Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Stanislas Marchal: Francezi që po i zbulon shqiptarët nga këmbët

    30-vjeçari francez që ka ardhur të jetojë “përgjithmonë” në Tiranë, duke mjekuar dhe shëruar këmbët e shqiptarëve

    Stanislas Marchal: Francezi që po i zbulon shqiptarët nga këmbët

    Ai është një pedikyrist. Por nuk bën as pedikyr, as manikyr, në kuptimin e llakut për thonjtë, por trajtim për këmbët. Në fakt, është një mjek i ri francez që kur pa se në Paris ka po aq pedikyristë sa edhe bukëshitës, vendosi të eksplorojë një vend si Shqipëria, ku pedikyria mjekësore dhe podologjia janë terrene ende të virgjëra. Megjithëse këtu nuk ekziston rituali i vizitës së këmbëve te pedikyristi apo podologu, siç konstaton Stanislas Marchal, i cili gjendet në Tiranë vetëm prej nëntë muajsh. Pas suksesit të biznesit të mamasë së tij, Marie Marchal, me ëmbëlsirat franceze, 30-vjeçari që ka studiuar në Paris dhe Bruksel, që ka jetuar edhe në Angli e Itali, ka vendosur të eksplorojë Shqipërinë, kur ka parë që profesioni i tij nuk është aspak i përhapur në këtë vend, ku ndoshta nuk do ta ketë aq të vështirë sa në Paris për të hapur një kabinet të vetin. Në axhendën e tij ky është megjithatë një plan për t’u realizuar, në të ardhmen, ndërsa për momentin e ka nisur si mjek në një klinikë të përbashkët me disa mjekë të tjerë shqiptarë.

    Stanislasi është akoma duke e njohur këtë vend plot diell, siç e quan, ku fati solli në fillim mamanë e tij dhe tani edhe atë vetë, madje së bashku me mikeshën e tij, Selina, një urbaniste franceze që ka ardhur të jetojë bashkë me të në një apartament në Tiranë. Megjithëse nuk është ndonjë çudi të dëgjosh për të huaj që vijnë të jetojnë në Tiranë, janë fare pak ata që e bëjnë këtë dhe më së shumti përkohësisht. Por Stanislas Marchal është francezi më i ri që ka vendosur të jetojë në Shqipëri dhe që nuk trembet nga fjala përgjithmonë. “Kam ardhur të jetoj përgjithmonë në Tiranë. Më pëlqen shumë ky qytet dhe njerëzit e tij”, - thotë mjeku francez që vetëm prej nëntë muajsh e ka transferuar shtëpinë e tij nga Parisi në Tiranë.

    Në kaq pak kohë ka arritur megjithatë të kuptojë se shqiptarëve u mungon informacioni i podologut dhe thotë se madje ky është një profesion që mungon në Shqipëri si specialitet më vete. Por më e rëndësishmja se vizita e këmbëve te mjeku, është një ritual krejt i panjohur në Shqipëri, ku, sipas mjekut francez të këmbëve, problemet janë nga më të rëndat. Duke filluar nga vajzat dhe gratë që stërmundohen me taka të larta, duke dëmtuar thembrat dhe shkaktuar probleme dizekuilibri deri te burrat, që qoftë edhe për neglizhencë me higjienën, i lënë këmbët e tyre të myken ose thonjtë t’u futen në mish.

    Sipas mjekut francez, përdorimi i shpeshtë i takave më të larta se 5-6 centimetra për femrat, shkakton që nga problemet e kallove dhe të thembrës, deri te problemet e kavilies, gjunjëve dhe madje edhe probleme dezikuilibrimi apo me qafën dhe shtyllën kurrizore. Nga ana tjetër, mjeku francez tregon se ka vërejtur që edhe meshkujt shqiptarë kanë probleme me këmbët, edhe pse janë femrat ato që kanë gjymtyrë më të brishta dhe më shumë probleme të qarkullimit të gjakut, i cili përqendrohet më tepër në zonën e trungut dhe rreth barkut sesa në gjymtyrë si në rastin e meshkujve.

    “Problemi më i shpeshtë që kam hasur te burrat është kur thonjtë u futen në mish, por edhe kallot, trupthat apo lëkurat mes gishtave e problemet dermatologjike hasen dendur. Këshillohet mbajtja e higjienës dhe tharja e këmbëve pasi lahen në mënyrë që të mos krijohen mykoza”, - rekomandon mjeku francez, duke shtuar se një problem tjetër i rëndë që ka vërejtur janë varicet te këmbët e grave mbi 40 vjeçe, shpesh të neglizhuara shumë gjatë dhe që kërkojnë mjekim.

    Megjithëse ka nisur t’i zbulojë shqiptarët nga këmbët, Stanislas thotë se mentaliteti dhe këndvështrimi i veçantë që kanë shqiptarët për gjërat i duket shumë interesant, duke shtuar se i pëlqen shumë më tepër sesa mentaliteti i atyre pak francezëve që gjenden në Shqipëri për punë dhe që, siç tregon ai, ankohen vazhdimisht, deri në mërzi. “Unë e shoh që këtu ka shumë ndotje, probleme me qarkullimin e makinave e trafikun, smog dhe kaos, por është më e rëndësishme mënyra si e marrin njerëzit jetën sesa kjo. Dhe unë shikoj që këtu njerëzit janë më të hapur, janë më pak të stresuar, më të shtendosur dhe vajzat shqiptare janë shumë të bukura. Mua më duket se këtu gjërat përparojnë shumë shpejt dhe se shqiptarët kanë një aftësi të madhe për t’u përshtatur me ndryshimet. Ende pas nëntë muajsh mendoj se Tirana është një qytet shumë i gjallë dhe tërheqës, madje edhe në krahasim me Parisin, i cili është më gri dhe ku qiellin mund ta shohësh vetëm mbi kokë, të konturuar nga ndërtesat e larta, që ndonjëherë të duket sikur të zënë frymën”, - tregon mjeku francez që pushimet e sivjetshme do t’i bëjë në Shqipëri me miqtë e tij shqiptarë në një kamping në mal.

    Këshillat e francezit për këmbët

    Kur ecën me taka të larta, thembra e humbet elasticitetin. Të ecësh zbathur ose pa taka, qoftë edhe nëpër shtëpi, është një ushtrim i mirë për këmbët e stërmunduara nga takat.

    Në lidhje me higjienën dhe frymëmarrjen e këmbëve, është mirë që në stinën e ngrohtë, të heqësh dorë nga këpucët e mbyllura, sidomos burrat.

    Për qarkullimin e mirë të gjakut në nivelin e këmbëve, duhen evituar banjat e nxehta dhe të shpeshta të këmbëve. Le të zëvendësohen me banjat me ujë të freskët

    Për t’u dhënë këmbëve freski, duhen masazhuar me krem që ka përmbajtje alkooli dhe duhet filluar nga majat e gishtave deri lart.

    Kryqëzimi i këmbëve nuk rekomandohet, pasi prish normalitetin e qarkullimit të gjakut, i cili kur këmbët kryqëzohen, grumbullohet nën gju.

    Poshtë dyshekut, pikërisht aty ku pushojnë këmbët, mund të vendosni diçka të vogël, jobezdisëse, e cila e ngre pak nivelin e pozicionimit të këmbëve dhe ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut.

    Duhet evituar prerja thellë e thonjve, pasi shkakton shpesh probleme të rënda, që shpesh shkojnë deri aty sa kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale kur thoi hyn në mish duke shkaktuar plagë të vogla, por të rënda.

    Pak aktivitet sportiv, vrap ose ecje e thjeshtë ndihmon në qarkullimin e gjakut. Përkundrazi. qëndrimi i gjatë në këmbë, qoftë edhe duke bërë ecejake të vogla, është i dëmshëm për këmbët.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e dove
    Anëtarësuar
    24-01-2006
    Postime
    18
    C'te mos vije Stalinasi i vogel ne Tirane ku e trajtojne si mbret. Ne vendin e tij s'ia varte kush, po doli Shqiperia qe eshte bere si strehim per gjithe humbamenot e huaj.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    E pse shprehesh keshtu? Ku e di ti sa i zoti eshte?
    Ignore List: Den Bossi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e dove
    Anëtarësuar
    24-01-2006
    Postime
    18
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Në fakt, është një mjek i ri francez që kur pa se në Paris ka po aq pedikyristë sa edhe bukëshitës, vendosi të eksplorojë një vend si Shqipëria
    Kur thuhet qe ka aq pedikyriste sa dhe bukeshites, dhe duke patur parasysh qe flitet per Parisin ku bukeshitesit jane ne cdo cep (madje me keq se Starbucks ne Amerike, lol), ku do e gjeje klientelen nje 30vjecar??
    Ah po, vjen ne Tirane ku e gjen te shtruar nga e ema (te ciles madje i kane dhene pashaporte shqiptare servilat tane) e ku mjafton te jesh i huaj dhe te mbajne ne pellembe te dores.
    Pse ndryshe do leje Parisin, Stalini? Se kujton ti ju be vone te krruaje kallot shekullore te Shqipeve? Ne jemi shqiptare e kemi familje pas, e prape s'na behet te kthehemi ne ate *** vend.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Aren't you a bitter hawkish dove, lol

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e dove
    Anëtarësuar
    24-01-2006
    Postime
    18
    Opa, u bene dy qe do kthehen te pastrojne kallot. Ndonje i trete nga salla?

    Femme, s'po diskutojme mua. Bitter or not, merru me temen.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Dove, kallot me duket se i ke vetem ti, po ne koke.
    Ignore List: Den Bossi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    tjetri u jep keshilla e ju beni shaka.

    per mendimin tim kembet jane pjeset per te cilat kujdesemi me pak, ndoshta jam gabim

    kam pare nje emision nga nje mjek kinez ku thoshte se ne kembe kemi pothuajse te gjitha nervat e te gjitha pjeseve te tjera te trupit

    pra dmth nqs kujdesemi per kembet kemi bere kujdes per gjithe trupin
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #9
    e lehte dhe e tejdukshme Maska e ana.luna
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ne maj te botes
    Postime
    61
    po po kinezet ca nuk thojne kurojne edhe kancerin me agopuntura.....................
    disobbedisci a chi ti vuole servo
    di un dio,
    di un esercito,
    di una patria...

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •