Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Ilir Shaqiri

  1. #1
    INTERVIST: ILIR SHAQIRI & EMANUELA MORINI

    ’’Aventura’’ italiano-shqiptare qė pėrfundoi nė altar

    ILIRI:''Kur jam i ftuar nėpėr diskoteka, shikoj qė shqiptarėt tashmė kanė nisur tė bėhen pjesė e diskotekave dhe tė mos e mbajnė mė kokėn ulur. Dalin me flamur nė dorė dhe me bluza kuq e zi. Ky ėshtė sodisfaksioni mė i madh qė shqiptari mund tė ketė.''

    EMANUELA:''Gjatė martesės kemi pėrdorur disa tradita shqiptare si djegien e shamisė, apo hedhjen e parave nė kėmbėt e nuses.''

    Tė dy janė tė bukur, janė nė kulmin e karrierės dhe prej tetė muajsh janė dhe tė martuar. Njė dasėm, pėr tė cilėn u fol shumė nė median italiane, aty ku suksesi i tyre ėshtė shumė i madh dhe i pėrfolur. Gjatė ceremonisė, nusja ka dashur qė tė kryhen dhe disa rite shqiptare dasmash. Kėshtu kanė djegur shaminė e beqarit dhe i kanė hedhur lekė kėmbėve. Iliri, ėshtė njė nga balerinėt mė tė kėrkuar nė Itali dhe gruaja e tij njė aktore shumė e talentuar. Vijnė pėr herė tė parė nė Shqipėri tė dy bashkė pas kėtij evenimenti dhe flasin pėr revistėn tonė.

    Ilir Shaqiri

    “Nuk ėshtė e lehtė tė tregosh historinė e jetės tėnde” thotė Iliri. Kam lindur nė 12 prill tė 1973-it nė Tiranė dhe jam fėmijė arti i dy balerinėve tė parė tė teatrit tė Operas sė kėtij qyteti. Dy artistė tė mėdhenj plot me dashuri dhe mbrojtje ndaj meje. E shikoj si tani para syve mamanė time, qė pėr tė mos mė lėnė vetėm, mė merrte me vete nė provat e gjata, para pėrgatitjes sė spektakleve. Isha vetėm 5-6 vjeē dhe mrekullohesha ndėrsa e shihja duke “fluturuar” nė majė tė gishtave. Kujtoj njė muzikė tė mrekullueshme…drita me mijėra ngjyra…dhe akoma ndjej ato aromat e pėrziera tė tonit qė ėshtė njė nga karakteristikat e gjithė teatrove tė botės”.

    - Thuhet se nė sezonin e ri artistik tė Tob-it ju do tė merrni pjesė si balerin nė baletin “Halili dhe Hajrija”. Apo ėshtė thjesht njė thashethem?
    - Nuk di nga e keni marrė vesh ju, sepse nė fakt ka qenė njė bisedė private, nė kafe me balet maestrin Agron Aliaj. U takuam nė teatėr. Tė gjithė balerinėt kudo ku janė, kanė njė afeksion tė madh, sepse ai ėshtė mėsuesi ynė, na ka rritur dhe na ka mėsuar rolet mė tė rėndėsishme tė jetės sonė. Ai sa herė qė vijmė nė Shqipėri, na ngacmon qė tė marrim pjesė nė spektaklet shqiptare, pėr tė dhėnė kontributin tonė edhe kėtu. Ai mė tha se kėtė shfaqje do e vinte nė skenė nėn njė kėndvėshtrim tė ri nga ana artistike. Me thėnė tė drejtėn tė kėrcesh nė vendin tėnd ėshtė njė kėnaqėsi e madhe. Mė propozoi tė luaja rolin e Mustės tek “Halili dhe Hajrija” dhe nėse unė do kem mundėsi tė kombinohem me impenjimet e mia nė Itali, patjetėr qė do e pranoj me kėnaqėsi rolin e Bektash agės.

    - Cili ėshtė kalendari yt artistik pėr kėtė vit?
    - Gjatė kėtyre dy muajve do jem nė turne nė tė gjithė Italinė, si i ftuar nė juri nė shumė konkurse ndėrkombėtare nėpėr Itali, si dhe nė shumė steixhe baleti. Mė pas me nisjen e spektaklit “Amici” tė Maria de Filipit, do jem si balerin i trupės. Mendoj se gjatė kėtij viti nuk do marr pjesė nė trupėn e “Buona domenica” sepse ėshtė njė punė e stėmundimshme pėr mua dhe nuk mund t’i pėrballoj tė dy spektaklet. Edhe vjet unė e lashė “Buona domenica” nė mars, ndėrkohė qė spektakli mbaronte nė maj.

    - Si janė marėdhėniet tuaja me balerinėt e tjerė shqiptarė?
    - Me Kledin kam marėdhėnie shumė tė mira pune dhe shoqėrore. Gjithashtu dhe me Ambetėn. Ka dhe disa balerinė tė rinj emergjentė tė moshave tė reja 22 vjeēare. Ato nė tė ardhmen do bėjnė emėr dhe kjo ėshtė gjėja mė pozitive qė ndodh si fenomen sot nė Itali. Emri shqiptar sot pėr sot nė Itali do tė thotė danza.

    - Shumė shqiptarė janė tė detyruar tė mbijetojnė nė emigracion. Si ju shohin ata?
    - Ka reagim pozitiv. Kur jam i ftuar nėpėr diskoteka, shikoj qė shqiptarėt tashmė kanė nisur tė bėhen pjesė e diskotekave dhe tė mos e mbajnė mė kokėn ulur. Dalin me flamur nė dorė dhe me bluza kuq e zi. Ky ėshtė sodisfaksioni mė i madh qė shqiptari mund tė ketė. Nuk jemi tė njohur nė Hollandė, Angli, Francė, por nė Itali gjithė shqiptarėt na njohin dhe na respektojnė shumė.

    - Si e ndjeni veten sot me kėtė popullaritet?
    - Unė se kam menduar kurrė qė do arrija njė popullaritet kaq tė madh pėr shqiptarėt dhe italianėt. Ėshtė njė gjė shumė e re, e veēantė dhe kėnaqėsi shumė e madhe. Kur je profesionist, shikon qė ke bėrė diēka pėr veten, ėshtė gjė e madhe, pastaj kupton qė ke bėrė diēka edhe pėr tė tjerėt. Ėshtė dyfish sodisfaksion.

    - Tė ėshtė rritur mendja?
    - Nuk ka kuptim mėndjemadhėsia. Unė jam i bindur qė ky moment siē ka ardhur dhe do ikė. Nuk do jetė i pėrhershėm. Sigurisht do mė vijė keq qė nė njė tė ardhme nuk do kem kėtė popullaritet qė kam sot, por ėshtė diēka normale, i pėrket kohės, jetės, zhvillimit tė njeriut. Por siē ndodh me partizanėt qė kujtojnė kohėn e luftės, do kujtojmė dhe ne vitet e suksesit.

    - Je duke u pėrgatitur ndėrkohė pėr diēka tjetėr?
    - Ėndrra ime ėshtė qė nė njė tė ardhme, nga balerin tė bėhem koreograf. Gjatė kėtyre ditėve kam takuar dhe z.Zhani Ciko, me tė cilin njihem prej kohėsh dhe ai mė propozoi qė nėse do kisha dėshirė tė regjistroja diēka tė re moderne nė Shqipėri, do kisha mbėshtetjen e tij. Dhe publiku do mė shihte nė njė version tjetėr. Nuk e di nėse do marrė kėtė drejtim. Dėshira ime ėshtė qė tė kėrcej sa mė shumė tė jetė e mundur, por jeta e balerinit ashtu si ajo e sportistit mund tė zgjasė deri nė moshėn 37-38 vjeēare.

    - A ėshtė i mundimshėm ky profesion?
    - Shumė. Unė mbas dy vjetėsh po bėj pushimet e para. Dhe zgjodha Shqipėrinė pėr tu qetėsuar komplet. Mua mė ka ndodhur qė brenda njė dite tė ndrroj katėr aviona. Kėrkesa pėr ne ka qenė e madhe dhe kemi shfrytėzuar momentin. Po ka shumė mundime, edhe pse nė fund sodisfaksioni ėshtė shumė i madh.

    - Sa keni ndryshuar si balerin nė Itali?


    Emanuela Morini

    - Shumė. Nė radhė tė parė kam ndėrruar zhanrin. Nė Shqipėri kam kėrcyer vetėm baletin klasik. Mė pas mora njė specializim pėr tė punuar nė Maqedoni dhe aty njoha baletin kontemporean dhe luajta “Karlina Buriana”, “Pink Floyd” etj. Pastaj nė Itali ishin komplet zhanre tė tjera si hiphop, funky, xhaz, qė nė Shqipėri nuk i njihnim sepse ishim tė kufizuar. Por ky kufizim ne na ndihmoi shumė sepse punuam nė baletin klasik gjithė kohėn dhe ky ėshtė drejtimi primar pėr njė balerin. Rezultatet qė patėm me tė i zhvilluam mė pas nė baletin modern.

    - Kush janė personazhet e spektaklit qė ju kanė ndihmuar mė shumė?
    - Nė Itali njė meritė tė jashtėzakonshme ka Maurizio Kostanzo, i cili me shumė dashamirėsi na futi nė trupėn e tij dhe na vlerėsoi pėr atė qė ne dinim tė bėnim. Ai foli me dashamirėsi pėr ne si balerinė, dhe pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Kjo qe ngjarje e jashtėzakonshme. Koncepti pėr ne nisi tė ndryshonte. Mė pas kėtė gjė bėri edhe zonja Filippi, njė grua qė i ka shumė pėr zemėr shqiptarėt dhe qė ka bėrė shumė pėr ta, nė shumė aspekte tė jetės. Edhe pas quintave ka shumė shqiptarė. Kur hyn nė Cinnecitta tė duket sikur je nė Kinostudio, sepse flitet shqip dhe italisht.

    - Flitet nėpėr kronikat rozė tė gazetave dhe rėvistave qė mes Kledi Kadiut dhe Maria de Filipit mund tė ketė njė histori dashurie. Ka ndonjė gjė tė vėrtetė nė kėto qė thuhen?
    - Absolutisht jo. Janė thashetheme qė lindin si fjala vjen: Jerry Skotti me Paola Baralen e pėr shumė konduktorė tė tjerė. Italianėt pėr thashetheme janė mė keq se shqiptarėt. Ajo, simpati ka patur pėr Kledin, pėr mua, njė simpati tė jashtėzakonshme pėr Ambetėn dhe sivjet do ketė dhe pėr Leoncinon qė do jetė konkurues shqiptar kėtė vit. Ėshtė thjesht njė simpati qė zonja De Filippi ka pėr shqiptarėt.

    - Si i keni patur raportet me femrat italiane?
    - Shumė tė mira, pėr arsye se ne shqiptarėt jemi pak allasoj, siē i thonė fjalės, dhe dimė t’i vėrtisim gurėt mirė. Puna mė ka ndihmuar tė takoj vajza italiane tė njė farė kulture, targeti e bukurie dhe me to jam sjellė shumė mirė. Emrin shqiptar e kam nderuar mė sė miri.

    - Ndėrkohė kėtė vit pėr ju ka ndodhur njė ndryshim shumė i madh. Jeni martuar prej 8 muajsh. Mė flisni pak pėr kėtė martesė?
    - Martesa ėshtė evenimenti i jetės time dhe njė hap shumė i rėndėsishėm. Zonjėza ime, quhet Emanuela Morini, ėshtė aktore dhe fotomodele. E kam takuar gjatė njė transmetimi televiziv, “La sai ultima“ me Natalia Estradėn dhe Gigi Sabanin dhe ajo ishte njė nga vajzat e spektaklit. U pamė aty dhe u dashuruam menjėherė nė njė goditje rrufeje dypalėshe.

    - Ēfarė keni ruajtur ju nga traditat shqiptare?
    - Ne kemi 12 vjet qė kemi njohur perėndimin dhe botėn. Por dhe tridhjetė e mė shumė vite tė kalojnė, atė qė e kemi nė gjak ne shqiptarėt nuk e ndėrrojmė. Burri ėshtė burrė dhe gruaja grua. Kėto pa diskutim egzistojnė dhe nė familjen time.

    - A i ėshtė pėrshtatur Emanuela kėtyre parimeve?
    - Po, i ėshtė pėrshtatur shumė mirė. Ajo vjen nga Verona dhe janė njė familje me tradita tė forta dhe me baza tė shėndosha familjare. Kemi njė raport tė ngritur mbi respektin.

    - Do jetė njė lidhje e pėrjetshme?
    - Uroj qė po.

    - Na trego diēka tė veēantė nga dasma juaj?
    - Ajo ishte njė dasmė e vogėl me pak njerėz, ato mė tė afėrmit. I vetmi mik i jashtėm ishte Kledi. Njė drekė e thjeshtė afėr Cinecittas, pėr punė kohe. Nga dasma ika direkt nė punė. Jemi martuar nė 30 dhjetor, tė nesėrmen u nisėm pėr nė Budapest dhe me datė 2 janar pėrsėri dancing.

    - Ardhja e ndonjė fėmije...?
    - Tani pėr tani ėshtė njė argument i mbyllur. Nėse vjen, mirė se tė vijė, por tani pėr tani asnjė plan.

    - Pėrveē baletit dhe Emanuelės me ēfarė merresh tjetėr?
    - Mė pėlqen shumė peshkimi. Qė 5 vjeē jam i uritur pėr kėtė sport. Mezi pres momentin tani qė kam ardhur, tė marr babin dhe tė shkojmė nė Divjakė ose nė Velipojė pėr tė peshkuar. Ndėr motivet e ardhjes sime ka qenė dhe peshkimi.

    - Si tė ėshtė dukur Shqipėria kėtė radhė?
    - Unė nė kėto 12 vjet kam ardhur nė Shqipėri vetėm tre herė nė intervale katėrvjeēare. Kur vajtėm nė Durrės, i tregoja Emanuelės qė Shqipėria ka shumė ndryshim dhe meritat kanė qenė tė shumė personave. Nuk mė intereson politika, por mendoj se ēdo parti qė ka ardhur nė pushtet, njė gur sado tė vogėl pėr ndėrtimin e Shqipėrisė e ka vėnė. Mund tė ishte bėrė dhe mė shumė. Po aq larg sa kam qenė nga vendi im, shikoj njė ndryshim tė jashtėzakonshėm. Ka ndryshuar dhe kultura e shqiptarėve. Gjenerata po evoluon dhe rinia po hipėn nė fuqi. Tirana ka ndryshuar jashtėzakonisht shumė.

    - E ardhmja juaj do jetė nė Itali apo nė Shqipėri?
    - Shpresoj tė jetė nė Itali. Tė paktėn kjo koha e punės dhe e karrierės. Pleqėria kėtu. Do vij dhe do luaj ndoshta domino tek parku “Rinia”.

    - Si ėshtė jeta juaj e pėrditshme. A ėshtė e vėshtirė tė kalosh ambiciet dhe tė durosh ambientin e huaj?
    - Vitet e para me “Korridėn” e Korrados kanė qenė tė vėshtira shumė pėr mua. Unė isha 19 vjeē dhe balerinėt italianė nuk mė shihnin dot kur unė kėrceja mė shumė se ata, rrotullohesha mė shumė se ata. Arrinin tė mė mėnjanonin. Tani qė fama ėshtė, zotėsia gjithashtu, kanė njė lloj respekti dhe nuk e ndjej konkurencėn. Ndjej vetėm dashamirėsi. Edhe pse e di qė do mbarojė dhe kjo.

    - Je xheloz ndaj Emanuelės?
    - Jam si jo.

    - Si italianėt apo si shqiptarėt?
    - Pak e pak. Nga tė dyja.

    - Ēfarė tė pėlqen mė shumė nga Emanuela?
    - Sytė dhe ėmbėlsia e saj.

    - Nė shtėpi ėshtė e zonja?
    - Po ėshtė njė shtėpiake e shkėlqyer.

    Emanuela Morini
    - Le tė flasim pak pėr karrierėn tuaj. Kur e keni filluar?
    - Unė kam filluar dhjetė vjet mė parė. Kam nisur tė punoj si modele. Mė pas lindi dėshira pėr tė recituar. Kam bėrė 6 vjet akademinė e artit dhe kam nisur tė marr pjesė nė disa filma duke vazhduar nė tė njėjtėn kohė karrierėn e modeles. Kam marrė pjesė nė miss Italia duke dalė nė finale. Kam punuar pėr njė vit nė Soap operan “Vivere” nė rolin e Anxhelika Altierit. Mendoj se gjatė kėtij viti do marr pjesė nė njė muzikal, dhe do mė pėlqente qė tė pėrqėndrohesha drejt teatrit, duke lėnė pak mėnjanė televizionin. Nė shtator do nisė njė pjesė teatrale me Pino Insenjon .
    - Si je njohur me Ilirin ?
    - Gjatė njė transmetimi nė 2000. Unė isha valetė dhe ai balerin. Qė atėherė nuk jemi ndarė mė. Mė kujtohet qė ai nuk fliste shumė. Natėn e parė ma ka marrė mendjen duke kėrcyer. Unė kam studiuar dhjetė vjet balet dhe e kam nė gjak. Mė pas kam patur njė problem nė gju dhe e kam lėnė, por ėshtė njė nga pasionet e jetės sime.

    - Ēfarė tė pėlqen mė shumė nga ai?
    - Gjithēka.

    - Ka difekte?
    - Po, po difekte ka plot. Ėshtė shumė kokėderr dhe kjo mė “irriton”. Nėse ndodh diēka mes ne tė dyve, ai flet pa mbarim dhe nuk tė lė qė tė thuash dhe ti versionin tėnd tė fakteve. Flet aq shumė sa t’i nuk ja del dot t’i vihesh mes tij dhe fjalėve. Por unė jam tip qė e ngre zėrin akoma dhe mė shumė se ai. E bėj me zor tė mė dėgjojė.

    - Nuk ėshtė se ndonjėherė ndėrhyn policia…
    - Jo jo. Ai ėshtė njė person shumė i edukuar dhe i mrekullueshėm. Por ky difekt nuk ėshtė se mė rėndon shumė. Njė difekt tjetėr ėshtė se ai ėshtė shumė krenar. Dhe nė njė raport ēifti nuk duhet tė egzistojė krenaria, sepse nėse do vėmė krenarinė tė dy, nuk i del fundi kėsaj pune dhe pastaj ndodh qė largohesh. Unė jam e bindur njėmijė pėrqind qė ai e ka gabim dhe qetėsoj situatėn duke patur tė drejtė. Por mė shumė se dhjetė minuta nuk ja dalim dot tė rrimė nė atė gjendjen e grindjes.
    - Ēfarė kujtoni nga martesa?
    - Mė kujtohet qė nuk kuptoja asgjė. Unė isha me vonesė dhe ai po mė priste. Taksisti qė vraponte nėpėr rrugėt e Romės. Isha kapur nė mbajtėset e makinės sepse kisha shumė frikė. Ai mė thėrriste i shqetėsuar, sepse njerzit po prisnin.


    Ilir Shaqiri
    - Mos kishte pak frikė?
    - Sipas meje po. Sepse nėse nuk shkoja atė ditė, nuk martohesha mė me tė. Qesh…Por ka qenė njė ditė shumė e bukur, frenetike dhe shumė e shpejtė, kaq e shpejtė sa ndonjėherė kam dėshirė t’i rikthehem dhe ta pėrsėris. Ndoshta e pėrsėrisim me njė ceremoni nė kishė. Kur tė arrijnė fėmijėt.

    - Sa vjeē je ?
    - 25.

    - Mos ka qenė pak shpejt pėr tu martuar ?
    - Ndoshta po. Por ishte gjėja e vetme qė unė doja ta bėja. E dėshiroja shumė. Qė nė fillim tė njohjes me tė, e kam ndjerė kėtė dėshirė. Diēka qė nuk mė ka ndodhur mė parė. Jam martuar 24 vjeē dhe mendoj se ėshtė mosha e duhur.

    - Ēfarė tė thonė mikeshat e tua pėr tė?
    - Janė tė gjitha tė dashuruara me Ilirin tim.

    - Jeni xheloze ndaj tij?
    - Jam xheloze goxha. Pėrpiqem ta mbaj brenda xhelozinė, por shpesh mė del jashtė. Ėshtė i bukur, i rrethuar nga vajza shumė tė bukura, tė zgjuara qė kanė gjithnjė njė lidhje tė veēantė artistike gjatė baletit. Pastaj, ka dhe njerėz shumė tė ēuditshėm nė ditėt e sotme qė bėjnė gjithēka pėr tė fituar njė puthje. Mė vret mungesa e respektit qė kanė ndaj njeriut qė ai ka pranė. E pėrqafojnė, e shtrėngojnė sikur unė tė mos jem afėr tij. Por dhe kjo bėn pjesė nė lojėn e artistit. Shyqyr qė egzistojnė fansat!

    - Po ai a ėshtė xheloz ndaj fansėve tė tu?
    - Unė e di qė ai do ketė thėnė jo, por ėshtė xheloz dhe ai. Ėshtė xheloz ndaj punės time. Dhe ėshtė normale, kur sheh gruan tėnde nė kontakt me persona tė tjerė, pak xhelozi del jashtė.

    - Ke patur probleme qė je dashuruar me njė shqiptar?
    - Unė, absolutisht jo. Por personat e tjerė ma pėrballnin. Mė kujtohet qė njėherė gati jam zėnė sepse mė pyeti dikush: “Je martuar me njė shqiptar!”. – Po, i them unė. “Oh e varfra ti!” mė thotė personi. Po kjo ndodhte nė kohėt e para. Tani ka ndryshuar shumė opinioni ndaj shqiptarėve, falė dhe kėtyre balerinėve tė cilėt artistikisht ja kanė kaluar dhe shumė italianėve. Por unė nuk kam probleme sepse jam dashuruar me tė jo sepse ėshtė shqiptar, apo italian. Jam dashuruar me tė dhe nuk ka rėndėsi nacionaliteti. Bile mund tė them se falė atyre gjėrave qė ai ka fituar nė Shqipėri unė kam zgjedhur atė njeri.


    - Ėshtė e para herė qė vini nė Shqipėri?
    - Po mė sė fundi mė ka sjellė. Ishte njė dėshirė e vjetėr e imja tė vija nė Shqipėri pėr tė njohur vendin ku Iliri im ėshtė rritur, ku ka luajtur, ku ka mėsuar.

    - Si tė duket Shqipėria?
    - Ka gjėra dhe pozitive dhe negative. Nga ato qė kam parė nė televizion mendoja se do gjeja njė vend shumė tė shkatėrruar. Por shoh shumė ndryshime. Shqipėria ėshtė nė ndėrtim dhe kjo ėshtė njė gjė pozitive. Jam duke u dashuruar me kuzhinėn shqiptare. Mė pėlqejnė shumė akulloret qė janė shumė mė tė mira kėtu se ato italianet. Mė pėlqen byreku. Jam duke ngrėnė dhe duke u shėndoshur. Vjerra ime, Mukadez, gatuan me tė vėrtetė shumė mirė.
    Nuk mė pėlqen trafiku. Kėtu nuk ka njė edukim rrugor, veēanėrisht nga shoferėt tė cilėt nuk kanė respekt pėr kalimtarėt. Duhet tė fluturosh nga njė trotuar nė tjetrin dhe ke gjithnjė frikėn qė ndonjė makinė mund tė tė marrė me vete.

    - Ju pėlqen tė merreni me shtėpinė?
    - Kur jam nė shtėpi merrem goxha. Edhe pse unė kam impenjime tė shumta. Shpesh ne gatuajmė tė dy. Mua mė dalin shumė tė mira pjatat e para, ndėrsa ai tė dytat. Iliri ha gjithēka, dhe mua mė duket ndonjėherė si kanibal. Ia vlen tė gatuash pėr tė.

    - Ju mė duket se jeni gjithnjė nė dietė ?
    - Jo. Unė nuk kam mbajtur asnjėherė dietė. Thjesht jam mė nazelie dhe ha pak. Ai ha gjithēka dhe ėshtė llupės. Do ju tregoj njė shaka qė mė ka bėrė disa vite mė parė, dhe arsyen pse unė e quaj kanibal. Kishte pėrpara njė pjatė me njė peshk tė madh, spigėl. Pasi hoqi halat, dhe pjesėt e mira, u ul tė hante kokėn e peshkut. Gėlltiti dhe sytė. Mbajti pupilėn e syrit pesė minuta nėn gjuhė dhe mė thotė: “E dashur mė jep njė tė puthur!”. Unė ja jap kėtė puthje dhe ai mė kalon pupilėn e syrit nė gojė. Unė sapo e kuptova seē ishte, desha ta vrisja. Kjo ka qenė e para herė qė kam dashur ta vras, ju betohem! Ai mė bėn shumė shaka tė tilla, dhe unė bie gjithnjė brenda. Por ėshtė djalė i mirė.

    - Traditat shqiptare si ju duken?
    - Unė akoma nuk kam rėnė nė kontakt shumė me to. Gjatė martesės kemi pėrdorur disa tradita shqiptare si djegien e shamisė, apo hedhjen e parave nė kėmbėt e nuses. Por nuk i njoh akoma mirė pėr t’i gjykuar. Megjithatė jam goditur pozitivisht nga Shqipėria. Mė pėlqeu shumė Piaza, Muzeu kombėtar. Mbas disa vjetėsh Shqipėria do jetė perfekte.

    - Fėmijėt…?
    - Mua mė pėlqejnė fėmijėt. Por nuk ėshtė momenti tani. Kur tė na i sjellė Zoti.

    - Mendoni nė fillim pėr karrierėn?
    - Jo. Mė pėlqen tė kėnaq jetėn time private dhe pastaj punėn.

    - Ēfarė jeni duke studiuar tani?
    - Jam duke bėrė njė degė tė psikologjisė, pėr edukuese komuniteti. Tani jam duke bėrė praktikė nė njė komunitet fėmijėsh minorenė, tė cilėt kanė patur probleme me ligjin, apo dhe fėmijė qė nuk kanė shtėpi. Diplomohem mbas njė viti. Aty ka dhe 5 fėmijė shqiptarė tė cilėt kanė familjen nė Shqipėri. Katėr prej tyre punojnė dhe jetojnė pranė kėtij komuniteti. Ėshtė dhe njė djalė 15 vjeē qė ka bėrė njė vepėr penale. Janė tė gjithė djem tė mirė, e kujtojnė me mall jetėn nė Shqipėri, por nuk mund tė kthehen tani pėr tani. Tė gjithė ishin entuziatė pėr ardhjen time kėtu, dhe kur jam nisur, mė kanė porositur t’i sjell fasule.

    - Keni folur me Ilirin pėr tė jetuar edhe nė Shqipėri ?
    - Nuk kemi folur kurrė pėr kėtė. Tani pėr tani do jetojmė nė Itali. Por, jetės nuk i dihet ē’tė sjell. Ardhja nė Shqipėri mua mė frikėson pak. Sepse duhet tė filloj gjithēka nga e para. Duhet tė lė familjen time, shokėt, vendin e punės. Nuk di akoma gjuhėn. Por duhet t’ja lėmė tė ardhmes.

    - Ke mėsuar ndonjė fjalė shqip?
    - Nė fillim Iliri mė thėrriste: shpirti, zemra. Kėshtu qė kėto dy fjalė i di. Kuptoj shumė mirė, por pėr tė folur e kam tė vėshtirė. Shqipja ka dhjetė shkronja mė shumė se italishtja dhe e kam tė vėshtirė. Por Iliri mė thotė gjithnjė: Mjaft, nuk duhet tė mėsosh mė, ke mėsuar mė shumė se ē’duhet. Je bėrė e rrezikshme!

    Intervistoi Arlinda Canaj - Spekter
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Ilir Shaqiri
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Nje tjeter
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ilir Shaqiri

    Ilir Shaqiri - Intervista nė Kub

    Oktapod - Vizion Plus, Nėntor 2015


    https://www.youtube.com/watch?v=4paEUgV7Cyw
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 20-10-2021 mė 10:07

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ilir Shaqiri

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 20-10-2021 mė 10:17

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ilir Shaqiri

    Ilir Shaqiri: Me ēantė nė krahė ecja rrugėve tė Italisė...Nuk mė pranonin, pasi nuk kisha dokumenta.

    Diaspora - TCH; Shtator 2019


    https://www.youtube.com/watch?v=RkkLRqFa3OI

Tema tė Ngjashme

  1. Shaqiri kėrcėnohet me rikthimin e UĒK-sė
    Nga Faik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2008, 19:05
  2. Hysni Shaqiri jep dorėheqjen nga BDI
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 03-06-2008, 21:14
  3. Moisiu: Bahri Shaqiri, shefi i ri i SHISH
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 19:22
  4. A do te kete serrisht konflikt ne Maqedoni?
    Nga Tigrimelara nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 14:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •