Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Angelin Preljocaj (koreograf)



    Concert de Paris 2020 - Ballet Preljocaj - Le parc (feat Khatia Buniatishvili)

    Qershor 2020


    Mozart: Piano Concerto No. 23: II. Adagio
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-08-2021 mė 19:31

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Angelin Preljocaj (koreograf)

    Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Nė Francė, prindėrit e mi nuk donin qė unė tė merresha me balet! Nuk e kuptonin, nėna ime kishte qenė bareshė me dele

    Mė 14 maj tė vitit 2014, nė kanalin televiziv ‘Albanian Screen’ nė rubrikėn “Prizėm” tė gazetarit tė njohur Aleksandėr Furxhi, ku diskutohej pėr artin e kulturėn, ka qenė i ftuar nė studio, koreografi shqiptar me famė botėrore Angjelin Preljocaj.

    Nė intervistėn e tij, “Kushėriri i engjėjve”, siē e ka cilėsuar Preljocajn, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, midis tė tjerash foli edhe pėr rikthimin nė Shqipėri pas 20 vitesh, arratisjen e familjes sė tij, takimin me baletin nė moshė fare tė re dhe karrierėn e tij si balerin e koreograf i pėrmasave botėrore. etj.


    Pjesė nga intervista e Angjelin Preljocaj, pėr gazetarin Aleksandėr Furxhi

    Zoti Preljocaj, le tė pėrpiqemi tė kujtojmė pak se si familja juaj u largua nga Shqipėria dhe origjinėn e saj…

    Babai im ėshtė me origjinė nga Vermoshi, nė veri tė Shkodrės. Ai ka jetuar atje me familjen pėr disa vite dhe njė ditė sė bashku me tė atin dhe vėllain e vogėl, vendosėn tė largoheshin nga Shqipėria dhe tė kalonin kufirin e tė shkonin si emigrantė, por edhe pėr tė takuar gruan e tij qė ishte nė Ulqin.

    Nė cilin vit?

    Ėshtė pak e turbullt, pasi nuk kisha lindur, mendoj se ishte rreth vitit 1955… pastaj ai gjeti time mė dhe u martuan atje. Qėndruan pak nė Beran, nė atė kohė, Ivangrad dhe pastaj u strehuan nė njė kamp refugjatėsh nė Gerovo, nė ish-Jugosllavi. Atje ishin nė pritje pėr tė emigruar nė Amerikė, kėshtu ishte ideja e parė. Nė kampin e Gerovos, u ngjiza unė, mesa mė kanė thėnė prindėrit, pastaj vazhduan rrugėn dhe ime mė dhe im atė, mbėrritėn nė Francė, ku prisnin vizėn, pėr t’u nisur nė Amerikė.

    Dhe ju jeni lindur nė Francė?

    Po. Sapo arritėn nė Francė linda unė, sepse ju ėshtė dashur njėfarė kohe, qė tė mbėrrinin nė Francė.

    Dhe lindėt nė 1957…?

    Po, 1957. Nė atė kohė linda unė dhe ata prisnin vizėn pėr t’u nisur nė Amerikė. Vizėn nuk mundėn ta merrnin, pėr rreth njė vit, njė vit e gjysėm, por kur e morėn, prindėrit e mi kishin filluar tė stabilizoheshin. Pra, kur e morėn vizėn, thane; ok, ta harrojmė mė mirė Amerikėn, tė qėndrojmė nė Francė, sepse, kemi nisur punė, kemi njė shtėpi tė vogėl dhe kėshtu vendosėn tė qėndronin.

    Nė shtėpi prindėrit tuaj flisnin shqip besoj, po ju, kur u rritėt, si komunikonit me nėnėn dhe babanė tuaj?

    Po pikėrisht, duke qenė se im atė dhe ime mė, erdhėn nė Francė dhe unė linda menjėherė, nė atė moment qė ata nuk flisnin frėngjisht, nuk kishin asnjė ēelės tė kulturės dhe traditės franceze, pra e gjithė fėmijėria ime, ishte nė shqip, dhe me traditėn shqiptare. Mendoj se, shpesh ka qenė nevoja qė emigrantėt qė sapo vinin, pėr tė ruajtur identitetin e tyre, ishin tė detyruar tė ishin mė shqiptarė, sesa shqiptarėt e vėrtetė dhe kam pėrshtypjen se, unė jam rritur mė tepėr nė traditėn shqiptare, sesa ata nė Tiranė.

    Pra ishte diēka shumė shumė e rreptė e tradicionale dhe pėr kėtė arsye, kam patur gjithmonė ndjesinė se, kisha me tė vėrtetė njė kulturė tė dyfishtė, nė shtėpi ishte akoma Shqipėri, ndėrsa kur shkoja nė shkollė, ishte shkolla e Iluminizmit e Republikės Franceze dhe i gjithė zbulimi i njė kulture tjetėr dhe, me tė vėrtetė, kisha ndjesinė se, nė njėrėn anė ishte tradita, disa gjera tė thella, disi misterioze, ndėrsa nė krahun tjetėr, njė kulturė e filozofėve tė Iluminizmit, tė gjithė kulturės Franceze, pra njė dyzim.

    Si ka qenė kontakti juaj me baletin? Te ‘New York Times’ kam lexuar se, keni qenė rreth 11 vjeē, kur keni parė njė foto tė Nurejevit dhe nė atė ēast, diēka ka shkrepur nė mendjen tuaj…! A ėshtė e vėrtetė?

    Po. Ėshtė pėr tė qeshur qė dashuria ime pėr baletin, lindi nga njė imazh i fiksuar, pra ėshtė shumė paradoksale pasi, kėrcimi ėshtė lėvizje, dhe shijen e baletit, ma dha njė imazh i fiksuar. Ishte njė imazh i dikujt qė ishte Rudolf Nurejev, ishte njė fotografi nė njė libėr, qė ma kishin dhėnė hua. Nė fytyrėn e tij, kishte njė dritė dhe njė bukuri tė tillė qė, mė mahniti. Dhe shpjegimi ishte interesant pasi, ishte shkruar:

    “Rudolf Nurejev i shpėrfytyruar nga kėrcimi”, domethėnė i transformuar, i metamorfizuar nga kėrcimi, dhe thashė me vete: ėshtė e pabesueshme. Dhe mendova: ēfarė ėshtė ky art, qė transformon dikė dhe e bėn kaq tė bukur, tė bukur nga brenda, jo thjesht tė bukur kėshtu nga jashtė. Dhe kėshtu ja ktheva librin vajzės qė, ma kishte dhėnė hua, e cila ishte njė balerinė e re, dhe e pyeta se ku bėnte balet dhe ajo mė udhėzoi. Kėshtu shkova dhe bėra orėn e parė tė kėrcimit.

    Kam lexuar se nė atė kohė, ju keni qenė i regjistruar nė kurs pėr xhudo mirėpo, i shpenzonit paratė pėr tė shkuar nė balet, a ėshtė e vėrtetė?

    Po ėshtė e vėrtetė. Nė orėn time tė parė tė baletit, shkova me pantallonat e mia tė bardha tė kimonos, xhudos dhe njė bluzė. Pa i thėnė prindėrve tė mi. Shpesh here, kam shkuar pėr kėrcim, por u kam thėnė qė po shkoja nė xhudo dhe fshehtas, sepse prindėrit e mi, nuk donin qė tė merresha me balet.

    Kur e morėn vesh qė ju shkonit nė klasėn e baletit, si reaguan?

    Ėshtė pak interesante pasi, ime mė nuk u kundėrvu shumė nė fillim, pasi nuk e njihte baletin nė fakt, sidomos baletin klasik. Ime mė kishte qene fermere, kishte ruajtur delet, vinte nga njė shtresė shoqėrore ku, baleti klasik ishte totalisht i panjohur, pra nuk pati as reagim pozitiv, as negativ, gjė qė nuk ishte keq.

    Duke qenė se nė Francė, ajo punonte nė fabrikė, pyeti kolegėt e punės ēfarė mendoni; djali im shkon nė balet, dėshiron tė merret me balet. Dhe ata qė e rrethonin, i thanė qė ėshtė diēka e ēuditshme, ėshtė pėr meshkuj tė feminizuar, etj., pra tė gjitha klishetė e kohės. Mamaja ime pati pak frikė pėr mua, pasi ėndėrronte tė bėhesha doktor, apo avokat, diēka e tillė, pra kishte frikė.

    Nė moshėn 17 vjeēare u nisėt nė SHBA-ės, pėr tu marrė me balet. Pėrse nė SHBA-ės?

    Kisha nisur tė studioja baletin klasik, pastaj baletin modern dhe pastaj kuptova qė, tė rejat koreografike, shfaqeshin sidomos nė New York, kėshtu qė kisha dėshirė tė shkoja atje, tė zbuloja tendencat e reja tė baletit, takova dhe punova me Merce Cunningham nga i cili, mora leksione dhe mėsova shumė pėr sa i pėrket kompozimit koreografik.

    Ėshtė e saktė tė themi se; Amerika ju formoi si balerin? Apo dhe Franca gjithashtu?

    Franca gjithashtu, por edhe SHBA-ės, pasi nė atė kohė, Shtete e Bashkuara, ishin qendėr graviteti pėr krijimtari, por edhe nė Francė, ndodhnin shumė gjėra, duke u lejuar balerinėve tė rinj, tė afirmoheshin gjithashtu.

    Baleti Preljocaj, ka rreth 26 balerinė dhe prodhon mė tepėr se 100 spektakle nė vit, si ėshtė e mundur?

    Njė spektakėl nė ēdo dy-tre ditė, janė shumė…! Po janė shumė, ėshtė shumė punė por, unė nuk dua tė qahem pasi, ėshtė njė pasion pėr kompaninė. Dhe nė tė njėjtėn kohė, nuk bėj vetėm spektakle me 26 balerinė. Pėr shembull; Mbretėria e Bashkuar (Royame Uni), ėshtė me 4 balerinė, ka spektakle me 12 balerinė por, ka edhe spektakle me tė gjithė kompaninė dhe prodhime, siē ėshtė Borėbardha, qė ėshtė balet i madh dhe merr tėrė trupėn nė turne. Por nganjėherė, ndodh qė, njė pjesė e trupės ėshtė nė Londėr, ndėrsa pjesa tjetėr nė Madrid, pra nė tė njėjtėn mbrėmje, ne luajmė nga njė balet secili, e njėjta trupė, luan dy balete.

    Me teatrin e Baletit te Tiranės, ndoshta ėshtė vetėm fillimi, a keni ndonjė ide apo projekt pėr ta zhvilluar bashkėpunimin?

    Jo vetėm qė ėshtė e mundur, por ėshtė diēka tė cilėn e kemi nisur tashmė. Nėn kujdesin e Ministrisė sė Kulturės, nėnshkruam njė marrėveshje me Baletin e Operės sė Tiranės dhe Baletin Preljocaj. Ėshtė njė marrėveshje 3 vjeēare, ėshtė njė mundėsi e njė bashkėpunimi tė thellė, jo thjeshtė konsum baleti por shkėmbim, domethėnė edukim pedagogjik, trajnime tė balerinėve gjithashtu balete qė i janė dhėnė Teatrit tė Operės dhe Baletit tė Tiranės por edhe balete qė nuk ekzistojnė por qė do t’i krijojmė bashkė ne tė dy kompanitė.

    Ėshtė me tė vėrtetė bashkėpunim interesant. Pėr shembull mund tė bashkojmė 5 balerinė tė Preljocaj dhe 5 balerinė tė Teatrit te Operės dhe Baletit qė tė realizojnė njė balet bashkė, ėshtė me tė vėrtetė bukur, mund tė jenė 10 me 10. Por ajo qė ėshtė interesante ėshtė bashkimi i energjive, tė shohim sesi mund tė krijojmė njė pėrzierje shpėrthyese mbase dinamike.

    Kur keni ardhur pėr herė tė parė nė Tiranė kėrcyet edhe ju nė skenė, tani jeni kėtu si koreograf. Sa vite bėhen qė nuk kėrceni mė?

    Ėshtė e ēuditshme pasi ju mė bėni kėtė pyetje, por ndėrkohė bėhen 3 vite qė kam kėrcyer vetėm, solo, pėr rreth njė orė e ēerek.

    Po nė familjen tuaj, fėmijėt tuaj e kanė ndjekur shembullin e babait, a kanė ndjeshmėrinė tuaj ndaj baletit?

    Kam dy vajza qė e duan baletin por ndjekin shembullin e mamasė qė ėshtė kineaste, por mendoj se janė tė pasuruara nga tė dy artet, artin koreografik dhe artin kinematografik.


    / Memorie.al / Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/intervis...areshe-me-dele

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Angelin Preljocaj (koreograf)

    Angelin Preljocaj drejtor artistik i Festivalit Ndėrkombėtar tė Kėrcimit Bashkėkohor, qė nuk sjell vetėm vepra skenike, por edhe masterclass me balerinė e studentė

    Skena e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit pėr njė muaj nuk do tė ofrojė vetėm shfaqje, por edhe edukim. Festivali Ndėrkombėtar i Kėrcimit Bashkėkohor rikthehet pėr tė dytin vit nė Tiranė, ku pjesė e tij janė jo vetėm shfaqje, por dhe masterclass. Drejtor artistik i festivalit ėshtė koreografi i njohur Angelin Preljocaj. Teatri Kombėtar i Operės dhe Baletit nė bashkėpunim me Qendrėn pėr Kulturė dhe Art Bashkėkohor “Harabel” dhe D18 Paris organizojnė edicionin e dytė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Kėrcimit Bashkėkohor nė Tiranė, nėn drejtimin artistik tė koreografit Preljocajt. Festivali do tė nisė me spektaklin “Gravity” tė koreografit Preljocaj, pėr tė vijuar mė pas dhe me tė tjera shfaqje. Ministrja e Kulturės Elva Margariti shprehet se mbėshtetja qė Ministria e Kulturės dhe TKOBAP i jep kėtij festivali ėshtė pjesė e politikave pėr ta futur vendin tonė nė hartėn kulturore europiane. “Pėr plot njė muaj skena e Teatri Kombėtar tė Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor nuk do tė ofrojė vetėm shfaqje, por edhe edukim. Jemi tė nderuar qė drejtor artistik i kėtij festivali ėshtė ylli i koreografisė bashkėkohore Angjelin Preljocaj, qė nuk sjell vetėm vepra skenike, por organizon edhe masterclass me balerinė e studentė nga Shqipėria e rajoni. Ballet Preljocaj, La Veronal & Marcus Morau, Blenard Azizaj dhe Fondazione Nazionale de la danza/Aterballetto sjellin artin dhe eksperiencėn e tyre nė Tiranė. Mbėshtetja qė Ministria e Kulturės dhe TKOBAP i jep kėtij festivali ėshtė pjesė e politikave tona pėr ta futur Shqipėrinė nė hartėn kulturore europiane”, shprehet Margariti nė rrjete sociale. Detaje mbi festivalin u ndanė dje gjatė njė konference nė TKOB, ku ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturės Elva Margariti, Ajola Xoxa drejtore e qendrės “Harabel” si dhe drejtorja e pėrgjithshme e TKOBAP Abigeila Voshtina. Drejtoresha e TKOB thotė se festivali sjell njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė koreografisė botore. “Angelin Preljocaj, i cili do tė vendosė gjithė profesionalizmin nė dispozicion tė trupės sė baletit tė TKOB-sė. TKOB ėshtė Teatri i Mundėsive”, shprehet Voshtina.

    Nisja e festivalit

    Festivali ēel siparin e tij mė 27-28 shtator, me spektaklin “Gravity”. Graviteti, njė nga forcat themelore tė universit, orkestron nė heshtje kėrcimin e kozmosit, si fill i padukshėm qė lidh dy masa, duke krijuar tėrheqjen qė ne e quajmė peshė. Angelin Preljocaj, koreografi vizionar, thellohet nė kėtė forcė enigmatike. Gjatė gjithė karrierės sė tij, Preljocaj ka qenė i mahnitur nga pesha, hapėsira, shpejtėsia dhe masa. Kėto koncepte abstrakte, por thellėsisht tė prekshme kanė qenė frymėzimi i eksperimenteve tė tij koreografike. Mė herėt sipas Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit kėtė vit, festivali zgjeron shtrirjen e tij pėrtej shfaqjeve magjepsėse tė kėrcimit pėr tė pėrfshirė njė sėrė masterclass-e tė kryera nga koreografė tė kompanive pjesėmarrėse. Nėpėrmjet kėtyre klasave festivali ofron njė mundėsi unike pėr studentėt e baletit dhe kėrcimtarėt, qė tė mėsojnė drejtpėrdrejt nga teknikat dhe njohuritė krijuese tė koreografėve me famė botėrore duke mundėsuar kėshtu njė atmosferė bashkėpunimi, shkėmbimi kulturor dhe rritjeje artistike.


    Gazeta SOT

    https://sot.com.al/kultura/angelin-p...rcimit-i612339





    Festivali i kėrcimit kontemporan, Angjelin Preljocaj sjell “Romeo dhe Zhuljetėn” nė Tiranė

    A2 CNN
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-09-2023 mė 22:41

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Angelin Preljocaj (koreograf)



    https://www.youtube.com/watch?v=wjD1_Z9Do4A


    ANGJELIN PRELJOCAJ NE ""TAKIMET E KULTURES"" NGA ELSA DEMO

    ABC News Albanian - Dhjetor 2017

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Angelin Preljocaj (koreograf)



    https://www.youtube.com/watch?v=RKYgL2D8GQU


    ANGJELIN PRELJOCAJ" FLASIM " nga EDI RAMA

    30 Shtator 2023.


    “ Valltar qė nė barkun e nėnės ” - Malėsori me rrėnjėt nė Vermosh, Trungun nė Francė e Degėt anembanė Europės, ANGJELIN PRELJOCAJ .

    Angjelin Preljocaj, balerini dhe koreografi me famė ndėrkombėtare - I ftuari i episodit tė tretė, nė sezonin e dytė tė podcastit “Flasim”, tė kryeministrit Rama.

    Artisti franko-shqiptar rrėfeu detaje mbi hapat e parė nė karrierėn e tij dhe jetėn e ndarė mes kulturės shqiptare brenda shtėpisė dhe asaj franceze jashtė saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 07-10-2023 mė 20:31

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Angelin Preljocaj
    Nga Shėn Albani nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 09:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •