Close
Faqja 3 prej 29 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 561
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-12-2004
    Postime
    47
    Citim Postuar mė parė nga Irfan
    Fakt; İzraeli te gjitha armet berthamore i posedon nga SHBA.

    Fakt;Qeveria iraniane nuk eshte nje qeveri satane qe mbeshtjell e shtjellon realitetin me genjeshtrat.

    Fakt;İzraeli me shkeljen e te drejtave te njeriut krijoji shtetin e e vet cionist te teritorin e Palestines,dhe ne kohe efundit krijoji murin e kines-qe ishte ne kundersdhtim me rezuluten e OKB

    Fakt;po ashtu edhe Izraeli ka ne kushtetute e vet sulmimi i shteve arabe,pra prej nilit e deri te eofrati.

    Fakt; po ashtu ish-krimineli,ariel sharoni kisht per qellimi zhdukje e te gjıtheve muslimaneve nga palestina.

    Fakt;po ashtu İzraeli financon grupe terroriste si psh;al-kaida.
    Hamasin nuk mundeni ta quani si grup terrorrist,si do ta kishte pranu kur serbet UĒK e quanin sii nje organ terrorrist???te lutem ,dalloje realitetin prej jo-realiteti.

    İ dashur shqiptar,kur njeriu nuk mbeshtete ne arsyeje,ai ben ēdo qe edhe shkattrroon boten....


    Dallimi mes Izraelit dhe komunistave dhe terroristave musliman eshte shume i madh. Ske cka flet palidhje.

    Izraelit normal qe i duhet mbrojte kur jeton afer barbarve qe duan ta zhdukin nga ky planet.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Lideri supreme i revolucionit islamik deklaroi se populli dhe funksionarėt iranianė m

    Lideri supreme i revolucionit islamik deklaroi se populli dhe funksionarėt iranianė me besim,vigjilencė,urtėsi dhe dituri do tė zgjidhin problemet aktuale dhe do tė arrijnė majat mė tė larta tė progresit. Ajetollah El Ozma Khamenei nė takimin e zhvilluar sot me funksionarė tė sistemit tė RII duke vėnė nė dukje dėshtimin e pėrpjekjeve tė SHBA pėr pėrmbysjen e sistemit tė RII, theksoi se komplotet e arrogancės botėrore vazhdojnė, por populli dhe funksionarėt iranianė me unitet dhe largpamėsi do ta mbajnė vendin dhe sistemin nė imunitet pėrballė intrigave tė armiqve. Duke vėnė nė dukje pėrpjekjet e qeverisė amerikane pėr tė sunduar rajonin e rėndėsishėm tė LM, Lideri suprem i revolucionit islamik theksoi se nė kėtė rajon shumė tė rėndėsishėm populli iranian i mbėshtetur nė sistemin e RII po reziston pėrballė politikave armiqėsore dhe grabitqare tė SHBA. Ai theksoi se Talebanėt qė sundonin nė Afganistan dhe grupet terroriste qė po masakrojnė popullin irakian po pėrpiqen tė paraqesin njė imazh tė egėr tė Islamit, por Islami i vėrtetė bazohet nė paqe dhe vėllazėri dhe RII e ka ngritur flamurin e kėtij Islami nė bazė tė mendimeve tė ndritura, tė reja dhe tė pagabueshme tė Imam Khomeinit (ra). Nė kėtė takim Presidenti i RII z Mahmud AhmadiNezhad theksoi se politika e jashtme e qeverisė iraniane bazohet nė principet e paqes, sigurisė dhe dialogut nė bazė tė drejtėsisė dhe mbrojtjes sė dinjitetit njerėzor. Ai theksoi se RII gjithmonė ka kėrkuar dialog nė pozita tė barabarta dhe tė drejta
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Prokurori i gjyktės sė pėrgjithshme dhe gjykatės sė revolucionit tė Teheranit Said Murtezavi, i cili ėhstė duke marrė pjesė nė Gjenevė nė mbledhjen e parė tė Kėshillit pėr tė drejtat e njeriut, organ i posaformuar nga OKB, nė njė intervistė pėr agjencinė informative IRNA, ka deklaruar se tė drejtat kanė botėkuptim Hyjnor, ku i ėshtė kushtuar rėndėsi nė tė gjitha kulturat dhe fetė hyjnore, kėshtu qė nuk duhet disa shtete t'i keqpėrdorin ato pėr interesat e tyre tė caktuara. Z. Murtezavi islamofobinė, gjendjen e Palestinės, ngjarjet tragjike nė burgun Guantanamo, burgun amerikan nė Kosovė, tragjedinė e Amerikės nė burgun Begram nė Afganistan dhe torturimet e ushtarėve tė kėtij shteti nė burgun Ebu Gurejb i ka konsideruar si shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut, kėshtu qė ai ka thėnė sė Kėshilli pėr tė drejtat e njeriut duhet t'i hulumtojė dhe t'i ketė parasysh tė gjitha kėto shkelje. Bėhet e ditur sė Kėshilli pėr tė drejtat e njeriut sot nė Gjenevė ka filluar takimet e tij treditore ku do tė marrin pjesė mė shumė se 100 anėtarė nga shtete tė ndryshme tė botės
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #44
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Ne kujtuam se Irani eshte rreziku i ardhshem berthamor, kur Korea e Veriut do filloj lojen "Star Wars" kunder botes!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895
    Intervistė me z.Olsi Jazexhi, kryetari i shoqatės "Jehona"



    1- Ē'mendim keni ju lidhur zhvillimet e fundit ne Lindjen e Mesme?

    I dashur staf i IRIB-it ne gjuhen shqipe

    Zhvillimet me te fundme ne Lindjen e Mesme, per nxenesit e historise dhe politikes, rrefejne qe politikat e vjetra imperialiste dhe kolonialiste te fuqive perendimore, pas renies se bllokut komunist ne Linje, jane vene serisht nė levizje. Duke qene se Lindja e Mesme eshte nje nga zonat me strategjike te botes, kontrolli mbi te nga perėndimi nenkupton kontrollin mbi burimet e naftes dhe zhvillimit global gjate shekullit te 21te. Qe pas renies se Perandorise Osmane dhe lindjes se Ēeshtjes Lindore, Lindja e Mesme ka qene gjithnje ne fokus te imperializmit perendimor, i cili arriti suksesin e tij me te madh gjate pushtimit te Palestines dhe instalimit te regjimit klient te Izraelit ne Lindjen e Mesme. Megjithate, zgjedhjet me te fundme ne Palestine te Hamasit, protestat popullore qe po ndodhin sot ne Liban kunder qeverise se re, refuzimi i Sirise per te njohur shtetin e Izraelit, lufta ēlirimtare ne Irak dhe tensionet ne rritje mes popujve te Lindjes se Mesme kunder perendimit, e kanė kthyer kete rajon ne nje zone te mbushur me padrejtesi dhe shtypje, e cila eshte e gatshme te eksplodoje nga ēasti nė ēast.

    2- Ē'mendim keni per pozicionin qe ze Irani ne keto zhvillime?

