Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #1
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Antarsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605

    Pse myslimant nuk pranojn kryqin?

    Duke marre shkas nga zhvillimet e fundit, dhe nga diskutimet ne forum, me kane lindur ca pikepyetje ne koke, te cilave su gjej dot pergjigje...
    Qe te jem i qarte qe ne fillim, une vete jam atesist.
    Problemin e karikaturave te profetit Muhamed e dime te gjithe, problem qe shkaktoi protesta ne boten islame, ku ka pasur dhe viktima.
    Nga ana tjeter Jezusi, ose profeti Isa eshte nje tjeter i derguar i zotit, dhe si i tille gezon te njejtin respekt si Muhamedi, konsiderohen te dy te shenjte, me te njejtat merita. Mirepo duke pare se qarkullojne me qindra karikatura e filmime te cilat vene ne loje profetin Isa, nuk shohim te njejtin reagim nga bota islame. PSE??? Pse bota islame ishte shume e ndjeshme ndaj fyerjes qe iu be njerit profet te allahut. Muhamedit, dhe nuk eshte fare e ndjeshme ndaj fyerjeve te vazhdueshme qe i behet profetit tjeter te allahut, pra profetit Isa???

    Nje tjeter problem i ngjashem eshte ai i simboleve fetare ne Shqiperi. Se kuptoj pse ekziston kjo fryme ndaj kryqeve te vendosur ne shqiperi, kur dihet qe kryqi simbolizon flijimin e nje nga tre profeteve me te medhenj te allahut. Me sa di une profeti Isa eshte i repektuar dhe i madheruar ne kuran dhe boten islame, atehere ceshte kjo armiqesi ndaj simbolit qe perfaqeson ate, ne kohen kur ai duhen respektuar????
    Pres pergjigjet tuaja...Faleminderit!

  2. #2
    alpha dominant Maska e D@mian
    Antarsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Enjoy the silence...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Antarsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Pra, Antipatrea, edhe ti e ke kuptuar me ne fund se feja shkakton percarje te shoqerise dhe shkaterrim te diturise dhe mencurise...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Antarsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar m par nga D@mian
    Enjoy the silence...



    ama jo ... ka tema qe nuk gjejne dot rradhe njerzit kush te pergjigjet i pari, sa bllokohet forumi. Kurse ca tema te tjera mazalla se i ujit njeri, derisa thahen lol

  5. #5
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Antarsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    si thua ti diiko, s'kam goditur ne shenje kete radhe.....ca ti besh...jane te gjithe forumistat ne kerkim te romances...skane kohe per keto....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Arsyeja pse muslimanet reagojne ne mbrojtje te fese se tyre eshte se, Islami duke qene sistem te jetuari eshte vete jeta e muslimanit ne cdo aspekt. Kur fyhet feja,kjo do te thote qe fyerja penetron ne shpirtrtat e cdo muslimani duke e konvertuar ate ne nje ofendim personal per secilin. Aq me teper kur fyhet Profeti i kesaj feje qe eshte mesuesi dhe i dashuri i zemrave te muslimaneve. Perse ne duhet te zemerohemi e te reagojme kur ofendohet mesuesi yne i preferuar apo edhe te afermit dhe nuk u dashka te reagojme kur fyhet udheheqesi shpirteror ?

    Pra problemi qendron tek qasja qe kane besimtaret me fene. nese te krishteret nuk kane nje qasje te tille si muslimanet me fene e tyre, atehere problemi duhet pare ose te origjinaliteti i mesazhit kristian, ose te vete besimtaret ne raportet qe ato kane me besimin e tyre.

    Persa i perket kryqit e kemi thene disa here qe liria e besimit nuk duhet te ndertohet mbi provokimin as ne shkeljen e lirise se tjetrit.
    Ndersa persa i perket mesazhit teologjik, Kryqi per muslimanet nuk ekziston si koncept dhe eshte i gabuar per arsye se Zoti sqaron ne Kuran se Isai (Jezusi) nuk u kryqezua, ne vend te tij u vendos nje person tjeter.

  7. #7
    Gone!
    Antarsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Vshtir se do t prgjigjet dikush n kt Pse-n tnde. Sepse asnjri nga kta predikuesit e famshm fetar (t gjitha religjioneve) t ktij forumi nuk e din pse e urrejn besimin e njri tjetrit. A sht kjo pasoj e asaj se nuk jan t sigurt n at ka jan duke besuar (duke u friksuar se ajo tjetra sht ajo e duhura) dhe si rezultat ata duhet t irren e prdorin (fardo) mjete vetm e vetm pr t treguar se ata jan q kan t drejt. E vrteta nuk ka nevoj t mbrohet n mnyr t shfrenuar. E vrteta flet vet. Vetm pasiguria n dika sht trumbetuese e tr ksaj urrejtje (spo di far termi tjetr me prdor)

    Un nuk jam ateiste, mirpo besimi im sht besim normal, ashtu si duhet t jet nj besim dhe nse un e respektoj besimin tim ather patjetr q do ta respektoj edhe besimin e dikujt. Nse un i njoh vlerat e besimit tim ather patjetr se un duhet ti njoh edhe vlerat e nj besimi tjetr.

    sht ngjashm si t respektosh gjuhn tjetr, pr arsye se un e respektoj dhe dua gjuhn time.

    Nj njeri q nuk i njeh (ose nuk ka) vlerat e tij/saj, prej tij/saj as nuk mund t pritet ti njoh vlerat e dikujt tjetr. Pr me thjeshtsuar, mendimi im sht se motoja e ktyre predikuesve fetar sht: Un e urrej veten prandaj i urrej edhe t tjert, sepse tjetr shpjegim nuk po mundem ti jap tr ksaj histerie fetare, q po mbretron n kt forum.

    Ajo ka m befason sht se shum (ose disa) nga kta priftrinjt, imamt etj, din t thrrasin pr toleranc me popuj t tjer (madje edhe me kasapt e deridjeshm t popullit t vet), e kur vjen puna te religjioni (brenda kombit t vet) ather i ke n linjn e par t frontit, duke hedhur plumba rafal mbi njri tjetrin! Prap ktu sht nj PSE (me shkronja t mdha). Ose pyetje m e mir kishte me qen ka fshihet prapa skens? ose me skenarin e kujt po luajn?

    Ajo ka sht shock sht guximi i tyre pr t njjtsuar shqiptart e nj religjioni t caktuar me popullin e t njjtit religjion (duke u quajtur arab, grek, turk etj. etj.). Dhe duke lexuar kt lind nj dyshim i menjhershm. K n t vrtet prfaqsojn kta njerz? A jan vetm njerz q duan t mbrojn religjionin e tyre, apo thjesht misioni i tyre sht krejt tjetr dhe religjioni ju shrben si mjet pr ta arritur at?

    Mirpo, un mendoj se sht edhe nj e vrtet tjetr ktu (e pakontestueshme...fatkeqsisht). Individ t prkatsis s caktuar fetare m tepr anojn (vullnetarisht) kah nj popull i nj prkatsie tjetr etnike, por q ka t njjtin religjion sesa q anojn nga kombi i vet?!! Si quhen kta njerz? Cili epitet iu takon?! Dhe n fund t fundit pyetja m e mir kishte me qen A jan shqiptar?!

    Ndoshta kam dal nga tema, por thjesht kto jan vetm disa nga pikpyetjet n kokn time dhe titulli PSE mu duk si shum i prshtatshm pr t postuar n kt tem.

    Sa u prket personazheve dhe simboleve fetare pr mua jan n baraspesh, si ata q PROVOKOJN si ata q SHKATRROJN!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    sepse feja eshte e mbushur me hipokrizi,
    nuk eshte gje tjeter ve poliltike qe behet midis klereve qe jane te vetmit perfitues.
    kush fiton ? hoxhat dhe prifterinjte,
    kush e ha? populli injorant qe i shkon mbrapa,

    dmth asgje e ndryshme nga politika klasike qe quhet politike.

  9. #9
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Antarsuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Citim Postuar m par nga Antipatrea
    Problemin e karikaturave te profetit Muhamed e dime te gjithe, problem qe shkaktoi protesta ne boten islame, ku ka pasur dhe viktima.
    Nga ana tjeter Jezusi, ose profeti Isa eshte nje tjeter i derguar i zotit, dhe si i tille gezon te njejtin respekt si Muhamedi, konsiderohen te dy te shenjte, me te njejtat merita. Mirepo duke pare se qarkullojne me qindra karikatura e filmime te cilat vene ne loje profetin Isa, nuk shohim te njejtin reagim nga bota islame. PSE???
    Antipatrea te kuptosh psikologjine e tufes nuk eshte e mjaftueshme ta veshgosh nga shenjat siperfaqesore qe jep,por duhet keshe qene vete ne tufe e me pas ke njefare eksperience e sic thote nji proverbe eksperienca permbys cdo supozim e hamendje.Per muslimanet Muhamedi eshte me i rendesishem se Jezusi.Fjalet dhe veprat e tij jane vendimtare per ta ne cdo rrethane te jetes.Psh muslimani kur flet per krishteret qe gjoja kane devijuar fene e vertete te Jezusit,kete nuk e ben nga dashuria apo respekti per kete te fundit por ne thelb ngaqe Muhamedi ka thene nje gje te tille dhe si besimtar e beson dhe e ka obligim ta thote.Pra muslimani i mire para se te doje Jezusin duhet te doje Muhamedin.Mes ktyre dyve(Jezusit&Muhamedit) tufa dallon njefare ure ne kuptimin qe kur fyhet Muhamedi jane afer e kunderpergjigjen ndersa kur fyhet Jezusi duhet kalojne njehere Muhamedin te kalojne dhe uren e me pas te vijne tek Jezusi...kupton ti tani?

    Nje tjeter problem i ngjashem eshte ai i simboleve fetare ne Shqiperi. Se kuptoj pse ekziston kjo fryme ndaj kryqeve te vendosur ne shqiperi, kur dihet qe kryqi simbolizon flijimin e nje nga tre profeteve me te medhenj te allahut. Me sa di une profeti Isa eshte i repektuar dhe i madheruar ne kuran dhe boten islame, atehere ceshte kjo armiqesi ndaj simbolit qe perfaqeson ate, ne kohen kur ai duhen respektuar????
    Pres pergjigjet tuaja...Faleminderit!
    Allahu arab i ka urdheruar te gjithe arabofilet dmth te tere ata qe duan profetin arab dhe lexojne Kur'anin e tij qe kur shohin nje te keqe(nga kendveshtrimi Islam) duhet ta ndalin me vepra,me fjale,dhe me e dobeta me zemer.Cfare do te thote kjo?
    1-Qe kur mua psh me shkrepet qe maje nje mali te vej nje kryq hekuri 10 metra te larte muslimani i forte e i devotshem per te ndalur propaganden idhujtare duhet ta shembe,pra me veper.
    2-Qe te ankohet me fjale tek strukturat shteterore qe kryqi te hiqet
    3-Qe thelle ne zemer e urren propaganden idhujtare por nga pamundesia nuk vepron.

    E gjitha kjo behet sepse Muhamedi ka thene qe Jezusi nuk eshte kryqezuar por erdhi e mori xhebraili me anije kozmike e bastisi andej nga qielli shtat-tete,dicka e tille.
    Dmth dolem prap aty ku ishim qe e ka thene Muhamedi duajeni Jezusin pa te mendoje tufa per ta dashur
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  10. #10
    Ragnald
    Antarsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    antipatrea per te vetmen arsye qe jezusi erdhi vetem per nje popull dhe ai ishte populli cifut ....

    muahmedi a.s erdhi per ymetin mysliman edhe diten e gjykimit kete ymet do paraqesi...cdo profet do paraqesi popullin e tij diten e gjykimit para ZOTIT

    tani cdo profet per ne esht i shenjte jo vetem jezusi po edhe te tjeret ....

    por duhet dite fakti qe shume profete nuk thjesht vdiqen ,por edhe u vrane e u masakruan ...

    tani cfare pret ti ?--te dalim e te vrasim te gjithe popujt ku profetet u derguan edhe u masakruan?--jo aspak ...ajo pergjegjesi ka per tu rene atij populli ku profeti u dergua...

    nqs do ishte nje popull islam me sheriat te plote ,sigurisht askush sdo guxonte te ofendonte jo vetem profetin tone ,por edhe profetet e tjere..

    neve profeti jone a.s na ka lene nje porosi qe kurre te mos tallemi me fene e tjetrit ,sepse thote ai te njejten gje do beje edhe sharesi me ty ,dhe pergjegjesia e talljes se tij do bjere mbi ty..

    tani ne si mysliman presim te njejten gje prej te tjereve .....esht obligim ruajtja e figures se profetit tone te dashur te mos cenohet ne asnje aspekt

  11. #11
    Perjashtuar Maska e diikush
    Antarsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar m par nga Smth_Poetic
    antipatrea per te vetmen arsye qe jezusi erdhi vetem per nje popull dhe ai ishte populli cifut ....
    nga e more vesh kete?


  12. #12
    Ragnald
    Antarsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    ka plot argumenta ne bibel per kete gje ....dikush lexoje dhiaten e re sipas lukes ne mos gabohem , e ke shembuj plot aty qe ai nuk ndihmonte 'gentilet' ,vecse ne nje rast dhe aty ai shprehet pse nuk i ndohmonte 'gentilet' [per arsyen se u dergua vetem per popullin cifut]

  13. #13
    Perjashtuar Maska e diikush
    Antarsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar m par nga Smth_Poetic
    ka plot argumenta ne bibel per kete gje ....dikush lexoje dhiaten e re sipas lukes ne mos gabohem , e ke shembuj plot aty qe ai nuk ndihmonte 'gentilet' ,vecse ne nje rast dhe aty ai shprehet pse nuk i ndohmonte 'gentilet' [per arsyen se u dergua vetem per popullin cifut]
    ja ke fut si kau peles ti plako prap me sa shoh

    mendoj se te derguarit e zotit te gjithe vijne per gjithe boten, pavaresisht se jane lindur ne nje shtet te caktuar

    nje zot eshte per te gjithe, dhe mesazhet e tij vlejne per te gjithe, jo vetem ata qe jane afer te derguarit

  14. #14
    Ragnald
    Antarsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    me fal 'dikush' ....nuk esht luka por mateu... verset jan tek mateo 10:5-6 dhe 15:22-26 ....mgjth po ti hedh verset ne anglisht ketu se spara lexoj gjerat ne shqip .....[shpresoj te dish anglisht]


    These twelve Jesus sent forth, and commanded them saying,
    Go ye not into the way of the Gentiles, and into any city of the Samaritans enter ye not: But go ye rather unto The Lost Sheep Of The House Of Israel.

    (HOLY BIBLE) Matthew 10:5-6

    And behold a woman of Canaan came ... and cried unto him saying, have mercy on me ... my daughter is seriously possessed with a devil.

    But he answered her not a word.

    And his disciples came and begged him, saying. Send her away: for she crieth after us.

    But he answered and said, I am Not Sent But Unto The Lost Sheep Of The House Of Israel.

    But she came and knelt before him, saying. Lord, help me.

    But he answered her and said, It is Not Fair To Take The Children's Bread And Cast It To The Dogs. 2

    (HOLY BIBLE) Matthew 15:22-26

    'gentiles'-sa per dijeni do te thote 'jo cifut'.....edhe mendoj se sja kam fut kot plako
    Ndryshuar pr her t fundit nga Smth_Poetic : 07-07-2006 m 21:49

  15. #15
    Perjashtuar Maska e diikush
    Antarsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    po nuk ka rendesi ku e ke lexuar (se juve kur ju intereson e keni biblen te paren lol)

    rendesi ka qe s'ka asnje pike llogjike te jete e verete

  16. #16
    Ragnald
    Antarsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar m par nga diikush
    po nuk ka rendesi ku e ke lexuar (se juve kur ju intereson e keni biblen te paren lol)

    rendesi ka qe s'ka asnje pike llogjike te jete e verete

    me fal po llogjika jote seshte argument per mua

  17. #17
    Perjashtuar Maska e diikush
    Antarsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    llgjika eshte si cdo gje tjeter ... if u don't use it, u loose it

  18. #18
    Ragnald
    Antarsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar m par nga diikush
    llgjika eshte si cdo gje tjeter ... if u don't use it, u loose it
    me fal po sfutem ketu per te bere lojra fjalesh...nuk te kthej me pergjigje ...

    ''duhen shume mend per te ber muabet me nje injorant''----sami frasheri

  19. #19
    Perjashtuar Maska e diikush
    Antarsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar m par nga Smth_Poetic
    ... ''duhen shume mend per te ber muabet me nje injorant''----sami frasheri
    Simbas kesaj thenies te Samiut qe e paske kaq per zemer, ne kontekstin tone ti i bie te jesh (me fjalet e tua):

    - Injoranti

    ose

    - Njeriu qe NUK ka shume mend


    Cili je?

  20. #20
    Ragnald
    Antarsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    un e kuptoj pak me thelle thenien ....qellimi i saj esht qe ....nuk jan vlen fare te humbesh kohen me nje injorant qe ne rastin konkret je ''ti''

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Muhamedi a.s. sipas kndvshtrimit t krishter
    Nga presHeva-Lee n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Marrdhniet Izraelo-Palestineze hyjn n nj er t re.
    Nga Albo n forumin Problemet ndrkombtare
    Prgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19
  5. Perse jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishtit?
    Nga john smith n forumin Komuniteti protestant
    Prgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 09-07-2002, 23:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •