Ambeta Torromani korr fitore nė Saranno Famosi
Balerina shqiptare, Ambeta Torromani po korr sukses nė spektaklin italian tė Italia 1 Saranno Famosi, prezantuar nga spikerja e njohur Maria de Fipipi. Balerina ka hyrė nė garė qė nė muajin qershor ku ėshtė bėrė edhe pėrzgjedhja e tė rinjve qė po marrin pjesė nė kėtė pektakėl. Ajo prej kohėsh ėshtė duke debutuar me sukses nė cinecita, duke treguar edhe njėherė se shqiptarėt janė tė talentuar. Herė pas herė ajo ėshtė dukur pranė balerinėve tė tjerė shqiptarė, Kledi Kadiut dhe Ilir Shaqirit, tė cilėt me sa duket, e kanė pėrkrahur gjatė garės qė ajo ėshtė duke zhvilluar atje. Balerina shqiptare nė ditėt e para tė garės ka patur kritika tė ashpra sidomos nga konkurrentėt e tjerė, tė cilėt i kanė qėndruar ftohtė gjatė konkurrimit, pėr faktin se ajo ėshtė shqiptare. Tė njėjtėn frymė kanė ndjekur fillimisht edhe anėtarėt e tjerė tė jurisė, tė cilėt i kanė thėnė asaj se duhet tė punojė akoma mė shumė, pasi kėrcimi i saj priret mė shumė drejt rrymės sė kėrcimit operistik. Por gjatė garės ajo ka arritur tė pozicionohet mes konkurrentėve mė tė fortė nė kėtė spektakėl.
Pėrshėndetje dhe suksese shqiptarėve anembanė botės
Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
Krijoni Kontakt