    Jam i mendimit se Republika Islamike e Iranit eshte vendi i vetem i pamvarur sot ne Lindjen e Mesme. Irani, pas revolucionit te vitit 1979 ka arritur te ndertoje nje shtet modern dhe ti deshmoje botes progresin qe popujt e Lindjes se Mesme mund te arrijne shume, nese ata jetojne te lire dhe te pavarur nga fuqite e huaja. Edhe pse kunder Republikes Islamike jane hedhur nje mori sfidash, embargosh etj, populli iranian ka deshmuar kurajo dhe qyteterim tė mjaftueshem per te ndertuar nje vend model ne Lindjen e Mesme. Duke qene nje vend i pavarur, Irani eshte munduar prej shume vitesh qe pavaresine e tij ta shtrije ne tė gjithe Lindjen e Mesme. Dhe zhvillimet me te fundit, ku

    Irani po del ne mbrojtje te palestinezeve e deshmojne kete.

    3- Cili eshte komenti juaj lidhur me presionet qe Amerika dhe disa vende europiane bejne kunder programit paqesor berthamor te Iranit?

    Ashtu si ne kohet e lashta, edhe ne ditet tona, konflikti ndermjet fuqive pushtuese dhe viktimes eshte i shumeanshem. Presionet qe ne ditet tona hidhen kunder programit paqėsor te Iranit jane te pajustifikueshme. Presioni qe behet kunder Iranit, tregon deshiren e lige qe ekziston nė perendim kunder progresit te vendeve muslimane dhe nė rastin konkret, Iranit. Per shume qarqe ne perendim, zhvillimi teknologjik i Iranit shihet me shqetesim te madh. Kolonialistet kane mesuar nga historia se kundershtari i tyre me i mire, eshte i pazhvilluari. Per kete arsye sot Bota e Trete, gjithnje e me teper merr nje trajtim diskriminues nga bota e zhvilluar, e cila eshte e interesuar ta mbaje te paren te pazhvilluar dhe nevojtare te te fundmes. Presioni qe perendimi ben kunder Iranit i cili kerkon tė zhvilloje energjine nukleare ka shume arsye. Pike se pari nje Iran nuklear pezmaton imperialistet te cilet kuptojne se nese ne nje te ardhme ata do te duan ta pushtojne kete vend, tashme ata nuk do te perballen me me disa luftetare me pushke, sic ka ndodhur rendom gjate shekullit te 19te, por me nje kundershtar i cili posedon teknologji tė peraferta me agresorin. Se dyti zhvillimi i Iranit, ashtu si edhe i shumevendeve te tjera ne boten ne zhvillim, perben nje shqetesim shumė te madh per ata qe duan te kontrollojne progresin e njerezimit. Duke qene se Irani nuk shihet ne perendim si nje vend qe i perket atij por si kundershtar, ndalimi i progresit te tij eshte nje kerkese jetike per imperializmin e njeriut te bardhe, i cili eshte shume me i sigurte nese perballe vetes ka nje kundershtar te dobet dhe tė pazhvilluar, sesa nje kundershtar modern dhe tė sofistikuar.

    4- A mendoni se mos zgjidhja e ēeshtjes se Iranit me ane te dialogut do te ēoje ne nje krize te ēmimit te energjise se naftes ne bote?

    Po. Jam i mendimit se nese perendimi do te vazhdoje presionet e tij kunder Teheranit, bota jone do te perballet me kriza te reja te naftes ne bote, pasi siē te gjithe e dine, sot bota ka arritur kulmin e kerkeses per nafte, dhe incidenti me i vogel ne Lindjen e Mesme do te kete pėrmasa katastrofike per ekonomine boterore.

    5- Si e parashikoni ju te ardhmen e ēeshtjes berthamore te Iranit?

    E ardhmja e ēeshtjes berthamore te Iranit varet shume me ate qe vendoset neper zyrat e kancelarive te fuqive tė medha. Nese perendimi do te gjeje nje Iran te dobet, siē ishte rasti me Irakun me pare, atehere perendimi do tė arrije te imponoje deshirat e tij mbi Iranin, dhe ndoshta tentoje edhe te rrezoje qeverine demokratike ne vend dhe instaloj kukullat e tij aty. Por nese iranianet qendrojne te bashkuar dhe nuk jepen perballe presioneve te fuqive tė medha, atehere Irani do te arrije te kaloje me sukses shantazhet qe po i vihen perpara, dhe ne kete menyre vazhdoje rrugen e tij drejt progresit dhe prosperitetit. Megjithate parashikimi per te ardhmen e zgjidhjes sė ceshtjes berthamore te Iranit eshte shume i veshtire per tu parashikuar qe tani. Pasi kjo do te varet nga menyre sesi perendimi por edhe Irani do te sillen kundrejt konfliktit ne fjale.

    6- Dhe se fundi, ē'mendim keni lidhur me deklaraten e liderit suprem te revolucionit islamik te Iranit lidhur me faktin sė nese Irani sulmohet atehere do te preken interesat e vet Amerikes ne te gjithe boten?

    Sic eshte deshmuar edhe gjate luftes Iran - Irak, iranianet i kane deshmuar botes se ata jane nje popull sa i qyteteruar, aq edhe patriot dhe atdhedashes. Duke patur parasysh influencen e madhe qe imam Khamenei ka mbi shiitet e botes, dhe rendesia qe Republika Islamike ka per shiizmin boteror, nje sulm mbi Iranin do te nenkuptoje nje sulm kunder shiizmit dhe pse jo edhe kunder Islamit. Pasoje e nje sulmi kunder Iranit do te jete ajo qe amerikaneve, do t’ju duhet te perballen me nje reaksion zinxhir i cili do te shtrihet nga Teherani e deri ne Bejrut. Megjithate une jam i mendimit se amerikanet nuk do te kene guximin qe tė perballen me Iranin, te pakten ne te ardhmen e afert, pasi gjithekush e kupton qe Irani eshte nje nga shtetet me tė fuqishme te Lindjes se Mesme.

  6. #46
    Irani refuzon bisedimet me USA

    Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka refuzuar bisedimet me USA ne lidhje me programin berthamor duke i quajtur ato te pavlefshme dhe pa asnje perfitim per Iranin.
    Ky eshte citimi qe televizioni shtetror i Teheranit i ka bere liderit suprem gjate takimit qe ky i fundit ka patur me Presidentin e Senegalit Abdoulaye Wade.

    Le te presim pergjigjen e Washingtonit tani...

  7. #47
    Presidenti Mahmoud Ahmadi Nezhad kerkon zhdukjen perfundimtare te Izraelit

    Ne njeren nga deklaratat e tija me te ashpra qe nga fillimi i "konfliktit" me Perendimin President Mahmoud Ahmadi Nezhad kerkoi perseri zhdukjen e Izraelit duke u shprehur se ky vend duhej "zhvendosur" nga rajoni dhe i kerkoi vendeve Arabe dhe Myslimane per te ndihmuar ne "izolimin" e ketij produkti artificial te armiqve te Islamit.
    "Te gjitha kushtet per zhvendosjen e rregjimit Zionist jane te pranishme, nje uzurpator te cilin armiqte tane e bene ti imponohet botes Myslimane, nje rregjim qe ka ndaluar progresin e kombeve te rajonit, nje rregjim te cilin te gjithe Myslimanet duhet te bashkohen per ta izoluar ne mbare Boten" u shpreh Ahmadi Nezhad ne nje takim me vendet fqinje duke perdorur per here te pare fjalen arabe "EZALEH" qe do te thote heqje e qimeve nga trupi si dhe humbje te virgjerise ne nje femer.
    Ministrat e Jashtem te Jordanise, Sirise, Arabise Saudite, Kuvajtit, Turqise si dhe ato te Ishujve te Gjirit Persik, Bahraini dhe Egjypti jane duke u takuar me ftesen e Iranit per te diskutuar problemet e sigurise ne Iraq nen driten e nje raporti sekret te Mbrojtjes Amerikane qe shprehet se ne muajin Qershor ka patur mbi 1300 operacione terroriste dhe shperthime perreth vendit.

    Per me shume mund te lexoni lajmin ne origjinal ketu: President Mahmoud Ahmadi Nezhad Calls For The Permanent Removal of Israel

    Kjo nuk eshte hera e pare qe Presidenti Iranian ben deklarata te tilla. Pak muaj me pare ai kerkoi zhdukjen nga faqja e dheut te shtetit izraelit ndersa deklarata e dy diteve te shkuara eshte akoma dhe me e rende ku ai kerkon dhe bashkepunimin nga vendet e tjera arabe. Pra nje thirrje e paster dhe e qarte per tju kundervene Izraelit. Kjo jo vetem qe nuk ndihmon procesin e paqes ne Lindjen e Mesme por nuk ndihmon aspak dhe pozicionin e vete Iranit qe eshte "kryqezuar" nga perendimi per arsyet qe jane thene me siper ne kete teme. Sic e thashe kjo nuk eshte hera e pare qe Irani zyrtar kerkon zhdukjen e Izraelit dhe presidenti Ahmadi Nezhad duket mjaftueshmerisht i cmendur dhe psikopat sa te fusi boten ne lufte vetem e vetem qe te shtroje rrugen per ardhjen e "Profetit te Dymbedhjete" sic ka deklaruar vazhdimisht.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Rebusi Iranian

    Populli ka shpresa tė mėdha nga premtimet e mėdha tė Ahmadinedschad-it, shkruan media ndėrkombėtare dhe Ahmadinedschad-i iu pėrgjigjet kėtyre kėrkesave ende tė paplotėsuara tė popullit me shprehje nga tė popullit “po bletė njė kile mish nė pazar dhe pasi ktheheni nė shtėpi e vini qė tė ziejė, mishi do ca kohė qė tė ziejė”. Me njė fjalė Ahmadinedschad-i ka nevojė pėr kohė dhe pėr disa stimuj a nxitje, siē e quan media perėndimore paketėn e lehtėsimeve qė perėndimi i premton Iranit, nėse heq dorė nga programi i tij bėrthamor

    Mjegulla e Pllajės Iraniane po zhdavaritet, duke lėnė tė duken konturet e njė ngrehine tė ēuditshme diplomacie politike. Po zhduket rebusi i rremė dhe po merr trajtė rebusi i vėrtetė.


    Zhvillimi mė i ri nė kėtė lojė tė komplikuar ishte heqja dorė e administratės sė Presidentit Bush nga refuzimi pas 27 vjetėsh i bisedimeve tė drejtpėrdrejta me Iranin dhe shprehja e gatishmėrisė pėr t’u bashkuar me evropianėt nė negociatat me Iranin.


    “Oferta amerikane pėr bisedime tė drejtpėrdrejta me Teheranin ėshtė njė hap i rėndėsishėm… Ky vendim i madh i politikės sė jashtme do tė jetė paraprirė nga njė debat i ashpėr brenda radhėve tė administratės amerikane”, shkruante tė premten “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.


    Si pėr tė ilustruar fjalėt e “Frankfurter Allgemeine”-s, atė ditė qė Amerika vendosi tė merrte pjesė nė bisedime me Iranin “pėllumbi” amerikan, sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha “jam i habitur se si ata (Kina dhe Rusia) duan tė pranojnė nė organizatėn e tyre qė pretendojnė se ėshtė kundėr terrorizmit (Organizatėn e Bashkėpunimit tė Shangait) njė nga kombet qė drejtojnė terrorizmin botėror... Irani ka njė histori tė gjatė angazhimi nė aktivitete terroriste “.


    Krejt nė tė kundėrt reaksioni i sekretares sė shkathėt tė Shtetit, Condoleezza Rice ndaj kėrcėnimit tė Liderit Suprem Ayatollah Khamenei: “nėse Amerika do tė bėjė ēfarėdo lėvizje ndaj Iranit, furnizimi me energji nga ky rajon do tė rrezikohet seriozisht”, ishte i matur dhe pragmatik: “ne nuk duhet t’i kushtojmė tepėr vėmendje kėrcėnimeve tė kėtij tipi. Irani ėshtė shumė i varur nga tė ardhurat prej naftės, qė pėrbėjnė 80% tė buxhetit tė tij.


    Ndėrkohė Presidenti Iranian Mahmud Ahmadinedschad kishte thėnė “nėse Irani hyn nė 8-shen e pare, do tė shkoj nė Gjermani pėr tė ndjekur kampionatin e futbollit”


    Shkurt dy qėndrime kontradiktore amerikane dhe po dy qėndrime kontradiktore iraniane. Por, nėse kontradikta amerikane lexohet lehtė, kontradikta iraniane kamuflohet bukurmirė pas perēes sė Orientit.
    “Ai ėshtė njė psikopat i llojit mė tė keq”, ėshtė pėrkufizimi i kryeministrit tė ngatėrrestarėve izraelitė pėr Presidentin Mahmud Ahmadinedschad-in. Por a ėshtė vėrtet Ahmadinedschad-i psikopat nga mė tė kėqijtė apo njė lojtar i mirė shahu politik?


    I shkėlqyer nė mėsime dhe profesor universiteti, Presidenti Ahmadinedschad tashmė ka nisur rolin e Harun el Rashidit, kalifit tė drejtė tė 1001 netėve, qė vishej si njeri i popullit pėr tė shkuar mes popullit dhe dėgjuar hallet e popullit.



    Sipas agjencisė iraniane “Washington Post”-i, “ēdo javė nė stadium vihen kuti tė mėdha kartoni ku qytetarėt hedhin lutjet pėr hallet e tyre”, qė nga lutja e Kobra Hedyatti-t qė Ahmadinedschad-i t’i gjejė asaj “njė burrė dhe tė ndėshkojė komshinjtė e kėqij”, deri tek lutja e Ashraf Samadit, i cili i kėrkon ndihmė nė para pėr ta “operuar djalin dhe shpėtuar atė nga vdekja”. Vetėm gjatė vizitės nė dy provincat mė tė varfra tė vendit, Sistan dhe Beluxhistan, Ahmadinedschad mori 200 mijė letra. Ndėrkohė, njeriu i rrugės, kasapi Akram Rashid, paskėsh thėnė: “Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se presidenti dhe njerėzit e rėndėsishėm kujdesen pėr njerėzit”. Me njė fjalė si Harun el Rashidi.


    Kali i betejės sė Presidentit Ahmadinedschad ishte lufta kundėr korrupsionit, dmth tė keqes qė lind pakėnaqėsi dhe indiferencė dhe zhduk nga rrėnjėt ēdo gjė tė mbarė (si korrupsioni i ynė i 8 vjetėve tė fundit qė falė perėndisė po luftohet mė sė fundi). Shitja e naftės me 70 $ barelėn dhe kalimi i tė ardhurave nė arkat e shtetit dhe jo xhepat e politikanėve e ka ngritur disi standardin e jetesės edhe pėr tė skamurit (8065 $/ vit pėr person janė rreth 3,5 herė mė tepėr se tė ardhurat shqiptare).


    Populli ka shpresa tė mėdha nga premtimet e mėdha tė Ahmadinedschad-it, shkruan media ndėrkombėtare dhe Ahmadinedschad-i iu pėrgjigjet kėtyre kėrkesave ende tė paplotėsuara tė popullit me shprehje nga tė popullit “po bletė njė kile mish nė pazar dhe pasi ktheheni nė shtėpi e vini qė tė ziejė, mishi do ca kohė qė tė ziejė”. Me njė fjalė Ahmadinedschad-i ka nevojė pėr kohė dhe pėr disa stimuj a nxitje, siē e quan media perėndimore paketėn e lehtėsimeve qė perėndimi i premton Iranit, nėse heq dorė nga programi i tij bėrthamor.


    “Paketa do t’i sjellė pėrfitime tė mėdha Iranit”, tha sekretarja e Jashtme e Anglisė, Margaret Beckett dhe Condoleezza Rice e vijoj atė me fjalėt: “tashti pėr tashti paketa nuk do t’i bėhet e ditur medies”. Me njė fjalė ajo duket se ėshtė aq me vlerė sa qė mund tė xhelozojė tė tjerėt dhe si e tillė duhet tė jetė mjaft e dobishme pėr namin e Harun el Rashidit iranian, Presidentit Ahmadinedschad. “Harrojeni Palestinėn. Po pėr ne ē’farė do bėni?” shkruante njė pankartė e madhe nė internet nė qytetin Akra. Aq e madhe, sa ishte vėshtirė se ajo do t’i ketė kaluar pa vėnė re policisė sė Ahmadinedschad-it.


    Kur kishin pyetur para 30 vjetėve njė student rus, i cili frekuentonte njėkohėsisht shkollėn e Filozofisė m-l dhe Seminarin Ortodoks “pėrse e ndjek seminarin? Qė tė njohėsh fenė pėr ta luftuar mė mirė?”- ishte pėrgjigjur. “Jo, pėr tė njohur marksizmin pėr ta luftuar mė mirė”.


    A ėshtė Ahmadinedschad-i njė njeri qė e do vendin dhe hiqet si integralist ekstrem pėr tė fituar autoritet pėr ta kthyer Iranin nė njė vend normal. Njė “psikopat nga mė tė kėqijtė”, apo njė lojtar i mirė shahu politik?

    .................................................. .....................................

    New York Times (4 qershor 2006)

    Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i shtetit tė katėrt nė botė pėr eksportin e naftės dhe i shtetit tė dytė pėr nga rezervat e naftės tha, “nėse Amerika do tė bėjė ēfarėdo lėvizje tė gabuar ndaj Iranit, do rrezikohet seriozisht furnizimi me energji nga rajoni”



    Irani nxjerr 3.85 milionė barela naftė nė ditė dhe nėpėrmjet tij, ngushticave tė Hormuzit, kalojnė 17 milionė barela nė ditė .



    Reaksioni i sekretares sė Shtetit, Condoleezza ishte i matur, “ne nuk duhet t’i kushtojmė tepėr vėmendje kėrcėnimeve tė kėtij tipi. Mes tė tjerave Irani ėshtė shumė i varur nga tė ardhurat prej naftės, pasi 80% e buxhetit tė tij vinė nga nafta”. Ne mund ta lejojmė kėtė gjendje edhe pėr disa javė, por nuk do ta lejojmė Iranin ta zgjasė atė pa fund”

    Blomberg.com (4 qershor 2006)
    Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld pyeti pėrse Rusia dhe Kina do ta lejojnė Iranin tė marrė pjesė nė Organizatėn e Bashkėpunimit tė Shangait, “jam i habitur se si ata duan tė pranojnė nė organizatėn e tyre, qė thonė se ėshtė kundėr terrorizmit, njė nga kombet lider tė terrorizmit botėror. Irani ka njė histori tė gjatė angazhimi nė aktivitete terroriste “.


    Ai i bėri kėto komente pikėrisht tė shtunėn kur diplomacia amerikane ndėrmori njė hap tė rėndėsishėm: Administrata e Bushit u tėrhoq nga refuzimi i bisedimeve tė drejtpėrdrejta me Iranin, tė cilat ishin ndėrprerė prej dekadash. Administrata tha se ėshtė e gatshme tė bashkohet me evropianėt nė negociatat me Iranin, nėse Irani heq dorė nga pasurimi i uranit.

    .................................................. ..............................



    SKEDA E IRANIT

    Kryeqyteti-Teherani 35°40%u2032V 44°26%u2032L

    Gjuha zyrtare-Persisht

    Qeverisja-Republikė Islamike

    Lideri suprem-Presidenti Ali Khamenei-Mahmoud Ahmadinejad

    Pėrmbysja e mbretėrisė Reza Pahlavi-t: 11 shkurt 1979

    Sipėrfaqja-1,648,195 km² (i 17-ti nė botė)

    Popullsia nė 2005 -68,467,413 banorė (i 18-ti nė botė)

    Dendėsia-41 banorė/km² (i 128-ti nė botė)

    GDP totale-$ 560,348,000,000 (i 19-ti nė botė)

    GDP pėr kokė -$ 8,065 (i 74-ti nė botė)

    Partnerėt kryesorė- Francė, Gjermani, Itali, Rusi, Kinė, Japoni, Kore e Jugut, Indi

    ****//



    Skeda e evolucionit tė deklaratave sipas lajmeve tė “Reuters”-it

    30. 04. 2006
    Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice akuzoi Iranin se “po “luan lojėra”, dhe Teherani duhet tė ndalė tė gjitha veprimtaritė pėr pasurimin e uraniumit, siē ėshtė kėrkuar nga Kėshilli i Sigurimit. Irani tė tregohet i sinqertė dhe t’u pėrgjigjet shqetėsimeve ndėrkombėtare rreth programit tė tij bėrthamor.

    Nė Teheran, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme tha se Irani dėshiron ta zgjidhė krizėn bėrthamore me negociata, por shtoi se kėrkesat perėndimore qė Teherani tė pezullojė pasurimin e uraniumit nuk janė mė nė planet e Iranit. Irani ėshtė i gatshėm pėr bisedime tė reja, nėse diplomatėt perėndimorė u japin fund kėrcėnimeve pėr tė vendosur sanksione.

    09. 05. 2006

    Presidenti Bush tha “se e konsideron diplomacinė si mundėsinė kryesore pėr trajtimin e programit bėrthamor tė Iranit, por Teherani duhet t’i kuptojė pasojat e kundėrshtimeve tė tij tė vazhdueshme dhe se Irani do tė izolohet nga bashkėsia ndėrkombėtare, nė se nuk heq dorė nga veprimtaria e tij bėrthamore e debatueshme”.

    Kryenegociatori iranian, Ali Larixhani tha se “ka ende kohė pėr tė gjetur njė zgjidhje diplomatike. Propozimi i Moskės pėr pasurimin e uraniumit pėr Iranin nė Rusi, mund tė vazhdojė tė jetė baza e njė marrėveshjeje. Ēėshtja mund tė zgjidhet nėpėrmjet Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Bėrthamore dhe jo nėpėrmjet Kėshilli tė Sigurimit tė OKB-sė”.

    10.05.2006

    Presidenti Bush tha se “letra qė kam marrė nga Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, nuk i jep pėrgjigje shqetėsimit kryesor se kur do t’i japė fund Irani programit bėrthamor. Ajo ėshtė njė pėrpjekje e minutės sė fundit tė Teheranit pėr tė pėrēarė Kėshillin e Sigurimit”.

    Revista “Time” ka botuar letrėn e njė zyrtari tė lartė iranian, i cili ofron ato qė quhen “baza e bisedimeve pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjes bėrthamore”

    29.05.2006

    Ministri i Jashtėm rus, Sergei Lavrov tha “Teherani duhet tė bashkėpunojė me Agjencinė Ndėrkombėtare pėr Energjinė Bėrthamore dhe tė ndalė pasurimin e uraniumit”.

    Mohammad Saidi, zėvendės drejtor i Organizatės pėr Energjinė Bėrthamore tė Iranit tha “Teherani do tė lejojė inspektime, nėse Kėshilli i Sigurimit heq dorė nga shqyrtimi i ēėshtjes dhe ia kthen atė Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike”.

    31-05-2006

    Shtetet e Bashkuara “janė tė pėrgatitura tė marrin pjesė nė bisedimet mbi programin bėrthamor tė Iranit, nėse Teherani i ndalon tė gjitha aktivitetet pėr pasurimin e uraniumit. Ka ardhur koha tė dimė nė se Irani i sheh me seriozitet kėto negociata. Nuk mund tė vazhdojmė nė kushtet kur herė pas here njė zyrtar iranian thotė “jemi disi tė interesuar nė propozimin rus ose ndoshta tė interesuar tė kthehemi pėrsėri nė negociatat me Bashkimin Evropian” dhe asgjė nuk ndodh. Ka ardhur koha tė kemi njė zgjidhje tė prerė dhe dy rrugė shumė tė qarta”, tha zonja Rice.

    02.06.2006

    Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se “shpreson qė Irani do ta marrė seriozisht nė shqyrtim paketėn e re tė stimujve nė shkėmbim tė pezullimit tė veprimtarisė bėrthamore. Paketa pėrmban nisma financiare dhe teknologjike, dhe nėse Irani e hedh poshtė ofertėn, mund tė vihen nė zbatim masa ndėshkuese… Rusia dhe Kina kanė mbėshtetur idenė e dy rrugėve “tė stimulit dhe ndėshkimit”. Sekretarja e Jashtme e Anglisė, Margaret Beckett tha se “paketa do t’i sjellė pėrfitime tė mėdha Iranit.

    03.04.2006

    “Irani ėshtė i gatshėm tė zhvillojė bisedime pėr problemin e energjisė bėrthamore pa kushte paraprake dhe nė baza tė barabarta dhe respekt reciprok”, tha presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB, Koffi Annan.

    Kreu i shtetit iranian nėnvizoi se “Irani po vepron nė pėrputhje tė plotė me Agjencinė Ndėrkombėtare tė Energjisė Atomike dhe i plotėson detyrimet e tija”. Sekretari i OKB theksoi domosdoshmėrinė e zgjidhjes sė problemit vetėm me mjete politike dhe diplomatike, Annan shprehu shpresėn pėr zgjidhjen e konfliktit nėpėrmjet bisedimeve.



    Deklarata e Qeverisė Shqiptare (ATSH)
    Qeveria shqiptare ka mbėshtetur dje propozimin e bėrė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr njė raund tė ri negociatash me Iranin pėr ēėshtjen e centraleve bėrthamore. Zėdhėnėsi i qeverisė shqiptare ka bėrė tė ditur dje se “Shqipėria i konsideron programet e zhvillimit tė armėve bėrthamore nga Irani njė rrezik tė madh real pėr paqen e stabilitetin e rajonit tė Lindjes se Mesme si dhe theksoi se parandalimi i kėtyre programeve ka njė rėndėsi pėrcaktuese pėr sigurinė dhe paqen nė botė. Qeveria shqiptare mbėshtet pėrpjekjet e deritanishme ndėrkombėtare pėr zgjidhje nė rrugė diplomatike dhe negociata tė kėtij problemi dhe vlerėson propozimin e SHBA pėr bisedime direkte me autoritetet iraniane.

    Qeveria shqiptare i bėn thirrje qeverisė sė Iranit tė largohet nga praktikat dhe veprimet e deritanishme dhe tė angazhohet nė negociata serioze, duke ndėrprerė paraprakisht pasurimin e uraniumit si kushti mė minimal pėr tė dėshmuar vullnetin e tij tė mirė pėr heqjen dorė nga programet e zhvillimit tė armėve bėrthamore dhe mundėsuar zgjidhjen diplomatike paqėsore tė ēėshtjes bėrthamore iraniane.
    Vetėm duke vepruar nė kėtė mėnyrė, qeveria iraniane mund tė parandalojė njė seri pasojash tejet tė renda, pėrgjegjėsia pėr tė cilat do tė bjerė direkt mbi tė".

    ***/



    MEDIA
    “FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG” (Gjermani)
    “Oferta amerikane pėr bisedime tė drejtpėrdrejta me Teheranin ėshtė njė "hap i rėndėsishėm"… Ky vendim i madh nė politikėn e jashtme duhet tė jetė paraprirė nga njė debat i ashpėr brenda radhėve tė administratės amerikane… Vendimi amerikan ka gjetur njė aprovim tė gjerė nė kryeqytetet evropiane… Pėrgjigja ndaj ofertės amerikane do tė tregojė qartėsisht se ēfarė qėllime ndjek realisht Irani: sigurinė apo hegjemoninė, prestigjin apo luftėn kundėr Izraelit".



    “EL PAIS” (Spanjė)
    “Loja e shahut mes Washington-it dhe Teheranit ka hyrė nė njė fazė tė re interesante perspektivė e sė cilės janė bisedimit midis tyre.

    Gjesti amerikan reflekton njė realizėm tė ri dhe jo aventurizmin e rrezikshėm tė neo konservatorėve amerikanė, produkt ky i kėmbėnguljes europiane. Administrata e Bushit ka pranuar se ka nevojė pėr bashkėpunimin iranian nė ēėshtjet e Lindjes sė Mesme . Sot opsioni i vetėm realist janė negociatat".



    “DER TAGESSPIEGEL” (Gjermani)
    Lėvizja amerikane dhe paketa tjetėr e ofertave janė fryt i rėnies dakord tė Europės, Shteteve tė Bashkuara, Rusisė dhe Kinės dhe kjo ėshtė oferta pėrfundimtare pėr Iranin. .. Ka ardhur koha qė Mullahėt mė nė fund tė kuptojnė pasojat nėse do vazhdojnė tė mos ta pranojnė kompromisin



    “DIE PRESSE” (Austri)
    "Me ofertėn e tyre Amerikanėt e kanė ēuar topin shumė thellė nė fushėn e iranianėve. Nėse Irani vazhdon tė jetė intransigjent vendi do tė vetizolohet ndėrkombėtarisht deri nė atė shkallė saqė edhe mbrojtėsit e tij, Rusia dhe Kina nuk do tė jenė mė nė gjendje ta mbrojnė."



    “DIE TAGESZEITUNG (Gjermani)”
    "Pėrmbajtja dhe konteksti i deklaratės duken mė shumė si njė manovėr taktike e administratės sė Bushit e cila ėshtė dėmtuar rėndė nė planin e brendshėm, si dhe nė skenėn politike ndėrkombėtare.

    ABC nr.40-Prof. Dr. Apollon Baēe

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Takimi Solana – Larixhani dhe rritja e luftės psikologjike e Amerikės

    Menjėherė pas takimit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Lartė pėr Mbrojtjen e Interesave tė Iranit, Ali Larixhanit me Shefin e sigurisė dhe politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Havier Solanėn, nė mėnyrė tė dukshme janė rritur presionet e luftės psikologjike tė Amerikės ndaj dosjes paqėsore bėrthamore tė Iranit. Edhe pse qėllimi i takimit nė mes Larixhanit dhe Solanės ishte pėr tejkalimin e disa pikave tė paqarta tė propozimeve evropiane ndaj Iranit, por Amerika nė anėn tjetėr menjėherė ka kėrkuar qė Irani tė kthejė pėrgjigjen lidhur me pakon e stimujve tė propozuar nga perėndimi. Irani tani mė disa herė ka deklaruar se pėrgjigjen pėrfundimtare do ta kthejė nė fund tė muajit gusht, kurse takimi i Larixhanit me Solanėn ėshtė llogaritur edhe si fillimi i negociatave mes iranianėve dhe evropianėve. Ēėshtje kryesore ėshtė se paketa e stimujve tė propozuar nga Evropa pėrmban disa pika tė paqarta qė autoritetet e Iranit duhet qė nėpėrmjet bisedimeve t'i tejkalojnė kėto paqartėsi. Kėshtu qė edhe pėrgjigja e Iranit ndaj kėsaj pakoje ėshtė e varur nga qėllimi i evropianėve me kėto propozime. Andaj dhe kėmbėngulja e perėndimit, sidomos Amerikės pėr kthimin e pėrgjigjes tė Iranit ndaj kėtyre propozimeve ėshtė e palogjikshme dhe jashtė rregullave ligjore, ngase nėse ekzistojnė pika tė paqarta nė kėto propozime atėherė Iranit duhet qė nėpėrmjet bisedimeve t'i qartėsojė mirė se ē'qėllime pėrmbajnė ato pika qė nuk janė qartėsuara si duhet. Po ashtu disa analistė politikė kėmbėnguljen e Amerikės pėr dhėnien sa mė parė tė pėrgjigjes nga ana e Iranit e kanė cilėsuar me prapavijė politike. Deri mė tani ashtu siē kanė deklaruar edhe autoritetet iraniane se pakoja e propozimeve nga perėndimi ėshtė e pranuar, por mė parė duhen tė qartėsohen vetėm disa ēėshtje tė turbullta, por kjo do tė bėhet vetėm atėherė nėse i njihet e drejta legjitime Iranit pėr tė shfrytėzuar teknologjinė paqėsore bėrthamore. Irani edhe pse po pėrpiqet qė tė zgjidh nė mėnyrė diplomatike ēėshtjen e dosjes bėrthamore, por kjo nuk do tė thotė qė ai do tė pranojė qė t'i shkilet e drejta legjitime pėr vazhdimin e aktiviteteve paqėsore bėrthamore. Nėse evropianėt kanė pėr qėllim qė ta bindin Iranin qė t'i ndėrpres kėto aktivitete, atėherė edhe negociatat nuk do tė kenė asnjė kuptim tė logjikshėm. Po ashtu Irani nuk mund qė tė kthejė pėrgjigje vetėm pėr hir se do tė mblidhen krerėt e shteteve tė G-8 nė Shėn Petersburg apo pėr ndonjė takim tjetėr ndėrkombėtare. Ngase kėto dy ēėshtje nuk kanė tė bėjnė asgjė njėra me tjetrėn. Ndėrsa qėndrimi i Evropės ndaj ēėshtjes bėrthamore tė Iranit do tė tregojė edhe respektin dhe jo respektin e tyre ndaj traktatit NPT, tė cilin e kanė nėnshkruar tė gjitha shtetet evropiane. Nė qoftė se njė shtet ka respektuar nė mėnyrė tė rregullt konventat ndėrkombėtare, atėherė edhe shtetet perėndimore nuk kanė pse nė bėhen pre e SHBA qė nė mėnyrė tė palogjikshme tė kėrkojnė ndėrprerjen e aktiviteteve bėrthamore tė atij shteti. Kjo vlen edhe pėr Iranin, ngase derisa Irani deri mė tani ka respektuar tė gjitha traktatet pėr ndalimin e pėrhapjes sė armėve tė shkatėrrimit nė masė, atėherė pse populli Iranian tė privohet nga e drejta e tij legjitime pėr tė poseduar energji bėrthamore pėr qėllime paqėsore. Si duket ka ardhur koha qė tė shihet se sa Evropa, qė aq shumė pretendon pėr tė drejtat ligjore dhe pėr demokraci, respekton tė drejtat ligjore tė njė populli, dhe nuk bie pre e shteteve qė shohin vetėm interesat e tyre.

  10. #50
    Irani teston rraketa me rreze te ulet veprimi



    Teherani kundershton kushtet mbi bisedimet per programin berthamor


    Disa dite perpara se te skadoje afati i dhene nga Kombet e Bashkuara per nderprerje te programit berthamor, forcat ushtarake te Iranit kryen prova te rraketave ajer-ajer. Dita e diele ka qene dita kur u krye loja me e madhe ushtarake iraniane prane kufirit me Irakun.
    Loja ushtarake kryet ne nje moment kur Irani zyrtar ka refuzuar cdo kerkese per bisedime ne lidhje me progamin e pasurimit te uraniumit per te cilin pretendon se po behet per qellime paqesore.

    "Republica Islamike e Iranit beson se venia e kushteve per bisedime do veshtiresoje pastertine dhe barazine e nje bisede dy paleshe per te arritur nje zgjidhje te duhur," u shpreh zedhenesi i Ministrise se Jashtme Iraniane, Hamid Reza Asefi (sipas agjensise zyrtare te Republikes Islamike (IRNA).

    Pamja vizuale e Lojes Ushtarake u transmetua direkt nga televizioni shteteror. Gjate Lojes u hodhen 10 rraketa nga shtrate leshimi te levizshem.
    "Nese vendet e tjera refuzojne te bashkepunojne me Iranin, ato do demtohen me shume" i tha medias Asefi.

    Lajmi ne origjinal: Iran tests short-range missile

    Nese vendet e tjera refuzojne te bashkepunojne me Iranin, ato do demtohen me shume

    Shume koment paqesor dhe i arsyeshem ky i Teheranit zyrtar. Mesa duket ai produktiviteti dhe karizma e Presidentit Iranian do behet edhe me i spikatur me veprimet e fundit. Te shtunen Gjenerali Ataollah Salehi qe eshte komandanti i pergjithshem i forcave te armatosura iraniane ju drejtua popullit iranian qe te pergatiten per tu mbrojtur nga sulmet e armiqve te tyre te cmendur pa e specifikuar nese behej fjale per Izraelin apo USA.

    Po diten e shtune Texirani leshoi nje deklarate duke shpjeguar Lojen Ushtarake si paraqitje te nje doktrine te re mbrojtese (mbase me arme berthamore).
    Dhe fill mbas Lojes Ushtarake dhe ashpersimit te toneve nga Teherani zyrtar, vjen dhe mohimi i aksesit te eksperteve nderkombetare (kur vetem tre dite me pare Irani gjoja shprehu gadishmerine per te bashkepunuar me inspektoret nderkombetare mbi ekzaminimin e gjendjes se stacioneve te nendheshme te prodhimit berthamor. Ja lajmi i dites se hene ne origjinal: Iran Denies Inspectors Access to Site

    Duhet pranuar qe shume lidere sot ne bote jane psikopate po Mahmoud Ahmadinejad e con psikopatine ne nivele akoma me te larta dhe po e shnderro n ne mit. Tani qe konflikti me Izrealin "u shua" te shohim kujt do ja tregoje dhembet e mykura qe ka ne goje ky idiot dhe mbase keta "adhuruesit" e tij ketu ne forumin tone do i therrasin mendjes dhe do e kuptojne qe per hir te inatit ndaj nje idioti si Bush nuk duhet perkrahur nje idiot i nje kalibri ndoshta akoma me te madh. Ky nuk eshte nga ato rastet kur mund te thuash qe nga dy te keqijat zgjedh ate me te voglen. Te pakten jo ne kete pike kur spo merret vesh me se kush eshte e keqja me e madhe.

  11. #51
    Raport: Irani planifikon nje 'surprise' berthamore

    Sipas nje raporti te Al-Jazeera diten e merkure nje zyrtar i larte i Teheranit u shpreh se ne ditet e ardheshme do behej e ditur nje 'surprise' e vertete ne lidhje me programin berthamor te Iranit.
    Refuzimi nga ana e Teheranit per te te nderprere pasurimin e uraniumit shenoi fillimin e nje seance te re ne Keshillin e Sigurise se Kombeve te Bashkuara.

    Shtetet e Bashkuara u shprehen diten e merkure qe nje propozim i Iranit per marrveshje ne lidhje me programin berthamor bie ne kundershtim me kerkesen e perseritur te Kombeve te Bashkuara per te nderprere kete program dhe si rrjedhoje Amerika ka filluar hartimin e hapave te metejshme ne bashkepunim me qeverite e tjera.

    Por deri ne keto momente USA ka hasur veshtiresi qe te bindi Rusine dhe Kinen per sanksione me te ashpra ndaj Iranit.

    Lajmi ne origjinal: Report: Iran planning nuclear 'surprise'

    Si gjithmone dy gomeret qe fatkeqesisht kane rrol kyc ne politiken nderkombetare, per hir te inatit apo merise qe kane me USA kane per borxh te tolerojne cdo gje vetem e vetem qe ti kundervihen asaj.

  12. #52
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Mohammad Khatami viziton US

    Ish presidenti i Iranit, Mohammad Khatami viziton US (ne nje vizite jo-zyrtare e sponsorizuar nga OKB.) Eshte vizita e pare e nje rangu te tille ne me shume se 30 vjet. Mgjth, grupe te ndryshme (Chicago Jewish Federation, politikane, zyrtare amerikane etj) kane protestuar viziten e tij, duke u shprehur se cfare mesazhi do t'i dergohet qeverise se sotme te Iranit, apo grupeve te tjera terroriste te sponsorizuara nga Irani, nqs Khatami mirepritet ne US.

    Personalisht, mendoj se vizita e ish-presidentit nuk mund te behej ne nje kohe me te pershtatshme se tani. (Ish-presidenti Jimmy Carter eshte shprehur se do te donte te organizonte nje takim me Khatamin. Detajet jane ne diskutim e siper.) Sic jam shprehur dhe me pare ne kete teme, apo gjetke, US humbi nje rast te paperseritshme kur nuk u mundua te ringjallte marredheniet me Iranin gjate presidencise se Khatamit (1997-2005). Per me teper, heshtja dhe mos-perkrahja e US zhgenjeu levizjen moderuese (apo demokratike per disa) gjate asaj periudhe, qe rezultoi me vone ne zgjedhjen e Ahmedinajad.

    Khatami ne nje interviste publike u shpreh se US eshte nje komb i madh (a great nation) por eshte politika e administrates qe po rezulton ne konsolidimin dhe institucionalizmin e terrorizmit. Ai shtoi se si president i Iranit ishte nder te paret udheheqes ne bote te denonte sulmet e 9/11 si sulme barbarike, dhe shtoi:

    "I knew this inferno would only intensify extremism and one-sidedness and would have no outcome except to retard justice and intellect and sacrifice righteousness and humanity"
    Mgjth Khatami insistoi per nje dialog dhe rritje te mirekuptimit midis feve, Perendimit dhe Lindjes. Per me teper, i kushtoi vemendje te rendesishme rolit qe mund te luajne myslymanet ne US si mbartes te mesazhit per paqe.

    Gjithashtu, sipas Khatamit:

    Muslims must forge a new identity that embraces the modern world, tolerates other religions and works toward peace.

  13. #53
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    French, Americans would back strike on Iran: poll

    http://news.yahoo.com/s/nm/20060906/...eu_usa_poll_dc



    ps: jane genjeshtra politike apo me te vertete jane zbuluar rezerva te medha nafte ketej nga gjiri i meksikes?

    ps: benzina po ulet! urrah! bleva gallonin $2.60

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895
    Irani qėndron ndaj draft sanksioneve tė OKB-sė

    Me skadimin e afatit tė fundit tė OKB-sė, tė enjten 31 Gusht, Irani nuk tregoi gatshmėri tė heq dorė nga e drejta e pasurimit tė uraniumit, pėrderisa SHBA-tė dhe aleatėt janė duke pregaditur njė listė tė sanksioneve kundėr Teheranit.


    "Irani nuk do tė zbrapset as pėr njė centimetėr para kėrcėnimeve," tha Ahmedinexhad. (Reuters)
    "Irani nuk do tė zbrapset as pėr njė centimetėr ndaj kėrcenimeve, agresionit, dhe nuk do tė pranoj tė heq dorė nga tė drejtat e tij," tha presidenti i Iranit Mahmud Ahmedinexhadi, gjat fjalimit nė veriperėndim tė Iranit, raportoi Agence France-Presse (AFP).

    Ai pohoi se vendi nuk do tė dorėzohet ndaj presionit ndėrkombėtar, pėr tė ndaluar programin e saj nuklear.

    "Fuqitė tirane nuk dėshirojnė zhvillimin e Iranit”.

    "Populli iranian, pėrfshirė shkenctarėt e rinj, tė cilėt ia dolėn mbanė me duar tė zbrazura dhe pa asnjė ndihmė tė arrijnė kulmin e teknologjisė nukleare, munden gjithashtu ta zhvillojnė Iranin."

    Vrojtuesit e OKB-sė, International Atomic Energy Agency (IAEA), pohuan se Irani dėshtoi tė suspendoj pasurimin e uraniumit para afatit tė caktuar, duke u rezikuar me ngarkim sanksionesh.

    SHBA-tė dhe aleatėt e saj, akuzojnė Iranin pėr pėrdorimin e programit nuklear nė qėllim tė krijimit tė armės atomike.

    Irani vazhdimisht ka hedhur poshtė deklarimet, duke insistuar nė atė se, programi themelor bazohet nė prodhimin e elektricitetit, dhe se posedon tė drejtėn e pasurimit tė uraniumit nėn Traktatin joprofitabil nuklear.

    Burimi: Islamonline.net & News Agencies

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    lajm vertet sensansional.......nga irani

    Zbulohet nė Iran vaksina kundėr Sidės

    Shkencėtarėt nė Iran arritėn tė prodhojnė njė medikament me bazė bimore i cili rrit aftėsinė e sistemit mbrojtės tė njeriut ndaj virusit tė Sidės duke penguar pėrparimin e kėsaj sėmundjeje.Sipas tė dhėnave shkencėtarėt iranianė kanė punuar qė prej dy vjetėsh mbi kėtė projekt duke arritur tė prodhojnė vaksinėn kundėr Sidės e cila shėron kėtė sėmundjė vdekjeprurėse.Rreth 40 milion persona nė botė vuajnė nga Sėmundja e Sidės.

  16. #56
    Bedri a mund te japesh burimin e ketij lajmi te lutem. Do ishte mire qe lajme te tilla te nje natyre kaq te bujshme te shoqerohen dhe me linkun origjinal qe te zgjerohet me shume si informacion. Kerkova gjithandej ne google po nuk mund te gjeja as dhe nje rrjesht te vetem qe te vertetonte lajmin qe ke postuar ti.

    Faleminderit.

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Bedri a mund te japesh burimin e ketij lajmi te lutem. Do ishte mire qe lajme te tilla te nje natyre kaq te bujshme te shoqerohen dhe me linkun origjinal qe te zgjerohet me shume si informacion. Kerkova gjithandej ne google po nuk mund te gjeja as dhe nje rrjesht te vetem qe te vertetonte lajmin qe ke postuar ti.

    Faleminderit.

    per kete fenomen une kam qene ne dijeni prej shume vitesh me pare nga nje burim qe nuk mund ta them ketu dhe qe nuk gjendet ne internet , problemi eshte se une nuk dija vendin se ku do te behej ky zbulim

    me pak fjale behet fjale per nje bime te re te panjohur ne planetin tone(them e panjohur sepse edhe burimi nga vjen kjo bime eshte i panjohur) dhe qe nga kjo bime do sherohen nje pjese e madhe e semundjeve te pasherushme ,si p.sh sida ,kanseri,etj

    darius kaq mund te them per momentin

  18. #58
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    "Irani nuk do tė zbrapset as pėr njė centimetėr para kėrcėnimeve," tha Ahmedinexhad. (Reuters)
    "Irani nuk do tė zbrapset as pėr njė centimetėr ndaj kėrcenimeve, agresionit, dhe nuk do tė pranoj tė heq dorė nga tė drejtat e tij," tha presidenti i Iranit Mahmud Ahmedinexhadi, gjat fjalimit nė veriperėndim tė Iranit, raportoi Agence France-Presse (AFP).
    amerikanet i kane te lidhurara te dyja kembet ne nje kepuce ne irak. bravo irani!, kjo quhet diplomaci dhe shfrytezim efikas i diplomacise.

    kam respekt per perset, populli me i zgjuar ne ate rajon.
    me qe ra fjala ne fund te listes time jane semitet si arabet dhe cifutet. njerezit qe urrej me teper.

    eshte kulture fenomenale dhe madheshtore, zgjuarsi e cila buron nga qindra gjenerata eksperience ne kohe.

    ps: semitet i urrejne perset
    ps: te jesh shiia nuk do te thote se je persian. shiia ne irak jane arabe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alket123 : 09-09-2006 mė 12:50

  19. #59
    Bedri lajmin tend e gjeta diku sot por se kuptoj arsyen e fshehtesise me te cilen po e trajton ti. Lajmi nese eshte i vertete i perket te gjithe njerezimit dhe eshte me te vertete nje lajm i madh.


    Irani Deklaron Sukses ne Luftimin e AIDS

    Ministri i Shendetesise se Iranit deklaroi ne daten 6 shtator se vendi i tij ka tejkaluar kufijte e mjeksise me nje formule per te kontrolluar simptomat e AIDS.
    Agjensia zyrtare e lajmeve IRNA qe kontrollohet nga shteti citoi njerin nga punonjesit e ministrise (i paidentifikuar) i cili eshte shprehur se: "Kerkimet studimore per te gjetur nje formule per te kuruar AIDS kishin filluar gjate legjslacionit te dy ministrave pararendes te shendtetesise por pa sukses."

    Ish Ministri i Shendetesise dhe i Arsimit Shendetesor Dr. Mohammad Farhadi tha se trajtimi kimik dhe ai bimor duket se dha rezultat edhe ne probleme te tjera te imunitetit te trupit te njeriut.

    Eksperimenti pati si qellim per te saktesuar faktin nese eshte apo jo e mundur qe te forcohet imuniteti i trupit. U kryen rreth 60 projekte qe te mund te arrinim ne kete rezultat.
    Lajmi u be publik nje dite perpara takimit nderkombetar qe do diksutonte sanksionet e OKB ndaj Iranit mbas refuzimit te ketij te fundit per te nderprere pasurimin e metejshem te uraniumit.

    Link: Iran claims AIDS research breakthrough

    Ky eshte lajmi qe munda te gjeja. Se di sesa serioz eshte dhe nese behet thjeshte per te larguar vemendjen nga problemi kryesor i Iranit. Por nese ky lajm ka vertetesi atehere mund te thuhet me plote gojen qe eshte lajmi i shekullit. Ajo qe me fut ne mendime eshte menyra sesi po trajtohet nga media. Dmth ka mosperfillje te plote dhe nuk e gjen ne asnje media te madhe zyrtare. Te presim dhe te shohim...

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e mr.Hoti
    Anėtarėsuar
    08-09-2006
    Vendndodhja
    Ilirid
    Postime
    43
    Alket mos jep adresa te cilat nuk egzistoin sepse dikush tenton te dij me shum por nuk munet neper mjet kesaj adrese te cilen e ke shkru ti keshtu qe heravve tjera mos e ban me hajgare por kushtoi me shum rendesi kesaj.
    Shkau i ri e shkau i vjeter,
    Ska ma marveshje tjeter.

Faqja 3 prej 29 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Irak
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 10:59
  2. Situata epidemiologjike nė Kosovė konsiderohet e qetė
    Nga argjenddre nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 00:56
  3. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •