Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Ndryshimet në Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së ngjallin reagime tek subjektet në

    Ndryshimet nga ana e UNMIK-ut në Ligjin për Vlerat e Luftës së UCK-së, pas miratimit të tij nga Kuvendi i Kosovës, kanë ngjallur reagime tek Shoqatat e Dala nga Lufta dhe tek Partia Demokratike e Kosovës.
    Ndërkohë, shqetësimet e saj lidhur me këto ndryshime në tekstin e ligjit i ka paraqitur edhe Qeveria e Kosovës.

    Emërues i përbashkët i pakënaqësive lidhur me ndryshimet e bëra në këtë ligj konsiston në faktin se përmes tyre behët përpjekje e tejdukshme për mohimin e luftës së drejtë të UCK-së

    Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, zëvendësimi i termeve në ligj e ka bërë atë të papranueshëm për PDK-në. UNMIK-u ka ndërhyrë në ligj pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe në atë ndërhyrje ka bërë mohimin e luftës së UÇK-së, ku termin luftë e ka riemëruar konflikt i armatosur, ndërsa në vend të fjalisë “Dëshmorët e Kombit” është përdorur fjalia “Martirë të Kosovës”, u shpreh Fatmir Limaj, nënkryetar i PDK-së.

    Ai tha se këto intervenime nuk janë vetëm terminologjike, por ato janë intervenime politike. Limaj i ka bërë thirrje Petersenit që nga teksti i ligjit të hiqen këto ndërhyrje dhe ta lejnë ligjin ashtu siç ka dalë nga parlamenti.

    “Megjithëse me vet ligjin e miratuar nga parlamenti nuk është kryer puna rreth këtyre kategorive, por është një bazë e mirë dhe e mbarë që këto kategori të përfitojnë një përkujdesje institucionale”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, z. Fatmir Limaj.

    Fatmir Limaj ka kritikuar edhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës duke thënë se me nënshkrimin e tij ka bërë spektakël.


    “Gjithashtu ftoj qeverinë e cila bëri spektakël me nënshkrimin e ligjit, megjithëse asaj nuk i takon një gjë e tillë”, ka thënë Limaj.

    Zëdhënësja e Qeverisë, Ulpiana Lama ka bërë sqarim lidhur me terminologjinë e përdorur nga ana e UNMIK-ut në këtë ligj.

    “Nuk është hequr asgjë prej tij, por vetëm kërkohet që në vend të fjalës luftë të përdorët konflikt dhe në vend të fjalës hero të përdorët dëshmor. Ne i kemi dërguar një letër zyrtare UNMIK-ut”, ka thënë zëdhënësja Lama.

    Ndërkohë që sot /e enjte/ kryeministri Agim Çeku do të takohet me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe me zëvendës shefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk, ku do të diskutohet për ndryshimet e bëra në këtë ligj.

    /Mejreme Tahirukaj/





    Postuar më: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff me May 11, 06 | 12:56 pm



    Radio Kosova | LIVE

    Radio Blue Sky| LIVE

    TVK | LAJMET

  2. #2
    Vazhdojnë reagimet për Ligjin mbi vlerat e luftës

    Ndryshimet e UNMIK-ut në ligjin për Vlerat e Luftës së UÇK-së, pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës kanë ngjallur reagime tek Shoqatat e Dala nga Lufta dhe PDK-ja. Shqetësimin e saj e ka paraqitur edhe Qeveria e Kosovës.


    Sipas Partisë Demokratike të Kosovës zëvendësimi i termeve në ligj e ka bërë atë të pa papranueshëm për PDK-në. UNMIK-u ka ndërhyrë në ligj pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe në atë ndërhyrje ka bërë mohimin e luftës së UÇK-së ku termin "luftë" e ka kthyer në "konflikt i armatosur", ndërsa në vend të fjalisë “Dëshmorët e Kombit” është përdorur fjalia “Martirë të Kosovës”, u shpreh Fatmir Limaj, nënkryetarë i PDK-së. Ai tha se këto intervenime nuk janë vetëm terminologjike por ato janë intervenime politike. Limaj i ka bërë thirrje Petersenit që të tërheq këto vërejtje dhe ta lejojë ligjin ashtu siç ka dalë nga parlamenti. Fatmir Limaj ka kritikuar edhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës duke thënë se ka bërë spektakël në nëshkrimin e ligjit. CUT:-Gjithashtu ftoj qeverinë e cila bëri spektakël në nënshkrimin e ligjit megjithëse asaj nuk i takon një gjë e tillë. Zëdhënësja e Qeverisë, Ulpiana Lama ka bërë sqarim lidhur me terminologjinë e përdorur nga ana e UNMIK-ut në Ligj. “ Nuk është hequr asgjë prej tij por vetëm kërkohët që në vend të fjalës luftë të përdorët konflikt dhe në vend të fjalës hero të përdorët dëshmor .Ne i kemi dërguar një letër zyrtare UNMIK-it” tha ajo. Ndërkohë, Kryeministri, Agim Çeku do të takohet me përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta dhe me zëvendës shefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk ku do të diskutohet për ndryshimet e bëra në këtë ligj.


    RTK 11/05/2006 13:47:31

  3. #3
    Xhemajli kërkon sqarim rreth ndërhyrjeve që janë bërë në Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së

    Prishtinë, 11 maj 2006 (Kosovapress) Koha 12:17

    Deputeti i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) Emrush Xhemajli kërkoi të enjten sqarime nga Kuvendi i Kosovës rreth ndërhyrjeve që janë bërë në Ligjin për veteranët e luftës, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga ana e Zyrës Ligjore të UNMIK-ut. Ai gjithashtu kërkoi që ky ligj të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe të shihen ndërhyrjet që janë bërë, në mënyrë që ato të përmirësohen, përndryshe, ai propozoi që Kuvendi të heq dorë dhe mos a njoh atë ligj. Kërkesa e Emrush Xhemajlit është mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Liberale e Kosovës.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zyra Ligjore e UNMIK-ut zhvlerëson ligjet e Kuvendit të Kosovës, mohon luftën e UÇK-së dhe gjakun e dëshmorëve

    Ahmet Qeriqi

    Nuk është kjo hera e parë, e me siguri se nuk do të jetë as e fundit, që Zyra Ligjore e UNMIK-ut iu bën me dije autoriteteve të caktuara të vendit tonë, se kjo është zyre vendimmarrëse, e cila ka autorizimin e OKB-së për të nënshkruar vetëm ato ligje, të cilat paragjykojnë përkufizimin e statusit të ardhshëm të Kosovës, si entitet multietnik pa kurrfarë përmbajtje historike, kombëtare apo çlirimtare.
    Kjo zyre, ditë më parë nxori në shesh edhe një të vërtetë tjetër të hidhur, e cila i ka befasuar iluzionistët dhe ata të cilët mendojnë se po e ndërtojnë shtetësinë e Kosovës, pa ditur as vetë se çka nënkupton ajo farë shtetësie, e cila, në rastin konkret nga Zyra Ligjore e UNMIK-ut, përkufizon të kaluarën tonë të përgjakshme vetëm me pak fjali: Nuk ka pasur luftë çlirimtare në Kosovë, nuk ka heronj, nuk ka armiq dhe tërë kjo mbase paska qenë vetëm një ëndërr e hidhur, të cilën shqiptarët për hir të serbëve dhe të bashkëjetesës me ta u dashka ta harrojnë. Ky përkufizim jo vetëm që nënkuptohet dhe interpretohet kështu, por kështu është projektuar decidivisht me rastin e censurimit të përmbajtjes së tekstit të projektligjit të miratuar në Kuvend dhe të përkrahur fuqishëm edhe nga Qeveria e Kosovës, madje edhe nga kryeministri Çeku, por edhe nga përfaqësuesit e shoqatave të UÇK-së.
    Projektligji për Statusin dhe të Drejtat e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të luftës të UÇK-së, të Viktimave të Luftës, tashmë është nënshkruar dhe nuk pritet kurrfarë ndryshimi, sepse në praktikën e deritanishme të kësaj zyre nuk ka ndodhur të bëhet qoftë edhe një korrigjim i vetëm. Ligji ka mundur të mos nënshkruhet, dhe në një rast të tillë do të kishte mbetur sërish nëpër sirtarë të administratës ndërkombëtare, ashtu sikurse kishte “mrizuar” tre vjet rresht.
    Të përkujtojmë me këtë rast se kjo zyre ka injoruar edhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës kundër aneksimit të 2500 hektarëve tokë të vendit tonë nga ish-RJ e Maqedonisë në vitin 2001. Dhe nuk duhet të ushqehemi me iluzione se ndoshta do të ndërrojë diçka, sepse ligji megjithatë bëhet me qëllim të trajtimit material të këtyre kategorive të dëmtuara nga lufta, apo nga “konflikti”. Tekefundit, nga projektligji është fshirë vetëm UÇK-ja, është fshirë përmbajtja çlirimtare e luftës për liri, por nuk janë fshirë kategoritë e dëmtuara nga lufta si të tilla, si shqiptarët, ashtu edhe serbët dhe të gjithë të tjerët. Dhe për mjerimin tonë, shumica e pjesëtarëve të këtyre kategorive mund edhe të pranojnë të mirat materiale që sjellë ky ligj, pa qarë kokën për “frazeologjinë”, e cila sipas zëdhënëses së Qeverisë nuk qenka asgjë më shumë se një “çështje e thjeshtë teknike”.
    Administrata ndërkombëtare tashmë i ka hequr petën lakrorit. Kështu, dhe në mënyrë të ngjashme një ditë do të ia heq edhe të gjitha atributet asaj farë pavarësisë së premtuar, të supozuar, të paragjykuar, për të cilën po shpreson Prishtina dhe nuk po pajtohet Beogradi. Dhe pasi të jetë nënshkruar si e tillë, nënshkruesit mbase sërish do të arsyetohen se nuk e kanë lexuar atë që e kishin nënshkruar, ose do të thonë se nuk patën çare pa nënshkruar sepse nuk ishte e logjikshme të injorohej faktori vendimmarrës ndërkombëtar.
    Mbetet për të parë e për të dëgjuar sesi do përfundojë edhe ky projektligj, kohë më parë i pranuar me bujë dhe përkushtim nga aranzhuesit, madje edhe nga kryesuesit e shoqatave. Por një gjë është më se e sigurt. Nëse ne invalidët dhe veteranët e luftës kësaj radhe nuk e demonstrojmë prezencën dhe fuqinë tonë nëpër rrugët e sheshet e Prishtinës, apo të mbarë qyteteve të Kosovës, sërish na përpiu e liga. Mirëpo jo rastësisht dhe mu për këtë ka kërcënuar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Skefer. Dinjitarët e UÇK-së, ata që nuk bëjnë vezë nëpër foletë e qyqeve apo të partive politike, duhet ta shfaqin mospëlqimin e tyre kundër denigrimit, përbuzjes, përçmimit, mohimit dhe injorimit që u ka bërë, jo vetëm kësaj radhe, zyra ligjore e UNMIK-ut.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KONFLIKTI DHE LUFTA E KRYEMINISTRIT - Shkruan: Berat Buzhala




    KONFLIKTI DHE LUFTA E KRYEMINISTRIT

    Mosleximi i Ligjit për vlerat e luftës është gabim më i madh për një kryeministër sesa nëse Çeku vërtetë mendon se në Kosovë ka pasur konflikt e jo luftë.

    Shkruan: Berat Buzhala



    Dy zgjedhje i ka Kryeministri i Kosovës nëse dëshiron ta sqarojë sadopak konfuzionin që ka krijuar me "simulimin" e nënshkrimit të Ligjit për vlerat e luftës, që aq shumë i ka irrituar ish - ushtarët e UÇK-së të cilët njëherësh janë edhe bashkëluftëtarë të tij. Ai ose duhet ta pranojë që nuk i lexon aspak ligjet dhe i beson aq shumë Kryeadministratorit ose duhet të barrikadohet në anën e UNMIK-ut e të thotë se në Kosovë nuk ka pasur luftë por konflikt. Në të dyja rastet zgjedhja është e gabuar, por në njërin rast kemi të bëjmë me injorancë qeveritare, kurse në rastin tjetër me qëndrim qeveritar.

    Gabimi i madh

    Për mendimin tim, gabimi më i madh është nëse Kryeministri pranon të flasë publikisht për Ligjin për vlerat e luftës apo çfarëdo ligji tjetër e të cilin ai nuk e ka lexuar. Ky veprim injorant vjen e bëhet edhe qesharak, kur dihet se si Çeku ka pranuar të dalë para kamerave dhe ka simuluar nënshkrimin e këtij ligji, të cilit ai nuk ia ka lexuar faqen e parë në të cilën UNMIK-u anulon pjesë të ligjeve që aprovohen në Kuvendin e Kosovës.

    Ngjashëm ka ndodhur edhe me Ligjin për vlerat e luftës, të cilin deputetët e Kosovës e kanë aprovuar ashtu si e kanë ndjerë për obligim. I kanë dhënë "konfliktit" të Kosovës karakterin e luftës, kurse pjesëmarrësve të "konfliktit" statusin e dëshmorëve dhe martirëve.

    Ligji i aprovuar në Kuvendin e Kosovës ka kaluar neper filtrat e zyrës ligjore të UNMIK-ut, nëpër të cilët filtra ka pësuar ndryshime në pjesët më të ndjeshme. Të njëjtit ligj UNMIK-u i ka ngjitur në faqen e parë edhe një fletë në të cilën shkruan se nocioni "luftë" i përdorur në ligj ndryshohet me nocionin "konflikt".
    Për ta promovuar këtë ligj, kryeadministratori Jessen - Petersen ka ftuar në ditën finale kryeministrin Çeku. Ky i fundit pa një pa dy ka marrë pjesë në spektakël, pa e ditur se përmbajtja e ligjit nuk është më ajo e mëparshmja. Në shërbim të spektaklit Çeku është kurdisur para kamerave, duke bërë se gjoja po nënshkruante diçka.

    Dihet se me Kornizë Kushtetuese nuk është kryeministri ai që nënshkruan ligje. Këtë të drejtë e ka Kuvendi i Kosovës, ligjet e të cilit në fund i kontrollon ose i amandamenton Kryeadministratori si garant që ato nuk janë në kundërshtim me Rezolutën 1244. Pasi ka mësuar se ligji ka pësuar ndryshme në UNMIK, Çeku, siç thonë njerëzit e afërt të tij, i ka dërguar vërejtjet e tij te Kryeadministratori. Ka kërkuar që ligji të nënshkruhet ashtu si ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, pa marrë parasysh epilogun e këtij ligji, shija e hidhur për mënyrën se si ka vepruar Kryeministri do të vazhdojë të mbetet. Sigurisht se dikush nga burokratët ndërkombëtarë në memoriet që do të shkruajnë kur të largohen nga Kosova do ta përmendin këtë episod qesharak, por të dhimbshëm për shoqërinë tonë.

    Gabimi i vogël

    Teorikisht do ta vlerësoja si një gabim më të vogël të Kryeministrit nëse ai vërtetë i ka lexuar ndryshimet e bëra nga UNMIK dhe i ka pranuar ato si të tilla. Së paku në këtë rast do ta shmangnim injorancën dhe papërgjegjësinë, dhe do të ballafaqoheshim me një qëndrim të një ushtaraku profesionist, siç është Çeku, rreth terminologjisë së luftërave dhe konflikteve. Do të prisnim nga Kryeministri një sqarim si ushtarak pse në Kosovë ka pasur konflikt dhe jo luftë, siç edhe parashihet në ligj. Në anën tjetër, përveç se është ushtarak profesionist, Çeku për një kohë ka udhëhequr luftën e zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e në këtë aspekt askush nuk dyshon se ai vërtetë e respekton konfliktin/luftën e fundit. Mirëpo, duke lënë anash emocionet, do të debatohej hapur për karakterin e konfliktit/luftës në Kosovë, edhe pse tash nuk do të ishte momenti më i përshtatshëm të flitej për këtë çështje, kur dihet disponimi i shoqatave të dala nga lufta. Gjithashtu në këtë drejtim duhet pranuar hapur se bashkësia ndërkombëtare legalisht asnjëherë nuk e ka pranuar që në Kosovë ka pasur luftë. Problemit të Kosovës ndërkombëtarët i janë qasur si një problemi humanitar, ku Millosheviçi po shfaroste një popull të tërë. Prandaj edhe është pak e besueshme që një dokument ligjor, siç është Ligji për vlerat e luftës, do të mund të kalonte nëpër zyrat ligjore të Kombeve të Bashkuara ashtu si e kanë aprovuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët konsiderojnë se vendi ynë nuk është çliruar nga UÇK, por pas ndërhyrjes "humanitare" të forcave të NATO-së.

    Si për çdo problem tjetër, edhe për luftën kërkohet të plotësohen disa kushte për t‘u konsideruar si e tillë.

    Për t‘iu shmangur këtyre debateve të gjata dhe plot me emocione ka qenë e pavend që në vitin e fundit të administrimit ndërkombëtar të hapej ky problem. Meqë luftëtarët kanë pritur shtatë vjet për ta ditur statusin e tyre, ata dhe të gjithë ne kemi mundur të pres-im edhe disa muaj për ta aprovuar këtë ligj dhe shumë të tjerë që kanë të bëjnë me luftën e fundit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Limaj :Nuk do të pranohet asnjë ligj tjetër për vlerat e luftës, përveç atij që është miratuar në Kuvend



    “Qeveria e Kosovës duhet të del me një qëndrim të qartë, dhe me vendosmëri se ajo do ta aplikon vetëm Ligjin për vlerat e luftës, i miratuar nga Parlamenti i Kosovës, dhe nuk do të pranojë ndryshime të tjera terminologjike”, është shprehur sot , nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, pas takimit që pati me përfaqësuesit e Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, të cilët i ka përkrahur në qëndrimin e tyre se nuk duhet të ketë negociata për ndryshimin e asnjë pike të Ligjit jashtë asaj që tashmë e ka miratuar Kuvendi.
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmirë Limaj, në takimin që pati sot me përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, i ka njoftuar ata për bisedën që ka pasur dje, me kryeadministratorin Petersen rreth kësaj çështje, si dhe ka shprehur përkrahjen e tij rreth qëndrimit që kanë këto shoqata për mos ndryshimin e këtij Ligji. Ligji si i tillë, i miratuar nga Parlamenti i Kosovës, nuk ka nevojë të pësoj ndryshime ka thënë ai:


    “Ne ndajmë mendimin e përbashkët lidhur me ligjin. Mendojmë që kjo nuk është një ndryshim terminologjik, por është një ndryshim fundamental që këtë ligj e bëjnë krejt të parëndësishëm dhe të papërdorshëm, fyes e ofendues”.

    Sipas tij, edhe zoti Petersen, ka shprehur bindjen, se nuk janë bërë ndryshime terminologjike, por është prekur identiteti kombëtar. Nga Shoqatat e dala nga lufta, Limaj ka kërkuar, që t’i jepet hapësirë zotit Petersen, i cili do të udhëtojë në SHBA, që me zyrën ligjore të Nju Yorkut të gjejë solucionin e duhur dhe të kthehet ligji ashtu siç ka qenë:

    “Këtë ligj e ka miratuar Kuvendi i Kosovës dhe jo Shoqatat e dala nga lufta, kështu që ato e kanë obligim që edhe këtë ligj ta mbrojnë dhe argumentojnë ashtu siç është miratuar, para miratimit të këtij ligji ka qenë një bazë që ka ardhur deri te ky ligj, që ka ardhur nga rezoluta mbi vlerat e luftës që me dëshirë është pritur edhe nga qytetarët e Kosovës”.

    Nënkryetari i PDK-së, Limaj gjithashtu, tha se institucionet e Kosovës kanë për obligim t’i mbrojnë Ligjet e saja. Qeveria e Kosovës duhet të dal me një qëndrim të qartë jo të tregoj pozicionin e saj se sa është e zhgënjyer, por të dal me vendosmëri se ajo do ta aplikojë vetëm ligjin që është dal nga Parlamenti dhe nuk do të pranojë ndryshime tjera, këtu duhet përfshihen edhe grupet parlamentare.

    Ndërsa, Faik Fazliu, përfaqësues i Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, tha se, nuk do të pranohet asnjë ndryshim, lidhur me këtë Ligj, është shprehur ai:


    “Qëndrimet tona janë se ne nuk do të negociojmë me asnjë pikë, për ligjin që është miratuar nga deputetët e Parlamentit të Kosovës. Ndërsa si i tillë për ne është e pa pranueshme të bisedohet jashtë asaj që është miratuar në këtë Parlament”, është shprehur Fazliu i cili ka kërkuar nga përfaqësuesit e të gjitha partive politike që të mbështesin Ligjin si të tillë duke mbrojtur të drejtën e luftëtarëve të Kosovës.

    Reagime rreth këtij ligji kanë ardhur në shprehje, pas ndryshimeve që zyra ligjore e UNMIK-ut, ka bërë në terminologjitë në ligjin për vlerat e luftës, me ç’ rast luftën e ka zëvendësuar me konflikt të armatosur, ndërsa dëshmorët, martir.

    Ajkuna Tolaj



    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me May 16, 06 | 3:29 pm

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MASHTRIMI PUBLIK I KRYEMINISTRIT AGIM ÇEKU - Shkruan: Blerim Latifi




    MASHTRIMI PUBLIK I KRYEMINISTRIT AGIM ÇEKU

    Shkruan: Blerim Latifi



    Derisa përpiqej personalisht, pastaj me ndihmën e zëdhënësve dhe këshilltarëve të tij të fshehë skandalin rreth nënshkrimit të ligjit për vlerat e luftës, Kryeministri Çeku më kujtoj një libër të mrekullueshëm të filozofit gjerman Fridrih Niçe. Libri mban titullin "Njerëzorë, tepër njerëzorë" dhe aty mes tjerash Niçe shkruan se "për të mbrojtur një gënjeshtër duhen shpikur njëzet të tjera". Kjo fjali përmbledhë në mënyrën më të mirë atë që mund të thuhet për sjelljet e Kryeministrit dhe stafit të tij nga dita që mediat folën për skandalin kryeministrorë rreth ligjit në fjalë. I ardhur në pushtet me metodën e parashutimit, pa legjitimitet të sprovuar elektoral, Çeku që në ditët e para nisi marketingun politik për të bërë një imazh tjetër për vetën, nga imazhi i kryeministrit kukull që ka shefa dirigjent në prapaskenën e lojës së tij politike. Si pjesë e këtij marketingu ishte paraparë shfaqja mediale e nënshkrimit të ligjit për vlerat e luftës, me të cilin pritej të rregullohej statusi i invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve e kategorive të tjera të dëmtuara nga lufta, që përgjithësisht sot jetojnë në mjerim ekonomik.

    Në këtë shfaqje, e cila edhe ashtu del jashtë kompetencave të Kryeministrit, Çeku do të paraqitej në rolin e shpëtimtarit, në rolin e njeriut që gjeti zgjidhjen për ish luftëtarët e UÇK-së, zgjidhje e cila tash e gjashtë vite ishte penguar nga UNMIK-u. Një performancë e tillë mediale llogaritej të arrijë efektin e një bumi poenësh në xhirollogarinë politike të Çekut. Dhe akti u luajt mirë. Çeku doli para mediave tërë mburrje dhe kur një gazetarë e pyeti se a do të ketë ndryshime në qeveri për shkak të korrupsionit, Çeku ia ktheu me ironi : "Unë prita se do të më pyesni për ligjin", pra për veprën monumentale të zotit Çeku. Të nesërmen plasi skandali. Doli se Çeku kishte nënshkruar jo ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por trajtën e tij të ndryshuar substancialisht nga Zyra Ligjore e UNMIK-ut, e cila kishte shkuar aq larg saqë luftën e Kosovës e kishte reduktuar në një konflikt gati civil, lë pastaj ndryshimet tjera më konsekuenca të rënda për kategoritë sociale të cilave u referohej ligji, plus pasojat politike.

    Ishte mese e qartë se patriotizmi i Çekut nuk mund të vihej fare në dyshim. Por atëherë çka kishte ndodhur? Doli se Çeku e kishte nënshkruar ligjin pa e lexuar fare. Skandali ishte i menjëhershëm: Kryeministri i Kosovës po nënshkruaka dokumente të një rëndësie kaq të madhe pa e ditur fare përmbajtjen e tyre. Një skandal i tillë mund të ketë vetëm një emër: papërgjegjësi në nivelin më të lartë. Me të kuptuar këtë Kryeministri dhe asistentët e tij vrapuan të flasin nëpër media se Kryeministri nuk e paska nënshkruar ligjin në fjalë, por vetëm paska bërë sikur po e nënshkruan në sytë e popullit, gjë që ai nuk e kishte sqaruar press konferencën e asaj dite. Me këtë domino efekti i skandaleve vazhdoi : Kryeministri paska mashtruar opinionin. Skandalit të papërgjegjësisë iu shtua edhe skandali i mashtrim-it. U dhanë edhe kush e di sa deklarata nga asistentët e tij për të mbuluar edhe këtë skandal, por që të gjitha shihej qartë se ishin puro gënjeshtra.

    E tëra i ngjante aforizmit të Niçes: për të mbrojtur një gënjeshtër duhen shpikur njëzet të tjera. Dhe këtë po e bënin Çeku dhe njerëzit në zyrën e tij. Këto dy skandale të Kryeministrit Çeku kanë një peshë aq të madhe, saqë heshtja e tyre është shenjë se demokracia nuk i ka punët mirë në këtë vend. Dhe nëse edhe vetë Çeku tenton të bëj një gjë të tillë nuk do të bëjë tjetër veçse do të tregoj se është politikan të cilit i mungon etika e përgjegjësisë. Kjo heshtje nuk guxon të ndodhë, sepse mashtrimi i opinionit publik është mashtrimi i qytetarëve, e mashtrimi i qytetarëve në demokraci është i barabartë me krimin moral. Etika e përgjegjësisë ofron një zgjidhje të vetme për një krim të tillë: kërkimin e faljes dhe dorëheqjen. Rruga e kundërt është vazhdimi i domino efektit të gënjeshtrave.

    (Autori është këshilltarë i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet me masa administrative – potencon nënkryetari Limaj



    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Fatmir Limaj ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë, ku ka shprehur qëndrimet e PDK-së lidhur me ndërhyrjet dhe ndryshimet e fundit që janë bërë në Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës.
    “Me gjithë tendencat që kanë pasur, asnjëherë askush nuk ka mundur të na ndryshojë historinë me veprime administrative. Këtë tendencë të fundit ne e marrim si tendencë për të ndryshuar historinë me veprime administrative, prandaj them që ky është një veprim tërësisht politik” theksoi Limaj.


    “PDK shpreh shqetësimin e saj për veprimet e fundit dhe intervenimet që ka bërë UNMIK-u në këtë ligj, që rrënjësisht ndryshon tërësisht kuptimin e vet ligjit. Ne mendojmë se me intervenimet që i janë bërë nga zyra ligjore e UNMIK-ut, i ka humbur çdo kuptim vet vlerës dhe angazhimit që është bërë për nxjerrjen e këtij ligji shumë të rëndësishëm” theksoi nënkryetari për çështje politike i PDK-së.

    Më tej z.Limaj potencoi se “intervenimi në ligjin në fjalë nuk është një intervenim i zakonshëm që do ti bëhej një ligji të zakonshëm. Intervenimet që janë bërë nuk janë thjeshtë intervenime terminologjike, nuk janë intervenime që mund të biejnë ndesh më Kornizën Kushtetuese. Intervenimi në ligjin për vlerat e luftës është intervenim politik”.

    Ish-anëtari i SHP të UÇK-së gjithashtu rikujtoi se “ata djem dhe vajza, luftëtarë të UÇK-së, që vazhdimisht kanë kërkuar që e drejta e tyre të mbrohet dhe të njihet institucionalisht, duhet të merren në mbrojtje nga institucionet dhe ato të ushtrojnë përkujdesjen e tyre në ruajtjen e vlerave të krijuara gjatë luftës çlirimtare në Kosovë”.

    Në këtë kontekst, z.Fatmir Limaj para gazetarëve shtroi edhe pyetjen: “Çfarë kuptimi mund të ketë ai ligj nëse në atë ligj nuk parashihen dëshmorët, nëse ai ligj thotë që nuk ka pasur luftë, që s’ka heronj, që s ka pasur luftë çlirimtare, edhe që s’ka pasur okupator apo armik. Atëherë si ranë mbi 2000 dëshmorë, si u vranë e masakruan mbi 10000 civilë, me kënd luftuan ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në qoftë se nuk ka pasur luftë çlirimtare atëherë çfarë lufte ka qenë ajo”.

    Limaj në këtë paraqitje të parë para gazetave në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, theksoi se interferime të tilla mbi të gjitha kanë prekur në dhimbjen dhe në krenarinë e njerëzve që kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, posaçërisht kanë prekur familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

    Fatmir Limaj u shpreh se “në momentet që po kalon Kosova më së paku ka qenë e nevojshme që dikush të bëjë veprime të tilla, të prekë në këtë dhimbje dhe në këtë krenari”.

    “Partia Demokratike e Kosovës fton UNMIK-un të tërheqë këto ndërhyrje dhe këto shtesa që i ka bërë Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe të lejojë atë të funksionojë ashtu siç është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Megjithëse, edhe me vetë miratimin e ligjit nga kuvendi nuk është kryer puna rreth këtyre kategorive, por është një bazë e mirë, është një fillim i mbarë që për këto kategori të fillojë një përkujdesje institucionale dhe vlerat e luftës të marrin përkujdesje institucionale” tha Limaj.

    I dyti i Partisë Demokratike të Kosovës gjithashtu ftoi qeverinë, “e cila bëri spektakël me nënshkrimin e ligjit, edhe pse nuk i takonte, sepse në bazë të Kornizës Kushtetuese dihet se kush i nënshkruan ligjet, që në mënyrë të qartë të merr qëndrimin e saj lidhur me intervenimet e fundit në ligjin për vlerat e luftës”.

    “Me gjithë tendencat që kanë pasur, në Kosovë asnjëherë askush nuk ka mundur të na ndryshojë historinë me veprime administrative. Këtë tendencë të fundit ne e marrim si tendencë për të ndryshuar historinë me veprime administrative dhe udhëzimeve të tilla, prandaj them që është një veprim politik, sesa një veprim që bie ndesh me ligjet që janë fuqi” shtoi Limaj.

    Nënkryetari i PDK-së, në vazhdim të adresimit të tij para mediave rreth ndryshimeve në ligjin për vlerat e luftës theksoi se “ky ligj është bërë për qytetarët e Kosovës dhe do të aplikohet për qytetarët e Kosovës. Këtë ligj e kanë bërë institucionet e Kosovës dhe këtu duhet të shihet se si e ndiejnë qytetarët e Kosovës. Për qytetarët e Kosovës këtu ka pasur luftë çlirimtare, për qytetarët e Kosovës ka pasur armik dhe okupator, për qytetarët e Kosovës ka pasur, ka dhe do të ketë dëshmorë dhe heronj të kombit. Pra, ashtu siç e ndiejnë qytetarët e Kosovës, ashtu duhet të shënohet dhe të miratohet ligji, sepse ai do të aplikohet për qytetarët e Kosovës. Dhe, jo për administratorë të UNMIK-ut nga vendet që vijnë”.

    Limaj siguroi qytetarët e vendit që nuk do të lejohet që historinë tonë të na shkruajnë administratorë apo individët e ndryshëm. “Historinë e Kosovës e kanë shkruar dhe do ta shkruajnë Kosova dhe institucionet e saj. Kushdo që tenton që me masa administrative, me udhëzime administrative të na tregojë se cila ka qenë e kaluara jonë, ne nuk do ta pranojmë dhe Partia Demokratike e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të pajtohet me një gjë të tillë”.

    Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetari Fatmir Limaj ftoi të gjitha grupimet politike të vendit, t’i lënë lojërat politike dhe për këtë çështje të jemi unik.
    “Unë e di që këtu ka shumë lojëra politike, unë e di që këtu ka shumë fjalë politike, por këtu s’ka dhe s’duhet bëhet politikë. Për këtë çështje e ftoj koalicionin qeverisës që të gjithë duhet ta mbrojnë dhe ta mbështesin ligjin që ka dalë nga Kuvendi i Kosovës, sepse nuk ka asnjë arsye të vetme që ky ligj të ndryshohet, përveç motiveve politike, që kanë për qëllim të na ndryshojnë të kaluarën tonë”.

    Në fund të paraqitjes para gazetarëve Limaj u shpreh se është momenti i fundit që nuk duhet të lejohet të bëhen lojëra të rrezikshme.
    “Mjaft kemi paguar për çdo gjë në të kaluarën, mjaft po paguajmë edhe sot. Edhe sot ushtarët e UÇK-së mbahen nëpër burgje. Prandaj, është momenti i fundit që të lihen hesapet personale dhe politike dhe të merret qëndrim i qartë, sepse kjo nuk i duhet askujt, më së paku i duhet edhe vetë UNMIK-ut”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Mjeret na shqiptaret, a thua te gjithe ne shqiptaret jemi njesoj dhe i ndryshojme qendrimet kaq lehte kur vijme ne pushtet, apo ne per te na qeverisur (udhehequr) cdohere zgjedhim njerez qe lehte i ndryshojne qendrimet e veta.
    Une mendoj se sot eshte shume rende te gjenden njerez te cilet do te jene besnik premtimeve dhe qendrimeve te tyre, edhe pasi qe te ulen ne karriget e buta te pushtetit.
    Une kuptoj qe ndikimi i nderkombetareve eshte thuajse vendimtar, po miratimi i ( te shumerrespektuarit) Ceku me habit shume.
    Po mire bre vellezer, a cdohere ne shqiptaret duhet te leshojme pe, deri ne maximum,ne dem dhe ne kurriz tonin? kete nuk e kuptoj



    P.S: Nuk kam faj une kur i lutem Zotit qe asnjehere te mos mund te vij ne pozite (te larte politike) qe te vendos per fatin e popullit tim, duke iu friguar mu kesaj gjeje, tradhetise se idealeve.
    Si thoni, a e kam drejt?


    rrofshi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bOndi_oo7 : 18-06-2006 më 12:20
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    desha ti kujtoj limo-istat llapushnikiste se ushtaret e uck qe mbahen ne burgje nuk jan aty se kan vra arkana.. por se kan rreh masakrue e vra ne te pabes djem e burra shqiptar atdhetara.
    askush nuk i tha limes ne hag se pse ke vra ndoj arkan a sllobodan.. por se ne pikun e masakrave serbe mbi fmi e nana e burra shqiptar ai horr gjente koh me knaq instiktet shtazarake polpotiste qoso demaqoiste duke torturuar e vrare bij nanash shqiptare..

    qashtu..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Niveli i Diplomacise Shqiptare
    Nga erzeni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 16-06-2004, 03:48
  5. Kush i devalvon vlerat e Luftes
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-05-2004, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •