Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    KLSH zbulon 100 milionë euro abuzime në 2012

    Raporti nëntëmujor i KLSH vë në dukje se dëmi u shkaktua nga shpenzimet dhe mosrealizimi i të ardhurave

    Fatura e Nanos, 37 milionë $ abuzime

    “Buxheti i shtetit ka humbur 332 milionë lekë nga mosmbledhja e taksave dhe 226 milionë lekë nga doganat”

    F.Papadhimitri

    TIRANË-Gjatë muajve të parë të këtij viti institucionet shtetërore kanë kryer shkelje të ndryshme duke shkaktuar në total një dëm ekonomik mbi 3.7 miliardë lekë. Raporti nëntëmujor i Kontrollit të Lartë të Shtetit vë në dukje shumën prej mbi 3.7 miliardë lekësh që është shkaktuar vetëm nga shkeljet e institucioneve shtetërore. Punonjësit e KLSH-së në raportin e tyre kanë cilësuar se dëmi disamiliardësh është shkaktuar nga shpenzimet pa kriter dhe mosrealizimi i të ardhurave, shkaqe që kanë cënuar në shumë sektorë të ekonomisë.
    Shkeljet dhe kontrollet
    “Shkeljet e rënda financiare janë kryer në mbledhjen e tatim-taksave, në dogana, në dhënien e gabuar të pagave, në dhënien pa kriter të shpërblimeve, për dieta e udhëtime, si dhe në prokurimet publike”, -thuhet në raportin nëntëmujor 2004. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë 9 muajve të parë të këtij vitit, nga 116 kontrolle të planifikuar, ka ushtruar 172, nga të cilat 133 kontrolle i ka përfunduar. Sipas të dhënave më të fundit, kontrollet e përfunduar janë ushtruar në 27 ministri dhe institucione qendrore, në 43 institucione të qeverisjes vendore, në 13 drejtori dhe degë të tatimtaksave e të doganave, në 20 institucione financiare dhe në 30 institucione në shërbim të reformës ekonomike, si në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, Komitetin Kombëtar të Kthimit të Pronave dhe organizma të tjerë. “Nga kontrollet e ushtruar janë zbuluar shkelje e parregullsi financiare për të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe për shpenzimet me fondet buxhetore me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 3 miliardë e 771 milionë e 157 mijë lekë”, -citohet në raport. Përveç kësaj nga kontrollet del se, buxheti i shtetit të ketë humbur rreth 332 milionë lekë nga mosmbledhja e tatim-taksave, një dëm prej 226 milionë lekësh është shkaktuar nga doganat, mbi 52 milionë lekë dëme i janë shkaktuar shteti nga shitja dhe dhënia me qira e pasurive shtetërore, rreth 5.4 milionë lekë nga pagat e gabuara, 369 milionë lekë nga shpërblimet e pamerituara, mbi 4.5 milionë lekë nga shërbimet dhe dietat, si dhe 140 milionë lekë nga shkelja e ligjit në tendera. Nga ana e KLSH-së, për shkeljet e disiplinës financiare nga mosshtimi i të ardhurave në buxhet dhe nga shpenzimet me fondet buxhetore për 9 muajt e parë të këtij viti, në shumën 3.7 miliardë lekë është rekomanduar për zhdëmtim shuma prej 3.5 miliardë lekë ose 94.5 për qind e totalit të shkeljeve. Shifra e publikuar në raportin nëntëmujor të këtij viti është e habitshme, pasi pothuajse në të gjitha raportet e këtij institucioni janë vënë re shkelje të rënda në shuma të mëdha nga institucionet shtetërore. Kështu në raportin e KLSH-së për vitin 2003 u konstatuan me miliarda lekë shkelje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Hapet dosja e rrugëve të zhdukura.

    KLSH përgatitet të ngrejë akuza penale për ish-drejtuesit e transporteve. Në listë dhe Spartak Poçi

    Hapet dosja e rrugëve të zhdukura

    Raporti: S'gjenden investimet. Supermakina për ministrin

    Armando Meta


    Ish-ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi, rrezikon seriozisht që të shkojë për ndjekje penale. Pas afro tre muajsh kontrolli të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në ministrinë e Transportit, është hartuar një raport ku nxiret konkluzuoni se ka patur vjedhje, abuzime dhe shpërdorime me fondet në përmasa mjaft të mëdha. Për rrjedhojë, sipas raportit të KLSH, do të jenë afro 15 drejtues të lartë të kësaj ministrie, të cilët do të dërgohen për ndjekje penale. Burime mjaft të besueshme në KLSH bëjnë të ditur posaçërisht për "Gazetën" se "dosja me shkeljet në ministrinë e Transporteve", tashmë është e kompletuar dhe ajo do t'i dërgohet Prokurorisë për të ndjekur penalisht kupolën drejtuese të kësaj ministrie. Mësohet se personat të cilët do të dërgohen për ndjekje penale mbulojnë poste të rëndësishme në këtë dikaster.

    MAKINAT E -ISH-MINISTRIT POÇI

    Sipas relacionit të përgatitur nga KLSH, nga kontrolli i shpenzimeve të aparatit të ministrisë së Transportve, konstatohen abuzime mjaft të rënda të ish- ministrit Poçi. Nga kontrolli rezulton fakti se shpenzimet e kryera për 2 mjetet që ka pasur në dispozicion të ish-ministri Poçi, shpenzimet zënë rreth 40 përqind të totalit të shpenzimeve të kësaj ministrie!!. KLSH nëpërmjet dokumentacionit me shkeljet dhe abuzimet e rënda të nxjerra pas kontrollit të ushtruar që do t'i paraqesë Prokurorisë së Përgjithshme, do ta lejë në dorë të këtij institucioni për të vlerësuar nëse ish-ministri Poçi do të ndiqet penalisht për këto blerje. Fakti se Poçi ka qenë deputetet dhe një figurë politike, e bën pak më të ndërlikuar proçesin e vlerësimit nga ana e KLSH, nëse ai do të duhet të kalojë për ndjekje penale apo jo. Provat që do të ofrojë KLSH për shkeljet e rënda të vërejtura në ministrinë e Transportve dhe të Telekomunikacioneve, është lënë që të çmohen nga Prokuroria, e cila më pas do të duhet të vendosë nëse ish- ministri socialist do të duhet të ndiqet penalisht.

    GJONAJ E CAKA TË KALLËZUAR PENALISHT

    Sipas relacionit të KLSH që do t'i dërgohet Prokurorisë, dhe që pritet të bëhet nesër publik nga ana e drejtuesve të këtij institucioni, në listën e emrave që duhet të ndiqen penalisht është edhe emri i Drejtoreshës së Përgjithshme të Rrugëve, Majlinda Gjonaj, ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Engjëll Caka, si dhe mjaft emra VIP të kësaj ministrie. Provat e mbledhura nga KLSH, të cilat kanë dalë nga kontrolli, nuk u ka lënë asnjë mëdyshje ekspertëve të këtij institucioni për të bërë kallzim penal ndaj tyre.

    KONTROLLI I KLSH

    Kontrolli i ushtruar në këtë ministri nga ana e KLSH ka qenë tepër i imët, duke filluar që nga procedurat që janë ndjekur për tenderat dhe prokurimet, deri në kontrollin e zbatimit të tyre në terren, nëpërmjet inspektimit të punimeve të kryera nëpër rrugët e financuara. Kjo metodë e zbatuar nga KLSH përbën një risi për këtë institucion, pasi provon se praktikat e së kaluarës, ku kontrollet e këtij institucioni kanë qenë përgjithsisht të sipërfaqshme dhe mjaft të vakëta përsa i përket përfundimeve të arritura, duket se janë një kujtim i keq i së shkuarës. Ajo që ka dalë në përfundim të kontrollit, sipas raportit të KLSH, i cili pritet të bëhet publik nesër, kanë qenë miliona dollarë të cilat janë zhdukur, vjedhur, abuzuar, duke i shkaktuar dëme të mëdha arkës së shtetit.

    SHMANGIA E KONKURENCËS, 3.2 MILIRADË LEKË

    Relacioni i hartuar nga KLSH për kontrollin e ushtruar në ministrinë e Transporteve, evidenton qartazi favorizimin e procedurave të prokurimit "kërkesë për kuotim", duke shmangur procedurat e "Tenderit të Hapur". Procedurat e prokurimeve "kërkesë për kuotim" kapin shifra shumë të larta me një vlerë prej 3.2 miliard lekësh (afro 30 milion USD). Në relacion nënvizohet se "për shtatë vendime të Këshillit të Ministrave që përcaktohet procedura e prokurimit "kërkesë për kuotim", me një vlerë të përllogaritur të kontratave me një shumë prej 3.2 miliard lekë, rezultoj se në relacionet e paraqitura nga kjo ministri, bashkëlidhur projektvendimit, nuk është e argumentuar emergjenca e këtyre punimeve, duke shmangur konkurencën nëpërmjet prokurimit me procedurë "tender i hapur".

    "INVESTIME" NË RRUGË FSHATRASH

    Sipas raportit të KLSH, nga ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit "janë alokuar në kundërshtim me ligjet vjetore të zbatimit të Buxhetit të Shtetit dhe të vendimeve mbi kategorizimin e rrjetit të rrugëve në Republikën e Shqipërisë, përkatësisht për vitin 2004, vlera prej 204 milion lekë dhe për vitin 2005 vlera 579 milion lekë". Por për këto fonde, sipas raportit, kjo ministri ka ndryshuar destinacionin e përdorimit të tyre, depozituar në ligjet e mësipërme, nga "fondi për investime në rrjetin e rrugëve nacionale", në "investime të kryera në rrjetin rrugor dhe rural".

    ZHDUKEN PARATË

    Gjykuar mbi këtë fakt arrihet në përfundimin se kemi të bëjmë jo vetëm me shkelje të ligjit, por edhe me një rast tepër flagrant, pasi nëpërmjet ndryshimit të destinacionit, i është hapur rruga abuzimeve dhe përvetësimeve me fondet. Duke qenë se bëhet fjalë për rrugë rurale në të katër anët e vendit dhe në cepat më të thellë të Shqipërisë, kontrolli në këtë drejtim është mjaft i dobët, si për cilësinë e punimeve ashtu edhe për metrat real rrugor të përmirësuar. Eshtë e qartë se kontrolli në rrugët nacionale është më i madh. Përpos kësaj, është konstatuar se janë marrë paratë për të përmirësuar dhe shtruar rrugë rurale, punime të cilat nuk janë kryer fare.

    RRUGA E (PA)SHTRUAR NË ZALL-HERR

    Investimet kanë qenë fantazën dhe paratë thjeshtë kanë përfunduar nëpër xhepa pa bërë asnjë lek punë. Shembulli më flagrant i shpërdorimit dhe i abuzimit, thuhet në relacionin e KLSH, "është investimi i kryer në rrugën Zall- Herr me shumën prej 153 milion lekësh". Ky investim vlerësohet se është shpenzim i shkuar dëm, pasi nuk janë zbatuar kushtet dhe parametrat teknikë për investimin e kryer në rrugën në Zall-Herr.

    30 MILIONË USD NË RREZIK

    Raporti i KLSH konstaton se ministra e Transporteve ka kryer shpenzime pa efektivitet të miliona dollarëve. Përsa i përket investimit realizuar mbi bazën e marrëveshjes së kredisë për zhvillimin midis qeverisë së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim në shumën prej 30 milion dollarë, KLSH konstaton se për punimet e kryera deri në fund të vitit 2004, janë kryer shpenzime pa efektivitet në akset rrugore kombëtare dhe rurale me vlerë prej 119 milion lekë. "Nëse pjesa e pafinancuar e këtij projekti do të menaxhohej në të njëjtën mënyrë, atëherë përpara fillimit të shlyerjes së kredisë në vitin 2012, nuk do të egzistojnë gjurmët e këtij investimi", nënvizohet në raportin e KLSH.

    Gazeta Shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3

    KLSH: Abuzimet me buxhetin, mbi 1.5 miliardë lekë

    Raporti i KLSH-së për buxhetin e vitit 2004 mbërrin në Kuvend. Poçi, fonde jashtë destinacionit

    KLSH: “Nano”, 950 milionë lekë tejkalim për makina dhe celularë


    N.Perndoj

    TIRANË- Plot 950 milion lekë të reja janë shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes, që ka tejkaluar qeveria Nano nga buxheti i shtetit për vitin 2004. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kërkon që përfundimisht t’i jepet një zgjidhje e plotë dhe përfundimtare problemit të pagave dhe shpërblimeve. ”Madje përforcojmë rekomandimin për rregullimin e këtyre shpenzimeve me një akt të veçantë ligjor, e konkretisht për: Përcaktimin e normave apo limitive mujore të harxhimit të karburantit, përcaktimin e numërit të mjeteve për secilin dikaster e institucion dhe përkatësia e përdorimit, përcaktimin e nivelit të punonjësve drejtues, përcaktimin për drejtuesit e të gjitha niveleve të çdo institucioni të automjeteve në dispozicion të tyre dhe harxhimit të karburantit si dhe përcaktimin e kufijve të implulseve telefonike që lejohen në përdorimin e telefonisë fikse nga punonjësit e administratës publike”,- thuhet ne raportin e KLSH-së. Rregullime ligjore, sipas KLSH-së, duhen bërë edhe në administrimin e shpenzimeve për energjinë elektrike, letër shtypshkrimi, riparime automjetesh.
    Shpenzimet kapitale
    Realizimi i shpenzimeve kapitale, mbetet për KLSH-në një problem madhor, ku duhet përqëndruar më tepër vëmendja, sidomos për investimet me financime të huaja, të cilat rezultojnë në nivel tepër të ulet realizimi. Mosrealizimi i investimeve publike ne nivelet e programuara, veç problematikes specifike të çdo insitucioni në proçesin e realizimit të tyre, sipas KLSH-së, tregon për një planifikim jo të studiuar të fondeve, si dhe nivel të ulet të kapaciteteve menaxhuese në financimin e investimeve të brëndshme dhe në absorvimin e fondeve me financim të huaj. Sipas KLSH, alokimi i fondeve të bëhet në funksion të realizimit të objektivave politikave sektoriale dhe jo me dëshira dhe preferenca. Kështu KLSH ka përmendur Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, ku për vitin 2004 janë alokuar fonde jashtë destinacionit të përcaktuar në buxhetin e shtetit, në kundërshtim me ligjin e buxhetit të vitit 2004, në shumën 204.5 milion lekë, ndërkohë që për ndërtimin e Rrugës Durrës-Kukës-Morinë, një nga prioritet e Ministrisë së Transportit nga 4.6 miliardë lekë të realizuar nga taksa për këtë rrugë, për vitet 2002-2004 janë financiar vetëm 276.7 milion lekë. Në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, për një numër të konsiderueshem të objekteve të buxhetuara, mungonin projektet dhe preventivat, për llogaritjet paraprake të fondeve në nivel objekti. Ndërsa në Ministrinë e Bujqësië dhe Ushqimit janë konstatuar detajime dhe akordime të fondeve të buxhetit në nivel objekti, pa u paraqitur kërkesat dhe projektet për prevendivat për më keq nuk janë pasqyruar, sipas raportit, të dhënat për vlerën e plotë të çdo projekti.





    08/10/2005

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    KLSH: Abuzimet me buxhetin, mbi 1.5 miliardë lekë

    Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncon shkelje ligjore në Tiranë për vitin 2002-2004

    KLSH: Abuzimet Tatimet

    Dëmi 1.2 miliardë lekë. Kallëzim penal për 6 vetë


    Brikena Demiras

    Kontrolli i Lartë i Shtetit do të çojë për ndjekje penale 6 punonjës të degës së Tatimores në kryeqytet.

    Pas kontrolleve të bëra në këtë degë tatimore, sipas burimeve nga KLSH, janë vënë re shkelje flagrante të ligjit dhe moszbatim i tij. Një prej drejtuesve që pritet të çohet për ndjekje penale, sipas burimeve të KLSH-së, është ish-drejtori i Policisë Tatimore të Tiranës, Artur Duçkollari, dhe së bashku me të edhe 5 drejtues të tjerë. Për këta të 6-të, është bërë gati dokumentacioni që do të përfundojë në Prokurori për pothuajse të njëjtat akuza, siç është ai i shpërdorimit me fondet e buxhetit të shtetit.

    SHKELJET
    Shkeljet kanë të bëjnë me moszbatim të ligjit mbi vlerën e shtuar, llogaritje të gabuara dhe falsifikim pronësish. Mosndërhyrje në kohë dhe mosushtrim të ligjit ndaj subjekteve të palicencuara, janë akuzat e tjera që u drejtohen personave që do të çohen për ndjekje penale. Sipas kontrollit të ushtruar gjatë periudhës 2002 deri më 2004 është vënë re një dëm prej 1,2 miliardë lekë. “Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar gjatë kontrollit të ushtruar në degën e Tatim-Taksave, në Tiranë, për periudhën 2002-2004, shkelje në zbatimin e legjislacionit fiskal”, tha zëdhënësi i shtypit të KLSH-së, Edvin Morava. Sipas tij, “gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në veprimtarinë e kësaj dege e të strukturave të saj ka pasur shkelje të legjislacionit fiskal, me një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit me vlerë 1.2 miliardë lekë, vlerë për të cilën KLSH ka kërkuar zhdëmtimin e saj”. Sipas burimeve të mësipërme, për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kërkuar marrjen e masave disiplinore për 97 punonjës.

    DEMI EKONOMIK
    Rreth 690 milionë lekë është dëmi i shkaktuar nga moszbatimi i ligjit mbi Tatimin mbi të Ardhurat, 137 milionë lekë është dëmi i shkaktuar nga moszbatimi i ligjit mbi TVSH dhe 66 milionë lekë është dëmi i shkaktuar nga moszbatimi i ligjit mbi Tatimin mbi të Ardhurat. Shuma të konsiderueshme i janë ‘hequr’ buxhetit të shtetit edhe nga ndërhyrjet në sistemin informatik të degës, apo edhe nga faljet e detyrimeve tatimore, shumë e cila arrin në 44 milionë lekë. Gjithashtu, 239 milionë lekë është vlerësuar dëmi nga moskontrolli dhe rivlerësimi i xhiros së realizuar, si dhe 264 milionë lekë kanë rezultuar në dëm të moszbatimit nga strukturat e Policisë Tatimore të ligjit “Për procedurat tatimore”.



    DEMI EKONOMIK

    * 1.2 miliardë lekë vlera e dëmit ekonomik në buxhetin e shtetit
    * 690 milionë lekë dëmi i shkaktuar nga moszbatimi i ligjit mbi tatimin mbi të ardhurat
    * 137 milionë lekë dëmi i shkaktuar nga moszbatimi i ligjit mbi TVSH
    * 66 milionë lekë dëmi i shkaktuar nga moszbatimi i ligjit mbi tatimin mbi të ardhurat
    * 21 milionë lekë dëmi nga ndërhyrjet në sistemin informatik të degës
    * 44 milionë lekë dëmi nga faljet e detyrimeve tatimore
    * 239 milionë lekë dëmi nga moskontrolli dhe rivlerësimi i xhiros së realizuar
    * 264 milionë lekë dëmi për moszbatim nga strukturat e Policisë Tatimore të ligjit “Për procedurat tatimore”

    KALLEZIM PENAL

    6 punonjës
    KLSH do të dorëzojë në Prokurori raportin përfundimtar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-09-2010 më 23:14

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    KLSH: Raport mbi humbjet dhe vjedhjet në administratën publike

    Zbulohet "Gropa e zezë", qeveria, miliarda lekë të zhdukura



    Wednesday, 06 February 2008-gazeta sot

    Shërbimi i tatim-taksave edhe pse nga kreu i qeverisë dhe nga kreu i finance shqiptare “nderohet” për arritje të mëdha, në fakt rezulton me humbje, madje në vlera tepër të mëdah, të cilat nuk janë vjel, sespe ndoshta janë vjedhur nga punonjësit e kontrollit të tatim-taksave dhe prej shefave të tyre, për të cilët deklarohet se kanë lejuar veprimtari tregtare dhe shërbimesh publike klandestine, duke mos i përfshirë në detyrimet ligjore fiskale. Bilanci financiar i vjeljes së detyrimeve, ose më saktë i sigurimit të të ardhurave tatimore, të cilat nuk janë futur në buxhetin e shtetit kanë qënë objekt i Kontrollit të Lartë të shtetit (KLSH).Gjendja është shqetësues, por nuk është e shetësuar ministria e Financave edhe pse këtë bilanc negativ, me humbje të “planifikuara” prej korrupsionit dhe aferave në sektorin e shërbimit të tatim-taksave e ka mbi tavolinë, të evidentuar nga KLSH, i cili, nga 146 kontrolle të planifikuar, ka ushtruar 198, ku 48 prej të cilëve kanë nisur si proces qysh në 3 mujorin e IV të vitit 2006. Nga kontrollet e ushtruara gjatë kësaj periudhe, janë zbuluar shkelje dhe parregullsi financiare, për të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe për shpenzimet me fondet buxhetore, me dëm efektiv të përgjithshëm të konstatuar në shumën totale prej 6. 059. 325. 000 lekë. Kjo humbje e madhe, i përket veprimtarisë ekonomiko- financiare të periudhës 2004-2006 dhe 9-mujorit të vitit 2007, sipas përcaktimit në programet e kontrollit, për çdo subjekt të kontrolluar. Ja pasqyra e këtij dëmi financiar, sipa degëve të tatim taksave, që e kanë shkaktuar:

    Gramsh 30 596 000 lekë,
    Shkodër 644 627 000 lekë,
    Devoll 101 104 000 lekë,
    Gjirokastër 366 926 000 lekë,
    Tepelenë 30 580 000 lekë,
    Lushnjë 317 738 000 lekë,
    Delvinë 109 684 000 lekë,
    Skrapar 51 643 000 lekë,
    Kuçovë 31 998 000 lekë,
    Durrës 262 880 000 lekë
    Krujë 635 880 000 lekë
    Mallakastër 42 487 000 lekë
    Tiranë 618 090 000 lekë

    KLSH konstaton këto abuzime financiare për detyrime tatimore, për tatim-fitimin, për TVSH, për gjoba dhe penalitete të pallogaritura, ose të llogaritura më pak, konstatohet se humbjet janë prezente

    Në Bankën e Shqipërisë Tiranë, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Korçë, Shërbimin Spitalor Lezhë, ndërmarrjen Nr. 2 të punëtorëve, Tiranë, në njësinë e Menaxhimit të Projektit “Rimëkëmbja e Sistemit Shëndetësor” Tiranë, në projektin e Ndërtimit të Spitalit në Shkodër e Durrës, në Këshillin e Qarkut Tiranë, në Bashkinë e Laçit dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Sipas renditjes së institucioneve shërbimeve publike, kontrolli konstatoi se janë këto humbje: 1 482 000 lekë, 4 206 000 lekë, 608 000 lekë, 6 000 lekë, 488 000 lekë, 32 806 000 lekë, 3 587 000 lekë, 247 000 lekë, 19 000 lekë dhe 606 000 lekë, për moskryerjen e ndalesave të tatimit mbi të ardhurat.
    Projektin e Fondit shqiptar të zhvillimit, Tiranë dhe Projektin e Ujësjellës- Kanalizimeve, Krujë, në vlerat respektive; 4 838 000 lekë dhe 30 148 000 lekë, për mosndalim të tatimit në burim për pagesat e konsulentëve.
    Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave e Tregjeve, Tiranë, në vlerën 5 103 000 lekë, për mosgrumbullim të taksave.
    Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, Tiranë, në vlerën 284 800 000 lekë, të ardhura tatimore të munguara nga lejimi i qarkullimit të makinave me targa të huaja.
    Bashkitë e Librazhdit dhe Orikumit, në vlerat respektive; 3 890 000 lekë dhe 21 842 000, për mosarkëtim të taksës 2%, mbi vlerën e preventivit.

    Bashkinë e Tiranës, në vlerën 162 000 lekë, për mosarkëtim të tarifës së shërbimit.
    Projektin “Për furnizimin me energji elektrike të Shqipërisë së Jugut”, në vlerën 30 120 000 lekë, mosderdhje të tatimit në burim si pasojë e mosdeklarimit të të ardhurave të përfituara në Shqipëri. Në dogana, në vlerën e përgjithshme prej 360 333 000 lekë e konstatuar në:
    Degët e Doganave, Durrës e Elbasan, në vlerat respektive; 172 580 000 lekë e 38 690 000 lekë, si detyrime doganore të papaguara.
    Ministrinë e Punëve të Jashtme, Tiranë, në vlerën 1 942 000 lekë, si pasojë e moszhdoganimit në kundërshtim me dispozitat ligjore.
    Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, Tiranë në vlerën 147 121 000 lekë si të ardhura doganore të munguara ose të humbura nga mosshitja me ankand e 4 736 makinave të sekuestruara.
    Nga shitja dhe dhënia me qira e pasurisë shtetërore, me dëm efektiv të përgjithshëm në vlerën 612 071 000 lekë, konstatuar në:
    Autoritetin portal, Durrës në vlerën 10 466 000 lekë, si dëm ekonomik nga përdorimi i një sipërfaqeje më të madhe të ambienteve të dhëna me qira me atë të kontraktuar.
    Institutin e Sigurimeve (INSIG) sh.a Tiranë, në vlerën 5 657 000 lekë, si penalizim gjykate për moszbatim të detyrimeve ligjore kontraktore, për shitje banese.
    Zyrën rajonale të agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave të qarkut, Tiranë dhe në Ministrinë e Transportit e Telekomunikacionit, Tiranë në vlerat respektive; 172 000 lekë dhe 4 794 000 lekë si përfitim i tepërt nga kompensimi financiar i pronës.
    Ministrinë e Turizimit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Tiranë; Bashkitë e Fierit, Vlorës, Delvinës, Lezhës dhe Tiranës në vlerat respektive 518 732 000 lekë, 18 838 000 lekë, 4 391 000 lekë, 177 000 lekë, 535 000 lekë dhe 484 000 lekë si detyrime qirash të pashlyera nga disa subjekte.
    Korporatën Elektroenergjitike shqiptare, në vlerën 43 000 000 lekë nga mosarkëtimi i të ardhurave nga shitja e apartamenteve në buxhetin e shtetit.

    Në akordimin e pagave: 57 829 000 lekë abuzime, nga:
    • Projekti Ndërtimi i Spitalit në Shkodër dhe Durrës, ndërmarrjen nr 1, të punëtorëve Tiranë, Këshillin e Qarkut në Tiranë, Komunën Otllak, Qarku Berat, në vlerat respektive 3 103 000 lekë, 5 871 000 lekë dhe 3 000 lekë, 269 000 lekë, për mosmbledhjen dhe mospagesën e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
    • KESH në vlerën 44 500 000 lekë si përfitime të padrejta nga punonjësit e administratës qendrore për kuotë ushqimore.
    • Në fushën e shpërblimeve, në shumën e përgjithshme prej 115 688 000 lekë, e konstatuar në:
    • Ministrinë e Punëve të jashtme, Tiranë, në vlerën 13 603 000 lekë, si shpërblime të padrejta nga të ardhurat e taksës konsullore, për punonjës që nuk janë agjentë tatimorë.
    • Agjencinë e Trajtimit të Kredive në Tiranë, në vlerën 4 896 000 lekë, si shpërblime të punonjësve në kundërshtim me ligjin “Për agjencinë e trajtimit të kredive”.
    • Ministrinë e Shëndetësisë, Tiranë; Spitalin Universitar Obstetrikë Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” Tiranë; Shërbimin spitalor, Fier, Spitalin “Shefqet Ndroqi” në vlerat respektive 16 107 000 lekë, 7 488 000 lekë, 1 617 000 lekë, 2. 832 000 lekë, si shpërblime nga të ardhurat dytësore në kundërshtim me dispozitat ligjore.
    • Albtelekomi Tiranë, në vlerën 1 595 000 lekë, si shpërblime të padrejta ndaj anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të operatorit “Eagle Mobile”.
    • Qendrën e Trajtimit të Studentëve, nr 1 Tiranë, në vlerën 7 116 000 lekë, si shpërblim i gabuar punonjësve, me një pagë të 13-të.
    • Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në vlerën 2 518 000 lekë, si shpërblim i tepërt mbi pagë në fund të vitit 2006 dhe 2007 nga fondi i veçantë prej 5% të fondit të pagesave, respektivisht në vlerat 1. 777. 830 lekë dhe 739 684 lekë.

    Shkelje të ndryshme financiare: 257 378 000 lekë, prej:
    • Autoritetit Portual në Durrës në vlerën 46 167 000 lekë, si aplikime të gabuara të tarifave të ngarkim- shkarkimit, për kompani private.
    • Zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Fier në vlerën 1 105 000 lekë, si pasojë e mosarkëtimit të tarifës për regjistrimin e pasurisë.
    • KESH në vlerën 182 100 000 lekë, nga të cilat; 8 100 000 lekë për dieta të paguara padrejtësisht, 17 800 000 lekë për sponsorizime, 6 000 000 lekë si detyrim i punonjësve për kredi banesash, 1 400 000 lekë diference çmimi dhe 148 800 000 lekë për penalitete të pavjelura.
    • Zonës së shpërndarjes së energjisë elektrike Tiranë, njësia e shitjes nr.3 Fshat, në vlerën 25 928 000 lekë, si mospagim të kamatë-vonesave, në vlerën 18 336 000 lekë dhe të tarifës së lidhjeve të reja, në vlerën 7 592 000 lekë.
    • Nga ana e KLSH-së për shkeljet e mësipërme financiare, për vitin 2007 në shumën e përgjithshme prej 6 059 325 000 lekë është rekomanduar për zhdëmtim shuma 6 058 370 000 lekë ose rreth 99.9% e saj.

    Qëndrimi i KLSH

    Për shkeljet dhe të metat e konstatura, për çdo subjekt të kontrolluar, në bazë të ligjit nr 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit” ndryshuar me ligjin nr 8599, datë 01.06.2000 nga ana e KLSH-së janë lënë detyra për zbatim dhe njoftim, janë njoftuar institucionet apo nomenklaturat përkatëse si dhe janë bërë publike rezultatet e kontrolleve në median e shkruar dhe në atë elektronike.
    Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara, në bazë të ligjit të mësipërm dhe të ligjit nr 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” dhe akte të tjera ligjore e nënligjore, u janë kërkuar organeve të nomenklaturës 632 masa disiplinore dhe administrative.
    Gjatë këtij viti, nga ana e KLSH janë bërë 30 kallëzime penale, nga këto 4 janë pushuar ndërsa 26 të tjera janë në hetim, të cilat janë të pasqyruara në mënyrë më të detajuar në formularin nr 4, bashkëlidhur. Në bazë të ligjit për KLSH-në për masat e kërkuara dhe llojit të tyre është njoftuar edhe Departamenti i Administratës Publike, Tiranë. Raportet e kontrolleve më kryesore të përfunduara dhe të evaduar gjatë periudhës tetor- dhjetor 2007 sipas departamenteve të KLSH-së, për të cilat ka pasur probleme dhe shkelje të disiplinës financiare, janë të përfshira në CD bashkëlidhur. Ndërsa, raporte e kontrolleve të përfunduara dhe të evaduar, për periudhën janar- shtator 2007 janë pasqyruar në buletinet pasaardhëse nr 1, 2, dhe 3 të atij viti.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    $74 milione dollare dem. E barabrte kjo me 2 vjet buxhetin e investimeve qe ka qyteti i Tiranes. Mjaftueshem per te ndertuar autorstraden Tirane - Elbasan. Mjaftueshem per te zgjidhur problemin e ujit te pijshem ne Tirane. Mjaftueshem per te ndertuar 40km rruge ne qytetin e Tiranes. Mjaftueshem per te ndertuar mbi 30 shkolla moderne te reja. Mjaftueshem per te modernizuar thuajse totalisht Universitetetin e Tiranes. Mjaftueshem per te paguar 1/10 e rruges Durres Kukes. Mjaftueshem per te rinovuar rrenjesisht Portin e Durresit.....

    Kujtoj ky dem gjate qeverise Nano - "krye-hajdutit" nuk i kaloi kurre $26 milione - tre here me pak.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2008
    Postime
    39
    po keto vizitat ne Japoni ku ka shkuar i gjithe Keshilli i Ministrave plus nja 3 a4 zevendesministra
    e ato udhetimet e Jozefines neper bote do ti kene futur ne raport keta te KLSH?

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    KLSH: Abuzimet me buxhetin, mbi 1.5 miliardë lekë

    Ka pasur rritje fiktive të punimeve në rrugë. Shkeljet në tenderët publikë

    Dëmi në buxhetin e shtetit arrin një shifër të konsiderueshme që në monedhën shqiptare arrin në më shumë se 1.5 miliardë lekë. Abuzimi me tenderët kanë përfshirë në ‘mëkat’ dikasteret kryesore, por edhe disa institucione të larta të vendit. Në raportin voluminoz të KLSH-së, që është dorëzuar në kryesinë e Kuvendit, vihet re se dëmi më i madh financiar është bërë në abuzimet me tenderët, por edhe në fushën e shpenzimeve.


    Abuzimi me tenderët

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerën totale të abuzimeve e ka në shifrën 78.3 milionë lekë. Nga këto 24.3 milionë, për shkak të abuzimeve në fushën e prokurimeve publike, duke likuiduar mallra në kundërshtim me specifikimet teknike të përcaktuara në kontratë. Për udhëtime dhe dieta në kundërshtim me ligjin, kjo ministri i ka shkaktuar dëm financiar buxhetit të shtetit në masën 3.5 milionë lekë. Ministria e Brendshme në fushën e prokurimeve publike ka përfituar padrejtësisht për rikonstruksion të rrugëve rurale nga rritja fiktive e volumit të punës dhe rritja fiktive e gjatësisë së rrugës në kundërshtim me specifikimet teknike e detyrimet kontraktore. Ky dëm kap vlerën e 853 mijë lekëve. Ministria e Mbrojtjes ka përfituar padrejtësisht 4.4 milionë lekë në fushën e prokurimit publik, ku ka përfituar padrejtësisht një kompani ndërtuese nga ndryshimi i çmimeve krahasuar me kontratën bazë të lidhur me autoritetin kontraktor. Po kështu, Ministria e Mjedisit për vitin 2009 në fushën e prokurimeve publike në preventivat e hartuar ka shtuar padrejtësisht vlerën e fidanëve të blerë për pyllëzim. Ky dëm kap vlerën e 1 milion lekëve. Ministria e Financave vlerën e shkeljes e ka 168 mijë lekë në fushën e prokurimeve publike për punime të pakryera dhe të likuiduara në kundërshtim me ligjin.

    Shkeljet

    Ministritë, institucionet e administratës së lartë dhe entet e tjera buxhetore i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerën e 49 milionë lekëve. Ky dëm është shkaktuar për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e shpenzimeve. Ndërsa për sa u takon projekteve me financim të huaj dëmi ekonomik është akoma edhe më i madh. Shkeljet e dispozitave ligjore në fushën e shpenzimeve me pasojë dëm ekonomik në projektet me financim të huaj kapin një vlerë prej 212 milionë lekësh. Njësitë e pushtetit vendor i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 23.4 milionë lekë. Po kështu, gjatë vitit 2009 institucionet fiskale, si tatimet dhe doganat, nuk kanë mbledhur të ardhura në nivelin e parashikuar, ndërkohë që mos realizime vërehen edhe te shpenzimet buxhetore.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Kuvend raportin për vitin e kaluar, në të cilin përfshihen kontrollet e kryera në institucionet shtetërore dhe në bashki e komuna. Nga ky dokument rezulton se gjatë vitit që lamë pas, totali i të ardhurave arriti në 298.9 miliardë lekë ose 20.9 miliardë lekë më pas se plani, ndërkohë që shpenzimet buxhetore 379.8 miliardë lekë me një mosrealizim prej 21.6 miliardë lekësh. KLSH-ja konstaton mosrealizim të shpenzimeve veçanërisht për sa u përket investimeve në rrugë, shkolla e spitale në vlerën e 9.4 miliardë lekëve.

    Borxhi

    Në raportin e KLSH-së evidentohet edhe një rritje e borxhit. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2009 borxhi i Shqipërisë u rrit me rreth 84 miliardë lekë. Nga këto 49.6 miliardë lekë është rritja e borxhit të jashtëm, ndërsa pjesa tjetër është borxhi që qeveria u ka marrë qytetarëve nëpërmjet bonove të thesarit.

    Ditën e mërkurë pritet që kryetari i KLSH-së, Robert Çeku, të raportojë komisionet parlamentare lidhur me këtë raport, ku do të kërkojë dhe dëmshpërblimin e këtij dëmi financiar që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit.

    Shqip

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: KLSH: Abuzimet me buxhetin, mbi 1.5 miliardë lekë

    KLSH zbulon 100 milionë euro abuzime në 2012

    Ndërmarrjet shtetërore, KESH dhe Albpetrol, me më shumë se 10 miliardë borxhe të pambledhura. Ja lista e abuzimeve. Leskaj çon për download (7)ndjekje penale 125 punonjës të administratës

    Vlera e dëmeve me fondet publike të zbuluara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë vitit që shkoi arrin në 100 milionë euro. Sipas raportit zyrtar të KLSH-së, i cili do të prezantohet sot në analizën vjetore, mësohet se inspektimet e ushtruara nga KLSH gjatë vitit 2012 përfshijnë veprimtarinë e institucioneve që nga viti 2008 deri në fund të 9-mujorit të 2012-ës. Në morinë e abuzimeve bie në sy keqmenaxhimi i ndërmarrjeve shtetërore Albpetrol dhe KESH. Raporti i Leskajt vë në duke se Albpetroli nuk ka arkëtuar vlerën e më shumë se 9.1 miliardë lekëve për mosshlyerjen e detyrimeve kontraktore nga një operator ekonomik privat dhe 5.3 miliardë lekë të tjera janë kamatëvonesa për prodhim të patërhequr në vlerën 3.8 mld lekë nga kompanitë që operojnë në bazë të marrëveshjeve të hidrokarbureve. Po edhe KESH ka një mori borxhesh të pambledhura në vlerën e 2.4 miliardë lekëve si pasojë e mosarkëtimit të vlerës së energjisë elektrike të furnizuar ndaj CEZ sh.a. për periudhën nga 31.12.2010 deri në 31.12.2011, dhe nga mosaplikimi i normës së interesit për faturat e palikuiduara. Po ashtu, edhe një serë njësish vendore cilësohen nga KLSH si përgjegjëse për dëmin e mësipërm. Edhe në fushën e prokurimeve është konstatuar një dëm i konsiderueshëm në masën 445 milionë lekë, ku pjesa më e madhe e dëmit është konstatuar në Ministrinë e Brendshme. Në fushën e urbanistikës, dëmi i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është në masën 125 milion lekë, ndërsa në fushën e shpenzimeve operative, abuzimet e konstatuara arrijnë vlerën 104 milionë lekë. Gjatë vitit 2012, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm në masën 72 milionë lekë në fushën e sistemit të pagave. Edhe në sektorin e tatimeve dhe doganave dëmi i konstatuar është i konsiderueshëm, përkatësisht 38 dhe 62 milionë lekë. Ndërkohë, në fushën e shpërblimeve dëmi i konstatuar gjatë vitit 2012 arrin masën 4.6 milionë lekë. Për këto shkelje të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, 125 persona janë kallëzuar penalisht në prokurori, ndërsa janë dhënë me dhjetëra rekomandime të tjera për zbatim të menjëhershëm. Referuar raportit të publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit vetëm një ditë para analizës vjetore, fusha në të cilën janë konstatuar më shumë abuzime është ajo e shitjes dhe dhënies me qira të pasurive shtetërore, në masën rreth 674 milionë lekë. Këto shkelje, sipas të njëjtit raport, janë kryer nga tri dikastere qeveritare, përkatësisht Ministria e Ekonomisë, ajo e Transporteve, dhe Ministria e Bujqësisë. Pas analizës vjetore të punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit raporti pritet t’i kalojë Kuvendit, ku do të shtrohet për diskutim në muajin mars. Pas raportimit në komisionin parlamentar të Ekonomisë nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, raporti do të kalojë për votim në Kuvend së bashku me rezolutën me rekomandime, nëse ky i fundit do të gjykojë se ka nevojë për një të tillë.



    Abuzimet sipas sektorëve


    Qiraja shtetërore 673, 9 milionë lekë

    Prokurimet publike 444, 5 milionë lekë

    Urbanistika 125,1 milionë lekë

    Shpenzimet operative 104 milionë lekë

    Pagat 72 milionë lekë

    Doganat 62 Milionë lekë

    Tatimet 38 milionë lekë

    Shpërblimet 4.6 milionë lekë

    Mungesë materiale 3. 9 milionë lekë

    Në zërin “të tjera”, 11,9 miliardë lekë


    MAPO

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: KLSH zbulon 100 milionë euro abuzime në 2012

    edhe cbehet pas kesi konstatimesh?
    "Më e mira është armike e së mirës"

  11. #11

    Për: KLSH zbulon 100 milionë euro abuzime në 2012

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    edhe cbehet pas kesi konstatimesh?
    Rendesi ka te konstatohen, se c'behet pastaj nuk ka rendesi...

    E ke ven re kur zihen burre e grua se ku u harxhuan gjithe ato leke ne muajin qe shkoj ? ... dhe gruaja fillon te beje listen e shpenzimeve..! Per te mbuluar shpenzimet e veta te pafundme, jua shton nga 100 lek cmimin makoronave, 200 lek ja shton cmimin gjizez, 300 lek ja shton cmimin prasit dhe ne fund del llogaria fiks. Keshtu edhe burri ka mbushur barkun me makarona, gjize dhe pras.... edhe gruaja del ne rregull me buxhetin
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 05-02-2013 më 04:52
    Revolution 1848

Tema të Ngjashme

  1. Umberto Eco
    Nga Pedro në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 07-10-2013, 21:13
  2. SHBA kërkon 300 miliardë $ nga vendet arabe
    Nga Drini_i_Zi në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-11-2008, 05:47
  3. Biografi Bosash..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 13:20
  4. 45,5mld lek per Tiranen evropiane
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 12:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •