Close
Faqja 2 prej 29 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 561
  1. #21
    Gjashte Fuqite e Medhaja te Botes zgjedhin rrugen diplomatike me Iranin

    Kina, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes rane dakort me nje pakete stimuluese per Iranin, perfshi ketu dhe lejen per ky i fundit te vazhdoje me programin berthamor CIVIL.

    Viene, Austri: Gjashte fuqite e botes qe u mblodhen per te diskutuar mbi programin berthamor te Iranit, rane dakort diten e enjte qe ti ofronin Teheranit nje pakete stimuluese per ta bindur qe te nderpresi pasurimin e uraniumit, u shpreh Sekretarja e Jashteme Britanike Margaret Beckett.
    "Kam nderin te deklaroj se ne rame dakort ne nje sere propozimesh," u shpreh ajo. "Besojme se i ofruam Iranit nje mundesi per te arritur nje marrveshje te bazuar ne bashkepunim."
    "Nese Irani do zgjedhi rrugen e mohimit te dialogut dhe marrveshjeve, atehere do ndiqen masa te tjera," shprehet Beckett mbas takimit qe u zhvillua midis ministrave te jashtem te Frances, Britanise, Gjermanise, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Rusise dhe Kines. Ajo tha se aksioni i Keshillit te Sigurise se Kombeve te Bashkuara ndaj Iranit do nderpritet nese Teherani bie dakort qe te pushoje pasurimin e metejshem te uraniumit...
    Per me shume lexoni linkun ne origjinal: Six World powers agree to Diplomacy in IRAN

    Ky propozim erdhi fill mbas takimit qe Condoleezza Rice kreu me ministrat e jashtem te Britainise, Kines, Frances, Gjermanise dhe Rusia. Normalisht qe Amerika smund te rrinte menjeane ne nje situate te tille. Perkundrazi eventualisht ajo fiton kredo diplomatike ne kete rast dhe ne te njejten kohe perdor Kombet e Bashkuara si per te imponuar sanksione ndaj Iranit ashtu dhe per te leshuar rezoluta kercenuese "per konseguenca serioze".

    Por Amerika tashme do jete me e prirur per justifikuar agresionin (ka mundesi ajror) ndaj Iranit dhe te mos presi nje sulm te ketij te fundit ndaj Izraelit. KJo gje mund te jete nje vazhdimesi e politikes Amerikane dhe mbas nderrimit te administrates aktuale.
    Nga ana tjeter Irani mund te llomotiti gjithe retorike se do shkaterroje Izraelin por e ka shume mire te qarte qe po guxoje ta beje nje gje te tille, fshihet nga faqja e dheut.
    Nese nuk do mund te shmanget respektimi i kesaj oferte nga ana e diplomacise perendimore atehere Amerika do kerkoje forma te tjera per te justifikuar agresionin ndaj Iranit dhe skemi pse te cuditemi fare nese shikojme ndonje tjeter 9-11 qe kete rradhe mund te jete akoma dhe me shume katastrofik per qytetaret amerikane.
    Irani nuk humb asgje nga ky propozim, perkundrazi.

  2. #22
    Irani kercenon me mbyllje te "rrubinetave" te naftes

    Mbas paketes stimuluese qe Perendimi i ofroi Iranit, vjen dhe pergjigja e ketij te fundit me kercenimin e hapur se do bllokoje transportin e naftes per ne vendet e botes.
    Lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei
    ka kercenuar me nje nderprerje te eksportimit te naftes krudo nese vendi i tij behet objekt sanksionesh nga ana e perendimit. Ne fjalimin e tij Ayatollah Ali Khamenei la te kuptoj se do mbyllte Ngushticen e Hormuzit nepermjet te ciles kalon pkese me e madhe e rezerva te naftes qe furnizojne boten. Kercenimi i fundit beri qe cmimi i naftes brenda dy diteve te fundit te rritej akoma dhe me shume.
    Tensioni midis Iranit dhe Perendimit mbi programin berthamor te Teherani ka cuar cmimet e naftes ne nje rritje deri ne 20 % qe nga fillimi i vitit 2006.

    Ndersa Irani vazhdon te ngule kembe ne pasurimin e uraniumit me qellimin e vetem per te prodhuar energji berthamore (sic deklarohet), Perendimi i druhet faktit qe Teherani mund te perpiqet te prodhoje dhe arme berthamore.
    Nga ana tjeter Amerika duket e pranoi per nje zgjidhje paqesore te situates por komenti i fundit i Khameneit duket se tregon qarte qe Irani vazhdon te kete frike nga nje sulm ushtarak i Amerikes.
    Lajmi ne origjinal eshte ketu: Iran vows to close key oil passage

  3. #23
    USA i ofron Iranit teknologji nukleare - Ky eshte limiti

    Iranit i behet oferta me e mire dhe e fundit. Ai do marri teknologji berthamore por si shkembim duhet te nderpresi menjehere pasurimin e uraniumit.
    Lajmi i fundit konsiderohet nga diplomacia boterore si nje koncesion i madh qe Amerika i ben Iranit duke ja bashkangjitur kete oferte paktes stimuluese qe ju ofrua vendit te Lindjes se Mesme para disa ditesh nga 6 fuqite me te medha te botes.
    Mbas kaq vitesh refuzimi nga ana e Iranit te ofertave te ndryshme nga vende te ndryshme, kjo eshte oferta me e madhe dhe e fundit qe i behet Teheranit.
    Te pesta vendet qe mbajne veton ne Kombet e Bashkuara si dhe Gjermania kane ideuar kete oferte per Iranin qe perfshin dhenien e teknologjise berthamore ne shkembim te nderprerjes se menjehereshme te pasurimit te uraniumit.

    Pra 6 vendet ku perfshihet Rusia dhe Kina, kane rene dakort qe nese Irani refuzon kete oferte kaq bujare, atehere kunderpergjigja e Perendimit do jete e natyres se raprezaljeve nepermjet sanksioneve, perfshi ketu edhe sulme te mundeshme ushtarake. Rusia dhe Kina qe kane qene gjithmone per nje zgjidhje paqesore te konfliktit nepermjet dialogut diplomatik, tashme i bashkohen Perendimit ne idene per masa te ashpra ndaj Iranit nese refuzon oferten e fundit.
    Lajmi origjinal ndodhet ketu: USA offers Iran nuclear tech - The line has been drawn


    Oferta qe mesa duket eshte propozuar nga qeveria Amerikane eshte nje levizje shume e mencur e kesaj te fundit dhe qe si le me shteg as nje refuzimi llogjik nga ana e Iranit dhe as kundershtimit per sulme ajrore nga Ruset dhe Kinezet.
    Ditet e fundit kam lexuar qe USA ka mbi 3 aeroplanmbajtese ne zone, shume me teper sesa i duhen per te mbeshtetur sulmet ajrore ne Iraq dhe Afganistan. Eshte thjesht demonstrim force? Ate vendoseni vete...

    Shpresoj qe Irani ta pranoje kete oferte qe i behet dhe nese me te vertete interesi i Teheranit ka qene vetem ne prodhimin e energjise berthamore, atehere kjo oferte qe i behet perputhet me ambicien e Iranit dhe shmang nje konflikt te mundshem. Por nese Irani e refuzon (gje qe kam shume frike se do e beje) atehere smbetet me asnje dyshim sesi do shkojne gjerat. Po ashtu mendimi im eshte qe Kombet e Bashkuara e ka te qarte mire sesa do funksionoje kjo oferte por ne kete menyre lajne duart dhe gojen duke dale te paster diplomatikisht perpara botes. Pra nese Irani refuzon me siguri do i jepet ndonje afat i shkurter per te permbushur kerkesat dhe menjehere mbas kesaj do fillojne sanksionet. Nga ana tjeter Irani do perpiqet te beje ndonje budallallik duke bllokuar daljen e naftes nga Gjiri dhe ky do jete dhe momenti i sulmit ndaj ketij vendi.
    Sma ha mendja se bota do perpiqet te pushtoje Iranin. Do jete thjesht nje sulm per te shkaterruar forcat e tij ushtarake si dhe infrastrukturen e lidhur me aparatin ushtarak.

  4. #24
    Lajmi eshte zyrtarizuar edhe nga Fox News por cuditerisht kur klikon ne link hapet faqja me lajmin dhe pa kaluar disa sekonda faqja rifreskohet automatikisht duke e nxjerre lidhjen te pavlefshme dhe duke e quajtur te gabuar.
    Une arrita ti beja nje screenshoot sa per te konfirmuar vertetesine e lajmit.
    Link mund te kontrollohet dhe do paraqesi te njejtin problem qe sapo shpjegova.

    http://www.foxnews.com/story/0,2933,198316,00.html

    Me poshte eshte fotoja e faqes qe nuk eshte e qendrueshme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #25
    Iranit i jepet afati i fundit per tju pergjigjur ofertave te bera


    Irani ka me pak se tre j ave per tu pergjigjur ne lidhje me paketen e ofertave te ofruara nga fuqite e medha ne shkembim te nderprerjes se pasurimit te uraniumit, thane diplomatet Europiane dhe zyrtare te administrates se Bushit.

    Shtetet e Bashkuara dhe Europa kane caktuar daten 29 Qershor si afatin e fundit, dite kur ministrat e jashtem te G* do takohen ne Moske. Caktimi i afatit nuk ishte pjese e paktes se ofertave por shefi i Politikes se Jashte per Bashkimin Europian, Javier Solana i njoftoi qeverise iraniane propozimin e bere, shprehen diplomatet.
    Caktimi i nje afati perfundimtar reflekton shqetesimin e Shteteve te Bashkuara, Britanise se Madhe dhe Frances ne faktin qe Irani eshte duke vazhduar pasurimin e uraniumit dhe zhvillimin e aftesive te tij berthamore pa e marre parasysh oferten e bere. Ne e dime, thone diplomatet europian qe koha nuk punon per ne prandaj nuk mund te presim me shume.
    Ky eshte link ne origjinal: Iran Gets Deadline to Respond to Deal on Ending Enrichment

  6. #26
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    irani nuk mund te sulmoje ameriken, biles mund te jete cmenduri per pasojat nese sulmon izraelin. por rreziku per te pasur nje iran me aftesi nukleare eshte nje rrezik me i madh per ameriken ne rajon.

    kush eshte sot polici ne lindjen e mesme?

    Ne e dime, thone diplomatet europian qe koha nuk punon per ne
    biri mbretit shah tha se amerika duhet te veproje shpejt.

    dhjetra agjente "zogiste" iraniano-amerikane jane tashme ne iran. kam frike dicka po kurdiset nga brenda.

  7. #27
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Darius! Teorite se Rusia e Kina do mbeshtesin nje banditizem te rradhes ne Iran eshte thjesht nje automasturbim propagandistiko-psikologjik i qarqeve qe po pergatisin luften!
    Sot deshtoi (per momentin) provokimi skandaloz i USA ne Krime ku qelbesirat janki u larguan me autobuze (me perdet ulur) per ne shtepi!
    A ta pret mendja se gjendet ndonje i shitur ne Moske qe ne momentin kur amerikanet po u futin NATO-n ne dhome te gjumit do lejojne renjen e nje shteti shume te rendesishem ne Jug te vendit ne duart e banditeve janki?
    Pardje Lavrovi deklaroi ne menyre kategorike para Dumes se "Rusia do mbeshtese sanksione kunder Iranit vetem nese ai shkel Traktatin e Mosperhapjes se WMD"!
    Presidenti i Iranit pritet qe 4-5 ditet e ardheshme te beje nje vizite ne Kine ku do kete bisede koke me koke me Presidentin Hu!
    USA e ka kollaj te pellase me histerizem per sanksione ekonomike ndaj Iranit sepse nuk ka gati asnje lidhje ekonomike me te, te shohim protektoratet janki ne Europe (Gjermani e France) se si do perdridhen para humbjes se disa dhjetra miljarda dollaresh (Kina e Rusia jane gati te zene vendet e ketyre dy palacove te shitur)!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Ish kancelari gjerman Gerhard Shreder nė njė seminar ekonomik nė Damask theksoi se e drejta e Iranit pėr tė poseduar energji paqėsore bėrthamore ėshtė e padiskutueshme dhe shtoi se kėrcėnimi pėr pėrdorimin e forcės apo sanksioneve ėshtė njė rrugė e gabuar qė nuk i inkurajon Iranin pėr bisedime.Shreder duke kritikuar doktrinėn e luftės mes civilizimeve e cilėsoi atė si inkurajuese e dhunės mes vendeve dhe shtoi se duhen inkurajuar vlerat e pėrbashkėta mes kulturave dhe civilizimeve sepse paqja dhe drejtėsia do ti afroj edhe mė shumė njerzit.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    amerika nuk ka frige se po e sulmon Irani ,ka frige se po i zhduket Izraeli nga harta e botes........

    -----------------------------------------------------------------------------------

    Zėdhėnsi i ministrisė sė punėve tė jashtme tė RII theksoi se nuk ėshtė pėrcaktuar ndonjė afat pėr pėrgjigjen e Iranit ndaj propozimeve tė ofruara nga BE.Zoti Hamid Reya Asefi zėdhėnsi i ministrisė sė jashtme tė Iranit nė njė konferencė shtypi me gazetarė duke theksuar se Irani nė programin e tij bėrthamor nuk dėshiron zgjatjen e kėsaj cėshtjeje dhe fitimin e kohės dhe shtoi se Teherani synon shqyrtimin e saktė tė propozimeve evropiane nė mėnzrė qė ky projekt tė arrij nė njė rezultat konkret.Nė vazhdim zoti Asefi deklaroi se RII nuk do tė heqė dorė nga e drejta e saj legjitime dhe do tė veproj nė bazė tė pėrgjeqsive dhe obligimeve qė i takojnė dhe nė lidhje me kėtė iniciativa ėshtė nė dorėn e Iranit.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  10. #30
    Irani akuzohet se ka fshehur vendndodhje sekrete te armeve berthamore

    Fakte e reja qe kane dale tregojne se Irani eshte duke punuar ne sekret te plote ne nje projekt ushtarak per te prodhuar arme nukleare dhe qe nuk i eshte deklaruar inspektoreve te Kombeve te Bashkuara qe jane pergjegjes per monitorimin e programit berthamor te Iranit.

    Ekspertet berthamore qe punojne per Agjencine Nderkombetare te Energjise Berthamore ne Viene po ushtrojne presion ndaj iranianeve qe te tregojne rrjetin e laboratoreve kerkimor qe ndodhen ne nje baze sekrete ushtarake jashte kryeqytetit Teheran.

    Projekti quhet me emrin e koduar Zirzamin 27 dhe qellimi i tij eshte te aftesoje Iranin ne pasurimin e uraniumit sipas standarteve ushtarake. Zirzamin do te thote "bodrum" ne dialektin Farsi, gje qe tregon se laboratoret jane nendhe dhe 27 eshte numer qe i referohet revolucionit 27 vjecar iranian.

    Dyshimet per programin sekret ushtarak mbi kerkimet berthamore qe po ben Irani u krijuan qe ne vitin 2003 kur inspektoret e OKB zbuluan pjeseza te uraniumit te pasuruar ne nje kompleks kerkimor ne Lavizanm nje baze ushtarake ne periferi te Teheranit.
    Kerkesave te inspektoreve per nje shpjegim me te detajuar mbi projektin Lavizan, qeveria iraniane ka refuzuar dhe injoruar vazhdimisht ti pergjigjet. Por informacionet e fundit te inteligjences tregojne se projekti kerkimor i Lavizan eshte transferuar ne bazen sekrete ushtarake ne periferi te Teheranit.

    Per me shume lexoni link origjinal nga Telegraph.co.uk:
    Iran accused of hiding secret nuclear weapons site

    Kjo akuza qe i behet Iranit tani sikur bie ca ere. Harrohet Demona qe Izraeli zhvilloi prej dekadash te tera dhe permenden gjera qe diheshin qe ne 2003. Mua me duket si skenari i njejte me Irakun. Mesa duket kjo qenka vendosur ne takimin e para dy diteve te Bilderberg ne Ottawa, Kanada ( Alex Jones u ndalua ne kufi nga emigracioni kanadez dhe u mbajt aty me ore te tera qe mos lejohej ti afrohej hotelit ku zhvillohej takimi), ose me sakte Bilderberg e paska dhene verdiktin dhe mesa shikoj une Irani i paska ditet e numeruara.

    Fillon countdown: 100...,99...,98...,97...

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    marrėdhėnieve Teheran-Riadh nė tė gjitha fushat

    Lideri suprem i RII kėrkoi njė bashkėpunim tė gjėrė mes RII dhe Arabisė Saudite i cili ėshtė jo vetėm nė dobi tė interesave tė tė dyja vendeve por edhe nė interes tė botės islame. Hirėsia e tij Ajetollah el Ozma Khamenei gjatė takimit tė zhvilluar nė Teheran me ministrin e jashtėm tė Arabisė Saudite zotin Saud al Fajsal duke falėnderuar pėr mesazhin e mbretit tė Arabisė Saudite theksoi se Irani dhe Arabia Saudite duhet tė pėrpiqen pėr krijimin e njė bashkėpunimi strategjik pėr zgjidhjen e problemeve tė ndryshme tė botės islame dhe pėr forcimin e unitetit tė botės islame. Lideri suprem i RII theksoi se Irani dhe Arabia Saudite do tė bashkėpunojnė pėr probleme tė shumtė rajonale dhe shtoi se tė dyja vendet mund tė kenė bashkėpunim tė ngushtė nė zgjidhjen e krizės nė Irak dhe tė pengojnė pėrpjekjet e armiqve qė synojnė tė ndezin mosmarrėveshje mes shi'itėve dhe synitėve. Ajetollah Khamenei duke theksuar se mosmarrėveshjet mes myslimaneve dhe dobėsia e tyre janė nė shėrbim tė fuqive shtypėse dhe armiqve tė botės islame shtoi se e vetmja rrugė pėr zgjidhjen e problemeve aktuale tė botės islame ėshtė qėndresa pėrball armiqve uniteti dhe bashkėpunimi mes myslimanėve. Duke vėnė theksin mbi komplotet e regjimit sionistė ndaj Libanit dhe Sirisė lideri suprem i RI theksoi se Irani dhe Arabia Saudite mund tė bashkėpunojnė nė kėtė drejtim dhe tė kėrkojnė pėrkrahjen e vendeve islamike pėr qeverinė e Hamasit. Nga ana e tij ministri i jashtėm i Arabisė Saudite duke i dorėzuar liderit suprem tė RII mesazhin e mbretit tė Arabisė Saudite theksoi se mbreti Abdullah dėshiron zgjerimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve Teheran-Riadh nė tė gjitha fushat.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    do tė bisedojmė drejtpėrdrejtė mė Amerikėn poqe sė ata i ndryshojnė politikat

    Ali Larixhani, sekretari i pėrgjithshėm i Kėshillit pėr sigurinė kombėtare tė RII, bisedimet mė SHBA i ka ndėrlidhur mė braktisjen e sjelljeve armiqėsore tė SHBA-sė ndaj Iranit. Ai gjatė njė konference pėr gazetarė nė kryeqytetin e Algjerisė, El Xhezire ka theksuar sė Irani do tė ulet nė bisedime mė SHBA-sė vetėm atėherė kur ky shtet fillon tė mendojė nė mėnyrė tė logjikshme dhe t'i lejė anash armiqėsitė e kota ndaj RII. Gjithashtu z. Larixhani nė lidhje mė pranimin e RII pėr bisedime direkte mė Amerikėn ka deklaruar sė nė do tė bisedojmė drejtpėrdrejtė mė Amerikėn poqe sė ata i ndryshojnė politikat ndaj rajonit tė LM dhe ndaj Iranit.



    Presidenti i RII zoti Mahmud AhmadiNezhad gjatė takimit tė zhvilluar dje nė Teheran me ministrin e mbrojtjes sė Sirisė zotin Hasan Turkmani theksoi se regjimi okupator sionist ēdo ditė po shkon drejt shpėrbėrjes dhe shtoi se armiqtė po ushtrojnė presione ndaj vendeve islamike pėr tė penguar unitetin mes tyre. Presidenti iranian theksoi se armiqtė mendojnė se duke ushtruar presion ndaj Iranit dhe Sirisė dhe ndaj rezistencės sė popullit palestinez mund tė zgjidhin problemet e regjimit sionist por me ndihmėn e zotit regjimi okupator sionist ēdo ditė e mė shumė ndodhet nė gjendje tė vėshtirė dhe po shkon drejt zhdukjes. Nga ana e tij ministri i mbrojtjes i Sirisė theksoi se bashkėpunimi me Iranin nė tė gjithė fushat ėshtė njė prioritet i politikės sė jashtme tė Sirisė dhe ky bashkėpunim mund tė neutralizoj pėrpjekjet e armiqve pėr tė goditur myslimanėt. Zoti Hasan Turkmani pėrkrahu tė drejtėn legjitime tė RII pėr tė poseduar teknologjinė paqėsore bėrthamore dhe shtoi se politika e jashtme e suksesshme e Iranit ėshtė bėrė shkak qė ShBA tė tėrhiqen nga qėndrimi i tyre ndaj programit atomik tė Iranit dhe tė ndjekin rrugėn e dialogut. Presidenti i RII zoti AhmadiNezhad u takua sot me zėvendės presidentin e Irakut zotin Adel Abdul Mehdi dhe theksoi se pėrparimi i ēdo vendi islamik u pėrket tė gjitha vendeve islamike dhe pėrshėndeti zgjedhjen e qeverisė popullore nė Irak dhe pėrpjekjet pėr vendosjen e sigurisė nė kėtė vend. Nga ana e tij zėvendėspresidenti i Irakut theksoi se armiqtė e kombit irakian pėrpiqen tė pengojnė sigurinė dhe progresin e Irakut
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  13. #33
    Irani ska nder mend ti perkulet SHBA-se

    Ayatollah Ali Khamenei deklaroi sot se vendi i tij ska nder mend te terhiqet nga presionet qe i behen dhe aq me pak ti perkulet SHBA-se. Ai deklaroi se programi berthamor per energjine eshte prioriteti me i madh i vendit te tij dhe skane aspak nder mend te heqin dore. Megjithate ambasadori i Iranit ne komisionin mbikeqyres te energjise berthamore, Ali Asghar Soltanieh u shpreh se Irani po i studion me vemendje dhe me seriozitet ofertat e bera per te ndaluar pasurimin e metejshem te uraniumit por kjo nuk do te thote se ka nder mend ti perkulet kercenimeve te Perendimit.
    Ayatollah Khamenei vazhdon ne deklaraten e tij se Irani do vazhdoje te pasuroje uraniumin si objektivi i tij kryesor shkencor.
    Lajmi ne origjinal: Iran 'will not bow to pressure'

    Ndersa Ahmadinejad nga ana tjeter kerkon bashkimin e Azise


    Presidenti iranian i ka thene lidereve te Azise Qendrore, Rusi dhe Kine qe duhet te bashkepunojne per te parandaluar ate qe ai e quan kercenim nga fuqite dominuese.
    Duje ju adresuar grupit te vendeve pjesmarrese Mahmoud Ahmadinejad tha se kjo lidhje mund te behet nje institucion i forte nese i shtrin fijet e saj ne sferen politike.
    Korrespondentet u shprehen se ky fjalim tregon gjasat qe vete grupi eshte duke lindur si nje nevoje kunder bllokut USA-Perendim.
    Zoti Ahmadinejad eshte pjesmarres ne mbledhje ne rrolin e vezhguesit.

    Ceshtja e programit berthamor iranian ka shume mundesi te leje ne hije takimin e grupit i njohur ndryshe si Organizata e Bashkepunimit te Shangait (SCO)

    Lajmi ne origjinal: Ahmadinejad calls for Asian unity

    Tani USA i kerkoi Rusise dhe Kines qe mos ftonin Iranin ne konference dhe te mos uleshin krah per krah me nje vend terrorist. Por si Rusia ashtu dhe Kina e injoruan kerkesen e SHBA-se dhe ftuan President Ahmedinejad ne konference.
    Pra me fjale te tjera Rusia dhe Kina e treguan qarte qe po vihen perkrah Iranit.
    Nga ana tjeter Irani mesa duket ka marre zemer dhe nuk leviz nga pozicioni i tij ne lidhje me programin berthamor.
    Kleriket e larte iranian deklarojne se Irani nuk do i perkulet kurre Amerikes. Vete Ayatollahu shkon deri aty sa kercenon Bushin nese ky i fundit ndermerr n donje levizje te gabuar...
    Ne kete pike sipas mendimit tim lufta me Iranin po hyn ne nje faze akoma me te rrezikshme. Venia krahe e Kines dhe e Rusise eshte nje kembane e forte per Administraten e Bushit qe kete rradhe sdo lejohet te beje si te doje dhe se oponenca sdo jete me si ne rastin e Aganistanit apo Irakut. Te shohim reagimin e Amerikes ndaj deklarateve te fundit. Lajmet qe po percillen tregojne se venia perballe e superfuqive ka me shume mundesi qe te shmangi nje konflikt te armatosur. Megjithate une i mbetem mendimit qe Irani do sulmohet. Urojme qe mos ndodhi.

  14. #34
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nje analize e thelle dhe realiste e lojes gjeopolitike qe po zgvillohet midis Iranit, USA, Rusise, Kines dhe Europes!
    "http://www.atimes.com/atimes/Middle_East/HF17Ak01.html"
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  15. #35
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Presidenti Ahmadinexhad eshte nje nga lideret boterore me shkallen me te ulet te hipokrizise qe mund te ekzistojne. Sigurisht me perjashtim te dozes se retorikes mbi zotin, te cilen gjithsesi cdo lider i zgjedhur demokratikisht nga populli eshte i detyruar ta beje, po fundja ketu nuk diskutohet per teologji po per probleme nderkombetare, dhe ne te gjithe e mbeshtesim nje lider te zgjedhur demokratikisht nga vota e popullit, apo jo?

    Nese keni dyshime apo mosbesime mjafton te lexoni kete interviste marre nga revista gjermane Der Spiegel ku me nje arsyetim te thjeshte do te hyni ne dyshime se kush i mbron me shume interesat e Gjermanise, presidenti iranian apo gazetaret gjermane (disa konkluzione te te cileve jane shume te turpshme kur i lexon).
    Prektora

  16. #36
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Teorite se Rusia e Kina do mbeshtesin nje banditizem te rradhes ne Iran eshte thjesht nje automasturbim propagandistiko-psikologjik i qarqeve qe po pergatisin luften!
    Shume Shume Dakort
    A ta pret mendja se gjendet ndonje i shitur ne Moske qe ne momentin kur amerikanet po u futin NATO-n ne dhome te gjumit do lejojne renjen e nje shteti shume te rendesishem ne Jug te vendit ne duart e banditeve janki?
    Dakort
    USA e ka kollaj te pellase me histerizem per sanksione ekonomike ndaj Iranit sepse nuk ka gati asnje lidhje ekonomike me te, te shohim protektoratet janki ne Europe (Gjermani e France) se si do perdridhen para humbjes se disa dhjetra miljarda dollaresh (Kina e Rusia jane gati te zene vendet e ketyre dy palacove te shitur)!
    Shume Shume Dakort

    Por tashme diskutimi ka marre ngjyrat e atyre (shqiptareve) qe hane "Hamburger" dhe atyre qe hane "Groshe".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dragut : 18-06-2006 mė 17:21

  17. #37
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Lexova intervisten Presidenciale dhe (megjithese e kam njohur me kohe pozicionin e tij) gati me cuditi fuqia e tij arsyetuese, retorika tejcpuese dhe gjakftohtesia aq e domosdoshme.
    Kishte momente kur gazetaret arrinin deri ne kufirin e paturpesise ap odhe te kercenimeve indirekte. Ahmedinaxhadi si Zot Shtepie ndoshta duke u nisur nga parimet e mikpritjes apo nga llogari me te holla taktiko-psikologjike i anashkaloi. Personalisht do preferoja stilin theres sarkastik te Putinit qe jo pak here u ka treguar vendin (duke i bere qesharake) ca tipa te tille!
    Po te isha Iranian do isha vertet krenar per Presidentin tim!

    P.S - Darwini e di fort mire se c'eshte Spigeli dhe propaganden e kujt papagallos! Ndoshta eshte me mire keshtu qe ndoshta ndjenja e neverise se cdo qytetari te ndershem Gjerman ndaj ketyre zvarranikeve te shitur ti beje qe te hapin syte!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Ish - presidenti i Iranit z Muhamed Hatemi, vuri theksin se Amerika nuk mund tė marr asnjė vendim tė njė anshėm nė lidhje mė Iranin. Z. Muhamed Hatemi theksoi se Amerika sot me shumė se kurrė si pasojė e kryelartėsisė dhe ndjekjes sė politikave luftėnxitėse, ka humbur kredibilitetin dhe ėshtė nėn presione tė shumta kombėtare dhe ndėrkombėtare.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  19. #39
    Nipi i Ayatollahut i kerkon USA te rrezoje qeverine ne Iran

    Nje klerik Shia iranian dhe nipi i Ayatollah Ruhollah Khomeinit, babai i Revolucionit Iranian i vitit 1979 i cili e emertoi Ameriken si Satanain e Madh- i ka kerkuar Presidentit Bush qe te "vije dhe te pushtoje Iranin dhe te hapi kete burg".

    Duke folur qe nga Shia, qyteti i shenjte i Qom, Hossein Khomeini ne nje interviste qe u be me rastin e 17 vjetorit te vdekjes se ayatollahut, sulmoi ashper rregjimiin aktual dhe perpjekjet e tij per krijimin e armeve berthamore si dhe kerkoi lirimin e Iranit.

    "Revolucioni i gjyshit tim ka gelltitur bijte e tij dhe ka devijuar nga drejtimi qe kishte," i tha ai Al-Arabiya, nje stacion arab me qender ne Dubai. "Kam jetuar ne ngjarjet e ketij revolucioni qe filloi per liri dhe demokraci por qe ka persekutuar liderit e tij."

    Lajmi eshte shume me i zgjeruar ketu: Ayatollah's grandson calls
    for U.S. overthrow of Iran
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #40
    Bushi paralajmeron Iranin qe te mos refuzoje oferten e bere

    Presidenti Bush paralajmeroi Iranin se do beheshe pre e sanksioneve progresivisht me te renda ekonomike dhe politike ne rast se Teherani do refuzoje te ndaloje pasurimin e uraniumit. Ndonese Irani kishte dhene sinjale qe do jepte pergjigjen e tij, perfshi ketu dhe propozimin e pales se tyre ne lidhje me programin berthamor, Bushi se mori fare parasysh dhe e beri te qarte qe nderprerja e pasurimit te uraniumit eshte dicka per te cilen nuk ka negociata.
    "Nese lideret e Iranit deshirojne paqen dhe prosperitetin si dhe nje te ardhme me shprese per popullin e tyre, ata duhet te pranojne oferten tone dhe te braktisin cdo lloj ambicje per te perftuar arme berthamore dhe te respektojne detyrimet e tyre nderkombetare" u shpreh Bush ne nje fjalim te mbajtur ne Akademine e Marines Tregetare. Ketu eshte lajmi ne origjinal: Bush warns Iran not to reject offer

    Vjen dhe pergjigja e Amerikaneve mbas veprimit te Kines dhe Rusise me ftesen qe i ben Iranit ne takimin e Organizates se Bashkepunimit te Shangait. Kjo qe ne gjuhen diplomatike quhet "shuplake me miresjellje" tregon vendosmerine e administrates se Bushit per te ndaluar jo vetem cdo tentative te mundeshme te Iranit por edhe per ti treguar Rusise dhe Kines qe veprimet e tyre nuk ndikojne aspak ne vendimet e Amerikes. Kjo edhe njehere eshte nje "kujtes" qe ai vend qe eshte superfuqi, ai vend luan pjesen kryesore ne arenen nderkombetare.
    Te presim per pergjigjen e Iranit pasi Rusia duket se eshte shume e zene me negociatat per lirimin e kater diplomateve te saj te rrembyer para disa ditesh nga Al-Qaeda si dhe me kercenimin e fundit qe organizata terroriste i drejtoi Kremlinit duke i kerkuar te terhiqej brenda 48 oreve nga Cecenia dhe te lironte te gjithe te burgosurit. Kaq ne menyre perfekte kane koinciduar keto gjera sa mund te pyesesh veten lirshem qe nese kane qene apo jo te Al-Kaedes ata qe kane rrembyer diplomatet rus LOL !!!

Faqja 2 prej 29 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Irak
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 10:59
  2. Situata epidemiologjike nė Kosovė konsiderohet e qetė
    Nga argjenddre nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 00:56
  3. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •