Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Lightbulb Bajram Kosumi dhe AAK

    Nga:
    Bajram Kosumi

    Pėr:
    -Z. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-sė
    -Kryesinė e AAK-sė
    -Kėshillin Drejtues tė AAK-sė


    Prishtinė, mė 25 maj 2006


    Deklaratė nė lidhje me implikimet qė solli Kuvendi i IV-tė Zgjedhor i AAK-sė

    Meqenėse Kuvendi i IV Zgjedhor i AAK-sė solli ndryshime tė thella nė lidershipin e partisė, deklarojmė qėndrimin tonė ndaj kėtyre ndryshimeve:

    1. Kėto ndryshime nuk e ndihmojnė dhe nuk e ēojnė pėrpara AAK-nė.

    2. Kėto ndryshime janė rezultat dhe pasojė e njė presioni dhe propagande tė grupeve joformale brenda dhe jashtė partisė, e bėrė pėr disa muaj nė strukturat e partisė dhe nė media, kundėr themeluesve dhe shtyllave tė partisė, si dhe kundėr udhėheqėsve tė Qeverisė sė Kosovės nga kjo parti.

    3. Njė pjesė e kryesisė sė partisė nė kėtė kuvend ėshtė zgjedhur nė marrėveshje tė fshehta tė kėtyre grupeve joformale. Kėto marrėveshje tė fshehta kanė sjellė nė kryesi njerėz qė nuk paraqesin vlerat e AAK-sė. Si e tillė, kjo kryesi nuk garanton progresin e partisė, pėrkundrazi kjo kryesi rrezikon vlerat e pėrbashkėta qė kemi krijuar nė AAK nė gjashtė vitet e pasluftės.

    4. Duke pranuar rregullat e demokracisė, edhe kur ajo ėshtė nėpėrkėmbur padenjėsisht, ne do tė respektojmė votėn e delegatėve tė Kuvendit, nuk do tė mohojmė kėtė lidership dhe pozitat tona aty, por asnjėherė nuk do tė pranojmė legjitimitetin partiak, politik e moral tė kėtij lidershipi.

    5. Ne do tė angazhohemi qė sa mė shpejt tė pėrmirėsohet gjendja e krijuar brenda AAK-sė dhe tė mbahet Kuvendi i Jashtėzakonshėm Zgjedhor i AAK-sė, nė tė cilin do tė zgjidhet ekipi qė paraqet vlerat e vėrteta tė partisė.

    6. Ne do tė punojmė pėr tė zhvilluar mė tutje vlerat e vėrteta tė partisė, bashkė me anėtarėsinė e partisė, me strukturat dhe veprimtarėt e zgjedhur me meritė.

    7. Nė AAK duhet t’u krijohet hapėsirė ardhjes sė anėtarėve tė partisė nė poste udhėheqėse, dhe duhet tė stopohet praktika e importimit tė udhėheqėsve apo e zgjedhjes sė tyre vetėm pse kanė qenė servilė e tė dėgjueshėm. Ne duhet tė krijojmė njė model tė konkurencės demokratike brenda partisė, dhe tė pamundėsojmė praktikat e marrėveshjeve tė fshehta politike.

    8. Me kėtė kuvend AAK-sė i ėshtė mohuar demokracia dhe janė rrezikuar parimet themelore tė ekzistimit tė partisė. Ftojmė tė gjithė udhėheqėsit e vėrtetė, degėt e partisė po edhe ēdo anėtarė qė tė ruajnė dhe kultivojnė vlerat e vėrteta tė AAK dhe t’i bėjnė ndryshimet e vėrteta demokratike nė parti, tė rishqyrtojnė thelbėsisht kėto zhvillime negative partiake dhe tė marrin vendime tė duhura pėr tė siguruar progresin e partisė dhe suksesin e saj nė zgjedhjet e ardhshme.


    Bajram Kosumi

  2. #2
    DOKUMENT KONSTITUTIV I KRYESISĖ SĖ AAK-sė DHE KĖSHILLIT DREJTUES TĖ AAK-sė, I DALĖ NGA KUVENDI IV ZGJEDHOR, I
    MBAJTUR NĖ PRISHTINĖ, MĖ 20 MAJ 2006



    Kuvendi IV zgjedhor i AAK-sė i zvilloi punimet me sukses, me ē’rast me lista tė hapura zgjodhi Kryesinė e AAK-sė. Pėrbėrja e Kryesisė sė AAK-sė, ėshtė me sa vijon:

    Nė bazė tė funksionit, anėtarė tė Kryesisė sė AAK-sė janė:

    1. Agim Ēeku - Kryeministėr i Kosovės
    2. Kujtim Kėrveshi - Kryetar i ARK-sė,
    3. Sebahate Grajēevci-Krasniqi, Kryetare e AGK-sė.



    Anėtarė tė Kryesisė sė zgjedhur nga Kuvendi IV Zgjedhor janė:

    1. Ramush Haradinaj - Kryetar i AAK-sė (gjithsej 455 vota tė fituara)
    2. Ahmet Isufi - Nėnkryetar i Parė i AAK-sė (gjithsej 299 vota tė fituara)
    3. Naim Maloku - Nėnkryetar i AAK-sė (gjithsej 295 vota tė fituara)
    4. Jonuz Salihaj - Sekretar i Pėrgjithshėm i AAK-sė (gjithsej 216 vota tė fituara)
    5. Ibrahim Selmanaj - Sekretar Organizativ i AAK-sė (gjithsej 208 vota tė fituara)
    6. Gjylnaze Syla (gjithsej 205 vota tė fituara)
    7. Bajram Kosumi (gjithsej 199 vota tė fituara)
    8. Ali Berisha (gjithsej 187 vota tė fituara)
    9. Arben Qirezi (gjithsej 187 vota tė fituara)
    10. Ardian Gjini (gjithsej 177 vota tė fituara)
    11. Rasim Selmanaj (gjithsej 177 vota tė fituara)
    12. Ramiz Lladrovci (gjithsej 169 vota tė fituara)
    13. Ethem Ēeku (gjithsej 168 vota tė fituara)
    14. Zylfije Hundozi (gjithsej 168 vota tė fituara)
    15. Agron Dida (gjithsej 163 vota tė fituara)
    16. Ernest Luma (gjithsej 163 vota tė fituara)
    17. Lulzim Leci (gjithsej 163 vota tė fituara)
    18. Pal Lekaj (gjithsejt 153 vota tė fituara)
    19. Bujar Dugolli (gjithsej 152 vota tė fituara)
    20. Avni Arifi (gjithsej 143 vota tė fituara)
    21. Skenderbe Hebibi (gjithsej 140 vota tė fituara)
    22. Jahja Lluka (gjithsej 138 vota tė fituara)
    23. Nysret Pllana (gjithsej 137 vota tė fituara)
    24. Valon Tolaj (gjithsej 131 vota tė fituara)
    25. Kadri Kryeziu (gjithsej 129 vota tė fituara)

    Anėtare tė Kryesisė sė AAK-sė, sipas kuotės sė pėrfaqėsimit tė gruas nė AAK dhe nė bazė tė votave tė fituara nga Kuvendi IV Zgjedhor janė edhe:
    1. Donika Kadaj-Bujupi (gjithsej 105 vota tė fituara) dhe 2. Myrvete Dreshaj-Baliu (gjithsej 100 vota tė fituara).

    Kryesia e re e AAK-sė ka gjithsej 30 anėtarė. Tė gjithė anėtaret e Kryesisė janė edhe anėtarė tė Kėshillit Drejtues tė partisė, i cili nė bazė tė Statutit pėrbėhet nga Kryesia e AAK-sė, tė gjithė kryetarėt e degėve tė partisė, pėrfaqėsues tė mėrgatės tė deleguar nga bashkėsitė e degėve, tri anėtare tė AGK-sė dhe tre anėtarė tė ARK-sė.


    Z. Naim Maloku,
    Kryesues i Kryesisė sė Punės sė Kuvendit tė IV zgjedhor;

    Z. Jahja Lluka,
    Sekretari i Kuvendit IV, dhe

    Z. Kujtim Kėrveshi
    Kryetar i Komisionit Votues



    ALEANCA PĖR ARDHMĖRINĖ E KOSOVĖS
    ALLIANCE FOR THE FUTURE OF KOSOVA


    KUVENDI IV ZGJEDHOR I ALEANCĖS PĖR ARDHMĖRINĖ E KOSOVĖS


    Prishtinė, 20 maj 2006


    RAPORTI I PUNĖS I KUVENDIT


    Kuvendi IV Zgjedhor i AAK-sė i pėrmbylli suksesshėm punimet dhe procesin gjashtėmujor zgjedhor nė parti, mė datėn 20 maj 2006, nė Prishtinė.

    Prej 520 delegatėve, nė Kuvend morėn pjesė 486, me bazė deleguese nga degėt e AAK-sė nė Kosovė dhe nė diasporė, nga forumet e ARK-sė dhe tė AGK-sė, nga Kryesia e AAK-sė dhe nga Kolegjiumi i Ekspertėve tė AAK-sė.

    Puna e Kuvendit IV Qendror Zgjedhor tė AAK-sė ka nisur menjėherė pas pėrfundimit tė pjesės solemne.

    Kuvendi ka miratuar unanimisht rendin e ditės.

    Sipas rendit tė ditės, ėshtė zgjedhur Kryesia e Punės sė Kuvendit, nė pėrbėrje: Naim Malouku, kryesues dhe anėtarėt Jahja Lluka, Valon Tolaj, Sebahate Grajēevci-Krasniqi, Blerim Burjani dhe Shkumbin Demaliaj.

    Ėshtė zgjedhur Komisioni Verifikues, i cili e ka bėrė verifikimin e delegatėve tė regjistruar nė fletėregjistėr, dhe e ka pėrfunduar me sukses mandatin e dhėnė.

    Ėshtė zgjedhur Komisioni Votues, i cili e ka bėrė shpėrndarjen e fletėvotimeve dhe mbikėqyrjen e gjithė procesit tė votimit. Pas shpėrndarjes sė fletėvotimeve dhe kryerjes sė procesit tė votimit, prej 18:40 deri nė orėn 24:45, ka bėrė numėrimin e votave.

    Janė numėruar 486 fletėvotime, nga tė cilat 7 kanė qenė tė pavlefshme.

    Komisioni Votues ka mbikėqyrur rreptėsisht gjithė procedurėn e votimit dhe tė numėrimit (elektronik dhe mekanik) dhe ka dalė me rezultatet pėrfundimtare.

    Nė listėn e kandidatėve pėr anėtarė tė Krysisė sė AAK-sė kanė qenė tė propozuar 75 kandidatė. Janė zgjedhur anėtarė tė kryesisė sė AAK-sė, me votė tė Kuvendit, 25 kandidatė, duke i iu shtuar kėtij numri edhe dy tė zgjedhurit e kėtij nė krye tė dy forumeve tė partisė, kryetari i ARK-sė dhe kryetarja e AGK-sė.

    Gjithė procesi i Votimit dhe numrėimit ėshtė monitoruar dhe ndihmuar nga vėzhguesit e Institutit Nacional Demokratik (NDI), ata tė Misionit tė OSBE-sė nė Kosovės dhe 25 vėzhguesit nga Kuvendi i AAK-sė.

    Komisioni Votues, nė shpėrndarjen e fletėvotimeve dhe nė numėrimin e votave, punėn e tij e ka kryer nė dy grupe. Puna e komisionit ka qenė transparente dhe ėshtė monitoruar dhe transmetuar me videoprezantim para Kuvendit tė AAK-sė.


    Vlerėsimi pėrfundimtar: Kryesia e Punės e Kuvendit IV Zgjedhor tė AAK-sė vlerėson se i gjithė porcesi i Kuvendit ka qenė demokratik, transparent, me punė profesionale dhe procedura krejtėsisht korrekte dhe nė pėrputhje statutare. Vlerėsimin e vet pėr punėn e kėtij Kuvendi, Kryesia e Punės e bazon edhe nė pėrfundimet qė kanė nxjerrė vėzhguesit nga NDI dhe Misioni i OSBE-sė.


    P.s: Raportit i ėshtė bashkėngjitur i gjithė dokumentacioni i Kuvendit IV Zgjedhor tė AAK-sė: 1. Lista e radhitjes sipas votave tė fituara nė Kuvend
    2. Fletėvotimet
    3. Pėrshėndetjet dhe urimet nė Kuvend
    4. Fletėrgjistrimet e delegatėve
    5. Lista e delegatėve
    6. Rendi i ditės
    7. Xhirimet e Kuvendit













    Dorėzuan:

    Jahja Lluka, sekretar i Kuvendit tė AAK-sė,

    Naim Maloku, kryesues i Kryesisė sė Punės,

    Kujtim Kėrveshi, kryetar i Komisionit Votues





    Pranoi:


    Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-sė

Tema tė Ngjashme

  1. Bajram Curri, tribun i vegjelisė
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 08-10-2016, 11:53
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. Bajram Kosumi, votėbesohet Kryeministėr i Kosovės
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-03-2005, 04:06
  5. Vrasja e tretė e Bajram Currit
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •