Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Ndërtimorja: Do të rrëzojmë 11 pallatet VIP në Tiranë në ambjentet publike

    Kallëzim për truallin e kinema 17-nëntorit, Republikës dhe oborrin e komisariatit në Rrugën e Dibrës

    Ndërtimorja “rrëzon” 11 pallatet VIP

    Akuza: Rama lejoi ndërtime në ambjente publike


    Esmeralda Keta

    Policia Ndërtimore ka njoftuar dje se ka bërë 11 kallëzime penale për lejet e ndërtimit të dhënë nga kreu i KRRT-së së Tiranës, Edi Rama. Bëhet fjalë për pallate shumëkatëshe, të cilët sipas Policisë Ndërtimore janë lejuar të ndërtohen në troje publike, oborre shkollash apo mbi objekte të tjera të rëndësishme. Sipas një komunikate zyrtare të shpërndarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Ndërtimore, ky institucion do t’i propozojë KRRTRSH-së që të shfuqizojë këto leje ndërtimi. Drejtori i Ndërtimores së Tiranës, Ismail Hoxha deklaroi dje për Gazetën, se për këto raste do të respektohet vendimi i gjykatës. Sot, starton njëkohësisht edhe një superaksion i Policisë Ndërtimore për prishjen e 700 objekteve pa leje në kryeqytet. Operacioni do të nisë në orët e para të mëngjesit me prishjen e tre lavazheve në Rrugën e Elbasanit dhe më pas fadromat e Ndërtimorëve do të vijojnë punën sipas një grafiku të përcaktuar.

    Denoncimi
    Kreu i KRRT-së së Tiranës, Edi Rama së bashku me sekretarët e KRRT-së, Alban Eftimi, Altin Gagani, Brikena Zoto dhe Dritan Agolli, do t’iu duhet të përballen me akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Juristja e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Ndërtimore, Alketa Hoxha shpjegon se kallëzimi penal ka të bëjë me shkeljen e ligjit të urbanistikës nga ana e KRRT-së së Tiranës dhe konkretisht, të nenit 62 të këtij ligji. Sipas saj, të gjitha pallatet shumëkatëshe për të cilat është bërë kallëzimi penal janë ngritur në hapësira publike duke zënë territoret e tyre. Ndërtesat për të cilat akuzohet KRRT-ja se ka shkelur ligjin e Urbanistikës, kanë zënë territorin e ish-kinema “17 nëntorit”, hapësirën e banjove publike në Rrugën e Kavajës, oborrin e shkollës 9-vjeçare në Laprakë “28 nëntori”, është zënë territori i ish-rajonit të policisë në Rrugën e Dibrës si dhe ai i ish-kinema “Republika”. Ky i fundit është i vetmi objekt që ndodhet ende në themele, ndërsa të tjerët kanë përfunduar tashmë. Policia Ndërtimore do t’i kërkojë gjithashtu KRRTRSH-së që të shfuqizojë këto leje ndërtimi të dhëna nga KRRT.

    Aksioni
    Po sot starton edhe aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë. Pjesa më e madhe e 700 objekteve pa leje në kryeqytet, të cilat do të rrafshohen nga fadromat e Policisë Ndërtimore janë lokale, lavazhe, karburante, shërbime të tjera publike, por edhe shtëpi banimi. Juristja e Drejtorisë së Përgjithshme, shpjegon se prej muajsh kjo drejtori ka bërë kontrolle në të gjithë kryeqytetin dhe pas kontrollit të dokumentacionit, është firmosur vendimi për prishjen e 700 prej tyre. “Gjatë kontrolleve janë vënë edhe gjoba të ndryshme”, - shpjegon ajo. Sipas drejtorit të Policisë Ndërtimore të Tiranës, Ismail Hoxha aksioni është në vazhdën e urdhrit për lirimin e të gjitha hapësirave publike dhe çdo ditë prishen dy ndërtime pa leje. “Nesër në mëngjes fadromat do të jenë në Rrugën e Elbasanit, ku do të prishen tre lavazhe pa leje”, - sqaron ai. Ai shpjegon se në objektet që kanë statusin e shtëpive të banimit, procedurat do të jenë disi më të vonuara, pasi prishja e tyre ka edhe efekte sociale.


    11 kallezimet per te hequr lejet

    Kallëzim penal për kryetarin e KRRT-së, Edi Rama dhe sekretarin Alban Eftimi për “Shpërdorim detyre në bashkëpunim” për dhënie leje ndërtimi në territorin e ish kinema “17 nëntori”
    Dhënie e lejës së ndërtimit nga Rama dhe Eftimiu për një 3 katësh nga ana Veriore e Rrugës së Kavajës, që është territor publik
    Kallëzim penal për Ramën dhe Altin Gaganin për dhënie leje të paligjshme për ndërtimin e një godine banimi 9 katëshe, në territorin e shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” në Laprakë
    Kallëzim penal për Ramën dhe Alban Eftimiun për dhënie leje ndërtimi e një objekti 13 kat në rrugën “Urani Pano” duke tjetërsuar rrugën publike në truall ndërtimi
    Kallëzim penal për Ramën dhe Altin Gaganin për dhënie leje të paligjshme për ndërtimin e një godine 7 katëshe në Rrugën e Dibrës, në ish territorin e rajonit të Policisë
    Kallëzim penal për Ramën dhe Brikena Zoton për dhënie leje ndërtimi e një godine banimi 9 katëshe në territor publik
    Kallëzim penal për Ramën dhe Dritan Agollin për dhënie leje ndërtimi për objekt, 3,4,9; 3,7; 4,8; 3,9 dhe 5 kate parkim në territorin e ish kinema “Republika”

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Reagon Shalsi: Ende nuk jemi njohur me akuzat

    Bashkia: Kallëzimet, shashka e radhës

    E ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Ndërtimore ka renditur plot 11 akuza për shkelje të ligjit “Për Urbanistikën” ndaj kreut të KRRT-së së Tiranës që është njëkohësisht edhe kreu i Bashkisë, Edi Rama dhe sekretarëve të kësaj KRRT-je në vite, institucioni i Bashkisë ende nuk është njohur me to. Sipas shefit të kabinetit në Bashki, Eduart Shalsi, megjithëse nuk janë njohur ende me akuzat kjo nuk mund të jetë tjetër veçse një shashkë e radhës. “Tani po e marrim vesh”, - ka deklaruar ai. Megjithëse kemi qenë deri vonë në Bashki tek ne nuk ka mbërritur asnjë shkresë e tillë”. Më tej ai ka shtuar se mund të ketë një reagim zyrtar të Bashkisë vetëm gjatë ditës së sotme, pasi të njihen më parë edhe me materialin konkret. “Nuk mund të bëjmë një koment, pasi na duhet më parë të njihemi me akuzat dhe të konsultohemi me ekspertët tanë”, është shprehur Shalsi.

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •