Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 73
  1. #1

    Rusia i shpall "lufte" dollarit

    Agjensia Associated Press (nepermjet Yahoo News) ka raportuar sot se Duma Ruse ka votuar me 375 vota pro, 2 kundra dhe 1 abstenim per te ndaluar dyqanet, restorantet dhe bizneset e tjera qe te kryejne sherbimet e tyre me dollare ose me euro. Ata po ashtu kane votuar ne menyre unanime per te zhdukur njehere e mire konceptin apo fjalen dollar dhe euro nga lajmet zyrtare te Qeverise. Masa jane marre dhe per nje shnderrim te Rubles ne nje monedhe te konvertueshme plotesisht brenda 1 Korrikut.

    Mbas kolapsit te vitit 1991 te Bashkimit Sovjetik, hiperinflacioni goditi rublen shume ashper dhe dollari amerikan dhe marka gjermane u bene monedhat me te preferuara per cdo shitblerje. Ne fund te viteve 90-te Rusia ndaloi transaksionet bankare te ketyre monedhave por sidoqofte shume biznese vazhdonin te trajtonin ne menyre rutine me dollar, marka dhe me vone euro.

    Levizja me e fundit vjen kryesisht kunder dollarit amerikan si dhe per te forcuar rublen e cila mbas rritjes se ekonomise per shkak te eksportimit te naftes, ka arritur nivele qe prej kohesh ruset nuk e kishin

    Ky lajm i bashkangjitet atij tjetrit i cili tregon per vendimin e qeverise se Putinit qe duke filluar qe nga 8 Qershori, Rusia nuk do shesi me nafte me dollare por me rubla dhe brenda 1 Janarit 2007 rubla duhet te kete arritur konvertimin e saj te plote. Per me shume: Russia tentatively OKs ban on dollar, euro

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    konkretisht rusia eshte e bekuar "nga allahu" te jete vendi nr.2 ne bote per nga rezervat e naftes dhe vendi nr.1 per gaz natyror. rusia eshte e bekuar nga shen sava te kete nje plejade shkencetaresh gjeniale qe jane pergjegjes per zhvillimin e shkences sot.

    ka ardhur koha qe kombi rus te respektohet njesoj si te tjeret dhe ndoshta me shume se te tjeret.
    zdraftujtje balshoja krasivaja rasija!

  3. #3
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Bukur, bukur, bukur....
    Se mos eshte vetem nafta e gazi.... Po rezervar e arit, uraniumit, titanit (i domosdoshem ne industri ushtarake)?
    Megjithate kapitali me i madh i nje kombi te lavdishem jane sasia e njerezve te shquar, Alketi e tha shume mire kete.
    Gjermania e Japonia jane kombe te medhenj megjithese nuk kane pasuri natyrore, Rusia i ka te dyja.
    Kur Irani deklaroi planet per hapjen e burses ku nafta e gazi te kuotoheshin ne Euro, anal-istet (e paguar nga interesat atlanticiste) u zgerdhine, te shohim ku do i coje zgerdhirja kur Rusia te beje te njejten gje e ndoshta dhe Venezuela me Bolivine.
    Politika largpamese e administrates aktuale Ruse ka krijuar nje Fond te Jashtezakonshem Strategjik me fondet qindramiljardeshe te naftes. Ata po mundohen te eliminojne te gjithe borxhin (duke e paguar para kohe). Komik eshte fakti qe Banka Boterore po mundohet te mesoje Rusine se c'duhet te beje me parate e saj (ti investoje neper bote qe Daj Sami te beje ate qe beri dhe me Iranin e pas-Shahut). A thua se nuk ishin keta ndyresira qe me keshillat (luften apo terrorizmin ekonomik) e cuan Rusine ne prag Kolapsi para disa vitesh.....
    Nje mandat i trete per Vladimir Vladimirovicin eshte ajo qe i duhet Rusise ne kete moment. Gjynah qe ai vete nuk eshte entuziast per kete.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  4. #4
    Me shpetoi nje koment i Washingtonit po ne nje blog qe lexoja pak me perpara kishte nje batute te forte; prite kur ti bejne ndonje atentat Putinit tani
    lol

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Me qe ruset vendosin ti kthejne shpinen dollarit e sigurte qe eshte vazhdimi i procesit ''Kthim ne İndetitet'' . Ne vitin 91 rradha per tu futur ne McDonalds Moskva ishte rreth 3 km, per te marre nje pasosh perendimor, ruset bejne sakrifica nga me te medhajat duke fillu nga braktisja femijve e deri tek praninmi i nje seksuale te stimuluar nga viagra, si kjo e plot shembuj te tjere deri sa shume eksperte shpallen se rraca e paster, puntore, e bukur dhe e ndershme ruse kishte pesuar nje degjenerim total kjo gje vazhoi per 12 vjet deri sa filloi te ndihej era e Putinit.
    Kto i shkruajta sepse Shpallja lufte dollarit eshte vetem nje hap me teper qe rusia po ben drejt rruges se saj per pergatitjen e nje lufte teper me te ftohte se ajo e para dhe ket rradhe me disa lojtare me teper. Nuk gje per hajer por koha do tregoje gjithēka.
    Money Makes Man act Funny

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    A mund te na sqaroje dikush se pse deshira/synimi per te afirmuar monedhen tende kombetare na qenka "shpallje lufte" ndaj dollarit, jenit apo rupise?
    Qe pas falimentit te dollarit (me shkeputjen e lidhjes se saj me arin) ai (si edhe agti te gjitha monedhat ne bote) eshte "fiat money", ose pare prej letre!
    Une e kuptoj shume mire qe kjo eshte shume komode per Daj Samin i cili mund te blere cte doje neper bote thjesht duke shtypur kete pare prej letre (dhe sigurisht jane kujdesur qe te kene ata dhe vetem ata monopolin e preses se parase). Po nuk kuptoj pse bota duhet te pranoje te paguhet me nje monedhe vlera e te ciles caktohet ne menyre arbitrare nga nje shtet i cili ne menyre te papergjegjshme (ne mungese se lidhjes me arin) "shtyp" dhe ve ne qarkullim 2-3 trilion dollare e vit!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    E para punes eshte shume idioteske dhe driteshkurter per ruset te bejne dicka te tille. Ne boten e sotme te globalizuar, kur te gjithe vendet jane te lidhura me njera tjetret ne nje menyre ose tjeter, dicka e tille demton ekonomine e rusise dhe nuk e ndihmon. Monedhet e vendit tend nuk riafirmohet me ligje dhe procesverbale, por me perparime konkrete ekonomike. Ruset perdorin dollare dhe euro, se e vlersojne rublen si volatile dhe shtetin e tyre si jo te sigurte. Ekonomia ruse akoma nuk ka dale nga kriza qe pesoin ne 1997-ten, prandaj dhe monedha e rusise nuk vlersohet mire. Eshte ekonomi ajo qe e mbart cmimin e monedhes te nje vendi, dhe jo qeveria. Marketi ne nje menyre ose nje tjeter e gjen menyren per te ndrequr per vendime legjislative qe qeveri te ndryshme bejne per te permiresuar ekonomine e vendit te tyre. Nqftse ruset duan ta fuqizojne rublen, duhet rindertojne sistemin e tyre bankar, te luftojne korrupsionin, ta bejne me te lehte per njerez qe te investojne ne Rusi etj etj.

  8. #8
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Rusia e provoi metoden "e zgjuar" dhe "largpamese" te Pashkove Ruse (Gajdar etj) dhe per pak Keshillat e zgjuara te "Shkolles se Harvardit" do rezutonin fatale per "pacientin"!
    Para se te na habitesh me te "mirat" e globalizimit a nuk do ishte pak me e udhes te lexoje njecike ate Traktatin e Listit per Ekonomine Politike Kombetare?
    Komik eshte fakti qe nese une ne emer te "globaizimit" do te te propozoja te te blija ty shtepine me ca pare qe sapo i kam printuar ne nje DeskJet, ti evshtire se do e haje ate tek!
    Nga ana tjeter ndjekja e politikave ekonomike "idiote" dhe "driteshkurtera" mbas 1999 e beri Rusine sot nje nga shtetet me financat me te shendosha sot ne bote.
    I nderuar i pakapshem (ndoshta i referohesh llogjikes e cila me sa duket ka ikur ne drejtim te paditur), e di se jetojme ne 2006 e jo ne parajsen liberiste te Khodorkovskeve, Gusinskeve, Berezovskeve e Nevzilineve qe i bene Rusise pak a shume ate qe i beri Traktati i Versajes Gjermanise se Vajmarit?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Rusia e provoi metoden "e zgjuar" dhe "largpamese" te Pashkove Ruse (Gajdar etj) dhe per pak Keshillat e zgjuara te "Shkolles se Harvardit" do rezutonin fatale per "pacientin"!
    Para se te na habitesh me te "mirat" e globalizimit a nuk do ishte pak me e udhes te lexoje njecike ate Traktatin e Listit per Ekonomine Politike Kombetare?
    Komik eshte fakti qe nese une ne emer te "globaizimit" do te te propozoja te te blija ty shtepine me ca pare qe sapo i kam printuar ne nje DeskJet, ti evshtire se do e haje ate tek!
    Nga ana tjeter ndjekja e politikave ekonomike "idiote" dhe "driteshkurtera" mbas 1999 e beri Rusine sot nje nga shtetet me financat me te shendosha sot ne bote.
    I nderuar i pakapshem (ndoshta i referohesh llogjikes e cila me sa duket ka ikur ne drejtim te paditur), e di se jetojme ne 2006 e jo ne parajsen liberiste te Khodorkovskeve, Gusinskeve, Berezovskeve e Nevzilineve qe i bene Rusise pak a shume ate qe i beri Traktati i Versajes Gjermanise se Vajmarit?
    More flak djalo shpejt pa e lexuar shkrimin tim mire. A je studiues i ekonomise? Une per vete jam, biles kam mbaruar per finance. Une i referohem llogjikes monetariste te Milton Freedman. Une sdua te te habis me te mirat e globalizmit, biles jam une ai qe kam shume kritika per globalizmin. Por kshu eshte ekonomia e sotme. Biles, matane parase prej letre, shumica e trazakcioneve behet ne menyre elktronike, ku asgje e tundueshme leviz nga dora ne dore. A eshte shume volatile kjo? Natyrisht, sepse eshte spekullim mbi spekullim dhe nuk behet tregti e vertete, dhe kte problem e pame me kolapsin e ekonomive aziatike ne vitin 2000. Ama kjo levizja e ruseve eshte dicka e demshme gjithashtu. Nuk munden politikanet te vleresojne monedhen e vendit, kjo gje duhet ti lene marketit. A ke lexuar per Argjentitent se cfare ndodhi para ca vjetesh? Qeveria e Argjentines kishte kohe qe e kishte vene kursin e pesos se saj, 1 dollare per 1 peso. Mbasi qeveria Argjentisa nuk e vazhdoi kte gje por e la peson te bente float, pesoja u divlersua jasht mase duke treguar gjendjen e vertet te ekonomise Argjentinase dhe duke e kthyer vendin ne krize. Pra edhe njehere nqftse vet banoret ruse nuk e vlersojne rublen, nuk ka ligj qe mund ti bej ata ta vlersojne me zor.

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Po ama ishte "receta" e FMN qe e detyroi Argjentinen te bente ate qe beri dhe u pa se si perfundoi.
    Mahathiri e nxorri vendin nga kriza duke bere pikerisht te kunderten e asaj qe predikonin FMN e BB!
    Konsensusi i Washingtonit seshte gje tjeter vecse terrorizem ekonomiko-financiar.
    Me fal per tonin i cili ishte joproporcional dhe ndoshta i nxituar.
    Pema shihet nga frytet qe nxjerr dhe jo nga gjethet e bukura!
    Kudo ku jane zbatuar recetat e FMN (krahu ekonomiko-financiar i atlanticizmit) frytet kane qene te hidhura. Shifrat jane kokeforta. Neokolonializmi dhe bananizimi i shteteve mund te marrin lloj-lloj formash por aritmetika eshte aritmetike dhe nuk do t'ia dije shume per teologjine e sotme liberiste apo fondamentalizmin e tregut sic e quajne disa analiste.
    Sa per monetarizmin delegimi i printimit te monedhes nje Organizmi Privat sic eshte Rezerva Federale (me truke te denja per nje Patriot 2) eshte ne kundershtim flagrant me vete nenet e Kushtetutes Amerikane, hartuesit e se ciles konsideronin krijimin dhe emetimin e monedhes si e drejte ekskluzive e Kongresit!
    Vete termi dollar ishte dikur (ne fillim) masa ne argjend e njesise monetare amerikane......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga antares : 25-05-2006 mė 14:49
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dollari
    Nga Prototype nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 04-11-2010, 21:26
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Toni Bler i shpall luftė emigrantėve ilegalė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:13
  4. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •