Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Si mund të emigrohet në Angli?

    Sipas ambasadorit të Britanisë së Madhe, sistemi i pikëve dhe testit do të nxisë emigrimin e ligjshëm

    Si mund të emigrohet në Angli

    Xhons: Aplikanti duhet të plotësojë një sasi pikësh që tregon aftësitë dhe kualifikimin e tij profesional

    Eglantina Bardhi

    Britania e Madhe po shikon mundësinë e zbatimit të një sistemi të ri për lëshimin e vizave për këdo që do të hyjë në këtë vend. Sistemi i ri do të jetë në formë testi duke i bazuar në një sistem të përcaktuar pikësh. Sistem që do të lehtësojë marrjen e vizave jo vetëm për studentët dhe biznesmenët, por edhe për ata që duan të punojnë në Britaninë e Madhe. Këtë e deklaroi dje ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Rikard Xhons, gjatë seminarit të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) për nxitjen e emigracionit të sigurt dhe parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas Xhons, një sistem i tillë do të nxisë emigracionin e ligjshëm, si i vetmi i sigurt. “Pasojë e kësaj është forcimi i regjimit të vizave, por jo për t’i lënë emigrantët jashtë Britanisë, por për t’i pranuar ata në mënyrë sa më të lehtë”, - theksoi Xhons. Sa i përket sistemit të pikëve, (i cili është ende në përpunim) sipas ambasadorit, aplikanti duhet të plotësojë një sasi pikësh të cilat tregojnë aftësinë dhe kualifikimin e tij. Krahas këtyre, sipas Xhons, në bazë të pikëve do të dëshmohet edhe se çfarë është i gatshëm aplikanti të japë për ekonominë e Britanisë, vend ku synon të punojë e jetojë. Ndërkohë, IOM-i bëri publike përgjigjet e sondazhit të fundit në lidhje me informacionin që njerëzit kishin për emigracionin e ligjshëm, të paligjshëm dhe trafikimin.

    Sondazhi
    Objekt i sondazhit që është realizuar në mars të këtij viti, sipas IOM-it, kanë qenë 698 persona nga Kukësi, Durrësi, Elbasani, Peshkopia, Shkodra dhe Vlora. Sipas sondazhit, mbi 60 për qind e të intervistuarve janë përpjekur për të emigruar jashtë shtetit, ku 53 për qind e tyre kanë përdorur mënyra të ligjshme për të emigruar dhe 30 për qind, sipas anketës, kanë përdorur mënyrat e paligjshme për të emigruar. Ndërkohë jo pak, por sipas sondazhit, plot 41 për qind e të intervistuarve kanë plane për të emigruar në të ardhmen. Vendet më të pëlqyera për të intervistuarit është Italia me 32 për qind të intervistuarve, e pasuar nga Amerikën, me 21 për qind; Gjermania me 8,2 për qind dhe Kanadaja me 6,5 për qind. Grupmosha më e pritur për të emigruar, sipas të dhënave, është ajo 20-40 vjeç, e cila tenton rrugët e paligjshme. Sipas të dhënave, mbi 13 për qind të tyre pohojnë se do të shkelin vendet e botës në mënyrë jo të rregullt.

    Besueshmëria

    Sondazhi flet qartë se shumica e të intervistuarve nuk kanë besim lidhur me punën e institucioneve publike dhe jopublike për emigracionin. Plot 50 për qind e të pyeturve pohojnë se nuk i besojnë seriozisht Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale për emigracionin e organizuar. Ndërsa 53 për qind e të intervistuarve deklarojnë se vlerësojnë më shumë punën e organizatave jofitimprurëse për trafikimin dhe emigracionin. “Shumica e të intervistuarve me mbi 96 për qind theksojnë se sot shteti shqiptar duhet të bëjë më shumë për emigracionin e organizuar”, - thuhet në sondazh. Ndërsa sa i takon ligjve kundër trafikimit, në Shqipëri 45,5 për qind e të intervistuarve pohojnë se ligjet janë shumë të buta. Mosha më e re, pra 19-vjeçarët, rezulton të jenë më pak të vetëdijshëm për rreziqet e emigracionit.

    698
    persona u morën në pyetje nga IOM-i për të realizuar sondazhin mbi emigracionin

    30
    Për qind e të intervistuarve pohojnë se kanë përdorur mënyra të jo të ligjshme për të emigruar

    41
    për qind e të intervistuarve pohojnë se kanë plane për të emigruar në të ardhmen

    32
    për qind të intervistuarve pohojnë se kanë dëshirë të emigrojnë në Itali

    50
    për qind e të pyeturve pohojnë se nuk i besojnë Ministrisë së Punës për organizimin e emigracionit

    45,5
    për qind e të intervistuarve pohojnë se ligjet kundër trafikimit në Shqipëri janë shumë të buta.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ThjeShtENjeMysAfiR Maska e fatijonuk
    Anëtarësuar
    16-03-2006
    Vendndodhja
    In the land of the unkown man
    Postime
    137
    Davius, kjo teme qe ke hapur eshte interesante dhe te jep nje pamje te situates se marrjes se vizave per ne Angli.
    Mesa kam lexuar e degjuar nga Anglezet vete kam dyshimet e mia sepse historia e Anglise per kontrrollin e emigracionit eshte e tille. Marrim per diskutim Afriken. Pas luftes se 2 boterore Anglia kishte nevoje per force punetore per te ndertuar shtetin e saj nga bombardimet dhe cfare ju tha Anglia Afrikaneve? "You are welcomed to come to your motherland". Si pasoje ligjet per marrjen e vizave u lehtesua dhe nje sasi Afrikanesh erdhen ne Angli dhe ndertuan shtepi, stacione trenash et, etj. Kur edhi dita qe Anglia nuk e kishte me nevojen per Afrikanet atehere i shtrengoi prape ligjet dhe harroi per "You are welcomed to come to your motherland"

    Ndoshta jam une por kjo ide e Anglise eshte dicka e mire por gjithashtu mendoj se kjo eshte thjeshte nje mjet per te kontrolluar numrin e njerzve qe hyjne e dalin ne shtetin e tyre. Pastaj cfare lloj punesh ka Anglia per tju ofruar Shqipetareve?
    Me tutje gjate 15 viteve te fundit nje sasi e konsiderueshme e rinise Shqiptare kane lene menjane librat e kan filluar te ndihmojne e mbeshtesin famijen e tyre (si puna ime qe lash gjimnazin dhe erdha ne Angli te punoj).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •