Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Exclamation KUJDES: Rregulla për pjesëmarrjen dhe përmbajtjen!

    Për mbarëvajtjen e diskutimeve këtu përdoret skema e mëposhtme për punë standardi dhe shfrytëzim kohe:

    1. Fshihen ose lëvizen pa paralajmërim, pavarësisht nga synimi:

    --- përmbajtje

    1.1 çështjet me tematikë që nuk i përket këtij nënforumi (Jashtë tematike)
    1.2 shkrimet që s'kanë të bëjnë fare me temën që diskutohet, që replikojnë pa lidhje me temën, ose që shfaqin se shkruesi nuk e ka lexuar fare temën (Jashtë teme)
    1.3 shkrimet që propagandojnë fenë (Propagandë)
    1.4 shkrimet që sulmojnë personin e shkruesit (Etikë)
    1.5 shkrimet e cituara nga të tretë të cilat nuk përmbajnë mendimin e sjellësit (Mospjesëmarrje)

    --- teknike

    1.6 shkrimet që përsëriten
    1.7 shkrimet që shkruhen në gjuhë të huaj


    2. Redaktohen shkrimet që:

    2.1 përdorin pa kriter gërma të trasha, kapitale, të pjerrëta, etj. -> Censurë estetike (Cens.est.)
    2.2 i përmbahen temës por mbulohen dhe me çarçafë propagande -> Censurë propagande (Cens.prop.)
    2.3 i përmbahen temës por kanë dhe çarçafë në gjuhë të huaj -> Censurë gjuhe (Cens.gjuh.)
    2.4 shkelin rregulloren e forumit -> Censurë sipas rregullores (Cens.rreg.)


    3. Pjesëmarrësit priten që:

    3.1 të përdorin arsyetim, d.m.th. të argumentojnë pozicionin e tyre,
    3.2 të mos merren me personin e tjetrit, por me mendimet e tij,
    3.3 bashkë me artikuj apo citime që sjellin nga të tretë, të shprehin dhe mendimin e tyre në lidhje me këto,
    3.4 të mos sjellin një artikull të tërë nga rrjeti duke rënduar temën, por të citojnë një pasazh relevant nga artikulli dhe të japin nyjen për tek ai, e çdokush mund ta lexojë vetë.


    4. Tematika e nënforumit

    Në një mjedis virtual ku diskutohet ateizmi është e kuptueshme që mbetet të diskutohet vetëm ateizmi teorik/eksplicit/pozitiv/i fortë dhe antiteizmi. Ateizmi implicit/praktik/negativ/idobët ose nuk e ka hasur kurrë besimin në zot ose nuk i hyn fare në xhep.

    Në ateizmin teorik, pra që është mirëfilli kritik ndaj fesë, baza emocionale ndonëse llogaritet nuk ka asnjë relevancë ndaj vërtetësisë. Psh të thuash jam ateist se zoti la që macja ime të ngordhte dhe unë e desha shumë macen, nuk ka asnjë relevancë për sa i përket metodës së arsyetimit dhe as zhvillimit të temave. Diskutime të tilla s'kanë fuqi argumentuese sepse janë thjesht emocionale, janë jo-argumente. Po kështu dhe kur thuhet se besoj në zot sepse ashtu më intereson. Atëherë dhe mua më pëlqen që 2+2=65, por ç'lidhje ka kjo me realitetin?


    Rregullat e lartpërmendura veprojnë vetëm në këtë nënforum dhe tema është publike për të shmangur ndonjë keqkuptim për fshirje/redaktimin/lëvizjen e shkrimeve brenda këtij nënforumi. Teorikisht pritet që pjesëmarrësit ta kenë lexuar para se të shkruajnë, praktikisht fetarët kanë pak problem përqendrimi kështu që do duhet t'i duroni deri diku ndërhyrjet e tyre që shkelin rregulloren.
    Ndryshuar për herë të fundit nga KVS : 27-10-2007 më 22:46

  2. #2
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    - propagandojnë fenë (Propagandë)
    Të gjithë ne propagandojnë dic; pse vetem njëri grup të vuaj????
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #3
    Propaganda - Veprimtari që kryhet për përhapjen dhe ngulitjen në masa të një doktrine, ideje apo dijeje, për t'i bindur dhe mobilizuar ato për diçka. (thelbi sipas fjalorit).

    Propaganda s'është "e keqe" në vetvete. Varet se çfarë propagandohet. Përderisa feja është kundër-arsye, duket gjëja më normale që tek forumi ateist (racionalist) të ndalohet kjo lloj propagande, por të lejohen të tjerat që kanë të bëjnë me arsyetimin.

    Aty, madje, duhet parashikuar dhe ndonjë klauzolë për pjesëmarrjen e tipave me IQ nënafrikane, si ca ekzemplarë që qarkullojnë naiherë ktyre anëve me mision shpëtimin e ateistëve.
    Alle Serben müssen sterben

  4. #4
    Nëse ka sugjerime në lidhje me këto rregulla, lidhuni me moderatorët në privat.

    Për sa i përket propagandës fetare, kjo duke qenë se nuk përdor logjikë apo fakt, por vetëm besim (dhe ky nuk përbën argument) të mbështetur në citime prej librave përkatëse, si e tillë është gjithnjë jashtë teme ndaj dhe u nxor si kategori e veçantë fshirjeje/redaktimi.

    Gjithashtu nuk mendoj se ia ka ndokujt ënda të rrijë të lexojë besimin e dikujt, të paraqitur si argument, ilustruar me çarçafë nga "Bibla", "Kurani", "Torahu", "Rig Veda", etj. për të provuar gjoja çështje të realitetit. Ankesat e vazhdueshme nga pjesëmarrësit e këtushëm sjellin këtë vendim. Për citime besimi mund të përdoren nënforumet e fesë. Këtu mundësisht të argumentohet dhe asnjë shkrim nuk do të preket për sa kohë i përmbahet kësaj skeme mbarëvajtjeje.

    Diskutime të mbara!
    Ndryshuar për herë të fundit nga KVS : 07-06-2006 më 10:01

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Anëtarët që vijnë për herë të parë këtu, mirë bëjnë të hedhin një sy në rregullat e mësipërme. Ka vazhdimisht shumë shkrime që i shkelin rregullat si pa të keq. Në vend t'i përgjigjen temave, fyejnë anëtarët e tjerë, japin urdhra se çfarë duhet të mendojmë, ose flasin gjëra pa lidhje. Çdo shkrim i tillë dërgohet tek Jashtë teme - remix, pra, 'të prekurit nga masa' të kenë ku t'i gjejnë ato që shkruan dhe 'humbën'.

    Është mirë të lexohen më parë titujt e temave, në mënyrë që të mos hapen të njëjta çështje disa herë. Gjithashtu luten fetarët të mos hapin tema fetare në këtë forum, por të përdorin forumet e mësipërme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga KVS : 02-08-2008 më 21:19 Arsyeja: /
    Prektora

Tema të Ngjashme

  1. 10 rregulla kundra te nxehtit
    Nga Ingenuous në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2023, 06:48
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Arqipeshkvi: Kujdes Botërorin, kërkohen 40 000 prostituta!
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •