Njė kullė shqiptare nė Malin Athos
ARTA SEITI
24 Maj
Mali Athos ėshtė njė tokė prej afro 400 km², ku unė nuk mund tė shkel.
Sepse gratė janė rreptėsisht tė ndaluara tė shkelin. Madje, dhe kafshėt e gjinisė femėrore.
Nė veri tė Greqisė, i shtrirė nė detin Egje, e ku maja mė e lartė ėshtė 2033 metra, ky vend ka afėrsisht vetėm 1500 banorė. Me njė ndryshim, banorėt janė murgjėr qė jetojnė nė 20 manastire tė fesė ortodokse, tė vendosura aty qė prej shekullit tė X-tė.
Kjo «republikė» gėzon njė status tė veēantė, autonom, tė garantuar nga e drejta ndėrkombėtare, sipas traktatit tė Lozanės tė vitit 1923.
Kjo botė ireale, ku nuk ka nėna, teze, halla, motra, ku kalendari ėshtė ai i Jul Ēezarit, ku ora ka mbeteur si nė kohėn e Bizantit e mesnata pėrkon me perėndimin e diellit, ku elektriciteti funksionon nė ēdo manastir me gjeneratorė, e ku banorėt janė vegjetarianė, i ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht lutjes dhe devotshmėrisė sė zotit; andaj quhet ndryshe Mali i Shenjtė.
Murgjėrit janė grekė e tė kombėsive tė tjera, por tė gjithė janė qytetarė grekė dhe gėzojnė tė drejta tė njėjta. Vendi administrohet nga njė guvernator civil, i emėruar nga shteti grek.
Kjo njėsi autonome, e pėrfshirė ne Listėn e Trashėgimisė botėrore tė Unesco-s, ėshtė e vyer pėr koleksionin e artit ortodoks, pėr ikonat, afresket e dorėshkrimet e vjetra, pėr arkivat e ēmuara.
Kėrshėria pėr kėtė vend lidhet jo vetėm me vlerat e historisė e tė artit, jo vetėm me mėnyrėn e jetesės.
Nė njė bisedė me profesorin B.Bojovic, tė Shkollės sė lartė tė studimeve nė shkencat shoqėrore nė Paris ( EHESS), i cili e kishte vizituar Malin Athos, para disa vitesh, mė tėrheq nė fillim, njė ngjarje e vogėl, qė do tė mė sherbejė mė pas si nyje pėr vlerat historike e ikonografike qė paraqet ky vend pėr Shqipėrinė. Ai mė tregon se nė vaporin qė merrte pėr tė shkuar nė Malin Athos, hyn nė bisedė me njė punonjės tė rendit, kontrollues i lejeve tė vizitave, i cili e pyet se « ēdo tė thotė tė jesh shqiptar ? » Sepse, tė gjithė e quanin « shqiptar », pėr arsyen qė vinte nga Greqia e Veriut, e sepse ai ishte « qimekuq », tipare qė nuk pėrngjanin me banorėt pėrreth. « Unė, nuk e di se ēfarė ka tė veēantė tė qenit shqiptar, ia pret ai, por njė gjė ėshtė e sigurt, muzika rumune, sllave, shqiptare ėshtė e njėjtė, e mė pėrket ».
E pikėrisht, nė Malin Athos, mė tregon mė pas, profesori Bojovic, ndodhet « Pirgu shqiptar », kulla shqiptare nė manastirin e Hilandarit, tė cilin ai e kishte vizituar. Mėsoj qė i ati i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, bleu nė shekullin e XV-tė, pirgun e Shėn Gjergjit, i njohur me emrin « Pirgu shqiptar », ku Gjon Kastrioti ka jetuar me njė nga djemtė e tij, Reposhin. Mėsoj nė tė njėjtėn kohė, qė Manastirit tė Hilandarit, babai i Skėnderbeut, i dhuroi dhe dy fshatra nga pronat e tij.
Lidhja me historinė tonė mė shtyn tė kėrkoj nė « Historinė e Shqipėrisė », e gjegjėsisht tė ndjek gjurmėt shqiptare tė Malit Athos. Nė kreun e tretė tė « Historisė sė Shqipėrisė », tė titulluar Fundi i sundimeve tė huaja Formacionet shtetėrore shqiptare nė shekullin XIV fillimi i shekullit XV », nė paragrafin « Shteti i Gjon Kastriotit », shkruhet : «Kėshtu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit nė Malin e Shenjtė, qė gjendet nė brigjet e detit Egje. Kėtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi nė vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta nė rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shėn Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar), dhe nė kėtė manastir njė nga djemtė e tij, Reposhi, e kaloi jetėn si murg derisa vdiq mė 25 korrik 1431. »
Nga kėrkimet e mėpasme, pėr Malin Athos e lidhjen e tij me ikonografinė shqiptare, mėsoj qė emra tė shquar piktorėsh shqiptarė tė afreskeve, kanė punuar nė manastiret e kėtij vendi.
David Selenica (1715), ka pikturuar afreske nė manastirin e Laurės sė Madhe, nė Malin Athos ; vėllezėrit, Kostandin dhe Athanas, tė mbiquajtur « Zografi », krijimtaria e tė cilėve shtrihet nga 1741-1783, nė afresket e tyre, kanė ruajtur karakterin krahinor tė veshjeve.
Eshtė pėr tu pėrmendur, Grigor Zdruli (vdiq nė 1906), prift, qė profesionin e zografit e morri nė Malin e Shenjtė. Atje, formoi dhe atelienė e tij, ku i mėsoi zanatin tė rinjve shqiptare si Grigor Zdruli (i riu), Spiridhon Dunka, Dhimitėr Papaveshi e tė tjerė. Anton Zengo, prift, i cili ka ushtruar krijimtarinė e tij nė gjysmėn e parė tė shekullit te XIX-tė e deri nė fund tė po kėtij shekulli ; ka punuar nė malin Athos.Nė kėtė republikė murgjėrish, ku siē shprehen dhe ata vetė, ēdo lėvizje pėrshkruhet « brėnda dhe jashtė nesh » (B.Bojovic), gėrshetohen mitikja me realen : sipas mitologjisė greke, Athos, nė betejė me Posejdonin, e qėllon me njė copė shkėmbi atė, por nuk arrin ta zerė ; shkėmbi bie mbi det nė formė piramide, duke krijuar kėshtu, Malin Athos.
Thuhet qė vizitorėt e pelegrinėt janė tė shumtė, specialistėt e ikonave bizantine, kėrkuesit qė nguliten nė arkivat e Malit tė Shenjtė. Raporti i njė deputeteje evropiane qė daton prej 2003-shit, pėr barazinė e gjinive, nė kėtė zonė, nuk ėshtė votuar, pėr ēudi, nga deputetėt grekė.
Republika autonome e Malit Athos, vazhdon tė mbetet e shkėputur nga bota. Por pasuritė etnografike, tė ikonografisė ortodokse peshojnė.
Nė brendėsinė e njė forme tjetėr tė kėrkimit shpirtėror, nė qetėsinė e murgjėrve qė vėshtrojnė njeri-tjetrin, shpresoj qė njė ditė tė shkel ; shpresoj tė vizitoj gadishullin e thepisur e pa dyshim, « Pirgun shqiptar ».
Metropol.
Krijoni Kontakt