Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872

    Angelin Preljocaj (koreograf)

    Balet - Angelin Preljocaj (koreograf)


    Nje nga me te medhenjte koreograf te ketyre 20 vjeteve te fundit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Sot ndihem i frymezuar. Aresyja. Dje pashe ne teatrin e famshem te Parisit, Théātre des Champs-Elysées, ēfaqjen e baletit Romeo e Xhuliete te Preljocaj.
    Fantastike. Loje e frymezuar e trupes se 'Ballet Angelin Preljocaj', e cila me kalimin e viteve po fiton eksperience, maturi e nje profesionalizem te vertete. Fama e Preljocaj ka bere qe partenariteti si dhe fondet e trupes te rriten, gjate vitit 2002 trupa ka rekrutuar kercyes me pervoje te madhe internacionale. Ajo tashti matet pa frike me trupat me ne ze te Parisit dhe Europes. Kete e ndiem dhe ne salle, hehe, balerinat na u duken me te holla e fine, me me fizik e force se disa vite me pare. Pjesa ishte me te vertet dinamike.
    Ajo me pelqeu me shume se Cazanova, te cilen pata rastin ta shikoja vjet ne Palais Garnier luajtur nga trupa prestigjioze e Ballet Opera de Paris me yjet e saj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Angjelin Perljocaj - Miti i kercimit modern

    SHQIPTARI PRELJOCAJ – MITI I KERCIMIT MODERN ...



    Nga Vasil Qesari



    ... Nga 2 gjer mė 21 qershor, Angjelin Perljocaj, koreografi i shquar me orgjinė shqiptare, figura emblematike e baletit modern bashkėkohor, po jep me mjaft sukses nė Teatrin Kombėtar tė Marsejės, premierėn e pjesės Rreth pėrvojės jetėsore ( Near Life Experience - mė 2 korrik do tė konkurojė edhe nė Festivalin e Dansit nė Montpellier ). "Mbas teknologjisė sė sofistikuar tė paraqitur nė baletin mjaft tė sukseshėm Helikopter, masave tė gjalla trupore nė pjesėn MC 14/22 e nudove tė baletit Shenjtėri Pranvere -shkruan ndėr tė tjera e pėrditshmja franceze Liberation - Preljocaj na paraqet njė pjesė endėrrimtare, shoqėruar me muzikėn e bandės sonore tė filmit Vetėvrasja e Virgjėreshės tė Sofia Coppola, e cila ėshtė punuar pėr herė tė parė pėr njė pjesė tė tillė.

    ... Toni i baletit jepet qysh nė sekuencat e para. Njė njeri lengon e hiqet zvarrė i mbėshtjellė nė njė formė metalike e cila i ngjan njė shkalle nga ato qė pėrdorin arbitrat e volejbollit. Pranė tij, njė femėr e ulur nė karrige shfryn e kenaqur e lėshon njėherėsh edhe ca klithma hareje. Eshtė ora e pushimit tė mbas drekės. Gjithėēka qė vazhdon me pas, ruan e shfaq pikėrisht kėtė atmosfere pėrgjumje, mungesė tė vetvehtes, tė heqjes dorė, tė lėshimit tė saj, tė braktisjes. Angjelin Preljocaj shpjegon se, gjithė kjo ėshtė shprehje e " nocionit tė rrėmbimit i cili pėrcakton njėherėsh njė sensacion verbues e tė lėbyrshėm e njėkohėsisht njė impulsion violent i egzistencės sė individit ".

    ... Angjelin Perljocaj ėshtė sot njė koreograf me reputacion tė padiskutueshėm ndėrkombėtar. Ka mė tepėr se 13 vjet qė, me artin dhe talentin e tij, ai lė gjurmė tė pashlyeshme nė skenat franceze e ato tė huaja me koreografinė e tij tejet kontemporane ku, ndjenjat, gjymtyrėt e trupat fluturojne me lėvizje plot hare e dinamizėm. Pėr tė kuptuar e ēmuar baletin e Preljocajt, nuk ėshtė e thenė tė jesh specialist. Nė ēdo krijim tė tij ajo qė nuk mungon kurrė ėshtė emocioni. Baleti i tij ka herė-herė njė gjuhė te ashpėr, marramendėse por edhe patetike, pasionante, sensuale e sipas shijeve tė kohės. Gjuha e tij koreografike ėshtė po aq e pastėr sa edhe pathosi dhe ideja e tij, shoqėruar me njė vizion filosofik egzistencialist i cili ben qė krijimtaria e tij tė jetė nė kufijtė mė tė avancuar tė artit kontemporan.

    ... Ju duhet t’a ndejni vehten tepėr krenar sepse jeni i pari francez qė keni krijuar koreografinė e njė baleti nė New York City Ballet - i pat thenė Angjelin Preljocajt, nė vitin 1997, drejtori i kėsaj kompanie tė famėshme amerikane, Peter Martin. Por, ai s’pėlqen t’i rrikthehet kėtij kujtimi e tė tregojė pėr tė me krenari, sepse ai ėshtė kėrkues e punėn e tij nuk e cilėson kurrė tė pėrkryer. Edhe pse, trupa e tij private me 24 kėrcimtarė ėshtė polivalente dhe arrin tė bejė gjithėēka e tė verė nė jetė gjithė idetė e projektet e tij futuriste.Angjelin Prelocaj, i shkruan pjesėt e tij me hollėsi e gjer nė detaje, si tė ishin partitura muzikore. Njė metodė e punės e artit tė tij, ku pėrshkruhet ēdo ide e levizje e ku, kapėrthimet e trupave, pershkruhen gjer ne detaje. Kjo gjė – shpjegon Preljocaj - i jep lehtėsi tė veēantė kuptimit dhe realizimit tė interpretimit ēdo kėrcimtari, sepse ai mbėshtet mbi njė strukturė objektive tė lėvizjes dhe e mishėron atė me vetė ndjejshmėrinė e tij.
    Temat e preferuara tė Angjelin Preljocaj?... Dashuria, njeriu, lufta, puna, pra njė koreografi qė frymėzon ndjenja e pėrjetėsi, por qė i ka burimet nė jetėn e pėrditėshme...
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Biografia artistike

    ANGJELIN PRELJOCAJ


    Biografi artistike


    Lindur ne Francė me 1957 nga njė familje shqiptare, Angjelin Preljocaj, njė prej figurave mė tė shquara tė koreografisė sė dansit bashkėkohor nė Europė e nė bote, kreu fillimisht njė shkollė tė dansit klasik nenė drejtimin e Christian Conté e Martine Chaumet. Mė pas, ai i’u pėrkushtua kėrcimit modern e pėr kėtė studjoi nė Schola Cantorum tė ***** Waehner. Vazhdoi mė tej studimet nė New-York me drejtues Zena Rommet e Merce Cunningham ( 1980 ). Pas kthimit nė Francė hyri nė kompaninė Quentin Rouiller nė qytetin Caen e mė pas punoi nė Qendrėn Kombėtare tė Baletit Modern nė Anger, tė drejtuar nga Viola Farber.



    1982 - 1984

    Punon si kėrcimtar nė Montpellier, nė kompaninė e Dominique Bagouet. Eshtė pikėrisht aty qė Preljocaj ben edhe sprovat e para tė vėrteta si koreograf duke bashkėpunuar me Michel Kéléménis, me tė cilin realizon Aventurat koloniale, balet pėr dy kėrcimtarė i cili u paraqit me sukses nė Festivalin e Montpellier, nė korrik tė vitit 1984. Preljocaj kėrcen me emra tė njohur tė baletit bashkėkohor si, Quentin Rouillier, Viola Farber dhe Dominique Bagouet.



    1984- 1985

    Nė dhjetor tė vitit 1984, Angjelin Preljocaj, arrin tė realizojė endrrėn e jetės. Tė krijojė trupėn e tij e cila instalohet nė Champignys-sur-Marne. I entusiazmuar se tashmė, mund tė fluturojė me krahėt e tij, ai krijon Lotėt e bardhė, venė nė skenė nga Shtėpia e Baletit Modern ne Lyon. Nė konkursin e 17 -tė Ndėrkombėtar tė Koreografisė nė Bagnolet, me baletin e tij Tregu i zi, fiton ēmimin e akorduar nga Ministria e Kulturės.



    1986-1988

    Laureat i ēmimit "Villa Médicis - Hors les murs", Preljocaj shkon nė Japoni ku punon nė teatrin Nō. Mbas kthimit, krijon baletin Halili Romeo pėr Festivalin e Avignon e, gjatė njė periudhe stazhi nė CNDN, ( Qendra Kombėtare e Kėrcimit Bashkėkohor ) nė Angers, krijon Likerna mishi ( 1988 ). Nė bashkėpunim me Teatrin Kontemporan tė Dansit nė Paris, realizon e vė nė skenė baletet Mbulesaka e kuqe dhe Likerna Mishi.



    1989- 1990

    Me koreografinė e baleteve Heronjve tanė, Halili Romeo, Likerna mishi dhe Dasma, krijimtaria e Preljocaj tenton tė afirmohet edhe me tej si njė « grafi e emocionit » ( graphie de l'émotion ), njė lloj kercimi me lėvizje tė shpejta tė cilat krijojnė kende tė pėrsėritshėm e qė shoqėrohen me hove tė vrullshme e fluturime tė thyera ( tė shprehura me njė lirizėm violent shoqėruar me sensualizėm tė dukshėm e tė pastėr). Pėr Biennalen e Dansit nė Val-de-Marne, Prelocaj paraqet versionin dhe vizionin e tij modern tė baletit Dasma tė Stravinskit ( 1989 ) e, pastaj, realizon pėr trupėn e Baletit tė Operas sė Lyon-it, njė version futurist tė Romeo e Zhuljeta tė Prokofievit, nė bashkėpunim me piktorin e njohur Enki Bilal ( 1990 ).

    Ndėrkohė, kompania e tij shndrohet nė Qender Koreografike Kombėtare pėr Champigny-sur-Marne e Val de Marne. Preljocaj krijon koreografinė e njė filmi me metrazh tė shkurtėr te porositur nga Muzeu Orsej me titull Torno druri. Merr ēmimin e S.A.C.D e nderohet me titullin Kalorės i Urdhėrit Kombėtar tė Arteve e Letėrsisė. Krijon koreografinė e baletit Nyja lidhėse, porositur nga Biennalia e Dansit te Val-de-Marne. Koregorafia e tij Lotė tė bardhė vihet nė skenė nga Baleti i Operas se Lionit.



    1990-1991

    Sė bashku me Patricia Desmortier realizon njė film tė frymėzuar nga koreografia e baletit Dasma. Krijon E hidhura Amerikė pėr llogari tė Bienales sė Dansit si edhe Romeo e Juliette pėr Operan e Baletit nė Lion.Realizon njė seri filmash me metrazh tė shkurtėr nenė titullin Letra nga Amerika .


    1992

    Puna e tij nė Teatrin Kombėtar tė Dansit dhe Imazhit ( TNDI ) nė Chāteauvallon kurorėzohet me krijimin e Lėkura e botės Po atė vit, Angjelin Preljocaj, merr Cmimin e Madh Kombėtar tė Dansit, dhene nga Ministria e Kultures. Realizon filmin me metrazh tė shkurtėr Nyja Lidhėse, pėr te cilin merr Cmimin e madh Ndėrkombėtar tė Video-Dansit.



    1993

    Balleti Preljocaj propozohet tė bėhet trupa e Baletit Kombėtar Bashkėkohor tė qytetit Toulon. Ndėrkohė, pėr shkak tė sulmit qė i bėhet si artist me orgjinė tė huaj nga e djathta ekstreme e Frontit Nacional, heq dore nga projekti. Kompania e tij ftohet nė Pallatin Garnier, ku paraqitet me pjesėn Homazh pėr baletin rus. Nė vitin nė vazhdim Preljocaj krijon pjesėn Parku pėr kėrcimtaret e Baletit tė Operas nė Chateauvallon. Krijon Parada dhe Spektri i Trendafilit pėr Operan e Parisit.



    1994-1995

    Kompania e Dansit Bashkėkohor tė Londres ( London Contemporany Dance ) ve nė skenė koreografinė e tij tė Lėkura e Botės. Kompania e Preljocaj merr emrin Baleti Preljocaj. Krijon Ese pėr kohėn e ikur. I jepet ēmimi i Benois de danse pėr koreografinė e baletit Parku nė teatrin Balshoj tė Moskės. Krijon Lajmi i Shenjtė pjesė pėr dy kėrcimtarė. Dorėzon nė teatrin e Baletit nė Munich ( Gjermani ) pjesėn Zogu i zjarrtė etj.



    1996

    Trupa e Baletit Preljocaj vendoset nė Cité du Livre tė qytetit Aix-en-Provence. Merr titullin Officier nė Urdhėrin Kombėtar tė Letersise e arteve. Realizon njė version te ri tė Romeo e Juliette pėr trupėn e tij prej 24 kėrcimtaresh. Trupa e Baletit tė Montecarlos realizon koreografinė e pjesės sė tij Spektri i Trendafilit. Po ashtu, koreografia e Likerna Mishi, merret nga trupa e baletit tė Toscanės nė Itali.



    1997

    Sukses i dyfishtė nė New York : Angjelin Preljocaj dhe kompania e tij debutojnė nė Teatrin Xhois (Joyce Theatre) me pjesėt Lajmi i Shenjtė, Spektri i Trendafilit, Dasma e, ndėrkohė, koreografi i talentuar ftohet nga Peter Martins, drejtor i New York City Ballet, pėr tė realizuar njė balet pėr trupėn e tij ne kuadrin e veprimtarise "Diamond Project". Krijon Peizazh pa beteje e cila prezantohet nė festivalin e Avinjonit. Merr ēmimin Fitoret e Muzikės pėr baletin Romeo e Juliette. Koreografia e pjesės Spektri i trendafilit merret nga baleti i Helsinkit. Krijon pjesėn Ekstravaganca pėr New-York City Ballet. Fiton ēmimin The Bessie pėr baletin Lajmi i Shenjtė nė takimin e 13-tė tė dansit nė New-York...



    1998 - 1999

    I jepet dekorata e lartė Kalorės i Legjionit te Nderit ( Légion d’Honneur ). Krijon pjesėn Kazanova pėr Baletin e Operas sė Parisit si edhe pjesėn Centaurėt pėr Bienelen e Val de Marne. Koreografia e baletetit tė tij Spektri i Trendafilit vihet ne skene nga Trupa e Baletit tė Rio de Zhanejero. Merr Cmimin e Madh Nderkombetar te Video-Danse pėr baletin Parku ( 1999 ). Ve nė skene baletin Dasma nė Lisbone dhe Spektri i Trendafilit pėr trupėn e Baletit Kombėtar tė Helsinkit si edhe krijon koregrafinė e baletit Kurkush nuk martohet me meduzat.



    2000-2001

    Krijon baletin Portrete me trupa nė kuadrin e manifestimeve Danses 2000 ne Aix-en-Provence. Nė Operan Gjermane tė Berlinit vihet nė skenė koreografia e baletit tė tij Parku. Krijon Pranverė e Shenjtė, njė prodhim franko-gjerman me pjesėmarjen e Baletit Preljocaj e Baletit Staatoper, nenė drejtimin muzikor tė Daniel Barenboim. Po ketė vit krijon baletet Helikopter dhe MC/22 me tė cilėt paraqitet nė Bienalen e Val de Marne dhe korr njė sukses tė jashtėzakonshėm.



    2003

    2 qershor. Nė Teatrin Kombėtar tė Marsejės jepet me sukses premiera e pjesės sė tij tė fundit Rreth pėrvojės jetėsore.


    Pergatitur nga Vasil Qesari
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  5. #5
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ankesa e pare, i drejtohet moderatorit qe temen time KUSHTUAR Preljocaj-t e perziu me historine e dansit duke e bere lesh e li.
    Doja ti "krijoja" diēka personale ketij artisti te MADH, jo ngase ai eshte shqiptar, por vetem per ti kthyer ne nje fare menyre falenderim per; emocionin e ndjenjat qe me kane pershkuar kur kam pare ne salle disa nga baletet e tij.
    Ket teme te hapur doja ta mbushja me material kohe me kohe, qe lexuesi shqiptar te njihej me Te e nepermjet tij dhe me Kercimin si nje shprehje artistike e mirefillte.
    Po te lini ju, hemmm! Ju ta beni haram djersen e mirekuptimin..............

    Ankesen e dyte, e kam per perkthyesin shokun Vasil qe ma perkthen fjale per fjale ēdo gje, sikur e ka per detyre te shenjte e per mision patriotik.
    O Vasil o truthare, po vete Preljocaj e ka titulluar baletin e fundit NEAR LIFE EXPERIENCE, pra ne anglisht, megjithese ai (siē mund ta marresh me mend dhe ti) di fare mire frengjisht. Atehere PSE? Si thu ti KOKRROTE, apo i ka shpetu goja.

    E kur francezet vete nuk ja fransizojne ket titull anglez, atehere del ti si gjel e ja shqiperon. Apo ku do e tregosh mangesine e trurit ndryshe.

    ps; Katana flm nderit per postimim por siē e sheh nuk ja vlen me ne ket teme "komunale" te historise se dansit. Ēiao!

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Disa saktesime per sa thashe me lart ne lidhje me perkthimin.

    Centre chorégraphique national (CCN), ka kuptimin me shume Qendra Koreografike Shteterore sesa Qendra Koreografike Kombetare.
    Ne frengjisht Nation i thone Kombit por edhe Shtetit. Keto dy fjale qe per francezet, si nje shtet i vjeter, jane shume te aferta per ne kane kuptime me te ndryshme.
    Kombi eshte me i patjetersueshem sesa Shteti. Tek ne diēka KOMBETARE ka kuptimim e pashkaterrueshme, ndersa diēka Shtetrore eshte provizore.

    Ne France nuk eshte vetem trupa e Preljocaj-t qe quhet CCN (Centre chorégraphique nacional) e bazuar ne Aix-en-Provence, por jane dhjetra te tilla ane e mbane vendit, prandaj dhe rendesia e tyre "kombetare" eshte e paket. Per me teper qendra te tilla varen nga financimi i komunes ku ato vendosen si dhe suksesi artistik. Pa ket ato mbyllen.
    Prandaj dhe Prejlocaj e braktisi Toulon-in dhe u vendos ne Aix. Pasi me ardhjen e Frontit Nacional ne fuqi ne Toulon, ata e pergjysmuan fondin per Dansin qe prekte direkt trupen e Preljocaj, dhe jo ngase ai u luftua si artist me origjine te huaj. Per nga aresimi, kultura e vepra, francezet si ai jane te pakte, sikur Hitleri te ringjallet perseri ate se lufton njeri.
    Pra si perfundim CCN do te thote vetem qe trupa financohet nga fonde publike nen kujdestarine e ministrise se Kultures dhe s'eshte trupe private e pavarur. Ngaqe arti eshte shume e veshtire sot te mbijetoje pa perkrahjen e shtetit.

    Tjeter, kot per informacion vajta ne nje web-sit ruse dhe pashe qe edhe ata "Le Sacre du printemps" ishte e shkruar ne frengjisht. Pse? Ngaqe Igor Stravinski kompozitori i pjeses megjithese rus e ka titulluar keshtu.
    Vasili ket titull e perkthen "Pranvere e shenjte" qe per shqiptarin ska asnje lidhje me realitetin, per me teper ai thote qe Preljocaj bazohet ne krijimtarine e tij nga jeta e preditshme tone.
    Atehere per cilen pranvere te shenjte behet fjale. 'Le Sacre du printemps' dtth Shenjteria e pranveres, e ēdo pranvere, e jo vetem e njeres siē nenkupton perkthimi Pranvere e shenjte. Behet fjale kur ēelin lulet, mbin bari e ngoh dielli, kur ne gjakun tone vershojne ndjenjat e na ngrihen dejet perpjete, kur nje prekje krahu apo nje shale femre na eksiton pa mase. Qe ne fillim te pjeses, kercimtaret heqin breket dhe i hedhin bujshem perpara veshtrimit te djemve, gjate gjithe ēfaqjes ato kercejne keshtu, pra pa breke.
    Foto e dyte lart eshte mbyllja, kur heroinen kryesore pasi e zhveshin fare lakuriq e sakrifikojne barbarisht.

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Kush e di ate "germo tare germo", dhe une tu germu shihni ēfare bukuroshi prej Shqypnie gjeta:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    hej kush nga ju trimat e anglishtes ma perkthen kete artikull, besoj se i vlen kesaj teme:

    "NE AGIMIN e shek. te 21-te, po shikoj nje kthese dialektore, e cila i largohet pasionit te abstraktes dhe drejtohet drejt nje sinkronizimi ideal te te gjitha arteve ne balet. Ky ishte qellimi i Diaghilevit 100 vjet me pare dhe pikerisht ky eshte impulsi prapa punes se Angelin Preljocaj dhe disa koreografeve te tjere te kohes sone.

    Preljocaj ka pas thene se eshte detyre e koreografeve te sotem te ndjekin aventuren e Diaghilevit. Dhe ai ka te drejte. Si rrjedhoje njerzve u duhet te riedukohen mbi menyren si ata e shikojne baletin sot, disi inferior, pa e kuptuar se filozofia dhe letersia kane pjesen e tyre ne nje koreografi.

    Kritiket punojne duke u mbeshtetur tek format teorike ose dhe duke u mbeshtetur tek njohurite e mara nga historia. Por gjithmone duhet te kemi ne mendje se suksesi i baletit nuk varet ne asnje lloj teorie. Kritikat e keqija na largojne nga eksperienca e kercimit duke na hedhur ne kthetrat e teorise. Teorite shpeshehere nuk jane te drejta me fenomenologjine e kercimit. Mjafton te kujtojme thenjen e Paskalit se "Zemra ka arsye, te cilat arsyeja nuk i njeh" - publiku e kupton kete shprehje.

    At the twentieth century's dusk, there was more than a touch of the ostrich to American ballet criticism, what with our heads so often buried in the sands of abstraction. We may yet look back and find that William Forsythe's Orfeo, Roland Petit's Proust and Preljocaj's Romeo and Juliet or La Stravaganza are not only masterworks but also models for the future: Music, drama, painting and philosophy are allies, not distractions in creating truth on stage and suggesting ineffable mysteries. Ballet began by telling tales in motion. There are new tales to tell, new truths to find. This is an exciting time for dancers and for dance."


    Per mungese kohe, ndryshimin ne anglisht/shqip do e vazhdoj me vone - Fiori

  9. #9
    Skene nga baleti "Shote dhe Azem Galica" Dy nga solistet kryesor te baletit shqiptar - Albana Sulejmani dhe Ilir Kerni
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    100%...Shqiptare Maska e Monica
    Anėtarėsuar
    24-05-2003
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    39

    Thumbs up Sqarim

    Postuar mė parė nga ornament
    Ankesa e pare, i drejtohet moderatorit qe temen time KUSHTUAR Preljocaj-t e perziu me historine e dansit duke e bere lesh e li.
    Doja ti "krijoja" diēka personale ketij artisti te MADH, jo ngase ai eshte shqiptar, por vetem per ti kthyer ne nje fare menyre falenderim per; emocionin e ndjenjat qe me kane pershkuar kur kam pare ne salle disa nga baletet e tij.
    Ket teme te hapur doja ta mbushja me material kohe me kohe, qe lexuesi shqiptar te njihej me Te e nepermjet tij dhe me Kercimin si nje shprehje artistike e mirefillte.
    Po te lini ju, hemmm! Ju ta beni haram djersen e mirekuptimin..............

    Ankesen e dyte, e kam per perkthyesin shokun Vasil qe ma perkthen fjale per fjale ēdo gje, sikur e ka per detyre te shenjte e per mision patriotik.
    O Vasil o truthare, po vete Preljocaj e ka titulluar baletin e fundit NEAR LIFE EXPERIENCE, pra ne anglisht, megjithese ai (siē mund ta marresh me mend dhe ti) di fare mire frengjisht. Atehere PSE? Si thu ti KOKRROTE, apo i ka shpetu goja.

    E kur francezet vete nuk ja fransizojne ket titull anglez, atehere del ti si gjel e ja shqiperon. Apo ku do e tregosh mangesine e trurit ndryshe.

    ps; Katana flm nderit per postimim por siē e sheh nuk ja vlen me ne ket teme "komunale" te historise se dansit. Ēiao!

    Si rubrike mu duk shume interesante dhe fillova duke i lexuar me shume kureshtje. Ne pergjithesi familja ime ka shume artista duke filluar qe nga prinderit e mi, po ashtu edhe balerine ( si ne kete rubrike) dhe si duket ky fakt me solli mua ne kete rubrike....pasi fillova te lexoja shkrimet dhe komentet, biografite ose edhe perkthimet, me ra ne sy dicka: Ofendimi dhe banaliteti i disa njerezve ne forum, duke bere komente rreth njerezve qe ndoshta kurre si kane njohur, dhe po te gjendem perballe ketyre njerezve do te ndihen shume te vegjel.....
    Njerezit diskutojme , debatojme por jo te kalojne ne ofendime dhe vulgaritet...Do tju pyesja a e njihni personalisht Vasil Qesarin? A e njihni karrieren e tij dhe cfare pozite ka ky person ne jeten franceze? A e njihni bagazhin e tij, nivelin qe ai komunikon dhe jeton? Une e njoh personalisht dhe kam komunikuar me te, dhe e di qe eshte shume i sukseshem ne france ....kam lexuar intervistat e tij dhe shkrimet aq te bukura dhe optimiste... dhe komentet qe gazetat dhe revistat franceze kane dhene per Vasil Qesarin!
    Perpara se te komentoni njerez qe kane vene emer dhe jane te suksesshem , analizoni vetveten dhe permbajuni temes , nqs nuk mundeni, mos e larmoni rubriken me ofendime por vetem lexoni, dhe heshtni....dhe sa per dijeni Vasil Qesari zoteron shume gjuhe te huaja.....

    ps me falni per kete sqarim ( jashte temes) qe duhet te beja, por smund te heshtja , sidomos kur flitet dhe komentohet per njerez te afte dhe te sukseshem qe lene gjurme ...

    Me kenaqesi do vazhdoj ti lexoj diskutimet tuaja ne rubriken e Artit Shqiptar!!
    :^engjello
    The best and most beautiful things in the world cant be seen or even touched, They must be felt with the heart!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    nga baleti fundit i Preljocajt "Near Life Experience"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #12
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    zoti pagan me ke premtuar nje shfaqje te preljocaj ne Paris.
    un jam dy ore larg kshq vetem me lajmero se vij menjehere.

    gjithashtu do ta marr kameran me qira sa per ate nate
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Preljocaj

    ...Kisha degjuar per nje balerin (Shkodran) qe korrte shume sukses dhe admirime nga publiku francez.Vitet kaluan dhe une, fatmirsisht dola ne "perendim" per te studiuar;keshtu qe perfitova te "nuhasja" dicka te ndryshme nga ajo qe "lexoja" nga shtypi apo fjalet neper kafenete e Shqiperise se mjeruar ne pafundesi.
    Rasti me solli qe te beja nje vizite te bukur ne nje qytet bregdetar ne France (Marseille). Aty njoha nje vajze te bukur Shiptare dhe qe studimet e baletit i kishin pelqyer gjithmone (megjithese nuk studjon per balet). U ndjeva pak ngushte me diskutimet qe patem (ashtu siē edhe me postimet e disa pjesmarresve ne kete teme, shume e bukur, shkruar me aq mjeshteri dhe dashuri profesionale; edhe pse shkruar nga njerez Shqip-foles...),kjo per faktin se nuk kam pasur asnjehere mundesine te lexoj apo te shikoj balete.Kjo vajze e bukur dhe shume e embel me propozoi te shkonim te shikonim nje Debat-Analize qe do te bente kompania e Angjelini-t,per baletin ne pergjithesi dhe per disa nga balerinet kontemporan sot ne France.Ishte nje mrekulli,pastaj dhe vajza qe me shoqeronte ishte shume terheqese,kishte nje shtat te mahnitshem dhe sy teper rrezellues.Faqet i kishte si dy molle te kuqe gati per tu kafshuar.Duart te holla dhe shume te buta.Keshtu qe une ate dite ne Aix en Provence ndjehesha ne "parajse".Pasi pime nje kafe,jo dhe aq e shijshme si ne Itali (nuk e di por francezet kane shume gjera te mira por,kafeja duhet te quhet nje specialitet Italian),u drejtuam tek godina qe do mbahej ku debat.Aty u fol vetem frengjisht,duke shoqeruar fjalet me pjese filmike te vallezimeve me te suksesshme te disa trupave kontemporane sot ne France.Drejtori artistik i trupes qe drejton Angjelini (me origjine Italiane),bente nje prezantim 5-minutesh te disa vallezimeve dhe pastaj jepte fjalen te pranishmeve per te shprehur mendimet apo dhe per te propozuar.Diskutime me shume shije!Shikoja me syte e mi qe Franca me te vertete ka arsimuar shume diktatore qe ne te kaluaren apo dhe sot udheheqin shtete te shumta,por ne teresi shikoja qe kishte kulture,mirkuptim dhe dashuri per te rene.Une fatkeqesisht,nuk kam shume pasuri ne gjuhen frenge (gje qe do e deshiroja),por vura re qe kishte teper qetesi kur njeri fliste ndersa te tjeret degjonin.Nuk flitej per nje baerin qe ishte me origjine Shqiptare por,per nje individ qe me nje force madheshtore kishte mundur te kalonte pengesa te tmerrshme,nje nder to dhe pengesa e familjes se tij,shume tradicionale (fanatike).Per kete aspekt edhe motra e tij qe ka shkruar nje liber (titullin nuk e kam),prek kete teme te familjes.
    Pra,duke "lundruar"neper oqeane,meqenese ishte nje kontakt i afert dhe teper i bukur,preka dhe une (ose u mundova) kete teme;por gjithnje duke qene jo ne lartesine e disa personave qe shoh qe jane shume te pergatitur,por mbi te gjitha me kurajo.
    Kalofshi mire aty ku jeni.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    po nga i njejti balet.



    ps, kata e ke ne 20 maj ne Sadler,s Wells, ketu duhet prit nga fundi vitit, flitet se po punon per nje komande te Opera de Paris. kjo s'te pengon, mund te vish kur te dush ketu :)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #15
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Preljocaj krijon “Urrejtjen” nė Festivalin e Baletit nė Monpelje

    Gjuha fisnore e Angjelin Preljocajt


    Ariane Bavelier

    Vitin e shkuar, me “Pranė pėrvojės sė jetės”, Angjelin Preljocaj paraqiti parajsėn e tij. Me N-nė – kupto urrejtje (N-shqiptohet en, qė do tė thotė urrejtje) – kėtė stinė ai jep ferrin e tij. Tė dyja pjesėt funksionojnė si njė diptik. “Near Life Experience” ishte po aq qiellore, e kėndshme, e shkėlqyeshme, e paqtė sa dhe “N” qė i dedikohet njė caku tė pėrshtatshėm. “Eshtė njė vepėr qė e kam shkruar me Granular Synthesis”, thotė Angjelin Preljocaj.
    Pėr tre vjet, koreografi, i topitur do tė zbulonte, punėn e kėtyre artistėve audiovizualė: “Ata vendosin njė korrelacion intensiv ndėrmjet tingullit dhe figurės, ndėrtojnė instalacione gjigante me ekranin dhe tingullin. Nė kėtė mėnyrė ata ftojnė njerėzit tė pėrfitojnė duke jetuar njė pėrvojė thuajse fizike, se sa thjesht tė shohin njė film a njė video. Emocionalisht ėshtė tejet e fortė, sa unė doja tė ballafaqoja me tė baletin. Tė shihja nėse kėrcimi gėlltitej apo kėndellej.”
    Pėr ta bėrė kėtė, Angjelini zgjodhi njė temė qė po e punon prej njė kohe tė gjatė: pėrse njerėzit, nė vend qė tė zgjidhin problemet e tyre nė dyluftime oratorike, i dorėzohen qėllimit pėr ta eliminuar tjetrin fizikisht. “Eshtė diēka qė nė historinė e njerėzimit qarkullon nė mėnyrė permanente dhe tė pafrenueshme, pėrballė maleve me telashe. Mė sė pari, bėhet fjalė pėr trupin: pėr tė mohuar trupin e tjetrit, pėr ta torturuar, poshtėruar, gjymtuar, asgjėsuar, duke zhdukur gjithė gjurmėt. Dhe derisa qytetėrimi tė gdhendet, nė kundėrshtim me kėto trajtime qė duken gjithnjė e mė barbare.”
    Gjatė gjithė pėrpunimit tė kėtij projekti, Angjelini bashkėpunon me Granular Synthesis. Nėpėrmjet kompjuterit ata tėrheqin lėvizjen e balerinėve qė rivendosen nė njė motor tė videolojėrave pėr tė krijuar personazhe virtualė. Ndėrkaq, pak nga pak, pėrdorimi i imazheve kufizohet: ato theksojnė vetėm disa momente kėrcimi.
    “Pėrveē kėsaj, kemi tė bėjmė pėrsėri me balet apo me njė gjuhė fisnore lufte?”, pyet veten Preljocaj. Muzika, nga ana tjetėr ėshtė e gjithėpranishme, duke e ēuar spektatorin nė njė spirale skėterrore: “Nuk kam bėrė asgjė pėr tė zbutur diskutimin. Kam dashur tė tregoj tmerrin dhe atė ēka ėshtė e pandreqshme, sepse e gjitha kjo e shtyn secilin tė tėrhiqet nė vetvete pėr tė mėsuar, pėr tė reflektuar.
    E bėra kėtė shfaqje, sepse ajo flet pėr njė gjendje tė trupit dhe sepse baleti nuk ėshtė mjeti i vetėm pėr tė ilustruar legjendat. Ai duhet tė prekė ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė njerėzimit.”
    “N”-urrjetja- do tė kthehet nė Aix en Province dhe nė Paris ku do tė qėndrojė pėr dy javė nė Chaillot, teatėr ku Preljocaj nuk ėshtė ngjitur kurrė. Pastaj, koreografi mendon tė shtijė nė dorė “Medean”. Tė realizojė njė krijim mbi kėtė temė pėr Baletin e Operės sė Parisit. “Nė shumicėn e Medeave qė kam parė, fėmijėt pėrfshihen fare pak, janė trajtuar sikur tė kenė vetėm kyēet e kashtės. Kėtė herė, do tė doja qė ata tė rikthehen nė dramaturgji sepse kjo mund tė jetė me tė vėrtetė prekėse.”
    Le Figaro
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    kata N = urrejtje (haine ne frengjisht) eshte vetem loje fjalesh EN (shqiptohet N-ja ne frengjisht) = HAINE (qe afersisht shqiptohet po en) jo se ka kuptim te vertete. psh si kasete = K7 (ka + sete). ne fregjisht ka shume sajime te tilla origjinale te llojit.


    ēa bo ti iher, e pe ate ēfaqjen ne londer, apo jo.

  17. #17
    urra me ne fund Angjelini kthehet ne NEW YORK me shfaqen NEAR LIFE EXPERIENCE !!!

    tek po i hidhja nje sy Village Voice ne nje qosh te vogel ishte reklama nga BAM 2004 Next Wave Festival.


    Ballet Prelocaj
    Known for technically dazzling modern work, Prelocaj presents this U.S premiere, set to music by electro pop duo Air.

    Near Life Experience BAM HOWARD GILMAN OPERA HOUSE , PETER JAY SHARP BUILDING, 30 Lafayette AVe
    Nov 3 @ 8pm/ Nov 4-6 @ 7:30 pm
    tickets $ 20,45
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    ndersa une pata rastin, fatin, por edhe nderin te shoh ēfaqjen e tij te re, per opera de paris , ne palais garnier (premičre mondiale), "Le songe de Medée". emocionale, dekor shume i bukur modern me ca kova te varura teneqeje ne sfond, ne ajer por dhe shperndara ne shesh, balerinat etoile qe prelocaj i quan "ferrari" ne krahasim me te trupes se tij.

    tek libri (le programe) qe shitej ne teater, ka ca fotografi interesante, dhe disa artikuj po ashtu, njeri nga te cilet, "Le cousin des anges" (farefis i engjejve) bere nga kadareja dhe qe i perkushtohet preljocajt. ne fakt eshte nje perzgjedhje prej nje librit; J. Bollack, I. Kadaré, B. Paulino-Neto, ANGELIN PRELJOCAJ (extraits), Armand COLIN 1992.

    artikulli fillon me nje dedikim te preljocajt per kadarene:

    Aujourd'hui encore des hommes comme Ismail Kadaré s'aventurent inexorablement dans des zones d'ombre et de doute pour y puiser la lumiere. Angelin Preljocaj.

    pak a shume ne shqip:

    akoma sot, tipa si kadare, pashmangshem rrezikojne e bredhin neper zonat e erresires dhe dyshimit per te na prure driten. preljocaj.

  19. #19
    u kenaqem mbreme

    ja vlente , kishte kohe qe e prisnim , me ne fund arritem ta shohim. 70 min , nisi me nje orgazme dhe perfundoi me nje BAM sa na ngriu gjaku.

    salla plot!!!

    ti orno gjithmon nje hap perpara. :*djallush
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  20. #20
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    AH ju lumte juve sikur te kisha qene dhe une aty ... jam nje fanse e djegur lol

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Angelin Preljocaj
    Nga Shėn Albani nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 09:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •