Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Anastas Lakçe, tregëtari korçar, të cilit po ia ha pasurinë greku.

    Me vodkën ruse pushtoi Ballkanin.



    Sot, askush nuk e di se ku e ka varrin milionieri i parë, më i madh i kombit shqiptar dhe patrioti i rrallë. Akush nuk kujtohet t’i kushtojë, qoftë edhe një përkujtimore të thjeshtë, njeriut që vendosi gurë të rëndë në themelet e botimit të librit shqip. Edhe një shkolle, të ndërtuar me paratë e tij, i është vënë emri “Sevasti Qiriazi”...

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    PATRIOTIZMI



    . Ka qenë në krye të dy shoqërive më të njohura në historinë e lëvizjes shqiptare në Bukuresht, “Drita”dhe “Dituria”.

    . Investoi, ngritjen e një shtypshkronje që prodhonte dhe shpërndante libra për gjithë shqiptarët, kudo që ishin.

    . Sponsorizoi botimin e një prej veprave më të shquara të letërsisë shqiptare të Rilindjes, ”Bagëti e bujqësi”.

    . Kontribuoi në hapjen e së parës shkollë shqipe në Korçë, në mars 1887.



    Grekët bllokojnë testamentin



    Në testamentin e Anastas Laçkes janë lënë shuma të mëdha, për ndërtimin në Korçë të një farmacie, ku njerëzit e varfër t’i merrnin barnat falas. Po aty shkruhej se çdo vit duhet të pajiseshin me prikë (pajë) 7 vajza të krishtera dhe 7 vajza muhamedane korçare. Mjerisht, gjithë trashëgiminë e tij, Anastas Lakçja, e depozitoi në Bankën e Athinës dhe disa vjet pas vdekjes së tij, grekët bllokuan dërgimin në Korçë të trashëgimisë me justifikimin që në këtë qytet të krijohej një “komunitet orthodhoks grek”, gjë që nuk shkruhej në testamentin e të ndjerit



    Lasgush Poradeci dhe Naim Frashëri



    . “Çdo javë paqeta të vogla dhe të mëdha, plot me libra shqip, të shtypura në Bukuresht, dërgoheshin nëpër të gjithë viset në Shqipëri dhe më të katër anët e botës, gjer në Rusi dhe në Amerikë dhe gjer në Kinë, të përndara kudo pa të holla, nga plaku milionier me zemër të madhe”

    . ”N’emërit të nderçur’ e të dashurë të zotit Anastas Avramidhit, mirëbërësit të kombit e Kryes’së Shoqërisë “Dritë” ndë Bukurest, që përpiqetë për të ndriturë mëmëdhenë tënë me shkronja e me dituri. Bërësi Naim H. Frashëri, më 25 të Majit 1886.”

    ------------------------------------------------------------------------------

    Njëri prej mecenatëve të parë të parellinjve shqiptarë, ndërkohë dhe të letërsisë ka mbetur pa varr.
    Anastas Avramidhi Lakçe (Korça), gati gjithë jetën e tij, jetoi dhe punoi në kryeqytetin rumun Bukuresh, gjatë shekullit të 19-të.
    Lindi në Korçë, në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 19-të, por që në moshë fare të re mërgoi në Bukuresht, ku filloi të merrej me tregti. Kulmin e pasurimit të tij, Lakçja e arriti gjatë luftrave ruso-turke, të cilat filluan në vitin 1854 dhe mbaruan në vitin 1877, me nënshkrimin e paqes së “Shën Stefanit” dhe u mbiquajtën “Luftrat e Krimesë”. Gjatë viteve të luftës, Anastas Lakçeja, me intuitën e lindur të një tregtari korçar, arriti të kapte tregun e shitjes së vodkës, aq shumë të këkruar prej ushtarëve rusë, të cilët, rrallë dilnin në beteja pa konsumuar pijen e tyre kombëtare. Kjo tregëti e bëri Lakçen një prej milionerëve më të mëdhenj të kohës, jo vetëm në Rumani, por në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Aq sa kur vdiq, ai kishte lënë një pasuri, që sipas shtypit të kohës, i kalonte 2 milion franga ari.
    Por ai nuk qëndroi vetëm në fushën e tregtisë. Gjatë pjesë së dytë të jetës së tij, ai u mor me një veprimtari të gjerë patriotike. Anastas Lakçeja ka qenë në krye të dy prej shoqërive më të njohura në historinë e lëvizjes shqiptare në Bukuresht, siç janë shoqëria “Drita”, e themeluar në vitin 1884 dhe “Dituria”, e themeluar në vitin 1886. Me nismën dhe investimin e tij, në kryeqytetin rumun, u ndërtua një shtypshkronjë e cila prodhonte dhe shpërndante librat shqip, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ata kishin krijuar ngulmimet e tyre.

    Në shkrimin e Lasgush Poradecit ”Mbi shoqëritë shqiptare“ lexojmë: ”Çdo javë paqeta të vogla dhe të mëdha, plot me libra shqip, të shtypura në Bukuresht, dërgoheshin nëpër të gjithë viset në Shqipëri dhe më të katër anët e botës, gjer në Rusi dhe në Amerikë dhe gjer në Kinë, të përndara kudo pa të holla…” (L.Poradeci,vepra,bot.1990 ). E këtu duhet të përmendim se poeti ynë i shquar pogradecar, në veprën e sipërpërmendur e quan A.Lakçen “plaku milionier me zemër të madhe”. Kulmi i dashamirësisë të Lakçes, ndaj kulturës, është sponsorizimi i botimit të një prej veprave më të shquara të letërsisë shqiptare të Rilindjes ,”Bagëti e bujqësia”e Naim Frashërit. Në nderim të këtij veprimi, në botimin e parë lexojmë këtë kushtim: ”N’emërit të nderçur’ e të dashurë të zotit Anastas Avramidhit, mirëbërësit të kombit e Kryes’së Shoqërisë “Dritë” ndë Bukurest, që përpiqetë për të ndriturë mëmëdhenë tënë me shkronja e me dituri. Bërësi Naim H. Frashëri, më 25 të Majit 1886”. Po me kontributin e tij, në Korçë u ndërtua kisha e “Shën Gjergjit”, më e madhja dhe më e bukura, sipas bashkëkohësve, në Gadishullin e Ballkanit. Ndërtim ky i vlerësuar lart edhe nga ndërtuesit italianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që mjerisht u shkatërrua barbarisht nga regjimi komunist në kulmin e luftës antifetare, në vitin 1967. Gjithashtu, Lakçja kontribuoi edhe në hapjen e së parës shkollë shqipe në Korçë, në mars 1887.
    Anastas Avramidhi ishte themeluesi i “arkës së Llasos” që ishte një institucion i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Korçës, ku mblidheshin kontributet e gjithë besimtarëve korçarë kudo që ata ndodheshin. Si gjithë milionerët, para se të vdiste, në vitin 1898, Lakçja përpiloi testamentin e tij, ku pjesën më të madhe e zinin amanetet e bamirësisë (theksojmë se A.Lakçja nuk la pasardhës të drejtpërdrejtë). Kështu në testamentin e tij janë lënë shuma të mëdha, për ndërtimin në Korçë, të një farmacie, ku njerëzit e varfër t’i merrnin barnat falas, gjithashtu aty shkruhej se çdo vit duhet të pajiseshin me prikë (pajë) 7 vajza të krishtera dhe 7 vajza muhamedane korçare.
    Mjerisht, gjithë trashëgiminë e tij Anastas Lakçja e depozitoi në Bankën e Athinës dhe disa vjet pas vdekjes së tij, grekët bllokuan dërgimin në Korçë të trashëgimisë me justifikimin që në këtë qytet të krijohej një “komunitet ortodoks grek”, gjë që nuk shkruhej në testamentin e të ndjerit. Kjo gjë u denoncua në gazetën “Zëri i Korçës”, e datës 25 janar 1930, por më pas u harrua, ndaj edhe sot e kësaj dite trashëgimia e Lakçes,”ka humbur” në depozitat e bankave greke. Për kontributin e tij të pallogaritshëm, pas vdekjes, trupi i tij u balsamos në Rumani dhe u vendos në një nga ambientet e kishës së “Shën Gjergjit”, ku qëndroi ashtu për 69 vjet, derisa u kall në varr në ditët kur filloi shkatërrimi makabër i kishës së mësipërme. Regjimi komunist e shpalli sponsorizuesin e veprës së Naimit, reaksionar dhe e degdisi në harresë, ku Lakçeja qëndron edhe sot e kësaj dite.

    Sot askush nuk e di se ku e ka varrin një prej milionerëve më të parë dhe më të mëdhenj të kombit shqiptar. Akush nuk kujtohet t’i kushtojë, qoftë edhe një përkujtimore të thjeshtë, njeriut që vendosi gurë të rëndë në themelet e botimit të librit shqip. Por, ajo që të irriton më tepër në goditjen që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet Anastas Lakçes, është fakti që në shkollën, e cila u ndërtua me paratë e tij është vendosur një emër tjetër që s’ka të bëjë me këtë shkollë. Është fjala për një shkollë 9-vjeçare që ndodhet në qendër të qytetit. Në një prej dyerve të saj ndodhet një pllakë ku lexohet qartë se “…kjo shkollë është ndërtuar prej Anastas Lakçes…”, por para disa vitesh, me nismën e pushtetit vendor, shkollës iu vu emri “Sevasti Qiriazi”. Është e vërtetë se edhe zonja e sipërpërmendur nuk është pa kontribut në historinë e arsimit shqip, por kurrsesi nuk mund të zëvendësojë “pronarin” e vërtetë të shkollës në fjalë. Në rrethet Korçë e Kolonjë, vendlindja e Qirjazit, ka mjaft institucione ku ajo mund të nderohet. Emërtimi i kësaj shkolle me emrin e Lakçes, do të ishte hapi i parë në nxjerrjen e tij nga harresa, duke i dhënë vendin që i takon në historinë e qytetit të Korçës dhe vendin e merituar në historinë e lëvizjes patriotike shqiptare.

    ERGET CENOLLI

    Gazeta Tema
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 16-05-2006 më 08:00

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Nderim kujtimit të tij

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    He çvete me ne shqiptaret nderojme plehra qe kane luftuar greqizimin dhe perhapjen e greqishtes ne shqiperi dhe harrojme shenjtoret e vertete te kombit dhe gjuhes tone.
    Respekt per vepren e Anastas Lakçes
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    He çvete me ne shqiptaret nderojme plehra qe kane luftuar per greqizimin dhe perhapjen e greqishtes ne shqiperi dhe harrojme shenjtoret e vertete te kombit dhe gjuhes tone.
    Respekt per vepren e Anastas Lakçes
    citimin e kam bere per arsye korigjimi.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Sa na ka bere edhe do na bej greqia. Kur gjen mire bene. Vjen nje italjan edhe thote me gjeni eshtrat e tim ati qe eshte varrosur ne burgun e burrelit pak i intereson se si ai do eshtrat. kerkon dna te mijra te varrosur deri sa te gjej ate qe do kurse ne shqiptaret vetem i japim grekut edhe nuk i kerkojme ate qe na takon. VETEM NE SHQIPERI!
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Epo te gjitha shkollat ne Shqiperi i kane zene Avni Rustemet, Qemal Stafat,Ali Demet, Emin Duraket.Nuk mbetet gje per Anastasin.

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kontributi i Kryepiskopit +Anastas ne ushqimin e tolerances fetare
    Nga ilia spiro në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 07-05-2011, 07:18
  3. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2007, 09:57
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  5. Shën Anastas Persiani - 22 janar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 01:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •