Pyetja qe ke zgjedhur te besh nuk eshte e gjetur mire, pothuajse s'ka lidhje fare. Sidoqofte, lejon te kuptosh qendrimin tend.
Per mendimin tim, nuk ben mire ta nenvleresosh aq shume rolin e femres shtepiake. Edhe ti nje dite mund te behesh e tille, madje me shume mundesi, qofte edhe per nje kohe te shkurter, do te behesh. Ta uroj! Diku thoje qe do te kesh 4 femije. Si mendon t'i rritesh keta femije? A mendon se mund t'i rrise ata dikush tjeter me mire se ti qe do jesh nena e tyre?
Edhe sikur te arrish majat e karrieres, edhe sikur te sjellesh ne shtepi lek me bollek, nese nuk arrin t'u japesh hakun femijeve, nuk do kete vlere aspak...Nejse...une mendoj se ti do behesh nje grua shtepiake shume e mire.
E rendesishme do jete si do te shohi ai shoku qe do kesh afer. Nese do te vleresoje, athere do jesh shume e lumtur çfaredo qe te besh. Po te jete ndonje rronxho-ponxho, si shtepiake, si gru "e famshme" kot do jete.
P.S. Mos te keqkuptohemi. Nuk dua te them qe gruaja nuk duhet te shkoje ne shkolle, nuk duhet te kete nje profesion te mire, nese deshiron, ose edhe nje pune qe e pelqen. Thjeshte jam kundra keqkuptimit qe ka ne lidhje me gruan shtepiake.
Krijoni Kontakt