Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Shoqeria apo dashuria me njerez qe marrin droge??

    Sa ndikon ne lidhjet tuaja shoqerore dhe ne dashuri poashtu nese shoku/shoqja apo e dashura/i dashuri juaj merr droge?

    Une per vete kur isha tinejxher ne filllim vitet e 90-ta njihja shume prishtinsa qe merrnin droge, bile disave edhe ju ndihmoja shpesh qe te fusnin gjilperen/shpricin/shiringen , por per fat te mire timin nuk e kam provuar dhe edhe kam shpetuar nga mvaresia ndaj droges. Pastaj me fillimin e studimeve, me njerez te tille jo qe nuk rrija, por as edhe nuk flisja, edhe pse ndjeja e ende ndjej dhembshuri per ta.

    Ketu ne Amerike, shume miqve e mikeshave te mia potenciale (ndoshta edhe te dashurave potencial) ju kam refuzuar shoqerine vetem se kam marre vesh qe marrin droge (edhe nese droga e vetme qe kane marre ka qene marihuana), dhe me ta kam vetem nje tungjatjeta te ftohte.

    Me shume kam respekt dhe mbaj shoqeri me njerez qe nuk jane te edukuar e te ndonje niveli te ulet se sa me njerez qe marrin droga per shkak te negativitetit te madh qe kane drogat ne shendetin dhe jeten e njerezve. Te rrish me njerez te tille, une mendoj, qe njeriu i ekspozohet nje risku shume, shume, shume te madh, qe mund ti kushtoje edhe jeten.

    Cfare eksperiencash personale keni juve ne lidhje me kete ceshtje? dhe

    Cfare mendoni juve ne lidhje me kete ceshtje, ju pengon nje shoqeri apo dashuri e tille me njerez te tille (drogirasha si i quajne ne Kosove )?
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Skam ndonje eksperience te vecante me njerez te tille te pakten jo miqte e mi te afert, Fakti qe ai merr droge sme sjell ndonje dem mua personalisht pervec faktit se mardhenia jone sigurisht do kete te krisuarat e saj sepse njerz te tille dihen mo se cfare moodi kane ups and downs keshtu qe ata sdo jene nje qind per qind te pergjegjshem per ate qe bejne thone ne momente te caktuara!
    mendoj se nese keta persona skane asnje lloj interesi te kthehen ne realitet atehre me mire ti qendrosh larg!
    failure is not an option!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nese je drogaxhi bej cfare te duash me ta, por une jam kunder droges dhe nuk do te kisha asnje lloj marredhenie as shoqerore e as te ndonje lloji tjeter me keta lloj njerezish.
    Drogaxhijte jane qenie parazitare qe nuk kane asnje lloj qellimi ne jete, mund t'i quajme me fjalen angleze ZOMBIE.
    Nuk ka asnje kuptim ndejtja me keta lloj njerezish...
    Une njoh shume qe marrin droge dhe pervec nje c'kemi eshte e tepert te flasesh me ta sepse jane krejt pa lidhje dhe mund te presesh cdo gje nga ta, nje here shperthejne e pastaj ngrihen pa ndonje arsye sikur te jene pa jete...

  4. #4
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Teme interesante kjo. Me ka ndodhur dhe mua nje rast i tille dhe po tregohem fare i sinqerte. Dikur, nuk ka shume kohe (ja 1 vit) kam ndejtur per ja 3 muaj ne shtepine time me nje qe merrte drogen, sepse ajo nuk kishte shtepi per momentin.

    Te them te drejten ka qene nje nga kohet e mija me te veshtira, por un mesova shume prej saj. Symptomet qe un pashe dhe njoha tek ajo vajze i shikoj dhe i dalloj edhe ke njerez te tjere qe marrin drogen vazhdimisht dhe keshtu un kam formuar nje konkluzion dhe nje mendim per njerezit e droguar, te cilen po e shkruaj me poshte. Un nuk bej diference midis droges se lehte dhe te rende.

    Te rrish me nje njeri te droguar ne shtepi do te thote per mua te rrish dhe te jetosh bashke me nje orkan, stuhi teper e fuqishme. Sjellja e tyre ndryshon vazhdimisht dhe duhet qe te jesh shume i qete dhe te njohesh veten tende shume mire qe t'ja dalesh per Zot.

    Vajza me te cilen un jetova per 3 muaj ndryshonte vazhdimisht dhe mund te them qe kishte disa lloje 'fytyrash'. Njeher ishte shume e dashur, njehere shume e merzitur, e pasigurte, njehere nuk donte qe te fliste me askend, njehere tjeter nervozoheshe shume shpejt, bertiste, kerkonte vazhdimisht leke, nuk donte qe te mbante pergjegjesi per gjerat qe bente, qeshte shume, ishte shume e lumtur nga ndonjehere, lahej dushe ne 4 te mengjesit, bente shetitje ne mes te nates, donte te vriste veten e saj, nga ndonjehere ishte shume semure, kishte dashuri te madhe per qenin tim dhe me shume rrinte me qenin tim se sa me mua, e bente shtepine disa here pise shume, por disa here edhe e pastronte, i kishte inat lulet dhe kishte nje fobie mbas luleve qe kisha un ne shtepi, keshtu qe te gjitha lulet i hoqa, ose ja u prishi gjethet ajo, por i donte shume edhe zogjte dhe keshtu bente vazhdimisht fotografi te zogjve, kishte shume inat macet, por i pelqenin shume patat dhe rosat e qytetit, ishte shume e dashur dhe e qeshur ne pune dhe punonte shume, ishte shume hyper-aktiv, etj., etj..

    Gjithmone kur vija nga puna, ose kur vinte ajo nga puna un prisja se cfare do te ndodhte. Cdo dite me te ishte teper e veshtire dhe shume e papritur.

    Keshtu qe un u gezova shume kur e gjetem nje shtepi per te dhe tani ajo punon perseri, por eshte edhe ne terapi. Tani u bene ja 8 muaj qe ajo qendron vetem dhe un i kam blere asaj edhe nje qen (Duitse dog). Ajo tani ka ndryshuar pak per te mire dhe un po e shikoj qe terapia po e ndihmon, por shume ngadale, sepse ajo e merr perseri drogen, edhe pse mua me thote qe e ka lene. Por ajo po ndryshon per te mire nga dita-dites dhe mua kjo gje me pelqen. Psikologu me te cilin ajo me prezantoi para disa ditesh dhe me te cilin un fola pak vec me tha qe ajo ka shume nevoje per nje njeri/njerez mjaft te qete dhe per nje njeri/njerez qe eshte/jane shume i/te disiplinuar. Ai me tha qe ate qe i them un asajt, un duhet qe edhe ta bej megjithmend dhe duhet te jem shume konkret ne gjerat, apo korrigjimet qe i bej un asajt dhe gjithmone duhet qe ti tregoj asajt shume qete qe pse un e bera, veprova, apo mora nje vendim te tille.

    Keshtu qe nuk eshte e lehte te jetosh me nje njeri qe merr droge. Ai njeri mund te ndryshoj per te mire, mirepo duhet shume sakrifice dhe qetsi te madhe per me e arritur kete gje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 14-05-2006 mė 06:39
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ndihmoni te dashurit juve qe bejne droge nga dhembshuria e prit kur t'ju sjellin ndo nje HIV. Thuaj pastaj se fakti qe bejne droge nuk ju beka dem personalisht. Apo se bejne analiza gjaku per STD Shqiptaret... aman!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    ------------

    .................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #7
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Per mendimin tim do ishte me mire thjesht ta njihje
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  8. #8
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Une njof disa persona qe marrin Droge por nuk kam pas edhe as mendoj te kem te Dashur qe merr Droge.

    Sa per marrdheniet shoqerore nuk kam pse ti shkepus duke qene qe ajo ka qene zgjidhja e jetes per ate person.Sepse me keto rritme na duhet te shkeputemi me 3/4 e botes.

Tema tė Ngjashme

  1. Zemra e plagosur nga dashuria: Mbi sėmundjen
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-06-2011, 05:15
  2. Agim Doēi
    Nga Agim Doēi nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  3. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Thėnje tė bukura pėr dashurinė
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 483
    Postimi i Fundit: 20-07-2007, 09:21
  5. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •