A e ka ndonje shpine ketu...lol

Ne Rixhvud te Nju-Jorkut ku fryn ere Shqiperi

E Hene, 22 Maj 2006

Nga Genc Mlloja


"Edhe ne kemi Rognerin tone e nuk do te zhgenjehesh," me thane disa miq ne lagjen Rixhvud te Kuinsit ne Nju Jork, ftese qe, natyrshem, e mireprita, duke mos mbetur i zhgenjyer. Pa pretenduar per llojin e Rognerit modern te Tiranes, ishte kenaqesi se sapo hyme ne ate lokal modest te tipit amerikan, cdo gje fliste shqip.

Dhe jo vetem klientet, por edhe dy televizione te medhej bucisnin ne shqip - ne krah te njeri-tjetrit po transmetonin programet e tyre TV "Klan" dhe "Top Channel". I mbanin te dy kanalet hapur se dikush donte te shikonte le te themi futboll e te tjere lajmet apo muzike.

Pronari i lokalit, i cili sapo e mori vesh qe kisha ardhur ato dite nga Shqiperia, nuk e permbajti deshiren te ulej me ne dhe, sikurse tha, sipas zakonit tone, do ta ngrejme nje gote raki prej Shqiperie. Ishte nder me te preferuarat prej shqiptareve si pije, qe i shoqeronte ne bisedat qe domosdo silleshin nga silleshin e perqendroheshin ne Shqiperi ne te gjitha aspektet.

Duke shikuar here Klanin e here Topin, debatet ishin te zjarrta e m'u duk aq here sa shkova aty se ishin nganjehere me te zjarrta se ketu.

Permenda "Rognerin" e Rixhvudit se ne kete lagje te Kuinsit, nje nder me te populluarat nga shqipetare qe kane emigruar ne SHBA pas viteve 1990 e kryesisht nga Tirana, Shkodra, Vlora, Korca etj, ka edhe ambiente te tjera ku ata kalojne kohen e lire.

Jane vende ku mblidhen jo vetem per te "jetuar" nje fije ambient shqiptar por edhe per te biseduar per punet e tyre, bizneset, me nje fjale ku ndajne mallin per vendin e tyre dhe hallet e te jetuarit ne emigracion.

Patjeter politika ishte nje nder temat kryesore, dhe fale kanaleve televizive qe tash shikohen drejtperdrejt nga Tirana ishin shume te mireinformuar per cdo gje qe ndodh ketu. "I kemi lajmet e fresketa e jo vetem nga nje kanal. Shikojme e degjojme opinione te ndryshme," thoshin ata.

E debatet kishin te njejten natyre si ne Shqiperi, te zjarrta e me mendime te ndryshme por te pakten kishin nje gje te mire qe pasi mbaronin 'pjesen politike' te bisedave, mbeteshin miq e shoke. Fatmiresisht, thonin, jemi zhveshur shume nga qendrimi ne llogore 'armike' pavaresisht nga mendimet e ndryshme.

Sigurisht nuk mund te flitet per ndonje shifer te sakte te numrit te shqiptareve qe jetojne e punojne ne kete lagje te Nju Jorkut, megjithese tashme eshte vertetuar nga nje liber telefonash te botuar per shqiptaret (tip yellow book) se ka rreth 850,000 shqiptare nga te gjitha trojet shqiptare ne tere Ameriken. E me thane se kjo shifer mund te jete edhe me e larte se jo te gjithe numrat e telefonave te shqiptareve jane perfshire ne te.

Ne Nju Jork banojne shqiptare ne te 5 lagjet e medha te ketij metropoli, qe atje i quajne boroughs, e vleresohet se numri i tyre vertitet nga 100,000 deri ne 150,000.

Por nje shifer eshte interesante qe deshmon dicka per numrin e shqiptareve qe banojne ne lagjen e Rixhvudit. Gjate vitit te kaluar ne shkollen e mesme atje, qe ne SHBA e quajne High School, kishte patur rreth 140 studente shqiptare. E kjo eshte goxha shifer po te kemi parasysh se shkolla kishte pak a shume 1000 studente. Ishte shume me i lart, nga ana tjeter, numri i nxenesve te shkollave te cikleve me te uleta.

Ndoshta po largohem pak nga Rixhvudi, por ishte e kendshme biseda me nipin tim 11 vjecar qe jeton ne Wallington te Nju Xhersit, kur me tha se ishte shok i ngushte me nje djale shqiptar, i cili ishte nga Shkodra. "Ka edhe te tjere shqiptare ne klasa te ndryshme", me tha Methju, se keshtu e quajne nipin tim.

Sherbime ne shqip

Ka marre nje fizionomi interesante lagjja e Rixhvudit, si edhe shume te tjera ne SHBA. Shume sherbime qe jane jetike per te jetuar e punuar ne SHBA shqiptaret i gjejne aty prane. E zyrat e ketyre sherbimeve jane perqendruar ne rrugen e quajtur Fresh Pond ku e ndjeje veten si ne ndonje qytet shqiptar se hap e degjoje kalimtare qe flisnin shqip.

Ishte e lezetshme se disa te moshuar nga Tirana ia kishin vene asaj emrin Rruga e Durresit... E pikerisht ne kete rruge kryesore ishin perqendruar zyrat e sherbimeve civile.

Natyrshem te gjithe kane nevoje per sherbime juridike dhe kete pune e bente per bukuri nje avokate shqiptare, Alma Mandia quhet, e cila kishte zyren e saj ne Fresh Pond. "Zyra ime eshte me teper e specializuar per imigrimin dhe probleme penale", me tha ajo, duke shtuar se kjo ishte arritja e realizimit te nje endrre te madhe. Nuk kishte qene fushe me lule fillimi; kishte bere pune te rendomta edhe pse ishte diplomuar per drejtesi ne Shqiperi. Por ia kishte dal mbane te diplomohej ne drejtesi ne nje universitet te Nju Jorkut.

Po aq jetik eshte problemi i strehimit, ku te fusesh koken si i thone nje fjale, me sa me pak shpenzime. E dihet se ne ate vend kete pune e bejne me se miri specialiste qe merren me ate qe quhet "real astate". Edhe kete ne Rixhvud bashkepatriotet tane e kishin aty prane.

Sazan Bejo, nje ish-diplomat i mirenjohur, qe jeton ne SHBA qe prej mese 15 vjetesh, punon si agjent per real estate (real estate salesperson ne anglisht) ne nje kompani qe quhet "Banat Realty" ne rrugen "Fresh Pond".

Eshte interesante historia e zotit Bejo me te cilin kam punuar ne Misionin tone prane OKB-se ne Nju-Jork dhe sa here shkoj ne Amerike takohem shpesh me te. Me tregonte me te qeshur se i ishte dashur te shkonte ne shkolle per ceshtjet e 'real estate' qe te merrte licencen e nevojshme per te ushtruar kete profesion. E ai eshte rreth 58 vjec. Para pak vitesh e kishte marre licensen. "Na shkoi jeta ne shkolle," thoshte me te qeshur.

Nuk pushonte celulari i tij. "Keshtu e ka kjo pune," me thoshte sa here pinim kafe ne nje lokal i preferuar i tij tek ajo qe po e quajme Rruga e Durresit sic e quanin shume bashkepatriote tane atje.

Per mua qe me ka rene rasti te shkoj per here te pare ne Nju Jork me 1984 per te ndjekur punimet e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se me ben shume pershtypje tani kur udhetoj per ne SHBA e kthim, numri i madh i shqiptareve ne avion. Shume here me ka rastisur te kem prane shqiptare qe banojne atje ose qe shkonin si vizitor. E keshtu me ndodhi edhe kete radhe. Bile bashkepatrioti me tha se kishte degjuar se po beheshin perpjekje per te vendosur nje linje direkte Tirane-Nju Jork.

E ne te vertete ne Rixhvud shqiptaret e kishin te lehte te gjenin biletat e avionit pa u sorollatur shume. Ne "Rrugen e Durresit" ishte hapur ne sherbim te tyre nje agjenci ajrore e quajtur "Adriatica" dhe qe drejtohej nga nje shqiptar.

Por ka edhe shume shqiptare qe kane hapur me sukses bizneset e tyre ne fusha te ndryshme si elektriciste, marangoze, e zanate te tjera. Interesant eshte fakti qe marangozet shqietare kontrollonin me sukses biznesin e ndertimit te shkalleve brenda shtepive.

E nje prej tyre, Myfit Qeraj, me tregoi nje katalog me fotografite e shkalleve qe kishte bere edhe mu ne zemer te Manhatanit apo ne vilat e milionereve amerikane. Me tha se shume amerikane jane te cmendur pas shkalleve prej druri brenda shtepise.

E leverdisshme eshte kjo pune, me tha, se ka nga ata qe as nuk bejne fare pazar. Thjesht te thone: "Dua dicka te vecante". Dhe disa paguajne mire, shtoi ai.

Taksapagues te mire edhe "ilegalet"...

Nje teme e zakonshme e bisedave ishte ceshtja e dokumenteve. "A i bere letrat," i thonte nje shkodran nje mikut te vet nga tavolina ne tavoline tek Rogneri, i cili e ndante me te gjithe sa ishin aty hallin e procedures per te dale nga 'ilegaliteti'.

Ka shume shqiptare pa dokumente ne SHBA, dhe edhe per kete zor se mund te thuhet ndonje numer. Por ka shume. Kane shkuar ne rruge te ndryshme por te gjithe nga halli se me kedo qe bisedoje nje nje gje ishte e perbashket: "Ku ka si ne vendin tend."

Por per te justifikuar 'aventuren' e tyre amerikane me kujtohet nje dedikim qe i bente nje shkrimtar nje vepre te tij: "Vendi im eshte ai qe me jep buk". E ne rastin e tij ishte Amerika se atje jetonte e shkruante.

Brezi yne ishte mesuar qe te dinte mbi pranine e vetem emigranteve politike ne Amerike apo vende te tjera, kryesisht te Evropes, para viteve 1990, domethene para renies se diktatures komuniste. Dihet mire se sa e sa persona jane arratisur ne forma te ndryshme, duke rrezikuar edhe jeten, per te kerkuar strehim politik jashte Shqiperise. Kjo eshte nje teme e njohur. Dhe ata kane marr statusin e emigrantit politik duke u pajisur me Green Card e me vone me pasaporte.

Por statusin e emigrantit politik kane vazhduar ta marrin shume shqiptare edhe pas viteve '90. Gjithmone kur ndodhnin ndryshimet politike ketu si ardhja e PD-se apo me pas e PS-se. Problem ishte qe te argumentohej pse ishte i rrezikshem qendrimi ne Shqiperi i personit qe kerkonte strehim politik.

Megjithate jo te gjithe e kishin kete fat pavaresisht nga argumentet qe paraqisnin ne organet kompetente qe merren me problemet e emigracionit. E per kete kategori te shqiptareve nuk ishte e lehte jeta se praktikisht nuk gezonin asnje te drejte ligjore dhe u duhej te punonin ne te zeze. "Ti nuk ia di vleren Green Card-es qe ke," me thoshte nje emigrant, i cili i kishte humbur te gjitha mundesite per t'u pajisur me dokumente. Ne fakt edhe une dhe e gjithe familja ime ja dime vleren, bile shume, se tani udhetojme pa problem ne SHBA.

E aq jetike ishte per ta kjo ceshtja e 'letrave' sa nuk u kalonte asnje lajm apo program apo fjalim i zyrtareve amerikane per problemin e legalizimit te emigranteve. Shifrat e shtypit amerikan thone se ka rreth 20 milion emigrante ilegale ne SHBA dhe shumica e tyre jane nga Meksika e vendet e tjera latino-amerikane. E ne te vertete ata jane problemi kryesor e jo shqiptaret. Kur isha atje nga mesi i dhjetorit te vitit te kaluar do te fliste Presidenti amerikan Bush per kete ceshtje e sinqerisht u habita per interesimin e shqiptareve deri ne detajet me te vogla per cfare do te thoshte.

Por dicka ishte interesante me shumicen e ketyre emigranteve qe po i quajme ilegale. Shumica ishin taksapagues te rregullt dhe i benin deklarimet vjetore per cfare i detyroheshin organeve te taksave. Se me te shumtet ishin familjare dhe thonin se te pakten te jemi ne rregull me ligjin sido qe te vije puna. E ketu kam parasysh nje fare frike qe kishin se mund t'i riatdhesonin.

Megjithate, sa kam mesuar, jane shume te pakte te tilla raste. Kishte shqiptare qe jetonin prej vitesh e vitesh pa dokumente e askush nuk i kishte ngacmuar. "Zbato ligjin e nuk te bien njeri ne qafe", thonin shume prej tyre. Dhe tani ndjenin nje doze me te madhe sigurie ne kete aspekt nisur nga niveli tepe i mire i marredhenieve midis Tiranes dhe Uashingtonit. "Shqiperia dhe Shtetet e Bashkuara jane aleate te ngushte," thonin ne biseda, dicka qe per hir te se vertetes duhet thene se ka influencuar per mire edhe mbi kete pjese te emigracionit shqiptar.

Korrieri.