Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 128 prej 128
  1. #121
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Çfarë lidhje ka "Laografia" me librin "Arvanitët dhe origjina e Grekëve" ???

    Vlera laografike qendron ne permbledhjen e te dhenave demografike dhe folklorike te arvanitasve.


    Citim Postuar më parë nga cool_shqype
    po a nuk eshte shkence me vete hulumtimi i gjuhes
    Eshte, kur kryhet duke zbatuar metodologji shkencore gjeresisht te pranueshme, mbeshtetet mbi bazat e shkences se indoevropianistikes qe kane hedhur studiues te meparshem, publikohet ne periodike nderkombetare shkencore dhe i nenshtrohet kritikes rigoroze te komunitetit te skolareve dhe eksperteve.

    Pjesa me e madhe e krahasimeve gjuhesore te Koles jane arbitrare ndersa konluzionet e tij mbi lidhjet pellazgo-arvanitase jane (per mendimin tim) teresisht te pasakta.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin

    Eshte, kur kryhet duke zbatuar metodologji shkencore gjeresisht te pranueshme, mbeshtetet mbi bazat e shkences se indoevropianistikes qe kane hedhur studiues te meparshem, publikohet ne periodike nderkombetare shkencore dhe i nenshtrohet kritikes rigoroze te komunitetit te skolareve dhe eksperteve.

    Pjesa me e madhe e krahasimeve gjuhesore te Koles jane arbitrare ndersa konluzionet e tij mbi lidhjet pellazgo-arvanitase jane (per mendimin tim) teresisht te pasakta.
    - me sa di (sepse nuk jam njohes i shkencave gjuhesore) eshte i vetmi qe duke patur mundesine te njohe te treja gjuhet (arvanitase, grqishten e vjeter dhe ate te rene) te mund te krahasonte dhe te vinte theksin ne disa fjale qe per mendimin e tij dhe me mundesine e tij per ti shpjeguar te vertetonte teorine mbi lidhjet pellazgo-arvanitase (duke ditur qe nuk ishte profesioni i tij).
    - metodologjia ose me mire shqip zberthimi nepermjet fakteve ose te dhenave shkencore te ketyre teorive ka gati nje shekull qe japin e marrin neper libra shkencore dhe broshura expertesh por si gjithmone ata pra keta shkencetare te philologistic-lingustikes kane krijuar grupime te kunderta ku sejcila pale ka teorine e vet dhe me kryesorja nuk jane njohes te te treja gjuheve pra mungon kritika rigoroze e komunitetit te skolareve dhe eksperteve.
    POR duke patur fatin te kem shoqeri dhe miqesi me te dipllomuar te deges filologji-linguistik te universitetit te Athines theniet e tyre kane dhene nje avantazh te dukshem mbi teorite e paraqitur nga Aristidh Kolja
    Ata kishin studiuar linguistiken te lidhur ngushte me zbulimet arkeologjike si i vetmi burim i lendes se pare per ta. Ju kishte bere pershtypje nje ipoteze e shpallur nga Colin Renfrew ne librin e tij "Arkeologjia dhe Gjuha" ku mbeshtet teorine se pellazget jane vendali dhe jo indoevropian te ardhur......... Por ne kete universitet ata kishin nxjerre nje teori ku pellazget mund te ishin indoevropian te ardhur ne Ballkan 3000 b.c. dhe gjuha Shqipe flitet ne keto treva te pakten qe para 2000b.c. dhe keto duke u bazuar ne:
    1- zberthimin e disa transcripteve te gjetura ne Egje dhe me tej vetem nepermjet gjuhes Shqipe
    2- disa nga fjalet e greqishtes se lashte kane rrenje prej sgjuhes Shqipe
    3- disa nga emrat e Zotave Grek zberthehen vetem nepermjet gjuhes shqipe

    Kolja, mendoj, se nepermjet shembujve qe paraqet don te mbeshtese idene qe pellazget jane te paret e Grekve dhe Shqipetareve, dhe per te Greket nuk jane tjeter por Arvanitasit (pra po i njejti popull ne gjuhe e zakone te njejta, me histori te dhimshme te shkaktuar nga pushtues e politika te ndyra dhe ndarje e percarje te liga fetare)


    sa per komentin qe ju i beni krahasimeve dhe konkluzioneve te Koljes do te desha dhe sigurisht ne qofte se ju keni mundesi mund te na jepni mendimin tuaj ne shembuj
    Ndryshuar për herë të fundit nga cool_shqype : 24-09-2009 më 11:04
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Ska se si te publikohen ose pranohen ne institucione per te legjitimizuar si akademike kur pikerisht , A. Kollia rrezon strukturen mbi te ciles jan dertuar po ato akdemira qe duhet te approvojn ne se qualifikon a po jo.
    Skencat te pranuara edhe thelbi etyre qe kualifikon vepra esht ne baz nje teorise mbi te ciles nuk pranon edhe resiston c;do fare faktor qe i kercenojn existencen te deritanishme.
    A. Kollia e thot me qartsi diku alluduar edhe kety fakti se qendrat qe vushkejn historine jan dertuar siper teorise indoevropiane edhe ska se si te likunden.
    Pra kjo strukture esht edhe ajo qe sklavos edhe dimensionin pelasge.
    Aristidhi e thyen ket kala te deshymt ose te konsumuar nga koha per te sqaruar fenomenin pelasg.
    Per te parnuar nga rethanat me vulen e akademikut, ato duhen te dershojn etiken te existences etyre jo vetem lidhur vepres te Aristidhit por ne pergjithsi per qellimet e historis.

  4. #124
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    O njerëz , qetësohuni !
    Nuk ekziston asnjë Arbërisht ! Arbërisht ka qenë emri i vjetër i shqipes ! Arbërorët(Greqi) edhe Arbëreshët(Itali) flasin të dyja dialektet e Shqipes edhe Toskërishten edhe Gegërishten ! Arbërishte është fjala që ata përdorin në vend të fjalës Shqip , që e përdorin vetëm për të thënë "qartë(në të folur)" ! Nuk ka asnjë dialekt apo gjuhë me emrin Arbërisht !

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Nuk mund ti vihen pranga dritës

    e diellin në varr ta groposin, nuk mund

    ndaloni - ai që keni në duar

    është një mal drite

    por dhe Himalajë në shpirtin tonë.


    Tepër i rëndë për ta mbajtur gjashtë burra

    në atë arkivol prej drurëve të këtij dheu

    është flaka e zjarri i Prometeut

    që u mësoi popullit të vet sekretin

    si ta ndezin pishtarin e dritës

    e për ta mbrojtur atë dritë, si të vdesin.


    Për këtë u zemeruan zotërit e Olimpit

    e vranë,

    jo në Kaukazin e largët

    as në mitologjinë helene

    por në Athinën moderne

    ku natën të vrasin e ditën të qajnë.


    Si mund ta zërë varri atë farë vigani

    atë që mbi kokë pranonte veç qiellin

    që e pagoi qëllimin me lirinë e jetën

    si mund ai dheun e zi ta durojë

    - Mbahuni burra, mos qani, qëndroni

    e jo si ushtarë të drobitur pas beteje

    por si ata që luftën fillojnë


    Jeni arvanites, bijtë e nipërit e revolucionit

    të Kollokotronit dhe të Marko Boçarit

    që bënë epokë permes luftrash e zjarrit

    ju shqiponja me krahët e lirisë

    që ky 11 tetor 2000 akull në gjoks ju vuri

    ndaloni, e puthni në ballë

    i vini në thilenë e gjaketës trëndafilin

    të kuq si gjaku në flamurin tonë

    t’ua tregojme vrasëve skutave të Akropolit

    se zemra e tij në zemrën tonë rron.


    Ti themi ne shqiptarët e gjithë botës:


    Ari, ti e di se sa të deshëm

    tek ti kishin dashurinë

    ëndrrën si flamur shprese

    se edhe ti ishe si ne

    bir i zogut të qiellit, shqiponjë

    kënga arvanite, kapedanët e detit

    trimat që bien por kurrë nuk vdesin

    Aristidh Kolia, gjaku i gjakut tonë.


    Po qan një arvanitas i vogël

    tek pragu i portës

    në Thivën ku ti ke lindur, belbëzon

    me fjalët e lashta sa vetë bota:

    - Nana du klumësht! Nana don...


    Nuk mund ti vihen pranga dritës

    e Diellin në varr ta groposin, nuk mund!

    hijenat e erresirës me kot skërmitën

    zjarrin që ti ndeze, ta shuajnë nuk mund!


    KOLEC TRABOINI

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Qe te kuptohemi me thjesht reth historiografise edhe mihanorrafise grekosentrike le ti marim faktet ne nje logjik popullore se kurr presentohen me rohalla akademike nuk jan vec se masturbacione pseftointellektuale per te shkallmuar realitetin ose per te justifikuar mashtrimet.
    Si artistet e demagogjise greket vetem ket kan trasheguar nga antiquiteti etyre.
    Kurse fizikisht vuajn akoma nga sporimat asiatike.

    Argumentet te peresentuara ne kjo faqe me referanca nga historian grek,
    teper ne hollesi me manuvra microhirurgjike rethh germave si p. sh. nje s ose dy ss, etj. pjellin disiplinen etyre akademike assinine se varosin aktualitetin shum te trash qe mbyll edhe horizontin.
    Historianet grek ne referans kush i njeh publikisht ne greqi?
    A jan dijeni autoret se deri para 2-3 dekadave ne se kapeshe ose referoje emerin e dysave prej ketyre shkoje ne burg ose eksori ne ishull?
    A din se sa prej ketyre jan pushkatuar ose ne munges familiaret etyre?
    Se sa prej tyre jan kalbur ne per burge edhe tortura?
    pse nuk jan perdorur ne shkolla asnje here?
    Ky esht realiteti i trash. Edhe kur jan lejuar ne ciklat te ngushta akademike eshte pregatitur antidoti assinine per ti hellenizuar me baptismen cryptobizantine realitetet qe kan shfaqur per historin vehtes greke.
    Kurse lidhur me shqiptaret, terrori me i madh ne psiqiken shoviniste akademike greke
    nuk jan me keto realitetet te historianve te tyre se i bastardojn me turqit as edhe epidemit panspermike, se historikisht ne kullturen katineske nuk e kan pas edhe shum problem ket fenomen si se kan as edhe sot; por humbja e monopolise per antiquitetin.
    Kercenohen te humbin nga historia shqiptare jo vetem periudes Illirve por edhe moderne.
    Pse sbehen kerkime arheologjike ne Thesproti ku vendet edhe shkembet jan ne shesh?
    Vetem Dodona edhe disa kala shfaqen ne kontekstin grekosentrik visual.
    Sa te rastsishme jan attentantet qe perseriten posi fillologji biblike ne shqiperi per re-shkrimin e historise?
    C'do kush qe mendon te argumentoj dicka positive reth kesaj temes, mire do eshte te informohet per industrine me te rend greke.
    Asaj shtetrore, akademike, lobbyiste, diplomatike, edhe rushfetologjike te korruptuar qe fonksionon 24/7 ne bot, jo vetem per preservimin te monopolise por me teper rrezikeve qe nuhaten ne horizont.
    Merreni dermend si reagojn kur duken?
    Me krizen e sotshme ekonomike nuk kercenohet kjo industri si edhe ne te kaluaren.
    Por nuk esht me i sigurt statusi i Sokratit edhe Plato's si shtylla te civilisimit edhe struktures shoqerore, western.
    Aristidhi i vuri ne dijeni te fort greket por ju likundi edhe acropolin.
    Pritet tsunami nga veriu.
    Sa ne qetsi ka jetuar hellenismi kur femijt shqiptare ua morren flamurin me intellekt?
    A mund te thuhet vetem aq sa esht aktivizuar parliamenti shtetit grek me presidentin te demokracise atheniane?
    U pergjigjen me SKUPA.
    Kaq esht substensa e rasionalit te shtetit te eksistences edhe akademive greke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga arvaniti.korca : 16-10-2009 më 10:14

  7. #127
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    Vlera laografike qendron ne permbledhjen e te dhenave demografike dhe folklorike te arvanitasve.




    Eshte, kur kryhet duke zbatuar metodologji shkencore gjeresisht te pranueshme, mbeshtetet mbi bazat e shkences se indoevropianistikes qe kane hedhur studiues te meparshem, publikohet ne periodike nderkombetare shkencore dhe i nenshtrohet kritikes rigoroze te komunitetit te skolareve dhe eksperteve.

    Pjesa me e madhe e krahasimeve gjuhesore te Koles jane arbitrare ndersa konluzionet e tij mbi lidhjet pellazgo-arvanitase jane (per mendimin tim) teresisht te pasakta.
    Po kur keta "shkencetare te paguar nga dikush" e kane zene veshin se prapthi ? Dhe e kane komplet gabim ?

    Ne rast se ka dyshime apo te dhena te forta (sic tregojne faktet apo vete historianet e lashte ) se Homeri "fliste" shqip , atehere ligjesite e transofrimit dhe zhvillimit te gjuhes duhet te studiohen se si kjo "shqipe e vjeter" eshte transfiormuar ne kohet moderne , ne shqipen moderne, dhe prej kendej te nxirren ligjesite dhe jo te merret e te nxirren ligjesite se si kjo "shqipe e vjeter" sot eshte transformuar ne "greqishte moderne" . Keto lloj ligjesish sigurisht qe jane te gabuara se shqipja nuk ka asnje lidhje me "greqishten moderne" , madje dhe shqipja e lashte e emertuar "greqishtja e lashte" nuk ka lidhje me greqishten moderne !

    Ka nje ligj te lashte te llogjikes ! Qe te dalesh ne nje gjykim te drejte , duhet minimalisht premisat nga nisesh te jene te drejta dhe te verteta !

    Me kete mendjen tende i bie qe bota akoma te jete nje tepsi mbi kurrizin e tre balenave , pse keshtu kane vendosur shkollat fetare ne shekullin xix ! Dhe ne duhet me zhvillu kete doktrine se ata paskan vendosur dhe keshtu kane pranuar !

    Jo miku , ne si shqiptare pavaresisht se nuk na lane me kriju as shkolla dhe as libra , apo dhe ato qe krijuam na i kane vjedh duke iu vene emra "greqishte e lashte " apo ku e di une se cfare tjeter , edhe ne ate kohe kemi adhuru "diellin" duke e dit se toka ishte e rrumbullaket dhe se atje lart nuk kishte asnje m.ut m.uti qe quhej ati i shenjte !
    Harrove se beja me e madhe tona ka qene "Per Qiell dhe per Dhe" ? Ne greqishten tende ortodokse as nuk e gjen nje mendim te tille as ne ortodoksine e hershme dhe jo me ne ate moderne !

    Kurse ne "shqipen e lashte" (malli i vjedhur "greqishte e lashte) kjo ka qene filosofia e shoqerise !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Popull Thjesht : 28-10-2009 më 07:26

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Shume e bukur poezia per Aristidh Kolen.Atij njeriu duhet ti ngrihet nje permendore qe te kujtohet nga te gjithe e kur ta shohin te mos harrojne kurre se sa shume punoi dhe se sa shume e deshi ai gjuhen e bukur shqipe.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Arti Dhe Kritika
    Nga alberts-art në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2021, 14:27
  2. Mexhit Prenci
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-2012, 16:19
  3. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 11:28
  5. Botimi i Kolise
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 10:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •