Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222

    Ne dritehijen dhe kundershtite e nje shkrimtari

    Kapllan Resuli eshte pa dyshim nje nga shkrimtaret dhe intelektualet me te perfolur, me te sulmuar, me te glorifikuar, me te blasfemuar, me te lartesuar e me te polemizuar ne boten shqiptare

    Nga: Shpetim Kelmendi - Koha Jone

    Me shkrimtarin Kapllan Resuli u takova krejt rastesisht ne barin ku zakonisht mblidhemi nje grup shkrimtaresh te kryeqytetit. Me thene te drejten u befasova jashtezakonisht shume ne castin e pare, prejse as qe nuk e dija fare se z. Kapllani jetonte akoma. Z. Kapllani jo vetem qe jetonte ende, por mbahej me se miri e ne shendet te plote.

    Madje, edhe pse qe shtatedhjete e dy vjec, s’kishte pike kuptimi ta konsideroje plak. Me nje trup te mbajtur mire, pak mbi mesataren, me nje fizionomi te rregullt, me floket e gjate si te nje shkrimtari francez te shekullit te XIX, me nje veshtrim te mprehte te afte per te pikasur deri edhe gjestet e rastesishme, me nje te folur me akcent freng gje qe mund te kushtezohej nga fakti se jetonte ne Kantonin francez te Zvicres prania e tij gjate bashkebisedimit shfaqej e teresishme dhe e plote. Njeri cuditerisht shume energjik per moshen.

    Fliste shpejt, qarte dhe me nerv dhe me nje rrjedhshmeri te pabesueshme, a thua se nje ze i brendshem ia diktonte fjalet qe thoshte. Kujtesa e tij ishte e mahnitshme: mbante mend detajet me te imta te jetes se tij dhe te dialogjeve qe kishte patur me te tjeret. Kur pa se u cudita me faktin se mbahej mire me shendet, me tha: “Zoti me flaku me njeren dore, por me tjetren me priti e nuk lejoi qe te behesha cope cope”.

    Kishte ardhur per te gjetur botues per librat e tij. Tha qe ketu disa botues nuk e duan, disa nuk e njohin, disa jane te porositur per te mos i botuar librat e tij. Me cuditi pa mase fakti se ky njeri refuzohej ne kete menyre.

    Ne fund te fundit, e drejta per te botuar nuk mund t’i mohohet askujt, sidomos kur eshte fjala per letersi, per libra qe nuk permbajne asgje prej atyre ideve per te cilat ai refuzohet, e sidomos kur keto libra eshte gati t’i financoje vete, me parate e tij.

    Ne te vertete, studimet e tij permes se cilave ai shpalos tezat, hipotezat, pikepamjet dhe idete e veta, une nuk i kam lexuar sepse nuk me kane rene ne dore, ndaj nuk mund te di me saktesi nese qendrimi i ketyre botuesve shqiptare ndaj zotit Kapllan Resuli eshte apo jo i drejte.

    E pyes se kush cilet jane shkaktaret e vertete qe e pengojne per t’u botuar ne Shqiperi, e me permend Kadarene, me permend enveristet, ramizistet. Kur ze ne goje komunistet, ai me kundershton energjikisht, duke me thene se ne Shqiperi nuk ka patur kurre komuniste, por thjesht ca bandite e ca kriminele qe jane hequr si komuniste.

    Pranon qe eshte komunist, qe eshte i majte, gjithe duke shtuar se ai qe eshte aplikuar ne te ashtuquajturin Kamp Socialist nuk ka lidhje me socializmin e me komunizmin, por thjesht me ca njerez te cakerdisur e te etur per gjak. Pranon qe eshte shqiptar dhe se ka lindur ne Ulqin, duke shtuar se Ulqini eshte shume i bukur, por qe ai vete s’eshte aq i cmendur sa te besoje se eshte me i bukur se Gjeneva apo Parisi.

    Megjithate, sa i takon shqiptaresise se tij, s’e ka per gje te thote: nese ata qe kane bere njemije krime e poshtersi rrahin gjoksin duke thene se jane shqiptare, atehere une refuzoj te jem shqiptar! Thote qe eshte autor i tetedhjete titujve, ku perfshihen shumica e zhanreve letrare, qe nga romani, novela, poezia, studimi, publiicistika, etj.

    Me dhuroi disa nga librat e tij si “Fytyra e vertete e Kadarese”, “Esat Mekuli”, “Bumerangu i Hoxhes dhe i hoxhisteve”, liber i mbushur perplot me polemika kunder atyre qe e kishin sulmuar, si dhe nja dhjete libra qe te tjeret kishin shkruar per te, disa nga te cilet jane: “Babai i Kosoves Republike”, “101 Anekdota”, “Mandela i Shqiperise”, “Veprat e Akademikut Resuli” ku perfshihet bibliografia e botimeve te ketij shkrimtari, etj.

    Disa nga veprat kryesore te Kapllan Resulit, te cilat ai vete i citoi si nder me te rendesishmet jane: romanet: “Fanola”, “Studentet”, Vejusha e detarit”, novelat: “Tramundana”, “E fejuemja e detarit”, “Njeriu pa ngjyre”, “Bukuroshja e plazhit”, vellimet me poezi: “Rrezet e shpreses”, “Ngadhnjimi i shpreses”, “Do te vije” (perkth. ne frengjisht), “Dashunia e ndalueme” (perkth. ne frengjisht), “Valet e detit” (perkth. ne serbisht), etj.

    Personalisht, emrin e shkrimtarit Kapllan Resuli e kisha degjuar qe ne femijeri, e mandej, ne rinine e pare, me qe dhene mundesine te lexoja edhe romanin e tij te famshem Tradhetia, vellimin me tregime “Ushtima e Korabit” si dhe novelen Gjarperi. Ka qene nje shkrimtar shume i dashur per mua e per tere brezin tim, besoj. Mund te them me plot seriozitet se duke lexuar “Tradhetine”, te gjithe jemi bere dicka me shume te vetedijshem vemendshem ndaj ceshtjes se Kosoves, ndaj ceshtjes etnike, ndaj shqiptarizmit e ndaj atdhetarizmit ne pergjithesi.

    Asokohe, ishte vertete e pamundur te gjeje libra qe te sillnin ndermend idene se Shqiperia nuk ishte vetem ajo copeza e vockel londineze e prere pa meshire neper tryezat diplomatike te vitit 1913. Isha shume i ri per ta vleresiar kete liber ne rrafshin letrar e estetik, por sa i takon rrafshit atdhetar e shqiptar e them me siguri se Tradhetia eshte libri me unikal i asaj epoke.

    Eshte fjala per nje kohe kur ne kete vend shkruheshin vetem vepra panegjirike, dogmatike, lajkatuese e gjithfare pislleqesh te tjera. Nga takimi me z. Kapllani, mora vesh se zoteria kishte bere disa vite burg edhe ne Jugosllavi, perpara se te kalonte kufirin e te vinte ne Shqiperi per te bere plot 20 vjet te tjera ne burgun e tmerrshem te Burrelit.

    Megjithate, z. Kapllani nuk harron te tregoje edhe thirrjen e rojes se kufirit dhe fjalet: “Ndal, he te…nenen!”. Ja!, thote, keto ishin fjalet e para qe degjova ne gjuhen shqipe, me te kaluar kufirin.

    Kapllan Resuli eshte pa dyshim nje nga shkrimtaret dhe intelektualet me te perfolur, me te sulmuar, me te blasfemuar, me te polemizuar ne boten shqiptare. Kur permend emrin e tij, shkrimtaret dhe intelektualet e atdhetaret shqiptare jane gati te te hidhen ne gryke sikur t’u kesh permendur armikun e tyre me te betuar.

    Kete ndjesi kam patur keto dite, kohe kur z. Resuli gjendet ne Tirane duke u perpjekur te gjeje nje botues per librat e tij. Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te levdoj e as te sulmoj ata qe jane kunder z. Resuli, por as te mundohem ta stolis apo ta nxij figuren e ketij individi perpara tyre. Qellimi i ketij shkrimi lidhet thjesht dhe vetem me perpjekjet per ta paraqitur sa me objektivisht ate qe zoti Resuli eshte ne te vertete.

    Ne lidhje me kete shkrimtar mund te gjesh ne internet pikepamje, perkufizime, nofka, fyerje, lavderime, lartesime e vlerersime te llojllojshme, aq sa te duket se askush nuk e di te verteten e pernjimendte se c’eshte ky njeri.

    Dikush e krahason me Osman Gazepin, dikush e akuzon per enverist, dikush e quan pansllavist, dikush e quan sharllatan, dikush shpreh dhimbje e mirekuptim ndaj tij duke kujtuar njezet vitet burg qe z. Resuli ka kaluar ne burgun e tmerrshem te Burrelit, dikush e konsideron “Babai i parulles KOSOVA REPUBLIKE e njeheresh hartues te Programit dhe Statutit te Frontit Nacional clirimtar per clirimin e Kosoves, dikush e akuzon se ai po u ben jehone tezave shoviniste serbe duke injektuar helmin e tij "shkencor" tek te gjithe shqiptaret qe takon, dikush thote se Kapllan Resuli nuk eshte as akademik, as profesor e as doktor e se keto tituj i ka sajuar vete, dikush i kushton nje liber te tere me titullin “Mandela i Shqiperise”.

    Ka nga ata qe nuk e njohin as edhe si autor te romanit te famshem Tradhetia, duke thene se kete liber z. Resuli nuk e ka shkruar vete por e ka sjelle me nga Jugosllavia. Nga ana tjeter, ka ca te tjere qe, duke qene se pervec romanit “Tradhetia” kane lexuar edhe botime te tjera te ketij shkrimtari ne ate periudhe si, vellimin me tregime “Ushtima e Korabit” dhe novelen “Gjarperi”, pohojne se stilistikisht dhe teknikisht jane e njeta gje, duke deshmuar se jane shkruar nga e njejta dore.

    Kapllan Resulit te gjithe e kujtojme si autorin e librit te famshem “Tradhetia”, shume te lexuar asaj kohe, madje mund te them nje nga librat me te lexuar te letersise shqipe.

    Ne ate liber Kapllan Resuli shfaqet si nje nga paditesit me te flaket te genocidit serb ne Kosove gjate periudhes se pasluftes se Dyte Boterore, nje nga faqet me tragjike ne historine e Kosoves. Ne ate liber Kapllan Resuli shfaqet jo shqiptar, por shqiptar e shkuar shqiptarit.

    Mjafton te kujtojme dedikimin e tij ne faqen e pare te librit: “Femijeve te mi, Arbenit dhe Arbanes, Te cileve ne pamundesi qe t’u sjell nji grusht dhé te pergjakun te Kosoves martire, po u véj ne dore kete grusht mendimesh e vujtjesh Kosovare” dhe do te kuptojme se kush ishte Kapllan Resuli ne vitin 1965, kohe kur botohet romani i tij Tradhetia.

    Per vepren e Kapllan Resulit kane shkruar edhe mjaft nga figurat e artit dhe kultures shqiptare. Ja disa prej tyre: “Vepra letrare e Kapllan Resulit, qofte ne proze, qofte ne poezi, jo vetem qe nuk e mohon shqiptarin ne kohe dhe ne histori, jo vetem qe nuk e fyen dinjitetin e tij, por kete dinjitet, qofte ne romanin e famshem FANOLA, ne te cilin detaret ulqinake kryejne detyren atdhetare ne lufte kunder pushtuesit turk, apo ne romanin edhe me te famshem TRADHETIA, ne te cilin jepet pikerisht e verteta historike… vec e pohon me te tere te mirat si qenie historike ne kohe…” (Jakup Ceraja poet).

    Ne kopertinen e mbrapme te nje libri te Shani Burovit, me titull: “Babai i Kosoves Republike”, gjejme: “Kapllan Resuli eshte njeri prej shkrimtareve me te medhenj, i cili ka luftuar jo vetem me pene, por edhe me gjak per lirine e e demokratizimin e atdheut tone.” (Dr. Sali Berisha President i Shqiperise).

    Me poshte: “I kerkoj ndjese Kapllan Resulit ne emrin tim, ne emer te Partise Socialiste dhe te mbare popullit shqiptar per te gjitha vuajtjet e pesimet qe ka perjetuar ne Shqiperi personalisht dhe familjarisht. Ne e kemi denuar te pafajshem. Ne ia kemi njohur edhe pafajesine e plote. Kthehuni, Kapllan, ne Tirane, se keni qene per ne dhe mbeteni qytetar konstruktiv.” (Fatos Nano, Kryetar i Partise Socialiste te Shqiperise).

    Me poshte: “Gjergj Fishta eshte shprehja e shpirtit dhe e ndergjegjes se popullit shqiptar gjate kohes se rilindjes kombetare, kurse Kapllan Resuli eshte shprehja e shpirtit dhe e ndergjegjes se re te popullit shqiptar, e ndergjegjes konstruktive dhe bashkekohore.” (Prof. Vehbi Bala).


    “Kapllan Resuli simbolizonte idealet e thyera te nje gjenerate te tere shqiptaresh, qe edhe intelektualet e larte, me fjalen dhe vepren e tij, me adhurimin e tij per shqiptaret, i bente per vete. Te burgosurit e degjonin me pietet te larte kur u tregonte episode te romanit te tij TRADHTIA, qe do te shkruaje e botoje pasi doli prej burgut jugosllav” (Hakif Bajrami historian).
    “Ulqinaku i talentuar Kapllan Resuli eshte njeri nder shkrimtaret tone me me rendesi… Tregimi i tij EMINEJA eshte veper representative e letersise tone me tematike nga lufta nacional clirimtare”. (Dr. Esat Mekuli poet).
    “I dashur Profesor Resuli, Ju uroj perseverance dhe guxim. Kush ngarkohet me nje mision qe kerkon pikepjekje me historine, me thonj cel tunele ner male.”. (Prof. Dr. Isuf Luzaj historian).

    “Kapllan Resuli eshte njeri prej novelisteve shqiptare me te talentuar, mjaft i mprehte ne te verejturit, ne nyansimet psikologjike te figurave, te paraqitjes impressive te ambientit. Ai eshte shkrimtar i formuar me epersi per krijim artistik, nje prej emrave me serioze te prozes shqipe nder ne.”. (Prof. Dr. Hasan Mekuli akademike).

    Pra, sic shohim, nuk jane te pakte e as pa rendesi figurat qe kane shkruar per shkrimtarin Kapllan Resuli. Me aq sa kam verejtur, Kapllan Resuli shkrimtar eshte pak a shume i pranuar, qofte edhe prej atyre qe jane kunder tij. Fusha ku Resuli akuzohet per antishqiptarizem jane studimet e tij, permes se cilave ai pohon se shqiptaret nuk jane autoktone, se ata kane ardhur ne Ballkan ne shekullin XII, se nuk jane as prejardhes nga Iliret e as nga Pellazget, se kosovaret ndodhen ne aty ku jane pas serbeve, etj.

    Nga takimi qe pata me z. Resuli, ai pohoi se ishte kunder atdhetarizmit romantik e patetik e se duhet t’u permbahemi dokumenteve e fakteve historike. Per te ilustruar sapak pikepamjet e Kapllan Resulit mbi ate qe ai kupton me shqiptarizem, po botojme me poshte nje ese te tijen. Pikepamja e tij nuk perfaqeson asfare pikepamjen tone rreth kesaj teme te rendesishme, por ne po e botojme per t’i ofruar lexuesit nje mundesi te lire gjykimi: (Postimi 2)

    P.S: Ndoshta nuk eshte fiks vendi i pershtatshem ne kete forum, por mendoj se fle apo rri zgjuar me mire ketu! (Shenimi im)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    MBI SHQIPTARIZMIN

    Nga Kapllan Resuli

    Nga pozitat politike te personave me profile te ndryshme politike nocioni SHQIPTARIZEM merr kuptime me te ndryshme. Keshtu ky nocion mund te kete kuptim pozitiv dhe negativ. Pra cdo gje varet nga pozita politike e personit qe e perdor.

    Ne rast se kemi te bejme me nje nacionalist, aq me teper edhe me ndonje shovinist a racist, pra me ndonje shqiptaromadh, nocioni SHQIPTARIZEM do te kete kuptimin e nje levizjeje shpirterore politike nacionaliste, shoviniste dhe raciste.
    Sipas tyre, per shqiptarizem jane ata qe nuk pyesin per te vertetat shkencore, ata qe edhe me ndergjegje e fallsifikojne historine e popullit shqiptar ashtu sic u pelqen shovinisteve dhe racisteve shqiptaromedhenj.

    Edhe kur dihet shume mire se shqiptaret nuk jane autoktone, ata do te thone se shqiptaret jane autoktone, te paret banore te Ballkanit: bile edhe djalli kur ka zbritur ne toke, thote Adem Istrefi, ka gjetur aty ne Ballkan shqiptarin.
    Edhe kur dihet fare mire se shqiptaret nuk jane pasardhes te pellazgeve, ata do te thone se shqiptaret jane pasardhes gjenetike te pellazgeve, vete pellazget hyjnore.

    Edhe kur dihet fare mire se shqiptaret nuk jane pasardhes as te ilireve, ata poashtu do te thone e do te ngulin kembe se shqiptaret jane edhe pasardhes gjenetike te ilireve. Bile, edhe populli me i madh e me i kulturuar ne bote, populli me trim e me i ndershmi.

    Populli qe ka ndertuar Athinen dhe Romen, piramidat e Egjiptit, bile edhe qytetin e Tokios ne Japoni! Populli qe i ka vene themelet shkrimit dhe kultures europiane dhe boterore! Pikerisht ashtu sic shprehet njefare Preloc Margilaj, qe ka botuar nje qitap me te madhs e ai i Muhamedit me budallalleqe te ketilla. Keta pretendojne se te gjithe muslimanet e Ballkanit na qenkan shqiptare, se gjoja Turqia ka muslimanizuar vetem shqiptaret!

    Nga ana tjeter, shqiptaret na qenkan nje popull me gjak te paperzier, te paster, te kulluar! Apo nuk thote keshtu “komunisti” Enver Hoxha?!. Lereni se c’ka thene gati nje shekull para tij Babai i neoshqiptarizmit Branko Merxhani, qe me siguri nuk do te kete qene jo babai, por as i biri i neoshqiptarizmit! Ka mundesi qe te kete qene babai i njefare (keshtu shprehet Adem Demaci!) Kapllan Resulit!

    Edhe Shqiperia na qenka e populluar qind per qindme shqiptare! Nuk paska ne Shqiperi kembe joshqiptari! Apo nuk thote keshtu akademiku prof. Dr. Mark Krasniqi?!

    Te gjithe sa kane bere dhe kane arritur shqiptaret gjate historise se tyre, na i paskan bere dhe arritur vete, pa ndihmen e askujt, nga asnje ane, se qe te gjithe popujt e botes na paskan qene vetem armiq te shqiptareve dhe te Shqiperise! Apo nuk thote keshtu “komunisti” Agim Cerga?!

    Me keto koncepte te shqiptarizmit keta shqiptare (edhe te huajt!) kane patur (dhe kane!) per qellim mobilizimin e shqiptareve ne lufte kunder popujve fqinj e me te larget, perdorimin e tyre si mish per topa, hedhjen e shqiptareve sa ne Frontin e Lindjes, aq edhe ne Frontin e Perendimit, sa ne Stalingrad, aq edhe ne Paris, sa ne Frontin e Vietnamit e te Korese, te Iranit, Afganistanit e te Irakut, aq edhe ne Frontin e Ballkanit, ne Frontin e Nato s e te instalimit te bazave ushtarake te Xhandarit Nderkombetar ane e kend botes.

    Ja pra, keta na jane per shqiptarizem. Te gjithe te tjeret, ata qe nuk mendojne, se paku qe nuk flasin e nuk shkruajne keshtu, ata nuk jane per shqiptarizem. Per me teper, ata na qenkan edhe armiq te betuar te shqiptarizmit, si konkretisht Kapllan Resuli. Nuk ka dyshim se ky eshte kuptimi negativ i nocionit shqiptarizem.

    Ne FJALORIN e akademikeve shqiptare, qe mendojne per shqiptarizem poashtu si te permendurit, por meqe na rrahin gjoksin edhe per marksizem leninizem e per internacionalizem proletar, qe te mos merret vesh e verteta e shpirtit te tyre te molepsur pikerisht me nje shqiptarizem si ai per te cilin folem, pra si ai i shovinisteve dhe i racisteve shqiptare shkruan:
    “…Shqiptarizem i flakte (i kulluar). Ndjenja e shqiptarizmit. Simboli i shqiptarizmit. Pionieret (pishtaret) e shqiptarizmit. Perhapen, ngjallen shqiptarizmin”. Kane harruar vetem te vene aty edhe emrin e Enver Hoxhes si pionieri dhe babai i shqiptarizmit. Apo jo?!

    Por ka edhe nje koncept tjeter nocioni SHQIPTARIZEM, koncepti bashkekohor dhe shkencor, qe thote se shqiptarizmi eshte prirja, ndjenja, levizja shpirterore politike e te gjithe njerezve te botes, e ne menyre te vecante e vete shqiptareve, per zgjimin nacional te shqiptareve e bashkimin e tyre nen flamurin kombetar, per perhapjen e dashurise e te respektit per kombin e atdheun, per t’iu kundervene zgjedhes se huaj dhe shoqerore, per zbulimin e te vertetes lidhur me shqiptaret dhe mobilizimin e te gjitheve, ne menyre te vecante te vete shqiptareve, ne lufte per realizimin e te drejtave te ligjshme te popullit shqiptar, ne luften per liri e demokraci, per zhvillimin ekonomik e kultural, per nje jete me te mire dhe me te lumtur, pa cenuar te drejtat e popujve te tjere, qofshin ata edhe minoritare te Shqiperise.

    Ky, patjeter, eshte kuptimi pozitiv i nocionit shqiptarizem.
    Per kete koncept eshte e huaj genjeshtra, eshte i huaj falsifikimi i historise se shqiptareve, shovinizmi e racizmi, sidomos ndersimi i shqiptareve kunder popujve fqinj e me te larget dhe perdorimi i tyre si mish per topa.

    Une i kam takuar dhe i takoj ketij shqiptarizmi, prandaj shqiptaret e atij shqiptarizmi tjeter me kane mallkuar e satanizuar, me kane quajtur permes shtypit dhe internetit sic shprehet konkretisht njefare ALROSS “armik i betuar i shqiptarizmes”.

    Kam bindjen se nuk jam i vetmi qe mendoj e veproj keshtu, se ka edhe te huaj te tjere qe kane menduar dhe vepruar keshtu edhe para meje, se ka edhe shqiptare qe mendojne e veprojne keshtu dhe se ne te ardhmen numri i tyre do te vije duke u shtuar.

Tema tė Ngjashme

  1. Astrit kosturi, shkrimtari polemizues.
    Nga armando cuni nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 03:43
  2. Vdiq shkrimtari nobelist Naguib Mahfouz
    Nga ClaY_MorE nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 14:29
  3. Shkrimtari historian - Agim Musta
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 20:21
  4. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  5. Shkrimtari Dhe Vepra Si Autoritet Publik
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 17:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •