Lëvizja Vetëvendosja fton qytetarët e Kosovës që të fillojnë me bojkotimin e blerjes së prodhimeve të Serbisë, barkodi i të cilave fillon me numrin 860. Aktivistët e Vetëvendosjes thonë se me blerjen e përditshme të produkteve nga Serbia, Kosova po i ndihmon asaj, përderisa po e dëmton ekonominë kosovare dhe prodhuesit vendorë. Vetëvendosja përkujton qytetarët e Kosovës se prej vitit 1999 deri më 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej 856 milionë euro në mallra nga Serbia. Në vitin 2000 ishin importuar vetëm 15 milionë euro. Më 2001 vlera e importit arriti në 176 milionë, për t'u ngritur në 178 milionë në vitin 2002. Viti 2003 ka shënuar një rënie në importimin e mallrave nga Serbia-156 milionë euro, përderisa në vitin 2004 kjo shifër ishte 161 milionë. Vetëm në vitin 2005 Serbia ka sjellë në Kosovë rreth 170 milionë euro mallra
Krijoni Kontakt