Close
Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 333 prej 333
  1. #321
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Stresi me I madh eshte I atij qe punon, mban shtepine dhe perpiqet ti krijoj nje ambjent sa me komod e nje jete te mire familjes/femijeve . Ato perrallat qe u sollen me siper Jane qarravitje gerr verr. Get out of the house - oj gra. Se kur del, femijet gjithashtu nuk behet dhe shtepia rremuje. lol

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    nuk jane shqiptaret meshkuj ashtu sic paraqiten ketu...
    normal kush eshte ai burre qe ka qejf te beje pune shtepie apo te merret me femijet, nese gruaja i merr persiper vete ti beje te gjitha...
    lexoj ca shprehje ketu "gruaja duhet te kujdest per burrin?????????????", gruaja duhet te kujdeset per femijet??????????????
    cdo gje eshte me mase dhe me karar...
    nuk ka pse te strapacohet gruaja aq shume qe ne pike te mengjesit duke pergatitur mengjesin cuar femijet ne kopesht dhe ne shkolle dhe pastaj te niset tek puna e vet, ne rast se keto pune ndahen me burrin, njeri pergatit mengjesin tjetri i ben gati per kopesht dhe shkolle femijet, njeri i con ne shkolle dhe tjetri i merr...
    vjen pasditja, njeri gatuan, tjetri shtron tavolinen... njeri merret me femijet tjetri merret me shtepine....
    po i ngriti burri kembet mbi tavoline qe ti heqi edhe corapet gruaja normal qe asaj nuk do ti dali kohe per vete dhe per punen qe do te beje, apo karrieren cfaredo qe te jete...
    dhe ka disa burra qe me qellim ia veshtiresojne punet gruas se tyre(qe ti vije turp nga vetja) qe ti mbushin mendjen atyre qe nuk mund tia dalin dot edhe te punojne edhe te merren me shtepine edhe femijet...
    te mos them pastaj qe ka gra qe kete rol e pranojne me qejf...
    ne shtepi te gjithe duhet te punojne, edhe femijet sipas moshes edhe punet...
    te rregullojne vet krevatin, ti lajne vete dhembet, te vishen vete, pasi te hane ta cojne pjaten e vet ne lavaman...
    kjo eshte nje familje...
    nuk eshte familja qe cdo gje pritet nga gruaja...

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Pyetja eshte shtruar gabim
    Ka vlere apo nuk ka vlere
    Tani ne kete shoqeri ku jetojme sot , gruaja duhet te punoje patjeter sepse po ndenji vetem ne shtepi kthehet ne nje makine qe bene pune automatikisht dhe humbet nocionin e shoqerise, marredhenieve sociale , frenon zhvillimin intelektual dhe cfare edukate dhe cfare shembulli do u jap pastaj femijeve se si te sillen ne shoqeri kur ajo vete eshte e izoluar.

    E mira per femrat do ishte te kishin orare pune me te limituara qe te kene mundesi te rrine me shume me femijet dhe jo si jane sot nga 12 ore ne dite ..... Ok ok barazi gjinore, por prap femrat mbeten me fragile ....
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  4. #324
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Pyetja eshte shtruar gabim
    Ka vlere apo nuk ka vlere
    Tani ne kete shoqeri ku jetojme sot , gruaja duhet te punoje patjeter sepse po ndenji vetem ne shtepi kthehet ne nje makine qe bene pune automatikisht dhe humbet nocionin e shoqerise, marredhenieve sociale , frenon zhvillimin intelektual dhe cfare edukate dhe cfare shembulli do u jap pastaj femijeve se si te sillen ne shoqeri kur ajo vete eshte e izoluar.

    E mira per femrat do ishte te kishin orare pune me te limituara qe te kene mundesi te rrine me shume me femijet dhe jo si jane sot nga 12 ore ne dite ..... Ok ok barazi gjinore, por prap femrat mbeten me fragile ....
    Nje burre mban aq peshe fizikisht sa trupi i tij sforcohet deri ne pese fish. Nje grua kur lind trupi i sforcohet 20 fish. vertet thua se jemi "fragile"???? Gruaja e sotme ben punen si cdo burre plus mbart cdo barre familjare. Ka raste qe ne nje cift i ndajne gjerat, por per shumicen jam e bindur qe gruaja ben shume here me teper se burri. Gruaja nuk ankohet per cfare po ben por ankohet sepse shume burra nuk ia dine vleren punes qe ben gruaja.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Me sa kam kuptuar une,punet e shtepise nuk i quajne 'pune' burrat.
    He thone se per nje ore e fluturon gjithe shtepine .Duhet ti beje vet,qe te kuptoje se smund te mbarohen te gjitha per nje ore .Nese i ben vet mendohet dy here para se te hedhi rrobat sa andej ketej ,e para se te shkele me kepucet pis mbi tapet !
    Ne pune femra,ne pune mashkulli,te dy kthehen rreth te njejtes ore ,sjane te lodhur te dy njesoj???
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga Etna Etna Lexo Postimin
    Me sa kam kuptuar une,punet e shtepise nuk i quajne 'pune' burrat.
    He thone se per nje ore e fluturon gjithe shtepine .Duhet ti beje vet,qe te kuptoje se smund te mbarohen te gjitha per nje ore .Nese i ben vet mendohet dy here para se te hedhi rrobat sa andej ketej ,e para se te shkele me kepucet pis mbi tapet !
    Ne pune femra,ne pune mashkulli,te dy kthehen rreth te njejtes ore ,sjane te lodhur te dy njesoj???
    sjane de pune hahahahaha veq kukatin me dy ene qe i lajne hahahah nje kafe me 100 zhurma ta bejn edhe ate shikojn me pervelu ...pa ha pije he mos e pifsh te thone hahahahahahah

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Kur jam ne pune,shpesh mendoj se sa mire te isha ne shtepi e tu gjendesha femijeve ne moshen me te bukur per ti shijuar,por edhe te nevojshme.kur kam qene pa pune ndihesha prapa bote dhe "e remdomte",zgjidhja per mua do ishte qe grate te punonin me orar te kufizuar.fundja 8 ore jane shume per kedo.rri mendoj ndonjehere ceshte kjo pune,te shkon jeta me shoket e zyres.ne 5 kthehem ne shpi ne 10 biem per gjume, cme ngelet te bej me pare....

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    Citim Postuar më parë nga toni54 Lexo Postimin
    sjane de pune hahahahaha veq kukatin me dy ene qe i lajne hahahah nje kafe me 100 zhurma ta bejn edhe ate shikojn me pervelu ...pa ha pije he mos e pifsh te thone hahahahahahah
    nuk eshte puna vetem te berja e puneve, se tani teknologjia ka bere punen e vet, enet lahen ne lavastovilje, rrobat ne lavatrice, hekuri eshte me avull per 1 min e ke rroben gati, fshesa me korent e keshtu me rradhe...
    por fundja edhe po nuk ia dole merr nje pastruese te shtunen edhe behet puna, nuk eshte aty problemi, por problemi eshte per tu ndjere i vleresuar dhe njesoj ne shtepi, mos te them qe eshte edhe ceshje edukate, se si sillemi ne ashtu do sillen edhe femijet tane kur te jene prinder...
    femijet nuk bejne ate qe i themi ne, femijet bejne ate cfare shohin nga ne...

  9. #329
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121

    Unhappy

    Citim Postuar më parë nga Tori Lexo Postimin
    E gjithe jeta e nje mashkulli eshte ne sherbim te gruas
    o Tori sinqerisht nuk e kuptoj kete qe thua ti ...

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Gruaja eshte e zonja e vetes mi.Nuk kemi nevoje per ndihmen e askujt. Kemi nevoje vetem te na bejne shoqeri. Lol
    kjo qe thua eshte e vertete, por burri dhe gruaja jane dy gjysma dhe per te krijuar familjen qe te funksionoje duhet qe dy gjysmat te bashkohen...dhe ketu nuk e kam fjalen per ne darke tek dhoma e gjumit

  11. #331
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Respekt femrave, qofte shtepiake apo ne pune. Vecanerisht gjysheve, perfshire ketu edhe vjehrrat, qe ndihmojne te rrisin nipat e mbesat!!!

  12. #332
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Punet shtepiake e gruas kane shume vlere sepse ndihmon familjen duke krijuar kushtet e duhura familjare, por kjo nuk do te thote qe gruaja duhet te rrije ne shtepi nga mengjesi deri ne darke dhe te mos punoje jashte, sepse edhe ajo eshte nje qenie njerezore qe ka qellime ne jete , ka endrra per te bere karriere.
    Kur gruaja punon rrit vetvleresimin dhe krijon besim ne vetvete. Keto jane shume te rendesishme qe e ben gruan te ndihet mire dhe te jete e buzeqeshur .

    Nje burre i mencur eshte ai qe e lejon gruan e tij hapesire per te punuar ne jeten e saj.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  13. #333
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Për: A ka vlerë roli i një gruaje shtëpiake?

    Citim Postuar më parë nga bjondina Lexo Postimin
    Ju falenderoj per pergjigjet tuaja. E shoh qe te gjithe jeni dakort se nena apo gruaja ka vlera te medha morale por a mund te flitet dhe per vlera monetare ndonese ?
    Këtu ku jetoj unë është llogaritur se vlera që kërkon ti të dish sillet dikund rreth 6000 euro në muaj. Është nxjerrë kjo mesatare duke e shumëzuar numrin e orëve që përkujdeset gruaja në shtëpi me pagën mesatare në orë që merr një ndihmëse shtëpiake...
    Tash, besoj, e ke më të kollajtë ta llogarisësh sa vleni në shtëpi vërtetë...!

    P.S.
    Më vjen keq që bjondina qenka larguar pa e kuptuar se përllogaritja e këtij kontributi varet edhe nga standardi i vendit ku jeton...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 15-02-2013 më 19:15 Arsyeja: P.S.
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617

Tema të Ngjashme

  1. Fjalet dhe shprehjet me te cilat njeriu komunikon me kafshet shtepiake
    Nga DYDRINAS në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 00:53
  2. Firma më e mirë për pajisjet shtëpiake
    Nga Fiori në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 10:10
  3. Vetmi Gruaje
    Nga SkenderRusi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 06:25
  4. Kafshet shtepiake
    Nga Pogradecari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 22:54
  5. Arome gruaje...ne policine rrugore
    Nga angeldust në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2003, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •