
Postuar mė parė nga
peoples
Nausika,
une ketu nuk bej komente ne lidhje me artin apo ato qe bejne art; mundohem te komunikoj ne nje bote shume mizore dhe qe nuk ka shume kohe, eksperience dhe vullnet te flasi pasi degjon shume shpejt dhe gjerat jane si shigjeta qe ngulen dhe nuk leshojne ndonje shenje te madhe. Ajo qe ndodh sot ne art, besoj, si une apo te gjithe ato njerez qe ne njefare menyre i kane thene jetes Stop me 'erresiren', jane ne gjendje te japin nje panorame te thjeshte te artit qe kerkon dhe vazhdon, per ēudi, te jetoje. Kam shkruar dhe mund t'i lexosh mendimet e mija, here pozitive here negative, por rendesia eshte gjithnje e njejta: njerezit qe bejne art s'duhet asnjehere te ndalohen nga pasuria qe i kane lene paraardhesit. S'duhe te kene idhuj. Inisiativa dhe deshira per te pergatitur te tjera revolucione, s'duhet t'i mungoje. Mund te lexosh me me vemendje gjerat qe shkruaj, edhe pse per disa jane boshe dhe pa forme. Por, shpjegimi i tepert eshte shume i padeshifruar nga nje njeri qe mendon dhe vuan ate gjendje qe nje tjeter nuk arrin t'a vendosi.
Per piktore te kalibrit te tille, qe kushtojne shuma te medha, nuk arrij te ndalohem per nje kohe te gjate. Eshte e vertete qe te gjithe ato qe kane artin si qellim dhe jo si gjendje, nuk ndalohen tek piktura e Picasso-s apo tek Surealizmi i Dalģ-ut. Jo! Ato vertetuan se te gjithe ngjyrat jane te mundshme per te paraqitur nje gjendje shpirterore, nje terror, nje paranoje dhe nje deshire vrastare per te kopjuar mikun dhe per te forcuar figuren e artistit te rendesishem per shoqerine.
Por, edhe artisti plastik filloi te kembente talentin e tij me disa njerez qe kontrollonin imazhin dhe kthenin ato ne Star. Gje per te cilen I madhi Wharhol, e ka kuptuar mire kete taktike dhe rezultati...kemi nje artist qe quhet Andy Warhol dhe gjithe punet e tija.
Sot kur shikojme nje Damien Hirst ne ekspoziten e fundit ne NY 'The Elusive truth' ne Gagosian gallery qe mbush hapesiren me piktura iperrealiste, per disa eshte e habitshme. Akuza, deshperime, dyshime, pakenaqesi per nje enfant prodige qe doli nga BYA dhe qe u 'ushqye' me karamele te shijshme nga pareliu Satchi. Por, ai eshte me i pasuri dhe ndimon artiste te jetojne. Nuk e di sesa mund te ndihmoje artin te jetoje nje sistem i tille.
Nese do i flisja nje brezi te ri qe merr lapsin dhe eksitohet nga mendimi qe nje dite do te behet 'artist', patjeter qe do i jepja nje liri te pakufizuar ne edukimin artistik qe ai do marri. Dhe, njerez si Picasso dhe Dalģ qe nuk jetojne me mes nesh jane te demshem per dike qe merret me art. Ato i perkasin muzeumeve madheshtore dhe tregjeve te artit qe rrisin ēmimet nga nje ēmenduri qe nuk shpjegohet dot...
Sa per edukaten dhe edukimin, moderatoret here pas here jane vigjilent dhe kontrollojne ate. Shpresoj te mos i jap shume pune pasi urrej qe te tjeret te korrigjojne diēka qe une e kontrolloj shume mire: guximin per tu shprehur.
Krijoni Kontakt