Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    41
    Postime
    2,289
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Thumbs up IN MEMORIAM: Mons. Nikolle Mini

    Pėrkujtojmė sot 14 vjetorin e vdekjes
    sė Monsinjor Nikollė Minit, famullitarit tė katedrales sė Prizrenit






    Lindi mė 9 korrik 1924, nė Ferizaj. Ishte mė i vogli ndėr katėr fėmijėt, qė Zoti u fali prindėrve, Kolė Mini dhe Monika Kajtazi.

    Shumė shpejt mbeti jetim dhe iu desh tė strehohej nė dyert e tė afėrmve. Fėmijė i menēur, jashtzakonisht i shkathėt, tėrhoqi vėmendjen e meshtarėve vendas, qė e pėrcollėn nė seminarin e Prizrendit e pastaj nė Seminarin e Shkodrės e tė Zagrebit, ku kreu studimet filozofike e teologjike.

    U shugurua meshtar njėherėsh me Don Milorad Defarin, misionar kroat i mirėnjohur ndėrmjet shqiptarėve me emrin Dom Mila, nė vitin 1950. Nisi menjėherė shėrbimin meshtarak kudo e kėrkoi Kisha: nga Shenjtėrorja e Zojės sė Crnagorės nė Letnicė, nė Novoselė tė Gjakovės, nė Bec, Zym, Velezhė e nė katedralen e Prizrendit, ku mbylli sytė mė 15 maj 1992 nė elter, ndėrsa kremtonte Meshėn shenjte, duke vulosur kėshtu pėrkushtimin themelor ndaj Kishės, pėr tė cilėn ishte pėrpjekur gjithė jetėn.

    Figurė poliedrike, Monsinjor Mini u dallua si Meshtar, si ndėrtues kishash, organizator i rinisė katolike, mjeshtėr i korit kishtar, gojtar, publicist, autor i flepalosjes "Zani i Zojės sė Crnagorės" dhe i katekizmit me titull "Besimi katolik", themelues, bashkė me Imzot Nikė Prelėn, i revistės fetare-kulturore "Drita" e cila mė vonė pati edhe shtėpinė e vet botuese prej nga dolėn shumė botime tė reja.

    Nė 14 vjetorin e vdekjes e kujtojmė si njeri qė jetoi pėr Zotin e me Zotin, pėr popullin e me popullin; si meshtar qė jetoi pėr elterin e mbylli sytė nė eltėr, duke lėnė kėshtu gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn e Kishės e tė kulturės shqiptare, si model qė meriton tė ndiqet nga breznitė e reja.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2019
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: IN MEMORIAM: Mons. Nikolle Mini

    Mirėmėngjes,
    a mund te me ndihmoni?
    Kerkoj Katekizmi i Papės Piut X
    nė gjuhėn shqipe u pėrkthye nga
    Mons. Nikollė Mini me titullin “Katekizmi vogėl” e "Besimi katolik".
    Mė duhen pėr vėllezėrit shqiptarė nė Itali.
    Faleminderit
    Pėrshėndetje, Mara Festa

Tema tė Ngjashme

  1. Rrėfimet e Nikollė Lesit pėr krerėt e politikės shqiptare
    Nga White_Angel nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-01-2007, 09:03
  2. Nikollė Lesi ngatėrron derėn e banjės
    Nga cikita nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 11:30
  3. IN MEMORIAM: Ate Jakob Marlekaj OFM
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 16:50
  4. IN MEMORIAM: Imzot Gjon Nikolle Kazazi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 11:17
  5. Nikollė Mrijaj (1911-1999)
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2002, 11:40

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •