Rasti « Ivanoviç » dhe perçmimi i drejtesise nderkombetare ndaj shqiptareve

Akti i arrestimit, zhurma e arrestimit, dhe ne fund “dorezimi” dhe lirimi i shpejte i ekstremistit serb Milan Ivanoviç, ka hapur nje problem te madh para para policise se UNMIK-ut dhe prokuroreve nderkombetare qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne Kosove. Ata pas kesaj ngjarje nuk mund t’i besoje askush nga shqiptaret ne Kosove, per “pavarsine e tyre” dhe zbatimin e ligjit ne menyre te pavarur. Cfare ndodhi ne te vertete. Prokuroret nderkombetare para disa muajsh leshuan nje urdher arresti per Ivanoviçin. Akuza : Tentim Vrasjeje. Provat : kaseta filmike. Policia e Unmik-ut shkoi ta “arrestonte”, por nuk e “gjeti”. Ivanoviçi kishte ikur ne Serbi.

Paralel me Ivanoviçin u arrestuan edhe disa shqiptare ish-luftetare te UCK-se. U zhvilluan protesta nga nje pjese e banoreve te Kosoves. Ne njeren prej tyre ish-shefi i policise se UNMIK-ut ne Peje, rusi Valeri Korotenko dha urdher te perdorej dhuna mbi demostruesit, prandaj edhe u shkarkua te nesermen. Menjehere administrata nderkombetare u vu ne levizje dhe filloi t’i bente « leksione » popullit shqiptar ne Kosove lidhur me pavarsine e prokuroreve per te gjykuar kedo qe kishte prova apo te dhena per krime. Por tashme pas rastit « Ivanoviç » cfare do thone keta prokurore ? Por tani qe ekstremistin Ivanoviç te akuzuar per tentim vrasjeje, pasi jua ndryshuan akuzen, e priti tek dera e stacionit te policise Zevendes Kryeministri Serb Nebojsha Coviç dhe e uroi per lirimin e tij, duke e quajtur kete nje sukses te tij, cfare do te thote Kryeadministratori Shtajner dhe prokuroret e tij ?

Imagjinoni cfare do te kishin bere policia dhe prokuroret nderkombetare, sikur tek dera e stacionit te policise te shkonte Rexhepi, Daci apo Rugova. Ata do kishin dhene menjehere Konference shtypi dhe aty ndonje prokuror ngado qofte do mbante ndonje « leksion » drejtesie apo me shume do i mbushnin mendjen popullit se si « ndertohet » demokracia, apo me shume do bente akuza per « nacionalizem » etj..

Pavarsisht nga sa mund te flasin drejtuesit e UNMIK-ut, rasti « Ivanoviç » do te thote qe policia ne Kosove ka dy kute, nje per shqiptaret dhe nje per serbet, do te thote qe disa nga ata vazhdojne akoma te jetojne me nostalgjine e Luftes se Ftohte ku kosovaret ishin akoma qytetare te dores se dyte, ndersa serbet qytetare te dores se pare, do te thote qe disa nga ata te cilet predikojne demokraci, e shkelin vete ate, do te thote, qe disa prej tyre kane perçmim ndaj shqiptareve.

Rasti « Ivanoviç » perben nje precedent te rrezikshem per insitucionet demokratike qe po ndertohen ne Kosove. Nuk duhet lejuar qe “precedenti” te shndrrohet ne vije dhe qendrim politik. Precedenti i shndrruar ne ligj i hap rrugen totalitarizmit dhe sistemeve totalitare. Askush nuk mund t’i akuzoje qeveritaret dhe politikanet kosovare per nacionalizem neqoftese e denojne kete precedent. Perkundrazi ata do te tregojne dinjitet dhe fryme demokratike. Demokraci nuk do te thote, perçmim, nuk do te thote perbuzje, demokraci nuk do te thote perulje deri ne zvarritje. Demokraci do te thote respekt ligji nga te gjithe dhe per te gjithe. Demokraci do te thote respekt vlerash pavarsisht nga feja, etnia apo zhvillimi ekonomik dhe shoqeror. “E vetmja menyre per te jetuar bashkarisht -thote Bill Klinton- eshte qe pavarsisht diferencave tona etnike, ekonomike, fetare apo kulturore, ne te pranojme qe njerezimi jone i perbashket eshte me i rendesishem”.