Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Thumbs up Lëvizja Vetëvendosja kërkon bojkotin e produkteve të Serbisë

    Lëvizja Vetëvendosja fton qytetarët e Kosovës që të fillojnë me bojkotimin e blerjes së prodhimeve të Serbisë, barkodi i të cilave fillon me numrin 860. Aktivistët e Vetëvendosjes thonë se me blerjen e përditshme të produkteve nga Serbia, Kosova po i ndihmon asaj, përderisa po e dëmton ekonominë kosovare dhe prodhuesit vendorë. Vetëvendosja përkujton qytetarët e Kosovës se prej vitit 1999 deri më 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej 856 milionë euro në mallra nga Serbia. Në vitin 2000 ishin importuar vetëm 15 milionë euro. Më 2001 vlera e importit arriti në 176 milionë, për t'u ngritur në 178 milionë në vitin 2002. Viti 2003 ka shënuar një rënie në importimin e mallrave nga Serbia-156 milionë euro, përderisa në vitin 2004 kjo shifër ishte 161 milionë. Vetëm në vitin 2005 Serbia ka sjellë në Kosovë rreth 170 milionë euro mallra

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shume kerkese me vend kjo. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore pse autostrada Durres - Prishtine duhet te ndertohet sa me pare. Keshtu edhe perfitimi i Shqiperise eshte i pallogaritshem, aq i madh qe eshte.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Bojkotoni prodhimet e serbisë!

    Pse bojkot i produkteve të Serbisë?

    Shteti serb në luftën e fundit në Kosovë vrau rreth 14.000 njerëz. Afër 90% prej tyre civilë të paarmatosur. Të pambrojtur. Kryesisht fëmijë, gra dhe burra të moshuar. Rreth 3.000 persona të rrëmbyer janë ende të pagjetur. Pjesa dërrmuese e tyre gjenden në Serbi. Afër 20.000 femra të dhunuara. 740.000 persona të deportuar dhunshëm. 120.000 shtëpi të shkatërruara apo të dëmtuara nga ushtria serbe.

    Aspekt i veçantë i luftës ishte shkatërrimi i ekonomisë së Kosovës. Eksploatimi i egër dhe vjedhjet përgjatë viteve të 90-ta, kulmojnë me shkatërrimet e qëllimshme gjatë luftës. Kosova pas luftës kishte një ekonomi të rrënuar. E gjithë kjo me qëllim që gjatë luftës ta zvogëlojë aftësinë mbrojtëse si pasojë e drejtpërdrejtë, dhe me pasoja afatgjate të varfërisë dhe një ekonomie të pazhvilluar. Realitet ky që e jetojmë sot e gjashtë vjet.


    Megjithatë, prej vitit 1999 deri më 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej 856 milionë euro në mallra nga Serbia. Në vitin 2000 kishim importuar vetëm 15 milionë euro. Më 2001 vlera e importit arriti në 176 milionë, për t’u ngritur në 178 milionë në vitin 2002. Viti 2003 ka shënuar një rënie në importimin e mallrave nga Serbia – gjatë këtij viti kemi importuar 156 milionë, përderisa në vitin 2004 kjo shifër ishte 161 milionë. Vetëm në vitin 2005 Serbia ka sjell në Kosovë rreth 170 milionë euro mallra.

    Për më keq se kaq, shifrat e lartpërmendura nuk paraqesin as gjysmën e importit nga Serbia, duke qenë se 60% të mallrave që vijnë nga Serbia hyjnë në Kosovë ilegalisht pa u regjistruar.

    UNMIK-u që prej instalimit të tij e konsideron arrdhjen e mallrave të Serbisë si qarkullim i brendshëm i mallrave, e jo si import në Kosovë. Kjo në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Rrjedhimisht, mallrat e Serbisë janë favorizuar sistematikisht nga UNMIK-u në tregun kosovar. Fillimisht ai as nuk pranonte të ketë pika kontrolli në vijën administrative mes Kosovës dhe Serbisë (Kosova nuk ka kufi me Serbinë). Ato pika u vendosën vetëm atëherë kur u bë e qartë se Buxheti i Konsoliduar i Kosovës nuk mund të mblidhet nëse Kosova nuk ka territor të kufizuar nga të gjitha anët për qëllime tatimore. Tani prodhimet serbe paguajnë vetëm TVSH (dogana për to është zero) duke vazhduar të konsiderohen si prodhime vendore.

    Kjo nuk do të thotë se edhe konsumatori kosovar duhet t’i konsiderojë këto prodhime si të tilla.

    Serbia ende nuk ka dhënë llogari e as që është dënuar për krimet e kryera në vendin tonë, dhe për më shumë se kaq, në kohën kur ajo po i shpreh haptazi pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovës, thërrasim gjithë qytetarët në:


    BOJKOT TË PËRGJITHSHËM TË PRODUKTEVE TË SERBISË!



    Produktet e Serbisë janë lehtë të identifikueshme: tri shifrat e para të barkodit janë 860. Pra, bojkotoni këtë barkod.

    Bojkoti zgjat deri kur Serbia heq dorë nga Kosova, pranon krimet e kryera, paguan dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

    Qytetarët duhet të orientojnë konsumin në prodhimet vendore kosovare, ndërsa për produktet për të cilat nuk ka prodhime vendore ata do të duhej të blejnë produkte të cilitdo shtet tjetër vetëm jo të Serbisë.

    Efekt i drejtpërdrejtë i blerjes së prodhimeve vendore është krijimi i vendeve të reja të punës si dhe ruajtja e atyre ekzistuese. Punësimi pastaj krijon efekte të shumëfishta pozitive për ekonominë e Kosovës.

    Çdo herë kur blen një produkt i cili nuk është i Kosovës, kjo do të thotë një produkt më pak i shitur i Kosovës dhe një produkt më shumë i shitur i huaj. Pra, bilanci tregtar (edhe ashtu tejet negativ) me atë vend do të dëmtohet dyfish. Për prodhuesin vendor kosovar kjo do të thotë pamundësi për të shfrytëzuar kapacitetin e prodhimit ose për të rritur atë për investime të reja, pamundësi për të përmirësuar cilësinë dhe për të lansuar prodhime të reja, për të investuar në marketing, thjesht për të rritur aftësinë konkurruese të tij në treg. Të gjitha këto përfitime i shkojnë prodhuesit të huaj.


    BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISË. BOJKOTONI BARKODIN QË FILLON ME 860. DËMTOJE SERBINË, NDIHMOJE KOSOVËN

  4. #4
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Albin Kurti është një cheap joke.

    Një prej antarve të familjes së tijë të ngusht punon për NDERKOMBTARET dhe ky herifi, pretendon se ka vizion të qartë për Kosoven, kërkon largimin e NDERKOMBTARVE nga Kosova e nuk e sheh të udhes të i thotë familjarit të heq dorë nga rroga e majme e NDERKOMBTARVE.

    Por, për cudi, ka njerez që e percjellin.

    O populli im... o LOPT e mija...
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Ide shume e mire ky bojkot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 22-05-2006 më 12:53
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Pse gjithmonë ta ha populli?

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Sëpari po të falenderoj për ato foto që i ke dërguar e të cilat i kopjova menjëherë se më pëlqyen shum.

    Sa i përket bojkotimit jam për, por pyes pse gjithmonë duhet ta ha populli?

    A duhet këtu të ndihmojnë tregtarët ap shteti me forma të ndryshme?

    P.Sh. njeriut të sëmurë i duhen barna e mjekim, tjetrit i duhet ushqimi etj - dhe e blen atë që gjen në treg, atë që është më lirë apo që e gjen më afër.

    Unë shpesh kam kundërshtuar njerëzit që blejnë kartela telefoni të Sërbisë kurse ata arsytoheshin se ajo është më e lirë se e Kosovës!

    Në anën tjetër prodhuesit e prodhimeve të qumshtit ankohen se blerësit po blejnë prodhime jo vendase ata nuk po kujdesen ende ta përmirsojnë shijen dhe kualitetin e prodhimeve të veta.

    Ishte një prodhues shum i reklamuar që gadi pat pushtuar Kosovën me qumshtin e vet por si thuhet te ne "menjëherë e prishi dorën" dhe filloj të mashtroi konsumuesit me prodhimet e veta jocilësore të cilët normal ia kthyen shpinën dhe u drejtuan nga qumshti i Sllovenisë etj.

    Lidhur me këte problem një shitës pak më i madh me forcë ekonomike një ditë më tha:

    Po të mos më vinte marre dhe mos të ishte situata si është, do të kisha blerë vet qumësht me shumicë nga Beogradi dhe ta paketoja këtu në Kosovë si po ia bëjnë disa tjerë!

    Në anën tjetër në disa prodhime e sidomos ato të Sllovenisë tanimë kanë filluar edhe udhëzimiet të jenë në shqip, bile dy herë! - një herë për Shqipërinë e së dyti për Kosovën. Ja çka bënë tregu dhe parja!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  2. Ish kryeministri malazez: Shqipëria përfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftës
    Nga Djal_Lacjan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 12:48
  3. Pse bojkot i produkteve të Serbisë?
    Nga NoName në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-06-2006, 10:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •