Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kur kercen "Halili dhe Hajria"
    Baleti "Halili dhe Hajria" me muzike te Tish Daise, pas 40 vjetesh mungese ne skene, shfaqet premiere ne TOB. Enada Hoxha dhe Ezdalin Gorani do te jene protagonistet kryesore te kesaj vepre, e cila vjen e perjetesuar nga balet-maestri Agron Aliaj. Ambienti skenik dhe kostumet jane krijuar rishtas per kete edicion te 3-te te vepres nga skenografi Shaban Hysa. Rolet kryesore te protagonisteve i jane besuar Enada Hoxhes dhe Ezdalin Goranit. Vepra eshte shfaqur ne France, Itali, Greqi dhe Kosove

    Korrieri - 19/09/2003
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Dashuri balerinėsh -- Nga Violeta Murati

    Ezdalin Gorani dhe Manjola Hasani, balerinėt e Teatrit tė Operės dhe Baletit, publikojnė pėr herė tė parė bashkėjetesėn e tyre. Histori dashurie e rezervuar, misterioze, e pashkėputur nga karriera
    Balerini, qė e mėsoi Ambeta Toromani tė ishte kavalier, tregon ambiciet, vėshtirėsitė, rolet dhe xhelozitė qė shoqėrojnė jetėn e tij profesionale

    Ēdo gjė ka orėn e saj pėr tė ndodhur... Tė biesh nė dashuri ėshtė torturė e ėmbėl, pėr aq kohė sa nuk thuhen fjalėt qė tė bėjnė bashkė. Edhe pse, gati janė rritur me njėri-tjetrin, kanė qėndruar pranė pėr shumė kohė, e kanė kthyer operėn nė njė shtėpi tė dytė, ēifti i balerinė tė Teatrit tė Operės, Ezdalin Gorani dhe Manjola Hasani, vetėm prej njė viti bashkėjetojnė. Tė gjithė miqtė e tyre e dinin lidhjen, por ata vetė kurrė nuk kanė dashur t'ia dinė, edhe pse janė pėrfolur.
    Janė indiferentė, mjaft tė rezervuar pėr njė arsye tė thjeshtė, se vetėm ata tė dy e dinė sesi e duan njėri-tjetrin. Pėr Ezdalinin, balerina ėshtė dashuria e parė, ndėrsa pėr Olėn... ndal, sepse ajo vlerėson shumė dinjitetin e balerinit. Bashkė po ngrenė tė ardhmen jo vetėm tė jetės sė tyre private, por edhe karrierėn profesionale, qė e kanė tė lidhur me baletin.
    Deri tani, ata tė dy nuk kanė rėnė nė sy, sepse nė skenėn e operės ka qėlluar qė Ezdalini tė jetė kavalier me balerinėn Ambeta Toromani dhe Enada Hoxhėn.
    Po pėr Olėn, jo si dashuri, por si balerinė, thotė se do tė vijė njė ditė qė tė jenė njė ēift edhe nė skenėn e operės. Tani pėr tani, thjesht nuk ėshtė momenti. Ndėrsa karriera e balerinit ka hyrė nė hullinė e profesionalizmit, ku ambicia e tij ėshtė qė tė ketė sa mė shumė role nė balet. Roli i princit nė operėn "Katedralja e Parisit" ėshtė kulmi i tij i deritanishėm, shfaqje qė e ka bėrė Ezdalinin tė jetė njė nga pikat mė tė forta qė ka sot skena e baletit.
    - Kur ndodhi ajo shkėndija e parė pėr t'u bėrė balerin?
    - Ideja pėr t'i hyrė rrugės sė baletit ka filluar tek unė qysh nė moshė tė vogėl. Nuk ka qenė vetėm dėshira ime. Ishte dėshirė e babait qė t'i hyja kėtij profesioni. Kam pasur shumė luhatje gjatė kėsaj kohe, deri nė mbarimin e shkollės. Madje nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme pati njė kthesė rrėnjėsore tek unė, pasi deri nė ato vite nuk kam qenė i pėrqendruar, nuk isha mirė. Aty filloi tė lėvizte diēka tek unė.
    Kjo ishte kthesa. Mbas mbarimit tė shkollės kam hyrė nė Ansamblin e Shtetit, ku punova njė vit. Mė pas kam ikur nė Greqi, ku qėndrova gjashtė muaj. Pasi u riktheva, nisa punė nė Teatrin e Operės dhe tė Baletit, duke bashkėpunuar me koreografen Kozeta Bakiu. Mė pas kam filluar shkollėn e lartė tė Akademisė sė Arteve, tė cilėn dhe e vazhdoj.
    - Nė momentin kur ndodhi ajo kthesa pėrfundimtare, ishte zgjidhja juaj pėr tė qenė balerin klasik?
    - Kjo ėshtė pikėpyetja mė e madhe qė kam pasur qysh nė fillim. Dhe dora qė m'u dha ishte qė tė hyja nė baletin klasik, pasi, siē e thashė, unė kam qenė kėrcimtar nė ansambėl. Ka qenė koreografi Agron Aliaj qė ka bėrė investimin mė tė madh tek unė dhe e them me bindje qė jam produkt 100% i kėtij mjeshtri. Ishte njė moment, kur nė provimin nė Akademinė e Arteve, mjeshtri mė pikasi. Pasi mė pa, e vetmja fjalė e tij ka qenė: "Pėrse nuk vjen nė teatėr, mor djalė?" Kjo ka qenė shtysa e parė dhe menjėherė kam ardhur nė teatėr, nė njė kohė shumė tė shkurtėr, ku kam kėrcyer dhe rolin tim tė parė, nė baletin "Lola". Isha kapiteni.
    - Pse hezitonit? Nga ju vinte gjithė kjo pasiguri te vetja?
    - Ndoshta ngaqė gjykimi qė kisha pėr veten, se nuk mund tė jepja nė baletin klasik. Ndaj profesori Aliaj ishte i pari qė mė bindi se tek unė kishte diēka. Pra, kjo ishte shtytja mė e madhe, gjykimi i atij, duke mė thėnė me kėmbėngulje: "Pse nuk vjen nė opera?" "Pse nuk futesh nė teatėr?" Ai m'i argumentoi kėto me tė dhėnat qė kisha. Nė kėtė moment ka nisur dhe ėshtė zgjuar tek unė instinkti pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė e balerinit klasik.
    - Si e nisėt punėn nė Opera?
    - Fillimisht nuk ka nisur mė shumė seriozitet puna nga ana ime, sepse edhe teatri nė atė kohė nuk ka qenė i fortė. Ka pasur mjaft ikje tė shumė artistėve dhe skena mbeti, si tė thuash, nė zero. Ka qenė koha kur dhe u bė baleti i parė "Lola". Nė vitin 1999-2000 u gjenda pėrballė kėsaj pėrgjegjėsie, duke mė besuar njė balet, ku arrita dhe kėrceva. Pavarėsisht nga niveli, kisha njė lloj shtytje dhe njė lloj pėrgjegjėsie qė i duhen medoemos ēdo njeriu, kur zė njė punė tė re. Dalja nė skenė me njė rol, duke prezantuar veten, tė jep njė shtysė morale dhe mendon: "Prit, se mund tė bėj edhe unė diēka." Dhe nis e kėrkon te vetja. Kėshtu ndodhi vėrtet. Pėrgjegjėsitė u rritėn, po ashtu dhe serioziteti.
    - Pėr nivelin tuaj profesional shpreheni me rezerva. Patėt frikė se mund tė dėshtonit?
    - Nė radhė tė parė, kisha emocione tė jashtėzakonshme. Si njeri qė ka investuar pėr 12 vjet dhe pėr herė tė parė del direkt me njė rol, kėrcen nė skenė, dhe me atė duartrokitesh, ishte domethėnėse pėr mua.
    Nė ato momente vetėm dėshtimi nuk mė erdhi nė mend. Ishin emocionet e pėrgjegjėsisė dhe e gjithė punės sė akumuluar. Kėshtu nisi rruga ime drejt baletit klasik. Mė vonė erdhėn dhe role tė tjera, si ajo e Nallbanit, te baleti Gjergj Elez Alia. Mė pas ka nisur bashkėpunimi me Ambeta Toromanin, ku dhe ajo zė njė vend tė rėndėsishėm nė ecjen time, pasi mė ka ndihmuar shumė. Ndoshta, tė mos ishte Ambeta nuk do tė isha kėtu ku jam. Ambetėn nė atė kohė e gjeta nė Operė. Ishte njė periudhė, kur ajo kishte probleme partnerėsh.
    - Mendoni se nė punėn tuaj ēahet vetėm me aftėsi profesionale? Si ua dilni situatave tė vėshtira?
    - Nė realitetin shqiptar, vėshtirėsitė janė shumė tė mėdha, ndaj edhe energjitė pėr t'i pėrballuar shkojnė nė kėtė drejtim, pra ndaj profesionit. Gjithmonė jam munduar t'i pėrballoj dhe i kam pėrballuar situatat e vėshtira me tė gjitha mėnyrat. Nė rast se kanė dashur tė mė pengojnė, e kam gjetur njė zgjidhje qė unė prapė tė dal. Nuk kam mundur ta shmang. Sigurisht qė pengesa kam pasur goxha, por kam pasur edhe mbėshtetje, qoftė nga drejtorėt dhe koreografi.
    - Mė thoni ndonjė pengesė konkrete... ku me tė vėrtetė jeni ndier keq dhe mund keni menduar largimin nga Opera?
    - Kur dalin pengesa, gjithmonė revoltohesh, sepse nuk tė lėnė tė punosh, nuk tė lėnė tė nxjerrėsh ata qė ti do. Pengesat tek unė kanė hyrė te vogėlsirat, por qė influencojnė, tė harxhojnė kohėn qė tė merresh me to. Kėto energji fare mirė mund t'i harxhosh nė atė qė do t'i tė bėsh. S'dua tė flas pėr gjėra konkrete, por jam tip qė i kam pėrballuar.
    - Tė qenit nė qendėr tė vėmendjes, jo vetėm nė skenė, por edhe nė mjediset shoqėrore, sa ndikim ka tek ju?
    - Nuk mė jep ndonjė ndihmė. Ēdo njeri mund tė preferojė qė tė jetojė me kėtė protagonizėm. Nuk e ushqej veten me mendimin se kjo mund tė mė favorizojė nė punėn time. E ndiej veten mirė, ashtu si ēdo njeri qė do tė duket apo tė jetė nė qendėr tė vėmendjes. Pėr sa i takon punės, prapė nuk ka ndonjė lehtėsi, sepse aty kėshtu jemi tė gjithė, persona publikė qė dalin nė TV, ose mirė qė kemi qenė, se tani s'mund tė dalim mė nėpėr spektakle. Nė mjedise pune jemi tepėr tė zakonshėm me njėri-tjetrin. Pėr njerėzit nė rrugė, sigurisht qė e ndiejmė, sepse na shikojnė, na flasin.
    - Keni katėr vjet nė Operė. Ēfarė ka ndryshuar tek Ezdalini?
    - Nė kėto katėr vjet ka ndryshuar gjithė jeta ime, ēka do tė thotė se kam arritur tė kėrcej nė skenėn e TOB-it, duke pėrfaqėsuar veten me role. Kjo mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme. Gjithė ai investim i madh prej 12 vitesh nuk mė ka shkuar kot, sepse kam arritur tė bėj diēka, jam ballafaquar me skenėn dhe me publikun.
    - Keni siguri tani se po e zotėroni skenėn e Operės apo...?
    - Nuk mund tė thuhet se kam arritur tė jem numri njė nė skenėn e Operės, tė paktėn te ne kjo nuk ndodh, sepse profesioni ynė ėshtė i pafund. Por mund tė them se tani kam bėrė diēka dhe ka ndryshuar diēka tek unė, ose mė saktė po themi qė nuk kam qenė balerini mė i mirė. Nuk po them as qė jam bėrė i mirė, por do tė bėhem i mirė.
    - Ēfarė mendon se i duhet njė balerini pėr kėtė ambicie qė keni? Cili ėshtė modeli juaj?
    - Sigurisht qė kam modele, por do ta pėrkufizoja me dy fjalė. Njė balerin i mirė, ose njė balerinė e mirė, duhet tė ketė pak nga tė gjitha, qė do tė thotė tė ketė pak teknikėn, pak sharmin, gjatėsinė, tė jetė sa mė tepėr kavalier. Nuk mė pėlqen qė tė kem teprica nė njė krah dhe mangėsi nė anėn tjetėr.
    - Ēfarė synoni tė arrini, qė mund ta keni menduar si kulm tė karrierės nė TOB?
    - Ajo qė dua tė arrij unė ėshtė tė kėrcej sa mė shumė, ēdo ditė tė punoj dhe tė kėrcej pėr tė kapur sa mė shumė role. Kjo ėshtė ajo qė unė e mendoj si karrierė: tė kem sa mė shumė role dhe nė ēdo shfaqje tė sjell gjithmonė diēka tė re. Dua nga pak ngritje, nuk dua "bum" pėrnjėherė. Sepse kėshtu e kam nisur, ngadalė-ngadalė. Nuk pretendoj se kam dalė nė krye. Edhe Ambeta, ndoshta kėsaj i ka paraprirė kur thoshte se nuk kam partner, duke u nisur pėr nga niveli. Por kjo vjen me punė, ndoshta unė e kam filluar edhe pak vonė. Dhe karriera ime ka ecur ngadalė.
    - Keni menduar se mund tė pasuroheni me kėtė profesion?
    - Jo, s'e kam menduar. Ky ėshtė njė profesion qė tė lė tė varfėr, tė paktėn kėtu nė Shqipėri. As nuk e mendoj se mund tė bėhem i pasur tani pėr tani, sepse unė marr 230 mijė lekė tė vjetra nė muaj.
    - Po ju keni marrė pjesė edhe nė aktivitete private. A nuk ju ndihmojnė kėto pėr tė fituar pak para mė tepėr?
    - Sigurisht qė kėto aktivitete ku kemi marrė pjesė mė kanė ndihmuar financiarisht, por unė nuk i kam pėlqyer asnjėherė.
    - Pse kėshtu?
    - Nuk i kam pėlqyer, sepse duke qenė njė balerin i teatrit jam i profilizuar nė njė zhanėr, si solist i TOB-it, ndėrkohė qė s'mund tė dalim nėpėr emisione dhe show televizivė, sepse konsumohemi si figurė, imazh. Edhe koreografi Agron Aliaj nuk e ka dashur asnjėherė kėtė, qė ne tė merrnim pjesė nė kėto veprimtari televizive. Spektakli te ne ka qenė gjithmonė pėr arsye financiare. Kurse nė Teatrin e Operės po, aty ėshtė zanati ynė.
    - Sigurisht qė nė punė tuaj keni edhe konkurrencė ... ka xhelozira pėr role nė operė, apo jo?
    - Eh... vėshtirėsitė, xhelozirat janė tė gjitha bashkė, prandaj dhe i kam hasur. Sigurisht qė "lufta" ka qenė pėr rolet. I shtyrė nga ambicia, shpesh i kalon edhe caqet, sidomos nė koreografi. Ndoshta tek ne kjo ėshtė mė e theksuar.
    - Kjo do tė thotė se mbi ju ka pasur padrejtėsi apo kanė marrė role njerėz tė paaftė, kur mund t'jua caktonin juve?
    - Jo, asnjėherė nuk e kam menduar kėshtu. Tė paktėn nuk jam natyrė qė mendoj nė kėtė mėnyrė. Gjithmonė gjėrat i nis nga vetja, dhe jo pėr tė thėnė qė nė vend tė njė tjetri tė jem unė. Realisht kam menduar ndryshe. Bie fjala, kam menduar se pse tė mos e bėj unė kėtė, atė rol, por jo qė tė zėvendėsohem. Kėrkoj gjithmonė pėrsosjen te vetja. Mė ėshtė ngulitur nė mendje: nė rast se ti je i mirė dhe tė pengojnė, do tė vijė njė ditė qė do tė dalėsh nė krye. Kush ėshtė profesionist i vėrtetė, asnjėherė nuk humbet. Pėr njė gjė jam i sigurt, se do tė vijė njė moment dhe do tė shkėlqej.
    Kėshtu qė tek unė nuk ekziston xhelozia nė formėn e dėshtimit tė tjetrit apo paaftėsisė, por kėrkoj te vetja.
    - Keni probleme me emocionet para se tė dilni nė skenė?
    - Jo. Emocionet i kam tepėr pozitive, ndaj pres me padurim sa tė dal nė skenė. Nuk kam probleme sesi do tė dal dhe si do ta realizoj rolin, asnjėherė. Kjo vjen ndoshta nga fakti qė unė punoj shumė nė prova, i kushtoj tepėr rėndėsi dhe kėtė e bėj plot siguri.

    Ezdalini: Ambeta Toromani mė bėri kavalier

    - Ju e pėrmendėt Ambetėn si fat qė e gjetėt nė Opera. Ajo shpesh ka qenė kapriēioze pėr partnerin e saj, ndėrsa ju ishit mė i mundshmi kavalier...
    - Ambeta nuk ka pranuar vetė tė kėrcejė me njė partner. Puna me Ambetėn nisi kur ajo do tė bėnte njė recital dhe i duhej tė zgjidhte njė partner. Unė isha ai qė diskutohesha, por nuk ėshtė se isha ai qė e meritoja, absolutisht jo, qė tė kėrceja me Ambetėn. Pėr nivelin qė ajo kishte, nuk them se e meritoja. Por isha mė i pėrshtatshmi pėr nga figura, gjatėsia dhe pamja e jashtme, njė zgjedhje qė e bėnte gjithmonė koreografi Agron Aliaj. Sigurisht qė kam pasur shumė boshllėqe, deficite, por recitali u bė dhe unė kėrceva me Ambetėn. Kjo ishte njė pikė e fortė pėr mua si balerin.
    - Ambeta shquhej pėr natyrėn e saj tė vėshtirė. Si mundėt ta pėrballonit?
    - Unė nuk kam asgjė me Ambetėn, por fillimi ka qenė mjaft i vėshtirė. Ajo ka qenė tip kapriēioze, sepse e ndiente veten mirė dhe vėrtet ishte e mirė. Ėshtė njė nga balerinat mė tė mira qė mund tė ketė pasur ndonjėherė Shqipėria. Sigurisht qė mė shihte shumė me syrin e kritikut, mė kritikonte goxha, por megjithatė mė ka dhėnė mjaft eksperiencė dhe mėsime. Nga ai bashkėpunim kam hyrė tamam nė profesionin e baletit klasik.
    - Konkretisht ēfarė morėt nga Ambeta?
    - Mėsova tė bėhesha kavalier, kjo ėshtė mė kryesorja. Ambeta mė ka shpjeguar mėnyrėn sesi mbahet njė partnere. Por e theksoj edhe njė herė se mė kryesorja ėshtė tė jesh kavalier, sepse kur del nė skenė mund ta pėrfaqėsosh veten edhe vetėm, pa problem, por qė tė jesh kavalier duhet njė harmonizim me vajzėn. Ky ėshtė dhe thelbi i njė balerini, nė raport me partneren.
    Kur kam qenė mė Ambetėn, arritėm njė perfeksionim dhe harmonizim me njėri-tjetrin, por qė nuk ishte afatgjatė. Nė momentin qė personalisht mendoj se ishte mirė dhe po tė vazhdonte do tė kishte goxha sukses, pikėrisht aty u ndėrpre, sepse ajo zgjodhi rrugėn pėr tė ikur jashtė.
    - Pas ikjes sė Ambetės ju shohim tani nė krizė pėr njė partnere...
    - Pas ikjes sė Ambetės e kam ndier shumė mungesėn e njė partnereje, sepse nė njė balet ėshtė shumė e rėndėsishme tė kesh njė partnere qė harmonizohet me kavalierin, qė pėrbėn 70% tė punės. Nė rast se unė kėrcej dhe nuk e kam partneren nė rregull, atėherė tė humbet emocioni, gjithēka, nė rast se nuk del mirė. Duhet patjetėr ajo harmonia qė shoqėron njė ēift balerinėsh pėr tė qenė i suksesshėm, tė paktėn harmonia tė jetė 50% me 50%, ose ēifti tė paktėn tė mbulojė njėri-tjetrin. Por kjo do kohė dhe nuk punon dot me shkėputje. Pas ikjes sė Ambetės kam qenė unė qė kam pasur ngarkesėn mė tė madhe, pasi mė ėshtė dashur tė punoj shumė.
    - Megjithatė, a e ndieni mungesėn e roleve protagoniste kur nuk keni njė partnere qė t'ju pėrshtatet?
    - Deri tani kam bėrė role tė para te "Halili dhe Hajria", ku kam kėrcyer Halilin. Te "Katedralja e Parisit" kam qenė princi, ku kam pasur pothuaj tė gjithė baletin mbi supe, nga fillimi deri nė fund. Ky ka qenė momenti im i protagonizmit. Kėtu ka hyrė edhe puna e koreografit Aliaj, nė pėrshtatjen e rolit. Ti nuk mund ta kesh vajzėn, ndaj koreografi tė nxjerr nė plan tė parė pėr t'u ndier kavalier, pėr tė mos mė lėnė me mungesė partneriteti. Fjalėt e mjeshtrit Aliaj, edhe pas ikjes sė Ambetės, kanė qenė kėto: "Puno shumė dhe mos u ndie keq kur nuk ke partnere, sepse nuk dua tė tė lė."


    Dashuria
    Ezdalini: Ola, dashuria ime e parė

    - Si jeni njohur me njėri-tjetrin?
    - Me Olėn jemi njohur qysh 10 vjeē. Kemi qenė nė njė klasė. Ndėrsa kemi prej njė viti qė i kemi dhėnė dashurinė njėri-tjetrit dhe ndihemi shumė mirė.
    Lidhja jonė erdhi tek ne tė dy si "bum". Dhe tani, kur e kujtojmė, nuk na besohet qe jemi bashkė.
    Kemi qenė fillimisht shumė shokė. Dashuria nisi te ne fare thjesht. Po tė flasim pėr njėri-tjetrin, pėr dashurinė dhe lidhjen tonė, ndoshta do t'u dukej hipokrite tė tjerėve. Megjithatė, ajo mbetet dashuri.
    - E mbani mend momentin qė solli ndryshimin e ndjenjave tuaja?
    - Sigurisht, duke qenė pėr njė periudhė shumė tė gjatė shokė, lidhja jonė ishte njė "bum" nė shoqėri. Iu duk habi tė gjithėve, sepse ne nuk jemi si tė tjerėt. Gjithė kohėn e kemi kaluar bashkė edhe nė shkollė. Kemi qenė shumė tė lidhur me njėri-tjetrin. Ndėrsa ai moment qė solli lidhjen tonė ka qenė njė dasmė. Sigurisht qė ka pasur edhe spunto mė parė, por aty ndodhi ajo qė ia thamė njėri-tjetrit hapur se ēfarė mendonim.
    - Ėshtė hera e parė qė e deklaroni dashurinė tuaj. Pse keni qenė tė rezervuar deri tani?
    - Na kanė pyetur mjaft deri tani, por na ka pėlqyer tė jemi tė tėrhequr. Kanė qenė tepėr kuriozė pėr lidhjen tonė, por ne asnjėherė nuk kemi thėnė ndonjė fjalė. Nuk jemi treguar tė hapur, sepse jo tė gjithė mendojnė njėsoj. Ndaj jemi shmangur.
    - A keni paragjykime ndaj tė tjerėve?
    - Jo, pėr paragjykime nuk bėhet fjalė. Ne nuk po bėjmė asgjė tjetėr, ne jemi tė dashuruar dhe kaq. Kjo ndodh te ēdo njeri. E vėrteta ėshtė se neve nuk na pėlqen qė tė jemi nė qendėr tė vėmendjes.
    - Ēfarė ju tėrhoqi tek Ola?
    - Ne shkojmė shumė me njėri-tjetrin. Para se tė lidhesha, nuk e prisja se do tė shkonte kėshtu, madje na ka zili e gjithė shoqėria. Ndoshta kemi gjetur njėri-tjetrin. Kam pretenduar se e njihja mirė, por pas lidhjes sonė e kuptova qė nuk e njihja ashtu siē ėshtė. Kjo ėshtė kryesorja. Tė tjerat i di tė gjitha, sepse, siē e thashė, kemi shumė kohė bashkė. Por mė e rėndėsishmja ėshtė se zbulova njė Olė tjetėr.
    - Pse ndodhi kjo?
    - Kjo erdhi ngaqė Ola ėshtė vajzė shumė e rezervuar, madje edhe tani. Ose mė saktė, neve na cilėsojnė ēift misterioz. Nuk u flasim tė tjerėve pėr veten, nuk i tregojmė raportet tona.
    - Te natyra e njė vajze ēfarė vlerėsoni, qė e keni gjetur edhe tek Ola?
    - Ola ėshtė njė femėr qė kėrkon tė bėjė diēka, por qė vėrtet kėrkon tė ketė edhe njė mbėshtetje. Kjo ėshtė Ola, qė ka dashur dhe pretendon tė bėjė diēka... dhe qė atė mbėshtetjen qė kėrkon do ta marrė nga unė.
    - Po ju sa e ndieni domosdoshmėrinė e mbėshtetjes sė Olės?
    - Me Olėn unė rri gjithė ditėn, e kam shumė tė nevojshme ta kem pranė nė ēdo moment. Nuk e kam thjesht tė dashur, por e kam edhe si shoqe. Madje nganjėherė dalim edhe jashtė raportit dhe themi shpesh se jemi shokė shumė tė mirė. Ne kemi tė dy natyrė tė njėjtė, e tolerojmė shumė njėri-tjetrin, sepse njihemi shumė mirė. Kjo ėshtė mbėshtetja qė mė jep Ola.
    - Ola ėshtė dashuria e parė?
    - Po, ėshtė dashuria ime e parė...
    - Ēfarė ėshtė e domosdoshme nė njė lidhje, si ajo qė ekziston edhe mes jush?
    - I rėndėsishėm pėr ne ėshtė komunikimi dhe tė funksionojė raporti qė ne e vendosim tė dy. Te ne kjo funksionon shumė mirė.
    - Cili ėshtė tipari i dashurisė suaj?
    - Sinqeriteti dhe korrektėsia. Ato janė perfekte.
    - Ju tani bashkėjetoni. Pse keni zgjedhur kėtė mėnyrė jetese?
    - Ėshtė zgjidhja e momentit, pasi tė dy kemi pėrpara karrierėn profesionale.
    - Si e pėrjetoni faktin e tė qenit tė dy balerinė?
    - Mendoj se pėrshtatemi shumė, duke u nisur qė nga pamja e jashtme, sepse edhe kemi kėrcyer bashkė. Por ajo qė ėshtė mė kryesorja ka tė bėjė ėshtė se Ola njė partnere, me tė cilėn pėrshtatem mjaft mirė, puqemi shumė. Pastaj ėshtė puna ajo qė na mbetet pėr tė qenė tė suksesshėm apo jo. Nė rast se do tė kemi punė, ēdo gjė shkon mirė, sidomos kur kombinohet njė produkt i mirė me diēka tė bukur. Por puna ėshtė kryesorja pėr ne tė dy.
    - Pėrveē dashurisė, ju ngurroni tė flisni edhe pėr planet tuaja...
    - Menduam qė tė jemi ca tė rezervuar edhe nė kėtė pikė, por... sidoqoftė, i kemi aty, nė Teatrin e Operės planet tona. Kjo ėshtė dėshira jonė, sepse operėn e kemi si shtėpinė tonė tė dytė .
    - Ju duheni, jeni balerinė nė Opera, por nuk keni kėrcyer asnjėherė bashkė. Pse?
    - Kemi kėrcyer disa numra bashkė te baleti "Hirushja", numra episodikė. Po perspektiva ėshtė qė tė puqemi bashkė. Ndoshta po i lėmė pak kohė njėri-tjetrit, pėr tė bėrė mė shumė punė, qė tė vijė gradualisht ai bashkėpunim. Sigurisht qė kemi plane, qė nuk i themi dot tani. Jemi ca rezervuar, sepse duam mė parė tė piqen kushtet. Pėrciptazi mund tė them se janė plane qė kanė tė bėjnė me kėrcimin, ndoshta edhe njė shfaqje bashkė.
    - Dhurata pėr Shėn Valentin?
    - Nuk do tė ketė ndonjė ndryshim, as ndonjė surprizė. Ne zakonisht preferojmė tė dalim jashtė Tirane. Dy stacionet tona janė Korēa dhe Pogradeci. Atje do tė jemi edhe kėtė vit, sepse Ola ėshtė natyrė mjaft romantike.


    Ola: U dashurova pas karakterit tė Ezdalinit

    - Ēfarė vlerėsoni tek Ezdalini?
    - Ėshtė diēka konkrete, e thjeshtė, dhe kjo mė pėlqen gjithmonė te njerėzit. Tek Ezdalini bien nė sy kėto dy veti, sepse edhe vetė kėshtu i dua gjėrat. Nuk mund tė ngre iluzione, por kėrkoj gjithnjė te realja.
    Nga ana tjetėr, ajo qė mban fort lidhjen tonė ėshtė se Ezdalini mė duket shumė i sigurt te gjėrat qė bėn dhe ato qė synon tė realizojė. Nėse do tė tė them thelbėsoren qė vlerėsoj te njerėzit ėshtė dinjiteti, gjė qė nuk gjendet sot aq lehtė te njerėzit. Kjo ėshtė siguria qė mė jep lidhja jonė.
    - E thoni sepse jeni e dashuruar apo...?
    - Nė kėtė rast mendoj edhe si e dashuruar, por edhe si individ. Tė dyja bashkė. Shoh shumė njerėz, dėgjoj pėr shumė lidhje qė vuajnė. Dhe kjo gjė mua nuk mė pėlqen, aq mė tepėr tė ekzistojė nė mes nesh. Pikėrisht sepse u mungojnė ato virtyte qė thashė me lart, qė, mjerisht, disa njerėzve po u humbasin.
    - Po Ezdalini... pėr ju ėshtė dashuria e parė?
    - Ta lėmė mė mirė me kaq. (Qesh).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ezdalin Gorani dhe Manjola Hasani



    VALS nga ESDALIN & OLA GORANI ( E DIELL NE TOP CHANNEL 2009 )

    Andre Rieu - Wiener Blut 2002
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-12-2022 mė 23:10

Tema tė Ngjashme

  1. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •