Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    12. D R I T A

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Qė ta kuptojnė fėmijėtė sa mė mirė dritėn, duhet ta pėrjetojnė mirė terrin. Bisedojmė me fėmijė nė njė dhomė tė errėsuar. Ēka mund tė bėjmė nė terr, e ēka nuk mundemi? ... Tė theksojmė se bimėt nuk mund tė rriten nė terr... Mos tė kishte dritė aspak, krejt tokėn do ta mbulonte akulli... Do tė thotė se pa dritė s’ka jetė... Bukurinė dhe dobinė e dritės e kuptojmė kėshtu qė mė sė pari e ndezim shkrepsėn (qibritin), pastaj qiriun, e mė nė fund llambėn elektrike... Duhet tė theksojmė se ēdo dritė nė kėtė botė njė herė do tė fiket, do tė vdesė. Ekziston edhe njė dritė mė e madhe: Dielli, yjet... Mirėpo, edhe kėto janė vetėm krijesa tė Zotit. Edhe ato njė herė do tė fiken... Ndėrkaq, ekziston njė dritė, qė ėshtė shumė mė e fortė se ēfarėdo drite nė kėtė botė. Ajo dritė ėshtė aq e fortė, sa qė ne as nuk mund ta shohim me sytė tanė... Ajo dritė nuk shuhet kurrė. Kjo dritė ėshtė drita e Zotit... Vetėm kur tė arrijmė nė Qiell, vetėm atėherė do tė mund ta shohim kėtė dritė tė Zotit... Kjo dritė e Zotit nuk fiket kurrė dhe ajo tė gjithėve ua jep jetėn. Pėr kėtė arsye edhe nė lutje pėr tė vdekur themi: “Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. E u ndrittė drita e pambaruar!”

    ZOTI ĖSHTĖ DRITA IME DHE SHĖLBIMI IM.

  2. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    13. D A S H U R I A

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Bisedojmė me fėmijė pėr dashuri. Kush i do: nėna, baba, vėllai, motra, gjyshi, gjyshja, daja, tezja, shoku, shoqja... T’ua tėrheqim vėmendjen edhe kah ata qė punojnė pėr ne: bukėpjekėsi, shitėsi, mjeku... mėsuesi, meshtari, motra... Tė gjithė ata na duan.

    Fėmijėt i pėrmendin njerėzit, qė ata vetė i duan... Tė gjitha ato dashuri e pėrbėjnė njė dashuri tė madhe... Si dėftohet, si tregohet dashuria?... Shembulli i nėnės... Ajo prej mėngjesit heret deri nė mbrėmje vonė kujdeset pėr krejt familjen - edhe kur jemi shėndosh e mirė, edhe kur jemi tė sėmurė... Mirėpo, ėshtė Dikush qė na do mė shumė se baba e nėna... Ai qė na ka dashur edhe para lindjes sonė... Ai pėr ne e ka krijuar kėtė botė tė bukur... Ai gjithmonė ėshtė me ne, edhe pse ne nuk e shohim... Ai na do edhe kur s’kemi mė prind. Ai na do gjithmonė... Ky ėshtė Zoti ynė i mirė... Prandaj themi: ZOTI ĖSHTĖ DASHURI...

    Tė pėrsėrisim: ZOTI ĖSHTĖ JETĖ, ZOTI ĖSHTĖ DRITĖ, ZOTI ĖSHTĖ DASHURI.

    Shkruani nė kėtė zemėr emrat e tė gjithė atyre qė i doni!

    O ZOT, TI NE NA BEKO! DHE VEPRAT TONA TI SHEJTNO.

    MBARĖ BOTĖN NDEZE TI ME TĖNDE DASHURI!

  3. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    14. KOHA E ARDHJES

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Tė gjithė besimtarėt ēdo vit festojnė festat e ndryshme. Numėroni disa prej tyre (Pashkėt, Zoja e Madhe, shėn Nikolla, shėn Sebastiani, shėn Mihilli...). Pse na pėlqejnė festat? - Sepse pėr festė shkojmė mysafirė, apo i presim miqtė (mysafirėt)... Krejt shtėpia rregullohet mė mirė. Pėrgatiten edhe ushqime tė veēanta... Ndezim qiriun natėn e festės... Lutemi... Pėrveē festave fetare edhe te na fėmijėt festojnė edhe festat e veta. Cilat? - Ditėn e emrit dhe ditėlindjen. Si festojmė? Na vijnė shokėt e shoqet. Luajmė me ta. Hamė ėmbėlsira, pimė lėngje, kėndojmė... Festa mė e bukur, mė e gėzueshme, mė e njohur dhe mė e dashur pėr fėmijė gjithsesi ėshtė Krishtlindja, Kėrshėndellat. Ēka festojmė atė ditė? - Ditėlindjen e Jezu Krishtit! Cila ditėlindje e Krishtit ėshtė sivjet? (2001-ta, ...) Pėr Krishtin mė tepėr do tė mėsojmė vitin e ardhshėm. Pėr sivjet tė mbajmė mend se Jezu Krishtin Zoti e ka dėrguar pėr t’u ndihmuar njerėzve. Krishti jetonte nė kėtė botė, i mėsonte njerėzit dhe u ndihmonte... Krishti jeton edhe tash, te Zoti. Ai gėzohet kur ne festojmė ditėlindjen e tij... Koha e pėrgatitjes pėr ditėlindjen e Jezu Krishtit quhet KOHA E ARDHJES. Kjo kohė zgjat katėr javė para Kėrshėndellave... Nėpėr kisha, po edhe nėpėr shtėpi familjare besimtarėt nė kėtė kohė bėjnė “Kurorėn e Ardhjes”, me 4 qirinj, pėr secilėn javė nga njė... Si pėrgatitje pėr Krishtlindje bėjmė edhe “grazhdin e Betlehemit” dhe e stolisim “Pemėn e Kėrshėndellave”...

    Ngjyrose dhe stolise kėtė pemė Kėrshėndellash dhe "grazhdin" e Betlehemit!

    PO AFROHET DITĖ E LUME PO AFROHET DITĖ E BARDHĖ

    KUR NDĖR NE PREJ ZOJ’S BEKUME VET SHĖLBUESI KA ME ARDHĖ.

  4. #14
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    15. K R I S H T L I N D J A

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Si do tė festojmė mė sė miri ditėlindjen e Jezu Krishtit? Para sė gjithash atė ditė do tė shkojmė nė kishė dhe do tė marrim pjesė nė Meshėn e shenjtė... Me tė gjithė fėmijėt do t’i kėndojmė kėngėt e Kėrshėndellave nė nder tė Krishtit tė vogėl... Pas Meshe gjithsesi do tė shkojmė pėr tė parė “grazhdin” e Betlehemit, qė ėshtė pėrgatitur nė kishė. Atje do ta pėrshėndesim me ndonjė uratė Krishtin Foshnje, Nėnėn e tij, Zojėn e Bekuar, dhe shėn Jozefin. Te shtėpia me diēka do t’i gėzojmė prindėrit tanė, vėllezėrit e motrat. Tė gjithėve do t’ua urojmė Krishtlindjen: “PĖR SHUMĖ MOT KĖRSHĖNDELLAT!” ... Do tė vizitojmė shokėt e shoqet tona, si edhe ndonjė plak ose plakė tė vetmuar, qė s’kanė kurrkė. Edhe atyre do t’ua urojmė Krishtlindjen...

    * * *

    Para Kėrshėndellave ngjyrosni kėtė figurė dhe zgjidhni detyrat nė faqen e ardhshme!

    Ndihmoni Marisė dhe Jozefit qė ta gjejnė rrugėn deri te shpella e Betlehemit! Rrugėn e saktė dhe figurat ngjyrosni me ato ngjyra qė ju pėlqejnė mė sė shumti!

    Kėto dy figura tė nėnės dhe tė foshnjes duken tė njėjta, por ato kanė 10 ndryshime. A mund t’i gjeni? Ndryshimet qė i gjeni, rrethoni nė figurėn nr. 2. Pastaj ngjyrosni figurėn e parė.

    BUKURI NA DUEL KJO DITĖ SEPSE DIELLI NA KA SHNDRITĖ TERR’ I MNERSHĖM NA KALOI MBI TOKĖ KRISHTI KUR VEGOI.

  5. #15
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    16. K R E S H M E T

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Me siguri tashmė keni dėgjuar fjalėn “Kreshmėt”... Kėshtu quhet koha e pėrgatitjes pėr mė tė madhen festėn tonė, pėr PASHKĖ. Megjithėse Jezu Krishti, derisa jetonte nė kėtė botė, njerėzve u ka bėrė vetėm mirė, prapėseprapė kishte shumė njerėz tė kėqij, tė cilėt nuk e donin. Ata e urrenin, e arrestuan, e rrahėn, e paditėn rrejshėm nė gjyq dhe e vranė, duke e gozhduar nė kryq... Tė gjitha kėto ngjarje ne pėrkujtojmė gjatė Kreshmėve... Pėr kėtė arsye gjatė Kreshmėve nėpėr kishat tona mbahet UDHA E KRYQIT, njė pėrshpirtėri, qė fėmijėt e ndjekin me dėshirė. Kreshmėt pėrfundojnė me JAVĖN E SHENJTĖ, apo JAVĖN E MADHE... Nė faqėn e ardhshme keni pasqyrėn e festave kryesore tė Javės sė Madhe dhe simbolet e ngjarjeve qė i pėrkujtojmė...

    J A V A E M A D H E


    O ZOT I DASHUR, BABĖ I MIRĖ:

    NEVE NA NDIHMO!

    PĖR ĒDO NJERI TI KI MĖSHIRĖ:

    NEVE NA NDIHMO!

  6. #16
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    17. P A S H K Ė T

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Tė Dielėn e luleve shkojmė nė kishė me njė buqetė lulesh nė dorė, qė gjatė meshe bekohen... Pėr Pashkė veshim petka tė reja, mė tė bukura qė i kemi, sepse Pashkėt janė mė e madhja festa jonė... Pashkėt i mbajmė mend edhe me vezė tė kuqe, apo tė vizatuara, qė i pėrgatisim pėr atė festė... Mirėpo, ēka festojmė ne ditėn e Pashkėve? ... Duhet tė mbajmė mend kėtė: Ditėn e Kėrshėndellave ne festojmė ditėlindjen e Jezu Krishtit, kurse ditėn e Pashkėve festojmė ringjalljen e tij... Jezu Krishti kishte vdekur, por Zoti ynė i mirė pas tri ditėsh e ka ringjallur... Pra, Krishti ėshtė i gjallė dhe nuk do tė vdesė mė kurrė. Ai ka jetėn e pasosur. Ai ka premtuar jetėn e pasosur edhe tė gjithė njerėzve, tė cilėt nė kėtė jetė do tė jenė tė mirė... Edhe ne do tė jemi tė mirė, qė tė jetojmė gjithmonė me Krishtin... Qengji me flamur, nė tė cilin shihet kryqi, ėshtė simbol i Krishtit tė ringjallur.

    * Ngjyrose me ngjyra sa mė tė bukura simbolin e ringjalljes sė Krishtit!

    * Preni gjashtė figura tė vogla, e pastaj i ngjitni nė vend tė duhur nė figurėn e madhe. Nėse i rreshtoni mirė, do tė fitoni njė figurė shumė tė bukur. Pastaj ngjyrosni atė figurė!

    PĖR SHUMĖ MOT PASHKĖT!



    [ Gjakovė, 2001 ]

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Rrėfimi dhe Kungimi i duhur
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2012, 23:27
  2. SAKRAMENTET - Ne Kishen e Krishtit!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 01:47
  3. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  4. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  5. Kungimi
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 18:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •