Gjashte Fuqite e Medhaja te Botes zgjedhin rrugen diplomatike me Iranin
Kina, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes rane dakort me nje pakete stimuluese per Iranin, perfshi ketu dhe lejen per ky i fundit te vazhdoje me programin berthamor CIVIL.
Viene, Austri: Gjashte fuqite e botes qe u mblodhen per te diskutuar mbi programin berthamor te Iranit, rane dakort diten e enjte qe ti ofronin Teheranit nje pakete stimuluese per ta bindur qe te nderpresi pasurimin e uraniumit, u shpreh Sekretarja e Jashteme Britanike Margaret Beckett.
"Kam nderin te deklaroj se ne rame dakort ne nje sere propozimesh," u shpreh ajo. "Besojme se i ofruam Iranit nje mundesi per te arritur nje marrveshje te bazuar ne bashkepunim."
"Nese Irani do zgjedhi rrugen e mohimit te dialogut dhe marrveshjeve, atehere do ndiqen masa te tjera," shprehet Beckett mbas takimit qe u zhvillua midis ministrave te jashtem te Frances, Britanise, Gjermanise, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Rusise dhe Kines. Ajo tha se aksioni i Keshillit te Sigurise se Kombeve te Bashkuara ndaj Iranit do nderpritet nese Teherani bie dakort qe te pushoje pasurimin e metejshem te uraniumit...
Per me shume lexoni linkun ne origjinal: Six World powers agree to Diplomacy in IRAN
Ky propozim erdhi fill mbas takimit qe Condoleezza Rice kreu me ministrat e jashtem te Britainise, Kines, Frances, Gjermanise dhe Rusia. Normalisht qe Amerika smund te rrinte menjeane ne nje situate te tille. Perkundrazi eventualisht ajo fiton kredo diplomatike ne kete rast dhe ne te njejten kohe perdor Kombet e Bashkuara si per te imponuar sanksione ndaj Iranit ashtu dhe per te leshuar rezoluta kercenuese "per konseguenca serioze".
Por Amerika tashme do jete me e prirur per justifikuar agresionin (ka mundesi ajror) ndaj Iranit dhe te mos presi nje sulm te ketij te fundit ndaj Izraelit. KJo gje mund te jete nje vazhdimesi e politikes Amerikane dhe mbas nderrimit te administrates aktuale.
Nga ana tjeter Irani mund te llomotiti gjithe retorike se do shkaterroje Izraelin por e ka shume mire te qarte qe po guxoje ta beje nje gje te tille, fshihet nga faqja e dheut.
Nese nuk do mund te shmanget respektimi i kesaj oferte nga ana e diplomacise perendimore atehere Amerika do kerkoje forma te tjera per te justifikuar agresionin ndaj Iranit dhe skemi pse te cuditemi fare nese shikojme ndonje tjeter 9-11 qe kete rradhe mund te jete akoma dhe me shume katastrofik per qytetaret amerikane.
Irani nuk humb asgje nga ky propozim, perkundrazi.
Krijoni Kontakt