Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Me biçikletë, 800 mijë kilometra!

    Me biçiklete, 800 mijë kilometra!

    Izaim Bajrami i lindur ne f. Sllupçan te komunes se Likoves, R. Maqedonise me 23.06.1957 qysh nga femijrija e kishte pasion çiklizmin ai udhetimet e tija te shpeshta nga fshati i lindjes per ne qytetin me te aferm Kumanoven, i bente me çikleten e tije te asaj kohe qe e posedonte.
    Pra qysh nga femijrija ai u percaktua per kete sport, i cili llogaritet si shum i rrezikshem dhe per pjesmarrjen neper gara çiklistike kerkohet nenshkrim ne rast aksidenti i cili do te sillte deri te me e keqja (vdekja), e pastaj te mos kerkohet dhe jepet kurrfar pergjegjsie dhe demshperblimi, te kti lloji jane sportet ne formule 1, motoçiklizem dhe çiklizem. Njeri nder ata qe ne sportin e çiklizmit la gjurme te thelle ne kete ane dhe 50 here nenshkroi se mund te vdese ne gara, eshte IZAIM BAJRAMI (1957), nga fshati sllupcan i Kumanoves, i cili edhe sot edhe kesaj dite eshte aktiv ne kete sport.

    Gjate karieres se tij afer nje çerek shekulli, shenoi rezultate pozitive qe jane per çdo lakmi dhe gjithnje u shperblye me mirnjohje dhe medalje te shumta. Ai mori pjese ne shume gara jo vetem ne Maqedoni por edhe ato nderkombetare ku me plot sukses ishte nder me te miret dhe jorastesisht edhe gazetat e njohura sportive te ish-Jugosllavise shkruanin dhe botinin fotografi per te. Ne Prgjithesi gjate karrieres se tij ka kaluar rreth 800 000 kilometra duke llogaritur edhe ushtrimet brenda 24 viteve a merret me kete sport, pra çdo vit ai ka kaluar rreth 30 000 kilometra.

    Ne biseden tone me veteranin eshte e pamundur qe te shenohen te gjitha rezultatet, port megjithate, biseda jone ishte e orientuar per sukseset qe bene kete sportist te dalluar dhe te njohur. Edhe pse per shumicen e fakteve e kishim neper doracaket e gazetat dhe fotografite e shumta, biseden e filluam qe nga ditet e para kur filloi te merret me kete sport.


    Hapat e para me start te suksesshem


    Me sportin e çiklizmit kam filluar te merrem qe nga viti 1973, ne klubin e Kumanoves "Kumanovo". Qe te merrem me kete sport pikerisht ne kete vit neper qytetin e Kumanoves kaluan çiklistet te cilet zhvillonin gara ne nje shteg Leskovc-Shkup, dhe kur i pashe ata sikur me nxiten qe ti perkuhtohem ketij sporti dhe shpejte u bera anetar i klubit te Kumanoves. brenda dy muajve ushtrime intensive dola ne gara si junior dhe arrita ne vendin e 7. Pastaj ne te gjitha garat qe u organizuan gjate atij viti isha prezent. Keshtu, nje vit mme vone ne rang listen e Maqedonise si junior me pika te grumbulluara u radhita ne vendin e trete. Do shtuar e gjate ketij viti u mbajten gara nderkombetare ne shtegun Kumanove-Krusheve per seniore, ndersa i vetmi une si junior dhe me plot sukses arrita te perfundoj garen.

    Si junior deri ne vitin 1976 isha nder tre me te miret. Ne vitin 1977 Kalova ne rangun e senioreve dhe nge garen per nder te 2 Gushtit ne shtegun Kumanove-ProhorPçinski-Kumanove arrita i dyti. Gjate ketij viti ne rangliste isha i dyti ne Maqedoni. Nga viti 1979 fillova te marr pjese edhe ne gara nderkombetare qe u mbajten ne ish-Jugosllavi, ne Serbi dhe Bosnje. Per kupen e ish-Jugosllavise u radhita ne vendin e nente. Po kete vit mora pjese si anetar i klubit te "Partizanit" per garat "Rrugeve te AVNOJ-it" ku u radhita ne mesin e me te mireve.Pastaj ne garat "Neper Serbi" ne shtegun "Shabac-Lloznice-Shabac" e gjate 119KM; Shabac-Obrnovac-Shabac e gjate 106KM. etj, si dhe ne te gjitha garat e tjera qe jane mbajtur neper ih-Jugosllavi me gjatesi deri me 600KM.
    Duke marre parasysh te gjitha keto pjesmarrje neper keto gara na thoni per ndonje pershtypje tuajen?

    Kam shume pershtypje qe me kan mbetur, por do te veçoja ate ne etapen Velika gradske - Dervar, ku edhe pse kisha defekt ne biçiklete, nderrova rroten, arrita qe te plasohem nder me te miret dhe u zgjodha si sportist me luftarak ne ate gare. Nje gare tjeter eshte gara nderkombetare Prishtine-Novi Sad e gjate 600KM, ne vitin 1988. Ne keto gara mora pjese si individualist, sepse reprezentacioni i Maqedonise beri intriga duke shkuar ne gara ne Greqi, ku duhej te merrja pjese edhe une, mirepo, anetaret e Lidhjes se çiklisteve duke gjetur arsyetim thane se duhej te merrja pjese ne garat e lartepermendura ne ish-Jugosllavi, edhe pse per garat ne Greqi ishin mbajtur kualifikime ku maqedonet nuk arriten asnje vend per te reprezentuar.

    Poashtu ne vitin 1994 ne moshen 37 vjeçare kam marre pjes ne garen "Neper Serbi" prej 1500 kilometrash, ne te cilen moren pjes 20 shtete, me vitin 1996 poashtu ne moshen 40 vjecare kam marr pjes ne "Rrethin e Shqiperise 35" Tirane-Shkoder, Shkoder-Burrel, Burrel-Kavaje, Kavaje-Elbasan, Elbasan-Korçe, dhe etapa e fundit ajo me e renda Korçe-Tirane 180KM. Kurse me vitin 2003 ne moshen 46 vjeçare poashtu kam marr pjes ne garat nderkombetare "Paqe dhe Miqesi" te cilat u mbajten neper Shqiperi Mal te zi, Kosove dhe Maqedoni te cilat i mbarova me sukses.


    SPORTI I VESHTIRE POR...


    Diçka per veshtiresite e ketij sporti, duke patur parasysh edhe rreziqet qe sjell?

    Pos qe eshte i veshtire, kysport kerkon edhe durim te madh, sepse duhet pun e perditshme edhe ate duke kaluar nga qindra kilometra ne dite. Per te qene i mire duhet te ushtrohet edhe neper vendet malore, duke mos perjashtuar edhe rreziqet e shumta qe sjell, sepse para fillimit te çdo gare nderkombetare duhet nenshkruar ne rast aksidenti, domethene edhe nese vjen deri te me e keqja, nuk duhet kerkuar kurrfar demshperblimi apo pergjegjesie. Deri me tani kam dhene 50 nenshkrime te tilla.

    Ky sport edhe pse i veshtire, me ka dhene shume. Kam fituar nje trup vital dhe te qendrueshem, çka eshte me me rendesi, kurse nga gjithe mundi e kam siguruar vetem nje vend pune. Ky sport sikur nuk me mplak, sepse edhe ne moshen 39 vjeçare jam mjaft aktiv.

    Si çiklist qe keni marre pjese ne shum gara, na thuani diç edhe per pjesmarrjen tuaj neper Kosove?

    Ne garat e Kosoves vetem klubi i Kumanoves nga Maqedonia Merrte pjese edhe ate vetem pse isha i vetmi shqiptar nga Maqedonia. Edhe atje kisha suksese psh. ne etapen Prishtine-Gjilan-Ferizaj-Prishtin isha i dyti, ne rrethin neper qytetin e prizrenit i treti ne Peje i treti, Gjakove i dyti (si klub) etj.

    Para do vjetesh formuat edhe nje klub te çiklizmit me emrin "Teuta". Si qendrojne punet ne të?

    Edhe pse ne moshe te shtyer, atehere si 36 vjeçar vendosa ti kthehem edhe nje here çiklizmit, se paku te vazhdoj tradita me disa qe do ti perkushtoheshin ketij sporti. Edhe pse ne fillim punet cen mbar dhe shenuam sukseset e para, duke marre pjes ne tegjitha garat ne Maqedoni sikur tani ka rene gjithe aktiviteti duke u pushuar ky klub ne mungese te shume kushteve qe i kerkon, oir edhe te perçarjeve teshumta qe na percjellin prore. Poashtu me vone kam qen trajner dhe menaxher i klubit "Fulda" por edhe ky ne mungese te kushteve deshtoi.

    Per nje sportist te dalur si Izaim Bajrami ka edhe shume çka te shkruhet sepse kudo prezentohej ne menyre te denje me kete sport. Andaj edhe shume here u shperblye me medalje dhe mirenjohje te shumta. Vlen te prmendet ajo se ne vitin e kaluar nga LOKF u zgjodh si sportisti me i mire per zhvillimin e çiklizmit ne Kumanove. Poashtu fedrata e çiklizmit te maqedonise i ndau mirnjohje si sportist i shekullit 20.

    Nga Selajdin SHABANI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rrethi çiklistik i Shqiperisë ndër më të vjetrit në Evropë!

    E Hene, 15 Maj 2006


    RRETHI CIKLISTIK I SHQIPERISE NDER ME TE VJETRIT NE EUROPE

    Eshte fakt. Madje, i konfirmuar ne Kongresin Boteror te Federates Nderkombetare te Ciklizmit (UCI). Pas rrethit ciklistik te Frances njohur me emrin Tur de France, qe vitin e kaluar festoi 100 vjetorin e tij, teksa realizoi Turin e 90 te dhe Xhiros se Italise, qe kete vit pedalohet per te 87 ten here, Rrethi Ciklistik i Shqiperise i ketij sezoni, qe pritet te startoje se shpejti eshte i 63 ti. Keshtu pra, pas Frances, atdheut te Zhak Anketilit, Bernard Lino (cikliste te famshem franceze) etj, dhe Italise atdheut te Bartalit, Kopit, Xhimondit, Pantanit (cikliste te famshem italiane) etj, renditet Shqiperia.

    Nje fakt domothenes, qe te ben vertet te krenohesh, kur ke parasysh qe per nga numuri e lashtesia e nje gare ciklistike, Shqiperia gjendet perpara "Vueltes" spanjolle (Rrethi ciklistik i Spanjes) me nje Rreth me shume, dhe mbrapa shume le Belgjiken e te famshmit Edi Merks (nje nga ciklistet me te medhenj qe ka njohur bota), si edhe shume e shume shtete te tjere, si Gjermania, Holanda, Portugalia, Polonia, Austria, Polonia, Cekia, Rusia etj.

    Dhe ne nje cast te tille nuk ke sesi te mos sjellesh nder mend figura te shquara te dyrrotakes shqiptare, Jonuz Gjylbegu i Vllaznise, fituesi i te parit Rreth Ciklistik te Shqiperise, starti i te cilit u dha me 1 shtator 1925, pas ketij emri Rrethet e Shqiperise deri ne ditet e sotme, na ka dhene 26 fitues te tjere, mes te cileve spikat "legjenda e gjalle" e ciklizmit shqiptar Bilal Agalliu i Partizanit (11 here fitues), Besnik Musai i Tiranes (7 here), Agim Tafili i Vllaznise (6 here), Fadil Muriqi i Vllaznise (4 here), Agron Tafilica i Dinamos (3 here) e me radhe, qe te gjithe figura te shquara te ketij sporti burreror, qe nder vite i kane pershkuar mbi pedale pellembe per pellembe rruget e Shqiperise, nga veriu ne jug, e nga lindja ne perendim, duke lene gjurme te pashlyeshme e bere epoke.


    Shkodra, qyteti i "bicikletave"
    Nuk kish si te ndodhte ndryshe. Starti i Rrethit te pare ciklistik te Shqiperise vetem ne Shkoder mund te ipej e asgjekundi tjeter. Shkodranet jane aq te pasionuar pas bicikletes, sa nuk ka familje ne "kryeqytetin" verior te Shqiperise, qe te mos kete me shume sesa dy bicikleta ne shtepi. Rruget e shkoderloces "djepit te sporteve shqiptare" edhe sot gjallojne nadje (mengjes) heret nga bicikletat e panumerta.

    Femije, te rinj, vajza e gra, te rritur e te moshuar pedalojne deri ne oret e vona te mbremjes, thua se e gjithe Shkodra "leviz" mbi dy rrota edhe pse rruget e ketij qyteti me gjendjen e tyre te mjerueshme lene shume per te deshiruar. Edhe nje dukuri tjeter. Nuk na e merr mendja qe nje qytet tjeter ne Shqiperi, te kete aq shume dyqane per riparimin e bicikletave, sa ka Shkodra sot.

    Per momentin ndoshta ky profesion eshte nga me fitimpruresit per mjeshtrat shkodrane te bicikletave. Por, nderkohe eshte per te ardhur keq qe Rrethit te Shqiperise ka 17 vjet, qe po i mungon nje fitues nga "qyteti i bicikletave". I fundmi fitues nga Shkodra i Rrethit te Shqiperise ka qene mjeshtri Sytki Tafili ne vitin 1988. Dhe te mos harrojme behet fjale per Shkodren e Muriqeve (Gani, Fadil, Ruzhdi e Fuad), e Tafileve (Agim e Sytki), e Ibrahim Sykes, Leonard Koles, Gezim Mllojes etj.

    Perjetesimi i Bilal Agalliut
    Ishte nje merak i vazhdueshem i presidentit aktual te federates shqiptare te ciklizmit, Skender Anxhaku, per te perjetesuar emrin e Bilal Agalliut, njeshit te bicikletes shqiptare, ne kilometrin 29 te malores se malit te Krrabes (me koeficientin me te larte te veshtiresise ne vendin tone), qe ndan Tiranen nga Elbasani, ne nje memorial ku eshte gdhendur portreti i Bilal Agalliut, i cili u be realitet me 24 prill 2005 ne diten e 70 vjetorit te lindjes se ketij sportisti, nje legjende e gjalle e ciklizmit shqiptar.



    Familje ciklistesh
    Muriqi ne Shkoder (Vllaznia)
    Gani (nuk jeton me), Fadil e Ruzhdi, vellezer fitues rrethesh, disa here kampione. Ruzhdi, ish trajner i ekipit kombetar. Fuadi, i biri i Ganiut ciklist i njohur, ish trajner i Vllaznise deri ne ditet e fundit te jetes se tij, kur u aksidentua ne krye te detyres duke stervitur ekipin e Vllaznise ne prill te 2005.

    Shaba ne Tirane (Dinamo)
    Bajram, Eqerem e Lutfi, vellezer cikliste te njohur, fitues etapash. Egeremi trajner i ekipit te Dinamos fitues i gjashte Rretheve te Shqiperise. Per disa vite ka drejtuar edhe FSHC ne detyren e sekretarit. Musa Katragjoni (nipi), Ndricim Spahiu (nipi) cikliste te njohur.

    Angjeli ne Pogradec e Tirane
    Pirro Angjeli nje nga ciklistet e shquar te bicikletes shqiptare, fitues rrethesh, trajner e drejtues i sporteve. Genci i biri, aktualisht sekretari i FSHC.

    Tafili ne Shkoder (Vllaznia)
    Agim e Sytki, vellezer cikliste te nivelit te larte, kampione e fitues rrethesh.

    Dervishi ne Tirane (17 nentori)
    Shefqet e Shyqyri, vellezer. Shefqeti fitues i nje rrethi te Shqiperise, per shume vite trajner i ekipit te 17 nentorit.

    Paja ne Tirane (Partizani e Tirana)
    Agim e Dashamir, vellezer, cikliste te njohur fitues rrethesh.

    Musta ne Durres (Teuta)
    Vath e Met, vellezer cikliste te njohur.

    Hima ne Tirane (Dinamo)
    Sali e Bedri, vellezer. Saliu fitues i dy rretheve te Shqiperise. Me pas ka qene edhe trajner i ekipit kombetar.


    Kalemi ne Fier (Apolonia)
    Kico, trajner i ekipit te Apolonise me te cilin ka fituar gjashte rrethe. Armandi, i biri ciklist, trajner i ekipit te te rinjve.

    Hasimaj ne Fier (Apolonia)
    Taulant e Admir, vellezer cikliste te njohur. Admir fitues i rrethit me 2002.

    Buzi ne Fier (Apolonia)
    Altin e Erion, vellezer cikliste te njohur.

    Kilometrazhi, rregjistrimi i pandalshem
    Terheq vemendjen menjehere fakti, qe Rrethi i pare ciklistik i Shqiperise, ka pershkuar nje itinerar, jo vetem te gjate mbi 1000 kilometra, por qe ka pershkuar qytete te shumta, duke filluar nga Shkodra, Durresi, Fieri, Vlora, Tepelena, Gjirokastra, tej kufirit nga Kakavija ne Greqi, ku eshte bere ndalesa te ura e Peratit, per t'u futur me pas ne token shqiptare ne Leskovik, Korce, Qukes, Elbasan, Peqin, Kavaje dhe finishi ne Tirane.

    Nje itinerar e prekje qytetesh e krahinash, qe sot duket krejt i pamundur. Nuk themi pengese ne kete mes vecmas gjendjes se rrugeve, ne drejtim te permiresimit te te cilave tashme realisht eshte bere shume, por edhe te trafikut tejet te renduar nga fluksi i jashtzakonshem i automjeteve.

    Gjithsesi pas ketij Rrethi, i cili evidentoi shkodranin Jonuz Gjylbegu te parin shqiptar, qe rrugetoi neper Shqiperi mbi dy rrota, qe iu binden pedalimit te fuqishem te muskujve te kembeve te tij, pa i shkuar kurre neper mend, qe do te vinte nje dite qe imazhet e mbetura nga ajo gare, do ia mbanin gjalle mallin e dashurine per Shqiperine, te cilen per shkak te bindjeve politike e braktisi pas luftes se dyte boterore dhe nuk e pa kurre me deri sa mbylli sy ne dhe te huaj, ne Itali.

    Gjithsesi Jonuz Gjylbegu mbetet unikal ne historine e tij sporti, sa te bukur aq edhe te veshtire, por edhe te sporteve ne Shqiperi, si njeriu i pare qe e shkeli ate me biciklete. Pas, atij shtatori te tejlarget te vitit 1925, Rrethi i dyte i Shqiperise u oprganizua pas 11 vjetesh ne vitin 1936 dhe u fitua nga korcari Koco Kereku. Dhe kaq. Vetem dy Rrethe arriten te organizoheshin para luftes se dyte boterore, me pas ai ristartoi ne 1946, per te mos i ndalur rrotat per vite me radhe.

    Madje, duhet thene se pas ketij Rrethi ciklizmi shqiptar ka perjetuar nje dhjetevjecar sportiv te shkelqyer, me perfaqsim dinjitoz ne veprimtari te shumta nderkombetare. Sic ishte Gara e Paqes, me prestigjozja ne ato vite me itinerar Varshave Berlin Prage, ku ne 1955 suksesin me te madh e arriti Pirro Angjeli duke u renditur i 18 ti ne kalsifikimin e pergjithshem, nderkohe qe ne kete itinerar kane pedaluar edhe mjeshtra te tille si Gani Lacej, Mishel Cico, Dum Murthi, Fadil Muriqi, Ruzhdi Cerma, Niko Kotte, Bilal Agalliu, Eqerem Shaba etj. Ne ato vite eshte regjistruar gjithashtu edhe rasti me unikal ne historine e sportit te ciklizmit ne vendin tone, tre cikliste Pirro Angjeli, Dum Murthi e Gani Lacej marrin pjese ne Turin Nderkombetar, Paris Lion Lans, ku pedalojne per krah ciklisteve me te mire nga e gjithe bota. Nderkohe, ne bicikleten shqiptare do te dominoje Bilal Agalliu, legjenda e gjalle e ciklizmit shqiptar, fitues i 11 Rretheve, dhjete here radhazi, ne vitet 1954 1963 (rast unikal edhe ne kontinent).

    Trajner per gati kater dekada me ekipin e Partizanit, me te cilin ka fituar 15 Rrethe. Ne kete ekip njeshi i bicikletes shqiptare pergatiti kolose te vertete te bicikletes se kuqe, si Dashamir Rama, Muharrem Ahmeti, Abedin Guzja, Hilmi Gjyzeli, Agron Huqi, Xhavit Gazheli, Sami Kotorri, Haki Nikoci etj. Pas pedalimit te Agalliut, ne bicikleten shqiptare dominoi Dinamo nen drejtimin e nje mjeshtri si Eqerem Shaba, qe pergatiti cikliste te tille si Sali Hima, Musa Katragjoni, Burhan Berisha, Mustafa Cela, Agron Tafilica, Selim Celmeta etj, qe kane lene gjurme ne ciklizmin shqiptar.

    Pas te cileve stafeten e moren ne dore shkodranet e papermbajtshem me ne krye Agim Tafilin, Brahim Syken, Sytki Tafilin, Leonard Kolen etj, qe gjurmet e tyre i lane edhe ne veprimtari te shumta nderkombetare, ne turet e Rumanise, Turqise, Greqise etj. Deri ne fillim te viteve 90 te, ku shpertheu dinamoviti Selim Celmeta ne vitin 1992, "rrotat" e bicikletes shqiptare ndalen per shkak te gjendjes se krijuar dhe momenteve te veshtira, qe po kalonte vendi yne ne ate kohe, kur sapo kishin nisur ndryshimet e medha.

    Gjithsesi, duhet pranuar qe edhe pse nje vit me pas do te jete bicikleta bardheblu me Agron Bogen, Agim Pajen e Besnik Musain (per shtate vite me rradhe fitues i Rrethit 1995 2001) numuri i cikllsteve ne vendin tone ishte zvogluar ndjeshem. Dhe kjo jo vetem per shkak te infrastruktures rrugore, qe pati nje perkeqsim te paimagjinueshem, ku ciklistet nuk kishin se ku te garonin e jo me te sterviteshin, por edhe te ndryshimit te marredhenieve.

    Ciklizmi ne kushtet e ekonomise se tregut u be nje sport shume i kushtueshem per drejtuesit e klubeve, te cilet e kishin te pamundur ta mbanin ate financiarisht. Nderkohe, qe vetem dy apo tre ekipe si Tirana, Apolonia e deri diku Vllaznia, vijonin t'i xhironin rrotat e bicikletes. Partizani i Bilal Agalliut, Dinamo e Eqerem Shabes, Teuta e Dashamir Rames dhe e Lutfi Zinos, Flamurtari i Muharrem Ahmetit e Kastriot Mezinit, Elbasani i Sami Kotorrit dhe Skenderbeu i Mishel Cicos, jo vetem qe nuk rrotullonin me rrotat, por nuk kishin me as bicikleta (!).

    Ne fillim te viteve 2000 per bicikleten shqiptare pedalonin vetem Besnik Musai e Ervin Lika, kurse ekipi i Apolonise me nje trajner pasionant si Kico Kalemi, kishte filluar te ipte frytet e para. Taulant Hasimaj e Altin Buzi kishin nisur te garonin denjesisht. Nderkohe, puna e perpjekjet e sekretarit te FSHC, Ilirjan Cule per te mos e ndalur rrugetimin e bicikletes shqiptare kane qene te jashtzakonshme. Pas kesaj ne krye te FSHC erdhi president biznesmeni Skender Anxhaku, ish ciklist i Partizanit, nxenes i te madhit Bilal Agalliu.

    Fale perkushtimit te tij, rrotat e bicikletes shqiptare nisen te "fluturojne" neper rruget e reja te Shqiperise. Gjerat ndryshuan shume shpejt. Fale investimit te biznesmenit Anxhaku, pjeset e kembimit dhe bicikletat e tipeve te reja vershyen neper klubet, qe e mbanin ende ciklizmin. Kilometrazhi i bicikletes shqiptare nisi serish te regjistroi kilometer pas kilometri.

    Ne dhjetor te 2002 per here te pare u mbajt ne Tirane kongresi i Uniomit Ballkanik te Ciklizmit, ku moren pjese delegacione nga Bullgaria, Rumania, Turqia, Serbia & Mali Zi, Greqia e Maqedonia, ne te cilin sekretari i FSHC, Genc Angjeli u zgjodh sekretar i pergjishem. Dy vite me vone presidenti Skender Anxhaku, do te zgjidhej zv/president i ketij unioni, president i te cilit eshte Ximas presdient i federates greke te ciklizmit.

    Nderkohe, gjeografia e bicikletes shqiptare nisi te zgjerohej gjithnje e me shume. Pas Partizanit e Dinamos, nisi te ece bicikleta e Flamurtarit, me pas ajo e Teutes, e Beses, Skenderbeut te Korces, e Burrelit e se fundi edhe ajo e Elbasanit. Nderkohe lind, Tur i Miqesise dhe Paqes. Ideuar e realizuar fale impenjimit te presidentit Anxhaku.

    Nje "shengen" i vertete ballkanik, ku per here te pare cikliste shqiptare, maqedonas, serbe, malazeze e kosovare kaluan neper pikat kufitare pa u ndalur. Ne keto momente ne rrugetimin e bicikletes shqiptare kane spikatur fieraket, me nje Paljon Zarka "Mbret i bicikletes" tani per tani ne Shqiperi, i cili jo vetem e fiton dy here me radhe kete Tur, por duke fituar me 2004 Turin e Maqedonise, behet i pari ciklist shqiptar qe fiton Turin e nje shteti tjeter. Kurse para disa kohesh ne Bullgari ne kampionatin ballkanik te shpejtesise per U 23, u rendit i dyti duke fituar njeheresh edhe medajen e argjende.

    Nderkohe, qe bicikleta kuqezi, e shton kilometrazhin e saj duke rrugetuar edhe neper Turqi, Greqi, Rumani, Bullgari, Iran, Kine, Mali Zi, Itali etj. Ekipi i te rinjve me trajner te palodhurin Luan Sallaku, qe stervit Jonid Tosken, Besmir Banushin, Tonin Priftin, Arjan Kaloshin e Erzen Bregasin, sjell te parat medalje te arta nga kampionati ballkanik. Nje grup ciklistesh te rinj, qe premtojne shume per t'i marre e cuar me perpara arritjet e bicikletes shqiptare.

    Madje, suksesin me te madh ky ekip e arriti vetem pak kohe me pare ne Selanik te Greqise, duke fituar Kupen "Aleksandri i madh". Kurse vetem para pak ditesh ne kampionatin ballkanik te te rinjve ne Ulqin te Malit te Zi, dominimi i ekipit te te rinjve te bicikletes kuqezi ishte apsolut, tre vende te para, tre medalje te arta, per Besmir Banushin, Donald Mukajn dhe Leonard Zenelin, qe drejtohen me aq pasion nga tekniku pasionant Luan Sallaku. Me perkujdesjen qe po tregon FSHC ndaj ketij brezi ciklitesh qe po rritet, kilometrazhi i bicikletes shqiptare veshtire te ndalet me.......


    Fituesit e Rrethit Ciklistik te Shqiperise nder vite

    Viti Individi ekipi
    1925 Jonuz Gjylbegu (Vllaznia) Vllaznia
    1936 Koco Kereku (Skenderbeu) Skenderbeu
    1946 Pirro Angjeli (Dragoj)
    1947 Gani Lacej (Partizani)
    1948 Mishel Cico (Partizani)
    1948 Mishel Cico (Partizani)
    1949 Pirro Angjeli (Partizani)
    1950 Fadil Murriqi (Vllaznia) Dinamo
    1951 Fadil Muriqi (Vllaznia) Partizani
    1952 Fadil Muriqi (Vllaznia) Spartak
    1953 Fadil Muriqi (Vllaznia) Spartak
    1954 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
    1955 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
    1956 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
    1957 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
    1958 Bilal Agalliu (Partizani) 17 Nentori
    1959 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
    1960 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
    1961 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
    1962 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
    1963 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
    1964 Ruzhdi Muriqi (Vllaznia) Partizani
    1965 Bilal Agalliu (Partizani) Partizani
    1966 Shefqet Dervishi (17 Nentori) Dinamo
    1967 Sali Hima (Dinamo) Dinamo
    1968 Sali Hima (Dinamo) Dinamo
    1969 Dashamir Rama (Partizani) Partizani
    1970 Muharrem Ahmeti (Partizani) Partizani
    1971 Lutfi Zino (Partizani) Partizani
    1972 Muharrem Ahmeti( Flamurtari) Lokomotiva
    1973 Agron Tafilica (Dinamo) Dinamo
    1974 Agron Tafilica (Dinamo) Lokomotiva
    1975 Agron Tafilica (Dinamo) Dinamo
    1976 Kastriot Mezini (Partizani) Dinamo
    1977 Lutfi Zino (Lokomotiva) Partizani
    1978 Agron Huqi (Partizani) Partizani
    1979 Agim Tafili (Partizani) Partizani
    1980 Agim Tafili (Partizani) Lokomotiva
    1981 Agim Tafili (Vllaznia) Partizani
    1982 Agim Tafili (Vllaznia) Vllaznia
    1983 Albert Cuko (Apolonia) Partizani
    1984 Agim Tafili (Vllaznia) Vllaznia
    1985 Agim Tafili (Vllaznia) Vllaznia
    1986 Ardian Ferraizi (Partizani) Vllaznia
    1987 Agron Huqi (Partizani) Partizani
    1988 Sytki Tafili (Vllaznia) Vllaznia
    1989 Selim Celmeta (Dinamo) Vllaznia
    1990 Selim Celmeta (Dinamo) Partizani
    1991 Agim Paja (Partizani) Shqiperia
    1993 Agron Boga (SK Tirana) SK Tirana
    1994 Agim Paja (SK Tirana) SK Tirana
    1995 Besnik Musai (SK Tirana) Vllaznia
    1996 Besnik Musai (SK Tirana) Apolonia
    1997 Besnik Musai (SK Tirana) Vllaznia
    1998 Besnik Musai (SK Tirana) Apolonia
    1999 Besnik Musai (SK Tirana) SK Tirana
    2000 Besnik Musai (Bylis) Apolonia
    2001 Besnik Musai (SK Tirana) Apolonia
    2002 Admir Hasimaj (Apolonia) Apolonia
    2003 Ermir Avdolli (Teuta) Teuta
    2004 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia
    2005 Palion Zarka (Apolonia) Apolonia

    Shenim: Ne vitin 1948 u zhvilluan dy rrethe te Shqiperise. Kurse ne vitet 1946 1949 nuk ka patur renditje ekipore. Ne vitin 1992 Rrethi i Shqiperise nuk u zhvillua.



    Nga Bedri Alimehmeti

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Korce - Perfundon Kampionati Ballkanik i cikizmit. Fituese Serbia



    Ka mbarur ne mbasditen e se enjtes(02.08.2007),Kampionati Ballkanik i Ciklizmit,i cili u zhvillua per tre dite ne kete qytet.Ne perfundim vendin e pare e fitoi ekipi i Serbise,i cili grumbulloi 6 medalje nga keto, 2 te arta.Shqiperia fitoi 5 medalje,duke mare vetem nje te arte.Gara e fundit ishte edhe me e gjata e ketij kampionati.Itinerari i gares ishte,Korce-Prenjas-Korce me nje gjatesi prej 130 km.Kete gare e fitoi ciklisti serb,Dragov Spasic me kohen 3 ore e 48 minuta.
    Gjate kampionatit u zhvilluan kater etapa,per tre kategori,junior,kadet dhe U-23.
    Etapa e pare ishte ajo me kronometer Korce-Cangonj-Korce.Kjo gare u fitua nga ciklisti shqiptari “Apollonise”se Fierit,Paljon Zarka,kjo ishte edhe medalja e vetme e arte e fituar nga vendasit.Dy garat e tjera ishin Korce-Kapshtice-Korce dhe Korce-Qafe e Thanes-Korce.
    Ishte hera e pare qe nje aktivitet i tille zhvillohej ne kete qytet.Organizimi I tij ishte i nje niveli mjaft te larte.President nderi i aktivitetit u zgjodh Kryetari I Bashkise Korce zoti,Niko Peleshi.



    Pergatiti: Erget Cenolli

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nje biciklist qe meriton respekt..

    http://video.google.fr/videoplay?doc...05709152628627

    kush eshte ky.. e ne cilet rruge po udheton..

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Bollano: Vorio-Epiri të jetë i pavarur si Kosova
    Nga forum126 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 10:38
  4. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •