Duke marre shkas nga zhvillimet e fundit, dhe nga diskutimet ne forum, me kane lindur ca pikepyetje ne koke, te cilave su gjej dot pergjigje...
Qe te jem i qarte qe ne fillim, une vete jam atesist.
Problemin e karikaturave te profetit Muhamed e dime te gjithe, problem qe shkaktoi protesta ne boten islame, ku ka pasur dhe viktima.
Nga ana tjeter Jezusi, ose profeti Isa eshte nje tjeter i derguar i zotit, dhe si i tille gezon te njejtin respekt si Muhamedi, konsiderohen te dy te shenjte, me te njejtat merita. Mirepo duke pare se qarkullojne me qindra karikatura e filmime te cilat vene ne loje profetin Isa, nuk shohim te njejtin reagim nga bota islame. PSE??? Pse bota islame ishte shume e ndjeshme ndaj fyerjes qe iu be njerit profet te allahut. Muhamedit, dhe nuk eshte fare e ndjeshme ndaj fyerjeve te vazhdueshme qe i behet profetit tjeter te allahut, pra profetit Isa???
Nje tjeter problem i ngjashem eshte ai i simboleve fetare ne Shqiperi. Se kuptoj pse ekziston kjo fryme ndaj kryqeve te vendosur ne shqiperi, kur dihet qe kryqi simbolizon flijimin e nje nga tre profeteve me te medhenj te allahut. Me sa di une profeti Isa eshte i repektuar dhe i madheruar ne kuran dhe boten islame, atehere ceshte kjo armiqesi ndaj simbolit qe perfaqeson ate, ne kohen kur ai duhen respektuar????
Pres pergjigjet tuaja...Faleminderit!
Krijoni Kontakt