Cuneus prophetarum i Pjetėr Bogdanit:
Vepra dhe konteksti i saj fetar
Noel Malcolm
Cuneus prophetarum i Pjetėr Bogdanit, i botuar nė Padovė mė 1685, pėr njė kohė tė gjatė ėshtė i njohur si punim i njė rėndėsie tė jashtėzakonshme nė historinė e kulturės shqiptare. Ky nuk ishte teksti i parė i shtypur nė shqip, mirėpo ishte shkrimi i parė origjinal i konsiderueshėm i pėrgatitur dhe i shtypur nė kėtė gjuhė.
Punimi i Bogdanit ėshtė studiuar me kujdes nga linguistėt. Ėshtė studiuar po ashtu edhe nga historianėt, tė cilėt e theksuan rolin e rėndėsishėm qė Pjetėr Bogdani e kishte nė historinė e trevave veriore shqiptare - mbi tė gjithat, rolin e tij si organizator i rezistencės sė armatosur kundėr autoriteteve otomane mė 1689, vit ky i fundit i jetės sė tij.2 Mirėpo, vetė teksti ėshtė, pa dyshim, njė traktat fetar; ndaj natyra dhe konteksti fetar i tij nuk janė shqyrtuar mė hollėsisht nga autorėt paraprakė. Nė kėtė ligjėratė do tė doja tė pėrqendrohem nė natyrėn e projektit tė Bogdanit - domethėnė nė ēėshtjen ēfarė lloj libri fetar ai ishte duke u pėrpjekur tė shkruante, pėr ēfarė lloj qėllimi fetar -si dhe nė kontekstin nė tė cilin ky u shkrua. Sepse, mė duket se kėtu janė disa enigma tė cilat kanė nevojė tė zbardhen.
E para ka tė bėjė me vendimin e Bogdanit qė librin ta botonte nė Padovė, dhe jo nė Romė. Tjetra ėshtė enigma qė del lidhur me natyrėn fizike tė librit. E dimė se qėllim kryesor i Bogdanit ishte ta shkruante njė tekst qė do tė mund tė shpėrndahej nė mesin e anėtarėve tė grigjės sė tij nė tokat veriore shqiptare. Ato pak tekste tė tjera nė gjuhėn shqipe qė tashmė ishin shtypur pėr kėtė qėllim ishin vėllime tė vogla qė mund tė barteshin nėpėr xhepa dhe, po tė ishte nevoja, tė kontrabandoheshin apo tė fshiheshin; mirėpo Cuneus prophetarum i Bogdanit ishte njė vėllim i konsiderueshėm i njė formati tė madh, i punuar shkėlqyeshėm dhe i zbukuruar deri nė hollėsi. Ky po ashtu i pėrmbante disa pasuse tė shtypura nė armenishte dhe siriakishte gjuhė kėto pa ndonjė relevancė tė mundshme pėr banorėt e Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė. Dhe, nė dy pjesė tė tėra tė librit, tė gjitha citimet nga Dhjata e Vjetėr (Bibla Hebraike) nuk janė tė dhėna vetėm nė latinishte dhe shqipe, por janė po ashtu tė shtypura edhe nė hebraishte dhe arabishte; kjo pėrsėri shtron pyetje enigmatike rreth publikut tė cilin libri e synonte dhe pėr qėllimet fetare tė cilave ai ishte menduar t'u shėrbente.
Mirėpo enigma mbase mė e madhe ka tė bėjė me mėnyrėn nė tė cilėn Pjetėr Bogdani e trajton Islamizmin. Edhe pse nuk ka ndonjė trajtim sistematik tė kėsaj ēėshtjeje, ka pasuse tė shpėrndara nė punim nė tė cilat Bogdani jep komente negative pėr doktrinėn islamike dhe pėr vetė Profetin Muhamed. Ajo qė Bogdani kishte pikėpamje negative pėr Islamizmin nuk ėshtė aspak befasuese: kėto ishin, fare thjesht, pikėpamjet e natyrshme tė ēdo teologu tė krishterė gjatė kėsaj periudhe. Mirėpo ajo qė mbetet tejet befasuese ėshtė se ai qėndrimet e tilla i shpreh aq haptas nė njė libėr qė kishte pėr qėllim tė shpėrndahej pėrbrenda Perandorisė Otomane. Ai duhej ta kishte njohur fare mirė qė modus vivendi i pakėndshėm i Krishtėrimit pėrbrenda Perandorisė varej nga respektimi i rregullave tė caktuara, dhe njėra nga rregullat mė tė rėndėsishme ishte ajo qė tė krishterėt nuk bėnin ta denigronin haptas Profetin Muhamed apo vetė Islamizmin. Mė 1687, vetėm dy vite pas botimit tė Cuneus prophetarum, njėrin nga priftėrinjtė e vetė Bogdanit, Dom Ndre Kalamashin, e arrestuan autoritetet lokale nė
Gjakovė dhe ai u mbyt (ashtu siē raportoi vetė Bogdani) 'sepse e ofendoi Muhamedin'.3 Bogdani i dinte kėto kushte pėrsosmėrisht mirė. Kėshtu qė, ēfarė ai mendonte se ishte duke bėrė, gjatė shkrimit tė njė libri pėr qarkullim brenda Perandorisė Otomane - e nė tė cilin Profeti Muhamed kritikohej haptas?
Mendoj se ēėshtja e qėndrimit tė Bogdanit ndaj Islamizmit duhet tė studiohet me kujdes, ashtu qė tė arrihet njė kuptim i duhur i natyrės sė librit tė tij - megjithėse, ashtu siē do tė argumentoj, tė kritikuarit e Islamizmit nuk kishte qenė qėllimi i tij parėsor, por vetėm njė dytėsor apo madje edhe tretėsor. Kjo ēėshtje mbetet e rėndėsishme meqė ėshtė aq pėr sė afėrmi e lidhur me kontekstin historik nė tė cilin Bogdani shkruante. Kjo ishte njė periudhė konfliktesh tė mėdha midis shteteve tė krishtera dhe Perandorisė Otomane. Nė pjesė tė mėdha tė jetės sė rritur tė Bogdanit, shteti Otoman ishte nė luftė me njė apo mė shumė nga fuqitė katolike; mė e rėndėsishmja, nga viti 1683 e deri mė 1699 (dhjetė vjet pas vdekjes sė Bogdanit), Perandoria Otomane ishte nė konflikt me 'Lidhjen e Shenjtė' tė Austrisė, Venedikun dhe Papatin, si dhe me disa shtete tė tjera tė krishtera. Nė kėto rrethana, mund tė jetė tundosėse tė thuhet se feja veproi, thjesht, si njė pretekst pėr Realpolitik: Austria i kishte arsyet e veta gjeopolitike pėr tė dėshiruar t'i mposhtė osmanėt, dhe kjo vetėm e ngjalli Krishterimin si njė shkas ashtu qė t'i arsyetonte politikat e veta, dhe pėr t'i inkurajuar fuqitė e tjera katolike qė ta pėrkrahnin me njerėz dhe me para. Mirėpo ky ėshtė po ashtu njė interpretim i njėanshėm; feja shėrbeu, jo vetėm si kamuflim pėr politikėn, por po ashtu si motivim i mirėfilltė pėr veprim. (Ta japim vetėm njė shembull: murgu karizmatik kapuēin italian Marco d'Aviano, i cili bėnte predikime entuziazmuese ku kėrkonte njė kryqzatė tė re pėr t'i dėbuar osmanėt jashtė Evropės, pati ndikim tė qartė nė mendimin e Leopoldit I dhe tė qarqeve udhėheqėse tė Vjenės.)4 Nė rastin e vetė Bogdanit, do tė ishte po ashtu gabim qė tė gjithat tė reduktoheshin nė motivimet politike apo laike. Sikur 'ēlirimi kombėtar' nga njė fuqi pushtuese perandorake tė kishte qenė interesimi i tij i vetėm, ai logjikisht nuk do ta mirėpriste atė lloj pushtimi qė do tė mund tė shpiente nė atė qė territori i tij tė bėhej pjesė e Perandorisė Austriake apo asaj tė Venedikut. Mirėpo, ai kishte ėndrra pėr njė pushtim tė kėtij lloji; dhe arsyet pse mendonte aq ndryshe pėr njė fuqi pushtuese tė krishterė ishin, natyrisht, fetare. Qėndrimi negativ i Bogdanit ndaj Islamizmit nuk mund tė veēohet nga konteksti i tij politik; mirėpo, nė tė njėjtėn kohė, ky nuk mund tė reduktohet nė njė ēėshtje vetėm tė politikės.
Cuneus prophetarum ėshtė tekst fetar. Me qėllim qė kėtė ta kuptojmė duhet tė fillojmė duke pyetur cilave qėllime fetare ai synonte t'u shėrbente. Qėllimi kryesor, nė mėnyrė evidente ishte ta ofronte njė pėrshkrim panoramik tė mėsimeve tė Krishterimit nė njė trajtė e cila mund tė kuptohej nga anėtarėt e grigjės sė Bogdanit. Organizimi i tėrėsishėm i librit pėrgjithėsisht i pėrgjasonte rregullimit tė Biblės sė Krishterė, me ndarjen e vet nė Dhjatėn e Vjetcr dhe tc Re: kėshtu pjesa e parė e Cuneus e pėrshkruante Krijimin, natyrėn e Zotit, Rėnicn e Adamit, dhe radhėn e 'profetėve' fjalėt dhe veprat e tė cilėve janė tė regjistruara nė Dhjatėn e Vjetėr (Mojsiu, Davidi, Solomoni, etj.), ndėrkohė qė pjesa e dytė e pėrshkruante jetėn e Jezu Krishtit, duke pėrfunduar (si dhe vetė Dhjata e Re) mc njė pėrshkrim tė ardhjes sė ardhshme tė Antikrishtit dhe tė Gjykimit tė Fundit. Rėndėsia e njė teksti tė tillė pėr bashkėsinė katolike shqiptare e cila nuk e kishtc njė version tė Biblės nė gjuhėn shqipe, nuk bėn tė nėnēmohet. Nga faza e hershme e punfis sė tij si klerik katolik nė Shqipėrinė Veriore, Bogdani, nė raportet e tij Romės, e theksonte rėndėsinė e asaj qė grigjėn e tij ta furnizonte me tekste qė do t'i paraqisnin parimet themelore tė Krishtėrimit; mbi tė gjithat, ai e theksonte nevojėn qė tekstet e tilla tė furnizoheshin nė gjuhėn e vetė shqiptarėve.
[vazhdon]
Krijoni Kontakt