Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Forumi i Crans Montanës mblidhet në Tiranë

    FORUMI I CRANS MONTANES MBLIDHET NE TIRANE

    Forumi i Nivelit te Larte te Crans Montanes do te mblidhet ne Tirane nga data 11 13 maj 2006. Ne kete aktivitet, i cili per here te pare do te mbahet ne Shqiperi, do te marrin pjese te gjithe anetaret e qeverise shqiptare dhe perfaqesues te larte te qeverive rajonale dhe institucioneve nderkombetare.

    Forumi i Nivelit te Larte te Eksperteve me teme "Shqiperia ne udhekryqin ndermjet Perendimit dhe Lindjes Hapesira per Investime" ka per qellim promovimin e imazhit nderkombetar te Shqiperise ne rrethet europiane dhe nderkombetare si dhe te rrise interesimin e publikut nderkombetar per disa aspekte specifike te Shqiperise, politikave te saj dhe potencialeve ekonomike.

    Perfaqesuesit me te larte te qeverise shqiptare dhe eksperte nderkombetare te nivelit me te larte do te diskutojne mbi zhvillimet ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik te Shqiperise, integrimin rajonal, kuadrin ligjor te investimeve te huaja, sektorin energjetik, rendesine e arsimimit te forces punetore, per terheqjen e investimeve te huaja, hapjen e metejshme te tregut shqiptar, privatizimet strategjike dhe mundesite per bashkepunim ndermjet sektorit privat dhe atij shteteror si dhe do te flitet dhe diskutohet me gjeresisht per te gjitha aspektet e klimes se investimeve ne Shqiperi.

    Diskutimet do te vazhdojne edhe gjate mengjeseve te punes dhe darkave te organizuara nga kryeministri i Republikes se Shqiperise, z. Sali Berisha dhe nje darke te organizuar ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, z. Genc Ruli. Agjencia Shqiptare per Biznes dhe Investime (AlbInvest), ne emer te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes eshte institucioni i autorizuar per organizimin e ketij forumi, meqenese dhe vete fusha e aktivitetit te AlbInvest eshte e lidhur ngushte me tematikat dhe diskutimet qe do te trajtoje Forumi i Crans Montanes.

    Qe nga krijimi i tij ne vitin 1989, Fondacioni i Forumit Universal (Forumi i Crans Montana s dhe Samiti Boteror i Monako s) eshte agazhuar ne kerkimin e pergjigjeve lidhur me temen e globalizimit dhe sfidave qe sjell ky fenomen.

    Cdo vit, ne qershor, Forumi i Crans Montanes mbledh mesatarisht 1200 pjesemarres, perfaqesues te 120 vendeve te ndryshme te botes dhe te organizatave nderkombetare. Ky forum, sic kane theksuar drejtuesit e rendesishem vendimmarres te koorporatave dhe botes se ekonomise, si dhe drejtuesit e fuqishem te investimeve, ka provuar te jete i vecante per mundesite ne krijimin e rrjetit te bashkepunimit dhe per krijimin e avantazheve strategjike.

    Pervec forumit vjetor, gjate vitit organizohen edhe shume forume, panele, sesione ne bashkepunim me qeverite e vendeve te ndryshme. "Me ne fund edhe Shqiperia po ecen ne rrugen e mbare te ligjeve, zhvillimit ekonomik dhe integrimit ekonomik. Potenciali i saj eshte me te vertete i jashtezakonshem. Ne saje te qeverise se saj, kryesuar nga prof.dr. Sali Berisha, PRIX DE LA FONDATION, Shqiperia do te kete nje zhvillim te madh ekonomik gjate viteve qe do te vijne".

    Me keto fjale, Jean Paul Carteron, president dhe themelues i forumit te Crans Montanes, ka njoftuar mbajtjen per here te pare ne Tirane te Forumit te Nivelit te Larte te Eksperteve. Nje mundesi unike kjo per takime dhe bisedime me perfaqesues te bizesit nga e gjithe bota.

    Koha e Jone
    9 Maj 2006

    http://www.cmf.ch/_main/index.php?l=uk

  2. #2
    "Albania Cross Road of East-West Europe - the Investment Framework"


    Crans Montana High Level Experts Forum
    May 12 - 13, 2006
    Tirana (Albania)




    Finally Albania is on the right track towards rule of law, economic development and european integration. Its potential is exceptionally important. Thanks to its new Government chaired by Mr. Sali Berisha Prime Minister, PRIX DE LA FONDATION, Albania will enjoy a huge development in the years to come. This Forum is a unique opportunity for Businesses from the whole world to meet, in an informal and interactive atmosphere, all the Officials decision makers of Albania. I wait for you !

    Jean-Paul Carteron
    Chairman & Founder
    Crans Montana Forum

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Qeveria, partnere per biznesin

    Nga Sali BERISHA

    Organizimi dhe suksesi i forumit te Krans Montanes ne Tirane jane deshmi e nje perpjekjeje serioze te shqiptareve per ndryshim. Dua te garantoj perfaqesuesit e biznesit shqiptar dhe atij nderkombetar, se ky forum shenon nje moment te rendesishem per qeverine, per qendrimin e plote te saj ne mbeshtetje te biznesit.

    Gjate ketyre muajve, qeveria i eshte perkushtuar rikthimit te shtetit ligjor ne Shqiperi, respektimit, zbatimit dhe sundimit te ligjit. Ne jemi te bindur se nuk ka dhe nuk mund te kete liri reale per qytetaret shqiptare pa funksionimin e shtetit ligjor dhe nder lirite, me e ndjeshme ndaj mungeses se ligjit eshte liria e tregut. Ndaj une zotohem se do te bejme perpjekje te vazhdueshme per konsolidimin e shtetit ligjor, ne menyre qe investimet, kontratat dhe gjithe veprimtaria e biznesit te kete mbrojtjen e plote ligjore, qe meriton.

    Gjate ketyre muajve, ne jemi perqendruar fuqimisht ne luften kunder krimit te organizuar dhe rezultatet jane impresionuese. Veshtire te gjendet nje vend qe, ne nje kohe kaq te shkurter, te kete mundur te cmontoje dhe te dergoje para drejtesise te gjitha klanet e mafias se vendit te tij, si Shqiperia, me nje nga mafiat me te rrezikshme te Evropes, por edhe me te pasurat dhe me agresivet ne lidhjet nderkombetare, qe si objekt te pare te sulmit te saj ka patur tregun dhe biznesin.

    Gjithashtu gjate ketyre muajve kemi bere perpjekje te medha ne luften kunder korrupsionit. Jemi perpjekur ta pastrojme dhe ta bejme sa me te terheqes vendin per investimet tuaja. Edhe ne kete drejtim, rezultatet jane te pamohueshme.

    Ne axhenden e qeverise eshte perparesi eliminimi i barrierave per biznesin. Nje sere grupesh pune, shqiptare dhe nderkombetare, po punojne me intensitet per t'i ndryshuar ato sa me shpejt ne favor te biznesit. Sot, ne nje kohe kur cmimet e energjise rriten me shpejtesi, qeveria shqiptare do te vendose uljen e ndjeshme te cmimit te saj per biznesin. Por, ne rast se keto jane disa nga faktoret lokale, ka edhe disa faktore te tjere rajonale, po kaq madhore e te favorshem, per zhvillimin e biznesit. Qielli i Ballkanit nuk ka me re konfliktualiteti, kufijte nuk jane me te papershkueshem, ka nje hapesire tregu te lire nga Moldova ne Belgjike. Duke mos dashur te behem profet dhe as te besoj shume ne profetizem, kam bindjen e thelle se ky rajon brenda pak vitesh do te jete rajoni i zhvillimit ekonomik me dinamik ne kontinent. Rajoni yne eshte i pasur ne burime natyrore dhe perbehet nga kombe qe duan te kapin me shpejtesi kohen e humbur, qe ndjekin mesimet e medha te Evropes se pasluftes dhe duan te integrohen sa me shpejt ne BE. Ne rast se ky rajon do te shnderrohet ne rajonin me dinamik ne kontinent, Shqiperia do te jete ne krye te ketij dinamizmi. Kjo eshte ambicia jone.

    Ne kete vend ka nje element shpirteror teper interesant, qe perben thelbin e sindromes shqiptare: nje here ta vizitosh, kerkon te rikthesh serish ne Shqiperi.

    Ne Shqiperi, krahas burimeve te medha natyrore, fushave me interes te madh per te investuar si turizmi, infrastruktura, energjia, privatizimi i koorporatave, biznesi do te gjeje dhe nje gje shume te cmuar, nje mik te vertete dhe ky mik eshte e do te mbetet qeveria shqiptare, ne mbeshtetje te plote te perpjekjeve dhe projekteve te biznesit per te ndertuar ne kete vend endrren e tij.

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •