtė dhe zbulojnė origjinėn e tyre, shirku qė shtrihet nė bazat e tyre bėhet mjaft i qartė. Shembujt e mė poshtėėm janė disa prej talismanėve mė popullorė nė botėn perendimore:

    Kėmbėt e lepujve: Putrat e pasme tė lepujve vihen nė zinxhirė dhe byrzylykė si hajmali nga miliona njerėz. Origjina e kėtij besimi ėshtė bazuar nė zakonin e lepujve pėr tė pėrplasur kėmbėt e tyre tė pasme nė tokė. Sipas pleqve tė vjetėr, lepujt bisedojnė me shpirtrat nėn tokė kur ata pėrplasin kėmbėt. Kėshtu qė putrat mbahen si njė mjet pėr t’ia trasmetuar dėshirat e dikujt shpirtrave dhe si njė hajmali pėr tė sjellė fat nė pėrgjithėsi.

    Patkonjtė e kuajve: Shumė shtėpi kanė tė gozhduar nė dyert e tyre apo diku tjetėr patkonj kali (mjaft e pėrhapur ėshtė dhe vendosja e tyre nė makina) gjithashtu patkonj tė vegjėl varen nė zinxhirėt e ēelėsave, varėseve, byrzylykėve etj. pėr tė sjellė mbarėsi. Origjina e kėtij besimi gjendet nė mitologjinė e lashtė greke. Nė Greqinė e lashtė kuajt konsideroheshin kafshė tė shenjta. N.q.s. njė patkua kali varej nė derėn e njė shtėpie, mendohej se ai do tė sillte mbarėsi. Fundin e hapur tė patkoit ata e vendosnin sipėr qė ai tė mbante fatin e mirė dhe n.q.s. ai vendosej poshtė ata besonin se mbarėsia do derdhej.

    Besimi nė hajmali i jep gjėrave tė krijuara fuqinė hyjnore pėr tė larguar fatkeqėsitė, kėshtu qė ata qė bashkohen me kėtė besim pohojnė se Zotėrimi i Allahut ėshtė i kufizuar nė krijimin prej Tij tė krijesave. Nė fakt ata i konsiderojnė hajmalitė mė tė fuqishme se Allahu, sepse mendojnė se hajmalitė janė tė afta tė parandalojnė fatkeqėsitė e caktuara nga Allahu. Prandaj besimi nė hajmali ėshtė shirk i qartė ashtu siē Ibn Mesudi tha nė hadithin e pėrmendur mė sipėr. Ky klasifikim pėr hajmalitė ėshtė pėrforcuar nga hadithi i mėposhtėėm.

    Ukba ibn Amir trasmeton se kur njė grup burrash iu afrua resulit s.a.u.s. pėr t’i dhėnė besėn dhe ai pranoi betimin e nėntė vetėve prej tyre, por refuzoi tė pranonte betimin e njėrit. Kur ata e pyetėn pse ai e refuzoi betimin e shokut tė tyre ai u pėrgjigj: “Me tė vėrtetė ai ka vėnė hajmali.” Burri qė kishte vėnė hajmali vuri dorėn nė rrobėn e tij e shqiti hajmalinė, e theu pastaj bėri betimin. Resuli s.a.u.s. tha: “Kushdo qė vė hajmali ka kryer shirk.” (e mbledhur nga Ahmedi dhe Tirmidhiu)



    Nuskat me Kur’an



    Sahabėt si Ibn Mesud, Ibn Abas dhe Hudhejfa ishin tė gjithė kundėr vėnies sė nuskave me Kur’an. Disa nga dijetarėt Tabiin (nxėnės tė shokėve tė resulit s.a.u.s.) e lejuan atė, por shumica e tyre ishin kundėr kėtij veprimi. Megjithatė tekstet e haditheve pėr talismanėt dhe hajmalitė nuk bėjnė dallim midis atyre me Kur’an dhe atyre pa Kur’an. Ne nuk kemi asgjė tė transmetuar se resuli s.a.u.s. mbante nuska me Kur’an apo se i lejonte ato tė pėrdoreshin. Nga ana tjetėr nuskat me Kur’an kundėrshtojnė ndalimin qė i bėri resuli s.a.u.s. nuskave nė pėrgjithėsi dhe dalin kundėr metodės qė resuli s.a.u.s. ka praktikuar pėr tė larguar tė keqen. Sipas sunnetit kur tė afrohet njė e keqe lexohen sure tė Kur’anit dhe ajete.[69] (P.sh. suret 113 dhe 114 tė Kura’nit dhe si ajet mund tė pėrmendim ajetin kursij)

    Njė metodė pėr tė pasur mbarėsi ėshtė dhe leximi e praktikimi i Kur’anit. Resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kushdo qė lexon njė shkronjė nga libri i Allahut fiton njė vepėr tė mirė dhe secila vepėr e mirė ėshtė e vlefshme dhjetė herė sa vlera e saj. Unė nuk po them se elif lam mim ėshtė njė shkronjė, por elifi ėshtė njė shkronjė, lami ėshtė njė shkronjė, mimi ėshtė njė shkronjė.” [70] Vėnia e nuskave me Kur’an ėshtė si puna e njė njeriu tė sėmurė qė merr njė recetė nga doktori. Nė vend qė tė lexojė Kur’anin dhe tė marrė ilaēet prej tij ai e mbėshtjellė atė, e fut nė qese dhe e var nė qafė apo diku tjetėr, duke besuar se ai do t’a bėjė atė mirė.

    Isaa ibn Hamza tha: “Njė herė unė shkova pėr t’i bėrė njė vizit Abdullah ibn Ukejmit dhe gjeta Hamzain me tė. Pyeta Abdullain: “Nuk mban Temimeh (hajmali)?” Ai u pėrgjigj: “Allahu na mbroftė nga kjo! Nuk e di ti se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kushdo qė vė varėse ose byrzylyk varet prej saj.”” [71] (Kėtu ėshtė fjala pėr varėset ose byrzylykėt Temimeh sh.p.)

    Prodhimi i Kur’anėve tė vegjėl, aq tė vegjėl sa qė janė tė pa lexueshėm me sy tė lirė, duke pasur pėr qėllim varjen e tyre nėpėr medalione ėshtė njė veprim qė i fton njerėzit nė shirk. Gjithashtu tė njėjtėn gjė bėn edhe shkruarja me gėrma tė palexueshme e ajetit kursij dhe varja e tij nėpėr varėse. Ai qė i vė kėto objekte (ornamente) vetėm pėr bukuri pėr tė nuk ka problem. Por shumica i vė ato pėr tu mbrojtur nga e keqja, pra bėjnė gabim. Muslimanėt duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm qė tė mėnjanojnė pėrdorimin e Kur’anit si hajmali, duke e vėnė atė nė makinat e tyre apo duke e varur nė zinxhira, varėse, byrzylyk etj. mėnyra qė jomuslimanėt i pėrdorin pėr hajmalitė dhe talismanėt e tyre. Kėto veprime i hapin dyert shirkut. Kėshtu qė duhen pėrpjekjet maksimale pėr tė pastruar besimin nga tė gjitha ato gjėra qė na largojnė nga konceptet e pastra tė teuhidit.



    Shenjat (e mbarėsisė ose fatkeqėsisė)



    Arabėt para Islamit konsideronin drejtimin e lėvizjes sė kafshėve ose zogjve si shenjė e afrimit tė fatit tė mirė ose tė keq dhe planifikonin jetėn e tyre sipas kėtyre shenjave. Veprimi i leximit tė shenjave tė mira ose tė kėqija nga lėvizjet e zogut apo tė kafshės quhet me emrin Tijarah[72] qė vjen nga folja arabe Taare e cila do tė thotė “fluturoj”. P.sh. n.q.s. njė individ nis njė udhėtim dhe njė zog fluturon mbi tė dhe pastaj kthehet nė tė majtė ai shikon nė tė njė shenjė tė afrimit tė fatit tė keq dhe kthehet nė shtėpi. Islami i zhvlerėsoi kėto gjėra sepse ato shkatėrojnė bazat e teuhidit el-Ibade dhe teuhidit el-Esmaa ues-Sifaat.(nė kėto pika)

    1-Nė drejtim tė formės sė adhurimit tė njohur me emrin Mbėshtetje (Tauakkul) tek tė tjerėt veē Allahut, dhe

    2-nga qė kėto gjėra tė japin pėrshtypjen se njeriu ka fuqinė pėr tė parashikuar se ēfarė gjėrash do tė vijnė tė mira apo tė kėqija, dhe aftėsinė pėr tė mėnjanuar Kaderin e Allahut.

    Baza nė tė cilėn mbėshtetet ndalimi i Tijarah-s (supersticioneve) ėshtė hadithi i trasmetuar nga Husejni, nipi i resulit s.a.u.s., ku resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kushdo qė bėn Tijarah ose e ka atė tė bėrė pėr veten e tij, (kushdo qė) ka parashikuar tė ardhmen e tij ose ka magjepsur dikė (i ka bėrė magji dikujt dhe atė e ka zėnė magjia), (ai) nuk ėshtė prej nesh.”[73] “Nesh” kėtu do tė dhotė kombi Islam. Prandaj, Tijarah (supersticioni) konsiderohet midis veprimeve tė cilat e nxjerrin, atė qė beson nė tė, jashtė Islamit. Gjithashtu resuli s.a.u.s. ka sqaruar se Tijaraja ėshtė e sajuar nga njerėzit (pra s’ka asgjė tė vėrtetė) nė njė hadith tjetėr tė transmetuar nga Muavia ibn Hakem. Muavija i tha resulit s.a.u.s., “Ka midis nesh qė ndjekin shenjat e zogut.” Resuli s.a.u.s. u pėrgjigj: “Kjo ėshtė vetėm diēka e sajuar nga vetja juaj, kėshtu qė mos e lejo atė t’iu ndalojė juve.”[74] D.m.th. mos e lė atė qė tė tė ndalojė nga diēka qė dėshiron t’a bėsh sepse shenja tė tilla janė tė gjitha shpikje fiktive tė imagjinatės sė njeriut tė cilat nuk janė reale. Pra i dėrguari i Allahut shpjegoi qartė se Allahu nuk e bėri drejtimin nė tė cilin zogjtė fluturojnė shenjė pėr ndonjė gjė. Asnjė mbarėsi ose fatkeqėsi qė ndodh, nuk shkaktohet e as nuk parashikohet nga lėvizjet e zogjve nė fluturim, bile edhe n.q.s. ndonjė ngjarje ndodh nė pėrpudhje me konceptet para Islame pėr kėtė (Tijarah).

    Sahabėt (shokėt e resuli s.a.u.s.) kanė hedhur poshtė me forcė tė gjitha manifestimet e besimit nė shenjat e zogjve kudo qė ata i gjenin ato tė shprehura, tek shokėt, studentėt e tyre etj. P.sh. Ikrimah ka thėnė: “Njė herė kur ne ishim ulur me Ibn Abasin, njė zog fluturoi mbi ne dhe klithi. Njė burrė nga grupi atėherė tha me zė tė lartė. “(shenjė) E mirė! (shenjė) E mirė!” Ibn Abasi e qortoi atė duke thėnė. “S’ka as tė mirė as tė keqe nė tė.”[75] Gjithashtu edhe Tabiinėt (studentėt e sahabėve) kanė hedhur poshtė tė gjitha format e besimit nė shenja tė shprehura nė gjeneratėn e tretė tė muslimanėve. Njė herė njė sorrė klithi kur Tauusi ishte nė njė udhėtim me njėrin prej shokėve tė tij. Shoku i tij atėherė tha: “(shenjė) E mirė!” Tauusi u pėrgjigj: “Ēfarė ėshtė e mirė nė tė? Mos mė shoqėro mė.”[76] Megjithatė ka njė thėnie qė i atribohet resulit s.a.u.s. nė S.Buhari kuptimi i sė cilės nė njė farė mėnyre ėshtė i dyshimtė; “Shenjat e kėqia janė tre gjėra: gratė, kafshėt qė pėrdoren pėr t’i hypur dhe shtėpitė.”[77] Aishja e ka hedhur poshtė kėtė transmetim duke thėnė: “Pasha Atė qė ia solli Furkanin Abul Kasimit (njė prej emrave tė resulit s.a.u.s.), kushdo qė e tregon atė ka gėnjyer. I dėrguari i Allahut tha se njerėzit e injorancės shpesh thonin, “Me siguri ka Tijareh te gratė, shtėpitė dhe kafshėt e ngarkesės.” Pastaj ajo kėndoi ajetin:



    ] ما أصاب من مصيبة فى الأرض و لا فى أنفسكم إلا فى كتاب من قبل أن نبرأها … [



    “Nuk godet fatkeqėsi (mjerim) nė tokė e as nuk ju bie juve veē nė pėrputhje me ēfarė ishte shkruar mė parė …” (57:22)[78]



    Megjithatė hadidhi duhet komentuar sipas njė tjetėr transmetimi tė tij i cili ėshtė mė specifik; “N.q.s. do kishte shenja tė kėqia, ato do ishin te kuajt, gratė dhe vendet e banimit.” [79] Resuli s.a.u.s. nuk ka kofirmuar ekzistencėn e shenjave tė kėqia, por vetėm ka treguar vendet ku ajo mund tė ndodhė mė shumė n.q.s. do ishte e vėrtetė. Arsyeja pse kėto tre gjėra (gratė, kuajt dhe vendet e banimit) u specifikuan ishte se ato shoqėroheshin me fatkeqėsi tė shpeshta dhe se ato ishin gjėrat mė tė rėndėsishme nė jetėn e njeriut. Pėr kėto gjėra resuli s.a.u.s. ka porositur tė bėhen dua (lutje) tė veēanta. Ai ka thėnė: “N.q.s. ndonjė prej jush martohet me njė grua ose merr njė shėrbėtore ai duhet tė vėrė dorėn mbi ballin e saj, tė pėrmendė emrin e Allahut, tė lutet pėr bekim pastaj tė thotė:



    "اللهم إنى أسألك خيرها و خير ما جبلتها عليه و أعوذبك من شرها و شر ما جبلتها عليه "

    “Allhumme inii es-eluke hajreha ue hajre maa xhebeltehaa alejh ue eudhubike min sherrihaa ue sherri maa xhebeltehaa alej.”

    “O Allah, tė lutem ty pėr mė tė mirėn e saj dhe mė tė mirėn e asaj qė Ti e ke bėrė njė pjesė tė natyrės sė saj, dhe kėrkoj mbrojtje te Ti nga e keqja e saj dhe e keqja qė Ti e ke bėrė pjesė tė natyrės sė saj.”

    N.q.s. ai blen njė deve le tė kapė pjesėn mė tė lartė tė gungės sė saj dhe tė thotė po kėtė dua.” [80]

    Gjithashtu ėshtė trasmetuar se resuli s.a.u.s. ka thėnė se n.q.s. ndonjėri prej nesh hyn nė njė shtėpi ai duhet tė thotė:

    "أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق"

    “Eudhu bikelimaati-lahi taamaati min sherri maa hkalak”

    “Kėrkoj mbrojtje nė fjalėt perfekte tė Allahut nga e keqja qė Ai ka krijuar.”[81] Enes ibn Malik citoi Jahja ibn Seid qė tha se njė grua shkoi te resuli s.a.u.s. dhe tha: “O i dėrguari i Allahut ėshtė njė shtėpi, banorėt e sė cilės ishin shumė dhe pasuria e tyre ishte e bollshme. Pastaj numri i tyre u pakėsua dhe pasuria u zhduk. A mund ne ta lėmė atė?” Resuli s.a.u.s. u pėrgjigj: “Lėreni atė sepse ėshtė mallkim prej Allahut.””[82] Resuli s.a.u.s. i informoi ata se lėnia e saj nuk ishte formė e Tijaras (supersticionit) sepse vendi kishte shkaktuar njė ngarkesė psikologjike te ta pėr shkak tė fatkeqėsisė dhe vetmisė. Kjo ėshtė njė ndjenjė natyrale qė Allahu e ka vendosur te njeriu. Sa herė qė njeriu ndjen diēka tė keqe ose fatkeqėsi nė, ose nga njė gjė, ai priret pėr tė mos e pėlqyer atė dhe do tė largohet sa mė larg tė jetė e mundur prej saj, megjithėse objekti nė fjalė aktualisht nuk shkakton fatkeqėsi. Gjithashtu duhet tė bėjmė vėrejtjen se kjo kėrkesė u bė kur fatkeqėsia i kishte mjeruar ata dhe jo pėrpara (se t’i binte fatkeqėsia). Ėshtė korrekte tė thuash pėr njė popull ose vend se ėshtė i mallkuar nga Allahu pėr shkak tė fatkeqėsive qė i bien atyre. I mallkuar nė kuptimin se ata janė ndėshkuar nga Allahu pėr diēka tė keqe qė kanė bėrė. Gjithashtu njeriu priret pėr tė dashur dhe pėr tė qenė afėr ēdo gjėje qė i sjell atij mbarėsi dhe sukses. Kjo ndjenjė nė vetvete nuk ėshtė Tijarah, megjithatė kur ajo vendoset nė vend tė gabuar mund tė ēojė nė Tijarah dhe shirk, gjė qė ndodh kur njė individ pėrpiqet tė mėnjanojė vendet dhe gjėrat nė tė cilat tė tjerėt kanė pasur fatkeqėsi ose kur ai kėrkon gjėrat nė tė cilat tė tjerėt kanė pasur mbarėsi. Ai fillon t’i atribuojė fatkeqėsitė dhe mbarėsitė vendeve ose gjėrave dhe nė kėtė moment ai mund edhe tė kryejė veprime adhurimi atje (ose pėr to).







    Fa'l [shenja e (mirė) e fatit]



    Enesi transmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Nuk ka infeksion[83] (Infektimi qė hedh poshtė Islami ėshtė besimi se sėmundja krijohet vetė e jo nga Allahu, pasi sėmundja ėshtė njė prej krijesave tė Allahut dhe ndikimi i saj bėhet vetėm me lejen e Tij. Ndėrsa kalimi i sėmundjes nga i sėmuri tek i shėndoshi ėshtė diēka e vėrtetė qė Islami nuk e hedh poshtė ashtu siē thotė resuli s.a.u.s.: “Nuk duhet qė i sėmuri tė shkojė me tė shėndoshin.” [Tra, Buhari (10/243) Mbi mjeksinė, kapitulli i infektimit, dhe Muslim (4/1743) f.221, Mbi paqen, kapitulli i infektimit ]. Po ashtu nė njė hadith tjetėr resuli s.a.u.s. thotė: “Ikni prej lebrozit ashtu siē do iknit prej luanit.” [Tra, Buhari (10/158), Mbi mjeksinė, kapitulli i infektimit.] ) as Tijarah, por unė e pėlqej Fa’l (in).” Shokėt atėherė e pyetėn: “Ēfarė ėshtė Fa'l?” Ai u pėrgjigj:“Njė fjalė e mirė(shprehsėdhėnse). [84] Aprovimi ose pranimi i shenjave tė kėqia tek objektet tregon mendime tė kėqia pėr Allahun dhe prezencėn e ideve qė pėrmbajnė shirk. Megjithėse, besimi nė shenjat e mira priret pėr tė qenė mė pozitiv nė drejtim tė afrimit me Allahun, ai pėrmban shirkun e dhėnies sė fuqisė hyjnore gjėrave tė krijuara. Pėr kėtė arsye sahabėt u ēuditėn kur resuli s.a.u.s. shprehu pėlqimin e tij pėr Fa'l-in, njė shenjė e mirė. Megjithatė resuli s.a.u.s. pėrcaktoi kufinjtė e konceptit tė Fa'l-it brenda tė cilėve ky koncept pranohet nga Islami dhe kjo (Fa'li qė pranohet) ėshtė pėrdorimi i termave optimiste. P.sh. vėnia e nofkės “selim” njė njeriu tė sėmurė ose “uaaxhid” (gjetės) njė personi qė ka humbur diēka. Pėrdorimi i kėtyre dhe i termave tė ngjashme me to ringjall shpresė dhe optimizėm nė fatkeqėsi dhe stimulon ndjenjėn e tė qėnurit mirė.[85]



    Vendimi Islam pėr shenjat



    Nga hadithet e mėsipėrme mund tė duket qartė se Tijaraja i referohet besimit tė pėrgjithshėm nė shenja. Principi i nxjerrjes sė parashikimit tė fatit nga lėvizjet e zogjve ėshtė hedhur poshtė tėrėsisht nga sunneti i resulit s.a.u.s. Arabėt e vjetėr i merrnin shenjat nga zogjtė ndėrsa kombet e tjera i merrnin shenjat e tyre nga diku tjetėr, por nė parim ato pėrmbajnė tė njėjtėn gjė. Shpesh kur origjina e kėtyre shenjave indentifikohet, shirku nė to bėhet shumė i qartė. Shenjat e mėposhtme janė vetėm disa nga shenjat e panumėrta qė vėrehen sot nė shoqėrinė perendimore.

    Trokitja nė dru: Kur dikush ėshtė mirėnjohės pėr diēka dhe shpreson se fati i tij s’do ndryshojė thotė: “Trokit nė dru” dhe shikon rrotull pėr dru qė tė trokasė nė tė. Origjina e kėtij besimi vjen nga periudha kur njerėzit nė Evropė besonin se zotat jetonin brenda pemėve. Pėr t’i kėrkuar zotit-pemė njė favor ata duhet tė preknin pemėn dhe n.q.s. dėshira e tyre realizohej ata duhej tė preknin pemėn pėrsėri pėr tė falenderuar zotin-pemė.

    Derdhja e kripės: N.q.s. kripa derdhet, shumė njerėz besojnė se fatkeqėsia shumė shpejt do t’i ndjekė ata, kėshtu qė kripėn e derdhur e hedhin mbi shpatullėn e majtė pėr tė neutralizuar fatkeqėsinė. Origjina e kėsaj gjėje (shenjė) ėshtė nė besimin e tė vjetėrve se kripa ka fuqi magjike pėr shkak tė aftėsisė sė saj pėr t’i mbajtur gjėrat e freskėta. Kėshtu qė derdhja e kripės u bė paralajmėrim i tė keqes dhe n.q.s. mendohej se shpirtrat e kėqinj jetonin nė anėn e majtė tė dikujt, hedhja e kripės sė derdhur mbi shpatullėn e majtė supozohej se do tė kėnaqte shpirtrat e kėqinj.

    Thyerja e pasqyrės: Shumė njerėz besojnė se thyerja e pasqyrės aksidentalisht ėshtė shenjė e 7 vjetėve fatkeqėsi. Njerėzit e lashtė mendonin se pasqyrimet e tyre nė ujė ishin shpirtėrat e tyre. Kėshtu qė n.q.s. pasqyrimi prishej (p.sh. n.q.s. dikush hidhte njė guralec nė ujė) dhe shpirtrat e tyre bėheshin copė-copė. Kur u bė pasqyra ky besim u transferua te to.

    Macet e zeza: Kalimi i njė maceje tė zezė pėrmes rrugės sė dikujt pėr shumė njerėz ėshtė shenjė e fatit tė keq. Ky besim e ka origjinėn nė mesjetė kur njerėzit besonin se macet e zeza ishin manaret e shtrigave. Mendohej se shtrigat bėnin magji nga pėrzierja e trurit tė maceve tė zeza me pjesė thithlopash, gjarpėrinjsh dhe insektesh. N.q.s. macja e zezė e ndonjė magjistareje jetonte 7 vjetė, pa pėrfunduar nė pėrzierje, mendohej se macja ishte shndėrruar nė shtrigė (magjistare).

    Numri 13: Nė Amerikė numri 13 konsiderohet i pafat kėshtu nė shumė ndėrtesa kati i 13 quhet i 14. 13 e premte konsiderohet veēanėrishtė e pafat dhe shumė njerėz evitojnė udhėtimet ose takimet speciale nė kėtė ditė dhe n.q.s. ndonjė gjė e keqe i bie (ndodh) atyre nė kėtė ditė ata menjėherė ia atribuojnė kėtė kėsaj ditė. Ky fenomen nuk ėshtė i kufizuar vetėm te njerėzit e zakonshėm ashtu siē mund tė imagjinojė ndokush. P.sh. komandanti i fluturimit i Apollo-s nė 1970, qė gati u shkatėrua, shpjegoi kur u kthye se ai duhet t’a kishte ditur se diēka do tė ndodhte. Kur u pyet pse, ai u pėrgjigj se fluturimi u bė nė ditėn e premte date 13, plasja (ndezja e motorėve) u bė nė orėn 13 dhe numri i fluturimit ishte Apollo 13.

    Origjina e kėtij besimi vjen nga mbrėmja e darkės sė fundit tė Jezusit ashtu siē tregohet nė Bibėl.

    Nė darkėn e fundit ishin 13 njerėz. Njėri prej tė 13-tėve ishte Juda, njeriu qė tradhėtoi Jezusin. 13 e premte mendohet se ėshtė e pafat pėr tė paktėn dy arsye.

    1-E premtja ėshtė dita nė tė cilėn supozohet se u kryqėzua Jezusi.

    2-Sipas besimit mesjetar e premtja ėshtė dita kur magjistaret (rėt) bėjnė mbledhjet e tyre.

    Nė kėto besime aftėsia e Allahut pėr tė shkaktuar mbarėsinė ose fatkeqėsinė ndahet me krijesat e Tij. Gjithashtu frika pėr fatkeqėsitė dhe shpresa pėr mbarėsi qė duhet t’i drejtohen vetėm Allahut, i drejtohet objekteve tė tjera veē Tij. Njohja e tė ardhmes dhe tė padukshmes ėshtė cilėsi qė i takon vetėm Allahut, pra vetėm Ai ėshtė njohėsi i gajbit (tė padukshmes), bile Allahu i ka treguar resulit s.a.u.s. nė Kur’an se n.q.s. ai (resuli s.a.u.s.) do t’a njihte tė fshehtėn ai do kishte mėnjanuar tė gjitha fatkeqėsitė. (7:188)

    Prandaj besimi nė shenja klasifikohet si veprim shirku nė tė gjitha kategoritė kryesore tė teuhidit. Ky klasifikim vėrtetohet nga hadithi i trasmetuar nga Ibn Mesudi nė tė cilin resuli s.a.u.s. tha: “Tijarah ėshtė shirk! Tijarah ėshtė shirk! Tijarah ėshtė shirk!”[86] Abdullah ibn Amr ibn Asi gjithashtu trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kushdo qė ndalohet nga bėrja e diēkaje pėr shkak tė Tijaras ka kryer shirk.” Shokėt e pyetėn, “Me ēfarė shlyhet kjo?” Ai u pėrgjigj: “Thuaj:

    " اللهم لا خير إلا خيرك و لا طير إلا طيرك و لا إله غيرك."

    “Allahumme laa hajre il-la hajruke ue la tajre il-la tajruke ue la ilahe gajruke.”

    “O Allah, s’ka tė mirė veē tė mirės Tėnde e as ogur veē ogurit tėnd e s’ka Hyj tjetėr veē Teje.” [87]

    {Pėrkthimi i duave ėshtė i pėrshtatur, prandaj i lutemi lexuesit qė duatė t’i mėsojė nė arabisht sh.p.(sh.p.-do tė thotė shėnim i pėrkthyesit)}

    Nga hadithet e mėsipėrme duket qartė se Tijaraja nuk ėshtė e kufizuar vetėm te zogjtė por ajo pėrfshin tė gjitha format e besimit nė shenja. Kėto besime variojnė nė forma tė ndryshme, vende tė ndryshme dhe kohė tė ndryshme megjithatė ato kanė njė emėrues tė pėrbashkėt, shirkun. Prandaj muslimanėt duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm tė evitojnė kėto besime dhe n.q.s. ata nė mėnyrė tė pavetėdijshme veprojnė sipas kėtyre besimeve ata duhet tė thonė duanė e mėsipėrme. Kjo pjesė mund tė duket e parėndėsishme dhe gjithė ky trajtim pėr tė mund tė duket i kotė, megjithatė Islami e thekson kėtė pjesė sepse kjo paraqet farėn nga e cila mund tė rritet shirku i madh. Adhurimi i idhujve, njerėzve, yjeve etj. nuk erdhi menjėherė. Praktika tė tilla u zhvilluan pėr njė periudhė tė gjatė kohore. Besimi i njeriut nė njėsimin e Allahut gradualisht u gėrrye (shkatėrrua) ndėrsa fara e shirkut tė madh hodhi rrėnjė dhe u rrit. Kėshtu qė Islami, me anė tė udhėzimit tė tij nė tė gjitha aspektet e jetės, pėrpiqet tė ē’rrėnjosė farat e kėqia para se ato tė hedhin rrėnjė dhe tė shkatėrrojnė themelin e besimit tė njė muslimani.






    [60] Nga ana letrare do tė thotė sėmundje. Ka mundėsi tė ketė qenė Artriti.
    [61] Mbedhur nga Ahmedi, Ibn Maxhah dhe Ibn Hibban.
    [62] Mbledhur nga Ebu Dauudi (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f1807 n.3865) dhe Bejhaki.
    [63] Vendi i betejės sė fundit tė madhe midis resulit s.a.u.s. dhe fiseve pagane arabe e cila u zhvillua nė vitin e 10-tė hixhri.
    [64] Nga ana gjuhėsore do tė thotė “qė i ka gjėrat e varura nė tė”.
    [65] Mbledhur nga Tirmidhi, Nesai dhe Ahmedi.
    [66] Mbledhur nga Ahmedi dhe Hakim.
    [67] Mbledhur nga Ibn Uaki.
    [68] Mbledhur nga Ebu Dauudi (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1089), Ahmedi, Ibn Maxhah dhe Ibn Hibban. Duaja ėshtė transmetuar gjithashtu nga Aishja dhe Enesi mbledhur nga Buhari (v.7 f.427-8 n.5) dhe Muslimi (S.Muslim eng-trsns v.5 f.1195 n.5434).
    [69] Treguar nga Ebu Hurejra dhe mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.6 f.491 n.530).
    [70] Mbledhur nga Ahmedi dhe Hakimi.
    [71] Trasmetuar nga Ibn Mesud dhe mbledhur nga Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi.
    [72] Qė nė shqip do tė thotė Ogur , njė shenj e caktuar e cila tregon mbarėsi ose fatkeqsi.shėn.red.
    [73] Mbledhur nga Tirmidhiu.
    [74] S.Muslim eng-trans v.4 f.1209 n.5532.
    [75] Cituar nė Tejsirin el-Aziz el-Hamid f.428.
    [76] Ibid.
    [77] S.Buhari v.7 f.447-8 n.666.
    [78] Mbledhur nga Ahmedi, Hakimi dhe Ibn Huzejmeh.
    [79] S.Buhari f.435 n.49. S.Muslim eng-trans v.3 f.1099 n.3911.
    [80] Trasmetohet nga Emir ibn Shuajb dhe mledhur nga Ebu Dauudi (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.2 f.579 n. 2155) dhe Ibn Maxha.
    [81] Trasmetuar nga Hauhah bint Hakim dhe mbledhur nga Muslimi (S.Muslimi eng-trans v.4 f.1421 n.6521).
    [82] Mbledhur nga Ebu Dauud (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1099-1100 n.3913) dhe Maliku (Muhamed Rahimudin Muuatta Imam Malik eng-trans f.413 n.1758).
    [83] Nė njė tregim tjetėr transmetohet nga Ebu Hurejra dhe mbledhur nga Buhari dhe Muslimi nė tė cilėn resuli s.a.u.s. mohoi ekzistencėn e infektimit, njė beduin pyeti: “O i dėrguari i Allahut, po pėr rastin e njė tufe devesh tė shėndetshme nė shkretėtirė nė tė cilėn sillet njė deve e sėmurė dhe ato tė gjitha sėmuren pėr shkak tė saj?” Resuli s.a.u.s. u pėrgjigj: “Kush e infektoi devenė e parė?” (S.Buhari v.7 f.411-2 n.612) dhe S.Muslim eng-trans v.3 f.1097 n.3907). Resuli s.a.u.s. kėtu mohon infektimin e bazuar nė besimet para Islamit nė tė cilat shkaktimi i (infeksionit) saj i atribuohej shpirtrave dhe zotave veē Allahut.
    [84] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.7 f.436 n.651) dhe S.Muslim (S.Muslim eng-trans v.4 f.1098 n.5519). Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1098 n.3906.
    [85] Tejsir Aziz Hamid f.434-435.
    [86] Mledhur nga Ebu Dauudi (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1096-7 n.3901), Tirmidhi dhe Ibn Maxha.
    [87] Mbledhur nga Ahmedi dhe Taberani.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #8
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    5- Tregimi i fatit



    Siē u pėrmend nė kapitullin e mėsipėrm ka njerėz qė deklarojnė se kanė dije nga bota e padukshme ose pėr tė ardhmen. Kėta njihen me emra tė ndryshėm si p.sh.: falltor, astrolog, magjistar, palmit (ata qė lexojnė fatin e dikujt nga shenjat mbi palmė) etj. Falltorėt ose njerėzit qė pretendojnė se lidhen me shpirtrat e vdekur pėrdorin metoda tė ndryshme nga tė cilat ata thonė se marrin (nxjerrin) informacion p.sh.: leximi i gjetheve tė ēajit, vizatimi i vijave, shkruarja e numrave, leximi i palmės, horoskopi, vėshtrimi i topave prej kristali, falli me letra, shikimi i filxhanit, hedhja e shkopave etj. Nė kėtė kapitull do tė trajtojmė forma tė ndryshme fallesh duke pėrjashtuar magjinė e cila do tė trajtohet nė kapitullin pasues.

    Praktikantėt e metodave tė fshehta tė cilėt thonė se zbulojnė tė padukshmen dhe parathonė tė ardhmen, mund tė ndahen nė dy kategori kryesore:

    1- Ata qė nuk kanė ndonjė dije ose sekret por qė u thonė klientėve tė tyre incidente tė pėrgjithshme qė ndodhin te shumica e njerėzve. Kėta shpesh bėjnė njė numėr ritualesh pa kuptim dhe pastaj thonė hamendje tė pėrgjithshme (tė menduara mė parė). Disa prej hamendjeve tė tyre, pėr shkak se janė tė pėrgjithshme, dalin tė vėrteta. Shumica e njerėzve priren pėr tė kujtuar ato pak thėnie qė dalin tė vėrteta dhe shpejt harrojnė shumicėn qė nuk del e vėrtetė. Kjo tendencė ėshtė rezultat i faktit se pas ca kohe tė gjitha thėniet bėhen mendime gjysėm tė harruara nė subkoshiencė derisa diēka ndodh dhe i rikujton ato. P.sh. ėshtė bėrė gjė e zakonshme nė Amerikėn e Veriut qė tė publikohen nė ēdo fillim viti thėnie tė ndryshme tė falltorėve tė famshėm. Kur u bė njė shqyrtim i thėnieve tė ndryshme pėr vitin 1980 u zbulua se vetėm 24% e thėnieve ishin tė sakta.

    2- Grupi i dytė janė ata qė kanė kontakte me xhin. Ky grup ėshtė mė i rėndėsishėm sepse ai zakonisht pėrmban gjynafin e rėndė tė shirkut dhe ata qė pėrzihen me tė priren tė jenė shumė tė saktė nė informacionin e tyre dhe kėshtu paraqesin njė fitne (sprovė) tė vėrtetė si pėr muslimanėt ashtu dhe pėr jo muslimanėt.



    Bota e xhinėve



    Disa njerėz janė pėrpjekur tė mohojnė realitetin e xhinėve tė cilėve Kur’ani i ka kushtuar njė sure tė tėrė, suren El-Xhin (n.72). Duke u mbėshtetur nė aspektin gjuhėsor tė fjalės xhin e cila vjen nga folja xhanne (جَانَّ), jexhunnu: “tė mbulosh, fsheh”, ata thonė se fjala xhin i referohet (i drejtohet) “tė huajve tė zgjuar”. Tė tjerė bile thonė se njė xhin ėshtė njė njeri qė s’ka mendje tė vėrtetė nė kokėn e tij, por ai ka natyrė zjarri.

    E vėrteta ėshtė se xhinėt paraqesin njė tjetėr krijesė tė Allahut e cila bashkekziston me njeriun nė tokė. Allahu i krijoi xhinėt para se Ai tė krijonte njerėzimin dhe i krijoi kėto dy krijesa (xhinėt dhe njerėzit) nga elemente jo tė njėjta. Allahu thotė:



    ] و لقد خلقنا الإنسان من صلصالٍ من حمإ مسنون[

    ] و الجان خلقناه من قبل من نار السموم [



    “Ne e krijuam njeriun nga balta e argjilit, tė zi e tė prishur (me erė tė keqe)”.

    “E xhinėt i krijuam mė parė nga zjarri, nga flaka e fortė.” (15:26-27)



    Ata u quajtėn xhin sepse ata nuk mund tė shikohen nga syri i njeriut. Iblisi (shejtani) ėshtė prej xhinėve megjithėse ai ishte mes melekėve kur ata u urdhėruan nga Allahu t’i bėjnė sexhde Ademit. Allahu na tregon nė Kur’an ēfarė tha shejtani kur u pyet pse nuk i bėri sexhde Ademit:



    ] قال أنا خير منه خلقتنى من نار و خلقته من طين [



    “Ai (Iblisi) tha: “Unė jam mė i mirė se ai, mua mė ke krijuar nga zjarri, e atė e krijove nga balta!” (38:76)



    Aishja trasmeton se resuli s.a.u.s. tha: “Melekėt u krijuan nga drita dhe xhinėt nga zjarri pa tym.”[88] Allahu thotė nė Kur’an:



    “(Pėrkujto) kur u thamė melekėve: “Pėruljuni Ademit, e ata iu pėrulėn, pėrveē Iblisit. Ai ishte nga xhinėt …””(18:50)



    Prandaj ėshtė e gabuar t’a konsiderojmė atė (Iblisin) melek. Xhinėt mund t’i ndajmė nė tre kategori tė gjėra sipas mėnyrės sė ekzistencės sė tyre. Resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Ka tre lloje xhinėsh: Njė lloj fluturon nė ajėr gjithė kohėn, njė tjetėr lloj ekziston si gjarpėrinj dhe qen dhe lloji i kufizuar nė tokė i cili banon nė njė vend ose endet rreth tij.” [89]

    Xhinėt mund tė ndahen gjithashtu nė dy kategori sipas besimit tė tyre: Musliman dhe kafira (jobesimtar). Allahu na tregon pėr xhinėt besimtarė nė suren El-Xhin:



    ] قل أوحى إلى أنه استمع نفر من الجن فقالوا إنا سمعنا قرءانا عجبا [ ] يهدى إلى الرشد فئا منا به و لن نشرك بربنا أحدا [ ] و أنه تعلى جد ربنا ما اتخذ صاحبة و لا ولدا [ ] و أنه كان يقول سفيهنا على الله شططا [



    “Thuaj: “Mua mė ėshtė shpallur se njė grup i vogėl nga xhinėt i vuri veshin dhe dėgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te tė vetėt) thanė: “Ne kemi dėgjuar njė Kur’an qė mahnit qė udhėzon nė tė vėrtetėn, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonė, kurrėsesi nuk do t’ia shoqėrojmė mė askėnd. Dhe se lartėsia e madhėruar e Zotit tonė, nuk ėshtė qė ka as grua, as fėmijė. S’ka dyshim se ai mendjelehti jonė fliste tė pa vėrteta ndaj Allahut.”” (72:1-4)



    “Ėshtė e vėrtetė se prej nesh ka besimtarė (muslimanė) dhe prej nesh ka qė janė jashtė rrugės (jobesimtarė), e kush e pranoi Islamin, tė tillėt mėsynė rrugėn e shpėtimit. Ndėrsa ata qė lėshuan rrugėn, ata u bėnė lėndė e xhehennemit.” (72:14-5)



    Xhinėt jobesimtarė quhen nė arabisht me emra tė ndryshėm p.sh. Ifrit, shejtan, ka’riin etj. Ata pėrpiqen t’a ē’orietojnė njeriun nė forma dhe mėnyra tė ndryshme. Cilido prej njerėzve qė i dėgjon ata dhe bėn njė punė pėr ta, quhet shejtan. Allahu thotė:



    ] و كذلك جعلنا لكل نبى عدوا شياطين الإنس و الجن …[



    “Dhe kėshtu ēdo pejgamberi i bėmė armik shejtanėt prej njerėzve dhe xhinėve …” (6:112)



    Ēdo njeri ka njė xhin qė e shoqėron atė dhe ky xhin quhet ***** (shok, bashkudhėtar) dhe ėshtė pjesė e testimit tė njeriut nė kėtė jetė. Xhini inkurajon dėshirat mė tė ulta tė njeriut dhe pėrpiqet nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr ta mėnjanuar atė nga rruga e drejtė. Resuli s.a.u.s. duke komentuar kėtė gjė ka thėnė: “Secilit prej jush i ėshtė shoqėruar njė shok prej xhinėve.” Sahabėt pyetėn: “Edhe ty o i dėrguari i Allahut?” Dhe resuli s.a.u.s. u pėrgjigj: “Edhe mua, veēse Allahu mė ka ndihmuar mua kundėr tij dhe ai ėshtė nėnshtruar. Tani ai vetėm mė nxit tė bėj tė mira.” [90] Profetit Sulejman iu dha mrekullia e kontrollit mbi xhinėt si shenjė e profecisė sė tij. Allahu thotė nė Kur’an:



    ] و حشر لسليمان جنوده من الجن و الإنس و الطير فهم يوزعون [



    “E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet qė pėrbėhej nga xhinėt, nga njerėzit dhe nga shpendėt dhe ata mbanin vendin.” (27:17)



    Por kjo fuqi nuk i ėshtė dhėnė askuj tjetėr. Askush tjetėr nuk lejohet tė kontrollojė xhinėt dhe askush nuk mundet. Resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Njė Ifrit (xhin i fuqishėm dhe i keq) prej xhinėve pėshtyu mbi mua natėn e kaluar duke u pėrpjekur tė mė prishte namazin. Allahu mė lejoi mua t’a nėnshtroj atė dhe kur unė doja t’a lidhja atė nė njėrėn prej kollonave tė xhamisė qė tė gjithė ju tė mund t’a shihnit atė nė mėngjes m’u kujtua duaja e vėllait tim Sulejmanit: “… O Zoti im mė fal (gabimin) mė dhuro asi pushteti qė askush pas meje nuk do t’a ketė; vėrtetė, Ti je dhuruesi mė i madh.” (38:35)[91]

    Njeriu nuk mund tė arrijė kontrollin mbi xhinėt sepse ishte njė mrekulli e veēantė e dhėnė profetit Sulejman. (Nė fakt) kontakti me xhinėt nė rrethana tė tjera veē zotėrimit ose aksidentale shumė shpesh bėhet nga kryerja e veprimeve ofenduese ndaj Zotit tė cilat janė tė pėrbuzura dhe tė ndaluara nė fe.[92] Qėllimi i xhinėve tė kėqinj (shejtanė) ėshtė qė tė tėrheqė sa mė shumė tė tjerė nė gjynafin mė tė rėndė, adhurimin e tė tjerėve veē Allahut ose bashkė me Tė.

    Kontakti dhe kontrata me xhinėt bėhet nga fallxhorėt tė cilėve xhinėt mund t’u japin informacion pėr tė ardhmen. Resuli s.a.u.s. ka pėrshkruar se si xhinėt marrin informacion pėr tė ardhmen. Ai ka treguar se xhinėt ishin tė aftė tė udhėtonin nė drejtim tė kufinjve mė tė ulėt tė qiellit dhe dėgjonin ca informacione pėr tė ardhmen qė melekėt i trasmetonin midis tyre. Pastaj ktheheshin nė tokė dhe ushqenin me informacione njerėzit me tė cilėt kishin lidhje.[93] Kjo ndodhte shpesh para profecisė sė Muhammedit s.a.u.s. dhe fallxhorėt nė atė kohė ishin shumė tė saktė nė informacionin e tyre. Kėshtu qė ata ishin tė aftė tė fitonin pozitė nė oborret mbretėrore dhe gėzonin shumė popullaritet, bile edhe adhuroheshin nė disa vende. Pasi resuli s.a.u.s.filloi misionin e tij situata ndryshoi. Allahu i urdhėroi melekėt qė tė ruanin me shumė kujdes kufinjtė mė tė ulėt tė qiellit dhe shumica e xhinėve u gjuajtėn me meteorė dhe yje goditės. Allahu e ka pėrshkruar kėtė fenomen nė Kur’an:



    ] و أنا لمسنا السماء فوجد ناها ملئت حرسا شديدا و شهبا [ ] وأنا كنا نقعد منها مقاعد للسمع فمن يستمع الأن يجد له شهابا رصدا [



    “Dhe vėrtetė ne (xhinėt) kemi hulumtuar tė arrijmė qiellin po atė e gjetėm pėrplot roje tė forta dhe me shkėndija (zjarri qė djeg). Dhe mė parė hulumtonim nė vend vėshtrimin pėr tė dėgjuar, e kush pėrpiqet tė dėgjojė tash, ai has nė pusinė e shkėndijės sė zjarrtė.” (72:8-9)



    ] و حفظناها من كل شيطان رجيم [ ] إلا من استرق السمع فأتبعه شهاب مبين [



    “Dhe atė (qiellin) e kemi ruajtur prej ēdo djalli tė mallkuar. Pėrveē atij qė vjedh (pėrgjon) ē’ka dėgjohet, po edhe atė e ndjek ylli i zjarrtė (e djeg).” (15:17-18)



    Ibn Abasi ka thėnė: “Kur resuli s.a.u.s. dhe njė grup prej shokėve tė tij u nis pėr nė tregun Ukaadh, shejtanėt u bllokuan nga dėgjimi i informacionit nė qiell. Meteorėt u lėshuan mbi ta, kėshtu ata u kthyen te populli i tyre. Populli i tyre i pyeti ēfarė kishte ndodhur dhe ata ia treguan. Disa sugjeruan se diēka do kishte ndodhur kėshtu qė ata u shpėrndanė nėpėr tokė pėr tė gjetur shkakun. Disa prej tyre ndeshėn resulin s.a.u.s. dhe shokėt e tij kur ata ishin nė namaz dhe dėgjuan Kur’anin. Ata thanė me veten e tyre se ky duhet tė ishte shkaku qė i bllokoi ata nga dėgjimi. Pastaj ata u kthyen te populli i tyre dhe i thanė: “… Ne kemi dėgjuar njė Kur’an qė mahnit qė udhėzon nė tė vėrtetėn, prandaj ne i besuam atij dhe Zotit tonė, kurrėsesi nuk do t’ia shoqėrojmė mė askėnd.”(72:1-2)[94] Kėshtu qė xhinėt nuk mund tė mbledhin mė informacion pėr tė ardhmen aq kollaj sa ē’e merrnin para misionit tė resulit s.a.u.s. Pėr shkak tė kėsaj ata tani e pėrziejnė informacionin me shumė gėnjeshtra. Resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Ata (xhinėt) do t’a kalonin informacionin poshtė derisa ai arrin buzėt e magjistarit ose fallxhorit. Shumė herė njė meteor i arrin ata pėrpara se ata t’a kalojnė atė. N.q.s. ata e kalojnė atė para se tė goditen, ata do t’i shtonin atij 100 gėnjeshtra.” [95] Aishja trasmeton se kur ajo e pyeti resulin s.a.u.s. pėr fallxhorėt ai u pėrgjigj se ata nuk ishin asgjė. Ajo pastaj pėrmendi se fallxhorėt ndonjėherė u thoshin gjėra qė ishin tė vėrteta. Resuli s.a.u.s. tha: “Kjo ėshtė njė pjesė e tė vėrtetės tė cilėn xhini e vjedh dhe e llomotit nė veshin e shokut tė tij, por ai e pėrzien atė me 100 gėnjeshtra”[96] Njėherė ndėrsa Umar Ibn Hatabi ishte ulur, njė burrė i pashėm[97] kaloi pranė tij. Umari tha: “N.q.s. nuk jam gabim, ky person ėshtė akoma duke ndjekur fenė e tij tė kohėrave para Islamit ose ndoshta ai ishte njėri prej fallxhorėve tė tyre.” Ai urdhėroi qė njeriu (burri) tė sillej tek ai dhe e pyeti pėr ēfarė ai dyshonte. Burri iu pėrgjigj: “Unė s’kam parė kurrė njė ditė si kjo ku muslimani ballafaqohet me akuza tė tilla.” Umari tha: “Ti duhet tė mė informosh.” Pastaj njeriu tha: “Unė isha falltori i tyre nė kohėn e injorancės.” Me tė dėgjuar kėtė Umari pyeti: “Mė trego pėr gjėrat e ēuditshme qė xhini yt femėr tė thoshte ty.” Atėherė burri tha: “Njė ditė kur isha nė treg ajo erdhi te unė shumė e mėrzitur dhe tha: “A nuk i ke parė ti xhinėt e dėshpėruar pas turpėrimit tė tyre? Dhe shkuarjen e tyre pas deveve femra dhe pronarėve tė tyre.””[98] Umari thirri: “Ėshtė e vėrtetė.” [99] Xhinėt janė nė gjendje tė informojnė njerėzit me tė cilėt lidhen, pėr tė ardhmen relative. P.sh. kur dikush shkon te njė fallxhor, xhini i fallxhorit merr tė dhėna nga xhini i personit (sqaruam mė parė se ēdo person ka njė xhin) pėr planet qė ky njeri ka bėrė para se tė shkojė atje. Kėshtu qė fallxhori ėshtė i aftė t’i thotė personit se ai do kėtė ose atė, apo shko kėtu ose atje. Me anėn e kėsaj metodė fallxhori i vėrtetė ėshtė nė gjendje tė mėsojė pėr tė kaluarėn e tė huajit nė detaje tė hollėsishme. Ai ėshtė nė gjendje t’i tregojė njė personi krejtėsisht tė huaj pėr tė, emrat e prindėrve tė tij (tė personit), ku ka lindur ai, ēfarė ka bėrė nė fėmijėri (ky person) etj. Aftėsia pėr tė pėrshkruar shumė saktė (sikur ėshtė e gjallė) tė kaluarėn ėshtė njė prej shenjave tė fallxhorit tė vėrtetė qė ka kontakt me xhin. Kjo pėr shkak se xhinėt janė nė gjendje tė pėrshkojnė distanca tė mėdha menjėherė, tė mbledhin sasi gjigande informacioni rreth gjėrave tė fshehta, sendeve tė humbura dhe ngjarjeve tė pa vėzhguara. Provė pėr kėtė aftėsi ėshtė historia e pėrmendur nė Kur’an pėr profetin Sulejman dhe Belkizėn (mbretėresha e Shebės). “Njėri prej xhinėve tė vrazhdė (Ifrit) tha: “Unė do t’a sjell atė ty, para se tė ngrihesh nga vendi yt, unė pėr tė kam fuqi dhe jam i sigurt!”” (27:39)



    Ligji Islam pėr tregimin e fatit



    Pėr shkak tė kufrit qė pėrfshihet nė tregimin e fatit, Islami mban njė qėndrim shumė tė ashpėr ndaj tij. Islami kundėrshton ēdo lloj shoqėrimi me ata qė praktikojnė tregimin e fatit duke pėrjashtuar rastin e kėshillimit tė tyre pėr tė hequr dorė nga kėto praktika tė ndaluara.



    Shkuarja te fallxhorėt



    Resuli s.a.u.s. ka vendosur rregulla tė qarta tė cilat ndalojnė ēdo shkuarje te fallxhorėt. Safijjeh trasmeton nga Hafsa (gruaja e resulit s.a.u.s.) se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Namazi i kujtdo qė i afrohet ndonjė fallxhori dhe e pyet atė pėr ndonjė gjė nuk pranohet pėr 40 ditė dhe netė.” [100] Ndėshkimi nė kėtė hadith ėshtė (thjesht) pėr afrimin te njė fallxhor dhe pyetja e tij pėr kuriozitet. Ky ndalim mbėshtetet gjithashtu edhe nga hadithi i Muavi ibn Hakem es-Sulemi nė tė cilin ai thotė: “O i dėrguari i Allahut ka disa njerėz prej nesh qė (vizitojnė) shkojnė te fallxhorėt.” Resuli s.a.u.s. iu pėrgjigj: “Mos shkoni tek ata.” [101] Ky ndėshkim i ashpėr ėshtė caktuar pėr shkuarjen tek fallxhorėt sepse ky veprim ėshtė hapi i parė nė drejtim tė besimit te fallxhorėt. N.q.s. dikush shkon atje duke dyshuar se a ėshtė i vėrtetė tregimi i fatit apo jo, dhe n.q.s disa prej thėnieve tė fallxhorit dalin tė vėrteta ai me siguri do tė bėhet njė besimtar i zjarrtė dhe i zellshėm nė tregimin e fatit dhe nė fallxhorėt. Individi qė i afrohet njė fallxhori ėshtė i detyruar tė bėjė namazin e tij tė detyruar gjatė gjithė periudhės 40 ditore megjithėse ai nuk merr shpėrblim pėr namazin, dhe n.q.s. ai e braktis namazin ai ka kryer njė tjetėr gjynaf tė madh. Sipas shumicės sė juristėve kjo ėshtė e ngjashme me ligjin Islam nė rastin e namazit mbi ose nė pronė tė vjedhur. Dijetarėt thonė se kur namazi farz kryhet, nė rrethana normale, ai heq detyrimin e namazit nga individi dhe me anė tė tij individi fiton shpėrblim. N.q.s. namazi kryhet mbi ose nė pronė tė vjedhur ai heq detyrimin e namazit por ai s’ka shpėrblim (sevape).[102] Prandaj, resuli s.a.u.s. ka ndaluar faljen e tė njėjtit namaz farz dy herė.





    Besimi te fallxhorėt



    Islami e cilėson kėdo qė shkon te falltori duke besuar se ai di tė padukshmen dhe tė ardhmen, kafir (jobesimtar, mohues). Ebu Hurejra dhe Hasani trasmetojnė nga resuli s.a.u.s. se ai ka thėnė: “Kushdo qė i afrohet njė fallxhori dhe beson ēfarė ai thotė, ka mohuar atė qė iu shpall Muhammedit.” [103] Njė besim i tillė i jep krijesave disa prej cilėsive tė Allahut nė lidhje me dijen e tė padukshmes dhe tė ardhmes. Pra ai rrėzon teuhidin Esmaa ues-Sifaat dhe paraqet shirk nė kėtė aspekt teuhidi. Pėr analogji nė kufėr pėrfshihet edhe leximi i librave ose shkrimeve tė falltorėve, dėgjimi i tyre nė radio ose shikimi nė televizion sepse kėto janė mjetet mė tė zakonshme me anėn e tė cilave sot falltorėt pėrhapin thėniet e tyre. Allahu thotė qartė nė Kur’an se askush veē Tij nuk e njeh tė padukshmen, bile as resuli s.a.u.s. Allahu thotė:



    ] و عنده مفاتح الغيب لا يعلمها إلا هو … [



    “Ēelėsat e fshehtėsisė janė vetėm te Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di askush veē Tij …” (6:59)



    Allahu i ka thėnė tė dėrguarit Muhammed s.a.u.s.:



    ] قل لا أملك لنفسى نفعا و لا ضرا إلا ما شاء الله و لوكنت أعلم الغيب لاستكثرت من الخير و ما مسنى السوء … [



    “Thuaj: “Unė nuk kam nė dorė pėr veten time as ndonjė dobi, as ndonjė dėm, veē ē’farė do Allahu. Sikur t’a dija tė fshehtėn, do tė shumoja pėr vete tė dobishmet e nuk do mė prekte gjė e keqe….”” (7:188)



    Nė njė ajet tjetėr thuhet:



    ] قل لا يعلم من فى السماوات و الأرض الغيب إلا الله …[



    “Thuaj: “Askush veē Allahut as nė qiell, as nė tokė nuk e di tė fshehtėn….”” (27:65)



    Prandaj tė gjitha metodat e ndryshme qė pėrdoren nėpėr botė nga falltorėt ose treguesit e fatit janė tė ndaluara pėr muslimanėt (p.sh. parja e filxhanit tė kafesė, hedhja e fallit me letra, horoskopi, orakulli etj. sh.p.). Allahu thotė nė Kur’an:



    ] إن الله عنده علم الساعة و ينزل الغيث و يعلم ما فى الأرحام و ما تدرى نفس ما ذا تكسب غدا و ما تدرى نفس بأى أرض تموت إن الله عليم خبير [



    “S’ka dyshim se vetėm Allahu e di kur do tė ndodhė kijameti, Ai e di kur e lėshon shiun. Ai e di se ē’ka nė mitra e veē Tij nuk e di kush ē’farė do ti ndodhė nesėr, dhe askush nuk e di, veē Tij, se nė ē’vend (ose kohė) do tė vdesė. Allahu ėshtė mė i dijshmi, mė i njohuri.” (31:34)



    Ne duhet tė kemi kujdes me librat, revistat, gazetat apo dhe individėt tė cilėt nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, thonė qė dinė tė ardhmen ose tė padukshmen. P.sh. kur njė musliman qė merret me parashikimin e motit parashikon shi, borė ose kushte tė tjera klimaterike pėr tė nesėrmen ai duhet tė shtojė shprehjen “InshaAllah” (n.q.s. do Allahu). Gjithashtu kur muslimania doktoreshė e informon pacienten e saj se ajo do tė lindė njė fėmijė nė 9 muaj ose nė kėtė apo atė ditė ajo duhet tė shtojė “InshaAllah” sepse kėto parashikime janė vetėm vlerėsime tė bazuara mbi informacion statistikor.




    [88] Mbledhur nga Muslimi (S.Muslim eng-trans v.4 f.1450 n.7134).
    [89] Mbledhur nga Tabariu dhe Hakimi.
    [90] Mbledhur nga Muslimi (S.Muslim eng-trans v.4 f.1472 n. 6757).
    [91] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.1 f.268 n.75) dhe Muslimi (S.Muslimi eng-trans v.1 f.273 n.1104).
    [92] Ibn Tejmia Ese mbi xhinėt.(Nė kėtė rast xhinėt luajn me njerzit duke u krijuar pėrshtypjen atyre se ata janė nė sherbim tė tyre nė fakt ndodh e kundėrta.shen red.)
    7
    [93] Mbledhur nga Buhari dhe Muslimi (S.Muslimi eng-trans v.4 f.1210 n.5538).
    [94] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.6 f.415-6 n.443), Muslimi (S.Muslim v.1 f.243-4 n.908), Tirmidhiu dhe Ahmedi.
    [95] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.8 f.150 n.232) dhe Tirmidhiu.
    [96] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.7 f.439 n.657), Muslimi (S.Muslim eng-trans v.4 f.1209 n.5535).
    [97] Emri tij ishte Sauaad ibn Kaarib.
    [98] Pasi xhinėt u ndaluan nga dėgjimi i melekėve ata duhet tė ndiqnin arabėt pėr tė zbuluar pse u ndaluan.
    [99] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.5 f.131-2 n.206).
    [100] Mbledhur nga Muslimi (S.Muslim eng-trans v.4 f.1211 n.5540).
    [101] Ibid v.4 f.1209 n.5532.
    [102] Cituar nga En-Neueui nė Tejsir El-Aziz El-Hamid f.407.
    [103] Mbledhur nga Ahmed, Ebu Dauud (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1095 n.3895) dhe Bajhaki.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #9
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    6- Kapitulli pėr astrologjinė


    Dijetarėt e hershėm muslimanė e quanin fushėn e yjeve dhe llogarive planetare nė tėrėsi me emrin Tenxhim dhe ata e ndanin atė nė tre kategori kryesore pėr qėllim analizimi dhe klasifikimi sipas ligjit Islam.

    1- Kategoria e parė paraqet besimin se qėniet tokėsore influencohen nga trupa qiellorė dhe ēfarė do ndodhė nė tė ardhmen mund tė parashikohet nga vėzhgimi i lėvizjeve tė kėtyre trupave.[104] Ky besim, qė njihet me emrin astrologji dhe qė e ka origjinėn e tij nė Mesopotami nė mijėvjeēarin e tretė p.e.s., arriti zhvillim tė plotė nė civilizimin grek. Gjithashtu forma mė e vjetėr Mesopotamiane e tij arriti nė Indi dhe Kinė nė shekullin e 6 p.e.s., por nė Kinė u adoptua vetėm parashikimi i tė ardhmes nga yjet. Nė Mesopotami astrologjia ishte njė institucion mbretėror nė tė cilin shenjat nė lidhje me mirėqėnien e mbretit dhe popullit tė tij merreshin nga shenjat nė qiell. Besimi bazė nė Mesopotami ishte se trupat qiellorė ishin zota tė fuqishėm. Kur kėto yje-zota u paraqitėn nė Greqi, nė shekullin e 4 p.e.s., u bėnė burim pėr besimin planetar grek. Gjithashtu nė Greqi astrologjia si njė “shkencė” e pėrcaktimit tė sė ardhmes u pėrhap dhe jashtė oborrit mbretėror te ata qė mund t’a kapnin atė. [105] Pėr mė shumė se 200 vjet astrologjia kishte njė influencė dominuse mbi fenė, filozofinė dhe shkencėn pagane e mė pas pati ndikim tė madh te Europa kristiane. Tė dy Dante dhe sh.Thomas Aquinas, evpropianė tė shekullit tė 13, pranuan shkakun astrologjik nė filozofitė e tyre respektive (d.m.th. pranuan astrologjinė sh.p.). Ky besim mbahej edhe nga Sabianėt tek tė cilėt u dėrgua i dėrguari Ibrahim a.s. Sabianėt hyjnizonin diellin, hėnėn dhe yjet dhe i bėnin sexhde atyre. Gjithashtu ata ndėrtonin vende tė veēanta adhurimi nė tė cilat vendoseshin statuja dhe piktura qė paraqisnin trupa qiellorė. Ata besonin se shpirtrat e trupave qiellorė zbritnin te idhujt, komunikonin me ta dhe plotėsonin kėrkesat apo nevojat e njerėzve. [106] Kjo formė e astrologjisė konsiderohet kufėr sepse shkatėrron teuhidin Esmaa ues-Sifaat. Besime tė tilla i japin planeteve, yjeve dhe galaktikave disa prej cilėsive tė Zotit. (Cilėsia e Zotit qė i jepet mė shumė krijesave nė kėto besime ėshtė Kaderi). Ata qė praktikojnė astrologjinė janė kafira sepse ata deklarojnė se dinė tė ardhmen e cila dihet vetėm nga Allahu. Duke ia atribuar vetes disa prej cilėsive tė Allahut ata iu “ofrojnė” atyre qė besojnė te ta njė mundėsi fallse pėr tė mėnjanuar tė keqen tė cilėn Allahu e ka pėrcaktuar pėr ta dhe pėr tė fituar tė mirėn tė cilėn Allahu nuk e ka pėrcaktuar pėr ta. Astrologjia klasifikohet harram bazuar nė hadithin e Ibn Abasit ku resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kushdo qė merr dije nga ndonjė degė e astrologjisė ka marrė dije nga njė degė e magjisė. Sa mė shumė qė e shton (rrit, zmadhon) dijen nė kėtė gjė aq mė shumė ai e shton (rrit, zmadhon) gjynafin.” [107]

    2- Nė kategorinė e dytė futen ata qė thonė se Allahu ka dashur (ka bėrė) qė lėvizja e trupave qiellorė tė tregojė ngjarjet qė ndodhin nė tokė.[108] Ky ėshtė edhe besimi i astrologėve muslimanė tė cilėt mėsuan dhe praktikuan shkencėn babilonase tė astrologjisė. Astrologjia u shfaq nė oborrin mbretėror nga halifėt e vonshėm Emevij ashtu siē u shfaq te Abasitė e parė. Secili halif, nga kėta qė u pėrmendėn mė sipėr, kishte njė grup astrologėsh qė duhet t’a kėshillonin atė pėr punėt e ditės dhe t’a paralajmėronin pėr rreziqet qė afroheshin. Pėr shkak se masat muslimane e dinin se astrologjia nė formėn e saj origjinale ishte kufėr kėta muslimanė qė donin t’a praktikonin atė bėnė njė kompromis qė ajo tė dukej nga ana Islame e pranueshme. Dhe ky kompromis ishte thėnia se parashikimet astrologjike ishin sipas dėshirės sė Allahut. Por edhe kjo formė e astrologjisė ėshtė harram dhe ai qė e praktikon atė konsiderohet kafir. Sepse nė tė vėrtetė nuk ka ndryshim nė esencė midis kėtij besimi dhe atij tė paganėve. Nė kėtė lloj besimi fuqia e Allahut i jepet trupave qiellorė dhe ata qė thonė se interpretojnė informacionin e kėtyre trupave pohojnė se kanė dije pėr tė ardhmen, dije e cila i pėrket vetėm Allahut. Megjithatė disa dijetarė tė vonshėm u bėnė tė dobėt nė zbatimin e ligjeve hyjnore dhe lejuan kėtė formė tė astrologjisė pėr shkak se ky besim ishte bėrė i pranueshėm nga shumė muslimanė.

    3- Nė kategorinė e tretė dhe tė fundit futet pėrdorimi i informacionit tė yjeve nga lundėrtarėt ose udhėtarėt e shkretėtirave nė mėnyrė qė tė pėrcaktojnė drejtimet, ose nga fermerėt pėr tė pėrcaktuar arritjen e stinėve nė mėnyrė qė ata tė dinė kur tė kultivojnė drithėrat etj. [109] Kėto ose praktika tė ngjashme me to paraqesin aspektin e vetėm tė astrologjisė qė ėshtė hallall pėr muslimanėt nė pėrputhje me Kur’anin dhe sunnetin. Argumenti pėr kėtė ėshtė ajeti i mėposhtėėm i Kur’anit.:



    ] و هو الذى جعل لكم النجوم لتهتدوا بها فى ظلمات البر و البحر …[



    “Ai ėshtė, qė krijoi yjet pėr ju qė me ta tė orientoheni nė errėsira kur jeni nė tokė ose nė det … “ (6:97)



    Buhari transmeton thėnien e mėposhtme nga Kataadeh:[110] “Allahu i bėri yjet pėr tė treguar drejtimin (e udhėtimit) dhe pėr goditjen e shejtanėve. Kėshtu qė, kushdo qė kėrkon ndonjė gjė pėrtej kėsaj ka spekulluar. Ai ka lėnė fatin e tij, ka humbur pjesėn e tij tė jetės sė mirė, dhe ka marrė pėrsipėr atė pėr tė cilėn ai nuk ka dije. Me tė vėrtetė, ata qė e bėjnė kėtė janė njerėz injorantė ndaj urdhėrave tė Allahut. Ata kanė shpikur hyjnizimin pėr yjet, duke thėnė se kush martohet sipas filan ylli do t’i ndodhė kjo ose ajo gjė, ose kush udhėton sipas filan ylli do tė gjejė kėtė ose atė gjė. As yjet, as kafshėt e as shpendėt nuk dinė ndonjė gjė prej tė padukshmes. Allahu duhet t’ia kishte mėsuar atė Ademit n.q.s. Ai do donte t’ia mėsonte atė dikujt. Allahu e krijoi Ademin me duart e Tij, i bėri melekėt t’i pėrkuleshin atij dhe i mėsoi atij emrat e gjėrave.”

    Kufizimet e vėna nga Kataadah pėr pėrdorimin e yjeve bazohen mbi ajetin 98 tė sures En’aam qė u pėrmend mė sipėr. Gjithashtu ajo bazohet nė ajetin e mėposhtėėm:



    ] و لقد زينا السماء الدنيا بمصابيح و جعلنها رجوما للشياطين…[



    “Ne qiellin me tė afėrt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriēues) dhe ata i kemi bėrė gjuajtės kundėr djajve, … “ (67:5)





    Resuli s.a.u.s. ka shpjeguar se xhinėt ndonjėherė udhėtojnė nė qiell dhe pėrgjojnė melekėt kur ata bisedojnė midis tyre pėr ngjarje qė do tė ndodhin nė tokė. Xhinėt pastaj kthehen nė tokė dhe informojnė ata qė merren me parashikimin e tė ardhmes. Ai gjithashtu ka shpjeguar se Allahu pėrdor goditjet me yje pėr t’i larguar ata (xhinėt) dhe pėr tė parandaluar pėrgjimin pėrveē rasteve tė rralla. Resuli s.a.u.s. ka thėnė edhe se parashikimet e fallxhorėve janė pėrzierje e pak tė vėrtetave me qindra gėnjeshtra. [111] Prandaj muslimanėt janė tė detyruar tė ruhen nga pėrdorimi i yjeve pėr qėllime tė tjera veē atyre qė janė pėrcaktuar qartė nga Allahu.



    Argumentet e astrologėve muslimanė



    Muslimanėt e ngatėrruar me astrologjinė janė pėrpjekur tė shfrytėzojnė disa ajete tė Kur’anit pėr tė mbėshtetur dhe justifikuar praktikat e tyre. P.sh. surja Buruxh ėshtė pėrkthyer nė Anglisht si kapitulli i “shenjave zodiakale” [112] dhe ajeti i saj i parė ėshtė pėrkthyer si njė betim hyjnor: “Pasha shenjat zodiakale.”

    Ky pėrkthim i fjalės “Buruxh” ėshtė njė pėrkthim i pasaktė, i gabuar dhe qė tė prin nė rrugė tė shtrembėr. Kjo fjalė nė tė vėrtetė ka kuptimin “konfigurimet e yjeve” dhe jo “shenjat zodiakale”. Shenjat zodiakale janė vetėm forma kafshėsh qė i vihen konfiguracioneve yjore dhe kėto shenja janė tė marra nga Babilonasit dhe Grekėt e lashtė. Prandaj ky ajet nė asnjė mėnyrė nuk mund tė mbėshtesė praktikėn pagane tė adhurimit tė yjeve. Paraqitja nė forma kafshėsh nuk ka lidhje me konfiguracionet e yjeve, jo vetėm kaq, por lėvizja e yjeve nė qiell mund tė shkaktojė qė konfiguracioni i yjeve tė ndryshojė krejtėsisht me kalimin e kohės.

    Nė kohėt e hershme ajeti i mėposhtėėm pėrdorej pėr tė justifikuar astrologjinė nė oborret e halifėve.:



    ] و علامات وبالنجم هم يهتدون [



    “Vuri edhe shenja tė tjera (pėr orientim ditėn), ndėrsa (natėn) ata orientohen me anė tė yjeve.” (16:16)



    Astrologėt “muslimanė” thoshin se ky ajet do tė thotė se yjet janė shenja qė tregojnė tė padukshmen dhe nga kjo dije njerėzit mund tė udhėhiqen nė tė ardhmen e tyre. [113] Ibn Abasi, tė cilin resuli s.a.u.s. e ka quajtur pėrkthyes tė (tė kuptimit) Kur’anit, ka thėnė: “Shenjat”, e pėrmendura nė kėtė ajet nėnkuptojnė shenjat e rrugėve ose shenjat e vendeve nė orėt e ditės. Ato nuk i referohen aspak yjeve. Ai vazhdoi tė thoshte se pjesa “…ndėrsa (natėn) ata orientohen me anėn e yjeve” do tė thotė se ata orientohen pėr tė gjetur drejtimin e udhėtimit tė tyre gjatė natės, nė tokė ose det, nga yjet.”[114] Me fjalė tė tjera kuptimi i kėtij ajeti ėshtė i njėjtė me atė tė ajetit 98 sure El-En’am. Nė ēdo rast, pėrdorimi i kėtyre ose ajeteve tė tjera tė Kur’anit pėr tė mbėshtetur studimin dhe aplikimin e pseudoshkencės sė astrologjisė, ėshtė krejtėsisht i pa vlefshėm. Ky pėrdorim kundėrshton shumė ajete tė tjera nė Kur’an tė cilat pohojnė se vetėm Allahu e di tė ardhmen dhe shumė hadithe ku qartė ndalohet mėsimi dhe besimi i astrologjisė dhe i pseudoshkencave tė tjera tė ngjashme me tė. P.sh. Ibn Abasi, shok i resulit s.a.u.s., transmeton se ai ka thėnė: “Kushdo qė mėson njė degė tė shkencave yjore ka mėsuar njė degė tė magjisė.” [115] Ebu Mihxham gjithashtu trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Ajo pėr tė cilėn frikėsohem mė tepėr pėr umetin tim pas kohės sime ėshtė: Padrejtėsia e udhėheqėsve tė tyre, besimi nė yje dhe mohimi i Kaderit.” [116] Kėshtu qė, besimi nė astrologji ose praktikimi i saj nuk janė tė bazuara nė Islam. Kushdo qė pėrpiqet tė shtrembėrojė fjalėt e teksteve fetare pėr t’ia pėrshtatur dėshirave tė devijuara tė tij bėn atė qė bėnė ēifutėt. Ata morėn vargjet e Teuratit jashtė kontekstit dhe ndryshuan kuptimet e tyre me vetėdije (Shiko nė Kur’an 4:47 ; 5:13 ; 5:41).



    Vendimi Islam pėr horoskopin



    Siē u pėrmend mė lart jo vetėm astrologjia ėshtė harram, por edhe shkuarja te astrologu, dėgjimi i thėnieve tė tij, blerja e librave tė astrologjisė ose leximi i horoskopit janė tė ndaluara. Pėr shkak se astrologjia ėshtė pėrdorur kryesisht pėr parashikimin e tė ardhmes ata qė e praktikojnė atė quhen falltorė. Pra, kush kėrkon horoskopin e tij futet nė rregullin qė pėrmban thėnia e resulit s.a.u.s.: “Namazi i kujtdo qė i afrohet njė falltori dhe e pyet atė pėr ndonjė gjė, nuk do t’i pranohet pėr 40 ditė dhe netė.” [117] Ashtu siē e kemi sqaruar mė parė ndėshkimi nė kėtė hadith ėshtė (thjesht) pėr afrimin dhe pyetjen e astrologut, bile edhe n.q.s. personi ėshtė nė dyshim pėr vėrtetėsinė e thėnieve tė astrologut. N.q.s. personi ėshtė nė dyshim pėr vėrtetėsinė ose fallsitetin e informacionit tė astrologut ai ėshtė nė dyshim se a e dinė apo jo tė ardhmen dhe tė padukshmen tė tjerė veē Allahut. Kjo ėshtė njė formė shirku, sepse Allahu ka thėnė qartė:



    ] و عنده مفا تح الغيب لا يعلمها إلا هو …[



    “Ēelėsat e fshehtėsisė janė vetėm tek Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di kush veē Tij …” (6:59)



    ] قل لايعلم من فى السماوات و الأرض الغيب إلا الله …[



    “Thuaj: “Askush veē Allahut as nė qiej as nė tokė nuk e di tė fshehtėn …” (27:65)



    N.q.s. ndonjė beson nė parashikimet e horoskopit tė dhėnė nga njė astrolog ose tė shkruajtur nė librat e astrologjisė, gazeta etj. ai bie nė kufėr siē ka thėnė resuli s.a.u.s.: “Kushdo qė i afrohet njė falltori dhe beson nė ēfarė ai thotė, nuk ka besuar nė ēfarė iu shpall Muhammedit.”[118] Ashtu si hadithi i mėsipėrm edhe ky hadith nė pamje tė parė i referohet falltorėve, por ai ėshtė po aq i zbatueshėm dhe pėr astrologėt. Tė dy thonė (parashikojnė) tė ardhmen. Thėniet e astrologėve e kundėrshtojnė teuhidin tamam si ato tė falltorėve. Ata thonė se personalitetet e njerėzve janė pėrcaktuar nga yjet dhe veprimet qė do bėjnė dhe ngjarjet e jetės sė tyre janė tė shkruara nė yje. Falltorėt e rėndomtė thonė se format e kafesė nė fund tė filxhanit i tregojnė atyre tė ardhmen. Nė tė dy rastet individėt shprehin aftėsinė pėr tė lexuar nė format fizike tė objekteve tė krijuara dijen pėr tė ardhmen. Besimi nė astrologji dhe llogaritja e horoskopit janė nė kundėrshtim tė hapur me kuptimin dhe shpirtin e Islamit. Ėshtė shpirti i zbrazėt qė nuk ka shijuar besimin e vėrtetė ai qė kėrkon kėto rrugė. Kryesisht kėto rrugė paraqesin njė pėrpjekje tė kotė pėr t’i shpėtuar Kaderit duke besuar se n.q.s. ata dinė ēfarė do t’i ndodhė nesėr mund tė pėrgatiten qė sot. Nė kėtė mėnyrė ata pėrpiqen tė mėnjanojnė tė keqen dhe tė sigurojnė tė mirėn. Allahu i ka thėnė resulit s.a.u.s.:



    ] قل … و لو كنت أعلم الغيب لاستكثرت من الخير و ما مسنى السوء إن أنا إلا نذير و بشير لقوم يؤمنون [



    “Thuaj: “… Sikur t’a dija tė fshehtėn, do tė shumoja pėr vete tė dobishmet, e nuk do mė prekte gjė e keqe. Unė nuk jam tjetėr vetėm se qortues dhe pėrgėzues pėr njerėzit qė besojnė.” (7:188)



    Pra muslimanėt e vėrtetė janė tė detyruar tė qėndrojnė larg kėtyre gjėrave. Vathėt, zinxhirėt etj. qė kanė shenja zodiakale nuk duhen (veshur) vėnė edhe n.q.s. personi nuk beson nė to. Ato janė pjesė dhe njė kontigjent i njė sistemi tė fabrikuar qė propogandon kufėr dhe qė duhet hequr qafe nė tėrėsi. Muslimani qė beson, nuk duhet t’a pyesė tjetrin ēfarė shenjė ka ai ose tė orvatet tė llogarisė shenjėn e tij e as tė lexojė horoskopet nė gazeta apo tė dėgjojė kur ato lexohen. Muslimani qė lejon parashikimet astrologjike tė pėrcaktojnė veprimet e tij duhet t’i kėrkojė falje Allahut dhe tė pėrtėrijė Islamin e tij.



    [104] Tejsir el-Aziz el-Hamid f.441.
    [105] William D.Halsey (ed.) Collier’s Encyclopedia U.S.A.
    [106] Tefsir el-Aziz el-Hamid f441.
    [107] Mbledhur nga Ebu Dauudi v.3 f.1095 n.3896.
    [108] Tejsir el-Aziz el-Hamid.
    [109] Ibid f.447-8.
    [110] Njė dijetar midis atyre qė mėsuan nga shokėt e resulit s.a.u.s.
    [111] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.7 f.439 n.657) dhe Muslimi (S.Muslim v.4 f.1209 n.5535).
    [112] A.Yusuf Ali . The holy Qur’an (trans) f.1714.
    [113] Tejsir el-Aziz el-Hamid f.444.
    [114] Mbledhur nga Ibn Xherir Taberiu nė Tefsirin e tij Xhamiul-bejan eu Tė’uil el-Kuran. v.14 f.91.
    [115] Mbledhur nga Ebu Dauud (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1095 n.3895) dhe Ibn Maxhah.
    [116] Mbledhur nga Ibn Asakir dhe vėrtetuar nga Sujuti (Cituar nė Tejsirin el-Aziz el-Hamid f.445).
    [117] Transmetuar nga Hafsa dhe mbledhur nga Muslimi (S.Muslim eng-trans v.4 f.1211 n.5540).
    [118] Trasmetuar nga Ebu Hurejre dhe mbledhur nga Ahmedi dhe Ebu Dauud (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1095 n.3895).
    Sa budalla eshte "Odisea"

  10. #10
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    7 - Kapitulli pėr magjinė



    Termi qė pėrdoret nė arabisht pėr magjinė ėshtė termi “sihr” i cili pėrfshin tė gjitha llojet e magjive. Sihr(i) nė arabisht pėrcakton ēdo gjė qė shkaktohet nga ose prej forcave tė padukshme ose tė pakapshme. [119] P.sh.ėshtė trasmetuar nė njė hadith se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Me tė vėrtetė disa forma tė tė folurit janė magji.” [120] Njė folės elokuent (gojė ėmbėl) dhe orator mund tė bėjė qė e drejta tė duket e gabuar dhe anasjelltas. Kėshtu qė resuli s.a.u.s. i referohet disa aspekteve tė tė folurit si magjike. Ushqimi i marrė (ngrėnė) para agjėrimit quhet Suhur [121] (nga rrėnja sihr), sepse koha e tij ėshtė nė errėsirė nė fund tė natės. [122]



    Realiteti i magjisė


    Ėshtė bėrė shumė popullore nė kohėt moderne mohimi krejtėsisht e realitetit tė magjisė. Historitė popullore pėr efektet e magjisė shpjegohen si rezultat i ē’rregullimeve psikologjike, si histeria etj. dhe vihet nė dukje se ajo vepron vetėm tek ata qė e besojnė atė.[123] Veprimet magjike shpjegohen si mashtrime tė bazuara nė iluzione dhe truke.

    Islami hedh poshtė ndikimin e hajmalive ose nuskave nė lidhje me parandalimin e fatkeqėsive dhe afrimin e mbarėsisė, por ai i njeh si tė vėrteta disa aspekte tė magjisė. Ėshtė e vėrtetė se shumė prej magjive tė sotme janė produkt i trukeve qė bėjnė disa persona qė kanė mjete tė sajuara me mjaft zgjuarsi pėr tė mashtruar shikuesin. Por, ashtu si falltorėt ekzistojnė nė botė persona qė praktikojnė magji tė vėrtetė pėr shkak tė lidhjes sė tyre me shejtanė. Pėrpara se tė shikojmė aftėsitė e xhinėve le tė shikojmė provat e qarta nga Kur’ani dhe sunneti tė cilat argumentojnė njohjen nga Islami tė disa mėnyrave tė paraqitjes sė magjisė. Allahu nė ajetet e mėposhtme tė Kur’anit sqaron parimet Islame pėr magjinė.



    ] و لما جاء هم رسول من عند الله مصدق لما معهم نبذ فريق من الذين أوتوا الكتاب كتاب الله وراء ظهورهم كأنهم لا يعلمون[



    “E kur u erdhi atyre ndonjė i dėrguar prej Allahut, vėrtetues i asaj qė kishin ata, njė grup prej tyre tė cilėve iu ishte dhėnė libri, e hodhi pas shpine librin e Allahut, kinse nuk dinin (asgjė).” (2:101)



    Pasi tregon hipokrizinė e ēifutėve nė lidhje me profetėt e dėrguar tek ta, Allahu pėrmend njė gėnjeshtėr qė ata shpikėn pėr profetin Sulejman.



    ] واتبعوا ما تتلوا الشياطين علىملك سليمان و ما كفر سليمان و لكن الشياطين كفروا يعلمون الناس السحر و ما أنزل على الملكين ببابل هاروت و ماروت و ما يعلمان من أحد حتى يقو لا إنما نحن فتنة فلا تكفر فيتعلمون منهما ما يفرقون به بين المرء وزوجه و ماهم بضارين به من أحد إلا بإذن الله و يتعلمون ما يضرهم و لا ينفعهم و لقد علموا لمن اشتراه ماله فى الأخرة من خلاق و لبئس ما شروا به أنفسهم لو كانوا يعلمون [



    “(e hodhėn librin e Zotit) E ndoqėn atė qė e thonin djajt nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajt ishin tė pa fe, sepse u mėsonin njerėzve magjinė. (ndoqėn) Edhe ē’ka u zbriti nė Babil dy melekėve Haaruutit dhe Maaruutit. E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t’i thonin: “Ne jemi vetėm sprovė pra mos u bėj i pafe !” E, mėsonin (njerėzit) prej tyre dyve atė (magjinė) me ē’ka ndanin burrin prej gruas sė vet, por pa lejen e Allahut me atė askujt nuk mund t’i bėnin dėm dhe ashtu mėsonin se ē’ka u sillte dėm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehudėt) e kanė ditur se ai qė (hodhi librin) e zgjodhi atė (magjinė), ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė mėshirėn e Zotit). Po t’a dinin, ata se pėr ē’ka e shitėn vetveten, ajo ėshtė shumė e keqe.” (2:102)



    Ēifutėt justifikonin praktikat e tyre tė magjisė (brenda njė sistemi mistik esterik tė quajtur Kabala) duke thėnė se ata e kishin mėsuar atė nga profeti Sulejman a.s. Allahu s.u.t.na shpjegon se pasi hodhėn pas shpine shkrimet hyjnore dhe mohuan tė dėrguarin e fundit, ēifutėt ndoqėn magjinė qė e kishin prej shejtanėve. Kėta shejtanė kryen kufėr pikėrisht duke ia mėsuar tė tjerėve atė (magjinė). Ata gjithashtu i mėsuan tė tjerėve njė art tė magjisė tė quajtur astrologji. Ajo ka qenė mėsuar nė kohėt e lashta prej dy melekėve tė quajtur Haaruut dhe Maaruut tė cilėt ishin sprovė pėr njerėzit e Babilonisė. Melekėt pėrpara se t’i mėsonin njerėzve ndonjė princip tė magjisė i paralajmėronin ata qė tė mos bėnin kufėr duke mėsuar magjinė, por njerėzit nuk i kushtuan vėmendje paralajmėrimeve tė tyre. Njerėzit mėsuan prej astrologjisė si tė shkaktonin armiqėsi midis personove tė ndryshėm dhe si tė shkatėrronin martesat nė njė gradė tė tillė sa qė ata menduan se mund tė dėmtonin kėdo qė dėshironin. Por Allahu ėshtė Ai qė vendos mbi kė do tė ketė efekt magjia dhe mbi kė nuk do tė ketė. Kjo dije qė ata mėsuan nuk ishte e dobishme pėr ta, kėshtu duke e mėsuar atė ata vetėm dėmtuan veten e tyre. Sepse veprimet e kufrit janė thelbi i magjisė reale, ata dėmtuan veten e tyre duke i garantuar vetes njė vend nė xhehennem. Ēifutėt qė mėsuan magjinė e dinin mirė se ata ishin tė mallkuar sepse ajo ishte e ndaluar nė shkrimet e shenjta tė tyre. Vargjet e mėposhtėėme mund tė gjenden akoma nė Teurat: “Kur do tė hysh nė vendin qė Zoti, Pėrėndia yt, po tė jep, nuk do tė mėsosh tė shkosh pas veprave tė neveritshme tė kėtyre kombeve. Tė mos gjendet midis teje ndonjė qė e kalon birin ose bijėn e vet nėpėr zjarr, as ndonjė qė praktikon shortarinė bėn parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai qė pėrdor yshtje, as mediume qė konsultojnė frymat, as magjistarė, as ai qė ndjell tė vdekurit, sepse tė gjithė ata qė merren me kėtė punė neveriten nga Zoti; dhe pėr shkak tė kėsaj neverie, Zoti ėshtė duke i pėrzėnė para teje.” (Ligji i Pėrtėrirė 18:9-12)[124]

    Por ata nuk i kushtuan kujdes kėtyre shkrimeve duke pretenduar se ato s’ishin atje. Gjithashtu nė Teurat ishte shkruar se kushdo qė merrte pjesė prej arteve magjike do tė qėndronte nė zjarr pėrgjithmonė i pėrjashtuar krejtėsisht nga ēdo shpėrblim i parajsės. Por ēifutėt i hoqėn kėto pjesė nga Teurati dhe praktikuan magjinė.

    Nė vargun e fundit tė ajetit tė mėsipėrm tregohet se vetėm n.q.s. do t’a dinin se sa dėnim i ashpėr ėshtė nė jetėn tjetėr, ēifutėt do t’a kuptonin se sa e tmerrshme ishte pėr ta shitja e tė ardhmes sė shpirtit tė tyre pėr njė magji nė kėtė jetė tė shkurtėr.

    Kėto ajete tregojnė qartė se magjia ėshtė harram: “… E ata e kanė ditur se ai qė (hodhi librin) e zgjodhi atė (magjinė) ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė mėshirėn e Zotit)… “ (2:102)

    Qėndrimi brenda nė zjarr mund tė jetė ndėshkim vetėm pėr gjynafet e mėdha. Ajeti gjithashtu provon se magjistari dhe ata qė ia mėsojnė tė tjerėve magjinė janė kafira. Shprehja “ … ai qė e zgjodhi atė (magjinė)… “ ėshtė e pėrgjithshme nė atė qė ajo nėnkupton. Pra ajo pėrfshin kėdo qė fiton pasuri prej magjisė ose duke ia mėsuar tė tjerėve atė, kėdo qė paguan pėr t’a mėsuar magjinė ose thjesht kėdo qė ka dije pėr tė. Allahu gjithashtu e cilėson magjinė si kufėr nė shprehjen: “… Ne jemi vetėm sprovė pra mos u bėj i pafe … “ dhe “ … Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajtė ishin tė pafe, sepse u mėsonin njerėzve magjinė … “ [125]

    Ajeti i mėsipėrm provon pa asnjė lloj dyshimi se magjia ėshtė reale. Ekziston gjithashtu njė hadith nė Sahihun e Buharit dhe Librat e tjerė tė haditheve i cili pėrmend se vetė resuli s.a.u.s. nė njė rast ka vuajtur nga efektet e magjisė.

    Zeid ibn Ekrem trasmeton se njė ēifut me emrin Labib ibn A’sem, i bėri magji resulit s.a.u.s. dhe kur resuli s.a.u.s. filloi tė vuante prej saj Xhibrili erdhi tek ai dhe i shpalli Mu’adhatan (suret el-Felek dhe en-Nas) pastaj i tha: “Ishte njė ēifut qė tė bėri magji dhe magjia ėshtė nė filan pus.” Resuli s.a.u.s. dėrgoi Ali ibn Ebi Taalib tė shkonte tė kėrkonte magjinė. Kur ai (Aliu) u kthye me tė resuli s.a.u.s. i tha t’i zgjidhte nyjet nė tė njė nga njė dhe te recitonte njė ajet nga suret nė secilėn (nyje). Kur ai bėri kėshtu resuli s.a.u.s. u ngrit sikur tė ishte liruar nga tė qėnit lidhur.[126]

    Ēdo komb ka njohur njerėz qė praktikonin magjinė. Megjithėse disa forma tė magjisė mund tė kenė qenė fallso ėshtė krejtėsisht e pabesueshme se i tėrė njerėzimi ka rėnė nė marrėveshje pėr tė sajuar histori tė ngjashme pėr magjitė dhe ngjarjet supernatyrore. Kushdo qė mendon seriozisht pėr shfaqjen mjaft tė pėrhapur tė shembujve tė fenomeneve mbinatyrore do tė arrijė nė pėrfundimin se duhet tė ketė ndonjė fije tė pėrbashkėt nė realitetin e tyre. Shtėpitė e hijeve ose fantazmave, “lidhja” me shpirtrat, futja e shejtanit tek njeriu, ngritja nė ajėr (gjė qė duket sikur mposht forcat e gravitetit) etj. shkaktojnė huti dhe ngatėrresa tek ata qė nuk janė familiarizuar me botėn e xhinėve. Tė gjitha kėto gjėra shfaqen nė pjesė tė ndryshme tė botės. Bile dhe bota muslimane ėshtė molepsur me tė, veēanėrisht, kjo ndodh midis shejhėve tė sekteve tė ndryshme sufi (tarikateve). Shumė prej tyre qėndrojnė nė ajėr, udhėtojnė nė distanca tė mėdha pėr njė kohė tė shkurtėr, prodhojnė ushqime ose para nga asgjėja etj. (kėtu bėhet fjalė jo pėr asgjėnė absolute, por pėr atė qė njeriut i duket asgjė, sepse vetėm Allahu mund tė krijojė diēka nga asgjėja absolute. sh.p.). Pasuesit e tyre injorantė besojnė se kėto magji janė mrekulli hyjnore kėshtu qė me plot gatishmėri japin pasurinė dhe jetėn e tyre nė shėrbim tė shejhėve tė tyre. Por pas tė gjitha kėtyre fenomenove shtrihet bota e fshehtė dhe e ligė e xhinėve shejtanė.

    Ashtu siē u pėrmend nė kapitullin e mėparshėm xhinėt janė kryesisht tė padukshėm pėrveē atyre nė formėn e gjarpėrit ose qenit. Megjithatė disa prej tyre janė tė aftė tė marrin forma tė ndryshme duke pėrfshirė dhe formėn e njeriut. P.sh. Ebu Hurejre ka thėnė: I dėrguari i Allahut mė bėri pėrgjegjės pėr mbrojtjen e zekatit tė Ramadanit. Ndėrsa unė po bėja kėtė dikush erdhi dhe filloi tė gėrmonte nė ushqime kėshtu qė unė e kapa atė. Thashė: “Pasha Allahun do tė tė ēoj tek i dėrguari i Allahut.” Njeriu tha duke u lutur: “Unė jam i varfėr dhe kam njerėz pėr tė mbajtur, kam shumė nevojė.” Kėshtu qė unė e lashė atė tė shkonte. Mėngjesin tjetėr resuli s.a.u.s. tha: “O Ebu Hurejre ēfarė bėri robi yt natėn e kaluar?” Unė thashė: “Ai u ankua se kishte shumė nevojė dhe se kishte familje, kėshtu qė unė e lashė tė shkonte.” Resuli s.a.u.s. iu pėrgjigj: “Me tė vėrtetė ai tė gėnjeu dhe ai do kthehet.” Qė kur e mora vesh se ai do kthehej unė qėndrova nė pritje tė tij. Kur ai u kthye dhe filloi tė gėrmonte ushqimet e kapa (me forcė) dhe i thashė: “Do tė ēoj te i dėrguari i Allahut.” Ai mu lut, “Mė lėr tė shkoj. Unė jam i varfėr dhe kam familje. Nuk kthehem (mė).” Mua mė erdhi keq dhe e lash tė ikte. Mėngjesin tjetėr i dėrguari i Allahut tha: “O Ebu Hurejre, ēfarė bėri robi yt natėn e kaluar?” Unė thashė se ai u ankua se kishte shumė nevojė dhe se kishte familje kėshtu qė e lash tė shkonte. Resuli s.a.u.s. u pėrgjigj: “Me tė vėrtetė ai tė gėnjeu dhe ai do kthehet.” Kėshtu qė unė e prita atė dhe e kapa kur filloi tė shpėrndante ushqimet. Unė i thashė: “Pėr Zotin do tė tė ēoj te i dėrguari i Allahut kjo ėshtė hera e tretė dhe ti premtove se nuk do ktheheshe. Tashmė do vish nė ēdo mėnyrė. “Ai tha: “Mė lėr tė tė them (jap) ca fjalė nga tė cilat Allahu do tė ndihmojė ty.” Unė thashė: “Ēfarė janė ato?” Ai u pėrgjigj: “Sa herė qė tė shkosh nė shtrat kėndo ajetin Kursi (2:225) nga fillimi nė fund. N.q.s. ti bėn kėshtu njė roje nga Allahu do jetė gjithmonė me ty dhe shejtani nuk do tė afrohet deri nė mėngjes.” Pastaj unė e lashė atė tė shkonte. Mėngjesin tjetėr i dėrguari i Allahut tha: “Ēfarė bėri robi yt natėn e kaluar?” Unė thashė se ai mė tha se do mė mėsonte disa fjalė nga tė cilat Allahu do tė mė ndihmonte mua kėshtu qė unė e lashė tė ikte. Kur resuli s.a.u.s. mė pyeti ēfarė ishin ato, unė i tregova se ato ishin ajeti Kursi para shkuarjes nė shtrat. Gjithashtu i thashė si ai mė tha se njė roje nga Allahu do qėndronte me mua dhe shejtani nuk do mė afrohej derisa tė zgjohesha nė mėngjes. Resuli s.a.u.s. tha: “Ai ka thėnė tė vėrtetėn megjithėse ėshtė gėnjeshtar. O Ebu Hurejre! A e di me kė ke qėnė duke folur kėto 3 netėt e shkuara?” Unė iu pėrgjigja: “Jo”. Ai tha: “Ai ishte njė shejtan.” [127] Xhinėt janė nė gjendje tė udhėtojnė nė distanca tė largėta pėr njė kohė tė shkurtėr dhe tė futen nė trupat e njerėzve tė pėrgatitur pėr futjen e tyre. Allahu u ka dhėnė atyre kėto aftėsi tė jashtėzakonshme ashtu siē i ka dhėnė krijesave tė tjera aftėsi pėrtej aftėsive tė njeriut. Tashmė Ai ka zgjedhur njeriun pėr tė qenė mbi tė gjitha krijesat. N.q.s. kėto fakte mbahen parasysh, tė gjitha incidentet supernatyrale qė nuk janė mashtrime mund tė shpjegohen mjaft lehtė. P.sh. nė rastet e shtėpive tė fantazmave ose hijeve, ku dritat ndizen e fiken, pikturat bien nga muret, sendet fluturojnė nė ajėr, parketet (dyshemetė) kėrcasin etj. xhinėt veprojnė mbi kėto sende, por ata nuk duken sepse janė nė formėn e tyre tė padukshme. Nė kėtė mėnyrė shpjegohet edhe rasti ku duket sikur shpirtrat e tė vdekurve komunikojnė me tė gjallėt. Njerėzit qė njohin zėrat e tė afėrmve tė tyre tė vdekur, i dėgjojnė ata qė i flasin atyre pėr ngjarjat e jetės sė tyre. Kjo gjė kryhet nga personat qė pretendojnė se lidhen me tė vdekurit duke thirrur xhinin qė i ishte caktuar personit tė vdekur. Ėshtė ky xhin qė imiton zėrin e personit tė vdekur dhe tregon ngjarje nga e kaluara e personit. Nė rastin e atyre qė shfaqin aftėsinė pėr t’u ngritur nė ajėr (ose fluturuar) apo pėr t’i ngritur objektet pa i prekur ato, ata thjesht ngrihen nė ajėr nga dora e padukshme e xhinit. Ata qė udhėtojnė nė distanca tė mėdha dhe qė janė nė dy vende pothuajse nė tė njėjtėn kohė transportohen nga xhinėt ose xhinėt bėhen tė dukshėm nė format e tyre. Gjithashtu ata qė prodhojnė ushqime ose para nga ajri ndihmohen nga xhin tė padukshėm qė lėvizin shpejt.[128] Njė rast i tillė ėshtė edhe ai i njė vajzė 7 vjeēare nė Indi, e quajtur Shanti Devi, e cila tregonte shembuj nga “jeta” e saj e gjallė “e mėparshme”me detaje “tė sakta” (njė grup i caktuar njerėzish besojnė se shpirti i njeriut kur trupi vdes rilind nė njė trup tjetėr dhe kur, edhe ky trup vdes ai rilind nė njė tjetėr e kėshtu me radhė. Ky besim ėshtė nga besimet krejtėsisht tė gabuara e tė kota dhe kėtij lloj besimi i referohet dhe shembulli i kėsaj vajzė). Ajo pėrshkroi shtėpinė e saj tė mėparshme nė qytetin Muttra qė ishte njė provincė mjaft e largėt prej vendit ku ajo jetonte. Kur njerėzit shkuan atje pėr tė kontrolluar thėniet, vendasit konfirmuan se njė shtėpi e tillė kishte qėndruar njė herė atje ku ajo e pėrshkroi. Ata gjithashtu konfirmuan disa prej detajeve tė ish-jetės sė saj.[129] Ėshtė mjaft e qartė se ky informacion ėshtė vendosur nė subkoshiencėn e saj prej xhinit. (Dihet se kur njė njeri vdes shpirti i tij nuk rilind nė njė njeri tjetėr. Shejtani duke e parė se disa njerėz nga injoranca e tyre besojnė nė besimin e gabuar se shpiti i njeriut qė vdes rilind nė njė trup tjetėr, ka futur nė mendjen (subkoshiencėn) e kėsaj vajzė detaje tė hollėsishme tė jetės sė njė njeriu tjetėr qė ka jetuar diku larg nė mėnyrė qė kėta njerėz kur t’a dėgjojnė kėtė vajzė tė zhyten akoma mė shumė nė besimin e tyre tė gabuar sh.p.) Resuli s.a.u.s. ka konfirmuar futjen e informacionit ose cytjeve prej xhinėve nė mendjen e njeriut. Ai ka thėnė: “Ėndrrat qė njeriu i shikon nė gjumė janė tre llojesh: Ėndėrr prej Rrahmanit (Allahut), ėndėrr e keqe prej shejtanit dhe ėndra tė subkoshiencės.”[130] Nuk ka dyshim se xhinėt mund tė futen nė trupin e njeriut. Kėto raste janė tė shumta pėr t’u numėruar. Futja e xhinit nė trupin e njeriut mund tė jetė e herėpasherėshme si nė rastin e shumė sekteve kristiane dhe pagane ku njerėzit e drejtojnė veten e tyre nė njė tėrbim fizik dhe psikologjik e bien nė njė gjendje tė pavetėdijshme dhe fillojnė tė flasin nė gjuhė tė huaja. Nė kėtė gjendje tė dobėt xhinėt mund tė futen kollaj nė trupat e tyre dhe tė llomotisin me gjuhėt (buzėt) e tyre. Ky fenomen ėshtė vėnė re edhe nė disa shejh sufi gjatė seancės sė dhikrit. Futja e xhinėve te njeriu mund tė jetė edhe njė fenonen afatgjatė nė tė cilin ndodhin ndryshime tė gjėrave kryesore tė personalitetit tė njeriut. Njerėzit te tė cilėt janė futur xhin shpesh veprojnė nė mėnyrė tė paarsyeshme, shfaqin forcė supernjerėzore ose xhini mund tė flasė nėpėrmjet tyre. Dėbimi i xhinėve nga personi (ose vendi) ku kishin hyrė u bė njė praktikė mjaft e pėrhapur nė Evropė gjatė mesjetės. Praktika kristiane e dėbimit (tė xhinėve) ėshtė bazuar nė tregime tė shumta nė Bibėl pėr dėbimin e xhinėve prej personave ku kishin hyrė, nga Jezusi. Nė njė tregim Jezusi dhe shokėt e tij erdhėn nė Xherasines dhe takuan njė njeri tė pushtuar prej xhinėve. Kur Jezusi i komandoi shejtanėt tė largoheshin prej tij, ata u larguan dhe u futėn nė njė tufė derrash qė po ushqeheshin nė faqen e kodrės fqinjė. Pastaj tufa u sul (poshtė) drejt greminės dhe u hodh nė liqen ku u mbyt.[131] Gjithashtu dėbimi (i xhinėve) ka qenė bėrė qendra e vėmendjes e shumė filmave tė viteve 70-80 (p.sh. “Exocist”, “Rosemary’s Baby” etj.) Qėndrimi i pėrgjithshėm materialist i pėrėndimit ėshtė hedhja poshtė e ēdo gjėje mbinatyrale. Kėshtu qė pėr perendimorėt dėbimi i xhinėve nuk ka ndonjė bazė tė arsyeshme dhe shikohet si rezultat i supersticionit. Ky qėndrim ėshtė reaksion i shkallės sė madhe tė djegieve dhe gjuetisė sė magjistarėve qė ndodhėn nė Evropė gjatė mesjetės. Nė Islam praktika e dėbimit (tė shejtanėve) njihet si njė mjet i vlefshėm pėr trajtimin e rasteve tė vėrteta tė pushtimit prej xhinėve dhe sėmundjeve tė tjera qė shkaktohen prej tij n.q.s. metoda e pėrdorur ėshtė sipas Kur’anit dhe sunnetit.

    Ka kryesisht 3 metoda pėr largimin e xhinėve nga njerėzit ku kanė hyrė:

    E para, xhini mund tė largohet duke thirrur njė xhin tjetėr. Kjo metodė ėshtė e ndaluar nė Islam sepse thirrja e xhinit tjetėr pėrmban akte sakrilegji (tė sharjes sė Zotit). Thirrja e xhinėve ėshtė e mundshme tė bėhet duke pėrdhosur parimet e Islamit. Ky ėshtė rasti kur njė magjistar prish njė magji me anėn e njė magjie tjetėr.

    E dyta, xhini mund tė largohet duke kryer shirk nė prezencėn e tij. Kur xhini kėnaqet nga kufri i personit qė do t’a dėbojė atė ai mund tė largohet. Duke bėrė kėshtu, ai siguron dėbuesin se metoda dhe besimi i tij ėshtė i saktė. Ky ėshtė rasti i priftėrinjve kristianė qė dėbojnė xhinėt duke thirrur Jezusin dhe duke pėrdorur kryqin tamam si priftėrinjtė e lartė paganė qė dėbonin (xhin) nė emėr tė zotave tė tyre falls.

    E treta, xhini mund tė pėrzihet nga pėrdorimi i leximit tė Kur’anit dhe duave duke kėrkuar prej Allahut mbrojtjen e Tij. Kėto fjalė hyjnore ndihmojnė nė ndryshimin e atmosferės rrotull personit ku ėshtė futur xhini. Xhini atėherė mund tė nxirret prej trupit (tė personit) me urdhėra dhe mundėsisht e shoqėruar me fryrje. Megjithatė kėto praktika pėrdoren nga njerėz me besim tė fortė dhe qė janė muslimanė tė mirė.

    Disa muslimanė sot tė ndikuar nga influenca e sotme perendimore kanė mohuar hapur se xhinėt mund tė futen nė trupin e njeriut bile disa kanė arritur deri aty sa kanė mohuar edhe ekzistencėn e xhinėve kur dihet qartė se edhe Kur’ani edhe sunneti thonė ndryshe.

    Ka njė numėr tregimesh tė vėrteta ku resuli s.a.u.s. ka dėbuar xhinėt prej trupit tė njerėzve. Gjithashtu ka tregime pėr shokėt e tij qė kanė bėrė tė njėjtėn gjė me aprovimin e tij. Tre tregimet e mėposhtme pėrshkruajnė 3 metoda tė ndryshme.

    Jalaa ibn Marrah ka thėnė: “Njė herė unė shkova tė udhėtoja me resulin s.a.u.s. dhe gjatė udhėtimit ne kaluam pranė njė gruaje qė ishte ulur me fėminė e saj nė rrugė. Ajo tha: “O i dėrguari i Allahut ky djalė ėshtė i mjeruar dhe na ka shkaktuar ne shumė sprova. Nuk e di sa herė nė ditė ai kapet nga krizat.” Resuli s.a.u.s. tha: “Ma jep mua.” Kėshtu qė ajo e ngriti sipėr nė drejtim tė tij dhe resuli s.a.u.s. e vendosi djalin pėrballė tij nė mes tė shalės (sė kafshės qė i kishte hipur). Pastaj i hapi gojėn fryu [132] nė tė tre herė dhe tha: “Bismilah. Unė jam rob i Allahut, pra dil o armik i Allahut.” Pastaj ai ia ktheu gruas djalin dhe tha: “Na tako kėtu kur tė kthehemi dhe na trego ēfarė ndodhi.” Ne shkuam dhe kur u kthyem e gjetėm gruan nė atė vend. Ajo kishte me vete 3 dele kėshtu qė resuli s.a.u.s. e pyeti: “Si ėshtė djali yt?” Ajo iu pėrgjigj: “Pasha Atė qė tė dėrgoi ty me tė vėrtetėn, ne s’kemi vėnė re ndonjė gjė tė keqe tek ai qė atėherė, kėshtu qė unė tė kam sjellė kėto dele.” Resuli s.a.u.s. mė tha: “Zbrit (sepse ata ishin tė hipur nė kafshėt e udhėtimit), merr njė dhe tė tjerat ktheja asaj.” [133]

    Umm Abaan bint Uaazi transmeton se kur gjyshi i saj Zaari shkoi me njė delegacion nga fisi i tij tek resuli s.a.u.s. mori me vehte edhe djalin e tij qė ishte i ēmendur. Kur arriti te i dėrguari i Allahut ai i tha: “Unė kam me vete birin tim qė ėshtė i ēmendur, (dhe ) e kam sjellė atė qė ti tė lutesh pėr tė.” Resuli s.a.u.s. i tha t’a sillte, kėshtu qė ai i hoqi djalit tė tij rrobat e udhėtimit dhe i veshi rroba tė mira pastaj e ēoi te resuli s.a.u.s. Resuli s.a.u.s. i tha: “Sille pranė meje dhe ktheje me shpinė nga unė.” Pastaj resuli s.a.u.s. kapi rrobat e djalit dhe filloi t’a godiste atė ashpėr nė kurriz. Kur po e godiste atė ai tha: “Dil armik i Allahut! Armik i Allahut dil!” Atėherė djali filloi tė shikonte pėrreth sikur tė ishte nė rregull. Resuli s.a.u.s. e uli atė bėrballė tij dhe kėrkoi t’i sillnin ujė. Pastaj ai ia fshiu fytyrėn djalit me ujė dhe bėri dua pėr tė. Pas duasė sė resulit s.a.u.s. nuk kishte njeri nė delegacion qė ndihej mė mirė se ky djalė.” [134]

    Haarixhah ibn Salt trasmeton se xhaxhai i tij tha: “Njė herė kur ne u ndamė nga resuli s.a.u.s. kaluam pėrmes njė fisi beduin. Disa prej tyre thanė: “Na kanė thėnė se keni ardhur me gjėra tė mira prej atij njeriu (resulit s.a.u.s.). A keni ndonjė ilaē ose ndonjė formulė fjalėsh pėr njė njeri qė i kanė hyrė xhinėt?” Ne u pėrgjigjėm po, kėshtu qė ata sollėn njė njeri tė luajtur mendsh tė lidhur nė njė magji (d.m.th. qė ishte nėn influencėn e magjisė sh.p.). Unė recitova Fatihan mbi tė ēdo mėngjes dhe mbrėmje pėr tre ditė. Ēdo herė qė kompletoja recitimin mblidhja pėshtymė dhe pėshtyja. Mė nė fund ai u ngrit sikur shpėtoi nga tė qėnit lidhur nė kocka. Atėherė beduinėt mė sollėn njė dhuratė si pagesė dhe unė i thashė: “Unė nuk mund t’a pranoj kėtė derisa tė pyes tė dėrguarin e Allahut.” Kur e pyeta resulin s.a.u.s. ai tha: “Merre. Kushdo qė ha (diēka sh.p.) me anė tė formulave fallso do tė mbajė peshėn e gjynafit tė tij. Por ti e ke fituar kėtė shpėrblim me njė formulė tė sė vėrtetės.” [135]



    Vendimi Islam pėr magjitė



    Pėr shkak se edhe mėsimi edhe praktikimi i magjisė klasifikohet kufėr nė Islam, sheriati ka vendosur njė dėnim tė ashpėr pėr atė qė kapet duke praktikuar magjinė. Pėr personat qė e praktikojnė atė, qė nuk pendohen dhe nuk e lėnė atė ky dėnim ėshtė vdekja. Ky ligj ėshtė bazuar nė hadithin e mėposhtėėm tė trasmetuar Xhundub ibn Ka’b: Resuli a.s.u.s. ka thėnė: “Ndėshkimi i caktuar pėr magjistarin ėshtė qė ai tė ekzekutohet nga shpata.” [136] Ky ligj u aplikua fuqimisht nga halifėt e drejtė qė udhėhoqėn muslimanėt pas resulit s.a.u.s. Baxhaala ibn Abduh trasmeton se halifi Umar ibn Hatab i dėrgoi njė letėr forcave muslimane qė ishin nė njė fushatė ushtarake kundėr Romės dhe Persisė nė tė cilėn i urdhėronte ata tė informonin tė gjithė zorastrianėt e martuar me nėnat e tyre, vajzat dhe motrat e tyre t’i prishin kėto martesa. Atyre iu tha gjithashtu tė hanin ushqimet e zorastrianėve dhe t’i pėrfshinin ata tek ehli kitabėt. [137] Nė fund ata u urdhėruan tė vrisnin ēdo falltor dhe magjistar qė gjenin. Baxhaalah thotė se duke u bazuar nė kėtė urdhėr ai personalisht ekzekutoi 3 magjistarė.[138] Muhamed ibn Abdur-Rahman transmeton se Hafsa, gruaja e resulit s.a.u.s. dhe vajza e Umarit, kishte njė shėrbėtore qė u vra sepse ajo bėnte magji mbi Hafsėn.[139] Ky ndėshkim ėshtė gjithashtu edhe nė Teuratin e sotėm i cili u tregon qartė ēifutėve dhe kristianėve se magjia ėshtė e ndaluar: “N.q.s. njė burrė ose njė grua ėshtė medium apo magjistar ata do tė dėnohen patjetėr me vdekje, do t’i vrisni me gurė, gjaku i tyre do bjerė mbi ta.” (Leviku 20:27)

    Pas kohės sė halifėve tė drejtė, ligji u dobėsua. Halifėt Emevi jo vetėm lejuan magjistarėt dhe falltorėt tė praktikonin artet e tyre tė ndaluara, por ata edhe i paraqitėn kėta nė oborret mbretėrore. Pėr shkak se shteti nuk aplikonte mė ligjin disa sahabė morėn mbi vehte detyrėn pėr zbatimin e tij. Ebu Uthmaan Nahdi transmeton se halifi Uelid ibn Abdil-Melik (qeverisi nė 705-715 e.s.) kishte njė njeri nė oborrin e tij qė kryente magji. Njė herė ai ndau tėrėsisht kokėn e njė njeriu prej trupit tė tij. Kur tronditja (shoku) e veprės sė tij elektrizoi shikuesit ai vazhdoi pėr t’i habitur mė shumė ata me ribashkimin e kokės. Dhe njeriu atėherė u shfaq sikur koka e tij nuk ishte prerė kurrė. Njerėzit qė e panė mbetėn me gojė hapur duke thėnė: “Subhanallah, ai ėshtė nė gjendje t’i japė jetė tė vdekurit!” Sahabi, Xhundub Azdi, vėrejti rrėmujėn nė oborrin e Uelidit dhe shkoi tė shikonte atė qė kryente magjistari. Ditėn tjetėr ai u kthye me shpatėn e tij tė lidhur nė kurriz. Kur magjistari u ngjit pėr tė filluar shfaqen e tij, Xhundubi doli me vrull nga turma me shpatėn e ēuar lart dhe ia preu kokėn magjistarit. Pastaj u kthye nga turma e habitur dhe tha: “N.q.s. ai ėshtė me tė vėrtetė nė gjendje t’i sjellė jetė tė vdekurit, le tė sjellė veten e tij prapė nė jetė.” Uelidi e arrestoi atė dhe e futi nė burg.[140] Ashpėrsia e ligjit pėr magjistarėt ėshtė kryesisht pėr tė mbrojtur elementėt mė tė dobėt tė shoqėrisė prej rėnies nė shirk nė Teuhidin Esmaa ues-Sifaat duke i atribuar magjistarėve cilėsi hyjnore qė i pėrkasin vetėm Allahut. Pėrveē kufrit tė kryer nga ata qė praktikojnė magjinė, ata shpesh deklarojnė pėr vete fuqi mbinatyrore dhe atribute (cilėsi) hyjnore nė mėnyrė qė tė tėrheqin pasues dhe tė fitojnė famė tė jashtėzakonsh






    [119] Arabic-Eng Lexion v.1 f.1316-1317.
    [120] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.7 f.445 n.662) Muslim, Ebu Dauud (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1393 n.4989) dhe Tirmidhi.
    [121] Arabic-Eng Leksion v.1 f.1317.
    [122] Tejsir el-Aziz el-Hamid f.382.
    [123] Fahrudin Razi (viti 1210 e.s.) qė ishte Eshari hodhi kėtė ide nė komentin e tij mbi ajetin 102 tė sures Bekare dhe historiani Ibn Hldun e zhvilloi atė mė tej.
    [124] Bibla (Diodati i ri pėrktimi 1991-1994. Botim i (L.I.M.) Lajmi i mirė.)
    [125] Ibid
    [126] Mbledhur nga Abd ibn Humejd dhe Bejhaki dhe shumica e tij gjendet te Buhari (S.Buhari v.7 f.443-4 n.660) dhe Muslimi (S.Muslim eng-trans v.3 f.1192-3 n.5428).
    [127] Mbledhur nga Buhari v.9 f.491-2 n.530.
    [128] Shiko “Libri mbi xhinėt” i Ibn Tejmies f.47-59.
    [129] Colin Wilson. “The Occult” f.514-515.
    [130] Transmeton nga Ebu Hurejra dhe mbledhur nga Ebu Dauudi (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1395 n.5001).
    [131] Shiko Mateu 8:28-34, Marku 5:1-20, Luka 8:26-39.
    [132] Fjala arbishte e pėrdorur ėshtė نفث (nefethe) qė do tė thotė tė vendosėsh majėn e gjuhės midis buzėve dhe tė frysh. Kjo ėshtė midis tė fryrit dhe tė pėshtyrit shumė lehtė.
    [133] Mbledhur nga Ahmedi.
    [134] Mbledhur nga Ahmedi dhe Ebu Dauudi, Tejalesi nga Matar ibn Abdurahman (Usud Gaabah v.2 f.145). Ibn Haxhar e vlerėson Umm Abaan si njė tregues tė pranueshėm.
    [135] Mbledhur nga Ebu Dauudi (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1092 n.3887).
    [136] Mbledhur nga Tirmidhiu, megjithėse ky hadith ėshtė i dobėt nė zinxhirin e trasmetimit ai ngrihet nė nivelin hasen (i mirė) pėr shkak tė evidencave qė e mbėshtesin atė. Tre nga katėr udhėheqėsit e medhhebeve (Ahmedi, Ebu Hanifja dhe Malikiu) kanė vepruar sipas kėtij hadithi, ndėrsa i katėrti Shafiiu thoshte se magjistari duhet vrarė vetėm kur magjitė e tij arrijnė nivelin e kufrit (shiko Tejsirin el-Aziz el-Hamid f.390-1).
    [137] Kjo pjesė e treguar ėshtė mbledhur nga Buhari, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
    [138] Mbledhur nga Ahmedi, Ebu Dauudi dhe Bejhaki.
    [139] Mbledhur nga Maliku (Muueta, Imam Malik, eng-trans f.344-5 n.1511).
    [140] Mbledhur nga Buhari nė librin e tij pėr historinė.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  11. #11
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    8-Kapitulli mbi tejkalimet (Trashendenca)


    Allahu s.u.t. e ka pėrshkruar Veten nė librat e shpallur prej Tij dhe me anė tė tė dėrguarve tė Tij nė mėnyrė qė njeriu tė kuptojė ashtu siē duhet se kush ėshtė Ai. Pėr shkak se mendja e njeriut ėshtė e kufizuar nė dijen e saj ėshtė e pa mundur pėr ai tė kuptojė diēka qė nuk ka kufij. Prandaj Allahu i shpalli njeriut disa prej cilėsive tė Tij qė njerėzit tė mos i ngatėrronin cilėsitė e gjėrave tė krijuara me ato tė Zotit. Kur cilėsitė e Allahut ngatėrrohen me ato tė krijesave njeriu pėrfundon nė hyjnizimin e krijesave. Ky hyjnizim i krijesave ėshtė baza e tė gjithė formave tė idhujtarisė. Nė tė gjitha fetė pagane kultet e gjėrave ose objekteve tė krijuara janė pajisur nga njeriu me cilėsi hyjnore, si rrjedhim ato bėhen objekt adhurimi nė vend tė Allahut ose bashkė me Tė. Midis cilėsive tė shumta tė Allahut ėshtė njė qė ka rėndėsi shumė tė madhe nė lidhje me adhurimin e Allahut. Kjo ėshtė njė cilėsi qė u ngatėrrua nga shkolla M'utezilite e filozofisė (muslimanė tė influencuar nga filozofia Greke) dhe ka mbetur dhe sot e pa kuptuar mirė nga shumė muslimanė. [141] Kur kjo cilėsi pėrdoret pėr tė pėrshkruar Allahun ajo i referohet faktit qė Allahu ėshtė mbi dhe pėrtej krijimit tė Tij. Ai as nuk ėshtė i rrethuar nga krijimi e as ndonjė pjesė e krijimit nuk ėshtė mbi Tė. Ai nuk ėshtė pjesė e botės sė krijuar e as ajo nuk ėshtė pjesė e Tij. Nė fakt Qenia e Tij ėshtė krejtėsisht tjetėr gjė dhe krejtėsisht e ndarė nga krijesat. Ai ėshtė Krijuesi i universit dhe gjithēka qė pėrmban universi ėshtė krijim i Tij. Ai shikon, dėgjon dhe di gjithēka dhe Ai ėshtė shkaku i parė i tė gjitha gjėrave qė ndodhin nė botėn e krijesave. Asgjė nuk ndodh pa dėshirėn eTij. Koncepti i Islamit ėshtė se ekzistojnė dy qėnie tė ndara, Krijuesi dhe krijimi, I pakufizuari dhe tė kufizuarėt. Pra Allahu ėshtė Allahu dhe krijesat e Tij janė krijesat e Tij. As njėra nuk ėshtė tjetra dhe ato nuk janė njė. Koncepti i Islamit ėshtė unitarian (njėsues) nė kuptimin qė Allahu ėshtė absolutisht Njė, pa partner, pa prindėr, pa pasardhės. Ai ėshtė i vetėm nė hyjninė e Tij dhe asgjė nuk ėshtė e ngjashme me Tė. Ai ėshtė i vetmi burim i fuqisė nė univers dhe ēdo gjė varet prej Tij.

    Para se Islami tė arrinte nė formėn e tij finale njerėzit i kishin ngatėrruar krejtėsisht cilėsitė e Allahut me ato tė krijesave. Kristianėt thonė se Zoti erdhi nė tokė dhe u bė mish dhe gjak nė formėn e Jezusit pėr tė cilin ata thonė se u kryqėzua dhe vdiq. Ēifutėt para tyre, gjithashtu thonin se Zoti erdhi nė tokė nė formėn e njė njeriu dhe u mund nė njė kacafytje me profetin Jakob (Jakub).[142] Persianėt i nderonin mbretėrit e tyre si zota, i jepnin atyre tė gjitha cilėsitė e Zotit pra i adhuronin ata direkt. Hindusėt besonin (dhe besojnė sh.p.) se Brahma, Qenia Supreme, ishte kudo dhe nė ēdo gjė, kėshtu qė ata adhuronin idhuj tė panumėrt, njerėz bile dhe kafshė, si personifikim i Brahmės.[143] Ky besim i ka futur hindusėt nė njė gjendje tė jashtėzakonshme nė tė cilėn ata bėjnė pelegrinazh nė qytetin e shenjtė tė tyre tė Banaras pėr tė adhuruar zotin Shiva i personifikuar si njė penis (organi seksual mashkullor) mashkulli i ngritur pingul pėrpjetė, qė e quajnė “lingam”.[144]Idea hinduse se Brahma ėshtė kudo mė vonė u bė pjesė e besimit kristian dhe pėrfuntimisht u fut edhe tek disa muslimanė shumė breza pas resulit s.a.u.s. Kur librat filozofikė indianė, persianė dhe grekė u pėrkthyen gjatė periudhės sė perandorisė Abasite, koncepti se Allahu ėshtė kudo dhe nė ēdo gjė u prezantua nė qarqet filozofike dhe u bė njė princip bazė nė besimin e liderėve sufi. Mė nė fund ky koncept fitoi pushtet me shkollėn filozofike Mu’tezilite (racionalistėt) pasuesit e sė cilės kapėn poste kyēe nė administratėn e halifit Abasi, Me’muun (qeverisi: 813-832 e.s.). Me bekimin e halifit ata propoganduan fuqimisht kėtė besim bashkė me devijimet e tjera qė pėrmbante shkolla e tyre e filozofisė. Gjithashtu terrori u vendos nė tė gjithė perandorinė dhe si pasojė shumė dijetarė u vranė, u burgosėn dhe u torturuan pėr shkak tė kundėrshtimit tė tyre ndaj filozofisė Mu’tezilė. Kjo vazhdoi deri kur imam Ahmed ibn Hambeli (778-855 e.s.) qėndroi fort dhe mbrojti me vendosmėri besimin e dijetarėve tė hershėm muslimanė dhe tė sahabėve dhe mė nė fund rryma u thye (rryma Mu’tezile ra). Gjatė sundimit tė halifit Muteuekkil (qeverisi: 847-861 e.s.) filozofėt mu’tezilė u hoqėn nga postet kryesore nė qeveri dhe filozofia e tyre u dėnua zyrtarisht. Megjithėse shumica e ideve tė tyre vdiqėn me kalimin e kohės idea se Allahu ėshtė kudo ka mbetur edhe sot te pasuesit e shkollės Eshari.[145] Kjo shkollė u ngrit nga persona qė lanė filozofinė Mu’tezile dhe qė u pėrpoqėn tė pėrgėnjeshtronin teprimet e veprimeve Mu’tezile nga bazat filozofike.



    Rreziku i konceptit se Allahu ėshtė kudo



    Mbi bazat e besimit se Allahu ėshtė kudo disa deklaruan se Zoti ėshtė mė shumė nė njerėz se sa nė kafshė, minerale, bimėsi etj. Nga kjo teori ishte vetėm ēėshtje kohe thėnia e disave se Zoti ishte mė shumė te ta sesa te njerėzit e tjerė. Kėta persona deklaronin se Zoti ishte futur te ta, ose se shpirti i tyre ishte njė me Zotin. Midis muslimanėve tė shekullit tė 9-tė, njė misticist i ēmendur dhe i ashtuquajturi shenjtor, me emrin Hal-laxh (858-992 e.s.), i cili hapur deklaroi se ai dhe Zoti ishin njė.[146] Nusejritizmi njė sekt i shkėputur shi’it i shekullit tė 10-tė, thotė se dhėndri i resulit s.a.u.s., Ali ibn Ebi Talib, ishte zot [147] dhe njė tjetėr sekt shi’it i shekullit tė 11-tė i quajtur Druzė thotė se halifi shi’it fatimi, Hakim bin Amril-lah (996-1021 e.s.) ishte mėshirimi i fundit i Zotit midis njerėzve.[148] Ibn Arabiu (1165-1240 e.s.) njė tjetėr i ashtuquajtur shenjtor sufi i shekullit tė 12-tė, i nxit pasuesit e tij nė poezitė e tij t’i luten vetes sė tyre dhe asgjėje tjetėr jashtė vehtes sė tyre, sepse ai besonte se Zoti ishte brenda njeriut.[149] E njėjta teori ishte baza e thėnieve tė Elija Muhammed (vdiq.1975) nė Amerikė. Ai thoshte se njerėzit e zinj ishin zota dhe se mėsuesi i tij Fard Muhammed ishte zoti suprem.[150] Reverendi Xhim Xhons qė vrau veten bashkė me 900 pasues tė tij nė Guajana nė 1979 ėshtė njė prej fakteve mė tė freskėta tė shembullit tė njeriut qė thotė se ėshtė Zoti dhe tė pranimit tė kėtyre gjėrave nga njerėzit. Nė fakt Xhim Xhons e mėsoi filozofinė e tij dhe teknikat filozofike pėr tė manipuluar tė pafajshmit nga njė amerikan tjetėr qė e quante veten ati hyjnor. Emri i tij i vėrtetė ishte Xhorxh Beker. Ai u shfaq nė vitet e vėshtira tė 1920 dhe hapi restorante pėr tė varfėrit. Pasi u kapi stomakun, ai projektoi nė mendjet e tyre thėniet se ai ishte mėshirimi i Zotit. Nė kėtė kohė ai u martua dhe e quajti gruan e tij kanadeze nėnė hyjnore. Nga mesi i viteve 30-tė pasuesit e tij numėroheshin me miliona dhe gjendeshin nė gjithė U.S.A. bile dhe nė Evropė.[151]

    Pra, kėto thėnie nuk u kufizuan nė ndonjė vend tė veēantė ose nė njė grup fetar. Ato hodhėn rrėnjė kudo qė gjetėn ambjent tė pėrshtatshėm dhe ambjenti i pėrshtatshėm ishte pikėrisht atje ku njerėzit besonin se Zoti ėshtė kudo nė krijimin e Tij. Kėshtu qė, sa herė qė dikush thoshte se ishte mėshirimi i Zotit ai do gjente lehtė shumė pasues.

    Si pėrfundim mund tė themi se besimi se “Allahu ėshtė kudo” ėshtė jashtėzakonisht i rrezikshėm sepse ai inkurajon, mbron dhe zhvillon gjynafin mjaft tė madh, adhurimin e krijesave. Ai gjithashtu ėshtė shirk nė teuhidin Esmaa ues-Sifaat sepse ata i japin Zotit njė cilėsi qė nuk i pėrket Atij. As nė Kur’an dhe as gjuhėn e resulit s.a.u.s. nuk mund tė gjesh njė pėrshkrim tė tillė pėr Allahun. Pėrkundrazi nė Kur’an dhe nė sunnet gjendet e kundėrta e kėtyre gjėrave.









    Prova tė qarta



    Pėr shkak se gjynafi mė i madh ėshtė adhurimi i tė tjerėve veē Allahut ose bashkė me tė, tė gjitha parimet e Islamit direkt ose indirekt kundėrshtojnė adhurimin e krijesave. Principet themelore tė fesė (Islame) e bėjnė shumė tė qartė se Allahu ėshtė Krijuesi dhe se Ai ėshtė i dalluar qartė nga ajo qė Ai krijoi. (Pra Allahu ėshtė Allahu dhe krijesa e Tij ėshtė krijesa e Tij sh.p.). Ekzistojnė njė numėr provash tė bazuara nė elementėt kryesorė tė besimit Islam tė cilat sqarojnė se Allahu ėshtė krejtėsisht i ndarė (i ndarė nė kuptimin se qenia e Allahut nuk pėrzihet me qeniet e krijesave sh.p.) dhe mbi krijesat e Tij. Mė poshtė do pėrmendim 7 prova tė tilla.

    1-Prova natyrale

    Nga pikėpamja e Islamit njeriu lind me prirje natyrale e cila nuk ėshtė produkt i ambjentit ku ai jeton. Ky fakt ėshtė i bazuar nė Kur’an nė tė cilin Allahu na ka shpjeguar se kur Ai krijoi Ademin, Ai (Allahu) nxori prej tij (Ademit) tė gjithė pasardhėsit e tij (Ademit). Pastaj i pyeti ata se a ishte Ai Zoti i tyre dhe tė gjithė pohuan se vetėm Ai (Allahu) ishte Zoti i tyre. Gjithashtu kjo gjė ėshtė theksuar dhe nga resuli s.a.u.s. i cili ka thėnė se ēdo fėmijė lind me njė prirje pėr tė adhuruar Allahun, por prindėrit e tij e bėjnė atė ēifut, mexhus ose kristian.[152] Prandaj reagimi natyral i njeriut kundėr besimit se Allahu ėshtė kudo nė njė farė masė ėshtė si pasojė e kėsaj prirjeje. N.q.s. Allahu ekziston kudo dhe ėshtė prezent nė ēdo gjė do tė thotė se Ai (Allahu) duhet tė jetė dhe nė fundėrrina dhe vende tė ndyra. Kur ballafaqohen me kėtė, shumica e njerėzve zmbrapsen nė mėnyrė natyrale nga kėto mendime. Ata e gjejnė veten tė paaftė tė pranojnė ndonjė thėnie qė tregon se Allahu, Krijuesi i universit ėshtė prezent edhe te jashtėqitja e njeriut ose nė ndonjė gjė apo vend tjetėr tė papėrshtatshėm pėr madhėrinė e Tij. Prandaj mund tė pėrfundojmė se pėr shkak tė instikteve natyrale tė njeriut, tė vendosura nė tė prej Allahut, ai hedh poshtė thėnien se Zoti ėshtė kudo e cila nuk ka mundėsi tė jetė e saktė. Ata qė nuk duan tė heqin dorė nga besimi se Zoti ėshtė kudo mund tė kundėrshtojnė duke thėnė se zmbrapsja e njeriut nga ky koncept ėshtė rezultat i edukimit dhe kushteve, dhe jo i instikteve natyrale. Por, shumica dėrrmuese e fėmijėve tė vegjėl automatikisht e kanė hedhur poshtė (e kanė mohuar) kėtė koncept pa hezitim, bile dhe midis atyre qė ishin tė indoktrinuar me idenė se Zoti ėshtė kudo.

    2- Prova e namazit

    Sipas rregullave Islame pėr namazin vendi i adhurimit duhet tė mos ketė asnjė statujė ose pikturė (kėtu futen dhe fotografitė) qė “paraqet” Zotin apo paraqet krijesat e Tij. Gjithashtu pozicione tė ndryshme tė adhurimit qė janė pjesė e namazit (p.sh. rukuja, sexhdja etj.) janė tė ndaluara t’i drejtohen ndokujt apo diēkaje veē Allahut. N.q.s. Zoti do tė ishte kudo, nė ēdo gjė dhe nė ēdo individ, do tė ishte e pranueshme pėr njerėzit qė t’ia drejtonin adhurimin njėri-tjetrit ose vetes sė tyre si nė rastin e Ibn Arabiut (sufi) i cili e sugjeronte kėtė gjė nė disa prej shkrimeve tė tij. Ėshtė e vėshtirė tė bindėsh njė njeri, qė adhuron idhujt, pemėt ose kafshėt, se metoda e tij e adhurimit ėshtė e gabuar dhe se ai duhet tė adhurojė Allahun i cili ėshtė pa partner (ortak) dhe i padukshėm (njerėzit nė kėtė botė nuk mund t’a shohin Allahun, por nė botėn tjetėr ata qė do hyjnė nė xhennet do kenė privilegjin t’a shohin Atė. sh.p.). Idhujtari do tė thoshte se ai nuk adhuronte objektin vetė por adhuronte pjesėn e Zotit e cila ėshtė brenda kėtyre objekteve ose do tė thoshte se ai adhuron Zotin qė mishėroi Vetveten nė format e njerėzve ose kafshėve. Islami e klasifikon kėdo qė e bėn njė veprim tė tillė, kafir(i pa fe).

    Fakti ėshtė se njė individ i tillė i bėn sexhde krijesave tė Allahut. Islami erdhi pėr t’a larguar njeriun nga adhurimi i njeriut apo i gjėrave tė tjera tė krijuara dhe pėr t’a udhėhequr atė tė adhurojė vetėm Allahun. Prandaj urdhėrat e Islamit tregojnė qartė se Allahu nuk ėshtė nė gjėrat e krijuara; Ai ėshtė krejtėsisht i ndarė (si qenie) nga ato. Ky qėndrim ėshtė pėrforcuar dhe me njė ndalim total nė Islam pėr pikturat qė “paraqesin” Zotin ose qė paraqesin ndonjė qėnie tė gjallė. (Ėshtė fjala pėr pikturat e njerėzve ose kafshėve.)





    3- Prova e mirazhit

    Dy vjet para se tė emigronte nė Medine resuli s.a.u.s. bėri njė udhėtim tė mrekullueshėm natėn (Israa) nga Meka nė Jeruzalem e pastaj u ngjit pėrmes 7 qiejve nė drejtim tė pikės mė tė lartė tė krijimit (Miraazh).[153] Ky udhėtim i mrekullueshėm u bė qė resuli s.a.u.s. tė ishte nė prezencėn direkte tė Allahut. Atje, mbi 7 qiej, Namazi u bė i detyrueshėm 5 herė nė ditė dhe atje Allahu i foli drejtpėrsėdrejti resulit s.a.u.s. e i shpalli atij ajetet e fundit tė sures Bekare.[154] N.q.s. Allahu do ishte kudo nuk do kishte nevojė qė resuli s.a.u.s. tė shkonte nė ndonjė vend. Ai do ishte nė prezencėn direkte tė Allahut nė tokė nė shtėpinė e tij. Prandaj, ngjarja e ngjitjes sė mrekullueshme tė resulit s.a.u.s. pėrmes 7 qiejve tregon se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij dhe jo pjesė e tyre.

    4- Prova Kur’anore

    Numri i ajeteve tė Kur’anit tė cilat theksojnė se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij ėshtė shumė i madh pėr t’u numėruar. Ato gjenden pothuajse nė ēdo sure tė Kur’anit, direkt ose indirekt. Midis atyre qė e tregojnė kėtė gjė indirekt janė ato tė cilat i referohen gjėrave qė ngrihen sipėr prej Zotit ose qė ulen (poshtė) prej Tij. P.sh. nė suren Ihlas, Allahu e quan veten e Tij “Es-Samed” qė do tė thotė qė nė drejtim tė tė Cilit gjėrat ngrihen.

    Nė disa raste kėto lloj ajetesh e tregojnė kėtė pikė pėrpikė, si nė rastin e melekėve; “Atje ngjiten melekėt dhe shpirti (xhibrili) nė njė ditė qė zgjat 50 000 vjetė (ose lartėsia e kėtyre shkallėve ėshtė 50 000 vjetė)”. (70:4) dhe nė disa tė tjera e tregojnė kėtė nga ana shpirtėrore si nė rastin e namazit dhe dhikrit pėr tė cilat Allahu thotė:



    ] … إليه يصعد الكلم الطيب … [



    “… te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe vepra e mirė …” (35:10)



    Nė njė ajet tjetėr thuhet:



    ] و قال فرعون يا هامان ابن لى صرحا لعلى أبلغ الأسباب[ ]أسباب السماوات فأطلع إلى إله موسى و إنى لأظنه كاذبا… [



    “O Haman, ndėrtoma njė pyrg, e ndoshta do t’i gjej rrugėt. Rrugėt e qiejve, e t’a shoh Zotin e Musait, pse unė mendoj se ai ėshtė gėnjeshtar …” (40:36-37)



    Njė shembull i zbritjes prej Allahut mund tė gjendet nė ajetin e mėposhtėėm.



    ] قل نزله روح القدس من ربك بالحق ليثبت الذين ءامنوا و هدى و بشرى للمسلمين [



    “Thuaj: “Atė (Kur’anin) e solli poshtė “Ruhul-Kudus” - shpirti i shenjtė - plot vėrtetėsi nga Zoti yt, pėr t’i forcuar edhe mė ata qė besuan dhe pėr tė qenė udhėrrėfyes e pėrgėzues pėr muslimanėt.” (16:102)



    Pėrsa u pėrket ajeteve qė tregojnė direkt se Allahu ėshtė mbi krijesat mund tė pėrmendim ajetin e mėposhtėėm nė tė cilin Allahu thotė se ėshtė mbi robt e Tij.



    ] و هو القاهر فوق عباده … [



    “Ai ėshtė mbizotėrues mbi adhuruesit e Tij …” (6:18 dhe 61)



    ose ajeti:



    ] يخافون ربهم من فوقهم … [



    “I frikėsohen Zotit tė tyre qė ėshtė mbi ta …” (16:50)



    Nė kėto lloj ajetesh ne mund tė gjejmė dhe emra tė Allahut qė vėrtetojnė qėnien e Tij mbi tė gjitha krijesat. P.sh. Allahu e quan Veten me emrat “El-Alij” dhe “El-A’laa” qė do tė thonė mė i larti, mbi tė cilin nuk ka asgjė. P.sh. “El-Alij El-Adhiim” (2:225) “Rabbikel-Ala” (87:1).

    Pra Kur’ani tregon qartė se Allahu ėshtė lart mbi tė gjitha krijesat dhe jo brenda ose i rrethuar prej tyre.[155]

    5- Prova nga hadithet

    Nė thėniet e resulit s.a.u.s. ka dėshmi tė bollshme qė shpjegojnė se Allahu nuk ėshtė nė tokė ose brenda krijesave tė Tij. Ashtu si ajetet e Kur’anit disa prej haditheve e shprehin kėtė direkt dhe disa indirekt. Midis haditheve qė e shprehin atė indirekt janė ato qė tregojnė se melekėt ngjiten sipėr te Allahu si nė rastin e hadithit tė Ebu Hurejrės nė tė cilin tregohet se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “(Njė grup) melekėsh qėndrojnė me ju natėn dhe (njė grup tjetėr) melekėsh ditėn, dhe tė dy grupet mblidhen nė kohėn e namazit tė Asrit (mbasdites) dhe Fexhrit (mėngjesit). Pastaj ata melekė qė kanė qėndruar me ju natėn ngjiten (nė qiell) dhe Allahu i pyet ata (pėr ju) megjithėse Ai di gjithēka pėr ju….” [156]

    Nė kėtė grup hadithesh futen dhe hadithet qė tregojnė se Allahu ėshtė mbi Arshin e Tij, Arsh i cili ėshtė mbi tė gjithė krijimin. P.sh. Ebu Hurejre trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kur Allahu plotėsoi krijimin, (Ai) shkroi tek Ai mbi Arshin e Tij: “Me tė vėrtetė mėshira Ime e paraprin zemėrimin Tim.”” [157]

    Njėri prej shembujve tė haditheve qė tregojnė se Allahu ėshtė mbi krijesat ėshtė hadithi i mėposhtėėm pėr gruan e resulit s.a.u.s. e cila i mburrej grave tė tjera tė resulit s.a.u.s. duke i thėnė se Allahu mbi 7 qiej e kishte martuar atė (me resulin s.a.u.s.).[158] Njė argument tjetėr ėshtė edhe duaja qė resuli s.a.u.s. i mėsonte tė sėmurėve qė tė luteshin pėr vete. “Rabbenaa Allah el-ledhii fis-semaai takad-dese ismuke …”. “Allah, Zoti jonė qė je mbi qieju shenjtėroft emri yt, …”[159] Hadithi i mėposhtėėm ndoshta ėshtė argumenti mė i qartė pėr kėtė ēėshtje. Mu’auje ibn Hakem ka thėnė: “Unė kisha njė shėrbėtore qė mbikėqyrte delet e mia nė zonėn e malit Uhud pranė vendit tė quajtur Xhauariije. Njė ditė unė shkova pėr ti parė ato vetėm pėr tė zbuluar se njė ujk ia kishte mbathur me njė prej deleve tė tufės sė saj. Pėr shkak se unė, si tė gjithė pasardhėsit e Ademit, jam i prirur pėr tė bėrė veprime qė mė vonė na vjen keq qė i kemi bėrė, e godita atė nė fytyrė me njė shpullė tė tmerrshme. Kur shkova te i dėrguari i Allahut dhe ia tregova historinė, ai e konsideroi atė qė kisha bėrė si njė gjė shumė tė rėndė pėr mua. Unė i thashė: “O i dėrguari i Allahut a mund t’a liroj atė?” [160] Ai u pėrgjigj: “Sille atė tek unė.” Kėshtu qė unė e ēova tek ai. Ai (resuli s.a.u.s.) e pyeti atė: “Ku ėshtė Allahu?” Ajo u pėrgjigj: “Mbi qiell.” Pastaj ai e pyeti: “Kush jam unė?” dhe ajo u pėrgjigj: “Ti je i dėrguari i Allahut.” Resuli s.a.u.s. mė tha: “Liroje atė sepse ajo ėshtė me tė vėrtetė njė besimtare e vėrtetė.” [161] Pėr tė provuar besimin e dikujt pyetja llogjike qė bėhet ėshtė “A beson te Allahu?” Resuli s.a.u.s. nuk e bėri kėtė pyetje, sepse shumica e njerėzve nė atė kohė besonin te Allahu ashtu siē pėrmendet shpesh nė Kur’an:

    “Nėse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt dhe tokėn, kush e nėnshtroi (tė lėvizin) diellin dhe hėnėn?” Ata do tė thonė: “Allahu!” …” (29:61)

    Pėr shkak se paganėt Mekkas tė asaj kohe besonin se Allahu ishte prezent nė idhujt e tyre, pra besonin se Allahu ishte pjesė e krijesave, resuli a.s.u.s. donte tė pėrcaktonte se a ishte besimi i saj i pėrzier dhe pagan si i Mekkasve tė tjerė apo monoteist nė pėrputhje me mėsimet hyjnore. Kėshtė qė ai i bėri asaj njė pyetje e cila do pėrcaktonte se a besonte ajo se Allahu nuk ėshtė pjesė e krijesa tė Tij apo ajo besonte se Allahu mund tė adhurohet nė krijesa. Pėrgjigja e saj, se Allahu ėshtė mbi qiejt duhet tė konsiderohet nga ēdo musliman e vetmja pėrgjigje e saktė e pyetjes, “Ku ėshtė Allahu?”, sepse resuli s.a.u.s. gjykoi se ajo ishte besimtare e vėrtetė mbi bazėn e kėsaj pėrgjigjeje. N.q.s. Allahu do ishte kudo ashtu siē pohojnė disa “muslimanė” resuli s.a.u.s. do t’a kishte korigjuar pėrgjigjen e saj, “mbi qiej”. Meqenė se ēdo gjė e thėnė nė prezencėn e resulit s.a.u.s. tė cilėn ai nuk e ka kundėrshtuar, sipas ligjit Islam quhet sunnet i aprovuar, ajo ėshtė e vlefshme. Megjithatė resuli s.a.u.s. jo vetėm qė e pranoi thėnien e saj, por ai e pėrdori kėtė pėrgjigje pėr tė gjykuar nė se ishte ajo besimtare e vėrtetė.

    6- Prova llogjike

    Llogjikisht ėshtė e qartė se nė rastin kur dy gjėra ekzistojnė, njėra prej tyre ose duhet tė jetė pjesė e tjetrės dhe tė varet nė tė si atribut i saj ose ajo ekziston nga vetvetja, e ndarė nga tjetra. Kėshtu qė, kur Zoti krijoi botėn ose e krijoi atė brenda vetes sė Tij ose e krijoi atė jashtė vetes sė Tij. Mundėsia e parė ėshtė e papranueshme sepse ajo do tė thoshte se Zoti, Qenia Supreme e pakufizuar, ka brenda Vetes atributet e kufizuara tė mungesės dhe dobėsisė. Prandaj Ai (Zoti) duhet t’a ketė krijuar botėn jashtė vetes sė Tij, si njė qėnie e ndarė nga Ai, por qė varet nga Ai. E krijoi botėn jashtė vetes sė Tij, mundėsitė janė ose sipėr Tij ose poshtė Tij. M.q.s. eksperienca njerėzore asgjėkundi nuk konfirmon lutjen pėrposhtė dhe qenia nėn krijesa kundėrshton madhėrinė e Zotit, Zoti pra, duhet tė jetė mbi krijimin e Tij dhe i ndarė (si qenie) nga Ai. Pėrsa i pėrket thėnieve kontradiktore se Zoti as nuk ėshtė i lidhur me botėn e as i ndarė prej saj apo thėnies se Ai as nuk ėshtė nė botė as nuk ėshtė jashtė saj,[162] kėto thėnie jo vetėm qė janė kontradiktore por ato mohojnė dhe ekzistencėn e Zotit.[163] Kėto shprehje e ēojnė Zotin nė fushėn surealiste tė mendimeve tė njeriut ku tė kundėrtat mund tė bashkekzistojnė dhe e pamundura ekziston. (si p.sh. koncepti kristian i tre zotave nė njė sh.p.)

    7- Konsensusi i dijetarėve tė hershėm

    Thėniet e dijetarėve tė hershėm muslimanė qė vėrtetojnė se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij janė tė shumta pėr t’u pėrmendur nė kėtė pėrmbledhje. Dijetari i haditheve tė shekullit tė 15-tė, Edh-Dhahabi, shkruajti nė njė libėr tė titulluar “el-Uluu lil-Alii el-Adhiim” nė tė cilin ai mblodhi thėniet e mė shumė se 200 dijetarėve tė mėdhenj tė hershėm qė konfirmonin se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij.[164] Njė shembull i mirė pėr kėto thėnie gjendet nė tregimin e Mutiė’el-Balehis se kur ai pyeti Ebu Hanefin pėr mendimin e njė personi qė thoshte se ai nuk e dinte ku ishte Zoti i tij, nė tokė apo nė qiej. Ebu Hanefija u pėrgjigj: “Ai ka bėrė kufėr, sepse Allahu kė thėnė: “Mėshiruesi mbi Arsh qėndron.” (20:5) dhe Arshi i Tij ėshtė mbi 7 qiejtė.” Ai (el-Balehi) pastaj i tha: “Po n.q.s. ai thotė se Allahu ėshtė mbi Arsh, por ai nuk e di se ku ėshtė Arshi nė tokė apo nė qiej?” Ai (Ebu Hanifja) u pėrgjigj: “Ai ka bėrė kufėr sepse ai ka mohuar se Allahu ėshtė mbi qiejt dhe kushdo qė mohon se Allahu ėshtė mbi qiejt ka bėrė kufėr.”[165] Shumė qė “ndjekin” medhhebin Hanefi sot thonė se Zoti ėshtė kudo. Nė tė vėrtetė kėta nuk janė pasues tė medhhebit Hanefi sepse vetė Hanefija ėshtė shprehur se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat dhe sepse tė gjithė ata qė kanė pasuar me tė vėrtetė medhhebin Hanefi kanė besuar se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij. Gjithashtu ngjarja nė tė cilėn nxėnėsi kryesor i Ebu Hanefis, Ebu Jusuf, i tha Bishr el-Merisit[166] tė pendohej kur ai mohoi se Allahu ėshtė mbi Arsh ėshtė pėrmendur nė shumė libra tė shkruajtur gjatė asaj periudhe.[167]

    Pėrmbledhje

    Si pėrfundim mund tė themi me siguri, se sipas Islamit dhe parimeve tė teuhidit, kanė vend kėto pėrkufizime:

    · Allahu ėshtė krejtėsisht i ndarė (si qenie) nga tė gjitha krijesat e Tij.

    · Krijesat as nuk e rrethojnė Atė e as nuk janė mbi Tė.

    · Ai, Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat.

    Kėto janė koncepte klasike pėr Allahun nė pėrputhje me Islamin. Janė shumė tė thjeshta, strikte dhe nuk lėnė shteg pėr ēdo lloj keqkuptimi, keqkuptime qė shpesh tė drejtojnė nė adhurimin e krijesave.

    Nga ana tjetėr kėto koncepte nuk mohojnė se cilėsitė e Allahut veprojnė kudo midis krijesave tė Tij. Asgjė nuk i shpėton shikimit tė Tij, dijės sė Tij dhe fuqisė sė Tij.

    Ashtu si ne qė me anė tė teknologjisė sė zhvilluar jemi nė gjendje tė ulemi rehat nė shtėpitė tona dhe tė shikojmė ngjarje qė ndodhin mjaft larg, ashtu edhe Allahu shikon, dėgjon dhe di gjithēka nė univers pa qenė brenda tij. Trasmetohet se Ibn Abasi ka thėnė: “Nė dorėn e Allahut, 7 qiejt, 7 tokat, gjithēka qė pėrmbajnė ato dhe gjithēka qė ėshtė midis tyre, ėshtė si njė farė mustardi nė njėrėn prej duarve tuaja.”[168] Ashtu si pulti i televizorit fuqia e Allahut vepron lirisht mbi tė gjitha elementėt e krijimit pa qenė Allahu brenda kėtyre elementeve. Nė fakt koncepti se Allahu ėshtė brenda krijesave ėshtė shirk nė teuhidin Esmaa ues-Sifaat sepse i jepen Allahut disa prej dobėsive tė njeriut. Njeriu ėshtė ai qė duhet tė jetė prezent nė njė ngjarje pėr t’a dėgjuar, shikuar, ditur dhe pėr tė vepruar nė tė. Dija dhe fuqia e Allahut nuk ka kufij. Tė gjitha mendimet e njeriut dihen prej Allahut bile edhe ndjenjat qė veprojnė nė zemrėn e tij i janė nėnshtruar kontrollit tė Allahut. Kjo ėshtė mėnyra nė tė cilėn duhen kuptuar ajetet qė tregojnė afėrsinė e Allahut. P.sh. Allahu thotė:



    ] و لقد خلقنا الإنسان و نعلم ما توسوس به نفسه و نحن أقرب إليه من حبل الوريد [



    “Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimė se ē’pėshpėrit ai nė vetvete dhe Ne jemi mė afėr tij se damari i qafės sė tij.” (50:16)



    dhe



    ] يأيها الذين ءامنوا استجيبوا لله و للرسول إذا دعاكم لما يحييكم و اعلموا أن الله يحول بين المرء و قلبه و أنه إليه تحشرون [



    “O ju qė besuat, pėrgjigjuni (thirrjes) sė Allahut dhe tė tė dėrguarit kur ai (i dėrguari) ju fton pėr atė qė ju jep jetė (fenė e drejtė), dhe t’a dini se Allahu ndėrhyn ndėrmjet njeriut dhe zemrės sė tij, dhe se ju do tė tuboheni tek Ai.” (8:24)


    Pjesa e ajetit ku thuhet se Allahu ėshtė te njeriu mė afėr se damari i qafės sė tij nuk duhet kuptuar sikur Allahu ėshtė brenda njeriut. Ajo thjesht tregon se asgjė nuk i shpėton dijės sė Allahut, bile edhe mendimet e brendėshme tė njeriut, dhe se asgjė nuk ėshtė pėrtej fuqisė sė Allahut pėr tė ndryshuar dhe kontrolluar bile edhe ndjenjat e zemrės. Ashtu siē Allahu thotė:











    ] أ و لا يعلمون أن الله يعلم ما يسرون و ما يعلنون [





    “A thua nuk e dinė ata se Allahu e di ē’ka e fshehin dhe atė ē’ka e publikojnė?” (2:77)



    ] … و اذكوروا نعمت الله عليكم إذ كنتم أعداء فألف بين قلوبكم فأصبحتم بنعمته إخوانا … [



    “… Pėrkujto nimetin e Allahut ndaj jush kur ju (para se tė pranonit Islamin) ishit tė armiqėsuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja e ashtu me dhuntinė e Tij aguat tė jeni vėllezėr …” (3:103)



    Resuli s.a.u.s. shpesh bėnte duanė:

    "يا مقلب القلوب ثبت قلبي على دينك"

    “Jaa mukalib el-kulub (o Nryshus zemrash) thebit kalbi alaa diinik (bėje tė qėndrueshme zemrėn time nė fenė Tėnde)” [169]

    Nė mėnyrė tė ngjashme ajetet si,



    ] … ما يكون من نجوى ثلاثة إلا هو رابعهم و لا خمسة إلا هو سادسهم و لا أدنى من ذالك و لا أكثر إلا هو معهم أين ما كانوا … [



    “… Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti; e as mes pesė vetave e tė mos jetė Ai i gjashti, e as mes mė pak vetave dhe as mes mė shumė vetave, e tė mos jetė Ai me ta kudo qė tė jenė…” (58:7)



    duhen kuptuar sipas kontekstit tė tyre. Duke lexuar pjesėn paraprirėse tė ajetit,

    “A nuk e di ti se Allahu di ēka nė qiej dhe ēka nė tokė!?…” (58:7)

    gjithashtu dhe pjesėn pėrmbyllėse tė ajetit

    “…Pastaj nė ditėn e kijametit i njofton ata me atė qė kanė punuar. Allahu ka pėrfshirė ēdo send nė dijen e vet.” (58:7)

    Nė kėtė mėnyrė bėhet e qartė se kėtu Allahu e ka fjalėn pėr dijen e Tij dhe jo pėr faktin se Qenia e Tij ėshtė prezent midis njerėzve, sepse Ai ėshtė mbi dhe pėrtej krijesave tė Tij.[170] Pėrsa i pėrket thėnies qė i ėshtė mveshur resulit s.a.u.s., “Qiejtė dhe toka nuk mund t’a pėrmbajnė Allahun, por zemra e besimtarit tė vėrtetė e pėrmban Atė”, kjo thėnie nuk ėshtė e vėrtetė. Por edhe n.q.s. mbyllim njė sy dhe marrim kuptimin e saj nuk ka mundėsi qė njė njeri me arsye tė nxjerrė prej saj pėrfundimin se Allahu ėshtė brenda njeriut. N.q.s. zemra e besimtarit do pėrmbante Zotin, besimtari ėshtė brenda qiejve dhe tokės pra qiejt dhe toka do e pėrmbanin Allahun, gjė qė kundėrshtohet nga vetė kjo thėnie.

    Pra, nė pėrputhje me pikėpamjen e Islamit tė bazuar nė Kur’an dhe sunnetin e resulit s.a.u.s., Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat. Ai nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė brenda krijesave dhe as krijesat brenda Tij ose pjesė e Tij, por dija, mėshira dhe fuqia e Tij e pakufizuar veprojnė mbi ēdo pjesė tė krijimit pa pengesėn mė tė vogėl.[171]






    [141] Ky atribut ėshtė “el-Uluu” qė do tė thotė lartėsi.
    [142] Zanafilla 33:24-30
    [143] Xhon R.Hinnells. Fjalori i feve (Englang: Penguin Books 1984) f.67-8.
    [144] Collier’s Enciklopedia v.12 f.130. Shiko artikullin e Santa Rama Rau “Banaras: Qytet Indian i Dritės.” National Geographic, shkurt 1986 f.235.” Njė natyrė hyjnore duale, Shiva shkatėrron dhe gjithashtu krijon. Lingamėt, tė bėrė zakonisht prej druri, janė simbole qė kanė formėn e penisit, paraqesin fuqinė rigjeneruse tė zotit. Lingamė gjigandė janė karakteristikė e pėrbashkėt e tempujve. Lingami shfaqet mbi njė bazė rrethore, e quajtur Joni (organi femėror), qė paraqet Shektin, gjysmėn femėrore tė zotit dhe njė burim tė energjisė hyjnore. Nė sensin mė tė gjerė Lingami simbolizon tėrėsinė e universit tė hindusve… Nė njė cermoni tė zakonshme hinduse, prifti zbukuron Lingamin me lule, e lyen dhe e fėrkon me gjalpė tė pėrpunuar dhe e lan atė me qumėsht dhe ujė.”
    [145] Kjo shkollė e merr emrin nga Ebul-Hasan El-Eshaari (873-935 e.s.).
    [146] A.J.Arberry, Muslim Saints and Mistics f.266-271.
    [147] Enciklopedia e shkurtėr e Islamit f.454-455.
    [148] Ibid f.94-5.
    [149] Ibn Arabiu e pėrshkruan Allahun si mė poshtė “Lavdia qoftė pėr Atė qė i bėri tė gjitha gjėrat tė shfaqen duke qėnė esenca e tyre.” (shiko: Ibn Arabi el-Futuhaat el-Mekije, Abdur-Rahman el-Uakkil f.35 botimi i 3-tė).
    [150] Elija Muhammed, “Shpėtuesi jonė ka arritur.” F.26,56,57.39,46.
    [151] E.u. Essien-Undom. Black Nationalism f.32.
    [152] Trasmetuar nga Ebu Hurejre mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.8 f.369-90 n.597) dhe Muslim (S.Muslim eng-trans v.4 f.1399 n.6429).
    [153] Emri Miraazh nga ana gjuhėsore do tė thotė shkallė dhe ai ėshtė mjeti qė ngjiti resulin s.a.u.s. pėrmes qiejve. Megjithatė, edhe ngritja vetė kryesisht quhet me kėtė emėr. (Arabic eng-Lecion v.2 f.1966-7)
    [154] Shiko S.Buhari v.9 f.449-50 n.608 dhe Sahih Muslim v.1 f.103-4 n.313.
    [155] Akide Tahauije f.285-6.
    [156] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.9 f.386 n.525), Muslimi (S.Muslim eng-trans v.1 f.306 n.1320) dhe Nesaiu.
    [157] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.9 f.382 n.518) dhe Muslim (S.Muslim eng-trans v.4 f.1437 n.6628).
    [158] Treguar nga Enesi dhe mbledhur nga Buhari S.Buhari v.9 f.382 n.517.
    [159] Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.109 n.3883.
    [160] Buhari, Muslimi dhe Ebu Dauudi mblodhėn njė hadith nga Ebu Hurejre nė tė cilin resuli s.a.u.s. thotė: “Kur tė godisni (tė tjerėt) shmangni fytyrėn.” (S.Muslim v.4 f.1378 n.6321-6 dhe Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1256 n.4478). Resuli s.a.u.s. ka thėnė “Shlyerja e goditjes me shpullė ose e rrahjes sė njė skllavi ėshtė t’a lirosh atė.” Sahih Muslim v.3 f.882 n.407-8 .
    [161] Sahih Muslim eng-trans v.1 f.271 n.1094.
    [162] Shiko Haashijah Biijuurii Xhauhara f.58
    [163] Akide Tahauuije f.290. Shiko Ahmed ibn Hambel “Er-Radd ‘Alaa el-Xhehmije.”
    [164] Muhtesar el-Uluu f.5.
    [165] Treguar nga Ebu Ismail Ensarii nė librin e tij el-Faaruk dhe cituar nė Akide Tahauuije f.288.
    [166] Bishr (v.833) nga Bagdati ishte dijetar Mutazilitė shiko el-A’laan v.2 f.55 nga Hairuddin ez-Ziriklii.
    [167] Treguar nga Abdur-Rahman ibn Ebii Hatim dhe tė tjerėt shiko Akiideh et-Tahaaauije. f.288.
    [168] Akide Tahauuije f.281.
    [169] Mbledhur nga Tirmidhi dhe sipas Albanit ėshtė Sahih. Sunnan Tirmidhi v.3 f.171 n.1792.
    [170] Ahmed ibn Husein Bejhaki. Kitaab El-Esmaa ues-Sifaat f.541-2.
    [171] Umar Eshkar, Akide fii Allah f.171.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  12. #12
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    9- Kapitulli mbi shikimin e Allahut prej njerėzve



    Imazhi i Allahut



    Siē u tha mė parė mendja e njeriut ėshtė e kufizuar ndėrsa Allahu ėshtė i pakufizuar, prandaj njeriu nuk mund tė shpresojė tė kuptojė ndonjė gjė rreth cilėsive tė Allahut veē asaj qė Ai zgjodhi pėr t’ia shpallur atij. N.q.s. njeriu pėrpiqet tė pikturojė Allahun nė mendjen e tij ai vetėm do ngatėrrohet duke shkuar nė rrugė tė shtrembėr, sepse Allahu ėshtė krejtėsisht i ndryshėm nga ajo gjė qė njeriu mund tė marrė me mend. Ēdo imazh i Zotit qė njeriu ndėrton nė mendjen e tij ėshtė i marrė nga ndonjė pjesė krijimi ose ėshtė kompozim i gjėrave tė krijuara qė ai ka vėzhguar. Kėshtu qė n.q.s. ai vizaton Zotin nė mendjen e tij ai nė fund tė fundit i jep Allahut cilėsitė e krijesave. Megjithatė, pėr njeriun ėshtė e mundur tė kuptojė me anė tė instiktit dhe emocionalisht disa prej cilėsive tė Allahut. Allahu i ka shpallur njeriut disa prej tyre p.sh. El-Kaadir (i Fuqishmi), do tė thotė qė nuk ka asgjė tė cilėn Allahu nuk ėshtė nė gjendje t’a bėjė. Nė mėnyrė tė ngjashme emri Er-Rrahmaan (i Gjithėmėshirėshmi) do tė thotė qė nuk ka asgjė nė krijim qė nuk ėshtė mėshiruar nga mėshira e Allahut pavarėsisht nė e meriton kėtė apo jo. Kuptime tė tilla nuk kėrkojnė ndojnė paraqitje vizive nė mendje, kėshtu qė kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė mendja e njeriut tė mund tė kuptojė saktė Allahun. Kuptimi jo i qartė pėr Allahun ishte shkaku qė i devijoi kristianėt e hershėm tė Greqisė dhe Romės nga mėsimet e drejta dhe tė vėrteta tė tė dėrguarit Isa a.s (Jesusit). Europianėt qė pėrqafuan kristianizmin vendosėn nė kishat dhe vendet e tyre tė shenjta pikturat dhe statujat e zotit nė formėn e njė patriaku evropian tė vjetėr me mjekėr tė gjatė, tė bardhė e tė derdhur. Kristianėt e hershėm tė Palestinės erdhėn nga njė sfond ēifut qė ndalonte rreptėsisht ēdo paraqitje tė Zotit me anė tė pikturave. Megjithatė evropianėt devijuan nė kėtė pikėpamje pėr shkak tė njė tradite tė gjatė historike tė paraqitjes sė zotave tė tyre nė formėn e njeriut dhe pėr shkak se ata vareshin nė drejtimin e tyre fetar nga shkrimet e shenjta tė devijuara tė ēifutėve. Tė Zanafilla, libri i parė i dhiatės sė vjetėr, ēifutėt kishin shkruar vargjet e mėposhtme nė lidhje me krijimin e njeriut.

    “Pastaj Pėrėndia tha: “T’a bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė … … Kėshtu Pėrėndia krijoi njeriun sipas shėmbėlltyrės sė vet, sipas shėmbėlltyrės sė Pėrėndisė…” (1:26-27)

    Nga kėto vargje dhe tė tjera si kėto, europianėt kristianė tė hershėm nxorėn pėrfundimin se shkrimet e shenjta mėsonin se Zoti kishte pamje si njeriu, nė tė njėjtėn mėnyrė qė ata portretizonin zotat e tyre mitologjikė tė cilėt i bėnin nė formėn e njerėzve. Si pasojė, ata shpenzuan shumė pasuri, kohė dhe energji duke portretizuar Zotin nė statuja dhe piktura nė formėn e njeriut.



    Praktika e paraqitjes sė Zotit nė formė njeriu ėshtė dhe ka qenė shumė e pėrhapur. Kur njeriu humbi kontaktet me shpalljen hyjnore, qė mėsonte se asgjė nė krijim nuk ėshtė e ngjashme me Zotin, ai filloi t’ia drejtojė adhurimin e tij krijesave. Duke bėrė kėshtu, ai shpesh zgjodhi t’a paraqiste Zotin nė formė njeriu sepse njeriu ishte dukshėm qėnia mė perfekte nė tokė. P.sh. nė kohėn e dinastisė Ēou nė Kinė (1027 p.e.s.- 402 e.s.) feja zyrtare ishte e fokusuar nė njė hyjni abstrakte “T’ien” (Qielli) tė cilit i ishte dhėnė formė njeriu si “Yu Huang-u”, Perandori Xhejd, zot nė lartėsi, qeverisėsi i gjykatės qiellore.[172] Nė Kur’an Allahu s.u.t. e bėn tė qartė se asgjė qė ne mund tė mendojnė nuk ėshtė si Ai. Allahu thotė:



    ] … ليس كمثله شىء و هو السميع البصير [



    “Asgjė nuk ėshtė si Ai, Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi.” (42:11)



    dhe



    ] و لم يكن له كفوا أحد [



    “Asgjė nuk ėshtė e krahasueshme me Tė.” (112:4)









    Profeti Musa kėrkon tė shohė Allahun



    Pasi na e bėn tė qartė se Ai nuk ėshtė si krijesat e Tij, Allahu na sqaron se sytė tanė nuk mund t’a shikojnė Atė.



    ] لا تدركه الأبصار و هو يدرك الأبصار … [



    “Shikimi (i njerėzve) nuk mund t’a pėrfshijė Atė, e Ai i pėrfshin shikimet …” (6:103)



    Ky ajet na tregon se njeriu ėshtė i pa aftė tė shikojė Allahun. Pėr t’a theksuar akoma mė shumė kėtė Allahu na tregon nė Kur’an njė ngjarje tė profetit Musa a.s.



    “E kur Musai erdhi nė kohėn qė i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Mė mundėso pamjen Tėnde e tė shikoj!” Ai (Allahu) i tha: “Ti nuk ke mundėsi tė mė shohėsh, por shiko malin, e nėse ai qėndron nė vendin e vet, ti do tė mė shohėsh Mua.Kėshtu kur Zoti i tij iu shfaq malit[173], Ai e bėri atė (malin) thėrmi, e Musait i ra tė fikėt. Kur erdhi nė vetė tha: “E lartė ėshtė madhėria Jote, pendohem te Ti (pėr atė qė kėrkova) dhe unė jam i pari i besimtarėve!” (7:143)



    I dėrguari Musa a.s. mendoi se mund tė lejohej t’a shihte Allahun pėr shkak se Allahu e kishte zgjedhur atė mbi tė gjithė njerėzit e tjerė tė asaj kohe duke i dhėnė atij shpalljen (7:144). Por Allahu ia bėri tė qartė se ajo qė ai kėrkoi ishte e pamundur pėr tė dhe pėr ēdo njeri tjetėr. Asnjė nuk mund tė durojė qoftė dhe njė pjesė tė dritės sė Allahut e jo mė tė shikojė Qenien e Allahut.[174] Kur mali u bė copė e thėrrimė Musai kuptoi gabimin e tij dhe kėrkoi falje Allahut pėr kėrkimin e diēkaje tė palejuar.











    A e pa resuli s.a.u.s. Allahun?



    Disa thonė se ėshtė bėrė njė pėrjashtim pėr resulin s.a.u.s., i cili u ngjit nė 7 qiejtė dhe shkoi madje pėrtej pikės qė mund tė shkonin melekėt. Kur Aishja, gruaja e resulit s.a.u.s., u pyet nga njė Tabiin i quajtur Mesruk se a e kishte parė resuli s.a.u.s. Allahun, ajo u pėrgjigj: “Flokėt e mi janė akoma tė ngritur pėrpjet pėr shkak tė asaj qė mė pyete. Kushdo qė thotė se Muhamedi pa Zotin e tij ka gėnjyer!” [175] Kur Ebu Dherr e pyeti resulin s.a.u.s. se a e pa ai Allahun, resuli s.a.u.s. u pėrgjigj: “Atje kishte vetėm dritė, si mund t’a shihja unė Atė.” [176] Resuli s.a.u.s. nė njė rast ka shpjeguar kuptimin e dritės, e cila nuk ėshtė vetė Allahu, duke thėnė: “Me tė vėrtetė Allahu nuk fle e as nuk i bie pėr shtat Atij tė flejė. Ai ėshtė qė i ul shkallėzimet (gradat) dhe i ngre ato. Veprat e natės shkojnė sipėr te Ai para veprave tė ditės dhe ato tė natės para veprave tė natės dhe mbulesa e Tij ėshtė dritė.” [177]

    Pra mund tė themi me siguri se resuli s.a.u.s. ashtu si profetėt para tij nuk e pa Allahun nė kėtė jetė. Pra thėnia se resuli s.a.u.s. e ka parė Allahun ėshtė gėnjeshtėr. Gjithashtu ata qė pretendojnė se kanė parė Allahun nė kėtė jetė janė gėnjeshtarė sepse kur nuk e ka parė resuli s.a.u.s. tė cilin Allahu e zgjodhi mbi tė gjithė njerėzimin, si mund t’a shohė Atė njė njeri, sa do i drejtė dhe besimtar i mirė tė jetė?! Thėnia se dikush ka parė Zotin ėshtė nė fakt thėnie kufri dhe mosbesimi sepse ajo nėnkupton se ky person ėshtė mė i madh se profetėt.



    (Kujdes) Shejtani shtiret sikur ėshtė Allahu



    Nuk ka dyshim se shumė sufistė qė thonė se kanė parė Allahun kanė parė diēka. Ata shpesh pėrshkruajnė vegime spektakolare prej drite dhe ndoshta edhe qenie jashtokėsore. Fakti qė shumė sufistė shpesh pasi shikojnė gjėra tė tilla lėnė praktikat bazė tė Islamit tregon qartė se me ēfarė ata janė ngatėrruar, pra kanė parė njė vegim qė ėshtė prej shejtanit dhe nuk ėshtė hyjnor. Ata qė deklarojnė se kanė parė Allahun shpesh thonė se ata nuk kanė mė nevojė tė falen dhe tė argjėrojnė rregullisht siē bėjnė muslimanėt e zakonshėm, sepse janė ngritur shpirtėrisht mbi nivelin e masave. Abdul Kadir Xhilani (1077-1116), sipas tė cilit quhet dhe sekti sufi Kadiri, pėrshkruan njė ndodhi qė i ndodhi njė herė. Kjo ndodhi pėrmban njė shpjegim se ēfarė ėshtė ai vegim qė shikojnė ata qė thonė se kanė parė Allahun dhe pėr arsyen qė i bėn ata tė lėnė praktikat bazė tė Islamit, pas asaj qė shohin. “Njė ditė - tha ai - unė isha zhytur thellė nė adhurim kur papritur pashė para meje njė fron tė madh me njė dritė qė shkėlqente me shkėlqim vezullues dhe qė e rrethonte atė. Pastaj njė zė shurdhues goditi veshėt e mi: “O Abdul Kadir, unė jam Zoti yt! Pėr ty e kam bėrė tė ligjshme atė qė e kam bėrė tė ndaluar pėr tė tjerėt.” Abdul Kadir pyeti: “A je ti Allahu pėrveē tė cilit nuk ka Zot?” Kur nuk mori pėrgjigje ai tha: “Largohu o armik i Allahut.” Dhe me kėtė drita u zhduk dhe errėsira e mbuloi atė. Zėri pastaj tha: “O Abdul Kadir ti fitove mbi strategjinė time pėr shkak tė dijės dhe kuptimit tėnd pėr fenė. Unė i kam drejtuar nė rrugė tė shtrembur mbi 70 adhurues “shenjtorė” me ngjarje tė tilla.” Pastaj njerėzit e pyetėn Abdul Kadirin se si e kuptoi se ai ishte shejtani. Ai u pėrgjigj: “Unė e kuptova se ishte shejtani nga thėnia e tij se Allahu kishte bėrė tė ligjshme pėr mua atė qė tė tjerėve ua kishte ndaluar, sepse unė e dija se ligji hyjnor qė iu shpall resulit s.a.u.s. nuk mund tė ndryshohet ose pezullohet. Gjithashtu e kuptova kush ishte ai kur shejtani tha se ishte Zoti im, por ishte i pa aftė tė konfirmonte se ai ishte Allahu i cili nuk ka shok.”[178] Nė mėnyrė tė ngjashme disa njerėz nė tė shkuarėn kanė treguar se kanė parė Kabėn. Tė tjerė kanė treguar se njė fron i madh shtrihej para tyre me njė qenie madhėshtore tė ulur nė tė dhe njė numėr tė madh burrash qė ngjiteshin dhe zbrisnin rreth tij. Ata i konsiderojnė kėta burra melekė dhe atė qenie e konsiderojnė se ishte Allahu, por nė fakt ai ishte shejtani dhe pasuesit e tij.[179]

    Pra, mund tė themi se bazat e thėnieve se kanė parė Allahun, nė ėndėrr apo nė mes tė ditės, mund tė gjurmohen nė filozofitė dhe gjendjet emocionale satanike. Nė kėto gjendje shejtani merr forma tė rrethuara me dritė dhe u thotė atyre qė e pėrjetojnė kėtė pamje se ai ėshtė Zoti i tyre. Pėr shkak tė injorancės sė njerėzve ndaj teuhidit tė pastėr ata i pranojnė kėto thėnie dhe devijojnė nga rruga e drejtė.















    Kuptimi i sures en-Nexhm



    Disa njerėz[180] pėrdorin ajetet e sures Nexhm pėr tė argumentuar se resuli s.a.u.s. e pa Allahun.



    ] و هو بالأفق الأعلى ثم دنا فتدلى فكان قاب قوسين أو أدنى فأوحى إلى عبده ما أوحى ما كذب الفؤاد ما رأى أفتمارونه على ما يرى و لقد رءاه نزلة أخرى عند سدرة المنتهى [



    “Dhe ai ishte nė horizotin e lartė (nga lindja). Pastaj u lėshua dhe iu afrua. E ishte afėr sa dy harqe apo edhe mė afėr. Dhe i shpalli robit tė Tij atė qė ia shpalli. Zemra nuk e mohoi atė qė e pa. A po i bėni polemikė atij pėr atė qė e ka parė. Atė (xhibrilin) edhe herė tjetėr. (E ka parė) tek Sidretul Munteha.” (53:7-14)



    Ata mbrojnė tezėn se kėto ajete tregojnė qė resuli s.a.u.s. pa Allahun. Por, kur Mesruku pyeti Aishen, gruan e resulit s.a.u.s., pėr kėto ajete ajo e pėrgjigj: “Unė isha personi i parė nė kėtė Umet qė e pyeta tė dėrguarin e Allahut pėr kėto dhe ai u pėrgjigj: “Me tė vėrtetė ai ishte Xhibrili, paqja e Allahut qoftė mbi tė. Unė kurrė nuk e kam parė atė nė formėn nė tė cilėn ai u krijua, veē kėtyre dy herėve; E pashė atė duke zbritur nga qiejtė dhe madhėsia e vėllimit tė tij mbushi tė gjitha ato qė ishin ndėrmjet qiellit dhe tokės.” Aishja pastaj tha: “Nuk e ke dėgjuar ti se Allahu s.u.t. ka thėnė: “Shikimet (e njerėzve) nuk mund t’a pėrfshijnė Atė, e Ai i pėrfshin shikimet. Ai ėshtė shumė i kujdesshėm, hollėsisht i njohur.”(6:103) dhe nuk e ke dėgjuar ti se Allahu ka thėnė: “Nuk ka asnjė njeri qė t’i ketė folur Allahu ndryshe vetėm se me anėn e frymėzimit, ose pas ndonjė perdeje, ose t’i dėrgojė tė dėrguar (melek) …” (42:51) [181]



    Si rrjedhim ajetet e sures Nexhm tė shqyrtuara nė dritėn e shpjegimeve tė vetė resulit s.a.u.s. nė asnjė lloj mėnyre nuk argumentojnė besimin e gabuar se resuli s.a.u.s. e ka parė Allahun s.u.t.[182] N.q.s. Zoti do tė mund tė shikohej nė kėtė jetė prova e kėsaj jetė do ishte e pakuptimtė. Ajo qė e bėn kėtė jetė provė reale ėshtė fakti se ne duhet t’a besojmė Allahun pa e parė Atė. N.q.s. Allahu do ishte i dukshėm ēdo njeri do besonte nė Tė dhe nė tė gjitha gjėrat qė tė dėrguarit u mėsuan njerėzve. Nė kėtė mėnyrė njeriu do ishte si melekėt, do t’i bindej plotėsisht Allahut. Pėr shkak se Allahu e bėri njeriun tė jetė mė i lartė se melekėt, besimi i tė cilėve te Allahu ėshtė pa zgjedhje, zgjedhja e njeriut pėr besimin apo kufrin nė njė gjendje ku Allahu nuk mund tė shikohet. (Megjithatė kjo nuk do tė thotė se besimi nė Allah i njė muslimani tė vėrtetė ėshtė vetėm diēka qė ai e mban veten e tij nė tė, pa pasur ndonjė argumet pėr kėtė besim. Njė musliman i vėrtetė e mbėshtet besimin e tij nė argumenta tė forta tė cilat vėrtetojnė totalisht tė gjitha gjėrat qė ai beson. Pra pavarėsisht se njeriu nė kėtė botė nuk mund t’a shikojė Allahun ka plot argumenta tė tjera mjaft tė forta dhe tė pamohueshme qė vėrtetojnė me forcė ekzistencėn e Allahut dhe vėrtetėsinė e tė gjitha gjėrave qė njė musliman, qė pason ashtu siē duhet rrugėn e resulit s.a.u.s., beson. sh.p.)



    Shikimi prej njerėzve i Allahut nė jetėn tjetėr[183]



    Ka njė numėr shembujsh nė Kur’an ku Allahu na ka treguar qartė se njerėzit do t’a shikojnė Atė nė jetėn tjetėr. Duke pėrshkruar disa prej ngjarjeve qė do ndodhin nė ditėn e ringjalljes Allahu thotė: “Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara).” “Qė Zotin e tyre shikojnė.” (75:22-23) Resuli s.a.u.s. na ka dhėnė shpjegime tė mė tejshme pėr kėtė ngjarje. Kur u pyet prej disa shokėve tė tij: “A do ta shikojmė ne Zotin tonė nė ditėn e ringjalljes?” Ai u pėrgjigj: “A shtyheni ju pėr tė parė hėnėn kur ajo ėshtė e plotė?” Ata u pėrgjigjėn: “Jo.” Ai pastaj tha: “Me tė vėrtetė ju do t’a shikoni Atė nė mėnyrė tė ngjashme me kėtė.” [184] Nė njė rast tjetėr ai ka thėnė: “Secili prej jush do t’a shohė Allahun nė ditėn kur ju do tė takoheni me Tė, e nuk do tė ketė midis Atij dhe jush as perde e as ndėrmjetės (ose pėrkthyes).”[185] Ibn Umer gjithashtu transmeton se resuli s.a.u.s. njė herė tha: “Dita e ringjalljes ėshtė dita qė syri do tė shikojė Allahun s.u.t.” [186] Shikimi prej njeriut i Allahut ėshtė njė shpėrblim i veēantė pėr njerėzit e xhennetit. Ky shpėrblim nė vetvete ėshtė kėnaqėsia mė e madhe nga kėnaqėsitė qė Allahu do t’i japė trashėguesve tė kopshteve tė xhennetit. Allahu thotė:



    ] لهم ما يشاءون فها ولدينا مزيد [



    “Aty ata kanė ēfarė tė dėshirojnė e te Ne kanė edhe mė shumė.” (50:35)



    Dy nga shokėt mė tė shquar tė resulit s.a.u.s. Ali ibn Ebi Talib dhe Enesi trasmetohet se kanė shpjeguar se pjesa e ajetit qė thotė “… e te Ne kanė edhe mė shumė.” ėshtė shikimi i Allahut prej njeriut.[187] Sahabi Suheib transmeton se resuli s.a.u.s. recitoi ajetin:



    ] للذين أحسنوا الحسنى و زيادة … [



    “Atyre qė bėjnė vepra tė mira u takon e mira (xhenneti) e edhe mė tepėr (shohin Allahun) …”(10:26)



    dhe tha: “Kur njerėzit qė e meritojnė xhennetin tė hyjnė nė tė dhe ata qė e meritojnė xhehennemin tė hyjnė nė xhehennem, njė thirrės do thėrrasė: “O njerėz tė xhennetit, Allahu iu ka bėrė njė premtim tė cilin dėshiron t’a plotėsojė.” Ata do pyesin: “Ēfarė ėshtė ky (premtim)? A nuk i ka bėrė Ai shkallėt (e veprave tė mira) tona tė rėnda, a nuk i ka bėrė Ai fytyrat tona tė shndritshme, a nuk na ka vendosur Ai nė xhennet dhe na ka nxjerrė (disa) ne nga xhehennemi?” A.t.h. perdja do hiqet dhe ata do vėshtrojnė te Ai. Asgjė qė Ai u ka dhuruar atyre nuk do tė jetė mė e dashur pėr ta sesa vėshtrimi te Ai. Dhe kjo ėshtė diēka plus (gjėrave tė tjera).” [188]

    Pėrsa i pėrket ajetit tė pėrmendur mė parė “Shikimet (e njerėzve) nuk mund t’a pėrfshijnė Atė, e Ai i pėrfshin shikimet …” ai mohon shikimin e Allahut prej njerėzve nė kėtė jetė. Ndėrsa pėr kafirat, ata nuk do t’a shikojnė Allahun nė jetėn tjetėr, jetė e cila do jetė pėr ta shumė e tmerrshme. Allahu s.u.t. thotė:

    كلا إنهم عن ربهم يومئذ لمحجبون



    “… Atė ditė do jenė tė penguar prej (t’a shohin) Zotit tė tyre.” (83:15)



    Shikimi i resulit s.a.u.s.



    Kjo gjė ėshtė njė pikė tjetėr e cila, deri nė njė farė masė, ėshtė bėrė burim ngatėrresash dhe sprovash midis muslimanėve. Disa thonė se kanė parė resulin s.a.u.s. dhe se kanė marrė prej tij udhėzime tė veēanta. Tė tjerė thonė se e kanė parė nė ėndėrr e disa thonė se e kanė parė kur kanė qenė zgjuar. Ata qė thonė gjėra tė tilla zakonisht janė tė respektuar nga masat (populli). Ata shpesh nxjerrin shpikje tė ndryshme fetare dhe ia atribuojnė kėto resulit s.a.u.s. Bazat e kėtyre thėnieve janė te hadithi i trasmetuar nga Ebu Hurejre, Ebu Kataadah dhe Xhabir ibn Abdullah nė tė cilin resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Ai qė mė shikon mua nė ėndėrr nė fakt mė ka parė mua, sepse shejtani nuk mund tė marrė formėn time.” [189] Nuk ka dyshim se ky hadith ėshtė sahih (i saktė, i vėrtetė) dhe i besueshėm prandaj ai nuk mund tė mohohet megjithatė pėr sa i pėrket kuptimit tė tij duhet tė dallojmė disa pika:

    ·Hadithi konfirmon faktin se shejtani mund tė vijė nė ėndrra nė forma tė ndryshme dhe t’a ftojė njeriun nė rrugė tė shtrembėr.

    ·Hadithi thotė se shejtani nuk mund tė marrė formėn e resulit s.a.u.s.

    ·Hadithi konfirmon gjithashtu faktin se forma e resulit s.a.u.s.mund tė shihet nė ėndėrr.

    Resuli s.a.u.s. ia ka thėnė kėtė shokėve tė tij, tė cilėt ishin tė familiarizuar me pamjen e tij, kėshtu qė n.q.s. dikush qė njeh saktėsisht pamjen e resulit s.a.u.s. shikon nė ėndėrr dikė pamja e tė cilit ėshtė saktėsisht si pamja e resulit s.a.u.s. ai ka parė pa dyshim resulin s.a.u.s. Kjo sepse Allahu ia ka ndaluar shejtanit tė marrė formėn e resulit s.a.u.s. Por mundet qė shejtani t’i shfaqet nė ėndėrr atyre qė nuk janė tė familiarizuar me formėn e resulit s.a.u.s. dhe t’i thotė se ai ėshtė resuli s.a.u.s. Shejtani pastaj mund t’i japė atij qė e sheh nė ėndėrr shpikje tė ndryshme nė fe ose mund t’i thotė se ai ėshtė Mehdiu ose Isai, i cili do tė kthehet nė tokė (kthimi i tij ėshtė njė nga shenjat e kijametit sh.p.). Numri i individėve qė shpikin gjėra nė fe ose qė thonė gjėra tė tilla duke u bazuar nė kėto ėndėrra ėshtė i panumėrt. Njerėzit veēanėrisht janė tė prirur pėr tė pranuar gjėra tė tilla pėr shkak tė mos kuptimit prej tyre tė hadithit tė pėrmendur mė sipėr. Pėr shkak se Sheriati ėshtė i plotė, thėnia se resuli s.a.u.s. ka dalė nė ėndėrr me gjėra tė reja shtesė ėshtė krejtėsishtė e gabuar. Thėnie tė tilla nėnkuptojnė njėrėn nga dy gjėrat e mėposhtme: (1) ose resuli s.a.u.s. nuk e plotėsoi misionin e tij gjatė jetės sė tij, ose (2) Allahu nuk e dinte tė ardhmen e umetit kėshtu qė nuk caktoi urdhėrat e domosdoshme gjatė jetės sė resulit s.a.u.s. Tė dy kėto kundėrshtojnė parimet basė tė Islamit (prandaj ato janė tė pabazuara sh.p.).

    Pėrsa i pėrket asaj qė dikush shikon resulin s.a.u.s. kur ėshtė zgjuar kjo shkon pėrtej kufinjve tė hadithit dhe ėshtė e pamundur. Ēdo pamje e tillė ėshtė pa dyshim prej shejtanit. Gjatė Isras e Mirazhit Allahu bėri tė mundur qė resuli s.a.u.s. tė shikonte dhe tė komunikonte me disa prej profetve. Ata qė thonė se e shikojnė resuli s.a.u.s. kur janė zgjuar, nė fakt e ngrenė veten nė nivelin e tij. Ēdo shpikje nė Islam, e bazuar nė ėndrrat qė shohin persona tė ndryshėm apo edhe nė ēdo gjė tjetėr ėshtė krejtėsisht, e pa pranushme bazuar nė shumė thėnie ku resuli s.a.u.s. i ka ndaluar ato. P.sh. Aishja trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kushdo qė shpik nė ēėshtjen tonė (nė Islam) diēka qė nuk i pėrket asaj, atij do t’i hidhet poshtė.” [190]






    [172] Fjalori i Feve f.85.
    [173] Shfaqja e Allahut ndaj malit veēse me njė rreze fare tė hollė nga Madhėshtia e Tij . Siē thuhet nė Hadithin nga Tirmidhiu, kur i zbriti ky ajet Pejgamberi a.s. e krahasoi dritėn e shfaqur ndaj malit sa maja e gishtit tė vogėl.
    [174] Akide Tahauuije f.191.
    [175] Sahih Muslim eng-trans v.1 f.111 n.337-338.
    [176] Sahih Muslim eng-trans v.1 f.113 n.341.
    [177]Transmetuar nga Ebu Muusaa Esharii dhe mbledhur nga Muslimi. Sahih Muslim Eng-trans v.1 f.113 n.343.
    [178] Ibn Tejmie, Et-Teuasul uel-Uasilah f.28.
    [179] Ibid.
    [180] Midis tyre ėshtė edhe Imam Neueui me komentin e tij mbi sahihun e Muslimit v.3 f.112 (shiko Sharh Kitaab et-Teuhid min sahih Buhari, f.115-6 nga Abdullah El-Gunaimaan).
    [181] Mbledhur nga Muslimi (S.Muslim eng-trans v.1 f.111-112 n.337)
    [182]Tregimi qė i atribuohet Ibn Abasit dhe i mbledhur nga Ibn Huzejmeh nė Kitaab et-Teuhid se resuli s.a.u.s. pa Allahun me sytė e tij ėshtė daif - shiko Akide Tahauije f.197 shėnimi 169.
    [183] Sektet kryesore tė sė kaluarės qė mohonin se njeriu do ta shikojė Allahun nė botėn tjetėr janė: Xhehmitė, Mu’tezilitė dhe pasuesit e tyre nga Hauarixhėt. Sot vetėm disa sekte shiite e mohojnė kėtė.
    [184] Transmetuar nga Ebu Hurejra S.Buhari v.9 f.390 n.532 dhe S.Muslim eng-trans v.1 f.115 n.349.
    [185] S.Buhari v.9 f.403 n.535.
    [186] Hadith i vėrtetė i mbledhur nga Daarakutni dhe Darimi nė librin e tij er-Rad ‘alaa el-Xhehmije f.57.
    [187] Mbledhur nga Tabarii (shiko Akide Tahauije f.190).
    [188] Mbledhur nga Tirmidhi, Ibn Maxha dhe Ahmedi.
    [189] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.9 f.104 n.123) dhe Muslimi (S.Muslim eng-trans v.4 f.1125 n.5635 dhe f.1226 n.5639).
    [190] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.3 f.931 n.861) dhe Muslim (S.Muslim eng-trans v.3 f.1294 n.4589).
    Sa budalla eshte "Odisea"

  13. #13
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Adhurimi i “eulijave” (ose shenjtorėve)


    Favorizimet



    Ėshtė pjesė e natyrės sė njeriut tė ngrejė disa njerėz mbi tė tjerėt. Njeriu pėlqen t’i ēmojė ata shumė dhe preferon t’i pasojė ata. Ky ėshtė rezultat direkt i faktit se Allahu ka vendosur nė mėnyra tė ndryshme disa njerėz mbi tė tjerė. Burri ėshtė vendosur mbi gruan nga ana sociale:



    ] الرجال قوامون على النساء بما فضل الله بعضهم على بعض… [



    “Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa tė tjerė …” (4:34)



    ] … و للرجال عليهن درجة …[



    “… e burrave u takon njė pėrparėsi ndaj tyre (grave) …” (2:228)



    Disa burra janė vendosur mbi disa tė tjerė ekonomikisht.



    ] و الله فضل بعضكم على بعض فى الرزق …[



    “Allahu favorizoi disa prej jush mbi tė tjerė nė furnizim …” (16:71)



    Allahu i favorizoi Israelitėt mbi popujt e tjerė duke i dhėnė shpallje prej Tij:







    ] يا بنى إسراءيل اذكرو انعمتى التى أنعمت عليكم و أنى فضلتكم على العالمن [



    “O bijtė e israilit, pėrkujtone dhuntinė Time, tė cilėn ua dhurova dhe Unė iu pata (tė parėt tuaj) dalluar ndaj njerėzve tė tjerė (tė asaj kohe).” (2:47)



    Profetėt u favorizuan nga Allahu mbi tė gjithė njerėzit e tjerė sepse Allahu i dha atyre shpalljen dhe Allahu favorizoi disa profetė mbi tė tjerėt.



    ] تلك الرسل فضلنا بعضهم على بعض …[



    “Kėta janė tė dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt, …” (2:253)



    Nė njė ajet tė Kur’anit Allahu na thotė qė tė mos lakmojmė pėr ato gjėra qė Ai ua ka dhėnė disave mbi disa tė tjerė.



    ] و لا تتمنوا ما فضل الله به بعضكم على بعض …[



    “Mos lakmoni nė atė, qė Allahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė …” (4:32)



    sepse ato gjėra mbajnė nė vetėvete pėrgjegjėsi tė mėdha. Ato nuk janė rezultat i pėrpjekjeve tė njeriut prandaj ato nuk duhet tė jenė shkak pėr mburrje. Gjithashtu ne do tė merremi nė pėrgjegjėsi se si i kemi pėrdorur ato. I dėrguari i Allahut na kėshillon: “Shikoni te ata poshtė jush dhe jo te ata mbi ju. Kjo ėshtė mė e mirė pėr ju, kėshtu ju nuk do tė mohoni bekimin e Allahut mbi ju.” [191]

    Secili nė ndonjė mėnyrė ose nė ndonjė tjetėr ėshtė vendosur mbi disa dhe secili ka njė farė pėrgjegjėsie pėr tė cilėn ai do tė pėrgjigjet. Resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Secili prej jush ėshtė bari dhe secili prej jush ėshtė pėrgjegjės pėr tufėn e tij.” [192] Kėto



    pėrgjegjėsi janė komponentėt bazė tė provės sė kėsaj jetė. N.q.s. ne jemi falenderues ndaj Allahut pėr tė mirat qė Ai na ka thėnė dhe i pėrdorim ato ashtu siē duhet ne do tė kemi sukses, pėrndryshe do dėshtojmė. Por prova mė e madhe e pėrgjegjėsisė ėshtė favorizimi qė i bėri Allahu njeriut mbi tė gjitha krijesat. Ky favor vėrtetohet nga urdhėri qė i dha Allahu melekėve qė t’i pėruleshin Ademit. Pėrgjegjėsia jonė ėshtė e dyfishtė:

    a- Ajo mban nė vetvete pėrgjegjėsinė personale tė pranimit tė Islamit: nėnshtrimin e plotė ndaj Allahut

    b- dhe pėrgjegjėsinė e tė gjithėve ne pėr vendosjen e ligjit tė Allahut nė tė gjithė tokėn.

    Besimtarėt janė shumė mė superiorė tek Allahu se kafirat pėr shkak tė pranimit nga ana e tyre e kėtyre pėrgjegjėsive. Allahu thotė:



    ] كنتم خير أمة أخرجت للناس تأمرون بالمعروف و تنهون عن المنكر و تؤمنون بالله … [



    “Ju jeni populli mė i dobishėm i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė dhe tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni Allahun …” (3:110)



    Tak’ua-ja (Devotshmeria)



    Midis muslimanėve ka disa prej tyre qė janė superiorė ndaj tė tjerėve. Ky superioritet ėshtė rezultat i pėrpjekjeve tė tyre dhe lidhet me imanin, fortėsinė dhe thellėsinė e fesė sė tyre. Islami qė praktikohet bėn qė njeriu i cili e praktikon atė tė ruhet nga ēdo gjė qė ėshtė e keqe tek Allahu. Kjo ruajtje nė arabisht quhet “tak’ua”. Termi tak’ua ėshtė pėrkthyer dhe si “frikė ndaj Allahut”, “devotshmėri” etj. nė fakt ajo i pėrmban tė gjitha kėto kuptime bile edhe diēka mė tepėr. Allahu na ka treguar qartė superioritetin e tak’uas.



    “… e s’ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai me mė shumė tak’ua …” (49:13)



    Kėtu na thuhet se faktori i vetėm qė e bėn besimtarin apo besimtaren me tė vėrtetė superior ndaj tė tjerėve ėshtė niveli i tak’uas. Ėshtė kjo devotshmėri ose frikė ndaj Zotit e cila e ngre njeriun nga niveli i njė “kafshe qė mendon” nė atė tė qeverisėsit tė planetit. Rėndėsia e frikės ndaj Allahut nė jetėn e muslimanit s’ka nevojė pėr t’u theksuar. Allahu e pėrmend tak’uan dhe derivatet e saj 26 herė nė Kur’an, kudo duke theksuar se tak’ua-ja ėshtė forca lėvizėse pėr praktikimin e fesė. Pa tė feja do ishte njė pėrzierje pa kuptim e punėve dhe shprehjeve tė memorizuara dhe veprat e mira do ishin vetėm tė shtirura dhe hipokrizi. Si rrjedhim devotshmėria preferohet mė shumė se tė gjitha sjelljet fisnike nė tė gjitha ēėshtjet e jetės. Resuli s.a.u.s. thotė: “Gruaja merret pėr katėr (arsye): Pasurinė e saj, fisnikėrinė e saj, bukurinė e saj dhe devotshmėrinė e saj. Zgjidhni tė devotshmen dhe do keni sukses.”[193] Nuk ka rėndėsi sa e bukur, e pasur apo e edukuar ėshtė njė grua, n.q.s. ajo nuk ėshtė e devotshme ajo ėshtė inferiore ndaj njė gruaje tė devotshme pavarėsisht se mund tė jetė e shėmtuar, e varfėr apo nga familje jo e nderuar. Gjithashtu resuli s.a.u.s. ka thėnė: “N.q.s. njė burrė, praktikimi i fesė prej tė cilit iu pėlqen, ju kėrkon qė tė martohet me vajzėn tuaj ju duhet t’i martoni ata, ndryshe do ketė shthurje nė vend.” [194]

    Resuli s.a.u.s. njė herė qortoi Ebu Dherrin sepse u tallte me Bilalin duke e thirrur “bir i gruas sė zezė” pastaj resuli s.a.u.s. tha: “Shiko. Me tė vėrtetė ti nuk je mė i mirė se njė i zi apo kaf, veēse n.q.s. i frikėsohesh mė shumė Allahut se sa ata.” [195] Pėr kėtė gjė resuli s.a.u.s. ka punuar me forcė herė pas herė. Bile nė haxhin e bėrė pak kohė para vdekjes sė tij ai u tėrhoqi vėmendjen njerėzve ndaj dallimeve raciale dhe pėr rėndėsinė e tak’uas.

    Individėt e devotshėm njihen vetėm nga Allahu sepse vendi i tak’uas ėshtė zemra. Njeriu mund t’a gjykojė tjetrin vetėm nga veprat e jashtme tė cilat ka mundėsi tė ēojnė nė pėrfundime tė gabuara pėr sa i pėrket devotshmėrisė sė njė personi. Nė njė ajet tė Kur’anit thuhet:



    ] و من الناس من يعجبك قوله فى الحيوة الدنيا و يشهد الله على ما فى قلبه و هو ألد الخصام [



    “Ka ndonjė nga njerėzit qė fjala e tij tė mahnit, por vetėm nė ketė botė dhe pėr atė qė ka nė zemrėn e tij, e paraqet Allahun dėshmues, e nė realitet ai ėshtė kundėrshtari mė i rreptė.” (2:204)



    Prandaj nuk ėshtė e lejuar pėr njerėzit qė tė pėrcaktojnė se ky ose ai person ėshtė veēanėrisht i devotshėm (ose i shenjtė) nė njė gradė tė tillė pėrtej asaj qė mund tė arrihet nga njerėzit e zakonshėm. Resuli s.a.u.s. veēoi midis shokėve tė tij disa sahabė duke i lajmėruar ata qė nė kėtė jetė se do tė futeshin nė xhennet.[196] Kėto pėrcaktime tė resulit s.a.u.s. ishin prej shpalljes qė i vinte atij e jo se ai kishte aftėsinė qė tė gjykonte zemrat. P.sh. thėnia e resulit s.a.u.s. nė lidhje me ata qė bėnė betimin e besnikėrisė, tė njohur si Bej’eh er-Riduaan, se: “Asnjė qė bėri betimin poshtė pemės nuk do tė futet nė zjarrin e xhehennemit.” [197] ėshtė nė pėrputhje me ajetin e Kur’anit:



    ] لقد رضى الله عن المؤمنين إذ يبايعونك تحت الشجرة …[



    “Vėrtetė, Allahu qe i kėnaqur me besimtarėt kur ata nėn hijen e atij druri tė betoheshin ty …” (48:18)



    Gjithashtu resuli s.a.u.s. ka thėnė pėr disa persona se ata ishin midis njerėzve tė xhehennemit kur tė gjithė mendonin se ata ishin midis atyre tė xhennetit. Tė gjitha kėto thėnie tė resulit s.a.u.s. bazoheshin te shpallja qė i vinte atij. Ibn Abasi thotė se i ka treguar Umer ibn Hattab se ditėn e Hajberit (ditėn e betejės sė Hajberit) disa nga shokėt e resulit s.a.u.s. erdhėn dhe thanė: “Filani dhe filani janė shehida”, por kur arritėn te njė burrė pėr tė cilin thanė se “filani ėshtė shehid” i dėrguari i Allahut tha: “Nė asnjė mėnyrė (ose kurrėsesi)! Unė e kam parė atė nė xhehennem nė njė mantel tė cilin ai e mori jo ndershmėrisht (e grabiti).” Pastaj i dėrguari i Allahut tha: “Shko, Ibn Hattab, dhe lajmėroi njerėzit tre herė se vetėm besimtarėt do futen nė xhennet.” [198]

    Nė traditėn kristiane shumė individė ngrihen shumė lart nga tė tjerėt pėr tė ėshtėėquajturat “arritjet” e tyre shpirtėrore. Atyre iu vu titulli “shenjt” dhe mrekullitė i atribuohen atyre. Nė traditėn para-kristiane, hinduse dhe budiste mėsuesve qė pretendoheshin qė kishin arritur njė shkallė tepėr tė lartė shpirtėrore dhe qė kishin bėrė gjėra tė jashtėzakonshme u jepej titulli Guru, Avator etj. qė tregonte superioritetin e tyre shpirtėror. Kėto grada qė iu dhanė kėtyre personave bėnė qė masat e popullit ose tė kėrkonin ndėrmjetėsim prej tyre ose t’i adhuronin ata si zota. Si rrjedhim kėto fe kanė listat e shenjtorėve nė drejtim tė tė cilėve njerėzit luten me shumė zjarr. Islami nga ana tjetėr kundėrshton lavdėrimin jashtė masė bile dhe tė resulit s.a.u.s. i cili ka thėnė: “Mos mė lavdėroni mua jashtė masė ashtu siē bėnė kristianėt me Isain birin e Merjemes, me tė vėrtetė unė jam vetėm njė rob (i Allahut), pra mė thėrrisni mua rob i Allahut ose i dėrguari i Tij.” [199]



    Ueliu



    Nė Kur’an nė disa ajete ėshtė pėrdorur fjala ueli (shumėsi eulija) e cila do tė thotė “mik, shok, aleat, mbrojtės”. P.sh.



    ] الله ولى الذين ءامنوا يخرجهم من الظلمات إلى النور …[



    “Allahu ėshtė mbrojtės i atyre qė besuan i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė …” (2:257) [mund tė shikosh edhe (3:68), (42:9) dhe (45:19)]

    Nė njė ajet tjetėr thuhet:



    ] … و من يتخذ الشيطان و ليا من دون الله فقد خسر خسرانا مبينا [



    “… dhe kush bėn mik shejtanin, e jo Allahun, ai ka dėshtuar sheshazi.” (4:119)





    Ky term gjithashtu ka kuptimin i afėrt i ngushtė (kujdestar).



    ] و من قتل مظلوما فقد جعلنا لوليه سلطانا فلا يسرف فى القتل …[

    “… E kush mbytet (vritet) pa tė ndrejtė (pa faj), kujdestarit tė tij (ose tė afėrmit tė tij) Ne i kemi dhėnė tė drejtė (tė kėrkojė drejtėsinė), e ai tė mos e kalojė kufirin nė mbytje …” (17:33)



    Gjithashtu ai ėshtė pėrdorur nė Kur’an pėr tė treguar afėrsi, miqėsi midis njerėzve p.sh.:



    ] لا يتخذ المؤمنون الكافرين أولياء من دون المؤمنين [



    “Besimtarėt tė mos i miqėsojnė kafirat nė vend tė besimtarėve …” (3:28) [mund tė shikosh dhe (4:139), (4:144) dhe (5:51)]



    Por pėrdorimi qė na intereson neve mė shumė ėshtė “Eulija-ullah” miqtė e Allahut ose njerėzit shumė tė dashur te Allahu. Nė Kur’an Allahu ka caktuar disa lloje individėsh tė cilėt Ai i konsideron shumė tė afėrt te Ai. Pėrshkrimi i Allahut pėr euliatė e Tij mund t’a gjejmė nė suren Enfal



    ] … إن أولياؤه إلا المتقون و لكن أكثرهم لا يعلمون [



    “… Me tė vėrtetė eulija tė Tij janė vetėm ata qė ruhen (qė janė tė devotshėm), por shumica e njerėzve nuk dinė.” (8:34)



    dhe nė suren Junus



    ] ألا إن أولياء الله لا خوف عليهم و لاهم يحزنون الذين ءامنوا كانوا يتقون …[



    “T’a keni tė ditur se tė dashurit e Allahut (eulijatė) nuk kanė frikė as kurrėfarė brengosje. (Ata janė) Tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur (ishin me takua).” (10:62-63)



    Allahu na shpjegon se kriteri pėr “eulija” ėshtė imani dhe takuaja dhe kėto gjenden (nė grada tė ndryshme sh.p.) tek ēdo besimtar i vėrtetė.[200] Pėr njerėzit injorantė kriteri pėr tė qenė eulija ėshtė kryerja e mrekullive qė zakonisht quhen Keramaat pėr t’i dalluar ato nga mrekullitė (muxhizat) e resulit s.a.u.s. Tė ata qė kanė kėtė besim, besimi dhe praktikat e atij qė bėn “mrekullira” janė pa rėndėsi. Disa qė quheshin “eulija” kishin besime dhe veprime kufri e disa tė tjerė dihej se kishin braktisur ritualet fetare, kurse njė pjesė tjetėr ishin zhytur nė shthurje dhe sjellje vulgare.

    Asgjėkundi Allahu nuk e ka bėrė kusht bėrjen e mrekullive pėr tė qenė miku (eueli) i Tij. Prandaj, siē thamė edhe mė sipėr tė gjithė besimtarėt qė kanė iman dhe tak’ua janė miqtė e Allahut e Ai ėshtė miku (ueli) i tyre. Nė Kur’an thuhet: “Allahu ėshtė ueli (mbrojtėsi, miku, aleati) i atyre qė besuan …” (2:257)



    Pra, pėr muslimanėt nuk lejohet qė tė quajnė disa besimtarė si eulija dhe besimtarėt e tjerė tė mos i quajnė kėshtu. Nė kundėrshtim me kėtė qėndrim tė qartė tė Islamit, njė hierarki e tė ashtuquajturve evlija muslimanė ėshtė bėrė karakteristikė dalluese e qarqeve sufi (tarikateve) dhe njerėzve qė i pasojnė ata verbėrisht. Sipas radhės nga ata qė kanė mė pak meritė te ata qė kanė mė shumė, ata janė: Ahjaar (i zgjedhur) qė numėrohen 300 (persona); Abdaal (zėvendėsuesit) rreth 40 (persona); 7 (persona) Abraar (tė devotshėm); 4 (persona) Autaad (pyka(t)); 3 Nukabaa (rojet); Kutb (skaji) qė ėshtė konsideruar eulijaja mė i madh i kohės sė tij; dhe maja e listės ėshtė Gauth (ndihmues), “eulijaja” mė i madh pėr tė cilin besohet nė disa qarqe se ėshtė i aftė tė marrė mbi shpatullat e tij njė pjesė tė gjynafeve tė besimtarėve. Sipas misticizmit “eulijatė” e tre klasave mė tė larta janė prezentė nė mėnyrė tė padukshme nė Mekkė gjatė kohės sė faljeve. Kur Gauthi vdes Kutbi e zėvendėson atė e kėshtu me radhė “shpirti i pastėr” i secilės shkallė ngrihet nė gradėn mė tė lartė.[201]Ky trup mitologjik ėshtė huazuar nga kristianizmi ashtu siē u adoptuan Tespijet nga rruazat kristiane dhe mevludi nga festimi i krishtėlindjeve te kaurrėt.











    (Kujdes) Fanaa (bashkimi i njeriut me Zotin)



    Po tė hedhim njė vėshtrim mė nga afėr te tė ėshtėėquajturit “eulijatė” mė tė dalluar do hasim emra si Hal-laxh i cili u ekzekutua publikisht, sepse guxoi tė thoshte hapur se ai ishte i Vėrteti d.m.th. t’a shpallte veten se ishte Allahu, kur dihet mjaft mirė se Allahu ka thėnė nė Kur’an:



    ] ذالك بأن الله هو الحق و أنه يحى الموتى … [



    “Kėtė (e themi pėr t’a ditur), se Allahu ėshtė Ai i Vėrteti dhe se Ai ringjallė tė vdekurit …” (22:6) [shiko dhe (22:62), (24:25) dhe (31:30)]



    Ajo qė udhėhoqi kėtė njeri tė ēmendur tė thoshte gjėra tė tilla ishte besimi i tij nė njė princip shumė tė ngjashėm me gjendjen e fundit tė qenies nė budizėm, tė njohur me emrin “Nirvana ”.[202]Nė kėtė gjendje sipas mendimeve tė njė sekti budist vetja zhduket dhe bashkė me tė shpirti e vetėdija e njeriut shuhen.[203] Ky koncept gjithashtu formon thelbin e filozofisė sė njohur me emrin misticizėm. Misticizmi[204] pėrkufizohet si ndjenja e bashkimit me Zotin dhe si besimi se qėllimi kryesor i njeriut shtrihet nė kėrkimin e kėtij bashkimi. Origjina e misticizmit mund tė gjendet nė shkrimet e filozofėve grekė tė lashtė si “Plato’s symposium[205]. Njė koncept paralel me kėtė mund tė gjendet dhe nė identifikimin qė i bėjnė hindusėt Atmanit (shpirtit tė njeriut) me Brahmėn, realizimi i tė cilit ėshtė qėllimi pėrfundimtar ose ēlirimi nga ekzistenca dhe rilindja.[206] Mendimet mistike greke lulėzuan nė lėvizjen kristiane Gnostike e cila, ashtu si ajo e Valentinus (140 e.s.), arriti kulmin nė shekullin e dytė e.s. Kėto prirje u kombinuan nė shekullin e tretė me platonizmin nga filozofi Egjipto-Roman Plotinus (205-270 e.s.) pėr tė formuar njė filozofi tė njohur si neoplatonizmi. Kristianėt heremitė tė shekullit tė tretė e.s. qė filluan traditėn e murgėrisė nė Kristendom duke u larguar nga shkretėtirat e Egjyptit, e adoptuan qėllimin mistik tė bashkimit tė njeriut me Zotin ashtu siē parashikohej nga kjo teori nė mendimet neoplatonike tė asaj kohe, brenda kornizave tė praktikave meditative dhe asketike tė vetes. Megjithėse ishte sh.Pakomius (290-346 e.s.) qė vendosi (sajoi, shpiku) rregullat (ligjet) e para pėr murgėrinė kristiane dhe sajoi 9 manastire nė shkretėtirėn e Egjyptit ėshtė sh.Benedik i Nursias (480-547 e.s.), qė e zhvilloi kėtė ligj pėr manastirin e Monte Kazinos nė Itali, i cili mbahet si zbuluesi i vėrtetė i ligjit perendimor tė murgėrisė.[207]Traditat e misticizmit tė mbajtura gjatė nga murgjit kaurrė filluan tė shpreheshin midis muslimanėve rreth shekullit tė 8-tė e.s., njė shekull pas zgjerimit tė kufinjve tė shtetit Islam nė Egjypt dhe Siri tė cilat ishin qėndrat e murgjėrve.[208] Njė grup muslimanėsh qė nuk ishin tė kėnaqur me atė qė ofronte Sheriati zhvilluan njė sistem tė cilin e quajtėn Tarikat (rrugė). Ashtu siē qėllimi pėrfundimtar i hindusve ishte bashkimi me botėn e shpirtit edhe qėllimi i kristianėve misticistė ishte bashkimi me Zotin. Qėllimi kryesor i kėsaj lėvizjeje u bė Fanaa tretja, shkrirja e vetes dhe Uusuul bashkimi dhe unifikimi i shpirtit tė njeriut me Zotin nė kėtė jetė. U caktuan njė seri gjendjesh dhe fazash qė duheshin arritur. Ato qė u quajtėn Mekaamat (stacione) dhe Haalaat (gjendje). Njė sistem ushtrimesh shpirtėrore u sajua pėr tė futur nė rrugėn qė tė sillte kėtė “bashkim”. Kėto ushtrime dhikri shpesh pėrmbanin lėvizje tė trupit e tė kokės, e disa herė bile edhe kėrcim, si nė rastin e rrotullimit tė dervishėve. Tė gjitha kėto gjėra tė sajuara iu ngjitėn resulit s.a.u.s. qė tė bėheshin tė vlefshme. Por nė tė vėrtetė nuk ekziston asnjė mbėshtetje pėr kėto sajesa nė ndonjė prej librave klasikė tė haditheve. Sistemet e shumėllojshme qė u zhvilluan nė mėnyrė tė ngjashme me sistemet qė kishin murgjit kaurrė u quajtėn sipas sajuesve tė tyre si p.sh. Kadiri, Nakshibendi, Kishti dhe Tixhani.[209] Bashkė me kėtė, volume tė tėra legjendash tregimesh u thurėn pėr sajuesit dhe personalitetet e dalluara tė kėtyre tarikateve. Dhe ashtu si murgjit kristianė dhe hindusė tė cilėt izoloheshin nė vende tė caktuara (manastire) edhe sektet e ndryshme sufiste zhvilluan tė njėjtėn gjė duke u izoluar nė vende tė veēanta tė quajtura Zauija (pėrkthimi letrar ėshtė cepa, qoshe).

    Ndėrkohė besime heretike u zhvilluan nga besimi mistik i “bashkimit me Zotin”. P.sh. shumė udhėheqės tė kėtyre devijimeve deklaruan se Allahu mund tė shikohej kur arrihej gjendja Usuul. Kur Aishja e pyeti resulin s.a.u.s. a kishte parė ai Allahun gjatė Mirazhit ai u pėrgjigj se ai nuk e kishte parė.[210] Gjithashtu nė Kur’an tregohet se i dėrguari Musa a.s. kėrkoi prej Allahut qė t’a shihte Atė e Allahu i tha se ai nuk mund t’a shihte Atė, e kur njė pjesė e dritės sė Allahut iu drejtua malit ai u bė pluhur. Pra njeriu nuk mund t’a shohė Allahun nė kėtė jetė. Disa ekspertė sufi thonė se kur gjendja e Usulit arrihet, detyrimet e Sheriatit si p.sh. 5 herė namaz nė ditė nuk janė mė tė detyrueshme. Shumica e tyre thonė se lutja nė drejtim tė Allahut mund tė bėhet me ndėrmjetėsimin e resulit s.a.u.s. ose tė eulijave, bile shumė prej tyre bėjnė tauaf (sillen qark), kurban dhe veprime tė tjera adhurimi rreth varreve ose tyrbeve tė shenjtorėve. Sot mund tė shikojmė se tauafi bėhet te varri i Zejnebes dhe Sejid Bedeuiut nė Egjypt, rreth varrit tė Muhammed Ahmedit nė Sudan dhe rreth shumė “eulijave” ose njerėzve tė tjerė tė shenjtė nė Indi dhe Pakistan[211]. Nga kėta njerėz (pra nga ata jashtė sunnetit) Sheriati shikohet si ligj pėr masat i njorante, ndėrsa tarikati si rrugė e njė elite pak tė ndriēuar. Gjithashtu pėr tė mbrojtur idetė e kufrit tė lėvizjeve mistike u shfaq dhe dukuria e komentimit tė ajeteve tė Kur’anit nė mėnyrė tė shtrembėr dhe krejtėsisht tė gabuar. Mendimet e filozofėve grekė u pėrzienė me hadithe tė shpikura pėr tė prodhuar njė trung jo tė vėrtetė literature e cila nuk pranonte dijetarėt e hershėm me tė vėrtetė muslimanė dhe i zhvendosi ata midis masave. Muzika u shfaq nė shumicėn e qendrave (tė llojit qė po flasim) dhe drogat si marijuana merreshin si njė mjetė pėr lartėsimin e pseudo-eksperiencės shpirtėrore tė cilėn ata e synonin. E tillė ishte trashėgimnia e gjeneratave tė mėvonėshme sufi e cila u ndėrtua mbi kushtin e gabuar se bashkimi i shpirtit tė njeriut me Zotin ishte i arritshėm. Megjithatė disa prej individėve tė cilėve i atribuohen disa sekte e kuptuan qartė rėndėsinė e dallimit midis Krijuesit dhe krijesave. Zoti dhe krijesa e Tij nuk mund tė bėhen kurrė njė, sepse Zoti ėshtė Zot dhe i pėrjetshėm dhe krijesa ėshtė krijesė dhe e kufizuar.



    (Kujdes) Bashikimi i Zotit me njeriun



    Asgjė nuk i shpėton dijės sė Allahut prandaj tė zgjuar dhe fatlumė janė ata qė veprojnė nė pėrputhje me kėtė, ata qė e ndiejnė prezencėn e Tij gjatė gjithė kohės. Ata qė me kujdes kryejnė tė gjitha farzet e tyre dhe pėrpiqen tė kryejnė sa mė shumė vepra nė pėrputhje me sunnetin. Kėto vepra nė pėrputhje me sunnetin ndihmojnė mbrojtjen e farzeve. P.sh. gjatė periudhave tė dobėsisė apo rėnies shpirtėrore ndonjė person mund tė bėhet i dobėt apo dembel nė kryerjen e detyrave fetare. Megjithatė ata qė kryejnė vepra vullnetare (sunnete) mund tė linin disa prej sunneteve, por ama do tė kryenin farzet. N.q.s. ata nuk do kishin kėto sunnete gjatė periudhave tė dobėsisė ata do tė binin shpirtėrisht dhe mund tė linin farzet. Sa mė shumė tė forcohen farzet me kryerjen e sunneteve aq mė shumė jeta e personit ėshtė nė pėrputhje me Sheriatin. Allahu s.u.t. na e bėn tė ditur kėtė nėpėrmjet resulit s.a.u.s.: “Gjėja mė e dashur me tė cilėn robi Im mund tė mė afrohet ėshtė ajo tė cilėn ia kam bėrė farz (tė detyrueshme). Robi Im mund tė vazhdojė tė mė afrohet mė shumė me sunnete (vepra adhurimi vullnetare) derisa Unė t’a dua atė. N.q.s. Unė e dua atė, Unė do jem dėgjimi i tij me tė cilin ai dėgjon, shikimi i tij me tė cilin ai shikon, dora e tij me tė cilėn ai kap dhe kėmba e tij me tė cilėn ai ecėn.”[212] Ky person i dashur (ose i afėrt) te Allahu do tė dėgjonte, shikonte, kapte dhe ecte vetėm nė atė qė ėshtė hallall dhe dukshėm do t’i evitonte tė gjitha harramet. Ky ėshtė i vetmi qėllim i vėrtetė pėr tė cilin ia vlen tė kushtosh jetėn. Arritja e kėsaj ėshtė perfeksioni i rolit tė njeriut si rob i Zotit dhe qeverisės i botės. Ai mund tė arrihet vetėm me rrugėt e pėrshkruara ne hadith. E para detyrat e detyrueshme duhet tė kryhen plotėsisht pastaj sunnetet duhet tė kryen rregullisht sipas sunnetit. Allahu s.u.t. e thekson kėtė fakt duke i thėnė tė dėrguarit tė Tij t’i informojė besimtarėt:



    ] … إن كنتم تحبون الله فاتبعونى يحببكم الله …[



    “… Nėse e doni Allahun, a.t.h. ejani pas meje qė Allahu t’iu dojė juve…” (3:31)



    Prandaj dashuria e Allahut mund tė arrihet vetėm duke ndjekur sunnetin e resulit s.a.u.s. dhe duke mėnjanuar tė gjitha shpikjet nė ēėshtjet fetare. Kjo gjė mbėshtetet nga hadithi i mėposhtėėm i trasmetuar nga Ebu Nejih se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Mbani sunnetin tim dhe atė tė halifėve tė drejtė. Kapuni nė tė me dhėmballėt tuaja. Dhe dijeni se ēdo shpikje ėshtė me tė vėrtetė bidat dhe ēdo bidat ėshtė ē’orientim qė tė udhėheq pėr nė zjarrin e xhehennemit.” [213]

    Ai qė e ndjek kėtė parim strikt do tė dėgjojė vetėm atė qė Allahu dėshiron qė ai tė dėgjojė. Sepse Allahu ka thėnė duke na pėrshkruar tė drejtėt: “… e kur atyre me fjalė u drejtohen injorantėt ata thonė: “Paqe!”…” (25:63)

    Nė Kur’an gjithashtu thuhet:



    ] و قد نزل عليكم فى الكتاب أن إذا سمعتم ءايات الله يكفر بها و يستهزأ بها فلا تقعدوا معهم حتى يخوضوا فى حديث غيره إنكم إذا مثلهم …[





    “Juve ju ėshtė shpallur nė libėr (Kur’an) qė, kur tė dėgjoni se po mohohet Kur’ani i Allahut dhe po bėhet tallje me tė, mos rrini me ata derisa tė mos hyjnė nė bisedė tjetėr. Pėrndryshe ju do jeni si ata …” (4:140)



    Duke dėgjuar vetėm atė qė Allahu dėshiron pėr tė, Allahu metaforikisht bėhet dėgjimi i tij. Nė mėnyrė tė ngjashme Allahu bėhet shikimi i tij, dora dhe kėmba e tij. Ky ėshtė interpretimi i saktė i hadithit tė pėrmendur mė parė nė tė cilin Allahu thotė se Ai bėhet dėgjimi, shikimi, dora dhe kėmba e njeriut. Fatkeqėsisht ky hadith ėshtė keq interpretuar nga ata qė mbėshtesin misticizmin pėr tė argumentuar bashkimin me Allahun.



    Ruhullah: “Shpirti” Krijesa e Allahut



    Mbėshtetje pėr besimin mistik nė ribashkimin e shpirtit tė njeriut me Allahun ka qenė edhe keq interpretimi i disa ajeteve tė Kur’anit. Ajetet e mėposhtme nė tė cilat Allahu thotė:



    ] ثم سواه و نفخ فيه من روحه[



    “Mandej Ai e formėsoi atė dhe fryu nė tė nga shpirti i Tij.” (32:9); (38:72)



    dhe



    ] فإ ذا سويته و نفخت فيه من روحى …[



    “Dhe kur t’a kemi pėrsosur atė dhe tė kem fryrė nė tė prej shpirtit Tim …” (15:29); (38:72)



    janė pėrdorur pėr tė argumentuar besimin se ēdo qenie njerėzore pėrmban brenda saj njė pjesė tė Allahut. Pjesa e “shpirtit” tė Allahut qė iu fry Ademit supozohet se trashėgohet te tė gjithė trashėgimtarėt e tij. Gjithashtu pėr kėtė qėllim ėshtė pėrdorur edhe ajeti pėr nėnėn e Isait a.s.



    ] و التى أحصنت فرجها فنفخنا فيها من روحنا و جعلناها و ابنها ءاية للعالمين …[



    “(pėrkujto) atė qė ruajti nderin e saj, e Ne frymė nė tė nga shpirti Jonė …” (21:91)



    Misticistėt besojnė se ky shpirt hyjnor brenda njeriut synon tė ribashkohet me origjinėn e tij nga ku ai erdhi. Nė arabisht pėremrat (i imi, i joti, i tij, i saj, e jona, e tyre, e juaja) kanė dy kuptime tė pėrgjithshme qė varen nga konteksti nė tė cilin ata pėrdoren. Ata mund tė pėrshkruajnė njė atribut ose diēka e cila nuk ėshtė pjesė e atij ose e asaj tė cilės ato ja atribuojnė kėtė. P.sh. Allahu s.u.t. e urdhėroi tė dėrguarin Musa a.s.



    ] و اضمم يدك إلى جناحك تخرج بيضاء من غيرسوء …[



    “Dhe fute dorėn tėnde (brenda sh.p.) nė kėmishėn tėnde e do t’ a nxjerrėsh atė tė bardhė pa asnjė tė metė …” (20:22)



    tė dyja dora dhe kėmisha i pėrkisnin Musait a.s., por kur themi dora e tij, dora ėshtė pjesė e tij, ndėrsa kėmisha e tij tregon kėmishėn qė kishte, por ajo nuk ėshtė pjesė e tij. E njėjta gjė ėshtė kur kėto pėremra pėrmenden pėr cilėsitė e Allahut dhe krijesat e Tij.[214] P.sh. nė rastin e mėshirės sė Allahut pėr tė cilėn Ai thotė:



    ] … و الله يختص برحمته من يشاء …[



    “… Allahu me mėshirėn e Tij veēon atė qė dėshiron …” (2:105)



    Mėshira e Allahut ėshtė njė prej cilėsive tė Tij dhe jo pjesė e krijesave tė Tij. Nga ana tjetėr Allahu shumė herė i quan gjėrat e krijuara tė Tijat pėr tė theksuar faktin se Ai i krijoi ato. Nė disa raste tė tjera Ai i quan ato tė Tijat pėr tė treguar se ato kanė njė vend tė veēantė. P.sh. Allahu s.u.t. citon profetin Sali duke thėnė me respekt pėr devenė (femėr) qė u dėrgua si provė pėr popullin e profetit Sali, Themudin,



    ] … هذه ناقة الله لكم ءاية فذروها تأكل فى أرض الله…[



    “… Kjo ėshtė deveja e Allahut e dėrguar te ju si shenjė. Kėshtu qė lėreni atė tė kullosė nė tokėn e Allahut …” (7:73)



    Deveja ishte dėrguar mrekullisht si njė shenjė te populli i Themudit tė cilėt nuk kishin tė drejtė t’a ndalonin atė tė kulloste, sepse e gjithė toka i pėrket Allahut s.u.t. Nė mėnyrė tė ngjashme me rastin e Kabės pėr tė cilėn Allahut i thotė Ibrahimit dhe Ismailit:



    “… ju tė dy pastrojeni shtėpinė Time pėr vizituesit, pėr ata qė qėndrojnė aty dhe pėr ata qė falen aty.” (2:125)



    gjithashtu nė njė ajet tjetėr thuhet: “Dhe hyn nė xhennetin Tim” (89:30)

    Pėrsa i pėrket shpirtit (Ruuh) ai ėshtė njė prej krijimeve tė Allahut. Allahu thotė nė Kur’an:



    ] و يسئلونك عن الروح قل الروح من أمر ربى و ما أوتيتم من العلم إلاقليلا [



    “Tė pyesin ty pėr shpirtin thuaj: “Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim, e juve ju ėshtė dhėnė fort pak dije.”” (17:85)



    Nė Kur’an thuhet:



    ] … إذا قضا أمرا فإنما يقول له كن فيكون [



    “… Kur Ai vendos pėr njė ēėshtje, vetėm i thotė: “Bėhu. Ajo menjėherė bėhet.” (3:47)


    ] … خلقه من تراب ثم قال له كن فيكون [



    “… Atė (Ademin) e krijoi Ai (Allahu) nga dheu e pastaj atij i tha: “Bėhu” ai u bė.” (3:59)


    Komanda pėr tė gjitha gjėrat ėshtė bėhu. Prandaj shpirti ėshtė krijuar nga komanda e Allahut. Islami nuk e konsideron Zotin si njė shpirt jo material siē bėjnė kristianėt. Ai nuk ka as trup material as nuk ėshtė njė shpirt pa formė. Ai ka njė formė qė i pėrshtatet madhėrisė sė Tij, pamjen e sė cilės nuk e ka parė asnjė njeri e as nuk mund tė imagjinohet ajo. Allahu do shikohet nga njerėzit e xhennetit. Pra kur Allahu s.u.t. i referohet fryrjes sė shpirtit nga Vetja e Tij te profetėt Adem dhe Isa, njė nder i veēantė i ėshtė dhėnė shpirtrave tė tyre tė krijuar, kjo nė pėrputhje me faktin se Ademi ishte njeriu i parė nga i cili rrodhi njerėzimi dhe Isai veē tė tjerash sqaroi edhe konfuzionin e ngritur rreth lindjes sė tij kur nėna e tij, Merjemja, ishte e virgjėr. Bile fryrja e Allahut nga shpirti i Tij ėshtė, nė fakt, njė sqarim i dėshirės (vullnetit) dhe fuqisė supreme tė Tij, sepse melekėt janė ata qė tė caktuar nga Allahu fusin dhe nxjerrin shpirtin te njeriu. Ky fakt tregohet nga hadithi i mėposhtėėm i Ibn Mesudit qė transmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Me tė vėrtetė krijimi juaj ėshtė kombinuar nė mitrėn e nėnės tuaj pėr 40 ditė nė formėn e njė lėngu , pastaj pėr njė periudhė tė ngjashme si njė lėmsh I varur dhe pėr njė periudhė tjetėr tė ngjashme si njė grumbull mishi. Pastaj njė melek dėrgohet te ai pėr tė fryrė shpirtin nė tė …” [215]

    Pra Allahu i fryn shpirtin ēdo personi me anėn e njėrit prej melekėve tė Tij. Me anė tė thėnies “Ai fryu” Allahu nė fakt na kujton se Ai ėshtė shkaku i parė i ēdo gjėje qė ndodh nė krijim, ashtu siē thotė Ai:



    ] و الله خلقكم و ما تعملون [



    “Allahu ju krijoi juve dhe atė qė bėni ju.” (37:96)



    Para betejės sė Bedrit resuli s.a.u.s. i hodhi njė grusht me dhe armiqve tė rreshtuar qindra metra largė dhe Allahu bėri qė dheu tė arrinte nė sytė e armiqve. Pėr kėtė ngjarje ajeti i Kur’anit thotė:



    ] … و ما رميت إذرميت و لكن الله رمى …[



    “… dhe ti nuk i gjuajte kur i gjuajte ata, por Allahu i gjuajti …” (8:17)



    Kėshtu qė duke ia atribuar Vetes sė Tij, Allahu, thjesht i jep atij njė vend tė veēantė nderi midis shpirtrave qė Ai ka krijuar dhe jo se Ai, Allahu, ka shpirt dhe fryu njė pjesė tė tij te profeti Adem a.s. e te profeti Isa a.s. Pėr tė theksuar mė tej kėtė pikė Allahu i referohet melekut tė dėrguar pėr tė njoftuar Merjemen, si “shpirti i Tij”:



    ] … فأرسلنا إليها روحنا فتمثل لها بشرا سويا [



    “… Ne i dėrguam asajt shpirtin Tonė (Xhibrilin) qė mori pamjen e njė njeriu (qė u paraqit si njeri sh.p.).” (19:17)



    Kur’ani ėshtė njė tėrėsi. Ajetet e tij shpjegojnė njėra tjetrėn dhe veprimet e resulit s.a.u.s. sqarojnė akoma mė shumė kuptimin e tyre. Kur ajetet merren jashtė kontekstit kuptimi i Kur’anit mund tė shtrembėrohet. P.sh. ajeti i katėrt i sures el-Maa’uun thotė:



    ] فويل للمصلين [



    “Pra shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen.” (107:4)



    Po tė marrėsh kėtė ajet jashtė konteksit ai kundėrshton pjesėn tjetėr tė Kur’anit, sepse namazi ėshtė i detyrushėm. Allahu nė Kur’an thotė:



    ] إننى أنا الله لا إله إلا أنا فاعبدنى و أقم الصلوة لذكرى [



    “Me tė vėrtetė Unė jam Allahu, nuk ka Zot tjetėr veē Meje, pra Mua mė adhuro dhe fale namazin pėr tė mė kujtuar Mua.” (20:14)



    Pėr t’a kuptuar ashtu siē duhet ajetin 4 tė sures el-Maa’uun duhet tė lexojmė ajetin poshtė tij qė e sqaron atė:



    ] الذين هم عن صلاتهم ساهون [ ] الذين هم يراءون [ ] و يمنعون الماعون [



    “tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm. Ata qė vetėm shtiren. Dhe nuk japin as sendin mė tė vogėl.” (107:5,6,7)



    Pra Allahu s.u.t. thotė se shkatėrrimi ėshtė pėr ata qė falen tė cilėt janė tė pakujdesshėm pėr namazin e tyre dhe ata qė shtiren. Pra nuk ka bazė nė Kur’an pėr besimin e misticistėve se shpirti i njeriut ėshtė i pakrijuar dhe tenton tė bashkohet me origjinėn e tij, Zotin. Nė arabisht nuk ka dallim midis termave ruuh dhe nefs (shpirt), por kur lidhet me trupin zakonisht pėrdoret nefs.[216] Allahu thotė nė Kur’an:



    ] الله يتو فى الأنفس حين موتها و التى لم تمت فى منامها[



    “Allahu i merr shpirtrat (anfus) kur ėshtė momenti (i vdekjes sė trupave tė tyre) e edhe atė qė ėshtė nė gjumė e nuk ka vdekur …” (39:42)



    Ėshtė trasmetuar se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Me tė vėrtetė, kur merret shpirti (ruuh) sytė e pasojnė atė.” [217]

    Shpirti i nėnshtruar ndaj Allahut do tė futet nė xhennet. Nė Kur’an thuhet:



    “O ti shpirt (nefs) i bindur plotėsisht. Kthehu te Zoti yt i vetėkėnaqur e i pranuar. Hyn nė turmėn e robėrve tė Mi. Dhe hyn nė xhennetin Tim.” (89:27-30)



    Kėshtu qė nė fund tė fundit shpirti i nėnshtruar dhe i bindur nuk do ribashkohet me Qenien Supreme tė Zotit (ashtu siē mendojnė ata qė besojnė se shpirti i njeriut ėshtė i pakrijuar dhe pritet pėr t’u bashkuar me Zotin), por do mbesė njė shpirt i kufizuar i ribashkuar me njė trup tė kufizuar dhe do shijojė kėnaqėsitė e xhennetit aq sa tė dėshirojė Allahu.








    [191] Mbledhur nga Buhari dhe Muslimi (S.Buhari v.8 f.328 n.497 dhe S.Musliman eng-trans v.3 f.1017 n.4496).
    [192] Mbledhur nga Buhari dhe Muslimi (S.Buhari v.3 f.438 n.730 dhe S.Muslim eng-trans v.3 f.1017 n.496)
    [193] Transmetuar nga Ebu Hurejra dhe mbledhur nga Buhari dhe Muslimi (S.Buhari v.7 f.18 n.27 dhe S.Muslim v.2 f.749 n.3457).
    [194] Trasmetuar nga Ebu Hurejre dhe mbledhur nga Tirmidhi.
    [195] Trasmetuar nga Abdullah ibn Amr dhe mbledhur nga Ahmedi.
    [196] Midis tyre janė 10 shumė tė njohur: Ebu Bekri, Umari, Uthmani, Aliu, Talha, Zubejri, Sad ibn Ebi Uakkaas, Seid ibn Zejd, Abdur-Rahmaan ibn Auf, Ebu Ubejde ibn Xharah. Shiko Akide Tahauije f.485-7.
    [197] Trasmetuar nga Xhabiri dhe mbledhur nga Muslimi S.Muslim eng-trans v.3 f.1034 n.4576.
    [198] Mbledhur nga Muslimi (S.Muslim v.1 f.65 n.209).
    [199] Trasmetuar nga Umer ibn Hattab mbledhur nga Buhari dhe Muslimi (S.Buhari v.4 f.435 n.654)
    [200] Akide Tahauije f.358.
    [201] Enciklopedia e Islamit f.629 shiko dhe Ali ibn Uthman Huxhuiri, Kash’f el-Mahxhuub f.214
    [202] Kuptimi i termit nė Sanskrit (gjuha e indianėve tė lashtė, sot gjuha e hinduizmit) ėshtė “i fryrė jashtė (me forcė)” dhe i referohet zhdukjes sė tė gjitha dėshirave tė kėsaj botė, ose shpėtimit. Nė budizmin Hinajana termi barazohet me zhdukjen ndėrsa nė budizmin Mahajana ai ėshtė njė gjendje lumturie. (W.L.Resse Fjalori i feve dhe filozofisė f.393).
    [203] Ibid f.72.
    [204] Nga greqishtja “mistis” do tė thotė “dikush qė futet nė mistere (tė fshehta)”. Termi misticizėm ka rrjedhur nga fetė e mistershme greke nga tė cilat lindi termi “mistis”.
    [205] Collier Encuclopedia v.7 f.114.
    [206] Fjalori i feve f.68.
    [207] Fjalori i filozofis dhe fesė f.365-6 dhe 374.
    [208] Disa autorė shpesh krahasojnė “zhdukjen” nė sufizėm me gjendjen “nirvana” nė Budizėm, por sipas tė tjerėve ky krahasim ėshtė krejtėsisht i pa pranueshėm se idea e budizmit e “zhdukjes” ėshtė e pavarur nga idea e Zotit dhe pėrfshin idenė e transferimit tė shpirtit, nė tė nirvana gjendet e fundit. Nė misticizmin musliman nga ana tjetėr nuk ka ēėshtje tė kalimit tė shpirtit pas vdekjes nė njė trup tjetėr dhe mendimi se Zoti ėshtė kudo ėshtė dominues nė tė gjitha pikėpamjet. Origjina e konceptit fanaa tė muslimanėve shikohet nė njė farė masė nė kritianizėm nga i cili ai ėshtė huazuar. Ky koncept thjesht do tė thotė zhdukja e konceptit tė individit para vullnetit tė Zotit, njė ide qė formon bazėn e misticizmit kristian.
    [209] Nė vendin tonė janė kryesish tė pėrhapur edhe kėto tarikate si Rrifai, Bektashi, Halvetij, Kadirij, Sadij etj. Shen.red.
    [210] S.Muslim eng-trans v.1 f.111-112 n.337,339 dhe f.113 n.341.
    [211] Pėr fatė tė keq kėto forma tė rėnda tė shirkut shfaqen edhe nė vendin tonė siē ndodh shpesh nėpėr mjaft Tyrbe dhe Teqe. Shėn red.

    [212] Trasmetuar nga Ebu Hurejra (S.Buhari v.8 f.336-7 n.509).
    [213] Mbledhur nga Ebu Dauudi (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1294 n.4590) dhe Tirmidhi.
    [214] Tejsir el-Aziz el-Hamiid f.84-5
    [215] S.Buhari v.4 f.290-1 n.430 dhe S.Muslim eng-trans v.4 f.1391 n.6390.
    [216] Akide Tahauuije f.394.
    [217] S.Muslim eng-trans v.2 f.437 n.2005.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  14. #14
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    11- Adhurimi i varreve



    Gjatė pjesės mė tė madhe tė historisė sė njeriut nderimi i varreve me anėn e riteve tė stėrholluara tė varrosjes, zbukurimeve tė kufomės, dekorimeve dhe bėrjes sė varreve madhėshtore, festave pėrkujtimore dhe adhurimeve tė tyre (d.m.th. adhurimi i tė vdekurve) kanė udhėhequr rrugėn drejt njė konfuzioni dhe ē’orientimi nė fe. Si pasojė shumė njerėz kanė rėnė nė disa forma tė adhurimit tė varreve. Nė fakt, feja e shumicės sė kinezėve ėshtė adhurimi i tė parėve tė tyre. Shumica e riteve tė tyre fetare janė tė lidhura me varret dhe adhurimin e personifikimeve tė tė parėve tė tyre.[218] Varret e njerėzve tė shenjtė tė hindusve, budistėve dhe kristianėve janė bėrė altare (vend i shenjtė ku bėhet adhurim) nė tė cilat kryhen vepra adhurimi si e falura, kurbani dhe peligrinazhi. Me kalimin e kohės disa udhėheqės muslimanė dhe njė pjesė e popullit qė u largua nga parimet themelore tė Islamit filluan tė imitonin veprat pagane tė popujve jo muslimanė qė ishin rreth tyre. Ndėrtesa gjigande u ndėrtuan mbi varret e sahabėve (si p.sh. mbi varrin e Aliut) dhe dijetarėve mė tė mėdhenj si imam Ebu Hanifes dhe imam Shafii’ut gjithashtu dhe mbi varret e tė ashtuquajturve “eulija” sufi si Abdul Kadir Xhilani[219]. Kohėt e fundit kjo praktikė e ngritjes sė faltoreve ose altareve mbi varre ka pėrfshirė dhe varret e udhėheqėsve tė lėvizjeve sociale si Muhammed Ali Xhinnah, nė Pakistan, Muhamed Ahmed i ėshtėėquajtur Mehdi nė Sudan. Sot shumė muslimanė injorantė udhėtojnė nė distanca tė largėta pėr tė kryer tauaf rreth kėtyre varreve. Disa bile falen brenda e jashtė tyre, tė tjerė devotshmėrisht sjellin kafshė nė kėto vende (tė mallkuara) pėr t’i bėrė kurban (Dhebh). Kėta njerėz qė kryejnė rite adhurimi te varret e personave tė drejtė kanė besimin e gabuar se meqėnėse kėta persona kanė qenė tė drejtė janė mė tė lartė te Allahu kėshtu qė ritet mund tė pranohen mė lehtė nga Allahu n.q.s. do tė bėheshin tek kėto varre se sa diku tjetėr. Kjo sepse ata besojnė se pėr shkak se kėta individė kanė qenė tė bekuar tė gjitha gjėrat pranė tyre duhet tė jenė tė bekuara, pra varret dhe vendet e adhurimit qė ngrihen mbi to janė tė bekuara (ose janė vende tė mira sh.p.). Pėr shkak tė kėtij besimi adhuruesit e varreve shpesh fėrkojnė (ose fshijnė me dorė) gurėt e varreve, pastaj fshijnė veten e tyre qė tė kenė mirėsi ose mbledhin dhé pranė varreve duke besuar (besim qė ėshtė krejtėsisht i kotė) se ai ka veti tė veēanta shėruese. Shumė prej degėve tė shi’itėve marrin (argjilė) baltė nga Kerbelaja, ku u vra imam Husejni, dhe e pjekin atė pėr tė bėrė copa tė vogla balte tė pjekur mbi tė cilat ata bėjnė sexhde gjatė namazit tė tyre.



    Lutja nė drejtim tė tė vdekurve



    Ata qė pėrzihen nė adhurimin e varreve ia drejtojnė lutjet tė vdekurve nė dy mėnyra:

    1- Disa i luten tė vdekurve duke i pėrdorur ata si ndėrmjetėsues ashtu siē i pėrdorin katolikėt priftėrinjtė e tyre gjatė rrėfimit tė mėkateve. Katolikėt ia rrėfejnė mėkatet e tyre priftit dhe prifti lut Zotin qė t’i falė ata. Kėshtu qė prifti vepron si ndėrmjetėsues midis njerėzve dhe Zotit.

    Arabėt para Islamit gjithashtu i pėrdornin idhujt e tyre nė tė njėjtėn mėnyrė. Nė lidhje me kėtė qėllim tė idhujve tė tyre, Allahu citon nė Kur’an paganėt arabė duke thėnė:



    ] ما نعبدهم إلا ليقربونا إلى الله زلفى …[



    “Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr Allahut …” (39:3)



    Adhuruesit e varreve midis muslimanėve i luten tė vdekurve duke i kėrkuar qė ata tė ēojnė kėrkesat e tyre te Allahu nė mėnyrė qė tė plotėsohen nevojat e tyre. Ky veprim ėshtė bazuar nė besimin se tė vdekurit qė kanė qenė tė drejtė janė jo vetėm mė afėr Allahut se njerėzit e zakonshėm, por janė nė gjendje tė dėgjojnė kėrkesat e njeriut dhe t’i plotėsojnė ato. Kėshtu qė tė vdekurit bėhen idhuj ndėrmjetėsues tė aftė pėr t’i bėrė favore tė gjallėve.

    2- Tė tjerėt i luten drejtpėrsėdrejti tė vdekurve duke i kėrkuar atyre falje pėr gjynafet e tyre. Duke bėrė kėshtu ata i japin tė vdekurve cilėsitė Et-Teuuabu (Pendimpranuesi) dhe El-Gafurru (Falėsi) tė cilat i pėrkasin vetėm Allahut. Ka shumė ngjashmėri midis kėtyre veprimeve dhe atyre tė katolikėve tė cilėt i luten shenjtorėve tė veēantė pėr tė plotėsuar nevojat e tyre ditore. P.sh. n.q.s. diēka humb, ata i luten sh.Antonit pėr t’i ndihmuar t’a gjejnė atė.[220] Sh.Xhudė Thaddaeus ėshtė shenjtori i tė pamundurės dhe atij i luten katolikėt pėr ndėrmjetėsim nė sėmundje tė pashėrueshme, martesa tė papėlqyeshme ose pėr gjėra tė ngjashme me kėto.[221] Gjithashtu kur ata donin tė udhėtonin ata i luteshin sh.Kristoferit qė ishte shenjtori i udhėtimit deri nė vitin 1969 kur ai zyrtarisht u hoq nga lista e shenjtorėve me dekret tė kishės katolike tė Romės, sepse u vėrtetua se ai nuk ishte i vėrtetė.[222] Nė kėtė kategori pėrfshihen edhe kristianėt e tjerė qė nė pėrgjithėsi e konsiderojnė profetin Jezus si Zot. Shumica e kėtyre i luten Jezusit nė vend qė t’i luten Zotit. Ka edhe nga ata muslimanė injorantė qė ia drejtojnė duatė resulit s.a.u.s. nė tė njėjtėn mėnyrė siē bėjnė kristianėt me Jezusin. Tė dyja kėto metoda janė krejtėsisht tė hedhura poshtė nga mėsimet e Islamit i cili thotė se ai qė vdes futet nė njė gjendje tė quajtur Barzak nė tė cilėn kapitulli i veprave tė tij ėshtė i mbyllur. Ai nuk mund tė bėjė ndonjė gjė pėr tė gjallėt, me pėrjashtim tė atyre gjėrave qė ka bėrė kur ishte gjallė dhe qė vazhdojnė tė ndikojnė pėr mirė ose pėr keq te njerėzit dhe sipas kėtij ndikimi atij vazhdojnė t’i vijnė sevape ose gjynafe. Ebu Hurejra trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kur njė njeri vdes veprat tė tij mbarojnė, veē 3 llojeve: sadakaja e rrjedhshme (d.m.th. sadakaja nga e cila vazhdojnė tė kenė dobi njerėzit), dija e dobishme pėr njerėzit dhe pasardhėsit e drejtė qė luten pėr tė.” [223] Gjithashtu resuli s.a.u.s. ka shpjeguar se ai nuk mund t’i bėnte dobi e as dėm njerėzve sa do tė afėrt tė ishin me tė. Allahu s.u.t. e urdhėron resulin s.a.u.s. t’i thotė pasuesve tė tij:



    ] قل لا أملك لنفسى نفعا و لا ضرا إلا ما شاء الله و لو كنت أعلم الغيب لاستكثرت من الخير و ما مسنى السوء إن أنا إلا نذير و بشير لقوم يؤمنون [



    “Thuaj: Unė nuk kam nė dorė pėr veten time as ndonjė dobi, as ndonjė dėm, veē ē’ka do Allahu. Sikur t’a dija tė fshehtėn, unė do tė shumoja pėr vete tė dobishmet e nuk do mė prekte gjė e keqe. Unė jam vetėm qortues dhe pėrgėzues pėr njerėzit qė besojnė.” (7:188)



    Ebu Hurejre trasmeton se kur resulit s.a.u.s. iu shpall ajeti “Dhe tėrhiqu vėrejtjen farefisit tėnd mė tė afėrt.” (26:214) ai tha: “O Kurejshė, siguroni shpėtim prej Allahut (duke bėrė vepra tė mira). Unė nuk mund t’iu ndihmoj juve ndaj (ndėshkimit tė) Allahut. O biri i Abdul Mutalibit, unė nuk mund tė tė ndihmoj ty ndaj (ndėshkimit tė) Allahut. O Abas ibn Abdul Mutalib (ishte xhaxhai i resulit s.a.u.s.), o Safije unė nuk mund t’iu ndihmoj ju ndaj (ndėshkimit tė) Allahut. O Fatime, bija e Muhammedit, me kėrko ēfarė tė duash, por unė nuk kam asgjė me tė cilėn mund tė tė ndihmoj ndaj (ndėshkimit tė) Allahut.”[224] Nė njė rast tjetėr njėri prej sahabėve nė fund tė asaj qė ai i tha resulit s.a.u.s. tha: “… Ėshtė ēfarė dėshiron Allahu dhe ti.” Resuli s.a.u.s. menjėherė e korrigjoi atė duke thėnė: “A po mė bėn mua tė barabartė me Allahun? Thuaj: “Ėshtė vetėm ēfarė dėshiron Allahu.” [225]

    Nė kundėrshtim me kėto argumenta ata qė i luten resulit s.a.u.s. jo vetėm e bėjnė kėtė, por i luten edhe njė hierarkie shenjtorėsh (ose eulijave). Kėto praktika kufri bazohen nė thėnien sufiste se ligji ruhet nga njė numėr i fiksuar shenjtorėsh tė quajtur Rixhalul-gajbi (burrat e botės sė padukshme). N.q.s. njėri prej tyre vdes vendi i tij zėvendėsohet menjėherė nga njė zėvendės. Maja e hierarkisė ėshtė kutb (maja ose aksi mistik i botės), ose gauth (ndihmuesi). Abdul Kadir Xhilani (vdiq nė 1166) thirret si “el-Gauth el-A’dham (Gaus-e-Azem): shpėtimtari mė i madh i ndihmės”, dhe nė kohė fatkeqėsish shumė njerėz i drejtohen atij pėr ndihmė duke thirrurr “O Abdul Kadir mė shpėto”. Njė shprehje e tillė shirku ndodh edhe te disa muslimanė qė nė ēdo namaz tė tyre thonė suren Fatiha njė ajet i sė cilės thotė: “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė.”

    Tė dyja kėto metoda tė lutjes pėrmbajnė shirk tė cilin Islami e lufton fuqimisht, megjithatė kėto metoda kanė arritur tė futen te muslimanėt sot nė njė formė apo nė njė tjetėr. Duke bėrė kėshtu ata konfirmojnė ajetin e Kur’anit:



    ] و ما يؤمن أكثرهم بالله إلا وهم مشركون [



    “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun vetėm se duke i shoqėruar (zota tė tjerė).” (12:106)



    dhe thėnien e resulit s.a.u.s. tė trasmetuar nga Ebu Seid Hudri: “Ju do tė ndiqni ata para jush pėllėmbė pėr pėllėmb krah pėr krah, aq shumė do t’i ndiqni sa qė edhe n.q.s. ata do futeshin nė njė vrimė hardhuce ju do tė shkonit pas tyre.” Kur ai u pyet se a e kishte fjalėn pėr ēifutėt dhe kristianėt ai u pėrgjigj: “N.q.s. nuk do ishte pėr ta, pėr kė tjetėr do ishte?” [226]

    Thaubani gjithashtu trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Ora e fundit nuk do tė vijė derisa disa grupe prej umetit tim tė adhurojnė idhujt.”[227] Ebu Hurejre trasmeton se ai (resuli s.a.u.s.) tha: “Ora e fundit nuk do tė vijė derisa gra nga fisi Daus t’i tundin (ose tė kryejnė lėvizje tundėse tė) tė ndenjurat e tyre rreth tempullit tė idhullit[228] el-Hala.” [229]









    Teoria e evolucionit tė fesė



    Nėn influencėn e teorisė sė evolucionit tė Darvinit njė pjesė e shkencėtarėve dhe antropologėve arritėn nė pėrfundimin se feja filloi me hyjnizimin prej njeriut tė forcave tė natyrės (i bėnin dukuritė dhe ligjet e natyrės Zot).[230] Sipas tyre njeriu i hershėm ēuditej nga kataklizmat dhe forcat shkatėrruese tė natyrės si vetėtimat, bubullimat, vullkanet, tėrmete etj. dhe si pasojė i quajti ato Qenie Supernatyrore. Kėshtu qė ky njeri (i hershėm) kėrkoi rrugėt dhe mjetet pėr t’i qetėsuar kėto. Nė kėtė mėnyrė ritet e adhurimit si lutja, bėrja e kurbanėve u zhvilluan (ky ėshtė mendimi i darvinistėve ose mė mirė i ateistėve sh.p.) Indianėt e Amerikės sė Veriut qė besojnė nė shpirtrat e lumenjve, pyjeve etj. janė pėrdorur si shembuj i kėsaj faze tė hershme tė evuolucionit tė fesė tė njohur me emrin animism.[231] Nė kėtė gjėndje ata thoshin se ēdo individ ka zota personalė. Me zhvillimin e familjes zotat e familjes zėvendėsuan zotat personalė. Pėr ilustrimin e kėsaj pėrdoret politeizmi hindus i Indisė ku ēdo familje kishte zotin e saj. Nevojat ekonomike dhe luftėrat pėr mbijetesė shkaktuan zgjerimin e hallkave tė familjes kėshtu u zhvilluan fiset. Zotat e fiseve gradualisht zėvendėsuan zotat e familjeve dhe me rritjen e vazhdueshme tė fisit numri i zotave vinte vazhdimisht duke u zvogėluar. Kėshtu u shfaq diteizmi nė tė cilin forcat supernatyrore ishin kufizuar nė dy zota kryesorė, zoti i tė mirės dhe zoti i tė keqes. Sipas evolucionalistėve shembull pėr kėtė fazė ėshtė feja zoroastiane e Persisė. Para paraqitjes sė persianit Zorathustra (greqisht: Zoroastėr) persianėt mendohej se kanė besuar nė shpirtrat e natyrės, zotat e klaneve dhe zotat e grupeve. Sipas evidencave tė mbledhura dhe tė interpretuara nga antropologėt gjatė periudhės zorastriane zotat u reduktuan nė dy: Ahura Mazda qė sipas tyre krijoi tė gjitha gjėrat e mira dhe Angra Maniu qė krijoi tė kėqiat.[232] Kur fiset filluan tė bėheshin kombe zotat e fiseve u shndėrruan nė zota kombėtarė dhe sipas kėtyre shkencėtarėve darvinistė lindi monoteizmi. Zoti i Izraelit siē portretizohet nė dhjatėn e vjetėr ėshtė njė entitet nacional qė lufton nė interes tė tyre kundėr armiqve dhe izraelitėt quheshin fėmijėt e Tij tė zgjedhur. Sunduesi egjyptian, Ahenaten i shekullit tė 14-tė p.e.s. (i njohur dhe me emrin Amenhotep i katėrt) merret si argument nga evolucionistėt pėr tė mbrojtur teorinė e tyre. Nė kohėn kur besimi dominues nė Egjypt ishte politeizmi, ai paraqiti adhurimin monoteist tė njė Zoti tė quajtur Ra, tė cilin ai e simbolizoi me diskun e diellit.[233]

    Kėshtu, sipas kėtyre (pseudo)shkencėtarėve dhe antropologėve darvinistė feja nuk ka origjinė hyjnore. Ajo ėshtė produkt i supersticioneve tė njeriut tė parė tė bazuar nė mungesėn e dijeve shkencore. Ata besojnė se shkenca do tė zbulojė tė gjitha sekretet e natyrės dhe atėherė feja do tė zhduket.







    Devijimi nga rruga hyjnore



    Koncepti Islam pėr fenė dhe zhvillimin e saj ėshtė krejtėsisht nė kundėrshtim me teorinė e mėsipėrme. Feja ka pasur periudha tė rėnies dhe rigjenerimit tė saj, por kurrė nuk ka pasur evolucion siē pretendon teoria e mėsipėrme. Nė fillim njeriu ishte monoteist, por ai me kalimin e kohės devijoi nė forma tė ndryshme dhe ra nė politeizėm, diteizėm (qė beson nė dy zota), triteizėm (qė beson nė tre zota) e nė panteizėm. Nebijėt (profetėt) u dėrguan nga Allahu te tė gjitha fiset dhe kombet e tokės pėr t’i kthyer ata nė monoteizėm. Por me kalimin e kohės njerėzit devijuan dhe mėsimet e nebijve u ndryshuan ose humbėn. Provė pėr kėtė realitet ėshtė fakti se tė gjitha tė ashtuquajturat fise primitive qė janė zbuluar kanė besuar nė njė Qenie Supreme. Pavarėsisht nga faza e zhvillimit tė fesė (sipas teorisė evolucioniste) tė gjitha kėto fise besonin nė njė Qenie Supreme mbi tė gjithė zotat apo shpirtrat e tjerė. Nga Itzamna, zoti krijues i Majensve[234] tė Amerikės Qėndrore, deri te Ngewo, krijuesi i universit dhe i shpirtrave i Sierra Leone Mende [235], nga Brahma i hindusve deri te Marduku, qyteti i lashtė i hyjnizuar i Babilonit dhe Zoti Suprem i panteonėve [236], Qenia Supreme duket qartė. Bile edhe te diteizmi zorastrian Ahura Mazda, zoti i tė mirės, ėshtė mė i madh se Angra Manju dhe dita e gjykimit sipas besimit tė tyre ėshtė kur Ahura Mazda do tė mundė Angra Manjun. Pra pėr zorastianėt Ahura Mazda ėshtė Zoti Suprem.[237] Sipas teorisė sė evolucionit tė fesė besimi nė Zotin Suprem nuk mund tė ekzistojė me animizmin. Pra ata mohojnė kėto prova tė qarta qė gjenden nė shumicėn e feve dhe qė tregojnė devijimin e njerėzve nga mėsimet monoteiste tė nebijėve. Kėto devijime ndodhėn pėr shkak tė dhėnies sė cilėsive tė Zotit krijesave, gjė qė ēoi nė bėrjen zot tė krijesave. Kjo dukuri ndonjėherė shfaqej me numėr mė tė vogėl zotash e ndonjėherė me numėr mė tė madh. Njė provė tjetėr qė tregon se feja nė periudha tė ndryshme ka pasur rėnie ėshtė fakti historik i kalimit nga judaizmi monoteist nė kristianizėm. Monoteizmi i mėsuar nga i dėrguari Jezus nė fillim ra nė diteizėm nė pėrputhje me ata qė Jezusin e konsideron jo si Zoti, ati, por si njė bir hyjnor tė krijuar. Ky ėshtė gjithashtu rasti i grekėrve qė e indetifikonin Jezusin si Logos, kjo gjė u gjet nė filozofinė e Anaksagoras nėpėrmjet Aristotelit.[238] Mė vonė ky koncept u shndėrrua nė trinitet te romakėt qė e sanksionuan kėtė zyrtarisht.[239] Mė nė fund ai arriti nė politeizėm tė plotė nė kishėn katolike tė Romės ku Marisė dhe njė numri tė madh tė ashtuquajtur shenjtorė iu dha fuqia e ndėrmjetėsimit dhe e mbrojtjes. Nė mėnyrė tė ngjashme, po tė shikojmė Islamin e pastėr monoteist tė sjellė nga i dėrguari i fundit Muhammed s.a.u.s. dhe t’a krahasojmė me besimet e devijuara tė sotme tė shumė tė ashtuquajturve muslimanė ne do zbulojmė se kanė ndodhur devijime me kalimin e kohės. Kėto devijime ndodhėn nė sektet e shumta pėr shkak tė dhėnies sė cilėsive tė Allahut resulit s.a.u.s., pasuesve tė tij, pasardhėsve tė tij dhe shumė individėve tė tjerė nga gjeneratat e vona.

    Si pėrfundim mund tė themi se teoria e evolucionit tė fesė ėshtė njė teori e sajuar dhe e pambėshtetur ashtu siē duhet nė argumenta tė vėrtetė.



    Fillimi i shirkut



    Resuli s.a.u.s. ka pėrshkruar saktėsisht dhe me detaje se si u shfaq idhujtaria tek njerėzit pas periudhės sė monoteizmit, e cila filloi me profetin Adem. Shokėt e resulit s.a.u.s. na kanė transmetuar tefsirin e ajetit 23 tė sures Nuh nė tė cilin Allahu s.u.t. na pėrshkruan reagimin e popullit tė profetit Nuh kur ai i ftoi tė adhuronin vetėm njė Zot.



    ] و قالوا لا تذرن ءالهتكم و لا تذرن ودا و لا سواعا و لا يغوث و يعوق ونسرا[



    “Dhe thanė:”Mos braktisni zotat tuaj kurrėsesi, mos braktisni Vedan, Suaan, e as Jeguthin, Jeuukėn e Nesrėn.”” (71:23)



    Ibn Abasi thotė nė komentin e tij pėr kėtė ajet: “Kėta ishin idhujt e popullit tė Nuhut tė cilėt me kalimin e kohės pėrfunduan te arabėt. Ueda u bė zoti i fisit Kalb nė fenė e Daumantul Xhandalit, Suaa u adoptua nga fisi Hudhejl, Jeguthi nga fisi Gutajf nė Xharf pranė Sebės, Jeuuk nga Hammdaan dhe Nasri u bė zot i klanit Dhul-kala i fisit Himjar. Kėta idhuj ishin emėrtuar sipas disa njerėzve tė drejtė nga populli i Nuhut. Kur kėta burra tė drejtė vdiqėn, shejtani i nxiti njerėzit tė bėnin statujat e tyre dhe t’i vinin emrat e tyre. Kėto statuja u vendosėn nė vendet ku mblidheshin njerėzit qė ata t’i kujtonin kėta njerėz tė drejtė. Asnjė nga ky brez nuk i adhuroi kėto statuja, por me vdekjen e kėtij brezi dhe me ardhjen e brezave tė tjerė qėllimi i kėtyre statujave u harrua. (Shejtani shkoi te kėto breza tė rinj dhe i nxiti ata duke i thėnė se paraardhėsit e tyre adhuronin kėto statuja sepse pėr shkak tė tyre binte shi. Brezi i ri u budalleps dhe filloi t’i adhuronte statujat si idhuj.)[240] Gjeneratat qė pasuan i adhuruan (vazhduan t’i adhuronin) ata.[241]

    Tefsiri i ajetit tė pėrmendur mė sipėr jep panoramėn se si idhujtaria u fut midis sistemit tė pastėr monoteist tė njerėzve tė lashtė. Kjo konfirmon faktin se feja nė periudha tė caktuara ka pasur rėnie (ose prishje) dhe identifikon llojin e adhurimit tė njerėzve tė lashtė. Gjithashtu shpjegon pse Islami kundėrshton me forcė bėrjen e statujave ose pikturave tė njerėzve ose kafshėve. Ndalimi i kėtyre gjėrave mund tė gjendet dhe nė dhiatėn e vjetėr: “Nuk do tė bėsh skulpturė ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje qė ndodhet aty nė qiej ose kėtu poshtė nė tokė ose nė ujrat nėn tokė.” (Eksodi 20:4). Kristianėt e hershėm e mbajtėn kėtė qėndrim derisa mendime tė frymėzuara nga mendimet greko-romake shtrembėruan pėrfundimisht mėsimet e profetit Jezus. Ky ndryshim shkaktoi njė vėrshim statujash tė martirėve, shenjtorėve, apostujve, Marisė, Jezusit bile dhe vetė Zoti u pikturua.[242]

    Nga ana tjetėr i dėrguari i fundit Muhammed s.a.u.s. i tėrheq vėrejtjen si atyre qė bėjnė statuja e piktura ashtu dhe atyre qė i mbajnė ato (tė varura) tė reklamuara, se Allahu s.u.t. do t’i japė atyre njė ndėshkim tė rėndė pėr kėtė nė botėn tjetėr. Gruaja e resulit s.a.u.s. Aishja, vajza e Ebu Bekrit, thotė: “Njė herė resuli s.a.u.s. erdhi pėr tė mė parė. Unė kisha mbuluar dhomėn time private me njė perde tė leshtė qė kishte piktura kuajsh me krahė. Kur ai pa perden ngjyra e fytyrės sė tij ndryshoi dhe tha: “O Aishe ata qė marrin ndėshkimin mė tė ashpėr Ditėn e Ringjalljes janė ata qė konkurojnė me aktin e krijimit (tė krijesave) prej Allahut. Ata do tė ndėshkohen dhe do t’u kėrkohet tė sjellin nė jetė atė qė ata krijuan.” Resuli s.a.u.s. vazhdoi duke thėnė: “Sigurisht melekėt nuk hyjnė nė shtėpitė ku pikturat dhe statujat janė prezent.” Aishja pastaj tha: “Kėshtu ne e premė atė (perden) nė copa dhe bėmė prej saj njė ose dy jastekė.” [243]



    Lavdėrimi jashtė masė i tė drejtėve



    Historia e pėrmendur mėsipėr pėr shfaqjen e shirkut gjatė kohės sė popullit tė profetit Nuh tregon gjithashtu se dashuria dhe lavdėrimi i tepruar i njerėzve tė drejtė pėrbėn njė bazė mbi tė cilėn idhujtaria mund tė vendoset.[244] Adhurimi i imazheve tė Budės nė budizėm dhe Jezusit nė kristianizėm paraqesin shembuj tė qartė tė idhujtarisė sė tashmė bazuar mbi dashurinė dhe lavdėrimet e tepruara tė tė drejtėve. Pėr shkak tė pasojave tė rėnda tė lavdėrimit tė tepruar resuli s.a.u.s. i urdhėroi shokėt e tij dhe tė gjithė muslimanėt nė pėrgjithėsi qė tė mos e lavdėronin atė pėrtej vlerės sė tij reale. Umer ibn Hatab trasmeton se resuli s.a.u.s. tha: “Mos mė lavdėroni mua jashtė masė ashtu siē bėnė kristianėt me birin e Merjemes. Me tė vėrtetė unė jam thjeshtė njė rob (i Allahut), kėshtu m’u drejtoni me (fjalėt) Abdullah ue resuluhu (Rob i Allahut dhe i dėrguari i Tij).” [245]

    Kristianėt dhe ēifutėt e kohės sė resulit s.a.u.s. ndėrtonin vende adhurimi mbi ato vende ku besohej se ishin varret e tė dėrguarve dhe tė shenjtorėve kėshtu resuli s.a.u.s. i mallkoi kėto (veprime) praktika. Ai gjithashtu mallkoi ēdo njeri qė do bėnte nė tė ardhmen tė njėjtėn gjė, nė mėnyrė qė tė ishte krejtėsisht e qartė se Islami i kundėrshtonte me forcė kėto veprime idhujtarėsh dhe t’i tėrhiqte vėrejtjen njerėzve pėr rrezikun e madh tė lavdėrimit tė tepėrt tė njerėzve tė drejtė.

    Nė njė rast gruaja e resulit s.a.u.s. Umm Selemeh[246] i tregoi pėr njė kishė me piktura, qė ajo kishte parė nė Etiopi. Ai (resuli s.a.u.s.) tha: “N.q.s. njė njeri i drejtė nga kėta popuj vdes, ata ndėrtojnė mbi varrin e tij njė vend adhurimi dhe pikturojnė nė tė ato lloj pikturash. Ata janė mė tė kėqinjtė e krijesave nė shikimin e Allahut.”[247]

    Ja vlen tė pėrmendim se Umm Selemeh ia pėrmendi kėtė kishė resulit s.a.u.s. kur ai ishte nė shtratin e tij tė vdekjes dhe thėnia e tij se ndėrtuesit e kėtyre gjėrave janė “mė tė kėqinjtė prej krijesave” tregon se kėto veprime janė krejtėsisht tė ndaluara pėr muslimanėt pa pėrjashtim. Arsyeja e kėsaj ndalese kaq tė fortė ėshtė fakti se kėto praktika kombinojnė dy burime tė mėdha tė idhujtarisė: 1- lartėsimin dhe bėrjen e varreve madhėshtore, 2- bėrjen e imazheve.[248] Tė dyja kėto veprime udhėheqin drejt shirkut ashtu siē u tregua nė historinė pėr popullin e Nuhut.









    Kufizimet e varreve



    Fakti qė adhurimi i varreve ishte nga gjėrat e fundit pėr tė cilat resuli s.a.u.s. tėrhoqi vėmendjen para se tė vdiste tregon se kjo gjė do tė bėhej njė test serioz pėr ummetin e tij. Nė vitet e para resuli s.a.u.s. i kishte ndaluar pasuesve tė tij t’i bėnin vizitė varrezave dhe kjo vazhdoi derisa teuhidi te ta u forcua. Resuli s.a.u.s. transmetohet tė ketė thėnė: “Unė ju ndalova ju nga vizita e varreve, por tani ju mund t’i vizitoni ato sepse ato janė kujtues tė botės tjetėr.” [249] Megjithėse resuli s.a.u.s. e lejoi kėtė ai caktoi kufizime pėr vizitėn e varreve nė mėnyrė qė brezat e mėvonshėm tė mos binin nė adhurimin e varreve.

    a. Ai e ndaloi krejtėsisht namazin nė varreza. Ebu Seid Hudri trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “E gjithė toka ėshtė xhami pėrveē varrezave dhe banjove.” [250] Ibn Umer transmeton se resuli s.a.u.s. tha: “Faluni nė shtėpitė tuaja, mos i bėni ato varreza.” [251] Sunnetet ėshtė e rekomandueshme tė falen nė shtėpi, n.q.s. nuk do falej asnjė namaz nė shtėpi kėto do ngjanin si varreza ku namazi ėshtė i ndaluar. Megjithatė n.q.s. njeriu falet nė varreza me nijetin pėr t’iu falur drejtė pėrsėdrejti Allahut ai nuk kryen shirk, por pėr shkak se injorantėt nėn ndikimin e shejtanit mund tė ndryshojnė nijetin dhe t’u luten tė vdekurve namazi nė varreza ndalohet. Kėshtu i pritet rruga kėsaj formė tė idhujtarisė. Nė njė rast halifi i dytė Umar ibn Hatab vėrejti njė shok tjetėr tė resulit s.a.u.s., Enes ibn Malikun, duke u falur pranė njė varri dhe thirri nė drejtim tė tij: “Varri, varri.” [252]

    b. Njė ndalesė tjetėr e resulit s.a.u.s. ėshtė dhe ajo qė ndalon faljen qėllimisht nė drejtim tė varreve sepse injorantėt mund tė mendojnė se falja i ėshtė drejtuar tė vdekurve. Ebu Marthad Ganaui trasmeton se resuli s.a.u.s. tha: “Mos u falni nė drejtim tė varreve dhe as mos u ulni mbi to.” [253]

    c. Leximi i Kur’anit nė varreza nuk lejohet sepse nuk ka argument se resuli s.a.u.s. dhe shokėt e tij tė kenė bėrė kėshtu. Kur Aishja, gruaja e resulit s.a.u.s., e pyeti atė se ēfarė tė thoshte kur tė shkonte pėr vizitė nė varreza ai i tha asaj tė jepte selam dhe tė bėnte dua, por nuk i tha asaj tė lexonte Fatihan apo ndonjė sure tjetėr nga Kur’ani.[254] Ebu Hurejre trasmeton se resuli s.a.u.s. tha: “Mos i bėni shtėpitė tuaja varreza, sepse me tė vėrtetė shejtani ikėn nga ajo shtėpi ku lexohet surja Bekare.” [255] Ky hadith dhe tė tjerė si ky nėnkuptojnė se Kur’ani nuk lexohet nė varreza. Leximi i Kur’anit nxitet pėt t’u bėrė nė shtėpi qė ato tė mos mbeten si varreza ku leximi i Kur’anit ėshtė i ndaluar. [256]

    d. Resuli s.a.u.s. ndaloi lyerjen e varreve me tė bardhė (ose gėlqere), ndėrtimin e strukturave mbi to[257], shkrimin mbi to[258] dhe ngritjen e tyre mbi nivelin e dheut.[259]

    Resuli s.a.u.s. gjithashtu na mėson se ndėrtimet ose strukturat mbi varre duhen prishur dhe varret duhet tė nivelohen nė nivelin e tokės. Ali ibn Ebi Talib trasmeton se resuli s.a.u.s. e urdhėroi atė tė shkatėrronte tė gjithė idhujt qė do tė gjente dhe tė nivelonte tė gjitha varret e ngritura nė njė lartėsi nga toka qė i rrethonte mė tė madhe se gjerėsia e palmės.[260]

    e. Ndėrtimi i xhamive mbi varre ėshtė ndalur rreptėsisht nga resuli s.a.u.s. Gruaja e tij, Aishja, trasmeton se kur vdekja po i vinte resulit s.a.u.s. ai ēoi mbulesėn e tij me vija mbi fytyrėn e tij duke thėnė: “Mallkimi i Allahut rėntė mbi ēifutėt dhe kristianėt se bėnė varret e tė dėrguarve tė tyre si vende adhurimi.” [261]

    f. Nė mėnyrė qė tė parandalonte adhurimin e varreve resuli s.a.u.s. ndaloi gjithashtu edhe grumbullimet ose mbledhjet e pėrvitshme apo sezonale rreth varrit tė tij. Ebu Hurejra trasmeton se resuli s.a.u.s. tha: “Mos e bėni varrin tim Iid (vend feste) e as mos i bėni shtėpitė tuaja varreza dhe kėrkoni (prej Allahut) bekimin (paqe, begati) pėr mua kudo qė mund tė jeni sepse ajo do mė arrijė mua.” [262]

    g. Udhėtimi pėr tė vajtur te varret gjithashtu ėshtė ndaluar nga resuli s.a.u.s. Ky veprim formon bazat e pelegrinazheve idhujtare nė fetė e tjera. Ebu Hurejre dhe Ebu Seid Hudri transmetojnė se resuli s.a.u.s. tha: “Mos merrni mundin tė udhėtoni veēse nė drejtim tė tre xhamive; Mesxhidi Haramit (Xhamisė sė Kabės), xhamisė sė resulit s.a.u.s. dhe xhamisė Aksa.” [263] Kur po kthehej nga njė udhėtim Ebu Basra Gifaari takoi Ebu Hurejren dhe kur ai e pyeti se nga po vinte Ebu Basra u pėrgjigj se ai po vinte nga Tuuri ku ishte falur. Ebu Hurejra tha: “N.q.s. do tė tė kisha kapur para se ti tė ikje do tė kisha thėnė se e kam dėgjuar resulin s.a.u.s. qė tha: “Mos merrni mundimin tė udhėtoni veēse nė drejtim tė tre xhamive …”” [264]







    Bėrja e varreve si vende adhurimi



    Ibn Mesudi trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Mė tė kėqinjtė e njerėzimit janė ata qė do jenė gjallė kur tė arrijė dita e fundit dhe ata qė bėjnė varret si vende adhurimi.” [265] Xhundub ibn Abdil-lah trasmeton se 5 ditė para vdekjes sė resulit s.a.u.s. e dėgjoi atė duke thėnė: “Ata para jush i bėnė varret e tė dėrguarve tė tyre si vende adhurimi. Mos i bėni varret si vende adhurimi sepse me tė vėrtetė unė ju kam ndaluar tė bėni kėshtu.” [266]

    Pasi kuptuam qartė nga hadithet e mėsipėrme se bėrja e varreve vende adhurimi ėshtė ndaluar nga resuli s.a.u.s. ėshtė e nevojshme tė pėrcaktojmė saktėsisht ēfarė do tė thotė shprehja “bėrja e varreve vende adhurimi”. Nga kjo shprehje nė arabisht mund tė nxjerrim tre kuptime tė mundshme.

    1- Kryerjen e namazit ose bėrjen e sexhdes mbi ose nė drejtim tė njė varri. Namazi mbi njė varr ėshtė ndaluar krejtėsisht nga resuli s.a.u.s. nė hadithin e Ibn Abasit. Resuli s.a.u.s. thotė: “Mos u falni nė drejtim tė varreve ose mbi to.”[267] Gjithashtu kjo gjė mbėshtetet edhe nga hadithi i Ebu Hurejrės i pėrmendur mė sipėr.

    2- Ndėrtimi i njė xhamie mbi varr ose vendosja e varrit nė xhami. Ndėrtimi i xhamive mbi varre ėshtė i ndaluar nė hadithin e Umm Selemeh ku resuli s.a.u.s. shpjegon se ata qė ndėrtojnė vende adhurimi mbi varre janė mė tė kėqinjtė e krijesave nė shikimin e Allahut. Vendosja e varreve nė xhami ėshtė e ndalur sipas interpretimit tė Aishes pėr thėnien e fundit tė resulit s.a.u.s. “E mallkoftė Allahu atė popull qė bėn varret e tė dėrguarve si xhami.” [268] Kur u bė sugjerimi qė t’a varrosnin resulin s.a.u.s. nė xhaminė e tij ajo e kundėrshtoi kėtė nė bazė tė fjalėve tė fundit tė tij.

    3- Falja nė xhami qė ka (pėrmban) varre. Falja nė xhami tė ndėrtuar mbi varr ėshtė e ndaluar sepse ėshtė rrjedhim natyral i ndalimit tė vendosjes sė xhamive mbi varre. Ndalimi i njė shtegu sjell domosdoshmėrisht ndalimin edhe tė fundit tė shtegut. P.sh. resuli s.a.u.s. ka ndaluar instrumentat muzikorė frymorė dhe me tela (Ma’aazif). Ebu Malik Esh’arii trasmeton se ai e ka dėgjuar resulin s.a.u.s. qė tha: “Do tė ketė midis pasuesve tė mi nga ata qė do tė bėjnė hallall (tė lejuar) marrėdhėniet seksuale veē atyre tė burrit me gruan e tij, dhe tradhėtinė bashkėshortore, veshjen e mėndafshit (pėr burrat), marrjen e intoksikantėve (gjėrave qė tė dehin) dhe instrumentet muzikore (ma’aazif).” [269] Tė dyja edhe dėgjimi edhe luajtja nė kėto instrumenta muzikorė ėshtė e ndaluar sepse ato janė qėllimi pėr tė cilin instrumentat u bėnė. Nė mėnyrė tė ngjashme ndalimi i ndėrtimit tė xhamive mbi varre dhe urdhėri pėr bėrjen e tyre diku tjetėr nuk synon ndalimin e ndėrtimit tė xhamive si ndėrtesė por synon namazin (i cili ėshtė i ndaluar tė kryhet mbi varre) pėr kryerjen e tė cilit xhamia ndėrtohet.

    Pra si pėrfundim ndalimi i ndėrtimit tė xhamive mbi varre sjell automatikisht ndalimin e namazit nė xhami me varre brenda.



    Xhamitė me varre



    Kėto xhami janė dy llojesh sipas origjinės sė tyre:

    One. Xhami tė ndėrtuara mbi varre, dhe

    b. Xhami nė tė cilėn varri ėshtė vendosur pas kalimit tė njė farė kohe nga ndėrtimi i saj.

    Pėrsa i pėrket kryerjes sė namazit nė tė dyja kėto lloj xhamish ai ėshtė i pėrbuzur kur namazi nuk bėhet me qėllim pėr t’iu falur varreve dhe harram kur qėllimi i tij ėshtė lutja e varreve. Metoda e rregullimit tė kėtyre xhamive varet nga lloji i saj.

    1- Xhamia e ndėrtuar mbi varre duhet tė shembet dhe varret duhet tė nivelohen nė nivelin e tokės n.q.s. ato janė tė ngritura mbi kėtė nivel. Pėr shkak se xhami tė tilla nė fillim kanė qenė varre ato duhet tė kthehen nė gjendjen fillestare.

    2- Xhamia nė tė cilėn ėshtė vendosur njė varr duhet lėnė pa u prekur, por varri duhet tė hiqet prej saj. Nė kėtė rast xhamia nė fillim ka qenė xhami dhe jo varr kėshtu qė ajo duhet tė lihet nė gjendjen fillestare.







    Varri i resulit s.a.u.s.



    Prezenca e varrit tė resulit s.a.u.s. nė xhaminė e tij nė Medine nuk mund tė pėrdoret si justifikim pėr vendosjen e varreve nė xhamitė e tjera e as pėr ndėrtimin e xhamive mbi varre. Resuli s.a.u.s. nuk urdhėroi qė ai tė varroset nė xhaminė e tij, e as shokėt e tij nuk e bėnė kėtė. Sahabėt me zgjuarsi mėnjanuan varrosjen e resulit s.a.u.s. nė varrezat lokale sepse frikėsoheshin se brezat e mėvonshėm do lidheshin jashtė masė me varrin e tij. Umari, skllavi i liruar i Gafras, tregon se kur sahabėt u mblodhėn pėr tė vendosur pėr varrosjen e resulit s.a.u.s., njėri prej tyre tha: “Le t’a varrosim atė nė vendin ku ai zakonisht falej.” Ebu Bekri u pėrgjigj: “Allahu na mbroftė ne nga bėrja e tij (e resulit s.a.u.s.) idhull adhurimi.” Tė tjerėt thanė: “Le t’a varrosim nė el-Bekiie (njė varrezė nė Medine) ku vėllezėrit e tij Muhaxhir (emigrantė nga Mekka) janė varrosur.” Ebu Bekri u pėrgjigj: “Varrosja e resulit s.a.u.s. nė el-Bekiie ėshtė e urryerr sepse disa njerėz mund tė pėrpiqen tė kėrkojnė mbrojtje prej tij, e drejtė qė i pėrket vetėm Allahut. Kėshtu n.q.s. ne e ēojmė atė atje (e varrosim nė varrezėn el-Bekiie), do tė rrėnojmė tė drejtėn e Allahut edhe n.q.s. ne e ruajmė varrin e resulit s.a.u.s. me kujdes.” Atėherė ata pyetėn: “Ēfarė mendimi ke ti o Ebu Bekėr?” Ai u pėrgjigj: “Unė e dėgjova tė dėrguarin e Allahut qė tha: “Allahu nuk ia ka marrė jetėn ndonjėrit prej tė dėrguarve tė Tij e qė ai tė mos jetė varrosur nė vendin ku vdiq.” Disa prej tyre thanė: “Pasha Allahun ajo qė the ėshtė e kėnaqshme dhe bindėse.” Pastaj ata bėnė njė vijė rreth krevatit tė resulit s.a.u.s. (qė ishte nė shtėpinė e Aishes) dhe hapėn varrin atje ku krevati ishte. Familja e Abasit, familja e Fadl dhe familja e resulit s.a.u.s. morėn trupin e tij dhe e pėrgatitėn atė pėr varrim.[270]

    Shtėpia e Aishes ishte e ndarė nga xhamia me njė mur qė kishte njė derė tė cilėn resuli s.a.u.s. e pėrdorte pėr t’u futur nė xhami. Sahabėt e vulosėn kėtė derė nė mėnyrė qė varri tė ishte krejtėsisht i ndarė nga xhamia. Si rrjedhim mėnyra e vetme pėr tė vizituar varrin e resulit s.a.u.s. nė atė kohė ishte nga jashtė xhamisė.

    Zgjerime tė xhamisė u bėnė nė kohėn e halifit tė dytė, Umerit, dhe tė halifit tė tretė, Uthmanit. Por tė dy kėta me shumė kujdes mėnjanuan pėrfshirjen e shtėpisė sė Aishes dhe tė shtėpive tė grave tė tjera tė resulit s.a.u.s. brenda xhamisė. (Zgjerimi i xhamisė nė drejtim tė shtėpive tė grave tė resulit s.a.u.s. automatikisht do tė pėrfshinte varrin e resulit s.a.u.s. brenda xhamisė.) Pas vdekjes sė tė gjithė sahabėve qė ishin nė Medine [271] halifi Ueliid ibn Abdul Melik (qeverisi nė 705-715) ishte i pari qė shtriu xhaminė e resulit s.a.u.s. nė drejtimin lindor. Ai pėrfshiu shtėpinė e Aishes brenda xhamisė, ndėrsa shtėpitė e tjera tė grave tė resulit s.a.u.s. i shėmbi. Transmetohet se zgjerimi u mor pėrsipėr nga qeveritari i Uelidit, Umer ibn Abdulaziz. Kur shtėpia e Aishes u pėrfshi brenda xhamisė njė mur i lartė rrethor u ndėrtua rreth saj kėshtu qė varri nuk mund tė shihej nga brenda xhamisė. Mė vonė u ndėrtuan dy mure shtesė tek njė cep, nga dy qoshet veriore tė shtėpisė nė mėnyrė tė tillė qė ata takonin njėri-tjetrin duke formuar njė trekėndėsh. Kjo u bė pėr tė parandaluar qė ndonjė person tė qėndronte nė drejtim pėrballė varrit.[272]

    Shumė vjet mė vonė, u shtua nė ēatinė e xhamisė njė kube jeshile e cila u vendos direkt mbi varrin e resulit s.a.u.s.[273] Mė vonė varri u rrethua me njė kafaz bronxi me dyer dhe dritare dhe muret e varrit u zbukuruan me perde jeshile. Megjithėse janė vėnė barriera rreth varrit tė resulit s.a.u.s. gabimi akoma mbetet pėr t’u rregulluar. Muret duhen vendosur pėrsėri pėr tė ndarė varrin nga xhamia kėshtu asnjė nuk mund tė falet nė drejtim tė tij e as nuk mund t’a vizitojė atė nga brenda xhamisė.



    Namazi nė xhaminė e resulit s.a.u.s.



    Ndalesa e faljes sė namazit nė xhami me varre nė to, zbatohet pėr tė gjitha xhamitė me pėrjashtim tė xhamisė sė resulit s.a.u.s. Kjo pėr shkak tė disa cilėsive tė veēanta tė namazit nė tė (kėto cilėsi nuk mund t’i ketė asnjė xhami tjetėr qė ka varre[274]). Vetė resuli s.a.u.s. e ka treguar kėtė karakteristikė duke thėnė: “Mos merrni mundimin tė udhėtoni veēse nė drejtim tė tre xhamive: Xhamisė el-Haram (xhamis sė Kabės), xhamisė el-Aksa dhe xhamisė time.”” [275] Ai gjithashtu ka thėnė: “Njė namaz nė xhaminė time ėshtė mė i mirė se 1 000 namaze kudo tjetėr me pėrjashtim tė xhamisė el-Haram (xhamisė sė Kabės).” [276] Bile ai i ka dhėnė njė rėndėsi tė veēantė njė pjesė tė xhamisė sė tij duke thėnė: “Zona midis shtėpisė sime dhe mimberit tim ėshtė njė kopėsht nga kopshtet e xhennetit.” [277]

    N.q.s. namazi nė xhaminė e resulit s.a.u.s. do konsiderohej mekruh (e papėlqyeshme), vlerat e veēanta tė kėsaj xhamie do mohoheshin dhe ajo do ishte njėsoj si tė gjitha xhamitė e tjera. Ashtu si namazi qė nė kohė tė caktuar ėshtė i ndaluar, por lejohet kur ai ka njė qėllim tė caktuar (p.sh. xhenaze) veē namazit nafile, ashtu edhe namazi nė xhaminė e resulit s.a.u.s. ėshtė i pėlqyeshėm pėr shkak tė natyrės sė tij tė veēantė. [278]



    Pėrfundim

    Feja e vėrtetė e pranueshme te Allahu s.u.t. bazohet nė teuhidin e pastėr nga shirku ashtu siē u pėrmend nė kapitujt e mėparshėm. Ēdo gjė qė devijon nga aspektet e teuhidit ėshtė idhujtari ose kufėr sado e hollė dhe e pėrpunuar qoftė ajo. Njėsimi i Allahut duhet tė besohet me zemėr, tė pohohet dhe tė praktikohet nė tė gjitha aspektet e jetės sė njeriut. Monoteizmi, i sjellė nga tė dėrguarit e Zotit, nuk ėshtė thjesht njė teori, por njė sistem i tėrė praktik pėr jetėn e njeriut tė nėnshtruar ndaj Allahut s.u.t. Kuptimi i kėsaj shtrihet nė qėllimin pėr tė cilin Allahu e krijoi njeriun.



    “Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr veē qė tė mė adhurojnė.” (51:56)



    Vetė fakti i krijimit tė njeriut tregon cilėsitė perfekte tė Allahut. Ai ėshtė Krijuesi (الخالق ) qė e solli njeriun nė ekzistencė kur nuk ekzistonte. Ai ėshtė Mėshiruesi (الرحمن) kėshtu qė kėnaqėsitė e kėsaj botė janė dhuratė e Tij. Ai ėshtė i Menēuri (الحكيم) kėshtu qė na ka ndaluar substancat dhe veprimet e dėmshme pėr ne dhe na ka lejuar ato qė nuk janė tė dėmshme. Ai ėshtė Falėsi, Ai i fal ata qė pendohen sinqerisht te Ai. Ebu Ejjubi dhe Ebu Hurejra transmetojnė se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “N.q.s. ju nuk do tė bėnit gjynafe Allahu do t’iu kishte zhdukur nga ekzistenca dhe do t’iu zėvendėsonte me njė popull tjetėr qė do tė kryente gjynafe, do kėrkonte prej Allahut falje dhe Ai do t’i falte ata.” [279]

    Adhurimi i Allahut nga njeriu ėshtė pėr tė mirėn e njeriut sepse Allahu nuk ka nevojė pėr adhurimin e njeriut. Nė adhurimin e Allahut njeriu kupton potencialin e tij material dhe shpirtėror pėr tė gjitha aspektet e mirėsisė dhe me anė tė adhurimit ai fiton lumturinė e pėrhershme pas jetės sė shkurtėr nė tokė. Si rrjedhim, sistemi i jetės i urdhėruar nga Allahu s.u.t., Islami, pėrmban kthimin e ēdo aspekti tė jetės, sado gjė e zakonshme apo e jashtėzakonshme qoftė ajo, nė veprime adhurimi pėr aq kohė sa plotėsohen dy kushtet e mėposhtme:

    1- Qėllimi (nijeti) duhet tė jetė vetėm pėr hirė tė Allahut s.u.t.

    2- Veprimi duhet tė kryhet sipas sunnetit tė resulit s.a.u.s.

    Nė kėtė mėnyrė e gjithė jeta e njeriut ėshtė adhurim ashtu siē pėrshkruhet nė ajetin e mėposhtėėm:



    ] قل إن صلاتى و نسكى و محياى و مماتى لله رب العالمين[



    “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjeshtė pėr Allahun Zotin e botrave.”” (6:162)



    Megjithatė kjo gjendje mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet dijės sė teuhidit dhe zbatimit nė praktikė tė tij sipas mėsimeve tė tė dėrguarit tė fundit, Muhammedit s.a.u.s. Prandaj ėshtė detyrė pėr ēdo besimtar tė sinqertė tė kėrkojė dhe mėsojė dijen e teuhidit e cila ėshtė baza e fesė, sepse vetėm me zbatimin nė praktikė tė kėsaj dijeje mund tė arrihet shpėtimi.





    [218] “Adhurimi i stėrgjyshėve (Pai Tsu) ėshtė njė ndėr ēėshtjet mė tė vjetra, mė tė qėndrueshme dhe mė me influencė nė fenė dhe shoqėrinė kineze. Sipas besimeve tė tyre lumturia dhe mbijetesa e shpirtrave varen nga furnizimi i tyre me para, thimjamė, ushqime e pije prej pasardhėsve tė tyre. Si shpėrblim shpirti (i tė vdekurve) mund ti bėjė shumė dobi familjes me anė tė kontakteve tė tij supernatyrore. Nė rastin e njė qėnie tė zakonshme, kjo marrėdhėnie ėshtė e konsiderueshme vetėm te 3-5 brezat e fundit. Pastaj shpirtrat zėvendėsohen nga tė tjerė mė tė rinj.” Fjalori i feve f.38.
    [219] Raste tė ngjashme kemi edhe nė vendin tonė si p.sh. varri i Abas Aliut, Dervish Hatixhes, Shėn Nanou, Dervishit tė Luzhės etj.shėn red.
    [220] The World book encyclopedia v.1 f.509.
    [221] Ibid v.2 f.146.
    [222] Ibid v.3 f.417.
    [223] S.Muslim v.3 f.867 n.4005.
    [224] S.Muslim eng-trans v.1 f.136 n.402 S.Buhari v.4 f.478-9 n.727&728.
    [225] Mbledhur nga Ahmedi.
    [226] S.Buhari v.9 f.314-5 n.422. S.Muslim eng-trans v.4 f.1403 n.6448.
    [227] Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1180-1 n.4139, Ibn Maxhah dhe Tirmidhiu.
    [228] Ibn Ether, En-Nihaaje fii Gariib el-Hadith ue el-Ether, v.1 f.64.
    [229] S.Buhari v.9 f.178 n.232 dhe S.Muslim v.4 f.1506 n.6944.
    [230] Fjalori i fesė f.258.
    [231] Fjalori i fesė dhe i filozofisė f.16, 193.
    [232] Fjalori i feve f.28 & 42.
    [233] Fjalori i feve dhe filozofis f.143.
    [234] Fjalori i feve f.93.
    [235] Ibid f.210.
    [236] Ibid f.204.
    [237] Fjalori i feve f.28.
    [238] Sipas kėtyre filozofėve, Nous ishte principi imaterial lėvizės i universit ndėrsa Logos-i ishte manifestimi i tij material. Fjalori i feve f.314.
    [239] Formula pėrfundimtare e trinitetit e punuar nga Kapadocianėt dhe u aprovua nga kėshilli romak i Konstandinopojės nė 381 thoshte se Zoti ėshtė njė Qenie, qė ekziston brenda tre personave, Atit, birit dhe shpirtit tė shenjtė. Fjalori i fesė dhe filozofisė f.586
    [240] Nga tregimi i Muhammed ibn Kajs mbledhur nga Taberiu.
    [241] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.6 f.414-5 n.442).
    [242] Kėshilli i dytė i Nikes (787) zyrtarisht aprovoi adhurimin e ikonave si shenjė e besimit nė inkarnacion. Sipas tyre hyjnia Logos u bė njeri (u bė si) si Jezu Krishti dhe si i tillė mund tė portretizohej. Fjalori i feve f.159
    [243] S.Buhari v.7 f.542 n.838 dhe S.Muslim eng-trans v.3 f.1158 n.5254.
    [244] Tejsir el-Azia el-Hamid f.311.
    [245] S.Buhari v.4 f.435 n.654.
    [246] Emri i Umm Selemes ishte Hind bint Ebi Umejeh dhe ajo ishte nga fisi Kurejsh. Ajo dhe burri i saj, Ebu Seleme, shkuan nė Etiopi pėr t’i shpėtuar paganėve Mekkas dhe mė vonė emigruan nė Medine pas emigrimit tė resulit s.a.u.s. Kur burri i saj vdiq nė vitin 4 hixhr ajo u martua me resulin s.a.u.s. Umm Selemeh ishte nga dijetaret e kohės sė saj dhe vazhdoi t’u mėsonte tė tjerėve ligjin Islam edhe pas vdekjes sė resulit s.a.u.s. deri nė fund tė jetės sė saj (62 h). Ibn Xheuzi v.2 f.40-42.
    [247] S.Buhari v.1 f.251 n.419 dhe v.2 f.238 n.426.
    [248] Ibn Tejmija cituar nė Tefsir el-Aziz el-Hamid f.321.
    [249] S.Muslim eng-trans v.2 f.463-4 n.2131, Ebu Dauud , Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.2 f.915 n.3229, Nesaiu, Ahmedi dhe Bejhaki.
    [250] Mbledhur nga Tirmidhiu. Ebu Dauudi (Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.1 f.125 n.492) dhe Ibn Maxha.
    [251] S.Buhari v.2 f.156 n.280 dhe S.Muslim eng-trans v.1 f.376 n.1704.
    [252] S.Buhari v.1 f.251 n.48. “Kėto hadithe vėrtetojnė se ndalesa e bėrė nga resuli s.a.u.s. pėr namazin nė varreza nuk ėshtė se ato konsiderohen tė pista. Varret e tė dėrguarve janė tė pastra sepse, sipas thėnies sė resulit s.a.u.s., Allahu ia ka bėrė harram tokės tė tretė trupat e tė dėrguarve. Pra mallkimi i resulit s.a.u.s. mbi ēifutėt dhe kristianėt qė i morėn varret e tė dėrguarve tė tyre si vende adhurimi ishte pėr shkak tė shirkut qė kryenin ata dhe jo se kėto vende ishin tė pista.” Tejsir el-Aziz el-Hamid f.328.
    [253] S.Muslim eng-trans v.2 f.460 n.2122, Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.2 f.917 n.3223, Nesaiu dhe Ibn Maxha. “Kjo pėrfshin dhe bėrjen e duave nė drejtim tė tyre sepse resuli s.a.u.s. ka thėnė se duaja ėshtė adhurim. (Mbledhur nga Buhari nė el-Adab el-Mufred, Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.1 f.387 n.1474, Tirmidhiu dhe Ibn Maxha) Duaja (ėshtė mustehab sh.i redak.) duhet tė bėhet nė drejtimin qė falet namazi.
    Vėrejtje: Duhet bėrė vėrejtja qė nė Islam xhenazja nuk falet nė varreza, por nė njė vend tė caktuar tė pėrgatitur pėr njė numėr tė madh xhemati ose nė xhami. Pėr mė tepėr pėr shkak se xhenazja vendoset pėrballė xhematit, direkt pėrballė imamit, nė kėtė namaz nuk ka as ruku as sexhde gjithashtu nuk ka asnjė veprim qė tregon se ky namaz ėshtė pėr tė vdekurin (qoftė nga veprimet apo fjalėt qė thuhen nė tė).
    [254] Nasirudin Albani, Ahkaam el-Xhenaa’iz f.191. Duaja ėshtė:
    " السلام على اهل الديار من الؤمنين و المسلمين و يرحم الله المستقدمين منا و المستأخرين و إنا ان شاء الله بكم لا حقون "
    “Es-Selamu ‘alaa ehlid-dijaari minel-mu’miniin uel-muslimiin jerhamullahu el-mustekdmiine minnaa uel-muste’hiriin ue innaa in shaa Allahu bikum laahikuun.” [Paqja qoftė mbi besimtarėt dhe muslimanėt qė banojnė kėto banesa. Allahu i mėshiroftė ata qė shkuan para nesh dhe ata qė do vijnė pas nesh. Dhe ne, nė dashtė Allahu do bashkohemi me ju.] S.Muslim v.2 f.421-2 n.2127.
    [255] S.Muslim eng-trans v.1 f.337 n.1707, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
    [256] Ndėrsa pėr suren Jasin nuk ka trasmetime qė lexohet nė varreza gjithashtu hadithi qė pėrmend leximin e saj mbi atė qė vdes ėshtė i dobėt (daif). Shiko Ahkaam el-Xhenaa’iz f.11 dhe f.192 shėnimi 2.
    [257] S.Muslim eng-trans v.2 f.459 n.2116 dhe Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.2 f.216-7 n.3219 & 3220.
    [258] Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.2 f.216 n.3219 dhe Nesaiu.
    [259] S.Muslim eng-trans v.2 f.459-60 n.2116, Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.2 f.216 n.3219 dhe Nesaiu.
    [260] S.Muslim eng-trans v.2 f.459 n.2115, Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.2 f.914-5 n.3212, Nesaiu dhe Tirmidhiu. Teksti i hadithit ėshtė trasmetuar nga Ebu Haxhaaxh Asadi nė tė cilin ai thotė se Ali ibn Ebi Talib i tha atij: “A tė dėrgoi ty ashtu siē resuli s.a.u.s. mė dėrgoi mua pėr tė shkatėrruar ēdo statujė ose pikturė nėpėr shtėpi dhe pėr tė niveluar varret e lartėsuara?”
    Vėrejtje: Ky hadith ėshtė harruar nė shumė vende muslimane ku varrezat janė mbushur me varre tė lartėsuara (mbi tė cilat ndėrtohen struktura tė ndryshme) duke imituar popujt jo muslimanė. Nė disa vende si Egjipti varrezat i shėmbėllejnė qyteteve, kurse varret i pėrngjajnė shtėpive aq shumė sa qė disa familje tė varfėra i kanė shndėrruar ndėrtimet mbi varre si vendbanime tė tyre. Bazuar nė kėtė hadith dhe tė tjerė si ky, jo vetėm ndėrtimet mbi varre duhen prishur, por duhet tė shkatėrrohen edhe mausoleumet si Taxh Mahalli nė Indi, ai i ngritur mbi varrin e themeluesit tė Pakistanit, Muhammed Ali Xhinnah, nė Karaēi - Pakistan, varri i tė quajturit Mehdi nė Sudan, ai i Sejjid Bedeuit nė Egjypt etj. Gjithashtu duhet zhdukur dhe roli i kujdestarėve tė mausoleumeve qė jetojnė nga paratė qė japin vizitorėt e mausoleumeve tė cilėt mendojnė se duke i dhėnė para kujdestarėve lutja e tyre nė drejtim tė shenjtorėve do tė plotėsohet mė lehtė.
    [261] S.Buhari v.1 f.225 n.427, S.Muslim v.1 f.269 n.1082, Sunnan Ebu Dauudi v.2 f.917 n.3221 dhe Daarimiu.
    [262]Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.2 f.542-3 n.2037 dhe Ahmedi. Meqėnėse grumbullimet e pėrvitshme rreth varrit tė resulit s.a.u.s. janė tė ndaluara, atėherė grumbullimet dhe festat qė bėhen nė raste tė ndryshme, si ditėlindja, festat te altaret (tyrbet ose ndėrtesa tė tjera si kėto) tė ndėrtuara mbi varret e njerėzve tė ashtuquajtur tė shenjtė janė krejtėsisht jashtė Islamit. Kėto vende (tyrbe ose ndėrtesa tė tjera mbi varre) duhet tė prishen dhe kėto festime duhet tė zhduken.
    [263] S.Buhari v.2 f.157 n.282, S.Muslim eng-trans v.2 f.699 n3218 Sunnan Ebu Dauud v.2 f.540 n.2028, Tirmidhiu Nesaiu dhe Ibn Maxha.
    [264] Mbledhur nga Ahmedi dhe Tejalaasi i klasifikuar Sahih nga Albani (shiko Ahkaam el-Xhenaa’iz f.226).
    [265] Mbledhur nga Ahmedi.
    [266] S.Muslim eng-trans v.1 f.269 n.1083.
    [267] Mbledhur nga Taberaani.
    [268] S.Buhari v.1 f.269 n.1082, Sunnan Ebu Dauud v.2 f.917 n.3221 dhe Ahmedi.
    [269] S.Buhari v.7 f.345 n.494 (b).
    [270] Mbledhur nga Ibn Ten’jujah dhe cituar nga Albani nė Tehdhiir es-Saaxhid f.13-14.
    [271] Sahabi i fundit qė vdiq nė Medine ishte Xhaabir ibn Abdullah (vdiq nė 699).
    [272] Treguar nga Kurtubi dhe citur nė Tejsir el-Aziz el-Hamid f.324.
    [273] Sulltani Kalauun Salaahi ndėrtoi kubenė e parė mbi dhomė nė 1282 dhe ajo u lye pėr herė tė parė me ngjyrė jeshile me urdhėr tė sulltanit Abdulhamid 1837. Shiko Alii Hafiz, kapitulli pėr historinė e Medines f.78.
    [274] Nuk ėshtė e vėrtetė se i dėrguari Ismaiil dhe nėna e tij apo ndonjė i dėrguar tjetėr ėshtė varrosur nė pjesėn e hapur tė Kabės qė quhet zakonisht “Hixhr Ismaiil.”
    [275]S.Buhari v.2 f.157 n.281, S.Muslim eng-trans v.2 f.699 n.3218 dhe Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.2 f.699 n.3218.
    [276] S.Buhari v.2 f.157 n.282 dhe S.Muslim v.2 f.697 n.3209.
    [277] S.Buhari v.3 f.61-62 n.112, S.Muslim veng-trans v.2 f.696 n.3204.
    [278] Tehdhir es-Saaxhid f.196-200.
    [279] S.Muslim eng-trans v.4 f.1436-7 n.6620-22
    Sa budalla eshte "Odisea"

  15. #15
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Arrnubi, pastroje kutinė e mp-ve.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    Imam Hadiu a.s. ylli ndriēues i udhėzimit

    Viti 254 HK. (868 M.), nė kėto dit tė pikėlluara zemrat e muslimanėve kanė njė dhembje tė rėndė. Minutat pėr ta kalonin shumė ngadalė, ngase udhėhėeqėsi i tyre i sinqertė, Imam Hadiu a.s. ishte i shtrirė nė shtrat i sėmurė dhe kalonte minutat e fundit tė jetės sė tij. Imami ishte helmuar me urdhėrin e Mutezit, halife i Abasitve. Mutezi nuk duronte dot dashurine e imamit nga ana e popullit, gjithashtu prezenca e tij atij i dukej si rrezik pėr udhėheqjen diktoriale tė tij, pėr kėtė u mundua me shume dredhira dhe komplote tė martirizoj kėtė imam. Afėr shtratit tė Imam Hadiut a. s. qėndronin disa shokė tė afėrt tė tij. Ebuhashim Xhaferi , poet dhe ithtar i Profetit s.a.v.s. , kur e pa imamin nė kėtė gjendje qajti shumė dhe nė atė moment krijoi kėto vargje poetike:

    Mu ka rėnduar zemra dhe mė dhembė shumė,

    Kur dėgjova se imami jonė i dashur nga smundja vuan shumė.

    Ju, pėr njerėzit ishit zgjidhės i problemeve dhe tė halleve tė kėsaj dhe asaj bote .

    Ebuhashimit ju kujtua njė ngjarje qė kishte pėrjetuar me Imam Hadiun a.s.. Njė ditė kishte ardhur tek ai qė tė ankohet pėr jeten e vėshtirė. Por imami me fytyrė tė buzqeshur dhe me njė butėsi tė jashtėzakonshme e qetsoi dhe i tha

    “ O Ebuhashim, a thua a mundesh ti qė t’i numėrosh tė mirat qė ti ka dhėnė Zoti i Madhėruar ? Zoti ty tė ka dhuruar besim dhe tė ka rujtur nga zjarri i Xhehennemit. Zoti i botrave tė ka falur shėndet dhe tė ka dhėnė forc pėr t’iu nėnshtruar dhe pėr t’iu robėruar Atij. Zoti ėshtė Ai qė nga ti ka larguar fyerjen dhe poshtrimin, a thua a nuk duhet t’i falenderohesh pėr kėto tė mira? Atėherė tė mos e pėrdorėsh gjuhen pėr tė kundershtuar!

    Zemra e madhe e Imam Hadiut rrahte shumė shpejt dhe ishte duke e braktisur kėtė botė dhe ishte duke kaluar pėr tu bashkuar me Zotin e tij nė boten tjeter, dhe mė nė fund shkoi nė drejtim tė pafundėsis. Lajmi i martirizimit tė tij u hap ane e mban qytetit Samera, njerėzit erdhen qė pėr her tė fundit ta shohin fytyren e bukur tė imamit, nga se mė nuk do ta shihnin kėtė fytyr tė ndritshme dhe mė nuk do ta dėngjonin zėrin e but tė tij. Bėrtimat dhe qarjet u ngriten nga ēdo anė e qytetit Samera. Populli i bashkuar u mblodhen te dera e shtepis sė imamit pėr ta bėrė pėrshėndetjen e fundit me tė dashurin e tyre. Atė ditė trupi i paster i Imam Hadiut a. s. me njė madhėshti dhe dinjitet tė pa parė u lėshua nė varrin e tij tė pastėr. Tė gjithė ithtareve tė tė vėrtetes dhe tė drejtėsis i shprehim ngushllimet mė tė sinqerta pėr marterizimin e nipit te Pejgamberit s.a.v.s.

    Imam Ali En-Naki a.s., apo i ashtuquajturi Hadi rrethė 33 vjetėve ishte nė postin e imametit. Historia dėshmon qė gjatė viteve tė imametit te tij ishte njė kohė shumė e vėshtirė, por ky njei i Zotit me gjithė kėto rrethana ishte i dhėnė pas udhėzimit dhe edukimit tė njerzėve. Nė kohėn e jetės sė tij, disa persona u fuqizuan dhe morėn poste tė larta nė kalifatin Abasit, dhe ēdo njėri prej tyre pėrpiqej qė tė asgjėsoj dashurinė dhe autoritetit e Imam Hadiut te populli. Madje, edhe kur Imami i ishte vetėm gjashtė vjeēar, Mu’tesemi, Halifi Abasit, me qėllim qė tė mashtroj njerėzit dhe tė zvogėloj pozitėn shkencore dhe tė dijes tė Ehli Bejtit, ai emėroi njė njeri tė quajtur Xhunejdi pėr tė edukuar dhe pėr ta mėsuar imam Hadiun. Xhunejdi ishte njė shkenctarė dhe dijetar i madh, por nė tė njėjtėn koh ishte edhe armik i familjesė sė Profetit. Ai pas disa leksioneve qė mbajti me Imam hadiun as. tha: “Betohem nė Zotin, se nė kėtė qytet nuk njoh ndonjė dijetar mė tė madh se ky fėmij. Ēdo vend qė unė mbėshtetm dhe tregoj ndonjė gjė nga krijimtaria letrare e imja, ai kėtu mi hap dyerė tė medhaja dhe nė kėtė rastė aq shumė mė entuziazmon dhe mė habit sa qė filloj tė mėsoj nga ai. Ai me ēfarė zėri tė ėmbėl lexon ajetet e Kur’anit dhe nė ēfarė mėnyrė i komenton ato, mua trupin ma kaplon njė ndjenj shumė e ēuditshme. Zoti qoftė I madhėruar, ku e merrė ai kėtė dituri kaq tė madhe?”

    Nė kėtė mėnyrė dituria e gjėrė dhe informatat nga ēdo lėmi tė tij, jo vetėm qė ēuna kotė planin e Mu’tesmit, por ai u bė shkaktar qė Xhunejdi tė bėhet njė ithtarė e ndjekės i flaktė i familjesė sė pastėr, Ehli Bejtit.

    Imam Hadiu a.s. me mosdashje kishte ardhur nga qyetiti i Medinės nė qytetin Samera. Halifėt Abasid mendonin qė me largimin e imamit nga Medin-ja edhe pėrkrhaėsit dhe itharėt e tij do tė shpėrndaheshin nė tė katėr anėt. Por, ata nuk e dinin njė gjė se ēdo vend qė shkonte imami, zemra e tij e pastėr magnetike tėrhiqte me vete zemrat e dashuruara tė ithtarėve tė familjesė sė pejgamberit. Imam Hadiu a.s. ishte i mendimit se informimi dhe rizgjimi i popullit ėshtė ēėshtje qė duhet kushtuar rėndėsi shumė tė amdhe. Nė ketė mėnyrė ai pa ndėprerje krijoi ambicie tė mėdha te ithtarėt per pėrpjekjet e tij kulturore dhe edukative, deri nė atė masė sa feneri i mėsimeve islame - qė kishte mbetur e dhezur te nipat e mė tė dashurit tė Zotit, Muhammedit s.a.v.s. - tė mos fikej mė kurrė. Ai pėr tė ngritur nivelin e njohjesė dhe dijes sė njerėzve nė ēėshtjet politike dhe shoqėrore koshte organizuar kurse dhe kishte mbajtur ligjėrata tė shumta, me gjithė situatėn e keqe qė mbizotronte nė qytetin e Samara, por, Imam Hadiu arriti qė nėn kėto kushte t’i ket mbi 180 student tė zgjedhur, qė kėta mė pas do tė beheshin udhėrryfyrsit dhe dijetarėt e kohės.

    Imam Hadiu a.s. pėr ringjalljen e fesė islame kishte filluar njė luftė indirekte me udhėheqėsit Abasid. Ai duke pėrituar nga ndonjė rast i volitshėm, mundohej qė tė ndalonte bashkėpunimin e muslimanėve me pushtetin e abasidėve. Shumė herė shtėpia e Imam Hadiut ishte objekt i bastisjesė sė zyrtarėve tė pushtetit, por kujdesi dhe syēeltėsia e imamit nuk lejonte asnjėherė qė atyre tu jep ndonjė rast pėr ta fyer apo burgosur. Ne tė kundėrtėn me kufizimet dhe presionet, ndikimi i tij shpirtėror aq shumė u thellua sa qė shumė herė ushtarėt dhe nėpunėsit e Kalifatit Abasid bėheshin ithtarėt mė tė flaktė tė tij. Kjo ēėshtje aq shumė e ngacmonte halifin Mutez, sa qė nga urrejtja dhe xhelozia e madhe e tij e detyroi qė tė vendos pėr ta mbytur kėtė njėri tė shenjtė. Ne prap ju shprehim ngushėllimet mė tė sinqerta pėr pėr kėtė njeri tė pastėr dhe hyjnor, dhe programin tonė e pėrfundojmė me disa fjalė tė nipit tė Profetit tonė Muahmmedt s.av.s. Ai thotė:

    “Ai, i cili e pėlqen dhe krenohet me vetveten do tė shtohet shumė numri i atyre qė nuk janė tė kėnaqur me te”.

    Dhe nė njė tjetėr rast shprehet:

    “Pėlqimi i vetvetes shkakton ngecje dhe ka pasoja nė dituri dhe shkencė. Koprracia ėshtė gjesti dhe zakoni mė i papėlqyeshėm, dhe lakmia ėshtė cilėsia mė e keqe nga tė gjitha”.

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 16:53
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •