Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Kërcimi - Baleti dhe më shumë!

    Pak Histori

    Fillimet

    Njerzit nuk jane te sigurt akoma se kur ishte saktesisht periudha e fillimeve te artit te kercimit. Nje mendim eshte se njerzit kane kercyer edhe me heret se vete sapiensat njiheshin si specie.
    Dhe eshte pak a shume e llogjikshme, pasi edhe parase njerzit te mesonin te flisnin ata i shprehnin emocionet e tyre nepermjet veprimeve (pak a shume ne te njejten menyre vepron sot baleti modern).

    Megjithate te mendosh per balet me te mirefillte (me te qellimshem si te tille), njeriu konsiderohet te kete filluar kete veprimtari artistike kur ai filloi te kercente per kenaqesi apo arsye shpirterore.

    Fillimet e para te kercimit (disi te dokumentuara) njihen te kene qene ne civilizimet e lindjes se mesme si dhe ne Indi apo midis njerzve te Australise, Afrikes dhe Amerikes. Nje nga Zoterit e Hindu, Shiva ose sic njihej ndryshe Nataraja, Zoti i Kercimit, eshte "dokumentuar" si nje njeri me shume krahe i cili qendronte vetem ne nje kembe. Format e para te kercimit duket se i kane pasur fillimet ne Indi rreth 6000 para Krishtit. Duke studiuar Dinastine e Pare te Egjiptit (rreth 3000 p.k.) , arkeologet kane gjetur relieve te cilat tregojne njerez duke kercyer apo duke perdorur ne nje fare menyre "gjuhen e trupit".

    Ndersa njerzit e Australise, Afrikes dhe amerikes mendohet te kene kercyer per cdo arsye. Gezime, vdekje, ceshte shpirterore apo thjesht per kenaqesi. Kercimet e tyre inflyencojne format e kercimit edhe ne ditet tona. Ka pasur shume balete (sidomos ne Ameriken e Veriut) te cilat jane bazuar ne legjendat e njerezve te pare. Kercimet e australianeve te pare si dhe kercimet afro-jazz njihen edhe sot si forma kercimi ne te gjithe boten.


    Grekët dhe Romakët

    Kercimi shkoi ne Greqi rreth vitit 1400 p.k. nga Kreta dhe mendohet te jete inflyencuar nga Egjiptianet. Greket njihen te kene ndihmuar shume ne fjalorin e teatrit, sidomos ne koret, orkestrat (skenat ku koret kercenin dhe kendonin), prapa skenat pas orkestres, si dhe pjesen e ngritur midis orkestres dhe pjeses se ngritur te skenes. Kjo lloj shtrirje skenike si dhe fjalori formuan bazat e skenave teatrale nga te cilat u formua dhe baleti.

    Greket gjithashtu folen per kercimin dhe ne mitologji. Nje shembull eshte biseda ne nje nga skenat e Sofokliut ku tregohet per Zotin Pan si mjeshter te kercimit si dhe Pindar i drejtohet Phoebus si "princi i Kercimit". Madje dhe Zeus eshte pershkruar "duke levizur denjesisht midis grumbullit te kercimtareve".

    Romaket e trajtuan kercimin pak a shume njesoj si greket. Kercenin ne cdo aktivitet, kjo deri ne periudhat me "dekadente", kur pjesmarres se shoqerise se larte po ktheheshin me shume ne spektatore duke mos marre me pjese direkt ne kercime.


    Mesjeta

    Gjate mesjetes kercimi u be pjese edhe e Kishes, edhe pse kjo e fundit e kishte denuar per vite me rradhe kete veprimtari si nje akt mekatar. Ne Seville djemte e korrit te kishes filluan te kercenin para altarit pergjate ceremonive te ndryshme, ky lloj kercimi ruhet akoma ne kisha te ndryshme te botes. Edhe ne Lindjen e Larget kercimet ne Tempull ishin te mirenjohura.

    Rilindja

    Gjate rrilindjes shoqeria filloi te perqendrohej me shume tek individuali se sa njerzit ne pergjithesi, si rrjedhim gjate kesaj periudhe vajza dhe djali kercimtar u ngriten ne vlerat e nje burri dhe gruaje idela, ashtu sic konsiderohen akoma edhe sot ne kercimet e baleteve (klasike kryesisht).

    Zhvillimet me te medha gjate kesaj periudhe kercimi i pati ne Itali. Ne qytetet e Italise se sotme zhvilloheshin shpesh veprimtari/koncerte ne te cilat kercimtaret ishin pjesmarresh se aristokracise si dhe kercimtare te paguar.

    Ne France, kur njeri nga kaloresit u martua me njeren nga zonjat e mbretereshes, Mbreti Charles VI interpretoi nje kercim me maska, te quajtur Bal des Ardents (Festa e te Djegurit) Ky kercim ka mbetur ne histori per faktin se gjate kercimit nje nga pishtaret e mbajtur ne duar u vuri flaken pese kercimtareve dhe ne kohen kur zjarri po digjte kostumin e Mbretit, dukesha filloi ta shuante ate me vellon e saj. Kater nga pese kercimtaret vdiqen nga djegjet.

    Gjate viteve 1400 nje pjese e konsiderueshme burrash u munduan te ishin mjeshtra baleti. Historikisht njihen vetem ata te cilet ne te njejten kohe jane shkrimtare te materialeve mbi kercimin. Disa prej tyre si Domenico da Piacenza (ose da Ferrara) dhe Guglielmo Ebreo (ndryshe i njohur si William çifuti i Peasaros), ishin mesues dhe koreografe te njohe ne te gjithe europen.

    Domenico eshte ndoshta nje nga mjeshterit me te njohur te kesaj epoke. Ne librin De Arte Saltandi ed Choreas Ducendi (Mbi Artin e kercimit dhe kercimet drejtuese) ai zgjodhi fjalen "ballo" ne te "danza" (te dyja do te thone kercim ne Italisht). Per kete zgjedhje ai eshte dhe arsyeja perse sot e kesaj dite njerzit perdorin sot fjalen "balet".



    Informacioni eshte pothuaj i pafund, por sot per mungese kohe po e le me kaq.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ludmill Cakalli - Balerini Shqiptar ne Itali

    L. Cakalli lindi ne Tirane ne 05.09.1958 Ne 1969 filloi studimet e kercimit ne Akademine e Arteve, Tirane, nen drejtimin e mjeshtrit Miltiadh Papa. Ne 1980 ishte balerin i pare(spale) i Operas te Tiranes. Pasi fitoi burse studimi per ne Itali ne vitin 1989 dhe filloi atje studimet, u shperngul me gjithe familjen ne Itali ne 1992. Me pas punoi si mesues ne shkolla te ndryshme kercimi ne pjesen veriore te Italise. Disa nga shkollat qe mund te premenden jane : “Accademia di danza città di Vercelli” ; shkolla e kercimit “Taniez club” ne Novara, “Scarpette rosa” ne Lissone etj.

    Konkretisht jeton ne Itali me gruan e tij Albana Tatiana Sulejmani. Me shume informacion per balerinin dhe datat per koncertet e tij mund te gjeni ne faqen e tij personale (mjafton te kerkoni ne web).

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ANOGRI
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    3
    Fiori, meqenese e nise kete teme nuk do te ishte me mire te filloje nga balerinet e pare shqiptare? Nuk kam asgje kundra Ludit, por ai i takon nje brezi me te vone se sa psh profesori i tij Miltiadh Papa. Ne mund te flasim qe nga te paret qe themeluan baletin shqiptar dhe pastaj mund te flasim per me te rinjte.

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Anogri per baletin shqiptar kam shume pak njohuri dhe informacion, kjo eshte dhe arsyeja perse kam filluar nga Baleti ne pergjithesi dhe hodha ate pak informacion qe kisha mbi balerinet shqiptare.

    Gjithsesi nuk kam mbaruar akoma me historikun me lart... Nq se ke me shume informacion je i/e lutur te marresh pjese ne diskutim. Kjo me shume per te rritur njohurite "historikisht" mbi kete forme arti!


    Di se "Halili dhe Hajria" njihet si baleti i pare shqiptar me tri akte. Subjekti eshte mbeshtetur ne dramen me te njejtin emer te Kol Jakoves dhe pak a shume tregon per qendresen e malesoreve kunder shtypjes otomane ne Shqiperi. Per koreograf ka pasur Panajot Kanacin me muzike te Tish Daija dhe ne skene eshte vene ne vitin 1963.
    (kete informacion e kisha ruajtur ne kompjuter dhe nuk me kujtohet tani ku e kam lexuar)


    Pershendetje!

  5. #5

    Mariola Fejzo ju kujton ndonje gje?

    klikoni keto site per tu kujtuar per dike....
    www.giselle.it apo www.crystalofdance.com.... e ndofta do gjeni ndonje fjale per te shkruar.... me rrespekt !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Nuk do te lija pa permendur ketu dhe gjurmet qe la ne historine e baletit shqiptar,prima balerina Zoica Haxho.Nje nga heroinat e para qe hapen shkollen e baletit shqiptar dhe protagonistja e pare tek Halili dhe Hajria qe sot kujtohet me nostalgji.Nuk lexova askund te permendet emri i saj pervec balerinve te rinj.
    Mos harroni dhe valltaret e ansamblit te shtetit,ata qe na benin krenare ne kohen e diktatures anembane botes,Lili Cingu,i madhi Besim Zekthi,Enver Birko(qe nuk eshte me mes nesh),Rexhep Celiku etj.
    Ata,artistet e vertete,nuk duhen harruar kurre,brezi i humbur padrejtesisht,brezi i sakrificave qe e ngriten artin shqiptar ne piedestal.

    Po permend ketu edhe karrieren e Ilir Kernit ne teatrin e operas dhe te baletit ne Zagreb.Ka shume per te thene per kete balerin te talentuar....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •