12. D R I T A
PRINDI dhe KATEKISTI
Qė ta kuptojnė fėmijėtė sa mė mirė dritėn, duhet ta pėrjetojnė mirė terrin. Bisedojmė me fėmijė nė njė dhomė tė errėsuar. Ēka mund tė bėjmė nė terr, e ēka nuk mundemi? ... Tė theksojmė se bimėt nuk mund tė rriten nė terr... Mos tė kishte dritė aspak, krejt tokėn do ta mbulonte akulli... Do tė thotė se pa dritė ska jetė... Bukurinė dhe dobinė e dritės e kuptojmė kėshtu qė mė sė pari e ndezim shkrepsėn (qibritin), pastaj qiriun, e mė nė fund llambėn elektrike... Duhet tė theksojmė se ēdo dritė nė kėtė botė njė herė do tė fiket, do tė vdesė. Ekziston edhe njė dritė mė e madhe: Dielli, yjet... Mirėpo, edhe kėto janė vetėm krijesa tė Zotit. Edhe ato njė herė do tė fiken... Ndėrkaq, ekziston njė dritė, qė ėshtė shumė mė e fortė se ēfarėdo drite nė kėtė botė. Ajo dritė ėshtė aq e fortė, sa qė ne as nuk mund ta shohim me sytė tanė... Ajo dritė nuk shuhet kurrė. Kjo dritė ėshtė drita e Zotit... Vetėm kur tė arrijmė nė Qiell, vetėm atėherė do tė mund ta shohim kėtė dritė tė Zotit... Kjo dritė e Zotit nuk fiket kurrė dhe ajo tė gjithėve ua jep jetėn. Pėr kėtė arsye edhe nė lutje pėr tė vdekur themi: Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. E u ndrittė drita e pambaruar!
ZOTI ĖSHTĖ DRITA IME DHE SHĖLBIMI IM.
Krijoni Kontakt