Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 297
  1. #141
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Ti nuk kupton se nuk je besimtar orthodhoks dhe nuk e njeh Kishen Orthodhokse. Per Kishen Orthodhokse nuk ka as "greke" e as "shqiptare", as "ushtare" e as "partizane", ka vetem shpirtra njerezish qe kane nevoje per shpetim. Dallimet i bejne njerezit me shpirt te vogel qe nuk njohin as friken dhe as vullnetin e Perendise.
    Per kishen ortodokse nuk ka as greke as shqiptare por ka vetem helene dhe sllave.

    E di ate shprehjen e urte .

    Mos e ngacmo te vdekurin ne varr se ngacmon shpirtat e te gjalleve.

    Poblemi me i madh i kishes eshte se pervec fallsifikimit te besimit ne Zotin nje duke e bere tre vazhdon vazhda e fallsifikemeve nga eshtra shqiptaresh ne eshtra grekerish.100 euro eshte shitur nje varr.


    Sme dhe pergjigje per varret e cameve ne greqi?Po per tokat e cameve ne greqi?
    cfare mendimi ka minoriteti grek?
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #142
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Altin Ballabani mbron versionin e parë. Prokuroria: Nuk na ka kërkuar mbrojtje

    Punëtorët: Gjetëm fishekë në varret e zbuluara

    Entela Bani

    Përmet- Tre punëtorët që zhvarrosën eshtrat në fshatin Kosinë kanë deklaruar dje përpara prokurorisë se kanë gjetur në varret e zbuluara disa objekte si: fishekë, një gjerdan dhe rripa pantallonash. Deklarata është bërë dje nga tre punëtorët, të cilët janë marrë në pyetje nga prokuroria. Ata nuk kanë saktësuar nëse këto objekte të gjetura ishin ushtarake, por kanë thënë se për të gjitha zhvarrimet, është mbajtur nga një procesverbal, në të cilin mbaheshin shënim gjërat e gjetura. Prokuroria ka marrë në pyetje dje edhe punëtorin e katërt, Altin Ballabani, i cili ka mbrojtur në prokurori të njejtin version që ka bërë publik. Altin Ballabani denoncoi i pari vjedhjen e eshtrave në fshatin Kosinë. Ndërsa tre punëtorët e tjerë, kanë dhënë dëshmi të ndryshme nga ajo e Ballabanit. Ata u deklaruan prokurorëve se për të gjitha veprimet që kanë kryer, është mbajtur një procesverbal. Sipas tyre, pasi nxirreshin eshtrat dhe sendet e zbuluara, ato paketoheshin në disa qese të posaçme dhe më pas futeshin në plasmas. Prokuroria bën të ditur se ajo ende nuk ka administruar asnjë prej dokumentacioneve për të cilat flasin punëtorët. Ende nuk dihet se ku kanë përfunduar, por mendohet se ato ndodhen në Kishën e Kutalit, ku dhe janë vendosur 69 kuti me eshtrat e nxjerrë.

    Ballabani
    Altin Ballabani, punëtori që denoncoi vjedhjen e eshtrave në Kosinë, thotë se ndjehet i kërcënuar, dhe se strukturat shtetërore nuk i kanë garantuar mbrojtje, ndaj ai ka mundësi të emigrojë. Ndërkohë, pranë prokurorisë së Përmetit thuhet se nuk është depozituar ndonjë kërkesë zyrtare nga ana e Ballabanit, për t’i vendosur mbrojtje speciale. Prokuroria thotë se Altin Ballabani nuk ka depozituar një kërkesë të tillë, me qëllim që t’i garantohet mbrojtja. Altin Ballabani ishte i pari që denoncoi se prifti Vasil Thomollari kishte marrë eshtrat nga varrezat e fshatit Kosinë. Ndërkohë që burime pranë prokurorisë, thonë më tej se vetëm një ekspertizë e plotë, do të verifikojë përkatësinë eshtrave të ushtarëve grekë, ose jo.

    Thomollari
    Vasil Thomollari, prifti i Përmetit, i akuzuar për zhvarrime në fshatin Kosinë, vazhdon të injorojë drejtësinë shqiptare, megjithëse ka rreth një javë që organi i akuzës ka nisur procedimin penal për këtë çështje. Burime nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Përmet kanë bërë të ditur për “Shekulli”-n, se Thomollari sërish nuk e ka marrë në konsideratë kërkesën zyrtare për t’u paraqitur në prokurori për të dhënë versionin e tij të ngjarjes. Ndërkohë, dje pritej që në Mitropolinë e Gjirokastrës të zhvillohej një takim ndërmjet përfaqësuesve të Prokurorisë dhe institucionit fetar, takim që është shtyrë. Mësohet se objekt i takimit ishte vendosja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për zbardhjen e hetimeve. Ndërkaq, burime nga Prokuroria kanë bërë gjithashtu të ditur se ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Mitropolia pas kërkesës që organi i akuzës i ka dërguar tre ditë më parë.

    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-06-2006 më 00:10

  3. #143
    Nga gjithe kjo replike, jo jane eshtrat e ushtareve, jo jane te fshatareve vendas, jo eshte mbajtur procesverbali, jo prokurori eshte kercenuar...
    Ore kush e dha lejen per hapjen e varreve? Me lejen e kujt dhe me cfare procedure eshte lejuar hapja (lexo dhunimi) i varreve? A ka ligje per kete pune? A ka praktika te caktuara qe ndiqen me komisione dhe njerez perkates?
    Ca u be aty han me 700 porta? Vjen kush te doje dhe ben cfare te doje?

  4. #144
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Ca ortodoksi je ti?!.......qe mbron ata qe dhunojne, vjedhin a shesin varret e nje kishe fshati??!!
    Une jam ai qe kam lindur ne ate zone, njoh fshatin pasi kam qene atje disa here, njoh kishen pasi kam qene atje disa here qe kur eshte hapur per here te pare ne 1991, njoh historine e zones mbi luften italo-greke nga goja e atyre qe e kane jetuar ate lufte, njoh priftin ne fjale, njoh familjen e atij punetorit qe thote me plot goje gjate interevistes se ka vjedhur vareset e florinjta qe ka gjetur ne varre, jam besimtar orthodhoks dhe njoh shume mire edhe hierarkine kishtare, ceremonite kishtare dhe detyrimet e priftit.

    Ti nuk je as permetar, as besimtar orthodhoks, e nuk besoj se kesh qene ndonjehere ne kishen e Shen Marise se Kosines. Ty as nuk te takon te japesh mendim ne kete teme pasi ti nuk di asgje, dhe ate pyetjen qe me drejton mua, duhet tia drejtosh vetes.

    Njemije shkrime be............po dhunove varet e kishes........nuk e lan dote.
    Shiko, shiko. Nga mbrojtja e "varreve te te pareve tane qe po na i marrin greket", kalove ne mbrojtjen e nderit te varreve ?! Varret jane ne territorin e Kishes pasi ka qene dhe eshte territor i Kishes se Shen Marise se Kosines. Ata ushtaret greke qe i varrosen atje, i varrosen pikerisht qe eshtrat dhe shpirti i tyre te prehet prane Kishes se Shen Marise se Kosines. Kurse ai prifti nuk i cnderon por u jep jete atyre eshtrave me kendimet e shenjta te Kishes. Dhe eshtrat sic nxirren nga toka, lahen me vere dhe tregohet nje perkujdesje e vecante pasi per te krishteret orthodhokse, si trupi si shpirti jane te shenjte.

    Eshtrat i cnderojne ata qe vjedhin vareset e florinjta te te ndjereve dhe pastaj shpifin lart e poshte neper gazeta nga frika e ligjit. Hajduti qe therret kapeni hajdutin, dhe ti je viktima e genjeshtres se tij.

    Albo,
    pse na i censuron keto temat per Janullatosin?
    Sepse ne forumin shqiptar, ndryshe nga kafenete e rruget e Tiranes apo faqeve te tablloideve shqiptare, nuk lejohen ofendimet e anetareve e jo me te krereve te komuniteteve fetare ne vend. Kush ofendon kreun e nje komuniteti, ka ofenduar gjithe besimtaret e atij komuniteti qe e kane zgjedhur ne ate detyre. Plus qe, po te kishit kulturen e duhure demokratike, do ta kishit si parim qe te mos jepnit mendim per problemet e nje komuniteti fetar te cilit nuk i perkisni.

    Sme dhe pergjigje per varret e cameve ne greqi? Po per tokat e cameve ne greqi? cfare mendimi ka minoriteti grek?
    Camet jane per vete minoritet grek ne toke shqiptare, ata jane shtetas greke te debuar nga toka e tyre greke. Dhe jo vetem kaq, por ata qe ti quan "came" jane camet e besimit musliman, qe jane minoritet brenda vete minoritetit cam ne Greqi qe eshte atje dhe sot e kesaj dite dhe jane came te besimit orthodhoks. Kerkesat e vete cameve eshte rikthimi ne tokat e tyre, rikthimi i shtetesise greke, rikthimi i pronave e me rradhe.

    Nuk e dije, ja e mesove edhe kete. Tjeter, cfare do te mesosh?

    Albo

  5. #145
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kush ofendon kreun e nje komuniteti, ka ofenduar gjithe besimtaret e atij komuniteti qe e kane zgjedhur ne ate detyre.
    Nuk eshte aspak e vertete qe te kundershtosh kreun e nje komuniteti do te thote qe te kundershtosh anetaret e komunitetit. Kur kryetari e ka gabim, ai qe e kritikon i ben nje nder keti komuniteti. Ne keshtu rastesh zakonish duhet nje person i jashtem qe ka nje kendveshtrim tjeter per te vene re gabimet. Eshte si te thuash qe ai qe shan partine X gjate kohes qe eshte kjo parti ne fuqi i shan te gjithe shqiptaret. Per me teper qe partia ka ardhur ne pushtet ne menyre te "cuditshme", njesoj si shkolla greke ne Himare dhe varri ne Kelcyre.

    Camet jane per vete minoritet grek ne toke shqiptare, ata jane shtetas greke te debuar nga toka e tyre greke. Dhe jo vetem kaq, por ata qe ti quan "came" jane camet e besimit musliman, qe jane minoritet brenda vete minoritetit cam ne Greqi qe eshte atje dhe sot e kesaj dite dhe jane came te besimit orthodhoks. Kerkesat e vete cameve eshte rikthimi ne tokat e tyre, rikthimi i shtetesise greke, rikthimi i pronave e me rradhe.
    Nuk e dije, ja e mesove edhe kete. Tjeter, cfare do te mesosh?
    Albo
    Me kete te fundit na habite fare. Edhe Nikolas Gejxh-it besoj se nuk do ti kete shkuar ne mendje.
    A mos jane valle te gjithe shqiptaret greke por ama nuk e dijne?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kinezi : 04-06-2006 më 00:51
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Albo

    Kjo teme kaq eshte, nje fjali

    Ca ortodoks je ti?!...Kur mbron ata qe grabisin,dhunojne, blejne e shesin varet e kishes.



    Ti ben mal llafesh......pa lidhje fare.....e hidhesh nga dega ne dege...e hap biseden ne gjera te tjera etj.....e ke stilin tend....qe te largohesh nga qendra e bisedes e ti shpetosh humbjes ne debat.

    E ato jane denoncuar nga vete fshataret qe kane varosur te paret e tyre ne ate kishe e qe jetojne aty...ata e denoncuan..qe e more vesh dhe ti ne amerike.

    Ti je ne amerike, ke qene dikur ne Permet, ashtu sic ke qene dikur shqiptar me te tjera mendime,e i ndryshove ato, e sot ti je nje mbrojtes i cdo gjeje greke , sado flagrante te jete ajo.

    Nuk ke me kredibilitet ne forum...e aq me teper...kur do te mbrosh greket edhe ne kete teme.........qe gjerat jane kaq flagrante...e qe nuk mbrohen dote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 04-06-2006 më 02:02

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-11-2005
    Postime
    18
    E pabesueshme se me qfare energjie ky Albo(qe ne fakt me teper i pershtatet me e quajt veten Greko) eshte duke mbrojtur qelbesirat greke..po e ke kot bre Albo/Greko, me keto gjeste ti vetem e humb jo vetem kredibiltetin tend ne forum por edhe gjith faqen e kthen nga forumishqiptar ne forumigrek..

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    nejse, per te qene
    realist pati mes çamerve kriminele lufte qe meritonin ndeshkimin ligjor per
    bashkepunim me nazizmin, .
    Ronisotiri qe ka pasur nacionaliste bashkepunetore te nazizmit nuk do te thote qe kane qene kriminel lufte.Bashkepunetore ka pasur edhe grek,maqedonas,serb,austriak,sllovene,italiane,fra ncez.......
    Mos harro batalionin "çameria" qe luftoi si gjithe shqiptaret ndoshta dhe perkrah grekerve(se ata legenat ne i kemi çliruar gjithmone lol)kunder nazifashizmit.
    Jam dakort me arsyetimin tend qe edhe sikur te kishte kriminel lufte nuk perligjet genocidi ndaj nje popullsie.

    Meqenese jemi te varret.
    A e dini ju(patjeter po) qe çamet nuk munden as ti shohin dot varret e te pareve?
    Kta jane greket.Vertet per te ardhur keq,kane kaq kohe ne gjirin e evropes dhe sillen si fshataret me te humbur ne somali.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #149
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Nuk a ke fajin Albo e ka fajin Grekortodoksia!

    Keto kohet e fundit po mendohem serizosht si t'a je vej emrin ketij fenomenit "grekortodoksi" se dita dites vetem me fe nuk me ngjan me... aq me teper nuk ngjan me fene e Krishtit (megjithese mire do ishte te sqaronim se Krishti nuk solli asnje fe ne Toke perkundrasi solli nje vizion qe vinte ne kundershtim me fete e deri asaj kohe por edhe me vet konceptin njerezor mbi fene). Nga andej e tutje ky vizion u abuzua e u perdhunua mijera here per te arritur sot tek Grekortodksia dhe tek fenomeni Albo!

    faleminderit dhe thirrini mendjes se shume larg Krishtit po ju shikoj!

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    une menoj qe greket kan ckan ne shqiperi ti lene aty ku jane se ne nuk dime qe te kemi ngacmuar njeri te pakten kto vitet e demokracise.++++ qe greqis po i ha vete ajo e shkreta se po e kruan edhe me turqin po menoj se po kerciti do i kercasi mire greqis

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  11. #151
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Camet jane per vete minoritet grek ne toke shqiptare, ata jane shtetas greke te debuar nga toka e tyre greke. Dhe jo vetem kaq, por ata qe ti quan "came" jane camet e besimit musliman, qe jane minoritet brenda vete minoritetit cam ne Greqi qe eshte atje dhe sot e kesaj dite dhe jane came te besimit orthodhoks. Kerkesat e vete cameve eshte rikthimi ne tokat e tyre, rikthimi i shtetesise greke, rikthimi i pronave e me rradhe.

    Nuk e dije, ja e mesove edhe kete. Tjeter, cfare do te mesosh?

    Albo
    Camet jane refugjate shqiptare me ish shtetesi greke ne toke shqiptare.Ato toka e di mire ti qe jane shqiptare dhe jo greke.
    Kerkesat e çameve jane vertet ato por ti nuk i dhe pergjigje pyetjes qe te bene.

    Me pelqen shume nje shkrim yti Albo ne 2002 ndaj po e sjell dhe njehere ketu.


    I. C'DO TE THOTE TE JESH SHQIPTAR?


    Pike se pari nuk egziston "identiteti kosovar", ata njerez qe te tjeret i quajne "Kosovare", pasi jetojne ne krahinen me emrin Kosove, JANE SHQIPTARE. Shqiptaret mund te therrasin njeri-tjetrin pa te keq me emerime krahinash, si vlonjat, permetar, kuksian, tirans, kosovar, shkupjan por keto nuk ngrihen ne baze "identitetesh" ngrihen ne baze krahinash.

    Cfare permban ne vetvete identiteti kombetar shqiptar?

    - Gjaku
    - Toka
    - Gjuha
    - Historia
    - Tradita

    Gjaku eshte mbartesi i shpirtit i cdo qenie te gjalle, ashtu sic eshte mbartesi i shpirtit te nje kombi. Kombi Shqiptar ngrihet mbi GJAKUN SHQIPTAR, qe kaq shume veta e kalojne pa i kushtuar rendesine e duhur. Ne mesin e shqiptareve ka shume shqipfoles, qe edhe pse mund te flasin shqip, edhe pse mund te hiqen patriote e nacionaliste, ata nuk kane gjak e prejardhje shqiptari. Ne mesin e shqiptareve ka turq, greke, rome, rumune, malazeze, maqedonas, serbe qe nuk perbejne me pakica, por kane penetruar ndjeshem dhe maskuar bukur ne shoqerine shqiptare. E theksoj fort kete pike, se sado te perpiqen keta njerez te "behen shqiptare", ata asnjehere nuk do te mund te fitojne ate qe shqiptaret me gjak shqiptari kane, Shpirtin e Shqiptarit.

    Toka eshte trupi i nje kombi. Nje trup i cunguar, do te thote nje komb i cunguar. Per gati 1 shekull, shqiptaret u ndane, pushtuan, robtuan duke punuar per te tjere. Kalvari i vuajtjeve eshte i gjate dhe pasoja me e rende e tij, ishte goditja ne ndergjegjen kombetare: vellezer qe ndihen si te huaj ne pranine e njeri-tjetrit. Pa nje trup te shendoshe, shqiptaret nuk do te mund te bejne qofte e nje hap ne rrugen e aspiratave te tyre kombetare.

    Gjuha eshte zeri i shpirtit te nje kombi. Zoti i ka bekuar kombet me gjuhen qe flasin, dhe gjuha jone shqipe eshte nje nder gjuhet me te lashta te vete njerezimit. Pasuria me e madhe qe prindi shqiptar i le femijve te vet, eshte gjuha shqipe pasi ajo gjuhe eshte gjuha qe foli babai, gjyshi, stergjyshi .... e me dhjetra breza para. Kjo gjuhe na vecon nga popujt e tjere dhe flet per madheshtine e Shpirtit te Shqiptarit. Pa te, do te ishim nje popull me nje te shkuar te panjohur, dhe me nje te ardhme te pasigurt.

    Historia eshte testamenti i nje kombi. Historia shqiptare i perngjan shume historise se vuajtjeve biblike pasi kalvari i vuajtjeve i popullit shqiptar ka qene i gjate. Por ne vend qe keto vuajtje te dobesonin aspiratat e shqiptareve, ato jane rritur e lartesuar. Dhimbja te burreron. Vetem pas gati nje shekulli te ndare, Kosova sot eshte e lire duke vene keshtu ne vend nje padrejtesi shekullore qe rendote mbi ne shqiptaret. Nje popull qe nuk e di nga vjen, nuk mund te shikoje rrugen e drejte qe duhet te ndjeki.

    Tradita eshte bukuria e shpirtit shqiptar. Tradita meshirohet ne sjelljen, veshjen, festat, tragjedi, lufte, dasma, vaje, nga nje krahine ne tjetren. Duke qene nje popull i mocem, shqiptaret kane akumuluar ne vitet e egzistences se tyre nje tradite sa origjinale edhe te pasur. Tradita zbukuron karakteret e cdo shqiptari, ushqen moralin e secilit prej nesh, dhe na fal hijeshi ne syte e popujve te tjere. Ky eshte ai thesari qe popujt e tjere na e lakmojne, kurse ne shqiptaret shume pak e vleresojme. Trashegimia jone kombetare perbehet pikerisht nga keto tradita qe brezat aktual duhet tua kalojne brezave te rinj.


    II. FORMAT E NDJENJES KOMBETARE

    Dashuria ndaj gjithckaje dhe ndaj kedo nuk shprehet vetem me fjale por me vepra. Ne kete pike dua te flas pak pasi egziston nje mentalitet paksa konfuz persa i perket patriotizmit dhe nacionalizmit qe jane bij te Ndjenjes Kombetare. Eshte kjo ndjenje qe te ben patriot e nacionalist. Te jesh patriot nuk eshte e njejta gje me te qenit nacionalist. Pavaresisht se kane nje nene midis te dyjave ka dallime te medha.


    Nacionalizmi

    Nacionalizmi ndertohet mbi trimerine, sakrificen dhe veteflijimin e jetes per te mbrojtur interesat kombetare. Sa here qe interesat kombetare qe une zura ne goje me siper preken nga interesa te huaja, ne vend zgjohet ndjenja nacionaliste qe te ben te rembesh armet e te dalesh ne mbrojtje te interesave territoriale te vendit. Rasti me i fundit ne historine tone eshte lufta ne Kosove ku shqiptaret rrembyen armet per te fituar lirine e tyre te neperkembur e shkelet nga agresori serb. Luften askush nuk e do, por kur gjithcka tjeter deshton, ajo eshte mjeti i fundit per te mbrojtur identitetin shqiptar. Lufta nxjerr ne pah trimerine dhe ndenjen liridashese te nje kombi. Ne shqiptaret jemi nje popull shume krenar pasi asnjehere ne historine tone mijra vjecare nuk na kane munguar strateget dhe heronjte qe kthehen ne figura kombetare.

    Nacionalizmi gjithashtu eshte i verber pasi lufta gjithmone ne themel te saj ka urrejtjen dhe urrejtja produkt te saj ka shkaterrimin. Jo pak here nacionalizmi eshte perdorur nga njerez te vecante per te mashtruar dhe perdorur nje popull per qendrime te mbrapshta, kujtoni Hitlerin, kujtoni E. Hoxhen dhe luften nacional-clirimtare. Partizanet shqiptare luftuan e derdhen gjak per clirimin e Shqiperise, mbrojtjen e lirise dhe identitetit shqiptar. Enver Hoxha luftoi per te dale ne krye te atij populli, per te vendosur nje rend diktatorial, per te shfarrosur te gjithe ata qe mendonin ndryshe packa se mund te ishin elite e atij vendi. Ajo qe dua te them eshte se nacionalizmi duhet gjithmone mbajtur ne frere.


    Patriotizmi

    Patriotizmi eshte ndjenja me e kulluar qe lind si pasoje e shkrirjes se ndjenjes se dashurise dhe urtesise qe egziston ne nje popull. Kjo ndjenje te ben te vuash shpirterisht sa here qe populli tend vuan, te gezosh me gjithe shpirt sa here qe populli yt gezon paqe dhe prosperitet. Te ben te vrasesh mendjen se si tu vish ne ndihme sa me mire vellezerve te nje gjaku. Te sheron e lehteson dhimbjen ashtu sic te fal edhe optimizem atehere kur e ardhmja e nje kombi eshte me e erret dhe e pasigurt se kurre.

    Populli shqiptar eshte nje popull i vuajtur qe ka sakrifikuar shume jo vetem per vetveten por edhe per mbare njerezimin. Vuajtja te lodh trupin por te larteson shpirtin dhe eshte pikerisht ky SHPIRT SHQIPTARI qe secili nga ne mbart e ushqen. Eshte pikerisht ky shpirt qe na ben te duam njeri-tjetrin packa se vijme nga krahina te ndryshme te Shqiperise, packa se kemi fe te ndryshme, packa se flasim shqipen ne dialekte te ndryshme, packa se historia me padrejtesite e saj na ka ndare nga njeri-tjetri per nje kohe te gjate. Por sic thote nje fjale e urte popullore: "Gjaku uje nuk behet!" dhe ne gjakun e cdo shqiptari rrjedh edhe shpirti i tij. Ndjenja e patriotizmit gjithmone nxjerr ne pah virtytet me te larta te nje kombi.


    III. RRJEDHA E NDJENJES KOMBETARE

    1. Familja

    Familja eshte ajo qe mbjell e ndihmon te zere rrenje ndjenja kombetare ne shpirtin e mendjen e femijeve te vet. Kete e ben ne nje menyre shume indirekte dhe gati te pavetedijshme. Nena i meson femijes shqip; baba dhe roli i tij ne familje eshte imazhi qe femija mbart gjate gjithe jetes se tij, gjyshi me gojedhenat e historite e tij i ngjall femijes ndjenjen e krenarise dhe sakrifices; gjyshja me dhembshurine dhe perkushtimin e saj zgjon tek femija ndjenjen e dashurise se pakushtezuar per popullin tend.

    2. Historia

    Nese familja i jep jete ndjenjes kombetare, njohja e historise se popullit te tij i fal femijes identitetin kombetar. Kur femija arrin te njohi se nga ka ardhur, kujt populli i perket, sa vuajtje e sakrifica jane bere, cilet popuj na kane ardhur ne ndihme e cilet jo, cilet shqiptare kane punuar per Shqiperine dhe cilet kane vrare e masakruar popullin e vet, atehere ai arrin te hedhi mbi supe baren e historise kombetare, te shkuaren tone. Kjo ka per ta ndihmuar ate qe te shikoje me mire te ardhmen.


    3. Realiteti

    Nese deri me lart ndjenja kombetare ishte e mbarsue me plot idealizem, femija i rritur tashme duhet te perballet me realitetin e popullit te tij. Ky realitet mund te jete krejt depresionues, i pashprese dhe shpesh njerezit arrijne deri ne nje krize identiteti ku fajesojne vetveten. Mirepo brezat e rinj jane gjithmone me te gatshem dhe me energjike per te mos pranuar realitete te tilla, por te perpiqen ti ndryshojne ato duke ofruar vizione te reja qe ne vetevete jane nje realitet i ri ndryshe. Ne kete pike secili nga ne ka nje njohje te plote te atij realiteti qe e rrethon. Kjo na revolton, na deshperon, na depresionon, por ky eshte realiteti yne.


    4. Misioni

    Te mos pranosh te behesh rob i realitetit ne te cilin jeton eshte nje hap i pare. Hapi i dyte eshte gjetja e rrugeve dhe strategjive per te sjelle ndryshimin e ketij realiteti. Deshira per te bere dicka per te ndryshuar per mire realitetin e shoqerise te ciles i perket, buron pikerisht nga ndjenja kombetare. Tani ka ardhur koha qe familja dhe shoqeria te vjelin frutet e kesaj ndjenje qe do te duken tek perkushtimi dhe puna e brezave te rinj. Syte te gjithe njerezit ne nje shoqeri i kane pikerisht tek rinia qe eshte edhe grupi me energjik i cili mund te mundesoje nje ndryshim pozitiv. Secili ne kete pike nderrmer nje hap/mision/rruge me te cilen ai mendon se po i vjen ne ndihme popullit te tij dhe vendit te tij. Ky eshte pikerisht momenti kyc ku njerezit ndahen ne dy grupe: ata qe vene interesat e tyre personale mbi gjithcka dhe ata qe sakrifikojne interesat e tyre personale per te hir te interesave te perbashketa kombetare.


    IV . AKTIVIZMI KOMBETAR

    Pasi shpreha me lart botekuptimin tim me pak fjale mbi kete teme, tani dua ti meshoj veprave qe lindin pikerisht mbi ndenjen kombetare. Do te mundohem qe te jem sa me praktik dhe aktual qe ato qe thashe me lart te mos ngelen vetem fjale te bukura por burim inspirimi per te shprehur me vepra perkushtimin e secilit prej nesh karshi popullit dhe kombit shqiptar.

    Te gjithe ata qe kane gjak shqiptari dhe qe kane kaluar ne stadet e mesiperme vuajne shpirterisht kur e shohin Shqiperine si komb ne ate gjendje. Kjo vuajtje manifestohet ne shume forma, sic jane pesimizmi i tepruar per moshat e vjetra, dhe optimizmi i tepruar per moshat e reja. Kete mund ta vereni edhe ne kete forum ne komentet qe bejne anetare te grupmoshave te ndryshme.

    1. Mentaliteti aktual shqiptar

    Egziston nje mentalitet bolshevik ne lidhje me vleresimin e ndjenjes kombetare tek ne shqiptaret. Ky mentalitet manifestohet ne nje forme agresive nga njerez te papergjegjshem te cilet:

    - pretendojne te jene zedhenes te veteshpallur te ceshtjes kombetare, edhe pse ne arteriet e tyre nuk rrjedh gjak shqiptari.

    - ka individe apo grupime qe perpiqen te marrin persiper edhe clirimin e trojeve shqiptare, sic beri dikur Enver Hoxha ne 1944. Kjo ben qe ne te na degjojne veshet e te na shohin syte e degjojne veshet atentate dhe vellavrasje te njerezve me te perkushtuar ndaj ceshtjes kombetare.

    - nacionalizmi apo patriotizmi i secilit matet me shkallen e sulmeve bajate karshi shqiptareve te tjere. Sot ne rrethet shqiptare egziston nje ambient mbytes i krijuar pikerisht nga individe qe sulmojne kedo dhe gjithcka, pa marre parasysh se kush jane dhe cfare kontributi kane dhene ceshtjes kombetare.

    - ka njerez qe mundohen ti veshin ngjyrime fetare ceshtjes kombetare duke sulmuar figurat e njeres fe ne Shqiperi, me shprese se ne kete menyre ai qe sulmon te ndihet me "shqiptar". Kjo eshte fryme anti-shqiptare.

    - sot shqiptaret kujtojne se ceshtja kombetare eshte ne duart e politikaneve, dhe zgjidhjen e problemeve e shohin vetem ne rruge politike. Egziston mendimi se ne menyre qe te sjellesh ndryshim ne nje shoqeri, duhet te jesh njeri i zgjedhur politikan, komandat ushtrie, president etj. Ky eshte mentalitet i gabuar per mua.

    2. Vleresimi i kontributit te secilit

    Ceshtja kombetare eshte aq madhore per ne shqiptaret sa nuk mund te zgjidhet me kontributin e 1 njeriu, 1 milion njerezve apo 1 brezi. Ajo kerkon perkushtimin e gjithe shqiptareve sot dhe atyre brezave te rinj qe do te lindin neser. Secili nga ne ka sec ti jape ceshtjes kombetare qe merr formen e nje stafete brezash.

    Qe te shikoni kontributin e shqiptareve(frutet e ndjenjes kombetare) duhet qe te tregoheni largpames. Ai emigranti qe roptohet ne Itali e Greqi per te mbajtur familjen e tij ne Shqiperi eshte me atdhetar se ai shqiptari qe e shtun diten nga njera kafe ne tjetren. Te gjithe ata breza te rinj qe po shkollohen ne Perendim, jane nje investim i madh qe behet per te ardhmen e atij vendi. Nje dite keta do ti kthehen Shqiperise per te dhene kontributin e tyre ne ate fushe ku jane eksperte. Me vete keta njerez nuk do te sjellin vetem $$$ por edhe nje mentalitet e kulture pune ndryshe qe aktualisht mungon ne shoqerine shqiptare.

    Shume njerez duan ta shohin Shqiperine mire, dhe kujtojne se ndryshimi per mire ka per te ardhur sa hap e mbull syte. Kjo nuk ka per te ndodhur kurre per aq kohe sa gjithsecili nuk e kupton qe ndryshimi per mire vjen nga ai ndryshimi i vogel fale perkushtimit qe gjithsecili prej nesh tregon dite per dite. Deshira per te mesuar mbi te lajmet qe vijne nga vendi yt, deshira per te qene prane shqiptareve duke marre pjese ne forume, chat, manifestime e festa, deshira per te mesuar sa me shume mbi historine/traditen/kulturen e vendit tend, ruajtja e tradites shqiptare edhe ne emigrim, shprehja e mendimit tuaj mbi ceshtje qe shqetesojne mbare shqiptaret jane pikerisht shenjat qe tregojne shkallen e ndergjegjes kombetare tek secili prej nesh.

    Menyra e vetme per te vleresuar kontributin qe secili prej nesh jep per ceshtjen kombetare eshte vleresimi i punes dhe perkushtimit tone pa marre parasysh, perkatesine fetare, krahinore, partiake.
    __________________
    Shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar!
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  12. #152
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Mender muhabetit qe po behet ktu te na hane mun greket.Ti vene flaken dhe njehere shqiperise po ke per te pare qe tymi do dale ne athine,edhe grekerit kete e dine mire ndaj nuk e bejne.
    Si do dalka tymi ne Athine mer shites? Mund te na elaborosh pak me shume, se me sa di une heren e fundit kur u dogj Shqiperia, nga greqerit dhe leberkomunistet, nuk pashe ti dale ndonje tym Athines?! Tymi i dilte vetem Tiranes edhe qyteteve tjera te Shqiperise, 'er ti cam shitesi .... Me fjale ti mund ta djegesh tere Greqine, jo vetem Athinen, po vetem me fjale ama.
    Greku u ka shtire ne guacke 're .....

  13. #153
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Eshte pune ere.Tani mua me duket sikur era fryn per ne.
    Nuk u dhimbsemi ne atyre se te ishte per ta do na kishin vene flaken po te mundnin por e nuhasin eren qe po fryn.
    mendoj dhe shpresoj une te jete keshtu.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  14. #154
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Jo 'er shites, nuk eshte ashtu sic mendon ti. Era ende fryn per greqerit, edhe ata do ta 'hedhin ne ere' Shqiperine atehere kur ta shohin momentin me te pershtatshem. Greqerit jane mjaft efikas dhe efektiv ne raportet e tyre me shqiptaret, ngaqe i bejne llogarite me mire se ne.

  15. #155
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Te njejten pyetje ben edhe homologu yt grek ne rruget e Athines: Cfare duan ata 600 000 shqiptare te gjalle, e jo te vdekur ne rruget e Greqise? Perse duhet ti mbajme keta ne Greqi, kur keta nuk na mbajne dot ne token e tyre 69 varre ushtaresh greke?!

    Jepi pergjigje homologut grek se mbase e kupton qe ti nuk je shume ndryshe nga ai "nacionalisti grek" ne rruget e Athines.

    Albo
    Shume thjesht: Keta 600000 shqiptaret neper rruget e Athines nuk kane shkuar per te organizuar dhe bere masakra atje, perkundrazi, sepse ata (greket) kane nevoje per ta.
    Katy te fundit qe mbron ti, kan ardhur ne toke te huaj per te keq, kane masakruar Shqiperine e Jugut, Albo atdhetari!!! Ndoshta te ndohmon kjo pakez!?

  16. #156
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Prifti Thomollari, tërhiqet policia dhe prokuroria


    Prifti Vasil Thomollari, i denoncuar për hapjen e varreve në fshatin Kosinë dhe marrjen e eshtrave si ushtarë grekë të vrarë në luftën italo-greke, vazhdon të mos merret në pyetje nga prokuroria dhe policia. Institucionet shqiptare nuk kanë mundur të marrin në pyetje, priftin Thomollari, as ditën e djeshme, që ishte dhe afati i fundit që ishte vendosur. Prifti Vasil Thomollalri vazhdon të kryejë detyrën e tij, duke mbajtur të mbyllur Kishën e Kutalit, ku ndodhen dhe 69 kuti me eshtrat e zhvarrosura në fshatin Kosinë. Policia dhe prokuroria janë tërhequr, duke mos mundur të hyjnë për të bërë verifikimet në kishë, por nuk kanë mundur as të marrin në pyetje, Vasil Thomollarin, i cili është akuzuar nga punëtori Altin Ballabani, për këtë ngjarje. Banorët e Përmetit dhe Gjirokastrës e kanë parë priftin duke lëvizur në të gjithë territorin, ndërsa nga prokuroria dhe policia nuk jepet një përgjigje se kur ai do të merret në pyetje. Vetëm dy ditë më parë, prokuroria mori në pyetje katër punëtorët që kanë marrë pjesë në zhvarrime, ndërkohë që nuk arrin të marrë në pyetje, personin kryesor të denoncuar për këtë çështje.



    Marre nga www.shekulli.com.al


    Nje gje eshte e sigurte.Qe ceshtja po mundohet te "mbulohet" e te kalohet ne heshtje.Madje dhe media e shkruar eshte shume e rezervuar ne pasqyrimin e situates.Drejtesise shqiptare kesaj rradhe ju lidhen duart (nga nje vagabond ishfurxhi) ne emer te integrimit europian dhe miqesise mes fqinjeve.Nje tjeter sakrifice...

    Gjynah.
    .........................

  17. #157
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    ketu paskan marre ere punet///


    Sa per varre grekesh ka edhe ne (qafen e gjarperit) ose (guri i prere) kush pretendon se eshte nga ajo zone e di mire se ku jane keto vende.

    Sa per ato qe shprehen pak me lart jane me te vertete per te ardhur keq pasi greket edhe shqiptaret jane dy popuj te lashte dhe me shume tradita, por jane qelbesirat ata qe duan te prishin miqesine midis ketyre dy popujve.

    Ka mbi 500 mije shqiptare ne greqi dhe kane bizneset e tyre aty dhe nuk i nget kush po ashtu edhe ne shqiperi ka kompani greke qe investojne dhe nuk kane probleme te tilla.

    gjithkush ka gjykimin e vete.

    faleminderit oli-inter
    vari leshte

  18. #158
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    Si "nderin e kishes Orthodokse Greke" ndaj 200 çameve te djegur pabesisht nga fashistet e... , si ja thone emrin se e
    harrova ... Metaksa???
    Metaksai kishte vdekur qe ne Janar te 41 kur akoma Greqia nuk ishte pushtuar dhe as ishte bere shperngulja e cameve (e vitit '44), prandaj meso me shume para se te shprehesh mendim.

    nejse, per te qene
    realist pati mes çamerve kriminele lufte qe meritonin ndeshkimin ligjor per
    bashkepunim me nazizmin, por kjo nuk justifikon gjenocidin dhe "shpelarjen
    etnike"
    Nga gjyqet greke te pasluftes u akuzuan si kriminele per krime te renda lufte rreth 2100 came, 1/10 e popullsise, dhe shume prej tyre u denuan me vdekje ne mungese. U denuan ndonjehere aktualisht keta? JO. Pra, nuk ishin dy apo tre, e gjithe popullsia came bashkepunoi me italianet kundra grekeve, duke i pare italianet si shpetimtare.

  19. #159
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Nga gjyqet greke te pasluftes u akuzuan si kriminele per krime te renda lufte rreth 2100 came, 1/10 e popullsise, dhe shume prej tyre u denuan me vdekje ne mungese. U denuan ndonjehere aktualisht keta? JO. Pra, nuk ishin dy apo tre, e gjithe popullsia came bashkepunoi me italianet kundra grekeve, duke i pare italianet si shpetimtare.
    Nga gjyqet GREKE nuk asht ndonji cudi.... po nuk ma merr mendja te kene qene aq te pa-anshem..

    Edhe ne Shqipeni Enveridenoi mijera vete me gjyqet e veta, po kjo nuk i ban armiq.

    Gjithashtu ne se 10% dalin fajtore (po e pranoj per momentin si te vertete), kjo nuk asht arsye qe te debohen 90% pjesa tjeter e cila nuk eshte perzier.

    Genocidi nuk mund te mbrohet Tanhauser... edhe ne Kosove mbi 10% e serbeve te Kosoves jane perfshi ne krime kunder shqiptareve por bota e qeveria e Kosoves ka pranuar rikthimin e tyne ne shtepite e veta.

  20. #160
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Cfare Mendoni Per Cvarrimet Ne Kosine?

    Cili Eshte Mendimi Juaj Per Zhvarrimet Ne Kosine?
    Perse Greqia U Kujtua Tani Per Ushtaret E Saj ?
    Perse Nuk U Mor Asnje Leje Per Keto Zhvarrime?
    Perse Nuk Lejohet Ekspertiza Te Analizoje Eshtrat ?
    Pergjigje
    Ne Luften E Dyte Boterore Ishte Dhe Aleanca Rome / Berlin / Tokio /
    Italia Kishte Per Detyre Te Pushtonte Disa Vende Dhe Nder Keto Ishte Dhe Shqiperia Kur Italia Pushtoi Shqiperine Ajo Avancoi Duke Kerkuar Te Pushtonte Dhe Greqine Por Kjo Nuk U Harrit Sepse Ata Hasen Nje Front Shume Te Fuqishem Grek . Lufta Per Dy Jave U Be Ne Token Greke Por Nga Rezistenca E Madhe Greke Italianet U Terhoqen Dhe Greku Avancoi Drejt Shqiperise ,( Perse Greqia Avancoi Dhe Pushtoi Jugun E Shqiperise Cili Qe Qellimi I Saj?) Qellimi I Saj Qe Meqe Ne E Morem Perpara Italine Mund Te Marrim Dhe Vorio Epirin Qe Quajne Ata .dhe Kjo Ishte Nje Nga Synimet E Greqise . Dhe Kjo Lufte Ne Token Shqipetare Ndermjet Italise Dhe Greqise Zgjati Rreth 3 Muaj Dhe Humbjet Ne Ushtare Qene Te Barabarta Por Me Fitoren E Grekut. Mbas Shume Vitesh Italianet Ne Nje Marreveshje Me Shtetin E Atehereshem Shqipetar I Mori Te Gjithe Ushtaret E Saj Te Vrare Dhe I Coi Ne Itali Kurse Greqia I La Aty Perse Greqia Nuk I Mori Kurre Ushtaret E Saj ? ( Por U Kujtua Tani Ne Vitin 2006 ) Sepse Qellimi I Saj Eshte I Qarte Qe Aty Ku Kane Rene Ushtaret Greke Eshte Toke Greke Dhe Qe Quhet Vorio Epiri .........
    Ka Filluar Nje Helenizim Ne Jugun E Shqiperise Dhe Shteti Shqipetar Nuk Po Merr Masa Per Kete . ( Hapja E Shkollave Greke , Kthimi Ne Ortodokse Te Shume Shqipetareve Ne Jug Te Shqiperise , Ngritja E Flamujve Greke Ne Shume Vende Ne Jug , Dhe Se Fundi Zvarrimet Gjoja Ushtare Greke , Dhe Kerkimi I Rivarrosjes Perseri Po Ne Ate Vend Dhe Me Nje Permendore Ku Do Shkruhet (ushtare Greke Te Rene Per Clirimin E Vorio Epirit) Pra Qellimi I Greqise Eshte I Qarte . Po Si Ka Mundesi Te Vij Nje Prift Pa Leje Nga Shteti Dhe Te Zhvarrosi Njeres Kot Me Kot Gjoja Ushtare Greke ? A Mundet Nje Cam Te Veje Ne Cameri Dhe Pa Leje Nga Shteti Grek Te Zvarrosi Gjyshin Ose StergjYshin E Tij ? As Qe Behet Fjale Per Kete ........... Pra O Shtet Ku Je Se Po Na Pushton Greku Dhe Ju Nuk po Beni Asgje.........
    Ndryshuar për herë të fundit nga King_Arthur : 05-06-2006 më 09:31 Arsyeja: PERMIRESIM I SHKRIMIT

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •