Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1

    Thumbs up Lëvizja Vetëvendosja kërkon bojkotin e produkteve të Serbisë

    Lëvizja Vetëvendosja fton qytetarët e Kosovës që të fillojnë me bojkotimin e blerjes së prodhimeve të Serbisë, barkodi i të cilave fillon me numrin 860. Aktivistët e Vetëvendosjes thonë se me blerjen e përditshme të produkteve nga Serbia, Kosova po i ndihmon asaj, përderisa po e dëmton ekonominë kosovare dhe prodhuesit vendorë. Vetëvendosja përkujton qytetarët e Kosovës se prej vitit 1999 deri më 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej 856 milionë euro në mallra nga Serbia. Në vitin 2000 ishin importuar vetëm 15 milionë euro. Më 2001 vlera e importit arriti në 176 milionë, për t'u ngritur në 178 milionë në vitin 2002. Viti 2003 ka shënuar një rënie në importimin e mallrave nga Serbia-156 milionë euro, përderisa në vitin 2004 kjo shifër ishte 161 milionë. Vetëm në vitin 2005 Serbia ka sjellë në Kosovë rreth 170 milionë euro mallra

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shume kerkese me vend kjo. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore pse autostrada Durres - Prishtine duhet te ndertohet sa me pare. Keshtu edhe perfitimi i Shqiperise eshte i pallogaritshem, aq i madh qe eshte.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Bojkotoni prodhimet e serbisë!

    Pse bojkot i produkteve të Serbisë?

    Shteti serb në luftën e fundit në Kosovë vrau rreth 14.000 njerëz. Afër 90% prej tyre civilë të paarmatosur. Të pambrojtur. Kryesisht fëmijë, gra dhe burra të moshuar. Rreth 3.000 persona të rrëmbyer janë ende të pagjetur. Pjesa dërrmuese e tyre gjenden në Serbi. Afër 20.000 femra të dhunuara. 740.000 persona të deportuar dhunshëm. 120.000 shtëpi të shkatërruara apo të dëmtuara nga ushtria serbe.

    Aspekt i veçantë i luftës ishte shkatërrimi i ekonomisë së Kosovës. Eksploatimi i egër dhe vjedhjet përgjatë viteve të 90-ta, kulmojnë me shkatërrimet e qëllimshme gjatë luftës. Kosova pas luftës kishte një ekonomi të rrënuar. E gjithë kjo me qëllim që gjatë luftës ta zvogëlojë aftësinë mbrojtëse si pasojë e drejtpërdrejtë, dhe me pasoja afatgjate të varfërisë dhe një ekonomie të pazhvilluar. Realitet ky që e jetojmë sot e gjashtë vjet.


    Megjithatë, prej vitit 1999 deri më 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej 856 milionë euro në mallra nga Serbia. Në vitin 2000 kishim importuar vetëm 15 milionë euro. Më 2001 vlera e importit arriti në 176 milionë, për t’u ngritur në 178 milionë në vitin 2002. Viti 2003 ka shënuar një rënie në importimin e mallrave nga Serbia – gjatë këtij viti kemi importuar 156 milionë, përderisa në vitin 2004 kjo shifër ishte 161 milionë. Vetëm në vitin 2005 Serbia ka sjell në Kosovë rreth 170 milionë euro mallra.

    Për më keq se kaq, shifrat e lartpërmendura nuk paraqesin as gjysmën e importit nga Serbia, duke qenë se 60% të mallrave që vijnë nga Serbia hyjnë në Kosovë ilegalisht pa u regjistruar.

    UNMIK-u që prej instalimit të tij e konsideron arrdhjen e mallrave të Serbisë si qarkullim i brendshëm i mallrave, e jo si import në Kosovë. Kjo në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Rrjedhimisht, mallrat e Serbisë janë favorizuar sistematikisht nga UNMIK-u në tregun kosovar. Fillimisht ai as nuk pranonte të ketë pika kontrolli në vijën administrative mes Kosovës dhe Serbisë (Kosova nuk ka kufi me Serbinë). Ato pika u vendosën vetëm atëherë kur u bë e qartë se Buxheti i Konsoliduar i Kosovës nuk mund të mblidhet nëse Kosova nuk ka territor të kufizuar nga të gjitha anët për qëllime tatimore. Tani prodhimet serbe paguajnë vetëm TVSH (dogana për to është zero) duke vazhduar të konsiderohen si prodhime vendore.

    Kjo nuk do të thotë se edhe konsumatori kosovar duhet t’i konsiderojë këto prodhime si të tilla.

    Serbia ende nuk ka dhënë llogari e as që është dënuar për krimet e kryera në vendin tonë, dhe për më shumë se kaq, në kohën kur ajo po i shpreh haptazi pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovës, thërrasim gjithë qytetarët në:


    BOJKOT TË PËRGJITHSHËM TË PRODUKTEVE TË SERBISË!



    Produktet e Serbisë janë lehtë të identifikueshme: tri shifrat e para të barkodit janë 860. Pra, bojkotoni këtë barkod.

    Bojkoti zgjat deri kur Serbia heq dorë nga Kosova, pranon krimet e kryera, paguan dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

    Qytetarët duhet të orientojnë konsumin në prodhimet vendore kosovare, ndërsa për produktet për të cilat nuk ka prodhime vendore ata do të duhej të blejnë produkte të cilitdo shtet tjetër vetëm jo të Serbisë.

    Efekt i drejtpërdrejtë i blerjes së prodhimeve vendore është krijimi i vendeve të reja të punës si dhe ruajtja e atyre ekzistuese. Punësimi pastaj krijon efekte të shumëfishta pozitive për ekonominë e Kosovës.

    Çdo herë kur blen një produkt i cili nuk është i Kosovës, kjo do të thotë një produkt më pak i shitur i Kosovës dhe një produkt më shumë i shitur i huaj. Pra, bilanci tregtar (edhe ashtu tejet negativ) me atë vend do të dëmtohet dyfish. Për prodhuesin vendor kosovar kjo do të thotë pamundësi për të shfrytëzuar kapacitetin e prodhimit ose për të rritur atë për investime të reja, pamundësi për të përmirësuar cilësinë dhe për të lansuar prodhime të reja, për të investuar në marketing, thjesht për të rritur aftësinë konkurruese të tij në treg. Të gjitha këto përfitime i shkojnë prodhuesit të huaj.


    BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISË. BOJKOTONI BARKODIN QË FILLON ME 860. DËMTOJE SERBINË, NDIHMOJE KOSOVËN

  4. #4
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Albin Kurti është një cheap joke.

    Një prej antarve të familjes së tijë të ngusht punon për NDERKOMBTARET dhe ky herifi, pretendon se ka vizion të qartë për Kosoven, kërkon largimin e NDERKOMBTARVE nga Kosova e nuk e sheh të udhes të i thotë familjarit të heq dorë nga rroga e majme e NDERKOMBTARVE.

    Por, për cudi, ka njerez që e percjellin.

    O populli im... o LOPT e mija...
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Ide shume e mire ky bojkot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 22-05-2006 më 12:53
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Pse gjithmonë ta ha populli?

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Sëpari po të falenderoj për ato foto që i ke dërguar e të cilat i kopjova menjëherë se më pëlqyen shum.

    Sa i përket bojkotimit jam për, por pyes pse gjithmonë duhet ta ha populli?

    A duhet këtu të ndihmojnë tregtarët ap shteti me forma të ndryshme?

    P.Sh. njeriut të sëmurë i duhen barna e mjekim, tjetrit i duhet ushqimi etj - dhe e blen atë që gjen në treg, atë që është më lirë apo që e gjen më afër.

    Unë shpesh kam kundërshtuar njerëzit që blejnë kartela telefoni të Sërbisë kurse ata arsytoheshin se ajo është më e lirë se e Kosovës!

    Në anën tjetër prodhuesit e prodhimeve të qumshtit ankohen se blerësit po blejnë prodhime jo vendase ata nuk po kujdesen ende ta përmirsojnë shijen dhe kualitetin e prodhimeve të veta.

    Ishte një prodhues shum i reklamuar që gadi pat pushtuar Kosovën me qumshtin e vet por si thuhet te ne "menjëherë e prishi dorën" dhe filloj të mashtroi konsumuesit me prodhimet e veta jocilësore të cilët normal ia kthyen shpinën dhe u drejtuan nga qumshti i Sllovenisë etj.

    Lidhur me këte problem një shitës pak më i madh me forcë ekonomike një ditë më tha:

    Po të mos më vinte marre dhe mos të ishte situata si është, do të kisha blerë vet qumësht me shumicë nga Beogradi dhe ta paketoja këtu në Kosovë si po ia bëjnë disa tjerë!

    Në anën tjetër në disa prodhime e sidomos ato të Sllovenisë tanimë kanë filluar edhe udhëzimiet të jenë në shqip, bile dy herë! - një herë për Shqipërinë e së dyti për Kosovën. Ja çka bënë tregu dhe parja!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Tregtija eshte nje gje qe nuk ndalet...
    Perkujtim;
    Kur UÇK luftonte me serbet,ish-krimineli arkan i shiste uçk armatim,dhe çdo gje tjeter.Pra tregtija nuk ka kufi....
    mos u merruni me gjera te kota...
    Ne Kosove ka shume gjera qe vine nga Serbia,shumica e te cileve hyne nga Presheva ne drejtim te Kosoves.Me shumice Birra e Serbis dhe suxhuki eshte numer nje qe furnizon Kosoven....
    Kjo,thjesht eshte bizniz.....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Irfan
    Tregtija eshte nje gje qe nuk ndalet...
    Perkujtim;
    Kur UÇK luftonte me serbet,ish-krimineli arkan i shiste uçk armatim,dhe çdo gje tjeter.Pra tregtija nuk ka kufi....
    Mos ke qen ndermjetsuese ti qe po flet pa pas pik lidhje se nga u furnizue UÇK-ja me arm.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Mos ke qen ndermjetsuese ti qe po flet pa pas pik lidhje se nga u furnizue UÇK-ja me arm.
    Mıos mu be sikur nuk po e di....te kujtohet takimi i thaqit ne athin me serbet, e ne kosove kur te vije thot se une nuk du me pa serb me sy....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  14. #14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kjo duhej te ishte bere kohe me pare, pse te merrini produkte nga Serbia kur vete mund t'i prodhoni ato dhe shume nga ato mund te merren edhe nga Shqiperia?
    Pashe se ne Kosove te gjitha kanacet dhe pijet joalkooloike ishin ne gjuhe sllave e nuk pashe asnje ne shqip kur te njejtat prodhohehn dhe ne Shqiperi.
    Detergjente keni edhe en Shqiperi mjaft, jane prodhim vendas. Edhe uji ne Kosove ishte nga Serbia kur shume mire mund te merret ujr LAjthize qe eshte ne Qafe te Malit dhe eshte uje i paster dhe jo si uji i Serbise i ndotur me Uranium nga bombardimet e NATO-s.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    une se kuptoj si i hidhni syte atyre produkteve e jo me ti perdorni!
    une vetem se i kam inat greket cfare eshte mall grek se prek me dore e jo me pastaj nje kombesi e tille si serbet qe ju kane vrare e shkaterruar!

    PS: hakmarrja nuk qendron vetem tek gjakmarrja jetojme ne shekullin 21 dhe mund te hakmerremi me metoda me te sofistikuara dhe diplomatike!!!
    failure is not an option!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Më duket një "sakrificë" e madhe për popullin tonë të pavetëdijshëm (më ndjeni që e them këtë), i cili shumë shpejt harron dhe nuk di të urrej gjatë! Fajtorë kryesor për mallëra serbe në Kosovë janë tregëtarët që thirren në "patriotizëm" dhe bëjnë pazarllëqe me serbët sikur në ditët më të mira. Fatkeqësisht!
    Por, mos harroni se kjo është edhe një tregti e doemosdoshme, pasi që nuk arrijnë lehtë mallra të tjera vecse nga Serbia. Të ishte së paku ajo udhë Durrës Prishtinë, për të cilën aq shumë zhurmë bëhet, e cila do ti bënte konkurrencë mallrave të Serbisë, por...
    Sidoqë të jetë do ta deshiroja një bojkot të mallrave serbe në Kosovë, sish cfarë e bëjnë ebrejt ndaj malerave gjermane! Por, ne nuk jemi ebrej në këtë rast! Fatkeqësisht!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Jemi një popull që harron shpejt dhe nuk di të urrej dhe kemi tregtarë "patriotåë" që nën e mbi rrogozë bëjnë pazarllëqe me serb si në ditët më të mira. Kjo është fatkeqësia e jonë që nuk jep shpresë për ndonjë sukses të cfarëdo thirrje për bojkot ndaj mallërave serbe.
    Por, fajtorë për këtë janë edhe ata që kurrë nuk menduan dhe edhe nëse e menduan këtë e patën vetëm sa për farsë, për ndërtimin e udhës Durrës-Kukës-Prishtinë. Përse nuk është bërë kjo dhe përse pengohet kjo?!Kjo udhë të paktën do të ishte konkurrencë e mallerave serbe në tregun e Kosovës.
    Po të ishim porsi ebrejët mallrat serbe sdo të futeshin në Kosovë as pas 60 viteve. Por, ne jemi ata që jemi!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Sasia e mallit nuk është aq shqetësuese sa veprimi!

    [QUOTE]
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Jemi një popull që harron shpejt dhe nuk di të urrej dhe kemi tregtarë "patriotåë" që nën e mbi rrogozë bëjnë pazarllëqe me serb si në ditët më të mira. Kjo është fatkeqësia e jonë që nuk jep shpresë për ndonjë sukses të cfarëdo thirrje për bojkot ndaj mallërave serbe.
    Sa për tregtarët tashmë e kanë thënë e e the edhe ti. At avetëm për fitim mendojnë por populli mbetet ai që është ndryshon ngadalë!

    Në vitet e 90-ta populli, sidomos në Prishtinë filluan ti bojkotojnë jo mallërat por shitoret shtetërore kosovare që i okupuan serbët dhe blenin në shitoret private mallrat e njëtë me çmime më të shtrenjta!

    Këta tregtarët "patriot" kur iu shterrej malli shkonin në po ato shitore serbe dhe depo me shumicë dhe furnizoheshin prap për të mundur me iu shitë këtyre të mjerëve mallin e kërkuar e për të fituar vetë.

    Më vonë e kuptuan mashtrimin e tregtarëve dhe filluan prap të blejnë mallin e nevojshëm direkt vet pa ndërmjetësim. Bile kanë blerë njerëzit edhe në kohën e bombardimit të NATO-s dhe terrorrit serb. Po normal sepse nuk kanë pasë se çka të hanë!

    Prandaj ky është ndryshimi me kohën e sotme sepse ka mallra nga çdo vend e atëher nuk kishte. prandaj edhe e përkrah iniciativën e Albinit dhe me një përmirsim se ne nuk është aq e madhe sasia e mallit serb që vie në Kosovë në krahasim me tjerat por e mira është se edhe tregtarët të mbushen mend se çka importojnë dhe çka i ofrojnë konsumuesve.

    Për çdo rast reklamat ishin shumë domethënëse dhe të punuara bukur.

    Por, fajtorë për këtë janë edhe ata që kurrë nuk menduan dhe edhe nëse e menduan këtë e patën vetëm sa për farsë, për ndërtimin e udhës Durrës-Kukës-Prishtinë. Përse nuk është bërë kjo dhe përse pengohet kjo?!
    Kjo udhë të paktën do të ishte konkurrencë e mallerave serbe në tregun e Kosovës.
    sa për këtë rrugën kjo na është ofruar nga të dy anët e kufirit si një përrallë e bukur por vetëm në përralla realizohen dëshirat! Shqipëria është i vetmi vend në botë ku nuk thuhet se sa kilometra është e gjatë rruga por për sa orë kalohet ajo rrugë! Interesant apo jo ! për ta ndërtuar ate rrugë duhen para, njerëz dhe kohë.

    Sa për mallrat e Shqipërisë edhe ata shumicën i importojnë dhe nuk kanë edhe aq prodhime vendase.

    Po të ishim porsi ebrejët mallrat serbe sdo të futeshin në Kosovë as pas 60 viteve. Por, ne jemi ata që jemi![/
    QUOTE]

    Le të mbetet për tu dëshiruar!

    Më këtë i përgjigjem edhe disave që mendonin se Kosova është vërshuar nga mallrat serbe si Edvin83 ose DEA27


  19. #19
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Nuk na duhen shumë para, njerzë dhe kohë për rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë! Të gjitha mund të bëhen (në pyetje është paraja sigurisht, në mos deshira e sinqert për atë udhë që asesi të ndërtohet). Të gjithë shqiptarët mund të sakrifikojnë, pse jo tregtarët më së shumti, dhe të mblidhen ato 300-400 milionë dollarë, porse thjeshtë kjo nuk i ka interesuar parisë shqiptare ( më shumë andej kufirit) ndoshta pse mendohej se mund të hidhërohen serbët, mund të prishet miqësia me Beogradin, pastaj mund të pëlcasë kiameti!
    Ka qenë dhe është në interes të Shqipërisë ta ndërtoj këtë udhë që moti, në mos për lidhje më të ngudhtë me Kosovën, atëherë për shkak të veriut të Shqipërisë, anë e cila edhe sot ka mbetur më izoluara dhe më e prapambetura.
    Shqipëria do të delte fituese dhe ajo udhë, sado që të kushtonte, do të shpaguhej shumë shpejt. Do të nxitej turizmi, prodhimi bujqësorë dhe shkëmbimi i mallrave jo vetëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.
    Cuditërisht edhe sot ka fjalë për ndërtimin e kësaj udhe jetike për Kosovën dhe pse jo edhe për Shqipërinë. Me gjasë pritet leja e Serbisë!
    Ndaj, atyre që bënë thirrje për bojkotimin e mallrave serbe në Kosovë, do tu preferoja që krahas kësaj (ide e mirë po se po) të bëhet thirrje që të bojkotohen të gjithë tregtarët që ofrojnë mallra me origjinë serbe dhe njëherit të demonstrojnë për përshpejtimin e ndërtimit të udhës Durrës-Kukës-Prishtinë dhe njëherit të shpallet një vetëndihmesë financiare mbarëkombëtare për këtë. Të paktën populli i Kosovës, edhe pse në krizë të madhe ekonomike, nuk do të kursente për këtë.

Tema të Ngjashme

  1. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  2. Ish kryeministri malazez: Shqipëria përfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftës
    Nga Djal_Lacjan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 12:48
  3. Pse bojkot i produkteve të Serbisë?
    Nga NoName në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-06-2006, 10:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •