26 maj: Pėrkujtojmė Imzot Gaspėr Thaēin nė 60-vjetorin e vdekjes
( 26/5/1946)
Me vdekjen e Imzot Lazėr Mjedjes, kryeipeshkvit tė Shkodrės, vendin e tij me 19 mars 1936 e zuri Imzot Gaspėr Thaēi.
Mėsimet fillore Imzot Thaēi i kreu nė shkollat kishtare tė vendlindjes, nė Shkodėr e pastaj, sikurse edhe shumica e klerikėve tė tjerė shqiptarė, vijoi studimet teologjike e filozofike nė Insbruk, Austri. Meshėn e parė e ēoi mė 21 nėntor 1911 dhe menjiherė filloi shėrbimin si famullitar nė dioqezin e Sapės nė Nėnshat, Dajē e Qelėz tė Pukės, ku me 8 dhjetor 1912 ngriti edhe flamurin shqiptar.
Nėn drejtimin e tij u organizuan shumė konferenca tepėr tė rėndėsishme me karakter doktrinor e shoqėror qė patėn pėr qėllim pėrgatitjen e besimtarėve katolikė pėr kohėt qė po afroheshin.
Imzot Thaēi qe organizatori i komitetit pėr kremtimin e festive jubilare tė Shna Ndout e tė Shėn Luigj, si edhe 700-vjetorit tė lindjes sė Shėn Franēeskut, ngjarje tė cilave, shtypi i asaj kohe u kushtoi vėmendje tė veēantė.
Mbylli sytė nė Shkodėr me 26 maj tė vitit 1946 pas njė lėngate tė gjatė e pasi kishte parė edhe fillimin e martirizimit tė Kishės katolike shqiptare.
Salikimet u kremtuan me datė 29 tė po atij muaji. Ishin salikimet e fundit madhėshtore qė pėrjetonte Shkodra.
Imzot Thaēi ashtu si edhe vėllai i tij Kolė Thaēi u dallua edhe nė fushėn e letėrsisė. Mė poshtė po japim disa tingėllima (sonete) qė Imzot Thaēi i kushtonte meshtarit martir shqiptar Dom Lazėr Shantojės, kur ky i fundit ishte famullitar nė Sheldi tė Shkodrės.
PREJ RRANZET TĖ NENSHATIT
Pak para Pashkėvet (1920) i Nder. Dom Gaspėr Thaēi lźte shkrepin e Nenshatit, prej kah shifet per bukurķ e begatshmja fush e Zadrimės, e shkote mu pjekė nė kolegen e vet Dom Lazėr Shantojėn, qi tash ā famullitįr nė mal tė Sheldķs.
Mbet i shtangun aj Zotnķ tuj himun nodė kndimit tė kolegės. Nė njen anė, kah e djathta e atķ qi hinė mbrendė; pau pjanoforten e nė tjetrėn, kah e rrmakta, shtratin e qemalen; kundruell deret, e shi per krahė tė dritsores pat para sysh dy bibljoteka mbushė me libra gjithėnduersh, e njitė me bibljoteka, dy tavolina, ku per gjith ditė prifti i rķ i Sheldķs rrin 3 a 4 orė tuj kėndue e tuj punue pėr letratyrė tonė; e si tė lodhet merr nė dorė qemalen a ulet tu pjanoforta, e tuj u argtue me muzhikė harron tė lodhunit e kndimevet e pregatitet per studime tjera, qi shpejt (na vź mendja) kan me vjeftun fort edhe pėr letratyrė tonė kombtare.
Si u kthye Dom Gaspri nė qelė tė vet tė Nėnshatit deshti me 6 tingllime me shprehė pėrshtypjen e kandshme qi pat at ditė nodė tė kolegės; e Kalendari ynė kėto vjerrsha po don me i botuemun pėrsé vķnė jo veē me i diftue shumkuej se si mund ta shkojnė kohen me dobi tė vet e tė kombit, por edhe pse na zblojnė se Dom Gaspri vetė ā i zoti me begatuem letratyrėn tonė me shkrime edhe mā tė randa, falemi nderės Zotit, e dimė se ja kį nisė.
Qe pra rreshti i ktyne tingllimevet:
NDJESINA E KUJTIME
Bibljoteka
Mbylle, shekull proshmues, at gojė restare
Qi tuj ferflluemun vnerin e idhnķs
Po i helmatisė sot zemrat atdhetare
E nderėn ftofė qi i duhet bā Priftnķs.
Mbylle; persé nuk āsht jo kundershtare
Gjendja e Meshtarit per lulzim tArbnķs:
E ndjesinat e tija besimtare
Sja presin udhėn dritės e gjytetnķs.
Avitu ktu e shikjo, nė paē sy me pį;
Shikjoj kto rafta dijet gjithnduerishte,
Qi mbledhė nji bģr i popullit e kį
Kqyr, kqyr sį vepra tė bukra letrarishte
Kenka bashkue nė ket Bibljotekė!
Ai bir i popllit āsht nji i Ēetės Klerishte!
Shkritorja
Jo, se shkon jetėn nė papunį tė mjerueme
Letrari i jem; por ulė permbi Shkritore
Thithė lāngė gjith ditėn, si nji bletė e msueme,
Nder lule tė kandshme tė bimave letrore.
E kuer hijen e vet mbi tokė tė zezueme
E shtrin nata gjithkund, nė dritė kandilore
Vijon aj prep se prep me tė papushueme
Hitģ nė frytnim tė lulzimevet Arbnore.
Tė falem, Shkritore e ndershme e ktģ Letrarit,
Permbrenda sė cilles kush e din są gjindet
Vepėr e ruejtme per dobģ tė Shqyptarit!
Tė falem! Atdheu, qi sod āsht kah perlindet,
Deri nė mā tė largtat mote asaj Pendė arit
Me tė zemerta falnderje tesh i bindet.
Shtrati
Āsht lodhė e kputė prej kndimesh; teshmā shtati
I lypė natyrės nder tė vona tė natės pushimin.
Ēou, o Letrar i jem, e shko tu Shtrati,
E lecoja vetvedit pak mundimin.
Shkņ tu Shtrati mbloj-bardhė!... I bardhė ty fati
Nė zemėr tė kullueme do tė kčt qeshė, qi shllimin
E ngule tė bukren Bardhesģ!...fatngrati
Kush nideale tė zeza e mban kujtimin!
Pushoni, o gjymtyrė tė lodhuna!me fleta
Tė prarueme nė pushim tuej tesh u bājnė mblojė
Źjt e Parrizit, qi me kangla tė veta
Gjumin e āmbel kan me ndjellė, e nė rojė
Fisnike rreth e rreth tesh siellen ēeta
Ēeta mbi ju tė derguem prej sLumes Zojė.
Pjanoforta
Tė bukur e paska Pjanoforten! Są
Kandshem po i xirka tingellat! Shijimi
Sa do tė ndihet hyjnuer kuer merr me i rą
Ai qi per hartė zanore e shkrin mallimi!
Tė lodhun prej xānesave, si me pą
Letrarin tem po mė bāhet, kah trillimi
I kcen per Pjano tė vet; e shkon tuj ngą,
E nė tė prekuna tė pėrmallshme i derdhet gzimi.
Zana, knaqnju; e dishepullit tuej rrini
Gadi, sa herė aj plot me harmoni
U joshė qi nė ndihmė per vepra ju ti vini.
Po, po; der są ta xéjn ajo dashtni
Qi mbreti i uej per harte tė bukra i shtini,
Nė mā tamblat vepra jetėn ką me shkrī.
Interrumpendum
Po kush do tė jén ai djalė qi turr ēohet
Prej shkritorjet; e fill shkon e i avitet
Stufės; e nė karrigė tė posaēme po na lshohet
Nė pushim mej liber nė dorė; e nuk i pritet
Pą i shtrimun kambėt e ftofuna, qi tė ngrehet
E prep forcadja e lodhun ti persritet?
Aj āsht Letrari i jem, qi nji grimė kohet
Pushon, są mendja pak ti davaritet.
Perpushet zjermi...vlon nji xheze...shtīhet
Sheqeri nė tas...āsht gadi, e plot shije
Hurba-hurba valukeza perdīhet...
Tė baftė mirė! Nė pushim, tu stufa, me njat pije
Gjaku xehet e jeta edhe pertrihet...
Tesh ēou, e menden zhyte prep nder dije.
Tė lumėt
Tė lumėt, o Dom Lazėr! Ti jo veē me fjalė,
Por me nji cenė tė palodhshme tuj punue,
Se Kleri nė tė vojtun para nuk āsht ndalė
Proshmuesit shekull don me ja diftue.
Tė lumėt! mbas shembullit tand tesh kan me dalė
Prep lule tjera, e tubė kan mu bashkue;
E nji zgjimit fatbardhė tue u pėrfalė,
Jetėn e vet veprueshėm me kalue.
Un tė shikjoj e pergzohem; e nji farė
Turpit kujtimet lerg e lerg mi tretė,
Kah mė ndezet nė zemėr andja qi ne parė
Plot zell per harte tė bukra e pata vetė;
E mė thotė: Persé, persé nuk sillesh mbarė,
Per mos me lanė mā kurr letraren jetė?
Gaspėr Thaēi, Kalendari i veprės pijore, 1921, ff. 21-24.
Krijoni Kontakt