Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 36
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    44
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime

    Ambeta Torromani

    Ambeta Torromani korr fitore nė “Saranno Famosi”
    Balerina shqiptare, Ambeta Torromani po korr sukses nė spektaklin italian tė Italia 1 “Saranno Famosi”, prezantuar nga spikerja e njohur Maria de Fipipi. Balerina ka hyrė nė garė qė nė muajin qershor ku ėshtė bėrė edhe pėrzgjedhja e tė rinjve qė po marrin pjesė nė kėtė pektakėl. Ajo prej kohėsh ėshtė duke debutuar me sukses nė cinecita, duke treguar edhe njėherė se shqiptarėt janė tė talentuar. Herė pas herė ajo ėshtė dukur pranė balerinėve tė tjerė shqiptarė, Kledi Kadiut dhe Ilir Shaqirit, tė cilėt me sa duket, e kanė pėrkrahur gjatė garės qė ajo ėshtė duke zhvilluar atje. Balerina shqiptare nė ditėt e para tė garės ka patur kritika tė ashpra sidomos nga konkurrentėt e tjerė, tė cilėt i kanė qėndruar ftohtė gjatė konkurrimit, pėr faktin se ajo ėshtė shqiptare. Tė njėjtėn frymė kanė ndjekur fillimisht edhe anėtarėt e tjerė tė jurisė, tė cilėt i kanė thėnė asaj se duhet tė punojė akoma mė shumė, pasi kėrcimi i saj priret mė shumė drejt rrymės sė kėrcimit operistik. Por gjatė garės ajo ka arritur tė pozicionohet mes konkurrentėve mė tė fortė nė kėtė spektakėl.

    Pėrshėndetje dhe suksese shqiptarėve anembanė botės
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar

  2. #2
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Mosha
    35
    Postime
    547
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    mua me then te drejten me pelqen shum si balerine Ambeta. Eshte shum e talentuar. Vetem se nuk me pelqen se si flet. Edhe Kledi me Ilirin jan shum te mir. Sidomos Kledi:)
    Te dua se s'te urrej dot......

  3. #3
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te ju them te drejten Ambeta eshte shume e mire ne specializimin e vet, dmth ne dance, por per gjerat e tjera as nuk flitet fare! Nuk din ala me folur mire (ashtu edhe Kledi Iliri qe kan shume vite ketu ne Itali), por ne kategorine qe bejne jan shume te mire!

  4. #4
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Mosha
    35
    Postime
    547
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ambeta Torromani

    Ja dhe nje foto e saj per ata qe s'e kan par...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Te dua se s'te urrej dot......

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,080
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime

    Ambeta Toromani

    Balerina shqiptare pas sfides ne shkollen e "Amici", fillimisht si balerine dhe me me pas si pedagoge, po pergatit karrieren e saj te re. Ate te nje koreografeje. Oferta, e marre nga Akademia italiane Zhizel, i'a ka forcuar bindjen artistes, qe te vazhdoje rrugen e veshtire te koreografes ne baletin klasik.

    "Mjellma" shqiptare e kercimit klasik ka nisur te "notoje ne liqenin" e koreografise italiane. Etapa tjeter e karrieres se Anbeta Tormanit, eshte ajo e koreografise. Pas nje eksperience te gjate si balerine e pare ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane dhe shperthimit te saj ne skenen italiane te "Saranno Famosi". U komentua si shume e habitshme fakti, qe nje profesioniste e kercimit klasik te ndiqte kete shkolle vetem per nje sfide. Nga nje kunkurente dinjitoze, ajo kaloi ne nje pedagoge koreografie, qe mbajti fort shkollen e vitit te kaluar. Talenti i Toromanit, nuk mund te mos vihej re nga organizatoret, te cilet pasi e kane pare ne interpretim "mjellmen" shqiptare e kane promovuar ne koreografe dhe mbeshtetese kryesore te "Amici". Por per Toromanin, kjo nuk mjaftonte. Pas nje largimi gati nje vjecar nga ekrani, Anbeta pregatiste karrieren e saj te re. Me pak e fokusuar ne kamera dhe me shume e perqendruar per tek arti i koreografise. Permes shfaqjeve te vogla, qe vinte ne skene, ajo perpiqej te linte gjurmet e atij baleti, qe mesoi ne Tirane. I duheshin, per te matur aftesite e saj; kete here jo drejtpersedrejti ne maje te gishtave. Oferta, e marre nga Akademiia italiane Zhizel, per te bere pedagogen ne edicionin e trete "Porto San Giorgio in Danza", ku behet nje mesim i hapur baleti. Anbeta, ne kete eveniment nderkombetar, do te beje koragorafite e baletit klasik. Nje zhaner i veshtire, per nga teknikat dhe perfekshmeria e interpretimit, por dhe shume i dashur per artisten shqiptare. Per mediat eshte shume e rezervuar, flet pak, ndersa pohon se ia ka lene punen te beje pjesen tjeter te propagandes se saj artistike. Nje karriere, e nisur ne moshen 5 vjecare, mes entuziazmit dhe skepticimit. I mjaftojne pak jave, per te zbuluar dashurine e saj per baletin. "Mjellma" e baletit klasik pershkruhet si nje person shume ambicoz, e thjeshte dhe modeste. E pranon se ne pamje te pare, shfaq nje imazh te vetes, qe as ajo vete nuk e njeh. "Me ka ndodhur shpesh te degjoj, te me thone se jam e ftohte dhe shume e rezervuar, por ju siguroj qe eshte vetem pershtypja e pare pasi jam e ndrojtur dhe hapem vetem me personat, qe me pelqejne dhe me te cilet mendon se mund te ndertoj nje marredhenie te bukur. Kush me njeh me te vertete, e di qe jam serioze, e rrepte dhe ambicioze por vetem kur punoj, ne jeten private me pelqen te rri mes miqve e te argetohem". Sa here qe kercen emocioni eshte gjithnje shume i madh dhe synimi i saj, eshte qe ate emocion t'ia komunikoje publikut qe e sheh. Me profesionin e ri te koreografes, "mjellmes", i duhet te sforcohet dyfish, qe kete objektiv te arrije ta trasmetoje jo me permes vetes, por permes balerineve te rinj, qe do te shfaqen me koreografite e saj.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    Ambeta Kledi Klajdi dhe Tili..

    Ka disa jave qe gati perdit tek kanal 5 e italise dalin Kledi, Ambeta, Klajdi e Tili.. 4 balerin shqiptare qe konkurrojne ne Tv italian ..

    Jan te mrekullueshem te 4 -ter..

    Plasen italanet nga inati..

  7. #7
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anėtarėsuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    286
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Talking

    ehe kam pa ca pjese tek programi "Amici"
    Ate Klajdin vetem duke e sulmu rrijne por ai me sa kam pa une ja meshtjell te gjitheve!
    Ishte ne sfide me nje tjeter por ngaqe kishte dal i pari tek klasifikimi i me te deshiruarve e hoqen nga sfida! :)

    Shyqyr qe po dallohemi njehere ne shqiptaret!
    Ishalla e fiton dhe kte vit nje shqipetar programin(sic e fitoje vjet Leon ;) )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga WaRrIoR : 10-02-2005 mė 20:16

  8. #8
    wWw.WebShqip.Com Maska e vodafone_1
    Anėtarėsuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Italy Torino
    Mosha
    35
    Postime
    190
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    E ndjek sa here
    Tifoz bej per Klajdin sepse eshte me te verte talent
    Po e dini pse e sulmojne Klajdin sepse ja kane te gjithe friken se mos fiton ai edhe te gjithe duan ta nxjerrin ne sfide.
    Po se dine ata qe Klajdi ka per ta marre kete vit..ndersa per Tilin nuk ma ha shum syri sepse eshte pak i ndrojtur per cdo gje

  9. #9
    I-L-M Maska e indrit gjoni
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Mosha
    35
    Postime
    35
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    klajdin jan duke e sulmu te gjith se ja kan friken se do fitoj,u bo kater vjet te amici di maria, dalin ne finale vetem shqiptar, dhe kan fitu,vetem anbeta qe doli e dyta se nuk kendoi mir
    gjithmon shqiptaret kan qen me te votuarit,dhe ja bonin italianet se kan dergu sms na shqiperia.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    Ambeta Toromani

    Ne kanalin 5 te tv italian ne programin AMICI te Maria De Filippi-t cfaqet shpesh balerina jone shqiptare, Ambeta..
    Sikurse kolegu i saje Klejdi Kadiu dhe Ambeta te mahnit me talentin, elegancen e mjeshterine e saje..
    Ne se Bota sot ka (supozojme..mendimi im ky) 10 balerina te perkryera patjeter 1 nder to eshte dhe Ambeta jone..
    Uroj me shpirt ta shoh Ambeten.. ne skenat e teatrove me prestigjioze te botes..
    Ajo eshte nje mrekulli qe Zoti e ka krijuar per Baletin Klasik..
    Ambeta eshte krenaria jone..

    Suksese Ambeta !!!

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    skender76 (23-02-2018)

  12. #11
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,130
    Faleminderit
    113
    64 falenderime nė 58 postime
    E papame eshte.jane te vetmit qe na bejne te ndjehemi krenar,pervec erjones

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kush eshte erjona? A, eshte talent me pelqen me teper se Klejdi,dhe patjeter qe ndjehem krenare. Dhe te tillr kemi shume neper bote.

  14. #13
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,130
    Faleminderit
    113
    64 falenderime nė 58 postime
    Erjona Brace.scusi lei

  15. #14
    Venezia Maska e icelok
    Anėtarėsuar
    27-02-2007
    Postime
    64
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nje keshille per Ambeten................nese mendon te besh emer dhe te vleresohesh per ate qe je .............mos rri ne Italy............largohu sa e shpejt.....urime
    libero, fluttuante, suscettibile di evocazioni.

  16. #15
    Wilma Maska e xhuliana
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Anbeta....eshte yll fare....thjeshte e paarritshme.
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  17. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    Ne Amici perseri e pash Ambeten..

    Kjo mrekulli te befason e te befason..

    Lum Familja qe e beri e lum Ajo per talentin e punen e palodhur.. po dhe ne Shqipot qe nuk imeritojme kto virtuoza..






  18. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

























  19. #18
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,643
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 6 postime
    Rracistat e degjenerum nuk e lane te behej balerine e La Scala vetem se eshte shqiptare,megjithse e kishte kerku vete Carla Fracci. Mori pjese ne emisionin Matrix ne Canale 5 dhe tha qe nuk deshironte te fliste per ket argument se i kishin ba nje gje shum te shemtuar.

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    as mua nuk me pelqen konsumimi i Ambetes tone.. ne kte programin e ksaj maries me ze burri..
    mir do ishte te shkoje ne NjuJork.. . ose Londer a Berlin.. pse jo dhe ne Moske..

    dua ta shoh Ambeten ne nje cfaqje te vertete baleti.. si prima balerine.. ne keto metropolet e botes..


    ..

  21. #20
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    46 falenderime nė 45 postime

    Mė nė fund Anbeta

    Balerina e shpallur talenti mė i madh i spektaklit "Miqtė" tė Maria de Filipit, ka nisur njė tur me balerinin Jose Perez dhe disa kėrcimtarė nga kompani tė famshme baleti nė botė

    Anbeta Toromani, ylli i "Amici", njė beniamine e spektatorit televiziv, ėshtė kthyer tė dielėn e 16 gushtit nė skenėn prestigjioze tė Festivalit tė Versilianės, me spektaklin "Finalmente Anbeta". Ajo shoqėrohet nga Josč Perez (njė tjetėr talent i spektaklit tė Maria De Filippi-t) dhe nga njė grup i shkėlqyer balerinėsh tė ardhur nga bota, nga disa kompani baleti shumė tė mira (Florencia Chinellato dhe Amilcar Moret Gonzalez nga Hamburg Ballet; Stefania Figliossi nga Ater Balletto; John Lam, Lorna Feijo dhe Nelson Madrigal nga Boston Ballet), nėn drejtimin artistik tė baletmaestres sė shkollės mė tė famshme italiane, Alessandra Celentano.


    Koreografitė mbajnė firmat e Petipa-s, Messerer-it, Balanchine-it, Neumeier-it, Forsythe-it, Kylian-it, MacMillan-it. Ėshtė njė gala baleti me repertor klasik dhe modern, por qė paraqet nė tė njėjtėn kohė edhe numra tė rinj koreografikė, krijuar posaēėrisht pėr kėtė tridhjetėvjetor tė festivalit. Shtypi vendas shkruan se publiku nuk duhej ta humbiste kėtė rast pėr tė parė Anbetėn nė botėn e saj, teatrin, pėr ta admiruar dhe pėr t'u magjepsur nga linjat dhe eleganca qė vetėm njė balet madhėshtor mund ta bėjė. "Finalmente Anbeta" ėshtė njė spektakėl ku bashkohen forca dhe brishtėsia, talenti i njė balerine tė jashtėzakontė, njė model pėr t'iu referuar tė rinjtė balerinė tė gjithė Italisė, dhe fenomeni televiziv i viteve tė fundit, qė mund tė ndezė pasionin pėr artin e kėrcimit.
    Por protagonist nė kėtė spektakėl me Anbetėn ėshtė edhe balerini kuban Josč Perez, partner i pėrhershėm i Anbetės, qysh nga programi i De Filippi-t. Prej vitit 2004-ės ai ka hyrė nė trupėn e profesionistėve tė "Amici"-t.


    Para festivalit tė Versilianės ata vijnė nga Festival di Mezza Estate i Kremonės, pikėrisht me spektaklin "Mė nė fund Anbeta - Tour 2009". I njėjti repertor nga e njėjta trupė ėshtė ekzekutuar nė Arena Giardino tė Kremonės dhe qė me sa duket do tė zhvendoset edhe pėr pak kohė gjatė verės nė skena tė tjera.


    Titulli i spektaklit sugjeron shumė, jo vetėm shpirtin udhėheqės tė talentit tė Anbetės nė krye tė kėsaj kompanie tė krijuar nė njė kohė tė shkurtėr.
    Sugjeron edhe pritjen e publikut pėr shkėputjen e balerinės nga skena e konkurrimit pėr spektaklet e saj.


    "Finalmente Anbeta"
    , vjen pas triumfit nė garėn e talenteve tė "Amici", mė 15 qershor, ku ajo fitoi kupėn si artistja mė e mira e tė gjitha edicioneve. Nė edicionin ku kish qenė konkurruese kishte dalė e dyta, por tashmė ėshtė i vetmi personazh i dalė nga "Amici" qė ka arritur majat e profesionalizmit dhe suksesit


    Pas tri orėve spektakėl tė nivelit tė lartė mes 12 tė rinjsh, shumė prej tė cilėve talente tė mirėfillta, mbrėmja televizive e "Canale5" e 15 qershorit, e titulluar "Sfida e Talenteve", do tė kurorėzonte fituese Anbeta Toromani. Ajo ishte pjesėmarrėse mes gjashtė kėngėtarėve dhe gjashtė balerinėve qė vinin nga edicione tė ndryshme tė shkollės-spektakėl "Amici", ndėrsa juria qė vlerėsoi paraqitjen e tyre pėrbėhej nga ekspertė tė muzikės e baletit, dhe gazetarė.



    Anbeta fitoi garėn dhe 50 mijė euro shpėrblim.

    Toromani, balerinė klasike, u bė menjėherė e njohur pėr publikun e gjerė italian pas konkurrimit nė edicionin e dytė tė "Amici", ku u rendit e dyta. Spikati menjėherė mbi tė gjithė tė tjerėt pėr zotėsinė dhe talentin e saj tė jashtėzakonshėm. Nė fakt, Anbeta, deri nė ēastin kur erdhi nė Itali pėr tė konkurruar nė "Amici", ishte balerinė e parė e Teatrit tė Operės dhe Baletit nė Tiranė.

    Pas konkurrimit ajo u mbajt nga "Amici", ku edhe sot ėshtė pjesė e trupės sė profesionistėve tė spektaklit. Mes arritjeve tė ndryshme tė Anbetės gjatė kėtyre viteve nė Itali, pėrveē spektakleve televizive tė Maria De Filippit, mund tė pėrmendim ēmimin Gino Tani (2004) pėr artet e spektaklit dhe ēmimin Danza&Danza (2005), pjesėmarrja nė operėn Makbethi i Giuseppe Verdit, nė rolin e perėndeshės sė shtrigave.

    Shekulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zajmina Vasjari
    Nga Bl3ri nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-02-2010, 09:27
  2. Ezdalin Gorani dhe Manjola Hasani
    Nga shigjeta nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 15:59

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •