Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 67
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar mė parė nga shefqeti11
    A ka sherim kanceri i gjirit? Qoft i kapur ne kohe apo jo?

    Kush ka ndonje info te fresket do ju lutesha ta postonit.

    Faleminderit!
    Nqs kapet ne kohe kanceri i gjirit mund te sherohet. Punoj me dokumentare dhe kam bere nje dokumentar para ca kohesh qe jepte disa raste ne SH.B.A. qe ishin diagnostikuar dhe sheruar me ane te terapive te ndryshme dhe vazhdonin jeten te qeta. sipas shkalles se avancimit varej edhe terapia qe ndiqej. megjithate ka sherim, gjithmone nqs kapet ne kohe. Uroj te sherohet sa me shpejt personi per te cilin interesohesh.

  2. #32
    Faleminderit nga zemra te gjithve ju....

    Me keni ndihmuar shume me informacionet qe keni sjell.

    Ju falenderoj dhe per urimet tuaja.

    Faleminderit per gjithcka!


    Ju pershendes te gjithve.





    Me respekt per ju:
    Shefqeti A.D
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  3. #33
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anėtarėsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    tung ! se pari me falni se nuk kam "pergjegje" reale per ket pyetje por si kan than edhe tjert : nuk duhet me i hup shpresat !!
    mirepo kam lexu ne nje gazet online se femrat se i bejn punet e shpis ( i pastrojn dritaret e tjera sene .... ) kan me pak probleme me kancer te gjirit ... byeee

  4. #34
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Po te burrat a keni ndonje te dhene lidhur me kete semundje?
    Wild and crazy can't be lazy

  5. #35
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar mė parė nga jessi89
    Po te burrat a keni ndonje te dhene lidhur me kete semundje?
    tek burrat kanceri i gjirit eshte me i rralle.Por ne rastet kur ndodh eshte me i rrezikshem se tek femrat.Zakonisht ndodh gjate moshes 60-70 vjecare.
    Faktore risku mund te jene ekspozimi ndaj rrrezeve radioaktive,thistori familjare me ca gjiri apo niveli i larte i estrogjenit ne gjak.

    Simptoma mund te jene prekja e ndonje mase ose gjendre ne gjoks,ndryshimi i ngjyres se gjirit ose kokrres se gjirit (nipple).etj.
    eshte shume here me i shpeshte tek zezaket se tek te bardhet.
    Trajtimi i kancerit te gjirit tek meshkujt eshte zakonisht heqja e plote e gjirit (mastectomy).
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  6. #36
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Thnx miki_al2001 per informacionin.
    Per me teper,ne 1000 gra te semura,ndodh qe 1 te jete burre.
    Di nje rast, qe nje 81 vjecar u operu nga kjo gje.Skishte dhimbje fare por e diktoi me sy,pasi kokra e gjirit (nipple) i ishte terhequr ne brendesi dhe kjo u be shkak per nje vizite mjekesore te metejshme.Rezultati,operimi me sukses.....
    Wild and crazy can't be lazy

  7. #37
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga jessi89
    Per me teper,ne 1000 gra te semura,ndodh qe 1 te jete burre.
    Eshte 1 ne 100 (dmth 1%)!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Aspirina dhe kanceri i gjirit

    Rreth nje ne tete gra amerikane preken nga kanceri i gjirit
    Barry Newhouse

    Shkencetaret thone se sipas nje studimi te ri, grate qe marrin rregullisht aspirine mund ta pakesojne rrezikun per t'u prekur nga kanceri ne gji. Korrepondenti i Zerit te Amerikes Barry Newhouse na informon lidhur me kete zbulim te ri.

    Shkencetaret thone se sipas nje studimi me pjesemarrjen e rreth 3 mije grave nga New Yorku, rezultoi se ato gra qe merrnin aspirine ishin me pak te rrezikuara per te patur kancer ne gji se sa ato qe nuk merrnin aspirine.

    Doktor Alfred Neugut eshte profesor i mjekesise ne Universitetin Columbia te New Yorkut dhe nje prej autoreve te studimit.

    ”Marrja e nje aspirine ne dite mendohet se pakeson rrezikun e kancerit te gjirit me rreth 25 per qind dhe se nje tip i vecante te kanceri te gjirit qe kushtezohet nga hormoni i estrogjenit.”

    Doktor Neugut thote se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit te estrogjenit ne gji. Estrogjeni eshte pjeserisht faktori qe shkakton 70 per qind te kancerit te gjirit.

    Rreth nje ne tete gra amerikane preken nga kanceri i gjirit

    Mjeket thone se nga perfundimet e studimit, nuk del se grate duhet te fillojne te marrin rregullisht aspirine, per arsye se nevojiten me teper kerkime lidhur me efektet anesore te aspirines. Por grate qe aktualisht marrin aspirine per semundje te tjera, mund te pakesojne edhe mundesine per te patur kancer ne gji.

    Studjuesi Andrew Dannerberg thote se ky studim eshte i rendesishem edhe se ai shenon nje moment te rendesishem persa i perket parandalimit te kancerit te gjirit.

    "Ne kardiologji, per shembull, tashme dihet se perdorimi i aspirines, qe eshte nje substance e cila lufton hipertensionin, ka efekte mbrojtese nga semundja e arterieve. Onkologjia eshte ndoshta 15-20 vjet prapa ne kete fushe. Por, mund te them se studimi ne fjale perben nje moment te rendesishem, per arsye se tregon qe mund te merren masa per parandalimin e kancerit, ne vend qe thjesht te qendrosh pasiv dhe te prekesh nga kjo semundje, thote studiuesi Dannenberg."

    Rezultatet e studimit u botuan ne numrin e fundit te Revistes Mjekesore, botim i Shoqates Amerikane te Mjeksise.

  9. #39
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Studimet e fundit tregojne se ushtrimet fizike mund te pakesojne rrezikun e kancerit te gjirit. Por studiuesit kerkojne te dijne nese ushtrime te tilla mund te ndihmojne edhe ato gra qe jane te prekura tashme me kancerin e gjirit.

    Autoret e studimit zbuluan se ushrimet fizike mund te ndihmoje dhe se rezultatet pozitive u vune re qe ne fazen e pare te fillimit te veprimtrarive apo ushtrime fizike. Ne shume menyra, 43 vjecarja Susan de Vries, nene e tre femijeve, eshte ne forme te mire fizike, vecanerisht po te kihet parasysh se kater vjet me pare u diagnostikua me kancer ne gji.

    "Menjehere pas operacionit fillova te ece. E kujtoj shume mire, nje jave pasi u operova, fillova ecjen sportive dhe ndjehem shume krenare qe kam arritur deri ketu", thote Susan. Tani ajo stervitet gati 4 ore ne jave, qe sipas studimit te ri eshte kohe e mjaftueshme per ta pergjysmuar rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Studimi u publikua ne revisten Jama te Shoqates Mjeksore Amerikane. "Grate me kancer ne gji qe ecin 3 deri ne 5 ore ne jave kane 50 perqind me pak te ngjare te vdesin nga kanceri i gjirit krahasuar me grate jo aktive qe kane kancer ne gji." Doktoresha Michelle Holmes dhe koleget e saj ne spitalin Brigham ne Boston moren ne studim gati 3 mije paciente me kancer ne gji, duke vezhguar shendetin dhe edukimin e tyre fizik per 18 vjet. Mjeket arriten ne perfundimin se levizjet fizike te cfardo mase ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Por kjo nuk do te thote se pacientet me kancer ne gji duhet te vrapojne maratona per te marre frytet e punes. Mjeket pane se grate qe bejne aktivitete fizike 3 deri ne 5 ore ne jave perfitojne me shume. Doktoresha Holmes thote se ka te ngjare qe stervitja ndihmon ne uljen e prodhimit te hormoneve ne trup. Hormonet e larta mund te bejne rritjen e qelizave kanceroze te gjirit. Cilado qofte arsyeja, Susana thote se stervitja e ben ate te ndihet me mire. Ajo vazhdon te luftoj kancerin dhe kjo eshte nje beteje qe eshte e vendosur ta fitoj, per vete dhe per familjen e saj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  10. #40
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Esse

    Kanceri i gjirit dhe gruaja shqiptare!
    Nė reflektim tė muajit Tetor, muaj i ndėrgjegjesimit ndaj kancerit tė gjirit.

    Ėshtė nė kulturėn shqiptare qė tė mos paramendojmė dhe tė mos ruhemi pėr jetėn. Nė njė farė mėnyre lejojmė frikėn “e ndonjė gjėje tė keqe” tė na udhėheqė me njė shpresė tė rremė dhe tė evitojmė vizitat nė doktori pėr vite me rradhė. Nuk janė tė paktė shqiptarėt qė nuk bėjnė kontroll vjetor nė mjeku, dhe aq mė pak tė rralla janė gratė qė nuk bėjnė kontroll vjetor nė gjinekologu, apo vetė-kontroll mujor tė gjirit.
    Muaji Tetor festohet nė mbarė botėn si “Muaji i ndėrgjegjėsimit ndaj kancerit tė gjirit!”. Unė nuk jam mjeke, por jam bijė, jam nėnė, jam motėr dhe mbi tė gjitha jam grua. Kur isha nė moshė 20-vjeēare, humba nėnėn qė nuk ishte veēse 43-vjeē. Njė grua me dėshirė dhe entuziazėm tė pa parė pėr jetėn. Optimizmi dhe gėzimi ishin kujtimet qė la nė mendjet dhe nė zemrat e tė gjithė atyre qė e njohėn pėr kohė tė gjatė dhe atyre qė e njohėn vetėm pėr disa caste, ndėrsa tek unė ajo la njė mall tė thellė, njė boshėsi dhe pėrdėllim tė pafjalė. Unė tani jam nėnė dhe shoh fėmijėt tek rriten. Nuk ka ditė qė tė mos mendoj pėr nėnėn time, pėr ninullat qė nuk kėndoi, pėr perkėdheljet qė nuk dhuroi, pėr vjershat shqip qė nuk mėsoi, pėr shqetėsimet e mia qė nuk dėgjoi… pėr fjalėt e para tė vogėlushėve qė humbi, hapat e parė qė hodhėn, qeshjet dhe qarjet dhe mbi tė gjitha shprehjen jetėdhėnėse tė gojėve tė tyre: “Tė dua nėna!”
    Gjithė kjo humbje nė kancerin e gjirit. Humbja e njė nėne, humbja e njė gruaje.
    A mund tė evitohej humbja e nėnės sime? A mund tė evitohet humbja e kaq e kaq grave shqiptare ndaj kėsaj sėmundjeje qė tė parėn gjė qė kėrkon ėshtė kontrolli?
    Tė paktėn kėtu nė Amerikė, nėse kanceri i gjirit kapet nė fazat fillestare ai mund tė kurohet plotėsisht Brenda 5-6 javėve tė para me rrezatim, ku ēdo seancė ėshtė 60 sekonda.
    Asnjė grua nuk ėshtė imune ndaj kėtij kanceri, por tė gjitha kanė mundėsinė ta dallojnė herėt dhe tė bėjnė njė luftė qė do u jape jo vetėm beteja tė fituara, por dhe njė luftė ku ato janė heroinat dhe shpėtimtaret.
    Ē’dua unė t’u them motrave dhe nėnave tė mia? Veē dashurisė dhe pėrkushtimit dua t’u jap kėtė thirrje: kontrolloni veten dhe bėni vizita vjetore te gjinekologu. Shoqata Amerikane e Kancerit kėshillon qė kėto vizita tė fillojnė qė nė moshėn 20-vjeēare, dhe takimet profesionale me mjekun tė bėhen ēdo tre vjet, dhe ēdo vit pas moshės 40-vjeē. Nėse nuk e keni zakon, bėjeni. Askush nuk mund t’i pėrshtatet jetės dhe kėrkesave tė saj ashtu si i pėrshtaten grate shqiptare, por le t’i pėrshtatemi jetės dhe jo kancerit. Bėjeni tė domosdoshme, ashtu si keni domosdoshmėri ajrin, tė bėni njė mamogramė nė vit dhe pėr ēdo dyshim sado tė vogėl tė drejtoheni tek mjeku dhe jo tek mitologjitė e plakave.
    Ruajeni jetėn pėr gėzimet qė vogėlushėt mezi presin t’ju dhurojnė dhe mos lejoni qė kanceri tė pėrdorė frikėn e njė analize pėr t’ju marrė gėzimet,…jetėn!
    Gjithashtu u kėrkoj burrave, baballarėve, vėllezėrve t’i nxisin gratė nė jetėn e tyre tė kontrollohen. Nuk e di sa prej tyre mund ta imagjinojnė jetėn pa nėnė, pa motėr, pa tė dashurėn e zemrės, pa ato qė u pėrkushtohen atyre me gjithė mish e shpirt.
    Le tė jetė ky muaj jehonė e vitit dhe tė na ndjekė ēdo ēast me perkėdhelje jete dhe me thirrje kujdesi. Kanceri i gjirit nuk ėshtė vetėm problem i grave, por i tė gjithėve qė kanė provuar dashurinė e tyre nė jetė.

    Tetor, 2007 - Pėrgatiti Aida Bode
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dibranėt nė Amerikė
    Nga dibrani2006 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 17:57
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 03:59
  3. Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit
    Nga Lioness nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 19:56
  4. Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •